Tag: askënd

  • Hamilton: Do të jetë një dimër vetmie, do të hedh celularin në kosh dhe s’do të flas me askënd

    Hamilton: Do të jetë një dimër vetmie, do të hedh celularin në kosh dhe s’do të flas me askënd

    Në fund të garës së Abu Dhabi, ku ai bëri një rikthim të fortë nga vendi i gjashtëmbëdhjetë në të tetin, Lewis Hamilton foli hapur në radio dhe falënderoi ekipin pavarësisht një sezoni të vështirë të parë me Ferrari në Formula 1.
    “Ka qenë një sezon i gjatë, djema. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit për mirësinë tuaj. Jam mirënjohës për gjithë punën e palodhur. Gjithmonë do të luftoj për ju, djema. Gjithmonë. Faleminderit“, tha 7 herë kampioni i botës.
    Hamilton vetë e quajti këtë “sezonin më të vështirë të karrierës së tij”. Falënderimi pas garës së fundit sezonale u shqiptua në italisht, një shenjë e dëshirës së tij për t’u afruar gjithnjë e më shumë me ekipin.
    Por çfarë do të bëjë Lewis tani? Hamilton ka ide të qarta se do të mbyllë çdo komunikim përpara sezonit të ardhshëm. “Mezi pres të largohem nga e gjithë kjo, nga fotosesionet çdo javë deri te gjithçka tjetër”, tha britaniku.
    “Mezi pres të mos më duhet t’i bëj të gjitha këto. Do të fle shumë, do të marr shumë përqafime nga nipërit e mbesat e mia dhe do të kaloj kohë me familjen time, duke u përqendruar në shëndetin dhe gjumin tim“, shtoi Hamilton.
    Piloti i Ferrari duket më i vendosur se kurrë për t’u shkëputur nga bota moderne dhe frenetike.
    “Do të shkëputem nga energjia dhe nuk do të flas me askënd. Askush nuk do të jetë në gjendje të më kontaktojë këtë dimër. Nuk do ta kem telefonin me vete. Zakonisht e mbaj me vete, por këtë herë do ta hedh në plehra“, përfundoi Hamilton.

  • U vetëhodh nga ura/ 39-vjeçari nuk kishte problem me askënd, familja e trajtoi tek…

    U vetëhodh nga ura/ 39-vjeçari nuk kishte problem me askënd, familja e trajtoi tek…

    Klodian Kulla, 39-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga një urë metalike në rrugën e Arbrit, nuk kishte asnjë problem me askënd dhe ngjarja e regjistruar ditën e djeshme po hetohet nga policia si vetëvrasje në kushtet e depresionit kronik.
    Gjatë ditës së djeshme policia e Tiranës, ka marë kontakte me familjarë të viktimës, të cilët pohuan se i riu kishte një periudhë kohe që krijonte situata imagjinare sikur do e vrisnin. Të gjitha këto perceptime psikologjike rridhnin nga gjendja e ankthit, depresionit dhe halucinacioneve që krijonte në gjendjen psikologjike Klodian Kulla.
    Për shkak të gjendjes së rënduar 39-vjeçari ishte trajtuar nga psikologë dhe medikamente të ndryshme. Por së fundi, familjarët kishin pajtuar dhe një Hoxhë, me qëllim trajtimin psikologjik dhe fetar të 39-vjeçarit.
    Pas çdo terapie i riu dilte shëtitje me makinë në zonën e shkallës së Tujanit dhe rrugës së Dibrës. Gjithmonë e shoqëronte një familjar i tij, ose nipi.
    Ashtu ka ndodhur dhe ditën e djeshme. Klodian Kulla, ka dalë me makinë për të bërë xhiron e radhës në natyrë, por këtë herë ai ka qenë i vetëm, pa u shoqëruar nga askush.
    Sapo ka shkuar tek ura e madhe metalike që ndodhet në rrugën e “Arbrit”, ai ka lënë mjetin buzë rrugës dhe është vetëhedhur nga një lartësia, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
    Policia ka kryer veprimet hetimore në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur me persona të tjerë, por rezultoi se Klodian Kulla, nuk ka pasur konflikte serioze me askënd.

  • Shpërthimi i tritolit në një biznes në Shkodër, flet pronari: S’kam konflikte me askënd, nuk e di kush e bëri

    Shpërthimi i tritolit në një biznes në Shkodër, flet pronari: S’kam konflikte me askënd, nuk e di kush e bëri

    Pronari i biznesit të reklamave në Shkodër, pranë të cilit u vendos një sasi tritoli mbrëmjen e së martës, Lulzim Mehmeti, ka dhënë dëshminë e tij para Policisë së Shkodrës.

    Ai deklaron se nuk ka pasur asnjë konflikt, kërcënim apo shqetësim që mund të lidhej me shpërthimin.
    “Nuk kam asnjë ide kush mund ta ketë vendosur eksplozivin. Nuk kam patur kurrë probleme me askënd, as kërcënime e as ndonjë konflikt tjetër. Ne operojmë prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut në Shkodër dhe nuk e kuptoj arsyen pse dikush do të vendoste tritol pranë biznesit tim. Gjatë gjithë ditës kam qenë në shtëpi për shkak të një viroze. Nuk di kush mund të jenë autorët”, është shprehur Mehmeti përpara hetuesve.
    Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë hapur një hetim të zgjeruar për zbardhjen e ngjarjes, e cila tronditi zonën e Ish-Fermentimit për shkak të zhurmës së fortë që u dëgjua, pavarësisht se sasia e lëndës plasëse nuk ishte shumë e madhe.
    Sipas burimeve policore, patrullat u njoftuan rreth orës 22:20, duke u nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Forcat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë kapur momentet e atentatit.
    Pamjet tregojnë dy persona shumë të rinj në moshë, të cilët afrohen me motor, vendosin eksplozivin pranë qepenave të lokalit dhe largohen me shpejtësi. Ata mbajnë veshje me kapuç dhe fytyrat e mbuluara, duke e bërë të vështirë identifikimin.
    Të dyshuarit janë larguar menjëherë pas shpërthimit në drejtim të njësisë Rrethina, në një zonë rurale ku mungojnë kamerat e sigurisë. Hetuesit dyshojnë se dy të rinjtë mund të jenë përdorur me pagesë për vendosjen e lëndës plasëse, ndërsa nuk përjashtohen pistat e konflikteve të të tjerëve që mund të kenë shënjestruar biznesin.
    Ngjarja mbetet ende e paqartë, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e atentatorëve.

    Top Channel

  • “SPAK nuk fal askënd”, Ngjela godet qeverinë, mesazh të fortë për aferat e Ballukut: Kush mendon se shpëton gabohet

    “SPAK nuk fal askënd”, Ngjela godet qeverinë, mesazh të fortë për aferat e Ballukut: Kush mendon se shpëton gabohet

    Avokati, Spartak Ngjela, theksoi se SPAK është një institucion që nuk kontrollohet dot nga qeveria shqiptare. Ai shton qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim tek drejtësia.
    “Keni parasysh një gjë, nuk e drejtojmë në SPAK-un dot ne. Duhet të kemi besim tek drejtësia. As nuk shitet dhe as nuk blihet . Dhe nuk njeh njeri këtu që është i imi apo i yti. I kam parë ekspertët.”, tha Ngjela.

  • “Im bir nuk kishte konflikte me askënd”, flet babai i të riut në Tepelena që u vra në Greqi

    “Im bir nuk kishte konflikte me askënd”, flet babai i të riut në Tepelena që u vra në Greqi

    Mbetet ende mister vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, me origjinë nga Beçishti i Tepelenës. I riu shqiptar u qëllua me armë zjarri përpara se trupit të tij t’i vendosej flaka brenda një automjeti, që u gjet i shkrumbuar nga flakët në Greqi.
    Lidhja jashtëmartesore që ai kishte krijuar me një vajzë, me të cilën komunikonte në rrjetet sociale, është një nga pistat e hetimit, pasi mësohet se ishte kërcënuar nga ish-partneri i saj, kanë raportojnë mediat greke.
    Tezja e viktimës ka deklaruar se i vetmi person me të cilin 27-vjeçari kishte konflikte ishte një shtetas grek, ish i dashuri i vajzës me të cilin Sulo Halili kishte krijuar një romancë.
    Por, mënyra se si u vra shqiptari tregon se krimi është kryer nga njerëz që e planifikuan eliminimin e tij prej një kohe të gjithë, e mbi të gjitha e dinin se çfarë duhet të bënin për të mbuluar gjurmët.
    27-vjeçari, punëtor ndërtimi dhe banues në Halkida, përpara se të zhdukej u kishte thënë të afërmve se do të shkonte në Tebë me një mik. Sipas informacioneve, ai e la mikun e tij në Tebë dhe i tha këtij të fundit se do të shkonte në Vilia të Atikës për një punë. Atje, dy ditë pas zhdukjes së tij, makina e 27-vjeçarit u gjet e braktisur. 27-vjeçari ishte i martuar dhe madje e telefonoi gruan e tij kur mbërriti në vendngjarje për ta njoftuar.
    Sipas raportit mjeko-ligjor, viktima u qëllua të paktën me një plumb, përpara se trupi i tij të digjej brenda makinës. Vrasësit raportohet se nuk lanë asnjë gjurmë pas. Ata përdorën një makinë të vjedhur me targa të rreme që korrespondonin me një automjet identik.
    Në emision in “Me Zemnër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, babai i Sulo Halilit ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë.
    “Më njoftoi nusja e djalit për ngjarjen. Ditën që u zhduk, djali shkoi të merrte patentën. Ishte me një shokun e tij, më pas u ndanë bashkë, kur ai e telefonoi më pas telefoni dilte i fikur. Im bir nuk kishte konflikte me askënd.
    Askush nuk e ka kërcënuar të paktën unë nuk kam dijeni.
    Ai ishte shumë i qetë, kishte gati 6-7 vite që jetonte në Greqi. I martuar kishte 4 vite. Martesa ishte pak problematike, por nuk di më shumë se cili ishte shkaku. Kanë 2 fëmijë bashkë, të mitur.
    Trupi i tim biri u identifikua vetëm në sajë të ADN-së, analizat u krahasuan me gjakun që dhashë unë”, u shpreh ai./ News 24

  • Arrestohet “Kasapi i shekullit”, dyshohet se u ka marrë jetën mbi 2,000 njerëzve

    Arrestohet “Kasapi i shekullit”, dyshohet se u ka marrë jetën mbi 2,000 njerëzve

    Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në Sudan njoftuan këtë të premte se kanë arrestuar “Abu Lulu”, një komandant lufte në ushtrinë sudaneze (SAF) të cilit mediat perëndimore i kanë dhënë nofkën “Kasapi i shekullit”.
    Abu Lulu, emri i vërtetë i të cilit është Al-Fateh Abdullah Idris, është parë duke u mburrur në video në mediat sociale se ka vrarë i vetëm më shumë se 2,000 njerëz.
    Në një video tjetër që dyshohet se është regjistruar në qytetin El Fasher, vendi i 48 orëve të luftimeve të ashpra midis dy grupeve rivale që kanë përgjakur Sudanin, gjenerali Abu Lulu shfaqet duke u tallur dhe në fund duke ekzekutuar nëntë persona nga afër.

    Ai ishte gjithashtu aktiv në TikTok, duke postuar video të ekzekutimeve të njerëzve të paarmatosur ndërsa shfaqte emblemën e ushtrisë.
    Në gusht, sipas Sudans Post, Abu Lulu dyshohet se i kërkoi një burri, i cili tha se zotëronte një restorant, të zbulonte vendndodhjen e udhëheqësit të një divizioni këmbësorie armik. Në atë kohë, ai kërkoi që burri të “fliste drejt”, duke shtuar: “Betohem në Zot se nuk flas shumë dhe nuk kursej askënd. Që kur Zoti krijoi Forcat e Reagimit të Shpejtë, nuk kam kursyer kurrë askënd – as një të burgosur, askënd.”
    Kur burri këmbënguli se nuk kishte informacion, Abu Lulu e pyeti për etninë e tij, përpara se të nxirrte armën dhe ta qëllonte. Në një video të publikuar në ‘X’, RSF publikoi pamjet e arrestimit të Abu Lulu, i cili dyshohet se u dërgua në një burg në Darfurin e Veriut i akuzuar për “krime që ndodhën gjatë çlirimit” të El-Fasher.

  • Tritoli shpërtheu sapo ndezi makinën, çfarë deklaroi objektivi i atentatit në Shkodër: Konflikte…

    Tritoli shpërtheu sapo ndezi makinën, çfarë deklaroi objektivi i atentatit në Shkodër: Konflikte…

    “Nuk kam konflikte me askënd”, me këto fjalë ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë së Shkodrës 38-vjeçari Enea Busukja, ndaj të cilit u krye një atentat me eksploziv në lagjen “Ndoc Mazi” një ditë më parë.

    Sipas dëshmisë së Busukjas, shpërthimi ndodhi sapo ai ndezi automjetin. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.
    Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, por deri tani nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.
    Grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura në vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të qytetit.
    Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt fshatit Dragoç, ku u gjet e djegur makina e përdorur në atentat.
    Mjeti po ekzaminohet me imtësi në laboratorin e Policisë së Shtetit, me shpresën se mund të gjenden gjurmë apo prova materiale që do ndihmojnë në identifikimin e autorëve të atentatit ndaj Enea Busukjas.

    Top Channel

  • “Nuk kam konflikte me askënd”, çfarë deklaroi objektivi i atentatit në Shkodër

    “Nuk kam konflikte me askënd”, çfarë deklaroi objektivi i atentatit në Shkodër

    “Nuk kam konflikte me askënd”, me këto fjalë ka nisur dëshminë e tij para oficerëve të Policisë së Shkodrës 38-vjeçari Enea Busukja, ndaj të cilit u krye një atentat me eksploziv në lagjen “Ndoc Mazi” një ditë më parë.

    Sipas dëshmisë së Busukjas, shpërthimi ndodhi sapo ai ndezi automjetin. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me askënd dhe nuk ka asnjë dyshim se nga mund t’i ketë ardhur kjo ngjarje.
    Ndërkohë, policia e Shkodrës ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje, por deri tani nuk ka të dhëna për autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.
    Grupi hetimor ka sekuestruar provat e gjetura në vendin e ngjarjes, ndërsa po analizohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe në akset hyrëse të qytetit. Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë itinerarin e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar drejt fshatit Dragoç, ku u gjet e djegur makina e përdorur në atentat.
    Mjeti po ekzaminohet me imtësi në laboratorin e Policisë së Shtetit, me shpresën se mund të gjenden gjurmë apo prova materiale që do ndihmojnë në identifikimin e autorëve të atentatit ndaj Enea Busukjas.

    Top Channel

  • Legjenda braziliane: Neymar ka mbaruar, nuk është më shembull për askënd

    Legjenda braziliane: Neymar ka mbaruar, nuk është më shembull për askënd

    20 Tetor 2025

    11:50

    Alfred Lleshi

    Neymar po kalon një moment të vështirë te Santos, klub i cili rrezikon rënien, ndërsa ai alternon lëndime dhe paraqitje të dobëta. Legjenda Emerson Leão, kampion bote 1970, e kritikon ashpër yllin brazilian: “Neymar nuk është shembull për askënd. Dikur e ka merituar statusin e yllit të jashtëzakonshëm, por nuk kujdeset për trupin e tij”.
    Leão thotë se talenti është ende aty, por mungon përgatitja fizike dhe vazhdimësia: “Njeriu brenda dhe jashtë fushës duhet të jenë të sinkronizuar. Sot nuk ka më energjinë e dikurshme. Rezultati? Lëndime, probleme dhe paraqitje të dobëta. Nuk po i jep asgjë Santosit”.
    Ai theksoi gjithashtu humbjen e shkathtësisë muskulare dhe aftësisë për stërvitje: “Momenti i tij më i mirë ka kaluar. E di çfarë do të bëjë me kokë, por nuk ia del më. Nuk është më i njëjti lojtar”. Fjalët e Leão rindezin debatin për të ardhmen e Neymar te klubi që e lançoi si yll dhe aftësinë e tij për t’u rikthyer nivelin e lartë, në Brazil dhe ndërkombëtarisht.

  • “Na u trimërua dhe Niko Peleshi”/ Gjykata Kushtetuese dhe vendimet, plas gazetari: Rama nuk do askënd që guxon të…

    “Na u trimërua dhe Niko Peleshi”/ Gjykata Kushtetuese dhe vendimet, plas gazetari: Rama nuk do askënd që guxon të…

    Për gazetarin Enton Abilekaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur ndaj mandateve të anëtarëve të kësaj gjykate, e iniciuar nga Presidenti i Republikës, ishte një vendim i pritshëm.
    I ftuar në një emision televiziv Abilekaj tha se kur menduam se çmenduria e një pushteti nuk do të arrinte deri në këtë pikë, në fakt ndodhi.
    Tashmë është e qartë, shprehet Abilekaj, se Rama nuk do askënd që guxon të mendojë, veprojë apo të dalë kundër tij, dhe kjo u bë e qartë me vendimmarrjen e 16 tetorit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke i ndërprerë mandatin gjyqtares Sonila Bejtja.
    Dhe ai zë pakice që ishte kundër qeverisë dhe që merrej si referenca nga organizmat ndërkombëtarë, thekson ndër të tjera Abilekaj, tashmë është shuar.
    Është normale sepse pritej.Edhe ky rast ishte i tillë. Menduam se s’mund të arrinte deri këtu çmenduria e një pushteti, sado absolut, injorant e prepotent, por arrin sa nuk do askënd që guxon të veprojë, mendojë apo të shprehet kundër tij.
    Shikoni parlamentin. Në parlament është trimëruar Niko Peleshi, pushteti kërkon më shumë represion ndaj opozitës, represion ndaj mendimit kundër.
    Rasti i Bejtjas, është çlirimi nga një makth e mendimi kundër që i referohej GJEDNJ, Strasburgu në të gjitha gjykatat. Por i referoheshin edhe ndërkombëtarët, lexonin dhe raportet e pakicës, ishte pikë reference për Gjykatën Kushtetuese. U zhduk që të mos ketë më asnjë problem me GJK, qeveria.