Tag: asistime

  • Mbappé mund të thyejë një tjetër rekord të Ronaldos te Real Madridi

    Mbappé mund të thyejë një tjetër rekord të Ronaldos te Real Madridi

    Kylian Mbappé po ecën fuqishëm në gjurmët e Cristiano Ronaldos, teksa po mban një mesatare prej më shumë se një goli për ndeshje, njësoj si portugezi në epokën e tij me fanellën e bardhë. Pas dopietës në “San Mamés”, francezi ka 30 gola dhe 7 asistime këtë sezon në 24 ndeshje. Ato ndahen: 25 gola e 4 asistime me Realin dhe 5 gola e 3 asistime me Francën.
    Kjo është nisja më e mirë sezonale e karrierës së tij dhe, duke shtuar shpërthimin që pati me Ancelottin sezonin e kaluar, Mbappé rrezikon tani një prej rekordeve më të forta të CR7; 59 golat e vitit 2013.
    Në vitin 2025, Mbappé ka shënuar 55 gola në 55 ndeshje, i mbeten edhe 5 ndeshje për ta barazuar apo kaluar Ronaldon. Rivalët e radhës janë Celta, City, Alavés, Sevilla dhe një sfidë e “Kupës së Mbretit”.
    Francezi ka kaluar tashmë shifrat vjetore të Ronaldos të viteve 2010, 2016, 2017 dhe 2018, duke e barazuar atë të vitit 2011. Në total, ky është viti i tij më golashënues: 62 gola në 62 ndeshje, duke mbajtur ritmin e një goli për ndeshje.
     

  • Nga ylli i “Anfield” në hije e vetvetes. Mohamed Salah, simbol i një Liverpool-i në krizë

    Nga ylli i “Anfield” në hije e vetvetes. Mohamed Salah, simbol i një Liverpool-i në krizë

    12 Nëntor 2025

    14:45

    Alfred Lleshi

    Pak muaj më parë, rinovimi i kontratës së Mohamed Salah konsiderohej mbi gjithçka në “Anfield”. Sulmuesi egjiptian, 33 vjeç, e mbylli sezonin e kaluar me statistika mahnitëse: 34 gola dhe 23 asistime, duke kontribuar fuqishëm në fitimin e Premier League (titullin e 20-të) nga Liverpool-i. Megjithatë, Salah që shndriti më parë, tani duket si kujtim i largët.
    Në këtë sezon është pothuajse zhgënjim. Në 10 ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm 2 gola, ndërsa aftësia e tij për të krijuar lojë dhe kërcënuar mbrojtjet kundërshtare është ulur ndjeshëm. Kundër Manchester City, performanca e tij ishte zhgënjyese: zero goditje në portë, një mundësi e humbur dhe zero driblime të suksesshme nga tri tentime.
    Statistikat sezonale tregojnë rënie: 5 gola dhe 3 asistime në 16 ndeshje, krahasuar me 9 gola dhe 9 asistime sezonin e kaluar. Trajneri Arne Slot thekson se edhe Salah është njeri, ndaj forma e tij më e mirë do të rikthehet, por presioni mbi të rritet, ndërsa tifozët presin rikthimin e “Faraonit” për ta udhëhequr Liverpool-in si në të kaluarën e afërt dhe largët.

  • Vedat Muriqi jep sinjale për Kosovën drejt “play-off”-it, “Pirati” siguri e sulmit të dardanëve

    Vedat Muriqi jep sinjale për Kosovën drejt “play-off”-it, “Pirati” siguri e sulmit të dardanëve

    Adriatik BALLA
    Shqipëria dhe Kosova kanë ëndërr kualifikimin në Botëror dhe këtë herë të dyja po shkojnë drejt “play-off”-it të kualifikueseve të Botërorit 2026 për zonën europiane, secila në grupin e saj si vend i dytë. Shanset janë të mira, asgjë nuk ka përfunduar deri tani, por të dyja ekipet kombëtare po ëndërrojnë të realizohet ky mision historik për futbollin shqiptar. Ndërkohë, ndaj Sllovenisë në shtëpi dhe ndaj Suedisë në udhëtim, sulmuesi Vedat Muriqi nuk shënoi gol për Kosovën. Përfaqësuesja e Kosovës megjithatë mori katër pikë të mëdha dhe është maksimalisht e motivuar për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit. Muriqi është kthyer te Majorka dhe të shtunën dha sinjalin e duhur se në “finalet” e Kosovës, me Slloveninë në udhëtim dhe me Zvicrën në shtëpi, do të jetë i duhuri. 31-vjeçari realizoi gol të bukur të shtunën në fitoren 3:1 të Majorkës në udhëtim ndaj Seviljes. Muriqi shënoi për 1:1 në minutën e 67-të, duke goditur bukur nga zona. Goli i tij hapi rrugën për fitoren e madhe të Majorkëss. Mateo Josef i realizoi dy golat e fitores. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të La Ligas, ndërsa për Majorkën ishte vetëm fitorja e dytë dhe e para në udhëtim. Por fitore shumë e vlefshme që skuadrën e “piratit” e largoi nga zona e rrezikshme. Tre golat e parë të Muriqit ishin shënuar në ndeshje të humbura. Një e shënoi në disfatën 2:1 nga Real Madridi dhe dy në distafën 3:2 nga Espanjoli. Më pas shënoi për barazimin 1:1 me Atletiko Madridin, më 21 shtator. Dhe tani shënoi në fitore.
    Statistikat e Muriqit janë bindëse
    Ai ka pesë gola në tetë ndeshje. Është bilanc shumë i mirë në krahasim me dy edicionet e kaluara. Në edicionin e kaluar i kishte shtatë gola e dy asistime në 29 paraqitje kampionale. Bilanc plotësisht të njëjtë kishte edhe në kampanjën 2023/2024. Në kampionatin 2022/2023 i realizoi 15 gola e tri asistime në 35 paraqitje, ndërsa për gjysmë kampionati në edicionin 2021/2022 i kishte pesë gola e tri asistime në 16 ndeshje. Tani këtë shifër golash e ka në përgjysmë më pak ndeshje. “Ne kemi besuar dhe goli i Muriqit ishte pikë kthese në presionin tonë. Për fat e kemi gjetur rrugën tonë. Pas golit të Muriqit kemi lëvizur përpara dhe për fat kjo shkoi në favorin tonë. Kjo nuk ka ndodhur më parë”, ka thënë trajneri i Majorkës, Jagoba Arrasate. Prizrenasi tani i ka 40 gola e 11 asistime në 126 paraqitje për Majorkën. Në La Liga i ka 39 gola e 10 asistime në 117 paraqitje. Majorka është shumë e varur nga Muriqi, por Kosova edhe më shumë. Ai është bindshëm golashënuesi më i mirë i përfaqësueses me 32 gola në 64 paraqitje. Me Fisnik Asllanin e Albion Rrahmanin, Kosova ka opsione tjera shumë të mira në sulm. Por Muriqi mbetet vendimtar. Dhe forma e tij mund të jetë përcaktuese për ndeshjen e 15 nëntorit në Lubjanë dhe 18 nëntorit në Prishtinë. Kosova është në garë për kualifikim në Botëror dhe të paktën për kalim në plejofin e kualifikimeve për ngjarjen globale. Dy xhiro para fundit është e dyta në Grupin B me shtatë pikë, tri më pak se Zvicra. Sllovenia i ka tri pikë, ndërsa Suedia vetëm një. Fituesja e grupit kualifikohet në Botëror, ndërsa e dyta luan në plejof.

  • Ka “rilindur” tek Evertoni, Grealish thumbon Guardiolën: Rashë sërish në dashuri me futbollin…

    Ka “rilindur” tek Evertoni, Grealish thumbon Guardiolën: Rashë sërish në dashuri me futbollin…

    2 Shtator 2025

    14:05

    Alfred Lleshi

    Jack Grealish ka rigjetur vetveten pas dy sezoneve të vështira te Manchester City. Pep Guardiola pranoi se lojtari duhej të luante më shumë për të rifituar nivelin e tij, huazimi tek Evertoni po i jep të drejtë. Në vetëm dy ndeshje si titullar ka dhënë 4 asiste, dyfishin e atyre me “qytetarët” në dy sezone.
    29-vjeçari është bërë, pas Jeremy Goss, i vetmi lojtar në Premier League që regjistron dy ose më shumë asistime në dy ndeshjet e para si titular, me një ekip të ri. Përveçse lider në asistime në 5 ligat kryesore europiane, ai udhëheq edhe në duele të fituara, faulle të provokuara dhe driblime të kompletuara javën e fundit.
    “Ndjehem sikur po e shijoj futbollin siç duhet. Desha vetëm ta riktheja këtë ndjesi. Besoj se, në vitet e fundit, ndonjëherë jam shkëputur emocionalisht. Nuk është se nuk e doja më futbollin, por thjesht nuk e shijoja aq sa duhet. Familja ma kujtonte shpesh, kur isha në shtëpi. Nuk është faji i askujt tjetër, është faji im…”, – tha Grealish, i cili e ka ngjitur Evertonin në vendin e pestë.

  • Witsel: Pres të paktën 10 gola dhe 15 asistime në sezon nga De Bruyne te Napoli

    Witsel: Pres të paktën 10 gola dhe 15 asistime në sezon nga De Bruyne te Napoli

    Axel Witsel, gjatë një interviste në “Gazzetta dello Sport”, foli për ndikimin që Kevin De Bruyne mund të ketë në kampionatin italian: “Kevin do të duhet të përshtatet me Conten dhe me Napolin, që luan ndryshe nga Manchester City. Sidoqoftë, De Bruyne mbetet një lojtar klasi dhe do të tregojë se është mesfushori më i mirë i Serie A, me përjashtim të Modric.
    Luka jeton për futbollin dhe do ta tërheqë përpara Milanin e Allegrit. De Bruyne është i jashtëzakonshëm, pres prej tij të paktën 10 gola dhe 15 asistime në sezon te Napoli. Me Lukakun nuk do t’i duhet as të flasë në fushë. Kanë pasur gjithmonë një ndjesi të veçantë mes tyre, që në fillimet me Belgjikën, kuptohen me një shikim.
    A është Napoli i belgëve, favorit për titullin? Po, është kampioni në fuqi i Italisë dhe ka në pankinë një trajner me përvojë, fitues si Conte. Lukaku është një siguri, pastaj skuadra është përforcuar në merkaton e kësaj vere. Çfarë goditje De Bruyne, aspak mos e shihni si një lojtar në fund të karrierës… Do të ishte bukur të ritakohem në Serie A me të, me Romelu, Modric, Dzeko”.

  • Messi është “zjarr” para Botërorit për Klube, shifrat e yllit argjentinas flasin vetë

    Messi është “zjarr” para Botërorit për Klube, shifrat e yllit argjentinas flasin vetë

    Leo Messi është “zjarr”. Kapiteni i Argjentinës rikthehet në kombëtaren e tij, kampione bote në fuqi, për t’u përballur me Kilin dhe Kolumbinë (kishte munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi). 8 herë fituesi i “Topit të Artë” e bën këtë në formë të shkëlqyer, pas një tjetër paraqitjeje madhështore me Inter Miami.
    Në ndeshjen e fundit, para sfidës së madhe në Kupën e Botës për Klube, Messi realizoi dy gola dhe dha tri asistime në fitoren 5-1 ndaj Columbus Crew. Pas kësaj performance, Messi, tashmë i bashkuar me Argjentinën që të hënën, u shpall lojtari më i mirë i javës në MLS.
    🔥 Statistikat personale të Messit në MLS:
    10 gola, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë në kampionat.
    Me të njëjtin numër golash janë edhe Eric Choupo-Moting (NY Red Bulls), Kévin Denkey (FC Cincinnati), Hugo Cuypers (Chicago Fire) dhe Brian White (Vancouver Whitecaps).
    Shënuesi më i mirë i MLS-së është Tai Baribo me 13 gola (Philadelphia Union).
    Lider në kontributet totale të golave (gola + asistime) me 16 gjithsej (10 gola + 6 asistime).
    Ka shënuar në 3 ndeshje radhazi: 2 gola ndaj Columbus, 2 gola ndaj Montreal (fitore 4-2) dhe 1 gol ndaj Philadelphia (barazim 3-3).
    🏆 Rekordi në MLS
    Messi është lojtari i dytë në historinë e MLS, që arrin më shumë se 5 kontribute goli në një ndeshje, dhe këtë e ka bërë dy herë:
    Në maj 2024: 1 gol dhe 4 asistime ndaj NY Red Bulls (fitore 6-2).
    Tani, në qershor 2025: 2 gola dhe 3 asistime ndaj Columbus Crew (fitore 5-1).
    📅 Rruga drejt Kupës së Botës për Klube
    Ndeshja e fundit e Inter Miami në Konferencën Lindore ishte ajo kundër Columbus. Skuadra e Messit renditet e 3-ta, me një ndeshje më pak dhe 5 pikë larg liderit, Philadelphia.
    Messi dhe Inter Miami do të përballen në Kupën e Botës për Klube:
    Më 15 qershor ndaj Al Ahly (Egjipt)
    Më 19 qershor ndaj Porto
    Më 24 qershor ndaj Palmeiras

  • Rafinja e Jamali, dyshja që përcaktoi sezonin e suksesshëm të Barcelonës

    Rafinja e Jamali, dyshja që përcaktoi sezonin e suksesshëm të Barcelonës

    Adriatik BALLA
    Barcelona po mbyll një sezon përgjithësisht të suksesshëm. Edhe pse u eliminua në gjysmëfinale të Champions League, skuadra po shkon drejt trofeut të titullit në Spanjë, pra si kampione, dhe kjo ka shumë rëndësi jo vetëm për ekipin, por sidomos për trajnerin gjerman Hansi Flik. Ndërkohë, kur sezoni po shkon drejt përfundimit po dalin edhe analizat e para për performancën sezonale të lojtarëve dhe këtu një dyshe bën diferencë të dukshme. Kështu, Lamine Jamal dhe braziliani Rafinja janë lojtarët që shkëlqyen më së shumti këtë edicion me klubin blaugrana. Edhe të tjerët ishin të mirë, por kjo dyshe duket se ka bërë diferencë në çdo aspekt ndaj i mëshohet në analizat e medias sportive spanjolle e më gjerë.
    Në fakt, Rafinja është në prag të mbylljes së edicionit më të mirë me Barcelonën – me fitimin e titullit në La Liga. Lamine Jamal e ka marrë thuajse gjithë vëmendjen, por Rafinja ka qenë po aq i rëndësishëm në rrugëtimin për titull. 28-vjeçari Rafinja i shënoi pesë nga 16 golat e Barcelonës në katër “El Clasicot” e zhvilluara që u fituan ndaj Real Madridit në këtë edicion. Paraqitjet e tij ndihmuan që Barcelona ta fitojë Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, kur shënoi dy herë në fitoren 5:2 në finale ndaj Real Madridit. Rafinja ka 34 gola për Barcelonën, ndërsa në dy edicionet e fundit para se t’i bashkohej klubit nga Katalonja, i pati nga 10 gola. Është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit prapa Robert Levandovskit, që ka shënuar 40 gola gjithsej. Ai ka kontribuuar edhe me 22 asistime në 52 paraqitje. 23 asistime i kishte në dy edicionet e kaluara së bashku, sa ishte pjesë e Lids Junajtid. Vetëm Jamal ka më shumë asistime sesa Rafinja në ligën spanjolle. Jamal i ka 12 asistime, ndërsa nëntë i ka braziliani.
    Ndërkohë, sulmuesi Jonathan David ka konfirmuar se do të largohet nga Lila në fund të edicionit, kur edhe i skadon kontrata. Futbollisti që përfaqëson Kanadanë e ka konfirmuar vendimin me një video të publikuar në Instagram të mërkurën. 25-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë. Bashkëlojtari i Edon Zhegrovës ka realizuar 25 gola në 48 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual. Njukasëll Junajtid dhe Barcelona janë prej skuadrave që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. Nëse do të vinte te Barcelona do të haste në vështirësi për shkak të rivalitetit shumë të madh brenda klubit. Kjo pasi Barça ka një numër të madh yjesh në radhët e saj.

  • Rënia e pashpjegueshme e Vinicius pas sfidës së tij “X10” ndaj botës së futbollit

    Rënia e pashpjegueshme e Vinicius pas sfidës së tij “X10” ndaj botës së futbollit

    “Do të bëj 10 herë më shumë nëse është e nevojshme. Nuk jeni të përgatitur të më pengoni…” Vinicius, që e shihte veten me “Topin e Artë” 2024 në xhep, mësoi në momentet e fundit se trofeu do t’i shkonte Rodrit. 20 minuta pasi u konfirmua ajo që tashmë dihej nga të gjithë, ylli brazilian nuk ngurroi të sfidonte botën e futbollit, duke ndier se sapo i ishte rrëmbyer ëndrra për të fituar çmimin e tij të parë të artë.
    Enigmatik, por edhe sfidues. Duke shikuar përpara, pa e kthyer kokën pas…, me qëllim që të përballonte një sezon ku premtonte ta ngrinte edhe më lart nivelin e tij. Braziliani zbarkoi në Madrid pas largimit të Cristiano Ronaldos, kur rivalët fërkonin duart dhe tifozët qeshnin e talleshin me të, pas gabimeve të tij të shpeshta para portës.
    Por Vini u mbush me krenari, duke shkëlqyer pikërisht atëherë kur shumë u përpoqën ta fundosnin përmes kritikave. Ai e fokusoi mendjen vetëm në një qëllim, jo aq të lehtë sa dukej në fillim, dhe rezultatet treguan se nuk fiton gjithmonë më i forti, por ai që këmbëngul.

    Eu farei 10x se for preciso. Eles não estão preparados.
    — Vini Jr. (@vinijr) October 28, 2024

    Një rënie e pashpjegueshmePërmbledhja e tij është një “palmares” për t’u pasur zili për moshën që ka: 14 tituj, përfshirë 3 La Liga dhe 2 Champions League. Dhe kur ka një trofe në lojë, braziliani dominon. Ka luajtur në 13 finale, duke fituar 11 prej tyre, në të cilat ka realizuar 8 gola dhe dhënë 6 asistime. Sezoni i tij më i mirë ishte ai i kaluar, me 26 gola dhe 13 asistime, duke e udhëhequr Real Madridin drejt titullit të 15-të në Champions League.
    Por tani, pas sfidës së tij, Vinicius ka zbuluar në lëkurën e vet se futbolli është një sport pa kujtesë, që kërkon gjithmonë sukses të menjëhershëm. Ai vetë lëshoi sfidën “X10” në sezonin kur formonte një dyshe ëndrrash me Mbappé në sulm.
    Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar siç priste. Mesazhi i tij nuk është përvetësuar, përkundrazi është harruar shpejt. Që prej të hënës, 28 tetor, performanca e numrit 7 nuk ka qenë më e njëjta. Jo vetëm statistikat, por edhe frika që iu fuste kundërshtarëve është zhdukur. Tani duket më e vështirë ta përjetojë atë ndjesi të papërmbajtshme, që e bënte thuajse të pandalshëm. Nata e tij kundër Arsenalit, më e keqja e sezonit, e përmbledh të gjithë rënien.
    Mbrëmja që tregon gjithçka dhe një premtim i pambajturNë “Emirates Stadium”, braziliani e preku topin 38 herë, humbi 18 topa dhe nuk arriti të realizojë asnjë gjuajtje drejt portës kundërshtare, asnjë pasim kyç apo driblim të suksesshëm. Një natë që përmbledh vitin 2025 të brazilianit, ku futbolli i tij vendimtar është shndërruar në diçka krejt tjetër. Deri më tani, ai ka realizuar vetëm 6 gola dhe 4 asistime, që do të thotë se ka kontribuar në vetëm 10 gola në 23 ndeshje, në këto muaj të parë të vitit 2025.
    Premtimin nuk e ka mbajtur. Para ceremonisë së “Topit të Artë”, raporti i tij gola/asistime për ndeshje ishte 0.87. Pas “makthit të Parisit” ka rënë në 0.66. Statistika që shpjegojnë rënien e brazilianite, pas sfidës “X10” që i bëri botës së futbollit.
    Kështu, Vinicius po kalon një nga momentet më të vështira me fanellën e bardhë. Pa mbështetjen e plotë të “Bernabeu”, i vërshëllyer në ndeshjen e fundit, dhe me dy penallti të humbura që ende e përndjekin, Vini është duke e mësuar sërish, me goditje të rënda, shpesh të padrejta, se çfarë do të thotë të jesh pjesë e realitetit të pamëshirshëm të futbollit të sotëm madrilen.

  • Salah hyn në histori, askush tjetër si ai në Premier League me 20 skuadra

    Salah hyn në histori, askush tjetër si ai në Premier League me 20 skuadra

    14 Prill 2025

    8:47

    Alfred Lleshi

    Mohamed Salah po bëhet gjithnjë e më shumë legjendë, jo vetëm për Liverpool-in, por edhe futbollin anglez në përgjithësi. Në ndeshjen e djeshme, të fituar 2-1 ndaj West Ham, ylli egjiptian nuk shënoi, por kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij, duke dhuruar asistin për golin e parë të Luis Diaz. Ky ishte asistimi i tij i 18-të në këtë sezon, një tjetër dëshmi se Salah është jo vetëm finalizues i frikshëm, por edhe ndërtues loje i klasit të lartë.
    Asisti i djeshëm e fut edhe më shumë në historinë e Premier League. Me këtë pasim vendimtar për Diaz, egjiptiani arriti 45 gola dhe asistime të kombinuara në kampionat, këtë sezon. Që prej vitit 1995, kur Premier League kaloi në formatin me 20 skuadra, askush nuk i kishte arritur ndonjëherë këto shifra të pabesueshme. Salah tashmë ka kaluar Thierry Henry (24 gola dhe 20 asistime me Arsenalin në sezonin 2002/03) dhe Erling Haaland (36 gola dhe 8 asistime me Manchester City në sezonin 2022/23).
    Nëse marrim parasysh edhe sezonet kur kampionati anglez kishte 22 skuadra, vetëm dy lojtarë kanë bërë më mirë se ai: Alan Shearer (me Blackburn në sezonin 1994/95) dhe Andy Cole (me Newcastle më 1993/94), të dy me 47 gola dhe asistime të kombinuara. Duke qenë se Salah ka ende 6 ndeshje në dispozicion, ka një mundësi reale t’i kalojë edhe këta të dy dhe të shtojë një tjetër rekord në një sezon që tashmë është për t’u futur në histori.