Tag: asistenti

  • “Penalltinë e dha asistenti”, Marotta “shpërthen” në akuza pas humbjes ndaj Napolit

    “Penalltinë e dha asistenti”, Marotta “shpërthen” në akuza pas humbjes ndaj Napolit

    25 Tetor 2025

    21:14

    Telesport

    Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur pas humbjes së zikaltërve 3-1 ndaj Napolit dhe ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me penalltinë nga erdhi goli i parë i vendasve. Sipas Marotta-s, penalltia kontroverse ishte “vendimtare për të ndryshuar ekuilibrin”.
    “Edhe pse Napoli përfundimisht e legjitimoi fitoren, kryesisht në 20 minutat e fundit, penalltia ishte vendimtare për të ndryshuar ekuilibrin e lojës. Ajo erdhi nga një vlerësim i bërë nga ndihmës-arbitri, pra nga asistenti. Është e qartë se arbitri ishte në pozicionin e përsosur për të vlerësuar, ai e pa dhe u kthye, pastaj fishkëllyeu tetë sekonda më vonë.
    Mendova se kjo ishte një situatë ideale për të ndërhyrë VAR, duke qenë se arbitri fillimisht e kishte vlerësuar dhe injoruar situatën. Pamjet do t’i kishin lejuar arbitrit ta shihte përsëri dhe të merrte vendimin e tij.
    Fitorja e Napolit u nxit nga ky incident, pastaj sigurisht që ata fituan 3-1 në fund, por nëse shohim dinamikën pas penalltisë, është një reflektim që Rocchi (kreu i arbitrave italianë) e ka bërë më shumë se një herë, duke thënë se jo më penallti të buta”, tha Marotta.

  • Asistenti tregon sekretin: “Pirlo nuk e donte Ronaldon te Juventusi, por…”

    Asistenti tregon sekretin: “Pirlo nuk e donte Ronaldon te Juventusi, por…”

    16 Tetor 2025

    15:18

    Telesport

    Andrea Pirlo ka pasur probleme me Cristiano Ronaldon gjatë sezonit 2020/2021. Tekniku italian nuk e donte në ekip.
    Lajmin e ka zbuluar asistenti i atëhershëm i Pirtlos, Alparslan Erdem, duke folur për një podcast gjerman. Problemi ishte taktik dhe jo për arsye private.

    “Bëmë një analizë dhe analisti na dha disa të dhëna. Sipas tyre, kuptuam një gjë që ishte e qartë: Pirlo nuk e pëlqente Dybalën dhe Cristiano nuk i përshtatej aspak stilit të tij të lojës. Pirlo donte të ushtronte presion lart në fushë, ndërsa të dhënat tregonin se Cristiano ishte më i dobëti në vrapime. Ai nuk e donte, por nuk kishte çfarë të bënte”.
    “Pirlo e pëlqente shumë Moratën, që ishte lojtari perfekt për sistemin e tij. Skema e Pirlos nuk mund ta përballonte Ronaldon, por ai thjesht nuk mund të bënte dot gjë”, ka deklaruar Erdem.

  • Perplexity AI lançon asistentin zanor në iOS

    Perplexity AI lançon asistentin zanor në iOS

    Perplexity ka lançuar një përditësim për aplikacionin iOS duke ju dhënë përdoruesve të iPhone qasje në asistentin e saj zanor AI që ishte lançuar fillimisht për përdoruesit Android në fillim të vitit.

    Asistenti zanor mund të kryejë veprime për përdoruesit duke shfletuar në ueb, ose duke aksesuar aplikacionet për ta. Nëse përdoruesit i drejtohen asistentit për të gjetur një tavolinë një restorant, Perplexity hap aplikacionin OpenTable.
    Ende përdoruesi duhet të kryejë veprimin e fundit siç është rezervimi. Gjithashtu mund ti kërkojnë asistentit të përgatisë e-mail-e për kontakte specifike ose të krijojnë përkujtues për ta në kalendar.

    Mund ti kërkojnë sugjerime për të vizituar vende të caktuara apo për ushqime. Gjithashtu asistenti mund të kërkojë në ueb siç është gjetja e videove specifike në aplikacionin YouTube.
    Asistenti zanor i Perplexity funksionon edhe në iPhone e vjetër që nuk mbështetin Apple Intelligence, ndryshe nga Siri. /PCWorld Albanian

  • Barça-Borussia, reagon Kovac: Flick ka qenë asistenti im, tani do të përballemi si rivalë

    Barça-Borussia, reagon Kovac: Flick ka qenë asistenti im, tani do të përballemi si rivalë

    8 Prill 2025

    12:06

    Telesport

    Barcelona dhe Borussia Dortmund do të përballen të mërkurën në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Këtë herë, në stolin e verdhezinjve do të jetë Niko Kovac në detyrën e trajnerit.
    Një ribashkim mes mësuesit dhe nxënësit, pasi kroati 53-vjeçar ishte mentori i Hansi Flick, trajneri aktual i Barçës. Dikur ata ishin së bashku në stol, te Bayern Munich, në vitin 2019.
    Në një intervistë për Mundo Deportivo, Kovac foli për homologun e tij të Barcelonës: “Hansi është një trajner i madh, tashmë mund të shihni se ai kishte cilësitë për t’u bërë një trajner i mirë”.
    “Personalisht jam shumë i kënaqur me faktin se si po shkojnë gjërat për të. Do të thosha se Hansi është një punëtor i madh, metodik dhe di të menaxhojë shumë mirë grupin”, shtoi Niko Kovac.
    Në lidhje me takimin e parë si kundërshtarë, korari shtoi: “Do të jetë mirë sepse kemi punuar bashkë. ai ishte asistenti im dhe tani do të sfidojmë njëri-tjetrin në Champions League”.