Tag: asist

  • VIDEO/ Pasim i përsosur i Qazim Laçit, mesfushori shqiptar jep asist në Turqi

    VIDEO/ Pasim i përsosur i Qazim Laçit, mesfushori shqiptar jep asist në Turqi

    Qazim Laçi është përshtatur më së miri në kampionatin turk. Mesfushori shqiptar është shndërruar në një lojtarë të rëndësishëm për Rizesporin, me të cilin shpesh ka qenë edhe protagonist deri në këtë fazë të sezonit. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka dhënë asist në përballjen e sotme kundër Koniasporit.
    Laçi mori përsipër gjuajtjen e një goditjeje dënimi në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë. Pasimi i tij rezultoi mjaft i saktë, teksa gjeti në zonë shokun e tij të skuadrës, që e dërgoi topin me kokë kë rrjetën kundërshtare. Në fund ky gol ka marrë vlerën e një pike, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Silvinjo nuk e aktivizon! Medon Berisha jep 2 asist në 45 minuta, ka derbi me Kristjan Asllanin

    VIDEO/ Silvinjo nuk e aktivizon! Medon Berisha jep 2 asist në 45 minuta, ka derbi me Kristjan Asllanin

    Medon Berisha dhe Lecce po kryesojnë në shifrat 2-0 ndaj Torinos së Kristjan Asllanit. Ramadani, Berisha dhe Asllani po luajnë si titullar, teksa tani ka mbaruar pjesa e parë.
    Të dyja golat kanë ardhur nga këmbët e Medon Berishës. Në rastin e parë me një goditje këndi dhe në të dytën ishte një asist gjenial i Berishës që gjeti shokun e ekipit, ku duhej vetëm ta shtynte topin në rrjetë. Për fat të keq, Berisha nuk ka pasur shumë hapësira deri tani te Shqipëria e Silvinjos. /Sport Ekspres/

  • 4 gola dhe 1 asist, Rafa Leao “ngroh” Allegrin, është lojtar i momentit (VIDEO)

    4 gola dhe 1 asist, Rafa Leao “ngroh” Allegrin, është lojtar i momentit (VIDEO)

    Blofi ndaj Parma-s bëri që Milan të lëshonte kreun, por zhgënjimi ishte edhe më i madh pasi “djalli” kryesonte 0-2. Të lëshosh dy pikë në këto kushte nuk i lë një shije të mirë ambientit në Milano, por trajneri Allegri ka një arsye të fortë pas të cilës mund të kapet, forma e Rafa Leaos.
    Pas rikthimit në fushë, sulmuesi portugez po kalon një formë të shkëlqyer, në 5 ndeshjet e fundit ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar një assist. Nga tetori e deri më tani, asnjë lojtar nuk ka bërë më mirë se sa Leao, me portugezin që ka marrë pjesë në 5 gola të Milanit.

    Me golin e shënuar ndaj Parma-s, Leao ngjitet në kuotën e 4 finalizimeve, po aq sa edhe Pulisic, golashënuesit më të mirë në radhët e Milan dhe një gol më pak se golashënuesi më i mirë në Serie A, Calhanoglu.
    ()

  • Kristian Shpendi i jep fitoren Çezenës, gol dhe asist nga sulmuesi shqiptar

    Kristian Shpendi i jep fitoren Çezenës, gol dhe asist nga sulmuesi shqiptar

    Kristian Shpendi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Çezenës. Lojtari shqiptar ishte vendimtar për bardhezinjtë përballë Avelinos. Çezena fitoi me shifrat 3-0 dhe një meritë të madhe për këtë rezultat mban edhe Shpendi.
    Ky i fundit dha asist në minutën e 27, kur Kiervoja zhbllokoi shifrat. Ndërkohë në minutën e 50 ishte vetë Shpendi ai që e dërgoi topin pas shpinës së portierit nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i 5-të në Serinë B për këtë sezon për Kristian Shpendin, i cili gjithashtu ka dhënë edhe 2 asiste deri në këtë fazë të kampionatit./Sport Ekspres/

  • 4 gola dhe 1 asist në 5 ndeshjet e fundit! Jasir Asani duket i rilindur te Esteghal, shifrat flasin për shqiptarin

    4 gola dhe 1 asist në 5 ndeshjet e fundit! Jasir Asani duket i rilindur te Esteghal, shifrat flasin për shqiptarin

    Që pas ndeshjes së fundit miqësore të Shqipërisë me Jordaninë, Jasir Asani duket i rilindur te Esteghali. Ai mund të quhet si një prej lojtarëve të Kombëtares më produktiv që pas ndeshjeve të fundit të tetorit.
    Katër gola të realizuar dhe një asist në pesë ndeshjet e fundit tregojnë qartësisht dominimin te Esteghal. Për më tepër në të gjitha rastet, Asani ka luajtur për më shumë sesa 70 minuta, duke marrë ngarkesën e duhur fizike. /Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Pasim me saktësi të përsosur, Jasir Asani jep asist në Champions-in e Azisë

    VIDEO/ Pasim me saktësi të përsosur, Jasir Asani jep asist në Champions-in e Azisë

    Jasir Asani është përshtatur në mënyrën e duhur në skuadrën e tij të re iraniane. Lojtari shqiptar po gëzon një formë pozitive , duke qenë edhe protagonist me asiste dhe gola. Së fundmi Asani ka dhënë asist mbrëmjen e sotme në përballjen kundër Al Vehdatit, e cila ishte e vlefshme për javën e 4-t Ligën e Kampionëve 2 të Azisë.
    Pasimi i anësorit të krahut të djathtë ishte i përsosur, pët t’ja bërë edhe më të lehtë Ahmadit. Ky fundit tundi rrjetën në minutën e 38, duke vulosur shifrat përfundimtare në 1-1. /Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Asani në versionin e “kamarierit”, dhuron asist në Champions

    VIDEO/ Asani në versionin e “kamarierit”, dhuron asist në Champions

    Esteghal barazoi 1-1 ndaj Al Wehdat në Champions të Azisë. Për skuadrën iraniane të Esteghlal, protagonist ishte sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani, i cili dhuroi asist te goli i vetëm i skuadrës.
    Në minutën e 38-të, një krosim i Asanit u shfrytëzua në maksimum nga Ahmadi, i cili dërgoi topin në rrjetë.

    Jasir Asani tregon se është në formë, në prag të ndeshjeve Kualifikuese të Botërorit, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
     

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • VIDEO/ Pasim si me telekomandë nga Mario Mitaj, mbrojtësi shqiptar jep asist kundër ekipit të Ronaldos

    VIDEO/ Pasim si me telekomandë nga Mario Mitaj, mbrojtësi shqiptar jep asist kundër ekipit të Ronaldos

    Al Itihadi është duke matur forcat me Al Nasërin në Superligën e Arabisë Saudite. Titullar në këtë sfidë është edhe Mario Mitaj, i cili ka dhënë asist për verdhezinjtë. Mbrojtësi shqiptar ka dhënë një pasim si me telekomandë për Ouarin, i cili më pas nuk gaboi përballë portierit kundërshtar.
    Një asist fantastik nga Mitaj, që vazhdon të tregojë një nivel të lartë në fushën e lojës. Al Itihadi është duke udhëhequr me shifrat 1-2 përballë ekipit të Kristiano Ronaldos./Sport Ekspres/

  • “Asist” i Jonathn David, Lazio e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Juventusit (video)

    “Asist” i Jonathn David, Lazio e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Juventusit (video)

    26 Tetor 2025

    21:32

    Telesport

    Lazio-Juventus është sfida përmbyllëse e javës së tetë në Serie A, e cila po luhet në “Olimpico”. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për bardhekaltrit e drejtuar nga Maruizio Sarri.
    Lazio gjeti avantazhin që në minutë e 9-të me Toma Basic, i cili shënoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme nga distanca, falë një topi të kthyer mbrapsh nga Jonathan David dhe asistit të Cataldi.
    Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë. Në rast humbjeje sot, Igor Tudor rrezikon shumë shkarkimin.
    SHIKOVIDEON

  • Dy gola dhe një asist mbajnë firmën e Seferit, Asani shërben golin për Esteglalin

    Dy gola dhe një asist mbajnë firmën e Seferit, Asani shërben golin për Esteglalin

    Legjionarët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë me ekipet e tyte edhe këtë fundjavë. Taulant Seferi po shkëlqen në radhët e Bodrumsporit, ku padyshim është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.
    Sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në fitoren e thellë 5-0 kundër Hatajsporit. Me këtë fitore Bodrumspori gjendet në krye të Ligës së Parë turke me 20 pikë të grumbulluara në 9 javët e para të kampionatit.
    Protagonist këtë mbrëmje ishte edhe Jasir Asani. Lojtari i Kombtares kuqezi ka dhënë asist me fanellën e Esteglalit. Goli që nisi nga këmbét e tij i dërgoi shifrat në 1-1, duke bërë që ekipi iranian të dilte me një pikë nga transferta kundër Çadormalus./Sport Ekspres/