Tag: ashtu

  • “Një karrige jashtë të kontribuojë me një pemë”, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale, janë bërë vende qokash të tmerrshme

    “Një karrige jashtë të kontribuojë me një pemë”, Rama: Policia bashkiake dhe IKMT, disfunksionale, janë bërë vende qokash të tmerrshme

    Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në eventin “Shqipëria Turistike 2030” u shpreh se një karrige jashtë nga bizneset duhet të kontribuojë me një pemë të mbjellë në zonë.

    Policia bashkiake dhe IKMT duhet të reformohen, theksoi Rama, pasi janë disfunksionale dhe kthyer në “vende qokash të tmerrshme”, ndërsa komentoi zaptimet e hapësirave publike në vend.
    “Një gjë tjetër që dua të theksoj dhe kjo është e fundit, është domosdoshmëria që të gjithë ne së bashku dhe qeveria do jetë shumë e fokusuar tek kjo pjesë, duhet të qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë në të gjitha pjesët ku e kemi shqepur dhe ku e kemi bërë copë – copë duke harruar që bukuria dhe hiret e Shqipërisë janë aseti më i madh që nuk ka kopje kolone antike në hotelin e radhës që mund ta konkurrojë. Luksi i Shqipërisë është ky, është bukuria e vet, luksi i Shqipërisë është tradita e vet. Turizëm luksi bëhet duke e kthyer natyrën dhe duke i kthyer bukuritë e natyrës në asete për të rritur çmimin.
    Dhe këtë gjë do ta shohim në të gjitha përmasat, që nga rrugët kombëtare ku ka filluar lirimi i buzë rrugëve në një përmasë të caktuar, dhe ku do të vazhdojmë më pas me gjelbërimin e tyre, nga krijimi i fidanishteve, në tokat buzë rrugëve, ku faktikisht nuk ka ndërtim dhe nuk ka prodhim, te futja e natyrës më shumë në qytet, hapësirat publike që po çlirohen në Tiranë apo në qytete të tjera, duhet t’ia lënë vendin hapësirave ku futet më shumë natyra në qytet, dhe patjetër që tani që po largohen këto të ashtuquajturit ‘pergolata’ kjo do të mbetet në historinë e zhvillimit si një shpikje që u bë në Vlorë, ‘pergolat’ dhe kur njeriu dëgjon ‘pergolatë’ mendon një hardhi plot gjelbërim dhe rrush. Pergolata që lindi në Vlorë është hekur, është hekur, kartonxhesë dhe llamarinë dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë si një mortje dhe jo vetëm u shpërnda si mortje në gjithë Shqipërinë, por u kthye dhe në një argument për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm mbi trotuar, duke marrë nga bashkitë një të ashtuquajtur leje për punime të përkohshme, a ku di unë si quhet, neni 7, se e mësova dhe unë nenin 7, që është si neni 55 i agjitacionit e propagandës dikur, një tmerr që ta sjell pseudo-pergolatën poshtë pallatit dhe pastaj bën pronar prurësin e rrushit prej çeliku. Kjo është ajo që ka ndodhur.
    Tani, mbas heqjes së tyre, duhet të sjellim shumë më tepër natyrën dhe si fillim, cilido që do vërë një karrige jashtë, do duhet të kontribuojë me një pemë. Pastaj dhe një sërë rregullash të tjera që do t’i bëjmë publike.
    Këto janë pak a shumë ato që kisha për të thënë dhe patjetër që gjithë kjo histori ndërtimesh dhe zhvillimesh pa leje, sjell si nevojë edhe një reformim të inspektorateve të policive. Policitë bashkiake dhe IMT-të janë disfunksionale, duhet të reformohen, duhet të kthehen në shërbime bashkiake, por me standarde dhe me kritere që certifikohen nga Akademia e Sigurisë, apo nga Universiteti sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme që të vazhdojë kështu, dhe nuk do vazhdojë kështu ashtu sikundër, edhe gjithë përpjekja për këtë që e quajta qëndisje të fustanit të Shqipërisë, do të vazhdojë duke përmirësuar nga pikëpamja infrastrukturore dhe plazhet patjetër, siç po bëjmë në Durrës ku kemi një projekt që do të jetë shumë mbresëlënës me zgjerimin e plazhit të Durrësit, duke marrë nga deti një sipërfaqe prej 100 metrash plus në thellësi dhe me një riarredim të plazhit ku do të rikthejmë pishat si pjesë e një historie që nuk duhet të mbetet thjesht një arsye për tu keqardhur”, tha Rama.
     Fjala e Kryeministrit Edi Rama: Përshëndetje! Do mundohem të jem shumë i kursyer në marrjen e kohës tuaj sepse shumë gjëra u thanë. Dua të përsëris që ndryshe nga çfarë është thënë, është komentuar, është publikuar në media apo rrjete sociale lidhur me prurjen e këtij viti dhe këto janë shifra, nuk janë opinione, sezoni turistik veror ka sjellë që për periudhën e deritanishme, ne të kemi mbi 9 milionë vizitorë ose e thënë ndryshe 500 mijë vizitorë më shumë se sa në vitin e kaluar, gjysmë milionë më shumë.
    Kjo është “rënia” e komentuar gabimisht ashtu sikundër edhe një e dhënë tjetër që dua ta theksoj, është që nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë. Nuk figuron në asnjë lloj shifre konkrete, përkundrazi ka një rritje e cila nuk është një rritje e madhe për shkak se faktikisht ka pak ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri, ashtu sikundër ka rritje edhe Italia, edhe Mali i Zi, edhe Maqedonia e Veriut dhe pa dyshim edhe Greqia, por ajo që vlen të theksohet është rritja e madhe nga Franca, nga Gjermania, rritja e konsiderueshme nga Kina, India, Brazili, Australia, po ashtu ka rritje apo edhe rritja nga Turqia ose Irzaeli. Pra në tërësi, destinacioni po sjell rritje dhe kjo e thënë thjeshtë dhe vetëm për të dhënë një informacion të saktë, jo se ne tanimë kemi objektiv rritjen në numër, nuk është ky objektivi ynë. Rritja në numër për ne, nuk është më prioritet i parë. Për ne, prioritet i prioriteteve është rritja e cilësisë dhe rritja e numrit të turistëve dhe vizitorëve që konsumojnë më shumë këtu në vendin tonë.
    Një gjë do theksoj nga të dhënat për të thënë se sa turizmi dhe Shqipëria turistike e ndihmon kombin tonë në aspektin e imazhit ndërkombëtar dhe ndihmon perceptimin e të tjerëve për ne, ka një përputhshmëri shumë interesante midis rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmirësimit të perceptimit. Sjell këtu si shembull Francën që në euro-barometrin e bërë së fundmi nga Komisioni Evropian për të parë pëlqyeshmërinë e vendeve kandidate në sytë e popujve të shteteve anëtare, ka një perceptim pozitiv për Shqipërinë populli francez, që as nuk mund të imagjinohej deri jo shumë vite më parë kur Shqipëria dhe shqiptarët në Francë shikoheshin si një vrimë e zezë që sillte dele të zeza.
    E dyta, që dua të theksoj duke e lidhur me atë që thashë lidhur mbi numrin dhe cilësinë, është që kemi pa diskutim standarde të tjera sot në turizëm, krahasimisht me nga jemi nisur dhe këtu kam parasysh operatorët turistikë të certifikuar; kam parasysh udhërrëfyesit turistike të certifikuar që sot janë afro një mijë, ndërkohë që s’kishim asnjë; kam parasysh strukturat akomoduese të certifikuara e kështu me radhë. Kam po ashtu parasysh, gjithë sistemin e administrimit të plazheve, sistemin e administrimit të shërbimit shëndetësor, sistemin e administrimit të shërbimit policor në një sezon ku faktikisht kemi pasur 0 ngjarje të rënda kriminale, apo ku kemi pasur afro 70 mijë vizita të realizuara në qendrat shëndetësore, të posaçme që hapen për sezonin, por nuk duhet të na interesojë shumë krahasimin me më parë dhe nuk duhet të na interesojë shumë as pozitiviteti i këtij momenti sepse kemi probleme dhe sfida që nuk presin për t’u adresuar dhe po e filloj me plazhet e dhunuara sipas meje.
    Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit, plazh i dhunuar. Kjo është fjala e duhur për një sërë plazhesh të tjera, por po marr Ksamilin sepse është një ndër plazhet më të bukur të botës dhe nuk mund të jetë më pre’ e injorantëve që e shikojnë si një tokë për t’ u pushtuar dhe pastaj për t’u sjellë me turistët dhe me vizitorët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vendosur çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazh, që janë çmime që vetëm lëndojnë imazhin e turizmit shqiptar dhe nga ana tjetër, në tërësi ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, t’ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye më, që plazhi i Ksamilit të jetë një plazh privat ku dendësia është e lidhur me stresin, e lidhur me çmime marramendëse, e lidhur me një shërbim mizerabël.
    Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë fare të ketë subjekte që vijnë nga zona të tjera, për të vendosu çadra, për të vendosur shezlongë dhe për të vendosur beach-bar që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe që derdhin ujërat e zeza në det. Nuk ka nevojë. Kryetari i bashkisë së Himarës e ka treguar me një shembull konkret se si bashkia mund të administrojë një plazh në përmasa modeste në Himarë, jo thjesht duke hapur zonën që të shkosh dhe të shtrihesh në rërë, por duke pasur çadra të loguara me ngjyrat e bashkisë së Himarës dhe një shërbim absolutisht të pastër dhe absolutisht të këndshëm pa salltanete të mëdha, po pa asnjë stres. Natyrisht që plazhe si plazhi i Durrësit, si plazhi i Shëngjinit apo si plazhi i Velipojës që janë plazhe të mëdha nuk mund të kthehen në plazhe 100% të administruara nga bashkia, por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë dhe me praktikat më të mira, të rrisin kërkesën për një shërbim cilësor që i përgjigjet asaj që qytetari paguan dhe natyrisht që nëse ato plazhe kanë qenë shumë më të frekuentuara, kjo ka qenë e lidhur edhe me përputhjen e cilësisë së shërbimit, me kërkesën sepse nuk mund dot të vendosësh çmime marramendëse për një shezlong thjesht dhe vetëm se je në Ksamil dhe je në një parajsë të natyrës ku ti vet s’ke asnjë kontribut as për ngjyrën e detit as për cilinë e rërës, as për bukurinë që të rrethon. Ti s’ke asnjë kontribut për to. Nëse ti vendos një çmim, ti duhet të jesh në gjendje të ofrosh cilësinë që përputhet me atë çmim, jo të ofrosh shezlong ku rrezikon të penetrojë gozhda e ndryshkur.
    Kjo është një dhe për këtë patjetër që është plotësisht e mundur të shkojmë në një hap tjetër pasi eksperienca e këtij viti me ridimensionimin e plazheve publike, me ngushtimin relativ të hapësirës së plazheve private, tregojnë që është plotësisht e mundshme. Eksperienca e bashkisë së Lezhës që më vjen shumë inat që e përmend vazhdimisht, por më duhet ta përmend sepse ka pasur përsëri një rol kyç në garantimin e pastërtisë, është një eksperiencë që tregon që është e mundshme. Eksperienca e mbështetjes së gjithë bashkive nga ministria dhe nga qeveria duke i dyfishuar dhe më shumë se dyfishuar në pjesë të caktuara forcat e pastrimit përmes operacionit plazhe të pastra, ka treguar që është e mundshme. Atëherë është plotësisht e mundshme që ne ta rishikojmë dhe një herë dhe ta përmirësojmë bazuar në mësimet e këtij viti në funksion të qytetareve, në funksion të publikut dhe jo në funksion të uzurpuesve dhe të shfrytëzuesve të paskrupullt të atyre hapësirave që marrin dhe të njerëzve qe nuk kanë lidhje fare me këtë lloj biznesi, strategjinë dhe planin tonë. Ashtu sikundër bashkitë duhet ta konsiderojnë seriozisht, edhe bashkia e Durrësit dhe bashkia e Lezhës dhe e Velipojës që në pjesën e lirë për publikun, ku është plazhi publik nuk mund të ketë vetëm rërë edhe të jetë si një zonë shkretëtire por duhet të ketë shërbim. Një shërbim si ai që ofruar bashkia e Himarës apo në mos gabohem ka ofruar bashkia e Lezhës në një pikë të caktuar nëse mos gabohem. Kjo është e para.
    E dyta është çështja e mbetjeve. Kemi shumë rezultate pozitive nga operacioni “plazhe të pastra”. Kemi një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit falë udhëheqjes jo nga zyra por nga terreni i ministres së Turizmit dhe Mjedisit ose ndryshe i krye pastrueses së Shqipërisë, por nuk mund të bëjë dot gjë, jo kaq por sikur gjithë ushtria popullore e dikurshme të vijë për të pastruar plazhet, nëqoftese paralelisht me ata që pastrojnë janë dhe ata që hedhin plehrat. Turistë jo anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht folës por shqip folës, nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut. Shqipe që mblidhen për të shijuar bukuritë dhe për të shijuar pushimet që ndalojnë dhe në pikat turistike panoramike, bëjnë dhe selfie “oh sa e mirë je ti moj Shqipëria ime” dhe në të njëjtën kohë shkarkojnë plehrat nga veturat e tyre. Dhe po të shikosh pikat panoramike, po të shikosh pikat ku është e mundur të ndalohet janë dhe pikat ku ka grumbullimet më të mëdha të plehrave të përdorimit personal që hidhen dhe jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit më të mëdhenj të stadiumit kombëtar, jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ta që thyejnë karriget në stadium dhe që synojnë ti kthejnë në luftëra ndeshjet kur ato qëllon që të jenë me Serbinë apo me ndonjë tjetër që këta janë gati ta luftojnë në stadium. Ndërkohë këta janë ndotës të Shqipërisë kur vjen puna tek qëndrimi në plazh.
    Ndërkohë trajtimi i mbetjeve sic e kemi thënë është një problem i madh. Qeveria nuk mund të pastrojë Vlorën me gjithë vullnetin dhe dëshirën e të gjithëve ne që Vlora të jetë e pastër, duhet ta pastrojë bashkia. Qeveria s’mund të bëjë pastrimin e qytetit por qeveria do të angazhohet për të bërë trajtimin e mbetjeve e të gjithë qyteteve dhe të gjithë bashkive në nivel kombëtar. Ashtu sikundër kemi folur dhe për furnizimin me ujë dhe nuk po zgjatem.
    Një tjetër element që duhet parë përfundimisht është zhurma. Është muzika. Është tallavaja e beachbar-eve të vendosura jo për të shërbyer, por për stresuar gjithë dynjanë. Zona të tëra të banuara ku 99% e pushuesve nuk janë prezent në ato beachbar-e, 99.99 duhet të vuajë ngritjen e muzikës në kupë të qiellit kështu që ne do ta ndalojmë muzikën. Nuk do ketë më muzikë në beachbar dhe madje do të bëjmë një ridimensionim edhe me kërkese të kryetareve të bashkive të numrit të beachbar-eve dhe të mënyrës sesi beachbar-et do të lidhen pastaj me shërbimin në tërësi. Se u habitëm fare. Hap beachbar dhe nga beachbar në beachbar është si të kalosh gjithë historinë e Rock and Roll me një volum konkurrues që këtej të bërtet Metalica dhe nga mbrapa të gjëmon ndonjë tjetër. Kështu që edhe kjo duhet parë. Muzika duhet ndaluar plotësisht jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit muzika duhet të jetë për ata që shkojnë te beachbar jo dhe për ata që kalojnë te bypass-i i Fierit.
    Janë gjëra të thjeshta, por sot janë të mundshme të bëhen dhe të mbarojnë gjithë këto makthe. Dhe kush do të bëjë muzikë dhe kush do të dëgjojë muzike me zë të lartë deri në 5 të mëngjesit duhet ta ofrojë dhe duhet ta marrë në territore në zona ku nuk është i gjithë qyteti dhe nuk është e gjithë bashkia që duhet të dëgjojë jehonën.
    Në Dhërmi erdhën për herë të parë besoj sipas statistikave dhe një grup turistesh japonez të cilët u larguan të nesërmen pasi kishin prenotuar 10 ditë, u larguan të nesërmen të terrorizuar nga muzika. Thjesht u larguan. Ja ku është dhe Vangjeli që mezi i priste japonezet, ikën japonezët, morën malet e Shqipërisë dhe u qetësuan lart në Theth.
    Një gjë tjetër që dua të theksoj dhe kjo është e fundit, është domosdoshmëria që të gjithë ne së bashku dhe qeveria do jetë shumë e fokusuar tek kjo pjesë, duhet të qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë në të gjitha pjesët ku e kemi shqepur dhe ku e kemi bërë copë – copë duke harruar që bukuria dhe hiret e Shqipërisë janë aseti më i madh që nuk ka kopje kolone antike në hotelin e radhës që mund ta konkurrojë. Luksi i Shqipërisë është ky, është bukuria e vet, luksi i Shqipërisë është tradita e vet. Turizëm luksi bëhet duke e kthyer natyrën dhe duke i kthyer bukuritë e natyrës në asete për të rritur çmimin.
    Dhe këtë gjë do ta shohim në të gjitha përmasat, që nga rrugët kombëtare ku ka filluar lirimi i buzë rrugëve në një përmasë të caktuar, dhe ku do të vazhdojmë më pas me gjelbërimin e tyre, nga krijimi i fidanishteve, në tokat buzë rrugëve, ku faktikisht nuk ka ndërtim dhe nuk ka prodhim, te futja e natyrës më shumë në qytet, hapësirat publike që po çlirohen në Tiranë apo në qytete të tjera, duhet t’ia lënë vendin hapësirave ku futet më shumë natyra në qytet, dhe patjetër që tani që po largohen këto të ashtuquajturit ‘pergolata’ kjo do të mbetet në historinë e zhvillimit si një shpikje që u bë në Vlorë, ‘pergolat’ dhe kur njeriu dëgjon ‘pergolatë’ mendon një hardhi plot gjelbërim dhe rrush. Pergolata që lindi në Vlorë është hekur, është hekur, kartonxhesë dhe llamarinë dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë si një mortje dhe jo vetëm u shpërnda si mortje në gjithë Shqipërinë, por u kthye dhe në një argument për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm mbi trotuar, duke marrë nga bashkitë një të ashtuquajtur leje për punime të përkohshme, a ku di unë si quhet, neni 7, se e mësova dhe unë nenin 7, që është si neni 55 i agjitacionit e propagandës dikur, një tmerr që ta sjell pseudo-pergolatën poshtë pallatit dhe pastaj bën pronar prurësin e rrushit prej çeliku. Kjo është ajo që ka ndodhur.
    Tani, mbas heqjes së tyre, duhet të sjellim shumë më tepër natyrën dhe si fillim, cilido që do vërë një karrige jashtë, do duhet të kontribuojë me një pemë. Pastaj dhe një sërë rregullash të tjera që do t’i bëjmë publike.
    Këto janë pak a shumë ato që kisha për të thënë dhe patjetër që gjithë kjo histori ndërtimesh dhe zhvillimesh pa leje, sjell si nevojë edhe një reformim të inspektorateve të policive. Policitë bashkiake dhe IMT-të janë disfunksionale, duhet të reformohen, duhet të kthehen në shërbime bashkiake, por me standarde dhe me kritere që certifikohen nga Akademia e Sigurisë, apo nga Universiteti sepse janë bërë vende qokash të tmerrshme dhe është e paimagjinueshme që të vazhdojë kështu, dhe nuk do vazhdojë kështu ashtu sikundër, edhe gjithë përpjekja për këtë që e quajta qëndisje të fustanit të Shqipërisë, do të vazhdojë duke përmirësuar nga pikëpamja infrastrukturore dhe plazhet patjetër, siç po bëjmë në Durrës ku kemi një projekt që do të jetë shumë mbresëlënës me zgjerimin e plazhit të Durrësit, duke marrë nga deti një sipërfaqe prej 100 metrash plus në thellësi dhe me një riarredim të plazhit ku do të rikthejmë pishat si pjesë e një historie që nuk duhet të mbetet thjesht një arsye për tu keqardhur dhe shpresoj që në këtë përpjekje të na bashkohet dhe Kavaja demokratike që uroj të ndalojë zhvillimin e mëtejshëm të pallateve në vend të pishave, ka ardhur kryetari i Bashkisë së Kavajës këtu? Rrofsh, faleminderit shumë. Domethënë hudhrën e paskemi me vete, kjo strategji do të ketë sukses.
    Këto janë gjërat që kisha. Ju falënderoj shumë për praninë. Uroj shumë që të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë, por do t’i përsërisim disa herë këto në mënyrë që ata të cilët janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlonë të ngjitur me njëri-tjetrin dhe me bishta çadrash, të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare. Shumë shpejt do të nxjerrim edhe gjithë planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me gjithë bashkitë, do të kuptojmë ekzaktësisht se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht, por dy njëherë janë të sigurta, Ksamilin dhe Dhërmiun.
    Faleminderit!
     

    Top Channel

  • Skuadra e një fshati peshkatar në Suedi, Mjallbi, po shkon drejt titullit kampion

    Skuadra e një fshati peshkatar në Suedi, Mjallbi, po shkon drejt titullit kampion

    Adriatik BALLA
    Befasi prodhohen në futbollin suedez. Kushdo që e kërkon stadiumin e liderit të ligës, Mjallby AIF, në fshatin jugor suedez të peshkimit, Hallevik, nuk do të ketë nevojë të kërkojë shumë larg. “Ne luajmë ku bota përfundon dhe ku deti fillon”, është përshkrimi i klubit në stadiumin vendas, të njohur me emrin Strandvallen. Nëse çdo gjë shkon si duhet, Mjallby do ta festojë titullin e parë të kampionit, plotësisht të papritur, për pak javë. Halleviku, fshati në jug të Suedisë, ka 1485 banorë, por ka 10 mijë pulëbardha deti. Mjallby fqinj, ashtu si quhet edhe klubi, ka popullsi prej vetëm 1379 banorësh. Por klube të mëdha si Malmo, AIK e Goteborg qëndrojnë pas tyre. Pas fitores 1:0 në fundjavë ndaj Halmstadit, Mjallby ka tetë pikë më shumë se Hamarbi i vendit të dytë.
    Deri në fund të kampionatit në Suedi janë edhe tetë xhiro. Lojtarët kryesorë të ekipit janë golashënuesi më i mirë Abdoulie Maneh, me 9 gola, mesfushori Elliot Stroud, që shënoi penallti vendimtare ndaj Halmstadit dhe Aksel Noren. Mbrojtësi i qendrës ishte ftuar nga Suedia në qershor, por nuk luajti ndaj Hungarisë apo Algjerisë. Në përgjithësi Mjallby po paraqitet mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Me 42 gola ka sulmin më të mirë, së bashku me Hamarbin. Ka po ashtu mbrojtjen më të suksesshme me vetëm 16 gola të pranuara.
    Duket e pabesueshme, por në vitin 2016, Mjallby vetëm në xhiron e fundit shmangu rënien në kategorinë e katërt suedeze. Dhe pastaj nisi një proces i rindërtimit. Madje pa investitor. Shpirti i ekipit ende luan rol vendimtar. Shumë lojtarë ende jetojnë së bashku në një konvikt. “Kur nuk kemi çka të bëjmë, pjekim në skarë, gatuajmë së bashku, dalim”, tha Stroud për BBC. Ekspertët e taktikës e shohin asistent-trajnerin, Karl Marius Aksum si faktor vendimtar. 35-vjeçari ka doktoraturë në përceptimin vizual në futboll dhe po zbaton njohuritë e tij në Mjallbi.
    “Askush në botë nuk ka studiuar lëvizjet e syve të futbollistëve aq intensivisht sa unë. Megjithatë, në futbollin modern mbledhja e informacioneve rreth mjedisit përreth është thelbësore”, thotë trajneri norvegjez. Ai ka synim që shpejtë të bëhet kryetrajner i një klubi të madh. Kryetrajneri i skuadrës, Anders Torstenson, po ashtu ka rrëfim të veçantë. Suedezi ka shërbyer dhjetë vjet në ushtri, më pas ka punuar si drejtor shkolle dhe më në fund si trajner në ish-klubin e tij, Mjallby. Ekipi nuk ka humbur asnjë nga 19 ndeshjet në shtëpi, që nga maji 2024. Nëse gjërat vazhdojnë kështu, fundi i lumtur nuk është larg.

  • Me “ethe lufte”, armatoset edhe Çekia/ Praga porosit 44 tanke gjermane

    Me “ethe lufte”, armatoset edhe Çekia/ Praga porosit 44 tanke gjermane

    Me ethet e luftës që duket se kanë mbërthyer Europën mbarë, nuk ka ngelur pas në drejtim të armatosjes, as Republika Çeke, e cila ka porositur 44 tanke Leopard 2A8 të prodhuara në Gjermani.
    Ministrja e Mbrojtjes Jana Černochova njoftoi se Praga do të blejë 44 tanke në fazën e parë për rreth 1.4 miliardë euro, me dërgesa të planifikuara për vitet 2028-2031.
    Çekia po ashtu ka rënë dakord për një opsion për të blerë edhe 14 tanke të tjerë, me porosinë që do të konfirmohet në javët në vijim.
    Kroacia po ashtu ka porositur gjithashtu 50 tanke të këtij modeli, por Republika Çeke po porosit veçmas edhe 19 versione të specializuara të 2A8, kështu që mund të ketë deri në 77 në total.
    Shteti i Evropës Qendrore po punon për modernizimin e forcave të armatosura, duke blerë armë perëndimore si helikopterë dhe radarë.
    Vitin e kaluar, ajo miratoi blerjen e tankeve të vjetra Leopard 2A4 dhe mori tanke shtesë si pjesë e një marrëveshjeje në të cilën Gjermania kompensoi për tanket që Praga i dërgoi Ukrainës.
    Republika Çeke po ashtu ka porositur gjithashtu avionë luftarakë amerikanë F-35.
    Černochová njoftoi të mërkurën se Ministria e Mbrojtjes po vazhdon me planin e saj për të blerë armë të vogla nga prodhuesi çek Česká Zbrojovka. Vendi do të armatoset gjithashtu me 18 automjete motorike Supacat Extenda nga LPP çeke.

  • Merkato u mbyll, por këta emra të njohur mund të transferohen si futbollistë të lirë

    Merkato u mbyll, por këta emra të njohur mund të transferohen si futbollistë të lirë

    Edhe pse merkato në ligat kryesore u mbyllë ditën e djeshme më 1 shtator, ka ende disa emra të njohur të cilët mund të transferohen si futbollistë të lirë.

    Po e nisim nga porta, ku spikasin disa emra të njohur si Fraser Forster (37 vjeç), Rui Patricio (37 vjeç) dhe Vicente Guaita (38 vjeç), të cilët kanë përvojë në disa nga ligat kryesore.
    Në mbrojtje po ashtu ka disa profile interesante. Emri më i spikatur është Takehiro Tomiyasu (26 vjeç), ish-lojtar i Arsenalit dhe me një vlerë tregu prej rreth 18 milionë eurosh, duke e bërë atë një nga mbrojtësit e lirë më të kërkuar.

    Po ashtu Rick Karsdorp (30 vjeç), një mbrojtës i krahut me një të kaluar në Roma, Kurt Zouma, ish-lojtar i Chelsea-t dhe Ëest Ham-it, dhe Sergio Reguil0n, një mbrojtës i majtë i cili ka luajtur më parë për klube si Real Madrid apo Tottenham.
    Mesfusha po ashtu ka disa emra që nuk duhen nënvlerësuar, duke filluar nga Marko Pjaca (30 vjeç), Lorenzo Insigne (34 vjeç), Nathan Redmond (31 vjeç) dhe Anëar El Ghazi (30 vjeç).
    Sulmi ka një listë shumë tërheqëse ku emri që bie më shumë është ai marokenit Hakim Ziyech (32 vjeç), Kelechi Iheanacho (28 vjeç), me një të kaluar te Manchester City dhe Leicester City, dhe mund të jetë ende vendimtar në ligat e nivelit të lartë.
    Emmanuel Dennis (27 vjeç), një sulmues nigerian me periudha të mira te Ëatford dhe Nottingham Forest, është gjithashtu në kërkim të një ekipi. Karl Toko Ekambi (32 vjeç), ish-lojtar i Olympique Lyonnais dhe Villarreal, i cili sjell shkathtësi sulmuese.
    Francezi Ëissam Ben Yedder (35 vjeç), me një karrierë të suksesshme te Sevilla dhe Monaco, mbetet i disponueshëm po ashtu, dhe Patrick Bamford (31 vjeç), sulmues anglez që shkëlqeu te Leeds United, pret një mundësi të re.

  • Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

    Merkato u mbyll, por këta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

    Edhe pse merkato në ligat kryesore u mbyllë ditën e djeshme më 1 shtator, ka ende disa emra të njohur të cilët mund të transferohen si futbollistë të lirë.
    Po e nisim nga porta, ku spikasin disa emra të njohur si Fraser Forster (37 vjeç), Rui Patricio (37 vjeç) dhe Vicente Guaita (38 vjeç), të cilët kanë përvojë në disa nga ligat kryesore.
    Në mbrojtje po ashtu ka disa profile interesante. Emri më i spikatur është Takehiro Tomiyasu (26 vjeç), ish-lojtar i Arsenalit dhe me një vlerë tregu prej rreth 18 milionë eurosh, duke e bërë atë një nga mbrojtësit e lirë më të kërkuar. Po ashtu Rick Karsdorp (30 vjeç), një mbrojtës i krahut me një të kaluar në Roma, Kurt Zouma, ish-lojtar i Chelsea-t dhe West Ham-it, dhe Sergio Reguil0n, një mbrojtës i majtë i cili ka luajtur më parë për klube si Real Madrid apo Tottenham.
    Mesfusha po ashtu ka disa emra që nuk duhen nënvlerësuar, duke filluar nga Marko Pjaca (30 vjeç), Lorenzo Insigne (34 vjeç), Nathan Redmond (31 vjeç) dhe Anwar El Ghazi (30 vjeç).
    Sulmi ka një listë shumë tërheqëse ku emri që bie më shumë është ai marokenit Hakim Ziyech (32 vjeç), Kelechi Iheanacho (28 vjeç), me një të kaluar te Manchester City dhe Leicester City, dhe mund të jetë ende vendimtar në ligat e nivelit të lartë. Emmanuel Dennis (27 vjeç), një sulmues nigerian me periudha të mira te Watford dhe Nottingham Forest, është gjithashtu në kërkim të një ekipi. Karl Toko Ekambi (32 vjeç), ish-lojtar i Olympique Lyonnais dhe Villarreal, i cili sjell shkathtësi sulmuese.
    Francezi Wissam Ben Yedder (35 vjeç), me një karrierë të suksesshme te Sevilla dhe Monaco, mbetet i disponueshëm po ashtu, dhe Patrick Bamford (31 vjeç), sulmues anglez që shkëlqeu te Leeds United, pret një mundësi të re.

  • Merkato u mbyll, por kë ta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

    Merkato u mbyll, por kë ta janë futbollistët e njohur që mund të transferohen falas

    Edhe pse merkato në ligat kryesore u mbyllë ditën e djeshme më 1 shtator, ka ende disa emra të njohur të cilët mund të transferohen si futbollistë të lirë.
    Po e nisim nga porta, ku spikasin disa emra të njohur si Fraser Forster (37 vjeç), Rui Patricio (37 vjeç) dhe Vicente Guaita (38 vjeç), të cilët kanë përvojë në disa nga ligat kryesore.
    Në mbrojtje po ashtu ka disa profile interesante. Emri më i spikatur është Takehiro Tomiyasu (26 vjeç), ish-lojtar i Arsenalit dhe me një vlerë tregu prej rreth 18 milionë eurosh, duke e bërë atë një nga mbrojtësit e lirë më të kërkuar. Po ashtu Rick Karsdorp (30 vjeç), një mbrojtës i krahut me një të kaluar në Roma, Kurt Zouma, ish-lojtar i Chelsea-t dhe West Ham-it, dhe Sergio Reguil0n, një mbrojtës i majtë i cili ka luajtur më parë për klube si Real Madrid apo Tottenham.
    Mesfusha po ashtu ka disa emra që nuk duhen nënvlerësuar, duke filluar nga Marko Pjaca (30 vjeç), Lorenzo Insigne (34 vjeç), Nathan Redmond (31 vjeç) dhe Anwar El Ghazi (30 vjeç).
    Sulmi ka një listë shumë tërheqëse ku emri që bie më shumë është ai marokenit Hakim Ziyech (32 vjeç), Kelechi Iheanacho (28 vjeç), me një të kaluar te Manchester City dhe Leicester City, dhe mund të jetë ende vendimtar në ligat e nivelit të lartë. Emmanuel Dennis (27 vjeç), një sulmues nigerian me periudha të mira te Watford dhe Nottingham Forest, është gjithashtu në kërkim të një ekipi. Karl Toko Ekambi (32 vjeç), ish-lojtar i Olympique Lyonnais dhe Villarreal, i cili sjell shkathtësi sulmuese.
    Francezi Wissam Ben Yedder (35 vjeç), me një karrierë të suksesshme te Sevilla dhe Monaco, mbetet i disponueshëm po ashtu, dhe Patrick Bamford (31 vjeç), sulmues anglez që shkëlqeu te Leeds United, pret një mundësi të re.

  • Hetimet për ‘vrasjen’ e shkodranit! Miklovan Danajt iu gjetën dy dokumente shqiptare, hetim edhe në 2 shtete të tjera

    Hetimet për ‘vrasjen’ e shkodranit! Miklovan Danajt iu gjetën dy dokumente shqiptare, hetim edhe në 2 shtete të tjera

    Policia shqiptare ka nisur hetimet në vendin tonë, në lidhje me gjetjen në Spanjë të trupit të pajetë të Miklovan Danajt, që sipas autoriteteve besohet se është vrarë.

    Burimet bëjnë me dije se trupi i pajetë i gjetur në bregun e Marbellës në Spanjë më 24 gusht të këtij viti, i përket Miklovan Danaj, i njohur me emrin Keli, të cilit i janë gjetur dy palë dokumente shqiptare.

    Hetimi po ndiqet nga pala spanjolle, e ndërsa mësohet së është përqendruar te pazaret e drogës.

    Po ashtu, në funksion të hetimit policia shqiptare ka nisur me verifikimin në vendim tonë të marrjes në pyetje të familjarëve të Danajt, e po ashtu mbi dijeninë që ata kanë për aktivitetin e tij.

    Po ashtu mësohet se ka nisur edhe verifikim në disa shtete si Itali apo Holandë.

    Pak javë më parë të afërmit e Miklovan Danajt kanë marrë një telegram, që paralajmëronte për vdekjen e tij dhe u kërkonte të mos e kërkonin.

  • Ismail Kadare: Asnjë gjuhë tjetër nuk e nis historinë e shkruar me formulën e pagëzimit

    Ismail Kadare: Asnjë gjuhë tjetër nuk e nis historinë e shkruar me formulën e pagëzimit

    Ismail Kadare

    Nga Ismail Kadare*

    Për një shkrimtar që vjen të marrë titullin “Doctor honoris causa“, gjëja e parë që i vjen ndër mend është se, në qoftë se është i detyrueshëm një fjalim, ai duhet të përshkohet nga filli i një argumenti shkencor.

    Nuk besoj se them ndonjë gjë të re, po të theksoj këtu se një gjë e tillë është jo fort e lakmueshme për mjeshtërinë tonë.

    Kam vënë re se sivëllezërit e mi nga ish-perandoria e përmbysur komuniste, në raste të tilla kanë folur për shtypjen ndaj letërsisë. Thënë ndryshe, një temë që duhej t’i përkiste publicistikës, madje do të shtoja, kujtimeve emocionale, ka marrë statusin e argumentit shkencor.

    Në thelb nuk ka ndonjë gabim kushedi çfarë. Shtypja e letërsisë dhe arteve në botën komuniste u ngrit në rangun e një shkence. Rrjedhimisht, trajtimi i kësaj shtypjeje mund të bëhej në të njëjtin stil.

    Të gjitha rendet autoritare në botë kanë patur probleme me letërsinë. Në të gjitha rastet është letërsia që, në fund të fundit, ka ngadhënjyer. Ndërkaq, duhet thënë se nga të gjitha rendet, i vetmi që iu afrua fitores kundër letërsisë ka qenë komunizmi.

    Është folur shumë për këtë, ndaj nuk do të zgjatem. Do të kujtoj vetëm pyetjen që është bërë shumë herë: a ka shpikur komunizmi ndonjë armë të re, një armë që do të ishte fatale kundër letërsisë? Përgjigja është po. Është përdorur vërtet një shpikje e re. Komunizmi ishte i pari rend në botë që e kuptoi se letërsia e madhe nuk pësonte asgjë, as prej censurës, as prej burgjeve e as prej tmerreve të tjera. Për ta vënë në gjunjë përfundimisht duhej diçka tjetër. Kjo shpikje e re ishte krijimi i një race të re shkrimtarësh, një racë që me duart e veta do ta prishte artin e fjalës. Me fjalë të tjera, për të perifrazuar Josif Brodskin, nuk ishte e nevojshme të rrënohej drejtpërdrejt ngrehina e letërsisë, mjaftonte të prisheshin tullat, pra lënda me të cilat ajo ishte ngritur. Kështu, me tulla të sabotuara, ngrehina vetvetiu do të binte. Kjo zgjidhje radikale u arrit vetëm pjesërisht, nëpërmjet atij që u quajt “realizëm socialist”. Përse nuk triumfoi përfundimisht? Çfarë nuk mjaftoi? Mosha e sistemit, ndoshta? Ka gjasë të ketë qenë kjo e fundit. Komunizmi, dihet, ka pasur dy mosha, njëra 70-vjeçare, që e arritën vetëm dy shtete, Bashkimi Sovjetik dhe Mongolia dhe drejt së cilës po ecën Kuba me Korenë e Veriut. Dhe mosha tjetër 45-vjeçare, që është pak a shumë ajo e vendeve të Europës Lindore, ku hynte edhe vendi im, Shqipëria.

    Në historinë e njerëzimit, ajo që e përmenda si “zgjidhje radikale për letërsinë”, ka pasur edhe një version tjetër tepër të rrallë e tepër të lemerishëm. Ky version nuk ka lidhje me komunizmin, por me një tjetër fatkeqësi: sundimin osman.

    Ju e dini këtë sundim. Ai u shtri mbi krejt Gadishullin Ballkanik. Ai vuri nën vete dhjetëra popuj, gjuhë, kultura. Ai e shkëputi Ballkanin nga Europa, synoi pushtimin e qendrës së Europës në veri dhe gadishullin tuaj italian, në perëndim. Ashtu si në rastin e komunizmit, edhe në rastin e pushtimit osman, vendi im, Shqipëria, kurrsesi nuk mund të pretendojë se ka qenë një viktimë e vetmuar. Ajo ra nën atë sundim bashkë me gjithë popujt e Ballkanit. Ajo vuajti të njëjtin ferr.

    Meqenëse e përmenda moshën e komunizmit, po theksoj se koha e sundimit osman për nga gjatësia mund të quhet pa frikë infernale: pesëqind vjet. Tingëllon e pabesueshme, dhe është vërtet aq e pabesueshme, saqë kohët e fundit, revizionistët e historisë kanë ngritur tezën se një pushtim kaq i gjatë nuk mund të quhet pushtim. Ata janë duke kërkuar një emër tjetër, më të ndryshëm e, sidomos, më të përshtatshëm me vizionin e sotëm europian për pajtimin e popujve. Me gjithë përpjekjen për mirëkuptim, personalisht nuk besoj se do të gjendet një tjetër fjalë për të zëvendësuar fjalën pushtim.

    Ashtu siç nuk ka ndodhur për fjalën “vdekje”, e cila ndonëse është shumë më e gjatë se çdo pushtim, vazhdon të quhet, ashtu si dhe më parë, “vdekje”. Tërhoqa vëmendjen tuaj për kohëzgjatjen pesëqindvjeçare të pushtimit osman, jo për të rritur dramacitetin e diçkaje, të cilit dramaciteti i del dhe i tepron, por thjesht për të ardhur prapë te problemi që përmenda më lart, ai i zgjidhjeve radikale të problemit të letërsisë.

    Është fjala për një tjetër zgjidhje radikale, dy herë, ndoshta dhjetë herë më të lemerishme: ndalimin e vetë shkrimit. Po e them qysh në krye: nga gjithë gjuhët e Gadishullit të madh Ballkanik, gjuha shqipe, ajo që unë përdor, është e vetmja, shkrimi i së cilës u ndalua për pesëqind vjet. Unë nuk di ndonjë vend tjetër në kontinentin europian, gjuha e të cilit të ketë pësuar një tmerr të tillë. Përse? Si u gjykua më pas, përse nuk ndryshoi me kalimin e shekujve, si vazhdoi gjer në fund, në çastet kur perandoria plakë po jepte shpirt? Këtyre pyetjeve e kam vështirë t’u përgjigjem. Shqiptarëve u lejoheshin shumë gjëra: u lejoheshin kishat, pronat, gradat e larta në ushtri e në administratë, madje posti i kryeministrit perandorak, që ata e patën disa herë, por nuk iu lejua kurrë një gjë: shkrimi i gjuhës shqipe. Ky ishte një ndalim i vërtetë, dramatik e pa kthim.

    Në kronikën botërore të arsimimit, nuk besoj se gjenden raste kur mësues e vocërrakë, të kapur tek mësonin në fshehtësi shkrimin e gjuhës, masakroheshin aty për aty pa mëshirë dhe pa pendim. Çfarë mund t’i ndodhë një gjuhe që pëson një lemeri të tillë? Ç’ndodh brenda saj, në thellësi, atje ku vërtiten mekanizmat? Si bashkëjetojnë veglat e gjalla me ato që njëra pas tjetrës vdesin? Vetë gjuha si mbahet në këmbë, si zbutet apo egërsohet? Ç’cilësi fiton, apo humb? Cilësi engjëllore apo më shumë demoniake? Gjer më sot nuk kam ndeshur në studime që të merren me këto çështje. Thjesht mund të përsëris se jam njëri prej shkrimtarëve që kam përdorur këtë gjuhë.

    Dhe tani më lejoni të flas diçka më tepër për të. Më saktë, të rikujtoj disa shënime që i kam marrë vite më parë, në një periudhë jo të lehtë, jo vetëm të jetës s’ime, por të gjithë popullit që i përkas.“Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit.”

    Kjo është fraza e parë e shkruar në gjuhën shqipe.

    Nuk njoh tjetër gjuhë të nisë historinë e saj të shkruar me formulën e pagëzimit. Ngjan si e sajuar prej poetësh, ndonëse nuk ka kurrfarë sajimi. Fakti është më se i saktë, madje dokumenti ku kjo frazë është gjendur, një qarkore e shkruar në latinisht prej peshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit, ka datën e lëshimit. Atje është 8 nëntor 1462. Gati pesëqind vjet më pas, pikërisht në këtë ditë, 8 nëntor 1941, komunistët shqiptarë do të themelonin partinë e tyre, çka ngjan si një tjetër përkim. Por këtë herë në kahe tjetër. Partia Komuniste do të luftonte vdekshëm me fenë që ta shkulte e ta nxirrte jashtë universit shqiptar. Por ajo do të vërtitej, do të vërtitej pa pushim rrotull Shqipërisë, me shpresën e kundërt: të kthehej prapë atje.

    Më 1555-ën, një murg katolik, Gjon Buzuku, botoi librin e parë në shqip, një përkthim lutjesh, duke bërë kështu për shqiptarët atë që kishte bërë pak a shumë për gjermanët tridhjetë vjet më parë se ai, i famshmi Martin Luther.

    Në vitin 1592, Lekë Matranga, botoi “këngën e përshpirtshme“, vjershën e parë të letërsisë shqipe të kultivuar:

    Gjithëve u thërres, kush do ndejese,Të mirë të kreshté, burra e graMbi fjalë të Tinëzot të shihni mesheSe s’ishte njeri nesh që mkate s’ka.

    Hijeshia e vargjeve njëmbëdhjetërrokëshe dëshmon për një traditë më të hershme vjershërimi, pa llogaritur dhënesën gojore shumë më të vjetër. Por, gjatë ikjes së madhe të shqiptarëve, asaj ikjeje të pikëllueshme, që duhej të ketë qenë brenga më e hidhur e këtij kombi gjatë dy mijë vjetëve, shumë libra e dorëshkrime duhet të kenë humbur. Dëshpërimi i zi, nxitimi, trandja nervore, arkat e harruara, balta, hendekët e rrugës, ujët e detit, të gjitha këto gëlltitën pjesën e tyre nga arkivat e princërve e të baronëve, nga kambanat që ngarkoheshin nëpër anije, nga ikonat e kishave dhe stolitë e zonjave.

    Shumë kambana ranë e u mbytën në det.Ende dergjen atje, në terr e në ndryshkMe gjëmimin që e ndrynë përbrenda përjetë,E q’ashtu që së brendëshmi i gërryen e i ha.

    Por kambanat e tretura mund të derdheshin sërish në trojet italiane, ku ata u mërguan. Do të tingëllonin ndryshe pa dyshim, dhe do të gjendeshin gjithfarë shpjegimesh për këtë: ajri që s’është po ai, mungesa e bjeshkës aty pranë që kthen jehonën dhe trajta e luginës ose metali që s’qe i njëllojtë, gjersa të gjendej dikush që të thoshte se kambanat ishin po ato, por qenë ata që s’ishin më ata që kishin qenë.

    Pra, mund të zëvendësoheshin njëfarësoj kambanat dhe stolitë e grave dhe shumë gjëra të tjera, veç dorëshkrimet e tretura s’ribëheshin më.

    Shqipërisë i ndodhi diçka që rrallë i kishte ndodhur ndonjë vendi. Kur elita e vendit, kryezotët, oficerët, njerëzit e letrave, të arkivave, diplomatët, kontët, dukët, shkronjësit e manastireve, duke mos e menduar dot jetën nën shenjën e islamit, ikën përtej detit, u duk se bashkë me arkat e rënda morën me vete edhe trurin e kombit.

    Dhe, në njëfarë mënyre, ashtu ishte. Gjithë rrafshnalta shqiptare ra në mpirje e në zi. U duk se vendi, si i goditur në kokë, do të mbetej i gjymtë përgjithmonë.

    Por, pikërisht në atë kohë, shtysa e vetëruajtjes rivuri në veprim një mekanizëm të vjetër: letërsinë gojore. Lart në male, atje ku kishte mbetur ende një mugullimë drite, makina e lashtë u trand përsëri. Kishte qenë përherë aty, por disi jashtë vëmendjes, sidomos qysh nga koha që shqiptarët kishin mësuar të shkruanin, madje të botonin edhe libra në gjuhën latine, si gjithë evropianët e ditur. (Njëri prej tyre, prifti shkodran, Marin Barleti, qe përkthyer ndërkaq në krejt gjuhët e Evropës.)

    Pra, makina kishte qenë aty, veç tani, në ditët e apokalipsit, u duk se sa shumë i duhej këtij vendi. Por ajo, si çdo makinë e këtij lloji, kishte teknologjinë e saj trillane: nuk punonte dot veç me brumë të lashtë. Ishin ligje misterioze të trashëguara që në kohërat homerike. Sytë e rapsodëve, ndërsa qenë të veshur për gjashtëqind-shtatëqind vjetët e afërt, shikonin shkëlqyeshëm, përtej tyre: shtatëqind e pesëdhjetë, tetëqind, një mijë vjet.

    Dhe kështu, ndërsa Shqipëria po jetonte një tragjedi të re, ata, të verbër ndaj saj, iu rikthyen një tragjedie të kryehershme, dyndjes sllave. Poshtë në rrafshultë, ndiheshin ndërkaq tek-tuk ca kambana të rralla, regëtinin ca zjarre, një këtu, një aty, nëpër famullitë gjysmë të shkreta.

    Diku midis viteve 1566-1622, një tjetër prift katolik, Pjetër Budi, shkruante vargjet:

    Ku janë ato gra e vashande sqimë e nde madhështime petka të mëndafshtanalcuom mbë zotërij?Gjithë mortja i rrëzoiSikur i pret me shpatë…

    Ato të kujtonin çuditërisht vargjet e François Villonit:

    Ku janë zonjat e dikurshmeKu është bora e vitit që shkoi?

    çka dëshmonte se ciklonet poetike e kanë përshkruar rruzullimin tokësor edhe atëherë kur dukej se gjithçka ishte ndarë dhe se ndërkomunikimi midis poetëve ishte i pamundur.

    Pas Pjetër Budit, në letërsinë shqipe erdhi Pjetër Bogdani, një nga mendjet më të gjera e të ndritura të botë shqiptare. Ai ishte poet, filozof e dijetar i madh. Në gjithë veprën e tij ndihet mundimi, lodhja e një titani. Ka gati dyqind vjet që Shqipëria ndodhet në natën osmane. Pra ajo është ende afër mesnatës (ora e mesnatës duhet të bjerë pas pesëdhjetë vjetësh, përderisa nata e gjithë do të jetë e gjatë pesëqind vjet). Pavarësisht se askush nuk e di se në ç’pjesë të natës ndodhet vendi, poeti e ndien. Ai e ndien se nën peshën aziatike, bota shqiptare jep çdo ditë krisje e pëson shembje.

    Feja është një nga ledhet e para që trandet. Për një habi të pashpjegueshme qartë, dy nga popujt më të moçëm e kokëshkretë të rajonit, shqiptarët në veri dhe kretasit në jug, bëjnë kthimet e para në fenë islamike. Janë tepër të vjetër dhe janë lodhur nga krishterimi? Ashtu siç qenë ndër të parët që të lodhur nga paganizmi kishin marrë krishterimin? Askush s’mund ta shpjegojë gjer në fund enigmën.

    Pjetër Bogdanit, që është peshkop katolik, i dhemb pa dyshim kjo çarje. E bashkë me të i dhembin shumë gjëra të tjera, krejt universi shqiptar që shkon drejt teposhtjes. Ai e ndien se po irnosen ngjyrat e veshjeve, po zvarget si e damllosur muzika, madje lëvizjet e shqiptarëve po flashken edhe në trutë e tyre pikë-pikë po depërtojnë përftimet orientale: “javashllëk” dhe “kismet”.

    Ai e ndien madje se edhe gjuha shqipe, sado sipërane e tigreshë të ishte në krahasim me turqishten, po lodhej prej goditjes së shurdhër të bishtit të tjetrës. Ai i ndien të gjitha këto, ndaj vendos të ndërmarrë diçka titanike: t’i vërë supet botës që rrezikon të shembet. Kjo kushtëzon përftimin si prej galaktike të veprës së tij, universalizmin e saj, vizionet planetare dhe sidomos motivet kozmogonike.

    Këto të fundit e mahnitnin veçanërisht Lasgush Poradecin. Duke kujtuar njohjen e tij të parë me veprën e Bogdanit, ai shkruan: “Kam kopjuar një poezi kozmogonike, e cila nga pikëpamja e koncepsionit origjinal, e idesë së fuqishme dhe e formës së veçantë të saj, jam i mendimit se duhet konsideruar si një monument letrar, jo vetëm i gjuhës shqipe, por i republikës së letrarëve përgjithësisht. Kozmogonia e të Madhit Shqiptar u bën ballë, me cilësitë e veta, kozmogonisë asiriane (babilonase), ashtu sikundër këtë e shohim në Biblën hebraike dhe kozmogoninë indike, ashtu sikundër këtë na e shfaqin Vedat e Shenjta”.

    Titanizmi, ashtu sikurse dhe katastrofa, do të shfaqen herë pas here në letërsinë shqipe, njëlloj si ciklet kozmike. Ato do të shfaqen gjatë Rilindjes Kombëtare me Naim Frashërin. Ato do të rishfaqen në fund të shekullit XX gjatë dramës së Kosovës, që ende mban erë shkrumb.

    Pjetër Bogdani është nga Kosova, por s’është kjo arsyeja kryesore, që vepra e tij është studiuar më mirë atje. Arsyeja e thellë është se pikërisht atje u përsërit tragjedia e vjetër. Ashtu si në epikën gojore shqiptare makthi turko-osman ringjalli dyndjen sllave, ashtu në letrat kosovare, makthi sllavo-serb ringjalli dyndjen osmane.

    Shkreptima idesh i karfosnin harmonikisht letrat shqipe, ato që duke lindur me formulën e shenjtë të pagëzimit kanë mbyllur ciklet e ringjalljes me një tjetër formulë të shenjtë: Shqipëria u ngjall së vdekurish. Në mbyllje të kësaj fjale do të doja të kthehesha përsëri te fillimi i saj: ndalimi i shkrimit të gjuhës shqipe. Ç’do të bënin shkrimtarët e mundshëm (potencialë) shqiptarë me një gjuhë të tillë? Zgjedhjet nuk ishin të shumta. Dhe, veç kësaj, të gjitha ishin të trishtueshme.

    E para gjë që të vjen ndër mend në kësi rastesh është heqja dorë prej një prej pasioneve më të vjetra të njerëzimit: krijimit letrar. Dhe, shumica e shkrimtarëve të mundshëm shqiptarë bënë pikërisht këtë: e braktisën artin e të shkruarit. Ne nuk e dimë dhe as mund ta dimë numrin e tyre. Ne dimë me saktësi vetëm një gjë: që humbja e kulturës shqiptare ishte e pandreqshme.

    Një zgjedhje tjetër, më tepër iluzore se e vërtetë, ishte rikthimi i shkrimtarëve në traditën e vjetër rapsodike të letërsisë gojore. Ndërkaq, duhet thënë se, pavarësisht glorifikimit që i bëhet shpesh kësaj tradite, ajo mbetet përherë e mangët në krahasim me letërsinë e shkruar. Një zgjedhje e tretë, në thelb e pikëllueshme, ishte përdorimi i gjuhëve të tjera për t’u shprehur, kryesisht latinishtja e pas saj, gjuhët e tjera europiane.

    Një pjesë e shkrimtarëve shqiptarë u strehua kështu në gjuhë të tjera, duke i dhënë fjalës emigrim një tingëllim dyfish dramatik. Një letërsi e tërë u krijua kështu nga ata që u cilësuan si shkrimtarë katolikë të veriut, letërsi e fuqishme, brenda kostumit latin të së cilës ndihej drama shqiptare. Konformizmi me një sajesë letrare turko-osmane, një farë letërsie e lejuar, madje e nxitur nga pushtuesi, ishte një zgjidhje jo vetëm iluzive, por edhe me pasoja fatale në qoftë se do të zinte rrënjë në kulturën shqiptare. Veçantia e parë e kësaj sajese ishte të shkruarit e shqipes me shkronja arabe. Veç kësaj, më e rëndë se kjo ishte brumi gjuhësor me të cilin ngjizej kjo kinseletërsi. Në këtë brumë, gjuha shqipe zinte një vend minoritar. Si në një pasqyrë dukej qartë se si ajo po jepte shpirt e asfiksuar prej shtrëngimit të një tjetër gjuhe që, jo vetëm ishte gjuhë e pushtuesit, por që nuk ishte as e familjes indoeuropiane.

    Në kushte dhe dilema të tilla, shkrimtarët shqiptarë u vërtitën një kohë tepër të gjatë, si tigrat në kafaz.

    Një zgjidhje të fundit, nga ato që krijon vetëm dëshpërimi, do të merrte shkas ndoshta nga një model i vjetër, dhe pikërisht nga fraza e parë e gjuhës shqipe të shkruar, formula e pagëzimit, që përmenda në pjesën e parë të fjalës s’ime. Kjo formulë, e hartuar, siç thashë, më 1462-shin prej peshkopit shqiptar të Durrësit, gjendet brenda një teksti latinisht.

    Shkrimtarëve shqiptarë nuk u mbetej veçse ky model: të strehonin tekste të kursyer shqip, brenda teksteve të gjuhës latine, të cilën nuk e kapte dot ligji osman. Me fjalë të tjera, të shpresonin që ca modele të gjuhës së tyre të rrezikuar, t’i strehonin për mbrojtje në trupin e ftohur të një gjuhe që nuk frymonte më.

    Më lejoni ta mbyll fjalën time me këtë përfytyrim, që sa ç’duket tragjik, aq është edhe mallëngjyes në simbolikën e vet. Simbolikën e shpëtimit që gjuha e popullit tim ka kërkuar te gjuha, që vërtet nuk ishte më e gjallë, por pa të cilën nuk mund të përfytyrohet qytetërimi europian. Ju faleminderit.

    (Fjalimi (Lectio magistralis) i mbajtur nga Ismail Kadare me rastin e pranimit të Doctor honoris causa në Shkencat e komunikimit social, nga Universiteti i Palermos, 11 qershor 2007.)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ISMAIL KADARE PËR HAVZI NELËN: NJË POET U LËKUND NË TRIKËMBËSH, NË QYTETIN VERIOR TË KUKËSIT…

  • Gara për kreun e ri, KLP vendos më 1 shtator përfundimin e mandatit të Hajnajt pas 5 vitesh në krye të…

    Gara për kreun e ri, KLP vendos më 1 shtator përfundimin e mandatit të Hajnajt pas 5 vitesh në krye të…

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar datën 1 shtator si ditën kur anëtarët do mblidhen për të deklaruar mbarimin e mandatit të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së apo “FBI-së shqiptare”siç njihet ndryshe), Hajnaj. Anëtarët e KLP, siç raportohet nga media, do të mblidhen këtë të hënë në orën 11 për të vendosur lirimin nga detyra të drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit që sipas ligjit i mbaron mandati pesë vjeçar në 31 gusht. Procesi për përzgjedhjen e drejtorit të ri ka ngecur dhe se gjetja mes kandidatëve e shefit të ri të BKH nuk la gjasa të kryhet brenda afateve të caktuara nga ligji, pasi Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Posaçëm të Figurës dhe Pasurisë nuk ka nisur ende kontrollin e shtatë kandidatëve, që do të thotë ende nuk janë përcjellë shkresat drejt shërbimit sekret dhe institucioneve të tjera të ngarkuara me ligj, që do të japin përgjigje për figurën e garuesve.
    Dhe për të kontrolluar pasuritë e tyre bazuar mbi deklaratat që pretendentët Gledis Nano, Gentian Ndoj, Elton Kërluku, Andi Pogaçe, Gentian Shehu, Artur Beu, Joni Keta i kanë dorëzuar pranë ILDKPI. Nga përfundimi i testeve (datë 28 korrik) me një komision të posaçëm të përzgjedhjes (tre prokurorë që udhëhoqën këtë gare), tashmë komisioni i dytë duhet të kryejë vlerësimet e mëtejshme. Në përmbajtje të tij janë një gjyqtar antikorrupsion, dy prokurorë të SPAK, dhe dy hetues të BKH , njëri siç përmend ligji vjen nga seksioni financiar dhe ai ishte Z.Elton Kërluku. Por hetuesi rezulton të ketë dhënë dorëheqjen nga komisioni i kontrollit, mbasi si një aspirant për drejtimin e BKH nuk mund të kontrolloje veten dhe 6 konkurrentët e tjerë.
    Ishte reagimi i vonuar i KLP në ngërçin Hajnaj dhe beteja që ajo pati prej muajit dhjetor 2024 në një letërkëmbim të gjatë që ekspozoi krizën e komunikimit brenda strukturës së posaçme. Po ashtu gara u çel me vonesë, por edhe kur u mbyll zyrtarisht afati për dorëzimin e dokumenteve të të interesuarve, u shty me kohë shtesë të pajustifikuar dhe përtej protokollit.
    Zëvendësimi i Dumanit
    Ndërkohë nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme (SPAK), në fund të vitit pritet të ketë një drejtues të ri, ashtu siç e përcakton ligji që mandati i kreut të institucionit është trevjeçar dhe zgjedhja e tij bëhet në KLP. Sipas ligjit, në KLP ka votim me kandidatura alternative. Votohet pasi kandidatët paraqesin platformat e tyre dhe bëhet zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut. Drejtuesi i parë i këtij institucioni në themelimin e tij ka qenë Arben Kraja. Më pas, tre vite më parë, më 16 dhjetor të vitit 2022 në krye të SPAK-ut, u zgjodh zoti Altin Dumani. Dumani në tre vite shkroi epokën e tij në krye të këtij institucioni, jo vetëm si drejtues, por edhe si prokuror. Një epokë që le një standard të lartë profesional dhe integriteti.
    Me aktet e forta dhe veprimet e pandalshme duke goditur krimin, kupolën e tij, por dhe politikën e korrupsionin, Dumani tregoi se me ndershmëri dhe duke zbatuar ligjin prokuroria mund të çojë në bankën e të akuzuarve edhe ata që quheshin “të paprekshmit”. Përtej një vlerësimi që tashmë dihet publikisht, kjo për shkak edhe të mbështetjes së gjerë publike që ka zoti Dumani, SPAK-u do të ketë nevojë për standardin e tij, integritetin dhe profesionalizmin. CNA ka shkruar shpesh për standardin “Dumani” në hetime, të cilin nuk e shohim te prokurorët e tjerë, pra nuk janë në lartësinë e tij profesionale apo integritetin e tij, por ashtu siç e ka deklaruar dhe vetë zoti Dumani flirtojnë me politikën apo kanë qëllime të tjera.
    Gjithsesi, këto tre vite të Altin Dumanit në krye të SPAK-ut janë përtej të lavdërueshmes, ashtu siç e theksuam më sipër, janë një epokë, jo vetëm për institucionin, por edhe për Shqipërinë. Janë një rrugë e shtruar drejt për të shkuar në BE, duke luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mjafton që me vullnet, përkushtim dhe integritet profesional gjithçka ta bësh më të thjeshtë. Kjo nuk është e rastësishme dhe nuk është thjesht puna e një hetuesi apo prokurori që qëndron dhe udhëzon pas një tavoline. Është një betejë e fortë, e vazhdueshme deri në gjunjëzimin e krimit dhe korrupsionit. Janë me qindra persona të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, grupet kryesore kriminale në vend janë të shpartalluara dhe nën akuzë krerët e tyre, politikanë nga zyrtarë më të lartë të shtetit, ish-Presidentë, ish-kryeministra, ministra, kryetarë bashkish, të cilët SPAK-u i ka çuar me akuza dhe u ka provuar veprat e tyre penale.
    Altin Dumani, do të largohet nga kreu i SPAK-ut dhe institucioni do të ketë një drejtues të ri, por gjithsesi ai ngelet prokuror në këtë institucion. Sipas të dhënave që ka siguruar CNA nga burime të saj jozyrtare, deri në momentin e tanishëm janë katër emra që mund të garojnë për kreun e këtij institucioni.
    Adnan Xholi
    Adnan Xholi, është emri më i përfolur deri tani në garën për kreun e SPAK-ut. Xholi është një nga njerëzit që qëndron dhe e kemi parë shpesh në krah të majtë të Dumanit në komisionet parlamentare apo takimet e tjera publike. Është një prokuror me eksperiencë. Emri i dytë është Vladimir Mara.
    Vladimir Mara dhe Klodian Braho
    Një tjetër prokuror në SPAK, një emër që pretendon. Në disa dosje dhe arrestime të bujshme qëndron firma e tij. Emri i tretë në garë pretendentët për kreun e SPAK-ut është Klodian Braho, prokurori i dosjes “5D” dhe inceneratorit të Elbasanit. Emri i katërt, jo i fundit dhe jo më i parëndësishmi, është Anita Jella.
    Anita Jella
    Një prokurore me integritet dhe në rast se do të zgjidhej ajo për herë të parë SPAK-u do të kishte një zonjë në krye të institucionit. Këto janë katër emrat që CNA ka mundur të zbulojë. Në të tjera materiale ne do të sjellim profilet e kandidatëve, si dhe pasuritë e tyre deri në momentin që kanë kaluar vetingun. Të katërt janë emëruar në kohë të ndryshme në SPAK. Dihet që mandati i një prokurori të SPAK-ut është 9 vjet dhe ka të drejtë të garojë për kryetarë. Në rast se zgjidhet kryetar ka një mandate trevjeçar dhe më pas vazhdon prokuror i thjeshtë në këtë institucion deri në përfundimin e mandatit për t’u emëruar më pas në një tjetër Prokurori.
     

  • Naun Shundi la pas një krijimtari të pasur artistike! Homazhet për aktorin dhe regjisorin, të premten paradite te Arturbina

    Naun Shundi la pas një krijimtari të pasur artistike! Homazhet për aktorin dhe regjisorin, të premten paradite te Arturbina

    Aktori, regjisori dhe dramaturgu, Naun Shundi mbylli sytë në moshën 66-vjeçare. Sëmundja e rëndë e kancerit të lëkurës shkaktoi ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit.

    Pas diagnostifikimit, Shundi u dërgua në një spital të specializuar në Francë, ndërsa trajtimin e vijoi më pas në QSUT në Tiranë, teksa Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit morën përsipër kurimin e tij. Edhe mbështetësit e aktorit u bënë bashkë duke kontribuar financiarisht, por një ditë më parë, bashkëshortja njoftoi përkeqësimin e gjendjes së tij
    Në gati gjysmë shekull, Naun Shundi dha kontributin e tij të vyer si aktor e regjisor në skenën e Teatrit shqiptar. U bë i njohur me rolet e tij në filma si Vdekje me porosi, Shtëpia me dy porta, Vizita e damës plakë.
    Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, krijoi një teatër dhome në oborrin e shtëpisë. Te “Zonja e Bujtinës” lartësoi dramën shqip, duke i dhënë mundësinë edhe autorëve të rinj, ashtu sikurse bëri në festivalin e fundit ‘Flas Shqip’. Trajtonte me elegancë probleme të shoqërisë shqiptare, ashtu si shfaqja e fundit që vetë Shundi shkroi dhe vuri në skenë. Me “Njeriun e Pyllit’, Shundi ngrinte pikëpyetje mbi bashkëjetesës, probleme të jetës dhe të vdekjes.
    Me një modesti e fisnikëri të pashoqe, Naun Shundi mësoi drejtimin dhe interpretimin në skenë për breza të tërë artistësh. Artisti që i kushtoi jetën të folurit shqip në skenat e teatrit, do të frymojë përmes dhjetëra krijimeve, që i la pas si trashëgimi për artin shqiptar.

    Top Channel