Tag: asiste

  • Shaqiri shkëlqen në ndeshjen e sezonit me 1 gol plus 3 asiste dhe afron Basel-in drejt titullit kampion

    Shaqiri shkëlqen në ndeshjen e sezonit me 1 gol plus 3 asiste dhe afron Basel-in drejt titullit kampion

    4 Maj 2025

    21:32

    Telesport

    Basel ka fituar ndaj Servette pasditen e sotme, në atë që mund të quhet ndeshja që vendos fatin e këtij sezoni, pasi dy ekipet rivalizojnë për titullin kampion, por, me fitoren e sotme 5-1, gjithçka mund të quhet e mbyllur.
    Ylli kryesor i ndeshjes së sotme ishte padyshim Xherdan Shaqiri, i cili hapi serinë e golave në minutën e 28-të, ndërkohë që asistoi dhe në 3 golat e tjerë në vazhdim, dy prej të cilëve u shënuan nga shqiptari tjetër Arlind Ajeti 34′ dhe 38′.
    Adams ngushto shifrat për miqtë me golin e tij në minutën e 55-të. Basel shënoi 2 gola të tjerë për 3 minuta në pjesën e dytë, me Traore 76′ dhe Vouilloz 79′, në të dy golat asistoi Shaqiri.
    Kur mbeten edhe 4 javë nga fundi, Basel kryeson me 9 pikë dhe mund të shpallet kampion që në javën e ardhshme. Hera e fundit që Basel fitonte titullin në Zvicër ishte 8 vite më parë, në vitin 2017. Padyshim më meritori për rikthimin te titulli kampion pas kaq vitesh është Xherdan Shaqiri, i cili ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 20 asiste.

  • As Lamal e as Dembele, ky është lojtari më i mirë sipas Abraham

    As Lamal e as Dembele, ky është lojtari më i mirë sipas Abraham

    Sulmuesi i Milan-it, Tammy Abraham, ka pohuar se ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, është një sulmues më i mirë se Lamine Yamal dhe Ousmane Dembele për momentin.
    Gjatë një bisede me Baller League në TikTok, ish-lojtarit të Chelseat iu kërkua të rendiste tre nga sulmuesit më në formë në botë tani. Ai pretendoi se është një admirues i madh i Saka dhe e vendosi yllin e Arsenalit në vendin e parë, duke e renditur Yamalin në të dytin dhe Dembelen në të tretin.
    Saka, 23 vjeç, e ka konsoliduar veten si një nga sulmuesit më të mirë në botë gjatë tre sezoneve të fundit. Sulmuesi mëngjërash, i cili pësoi një dëmtim në kofshë më parë këtë sezon, ka regjistruar 11 gola dhe 14 asiste në 32 ndeshje gjithsej për Arsenal-in këtë sezon.

    Nga ana tjetër, Yamal aktualisht po shijon një sezon të shkëlqyer për Barcelona-n. 17-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 24 asiste në 49 ndeshje në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën katalanase të ngrejë trofeun e Kupës së Mbretit deri më tani.
    Ndërkohë, Dembele është shfaqur si një favorit për të fituar çmimin Ballon d’Or 2025 kohët e fundit. Francezi 27-vjeçar ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 12 asiste në 45 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Paris Saint-Germain në sezonin aktual 2024-25.
    Të tre yjet e lartpërmendur mund të fitojnë ende Champions League këtë sezon. Saka dhe Dembele do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League mes PSG dhe Arsenal-it, të mërkurën (7 maj).

  • As Dembele dhe as Yamal, Abraham zgjedh lojtarin më të mirë të momentit

    As Dembele dhe as Yamal, Abraham zgjedh lojtarin më të mirë të momentit

  • Shaqiri ka rilindur në Zvicër! 3 asiste dhe 1 gol i shënuar, po udhëheq Bazelin drejt titullit kampion

    Shaqiri ka rilindur në Zvicër! 3 asiste dhe 1 gol i shënuar, po udhëheq Bazelin drejt titullit kampion

    Rikthimi te Bazeli ka rezultuar zgjedhja e duhur për Xherdan Shaqirin. Lojtari shqiptar ka rilindur në Zvicër, ku me kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e lojës udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion.
    Shaqiri ka thelluar statistikat e tij. Ish-futbollisti i Liverpulit ka dhënë 3 asiste dhe ka shënuar një gol në fitoren e thellë 5-0 kundër Iverdonit mbrmjen e sotme. Tashmë, Xherdan Shaqiri numëron 16 gola dhe 18 asiste me fanellën e Bazelit./Sport Ekspres/

  • Gjignatët e Europës kontaktojnë Isak, gati oferta rekord për suedezin

    Gjignatët e Europës kontaktojnë Isak, gati oferta rekord për suedezin

    15 Prill 2025

    14:57

    Telesport

    Liverpool ka kontaktuar me sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak, në një lëvizje që mund ta bëjë lojtarin blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.
    Siç raportohet nga gazetari Fabrizio Romano, Liverpool ka filluar kontaktet me suedezin për një lëvizje në merkaton e verës.
    Mohamed Salah tani është i lidhur me një kontratë të re dyvjeçare, ndërsa kapiteni Virgil van Dijk do të nënshkruajë një rinovim këtë javë.
    Me rinovimet e dyshes së lartpërmendur, Isak mund të jetë më i prirë për t’u bashkuar me Reds, të cilët janë në prag të fitimit të titullit të tyre të 20-të në kampionat.
    Sipas Fichajes, Liverpool është “i gatshëm” të bëjë një ofertë prej 150 milionë eurosh, e cila do të tejkalonte 115 milionë sterlinat që Chelsea i pagoi Brighton-it për Moises Caicedo në 2023.
    Isak ka 24 gola dhe 6 asiste në 36 ndeshje këtë sezon dhe mund të transformojë sulmin e Liverpool-it.
    Statistikat e tij janë akoma më të jashtëzakonshme kur krahasohen me ato të sulmuesit aktual Darwin Nunez, i cili ka vetëm 7 gola dhe 5 asiste në 42 ndeshje.

  • City ka një talent të jashtëzakonshëm! A do ta lejojë Guardiola shitjen tek ish-klubi tij?

    City ka një talent të jashtëzakonshëm! A do ta lejojë Guardiola shitjen tek ish-klubi tij?

    10 Prill 2025

    15:51

    Telesport

    Manchester City ka një talent të shkëlqyer në akademi, i cili dita-ditës po tërheq vëmendjen e klubeve europiane.
    Ai quhet Divine Mukasa, 17 vjec. Sulmuesi, sipas gazetarit Fabrizio Romano, kërkohet me shumë ngulm nga Bayern, klub që e ka ndjekur me skautë në ndeshjet e Premier League U18 dhe Youth League.
    Mukasa këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 15 asiste në 19 ndeshje në kampionatin anglez U18. Ai ka shkëlqyer edhe në FA Youth Cup dhe Youth League: 6 asiste dhe një gol në FA Youth Cup, plus tre asiste në 8 ndeshje të Youth League.