Tag: askujt

  • Zemrën askujt mos ia fal krejt

    Zemrën askujt mos ia fal krejt

    Poezi nga William Butler YeatsPërktheu: Orjela Stafasani

    Zemrën askujt mos ia fal krejtse grave pasionante dashnia u duket e lehtë,e padenjë për kujdes, kur për të siguri kanëdhe ato s’andrrojn’, n’mend s’e mbajn’se prej puthjes n’puthje atë e kap nji dobësi;çdo gja e bukur asht veç nji knaqësiandrruese, e kandshme, që kalon përherë.Oh, zemrën kurrë mos e jep përnjiherëse, pavarsisht çka buza e ambël nxjerr,zemrat si zaret n’lojë i kanë hedhë.Dhe si mundet vallë n’lojë me fitu’ ndonjaqë shurdh, memec e qorr dashnia e ka ba?Kush e ka provu’ e di cili asht çmimi dhe mundisepse e fali gjithë zemrën dhe humbi. / KultPlus.com

  • “Dy skenarët për shpëtimin e PD”, Sula: Nuk ia jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika!

    “Dy skenarët për shpëtimin e PD”, Sula: Nuk ia jap askujt kënaqësinë të më nxjerrë nga politika!

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një analizë të thellë të situatës në PD, duke ngritur shqetësime për krizën e vazhdueshme dhe mungesën e një reflektimi serioz brenda forcës politike që dikur përfaqësonte.
    I ftuar në studion e News24, Sula komentoi edhe përpjekjet e PD-së për të lobuar në Shtetet e Bashkuara për heqjen e shpalljes “non grata” ndaj Sali Berishës. Sipas tij, një përgjigje nga DASH, qoftë edhe negative, do të ndihmonte për të mbyllur një herë e mirë kapitullin që ka ndarë PD-në dhe ka çuar në një luftë të brendshme.
    “Letra e kompanisë lobuese e kontraktuar nga PD drejtuar DASH është një zhvillim i rëndësishëm. Një përgjigje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qoftë edhe negative, do t’i jepte fund debatit që ndau PD-në dhe krijoi luftën civile brenda saj. Mund të jetë një pikënisje e fortë për Berishën ose për PD-në,” tha Sula.
    Ai theksoi se PD humbi mundësinë për një pajtim kombëtar që në prill 2022, kur një pjesë e demokratëve kërkuan reflektim, por partia zgjodhi të vijonte me mllefin dhe përjashtimet.
    “Nuk ka një bashkim real në PD. Janë bashkuar 3-4 veta në grupin parlamentar, por poshtë nuk ka ndodhur asgjë. 250 mijë vota u larguan nga PD dhe shkuan te partitë e vogla. Kush do bëjë analizën e humbjes? Ata që s’kanë as votat e shtëpisë së tyre?”, shtoi ai.
    Sipas Sulës, partia është në agoni dhe Berisha ka vetëm dy skenarë: ose të tërhiqet me dinjitet duke shpëtuar atë që vetë krijoi, ose të riformojë realisht PD-në.
    “Skenari më i mirë do ishte që zoti Berisha të bëjë një gjë të mirë për atë që ka ndërtuar vetë: të shpëtojë PD-në sa pa vdekur. PD është në agoni. Duhet reformë e thellë në struktura, seksione, dhe largim i atyre që nuk kanë vota. Flamur Noka dhe Albana Vokshi nuk i duan më demokratët. Është turp që numri 2 i PD të ketë një formim kaq të dobët.”
    Nëse kjo nuk ndodh, Sula sheh një tjetër rrugë të mundshme: “Skenari i dytë është një foltore e re, një grup rezistence brenda PD-së. Partitë e reja do zhbëhen, përveç Agron Shehajt që ka një shans të konsolidohet.”
    Ai tha se do ndjekë me vëmendje zhvillimet në shtator: “Nëse figura si Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Ervin Salianji apo të tjerë nisin një lëvizje të re, do ishte diçka pozitive. Nëse heshtin dhe mendojnë vetëm për karrigen, atëherë gjithçka ka marrë fund.”
    Sula përfundoi se nuk do të largohet nga politika në mënyrë të pavullnetshme, duke theksuar se e sheh veten më të denjë se shumë prej atyre që janë aktualisht në skenë: “Nuk i jap kënaqësinë askujt të më nxjerrë nga politika kështu. Përveç Berishës, të tjerët i shoh më poshtë se vetja. Politika duhet të ketë moral.”

  • “Nuk ia uroj askujt”, vëllai i Icardi-t: Ja kush qëndron mbrapa gjithë këtij m***

    “Nuk ia uroj askujt”, vëllai i Icardi-t: Ja kush qëndron mbrapa gjithë këtij m***

    Këto janë javë të vështira për familjen Icardi. Maurito është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një skandali të ri.
    Një modele e akuzoi atë se kishte biseduar me të dhe tregoi “prova”, të cilat rrjedhin nga një video e vjetër që Icardi dhe ish-gruaja e tij, Wanda, kishin ndarë.
    Kjo e shtyu Mauriton të ngrinte një padi kundër Wanda-s, duke e akuzuar atë për pornografi hakmarrëse dhe se ia kishte dhënë videon modeles për ta futur Mauro-n në telashe.
    Vëllai i Mauro Icardit, Guido, ka shpërthyer në rrjetet sociale për kritikat e ashpra ndaj familjes së tij.
    “Pas të gjithë këtij m*** që thonë për të fituar 15 minuta famë, fshihet një familje, fëmijë, baballarë, nëna. Po të isha në vendin tuaj, do të pyesja se si po fiton para”, shkroi ai i indinjuar në një histori në Instagram.
    Menjëherë pas kësaj, ai rrëfeu: “Sot, nuk mund të hap rrjetet sociale pa hasur njerëz që shpifin gjakun tim. Po, kam duruar mjaft. Nuk do t’ia uroja këtë askujt”, përfundoi Guido Icardi.

  • ‘Më kanë përdhunuar, nuk i thashë askujt’/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

    ‘Më kanë përdhunuar, nuk i thashë askujt’/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

    Në kuadër të serisë “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, një grua që ka përjetuar këtë tmerr, ndau historinë e saj për herë të parë publikisht.

    Ajo tregoi se, pas dhunimit nga forcat serbe, ishte kthyer në familje pa i treguar askujt për atë që kishte ndodhur.

    “Kur u ktheva, të gjithë më pyetën çfarë kam. U thashë vetëm që më kanë rrahur, kurgjë tjetër. Nuk dola më nga shtëpia deri më 13 qershor, kur jemi kthyer”, rrëfen ajo.

    Ngjarja e rëndë që e kishte përjetuar, ndikoi thellësisht në jetën e saj. Ajo nuk kishte dëshiruar të krijonte familje dhe shmangte me vetëdije çdo lidhje apo mundësi për martesë.

    “Sa herë më vinte mundësia për martesë, bëja gjeste të qëllimshme që të mos lidhesha me askënd”, tregoi ajo.

    Megjithatë, në një fazë më të vonshme të jetës, ajo u martua dhe solli në jetë një djalë. Por, pas një kohe humbi bashkëshortin.

    “Sot jetoj si një nënë shumë e lumtur me djalin tim”, rrëfen me emocione të përziera e mbijetuara.

    Ajo tha se traumat e luftës nuk janë larguar asnjëherë. Disa netë i përjeton si ëndrra të këqija, e shpesh ndien dhimbje fizike në duar, si pasojë e dhunës së përjetuar.

    “Njëri nga ata më mbante të shtypur me çizme. Dy ishin gjithsej. Njërin prej tyre, kriminelin, e kujtoj ende”, thotë ajo.

    Kur gazetari Panduri e pyet nëse i kujtohet fytyra e Goranit, njërit prej dhunuesve, ajo përgjigjet shkurt: “Po”, raporton RTVDukagjini.

  • “Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të ndalen! S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi

    “Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: Dua që vrasjet të ndalen! S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi

    Sipas gazetës britanike The Financial Times, Kievi i ka kërkuar Uashingtonit raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, por administrata Trump ende nuk ka marrë ndonjë vendim për shkak të shqetësimeve në lidhje me përdorimin e tyre të pamatur.
    FT vuri në dukje gjithashtu se administrata e mëparshme e Biden kishte ngritur shqetësime të ngjashme në lidhje me përdorimin e raketave lundruese kundër objektivave në tokën ruse, duke rrezikuar potencialisht një zgjerim të konfliktit.
    “Nuk jam në anën e askujt. Dua që vrasjet të ndalen. Kjo është ana në të cilën jam”, tha këtë të martë Presidenti amerikan Donald Trump kur u pyet nëse mbante anën e Ukrainës.
     

  • Sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Khameni: Nuk kemi shkelur të drejtat e askujt

    Sulmi ndaj bazës amerikane në Katar, Khameni: Nuk kemi shkelur të drejtat e askujt

    Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka reagur pas sulmeve mbi bazën ajrore amerikane në Doha të Katarit.

    Ai i është përgjigjur deklaratave të Katarit, duke theksuar se sulmet iraniane nuk kanë shkelur të drejtat e askujt.
    “Ne nuk kemi shkelur të drejtat e askujt. As nuk do të pranojmë kurrë që dikush të shkelë të drejtat tona dhe nuk do të dorëzohemi para shkeljes së askujt. Kjo është logjika kombit të Iranit”, shkruan në “X”, Khameni.

    Ndëkrohë më herët  Pentagoni konfirmoi sot se forca e armatosur iraniane sulmoi bazën amerikane në Doha, ndonëse raketat janë rrëzuar dhe nuk ka raportime për viktima.
    Irani tha se numri i raketave të nisura më 23 qershor ka qenë i njëjtë me numrin e bombave të nisura nga Shtetet e Bashkuara në qendrat bërthamore iraniane një ditë më parë.
    Sulmi është dënuar ashpër nga shtetet rajonale: Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Bahrejni dhe Omani. Katari ka thënë se situata e sigurisë është stabile dhe nuk ka arsye për shqetësim.

  • ‘Bishat’ kanë dalë jashtë kontrollit’/ Bushati: Prokurorët e SPAK s’i japin llogari askujt, është shkallmuar çdo gjë!

    ‘Bishat’ kanë dalë jashtë kontrollit’/ Bushati: Prokurorët e SPAK s’i japin llogari askujt, është shkallmuar çdo gjë!

    Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati, SPAK ka dalë jashtë kontrollit, teksa iu referua hetimeve që prokurorët e posaçëm po kryejnë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

    Nga studio e Çim Peka Live, duke i etiketuar si ‘bishat’ e SPAK, prokurorët e kësaj strukture, Bushati tha se hetimet e kryera ndaj Veliajt vlejnë më shumë për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa se sa për vetë kryebashkiakun e Tiranës.

    Sipas Bushatit, SPAK nuk i jep llogari askujt, duke bërë që gjithçka të shkallmohet.

    Ajo që vlen të theksohet, për Bushatin, është fakti se kujt i intereson që kryebashkiaku Erion Veliaj të goditet kaq shumë, aq sa të qëndrojë prapa hekurave.

    Është vazhdë e vendimeve të marra më parë. Kur kam lexuar dosjen në fillim, s’mund të ishte dosja e tij. Ta mbash dikë në burg kaq gjatë me të njëjtat gjëra, me atë dosje që ka, këto intimidimet e dëshmitarëve, më shumë është e shoqja se Veliaj. Përkoi sot e njëjta gjë me Veliajn, edhe me shtimin e kohës me Metën. E kupton çfarë janë këto bisha të dala nga kontrolli, s’i japin llogari askujt.

    Çdo vend demokratik ku marrim modele për SPAK, qytetarët e jo më zyrtarë mbahen kot në burg. Këtu është shkallmuar çdo gjë. Nëse Metës dihet përse ia bëjnë, me Veliajn themi çfarë po i bëjnë se është padrejtësi, kush dhe pse po ia bëjnë?! Duhet të diskutojmë nga ka marrë urdhër SPAK, kujt i interesojnë dhe pse po e degerdojnë këtë drejtësinë e re deri në këtë pikë.

  • “Nuk i kemi bërë faj askujt”, Albatros Rexha për raportin Shqipëri-Serbi: Të adresohen padrejtësitë

    “Nuk i kemi bërë faj askujt”, Albatros Rexha për raportin Shqipëri-Serbi: Të adresohen padrejtësitë

    Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon në RTSH, ku u diskutua lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, shkrimtari dhe studiuesi Albatros Rexha se nuk mund të shkohet drejt një zgjidhje praktike pa qartësuar gjërat funksionale mes dy popujve. Sipas tij kjo bëhet së pari duke adresuar padrejtësinë historike.
    “Nuk është faji tek politika e madhe. Mendoj se është pjesë e asaj doktrinës që ata e kanë në gjenezën e tyre kombëtare për të nënshtruar popuj të tjerë, në radhë të parë për të nënshtruar popullin shqiptar. Unë i takoj brezit që ka besuar në zgjidhjet praktike, por këto janë përralla me mbret, për arsye se nuk mund të vihet deri tek ajo pa qartësuar gjërat funksionale mes dy popujve. Kjo bëhet së pari duke adresuar padrejtësinë historike. Ne nuk kemi nevojë të luajmë rolin e një personi inferior. Nuk mund të ecësh përpara pa trajtuar esencën e problemit“, tha ai.
    Sipas studiuesit Rexha, shqiptarët nuk i kanë bërë faj askujt dhe se nuk duhet të luajmë rolin e personit që duhet të ndajë një faj fiktiv.
    “Nëse ne duam që brezat e tjerë të mos përjetojnë përsëritjen e historisë duhet të adresojmë padrejtësinë historike. Ne si shqiptarë nuk i kemi bërë faj askujt dhe nuk kemi nevojë të luajmë rolin e personit që duhet të ndajë një faj fiktiv. Ne nuk kemi faj.  Në çdo tre breza kemi rrëke gjaku, duhet që dikush të kërkojë falje për atë gjë, duhet që t mbajë përgjegjësi historike. Ideja që dy palët kanë faj nuk qëndron. Ne ju kemi dhënë rast të krijojmë shoqëri por asnjëherë nuk mjafton”, u shpreh ai.

  • Artan Fuga: Kujt nuk ia jap votën në 11 maj

    Artan Fuga: Kujt nuk ia jap votën në 11 maj

    Nga Artan Fuga
    Kujt i jap votën time?
    Në fakt, do të them kujt nuk ja jap. Jo se kam gjë me personat që refuzoj t’u jap votën, aspak, madje mund t’i kem edhe miq të mirë, por vota në politikë nuk është çështje miqësish, por një vendim politik.
    Shikoni çfarë kanë bërë? Po votove për një kandidat, duhet të votosh edhe për partinë që e ka vendosur në listë. Pra, na kanë mohuar lirinë dhe të drejtën për të votuar një person konkret ndonëse mund të mos e honeps partinë që e ka vendosur në listë.
    Ky është mashtrimi. Kjo është fyerja që na bëhet. Por, edhe fyerja për kandidatët: u thonë pa partinë ju jeni hiç, zero me xhufkë.
    Atëhere çfarë duhet të bëjmë? Mos e nism zgjedhjen nga partitë sikurse na fut në kurth fleta e votës. Por, të zgjedhim fillimisht personin që duam të votojmë. Pastaj për rrjedhojë, nga që nuk kemi se çfarë të bëjmë zgjedhim edhe partinë e tij. Por, fillimisht zgjedhim personin, aspak partitë. Partitë janë kot! Nuk vlejnë fare.
    Pra kujt personi i jap votën?
    Kujtdo që më pëlqen, por po them se kujt nuk ja jap për qamet, veç me ndonjë përjashtim shumë, shumë, shumë të rrallë.
    Nuk ja jap:
    1. Askujt që është në listën e mbyllur, pra që grabit votat e kandidatëve të tjerë që janë në listë të hapur. Nuk jap vota për kandidatë parazitarë dhe që nuk pranojnë të votohen nga populli.
    2. Nuk i jap votë asnjë deputeti që ka më shumë se dy mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Kurrë nuk votoj për dikë që do mandat të tretë deputeti. Deputetlliku nuk është profesion.
    3. Nuk i jap votën askujt që për një arsye ose një tjetër i kanë nxjerrë fakte nga drejtësia, me vendim gjyqësor, se ka bërë korrupsion ose ka shkelur ligjin me një vepër penale ose edhe civile.
    4. Nuk i jap votën askujt që ka ndruar qoftë edhe një parti politike.
    5. Nuk i jap votën askujt që ka pasur dy herë herë post ministror në një qeveri.
    6. Nuk i jap votën për deputet asnjë individi që ka pronësi private një biznes të nivelit mesatar e lart.
    7. Nuk i jap votën asnjë personi që kandidon në një zonë elektorale në të cilën nuk banon, ose nuk ka një lidhje me traditat e veta familjare atje.
    8. Nuk i jap votën asnjë kandidati që katapultohet si kandidat për deputet pa pasur punuar më parë jo më pak se dhjetë vjet punë në administratën publike ose në agjenci publike.
    9. Nuk i jap votën asnjë kandidati që nuk vërteton se ka kontribut në politikë jo më pak se dhjetë vjet.
    10. Nuk i jap votën askujt që di se ndonjë i afërmi i tij i shkallës së parë, është përfolur për lidhje me grupe kriminale.
    11. Nuk i jap votën askujt që nuk vërteton se ka kontribuar si deputet apo pjestar i shoqërisë civile për nxjerrjen e një ligji që sot është në fuqi.
    12. Nuk i jap votën askujt që nuk ka aktivitet publik të njohur në media.
    13. Nuk i jap votën askujt që e di se ka përdorur një gjuhë fyese dhe bullizuese karshi rivalëve të tij politikë ose kujtdo tjetër.
    14. Nuk i jap votën askujt që ka hyrë në politikë para vitit 2000, d.m.th është njeri i shekullit të kaluar

  • ”Ja kujt nuk ia jap votën time”, Artan Fuga analizë me 14 pika

    ”Ja kujt nuk ia jap votën time”, Artan Fuga analizë me 14 pika

    Nga Artan Fuga
    Kujt i jap votën time? Në fakt, do të them kujt nuk ja jap. Jo se kam gjë me personat që refuzoj t’u jap votën, aspak, madje mund t’i kem edhe miq të mirë, por vota në politikë nuk është çështje miqësish, por një vendim politik. Shikoni çfarë kanë bërë? Po votove për një kandidat, duhet të votosh edhe për partinë që e ka vendosur në listë. Pra, na kanë mohuar lirinë dhe të drejtën për të votuar një person konkret ndonëse mund të mos e honeps partinë që e ka vendosur në listë.

    Ky është mashtrimi. Kjo është fyerja që na bëhet. Por, edhe fyerja për kandidatët: u thonë pa partinë ju jeni hiç, zero me xhufkë. Atëhere çfarë duhet të bëjmë? Mos e nism zgjedhjen nga partitë sikurse na fut në kurth fleta e votës. Por, të zgjedhim fillimisht personin që duam të votojmë. Pastaj për rrjedhojë, nga që nuk kemi se çfarë të bëjmë zgjedhim edhe partinë e tij. Por, fillimisht zgjedhim personin, aspak partitë. Partitë janë kot! Nuk vlejnë fare.
    Pra kujt personi i jap votën? Kujtdo që më pëlqen, por po them se kujt nuk ja jap për qamet, veç me ndonjë përjashtim shumë, shumë, shumë të rrallë.
    Nuk ja jap:
    1-Askujt që është në listën e mbyllur, pra që grabit votat e kandidatëve të tjerë që janë në listë të hapur. Nuk jap vota për kandidatë parazitarë dhe që nuk pranojnë të votohen nga populli.
    2-Nuk i jap votë asnjë deputeti që ka më shumë se dy mandate në Kuvendin e Shqipërisë. Kurrë nuk votoj për dikë që do mandat të tretë deputeti. Deputetlliku nuk është profesion.
    3-Nuk i jap votën askujt që për një arsye ose një tjetër i kanë nxjerrë fakte nga drejtësia, me vendim gjyqësor, se ka bërë korrupsion ose ka shkelur ligjin me një vepër penale ose edhe civile.
    4-Nuk i jap votën askujt që ka ndruar qoftë edhe një parti politike.
    5-Nuk i jap votën askujt që ka pasur dy herë herë post ministror në një qeveri.
    6-Nuk i jap votën për deputet asnjë individi që ka pronësi private një biznes të nivelit mesatar e lart.
    7-Nuk i jap votën asnjë personi që kandidon në një zonë elektorale në të cilën nuk banon, ose nuk ka një lidhje me traditat e veta familjare atje.
    8. Nuk i jap votën asnjë kandidati që katapultohet si kandidat për deputet pa pasur punuar më parë jo më pak se dhjetë vjet punë në administratën publike ose në agjenci publike.
    9-Nuk i jap votën asnjë kandidati që nuk vërteton se ka kontribut në politikë jo më pak se dhjetë vjet.
    10-Nuk i jap votën askujt që di se ndonjë i afërmi i tij i shkallës së parë, është përfolur për lidhje me grupe kriminale.
    11-Nuk i jap votën askujt që nuk vërteton se ka kontribuar si deputet apo pjestar i shoqërisë civile për nxjerrjen e një ligji që sot është në fuqi.
    12-Nuk i jap votën askujt që nuk ka aktivitet publik të njohur në media.
    13-Nuk i jap votën askujt që e di se ka përdorur një gjuhë fyese dhe bullizuese karshi rivalëve të tij politikë ose kujtdo tjetër.
    14-Nuk i jap votën askujt që ka hyrë në politikë para vitit 2000, d.m.th është njeri i shekullit të kaluar.