Gazetari i News24, Osman Stafa ka zbardhur detaje nga diskutimet e deputetëve demokratë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ligjvënësit diskutuan masa radikale për të përballuar situatën e krijuar në Parlament.
Deputeti Gjin Gjoni tha se është i mendimit për radikalizim të aksionit. “Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri”, tha ai.
Edhe Saimir Korreshi deklaroi se është për ngujim në parlamentin e Shqipërisë. “Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi”. Korreshi dha mendimin se njerëzit presin nga PD, e nuk dalin më për PD.
Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri.
Saimir Korreshi: Une jam per radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise. Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.
Tag: ashtu
-

Gjin Gjoni propozon veprime radikale në Kuvend: Të ngujohemi ose të nisim grevë urie! Korreshi: Njerëzit nuk dalin më për ne
-

Teoria e Dijes e Immanuel Kantit: Një rrugë mes skepticizmit dhe realizmit
Immanuel Kanti është një nga mendimtarët që ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si e kuptojmë dijen dhe realitetin. Teoria e tij, e njohur si idealizëm transcendental, është një nga gurët themelorë të filozofisë moderne dhe, njëkohësisht, një nga idetë më të debatueshme.
Në thelb, Kanti pohon se ne nuk arrijmë kurrë të njohim gjërat ashtu siç janë në vetvete, por vetëm ashtu siç na shfaqen neve. Kjo do të thotë se përvoja jonë nuk është pasqyrë e realitetit të zhveshur, por një konstrukt i ndërtuar nga mënyra se si mendja jonë e përpunon botën.
Pjesë e vështirësisë për të kuptuar Kantin qëndron në faktin se filozofia e tij është jashtëzakonisht e sistematizuar. Për të kuptuar një ide, shpesh është e nevojshme të jesh i njohur me gjithë sistemin e saj.
Për më tepër, gjatë jetës së tij autoriale, Kanti duket se e ka zhvilluar e ndonjëherë edhe ndryshuar qëndrimin, gjë që e bën të vështirë të dallosh nëse kemi të bëjmë me kundërshti, apo me evoluim të mendimit. Megjithatë, një gjë mbetet konstante: bindja e tij se hapësira dhe koha nuk janë cilësi objektive të botës, por forma të perceptimit tonë. Ne nuk shohim gjërat “ashtu siç janë”, por ashtu siç mendja jonë na lejon t’i shohim.
Kjo ide radikale nuk do të thotë se Kanti mohon realitetin. Ai nuk thotë kurrë se bota është një iluzion, por thekson se mënyra jonë e njohjes është e kushtëzuar nga kapacitetet e mendjes. Shfaqjet janë reale, por ato janë reale vetëm në raport me mënyrën se si ne i përjetojmë. Në këtë kuptim, përvoja është subjektive, por këto kushte subjektive janë të përbashkëta për të gjithë njerëzit. Kjo i jep botës një unitet që është i garantuar, por jo i plotë.
Pikërisht këtu lind debati më i madh mbi Kantin. Filozofët kanë dhënë dy lexime kryesore të idealizmit transcendental. Interpretimi i parë, i quajtur i “dy objekteve”, e ndan realitetin në dy botë: atë të gjërave në vetvete, që ekzistojnë pavarësisht nesh, dhe atë të shfaqjeve, që varen nga mendja jonë. Ky interpretim është kritikuar ashpër, pasi duket sikur e kthen Kantin në një skeptik që pohon se nuk mund të kemi kurrë dijeni të sigurt për realitetin. Madje, është ngritur pyetja se si mund të ekzistojë diçka përtej hapësirës e kohës, kur pikërisht ato janë themeli i çdo përvoje tonë.
Interpretimi i dytë, ai i “dy aspekteve”, shihet sot si më i afërt me frymën e Kantit. Sipas tij, nuk kemi dy botë të ndara, por dy aspekte të së njëjtës botë: aspektin që na shfaqet në përvojë dhe aspektin që mbetet i fshehur përtej kufijve të dijes sonë. Shfaqjet nuk janë iluzione mendore, por realiteti i perceptuar nga ne. Thjesht, nuk mund ta pretendojmë kurrë se kemi njohur realitetin në tërësinë e tij.
Kjo është arsyeja pse Kant mbetet një figurë kaq e rëndësishme dhe kontroverse. Ai prishi ndarjen klasike mes realistëve, të cilët besonin se njohim drejtpërdrejt realitetin, dhe skeptikëve, që dyshonin në çdo njohje. Ai ofroi një rrugë të tretë: njohim realitetin, por vetëm përmes filtrit të mendjes sonë. Ky revolucion i heshtur në mënyrën e të menduarit është arsyeja pse filozofia e tij ende, pas më shumë se dy shekujsh, është objekt debatesh dhe interpretime të pafundme.
ObserverKult
-

Pjerin Ndreka: Ku iku vajza që dashunova
Unë nuk e ditaqë ti do t’vije bashkë me borën,ashtu e hollë,ashtu e bardhë,pluhun florini i ramë prej qiellës.Njisoj e ftoftë.I paraprive me t’i mblue gjurmëtbashkë me hanën që e theve dysh.Ku iku vajza që dashunova?!Ku iku, ku?!E qiella, ku?!U zgjova trembshëmprej andrrës s’bukur t’nji nate pa borë.
ObserverKult
Lexo edhe:
PJERIN NDREKA: JETA ASHT E JEMJA
-

Atentati në Shkodër/ Gila u kap me 1 automatik, 1 pistoletë me fishek në fole. Mbante shishe benzine, do digjte mjetin me të cilin u arratis
Në momentin e arrestimit të autorit të masakrës së Shkodrës, policia i ka gjetur 29-vjeçarit Ragip Gila dy armët që i ka përdorur gjatë atentatit, 1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole. Po ashtu, iu sekuestrua edhe skafandra, të cilën e ka pasur të vendosur në kokë në momentin që qëlloi me breshëri plumbash drejt lokalit pranë Bashkisë së Shkodrës, duke i marrë jetën 2 personave dhe plagosur dy të tjerë.
Po ashtu, iu sekuestrua edhe jeleku antiplumb, por edhe një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që tregon qartë se plani i autorit, si në çdo atentat, ishte të digjte mjetin tip BMW ngjyrë gri, që e grabiti nën kërcënimin e armës për tu arratisur nga vendi i ngjarjes.
Policia e Shkodrës informoi po ashtu se u sekuestrua edhe motori, pa targë e numër shasie, me të cilin shkoi në vendin e ngjarjes. -

Çfarë do të thotë të jesh njeri me kulturë?
Fjala “kulturë”, e cila përdoret rëndomë pa dijen e peshës dhe rëndësisë së madhe që ka, nuk rrjedh nga fushat krijuese siç mund të hamendësohet por nga bujqësia dhe agronomia.
Nga Bledar KurtiFjala “kulturë” e ka zanafillën nga “cultura animi” (kultivim i shpirtit). Një metaforë kjo e përdorur nga oratori i Romës së lashtë, Ciceroni, në veprën e tij Tusculanae Disputationes. Ashtu siç kultivohet bimësia ashtu kultivohet edhe shpirti. Ashtu siç ushqehet bimësia ashtu duhet ushqyer edhe shpirti për të arritur stadin frutor, nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzor.Jo vetëm romakët, por edhe grekët e lashtë, sikurse edhe popujt e lindjes së mesme e të largët e kishin kuptuar prej mijëvjeçarësh kulturën, pra kultivimin e shpirtit.Në lindjen e mesme, përmbledhjet e librave quheshin kopshte. Njësoj si kopshtet e vërteta, me lule, barishte e pemë, ato libra kërkonin kohë që të rriteshin sepse idetë më të mira duheshin kultivuar me kohën, ndërsa bimët invazive dhe bimët e dobëta duheshin shkulur. Një proces vetë-pastrimi e vetë-përmirësimi të cilin ne sot e quajmë “integritet.”Kultivimi i shpirtit, kultura, siç i referohemi sot, kërkon jo vetëm dëshirën për dijen, besimin, leximin, artin, muzikën, njohjen e historisë dhe kuptimin e natyrës njerëzore por është e ndërlidhur edhe me paqen, me harmoninë midis traditave dhe pasurive shoqërore shumëngjyrëshe midis kombeve. Kultura është paqe dhe paqja e harmonia janë kulturë.Mbi të gjitha kultura, kultivimi i shpirtit, integriteti, apo sido që quhet në gjuhë të ndryshme, për të dhënë fryt kërkon që të shërbesh. T’i shërbesh komunitetit, vendit e mbarë njerëzimit.Ky është kuptimi i kulturës. Të kultivosh shpirtin tënd për të dhënë fryte te të tjerët. Të kujdesesh për kopshtin tënd që të ushqesh të tjerët.Të jesh njeri me kulturë do të thotë të përgatisësh veten me cilësitë më të mira njerëzore për dobi të të tjerëve.Ndaj edhe kultura është fisnikëri.
ObserverKult
Kliko edhe:
Bledar Kurti rrëfen takimin e veçantë me Ismail Kadarenë: Ja momenti kur zbulova anën njerëzore…
-

Raporti: “Vaçe Zela është arrogante dhe mospërfillëse, refuzoi 15 këngë shqip”
Vaçe Zela
U publikua, kohë më parë, raport-informacioni i 17 marsit të vitit 1973 për Enverin, Mehmetin dhe Hysniun lidhur me Estradën e Tiranës, i hartuar nga funksionari i lartë i Komitetit Qëndror, Enver Halili, i cili informon rreth atyre që ndodhnin dhe thuheshin aty ku mes të tjerash shkruhet: “Nga diskutimet autokritike me partishmëri të aktorëve të njohur, Skënder Sallaku, Plasari, Shehu, Bukri, Sojli, etj, deri tek kritikat dhe akuzat e ashpëra ndaj këngëtares së famëshme që ishte bërë objekt diskutimi edhe te kolegët”?!
Nga Dashnor Kaloçi
Dokumenti që po publikojmë në këto kapitull të librit i përket datës 17 mars të vitit 1973 ku funksionari i lartë i Komitetit Qëndror të PPSH-së Enver Halili, informon Enver Hoxhën mbi një mbledhje që është zhvilluar me kolektivin e Estradës Profesioniste të Tiranës dhe organizatën bazë të partisë së atij institucioni.
Në atë mbledhje e cila zhvillohej po në të njëjtën kohë me mbledhjen e mbajtur nga Enver Hoxha në Presidiumin e Kuvendit Popullor, së cilës i kishte paraprirë fjala e tij në Pleniumin e III-të të Komitetit Qëndror të PPSH-së, si bosht kryesor, të dyja kishin të njetën temë: “Shfaqjet e huaja dhe ndikimi i tyre në art, kulturë, letërsi dhe gjithë jetën e vëndit”.
Dhe gjithashtu të dyja këto mbledhje mbaheshin vetëm pak kohë pasi kishte përfunduar Festivali i 11 Kombëtar i Këngës në Radio Televizion, i cili u bë shkas në një farë mënyre, apo mundet me shumë gjasa që të kishte qenë edhe preteksti që u gjet për goditjet që iu dhanë shumë shkrimtarëve dhe artistëve, me në krye të ashtuquajturin: Grupi armiqësor në Art e Kulturë me në krye Fadil Paçramin e Todi Lubonjën.
Ashtu siç do të shohim në raport-informacionin në fjalë, i deleguari i Komitetit Qëndror të PPSH-së, Enver Halili (asokohe instruktor ne K.Q. deputet në Kuvendin Popullor, sekretar i parë në disa rrethe dhe vite më pas ministër dhe anëtar i Byrosë Politike), ia ka përshkruar me detaje gjithçka ndodhte në kolektivin e Estradës Profesioniste të Tiranës dhe organizatën bazë të partisë së atij institucioni.
Madje jo vetëm aq, pra në atë çka ndodhte në punën e tyre, por informacioni shtrihej deri edhe në jetën personale e familjare të aktorëve dhe artistëve të atij institucioni. Ajo që vihet re aty, është se kritikat e ashpëra nuk kursehen as ndaj Vaçe Zelës, e konsideruar që asokohe si një nga legjendat e këngës shqiptare, apo regjizorit të njohur, Bujar Kapexhiu, ndaj të cilit ishte bërë objekt sulmesh, edhe prej faktit se kishte drejtuar si konferencier Festivalin e 11 të Këngës në Radio-Televizion, së bashku me partneren e tij, Edi Luarasi.
Dhe të gjitha këto të trajtuara me detaje të hollësishme në raport-informacionin në fjalë të të deleguarit të komitetit Qëndror, i drejtoheshin vetë Enver Hoxhës, gjë e cila duket edhe nga firma që ai ka vënë në dokumentin përkatës, por ndryshe nga praktika e zakontë, aty ai nuk ka vënë ndonjë shënim përveç nënshkrimit të tij.
Dhe siç ishin rregullat e punës me të cilat funksiononte aparati i Komitetit Qëndror, përveç Enver Hoxhës, ai raport-informacion, është parë edhe nga Hysni Kapo, Mehmet Shehu dhe Petro Dode, të cilët gjithashtu kanë vënë nënshkrimet përkatëse mbi atë dokument.
Ashtu si edhe pjesa më e madhe e dokumenteve që janë pjesë e librit që cituam më lart, edhe ky publikohet I plotë dhe pa asnjë ndryshim, ashtu siç ndodhet në dosjen përkatëse në Arkivin Qëndror të Shtetit, Fondi 14, Aparati, Komiteti Qëndror i PPSH. (Nëntitujt e këtij shkrimi janë redaksional dhe janë marrë në mënyrë integrale në dokumenti në fjalë).
Informacion
MBI DISKUTIMIN E FJALIMEVE TË SHOKUT ENVER, NE ORGANIZATËN BAZË DHE KOLEKTIVIN E ESTRADËS PROFESIONISTE TIRANË
Analiza për problemet që trajton shoku Enver në dy fjalimet e fundit u bë mirë si në organizatë ashtu dhe në kolektiv. Komunistët dhe mjaft pjesëtarë të kolektivit të cilët diskutuan, ishin përgatit seriozisht dhe me frymën e kritikës dhe autokritikës ngritën mjaft probleme në mënyrë të veçantë për veten e tyre dhe për të tjerët. Në organizatë bazë diskutuan pa përjashtim të gjithë komunistët, kurse në kolektiv mbi 15 vetë.
Në fillim, në organizatën bazë, diskutimet u përqëndruan më shumë në një drejtim, në atë të shijeve dhe modës, por me ndërhyrjet që u bënë, morën rrugë më të drejtë, ndërsa në kolektiv orientimi për t’i parë problemet në gjerësinë e tyre u bë më parë dhe kjo ndihmoj për mbarëvajtjen e punës.
Në tërësi diskutimet, me ndonjë përjashtim, trajtuan problemin e ndikimeve të huaja të ideologjisë borgjeze revizioniste në përmabjtje dhe formën e punës në skenë, si dhe për sjelljen e kulturuar, shijet estetike dhe modën.
“NË ESTRADË KANË DEPËRTUAR FORMA DHE NDIKIME TË HUAJA”
Gjatë zhvillimit të mbledhjes doli se në përgjithësi ka pasur një preokupacion nga organizata bazë dhe disa punonjës pa parti për t’i parë dhe trajtuar drejtë disa probleme si të përmbajtjes dhe të formës së çfaqjeve, ashtu dhe për sjelljen e kulturuar në jetë, shijet ideoestetike dhe modën.
Tek këto të dytat rezulton se ndonjëherë është ndalë organizata bazë dhe drejtoria e institucionit sidomos këto dy vitet e fundit me emërimin si drejtor të të shokut Dhimitër Gjoni.
Megjithë këtë shokët dhe shoqet që folën, me syrin kritik, ngritën dhe vunë në dukje mjaft çfaqje dhe ndikime të ideologjisë së huaj, kapitalise dhe revizioniste në art, që kanë depërtuar në forma të ndryshme e nga ndonjë person i veçantë edhe në spektaklet e tyre sidomos në muzikë, dekor dhe paraqitje.
Disa nga ndikimet e huaja që kanë depërtuar në trupën e Estradës
-Nga një herë të prirë për të siguruar “suksesin”, pa marrë parasysh misionin e ngarkuar, rolin e estradës si revist folëse edukative, nga udhëheqja dhe më shpesh nga regjia dhe ndonjë aktor i kanë kushtuar rëndësi humorit për humor, pa përmbajtje. Në këtë drejtim u sollën mjaft shëmbuj të realizuar në premierë të ndryshme. Ky fenomen i theksuar ka qenë intermexo dhe parodi, ndonjë nuancë ka pasur dhe në skeçe.
“VAÇJA NUK VJEN TRE MUAJ NË PUNË DHE I PAGUHET RROGA”
-Për të “rritë” vlerën e premierës, për të pasë shumë “sukses”, me dashje kanë vënë një numër të madh këngë të huaja nga njëherë pa ditë dhe përmbajtjen. Përveç “arsyeve”, të sipërpërmëndura tek disa ka ekzistuar edhe predispozicioni e dëshira për të vënë ose kënduar këto këngë. Në një premierë, nga 15 këngë shqiptare që iu afruan për të zgjedhur 1 ose 2 këngëtares, Vaçe Zela nuk pranoi asnjë, dhe insistoj të këndoj një të huaja spanjolle, mbas diksutimit me të, drejtuesit u thyen dhe u bë ashtu ashtu siç deshi ajo. Ky debat u bë me Vaçen edhe për një premierë tjetër, por me të drejtë nuk u morr parasysh kërkesa e saj.
Vazhdimisht ka mbajt dhe mban qëndrim kapriçioz, mospërfillës dhe arrogant karshi organizatës bazë, drejtorisë dhe kolektivit, ka mbi tre muaj që nuk paraqitet fare në punë pa asnjë arsye.
Nga drejtoria dhe kolektivi janë bërë përpjekje për ta ndihmuar por më kot. Komiteti Ekzekutiv i rrethit është në dijeni të këtyre qëndrimeve të saj por megjithatë ka porositë drejtorinë që t’i paguaj rrogën sikur ajo të ishte në punë. Organizata bazë dhe kolektivi nuk janë dakord me këtë qëndrim.
“SKENDER SALLAKU: E KEMI EDUKUAR KEQ SPEKTATORIN ME MUZIKË TË HUAJ”
-Të udhëhequr nga arsyetime të gabuara ideologjikisht, se gjoja muzika e huaj e sidomos ajo ritmike i pëlqen rinisë, ishte bërë zakon në Cirk dhe Estradë, nga regjizori, (Bujar Kapexhiu, shënimi ynë. D.K), ndonjë krijues dhe aktor, shoqërimi i parodive e ndonjë skeçi kryesisht me muzikë ritmike të huaj.
Në diskutimin e tij kandidati partisë, artisti Skënder Sallaku në mes të tjerave tha: “Ne kemi edukuar keq spektatorët e sidomos rininë duke vënë në parodi muzikën e huaj, bile është zgjedhura jo më eksituesja, jemi entuziasmuar nga duartrokitjet të cilat zakonisht fillonin sa dëgjoheshin notat e para të muzikës dhe aq bënte për përmbajtjen e tekstet i cili në më të shumtën e rasteve nuk dëgjohej fare”.
Kujtim Shehu, aktor dhe krijues në Estradë tha: “Kur kishim ndonjë skeç të dobët, me qëllim për ta bërë të suksesëshëm, i futnim melodi të huaj, në gabime të tilla në ndonjë rast kam vënë dhe unë, por tani e kuptoj se duke dashur të vëmë vetulla, kemi nxjerrë sytë”.
Instruktori i K.Q.
Enver Halili
17.3.1973
(Ky shkrim është marrë nga libri “Shkrimtarët dhe artistët nën dikatin komunist”, i gazetarit dhe studjuesit të njohur, Dashnor Kaloçi dhe gazeta TemA e pati botuar me lejen e autorit në shenjë homazhi për artisten e famshme të skenës dhe ekranit, Vaçe Zela, me rastin e pesëvjetorit të ndarjes së saj nga jeta)
Lexo edhe:
VAÇE ZELA: PO KU KA SI TI O SHQIPËRIA IME (TEKSTI DHE KËNGA)
ObserverKult
-

Nënkryetari serb mban pezull Kuvendin e Kosovës
Kosova E Hënë, 8 Shtator 2025 20:10
Kuvendi i Kosovës nuk do të mund të mblidhet të paktën edhe këtë muaj duke lënë pezull formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të shkurtit. Për shkak të kërkesës së Listës Serbe që pretendon se i takon asaj pozita e nënkryetarit të Kuvendit për komunitetin serb, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 30 shtator.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i dorëzojë komentet e saj në Kushtetuese në lidhje me këtë çështje gjatë ditës së martë. “Qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në Kushtetutë, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”, Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.Monitoruesit e punës së Kuvendit nuk besojnë se Kushtetuesja do të rikthejë seancën konstituive në pikën zero. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve shqiptarë ka qenë në pajtueshmëri me praktikat, ndërsa shkelje ka vetëm tek zgjedhja e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë ku mund t’ju kërkohet deputetëve të votojnë në pako për të dy nënkryetarët.
“Antikushtetuese dhe gabim mbi procedurat e zgjedhjes është vetëm tek zgjedhja prej zonjës Emilja Rexhepi e tutje për arsye se nënkryatërët [shqiptarë] janë votuar pako dhe është votuar ashtu siç e rregullon praktika, po ashtu edhe kryetari është votuar në mënyrë të rregullt por problemi është vetëm tek nënkryetarët e komuniteteve”, u shpreh Melos Kolshi, Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Njohësit thonë se praktikat dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë shumë të qarta duke shtuar se problemi është politik dhe jo ligjor e kushtetues. Sipas tyre, devijimet nga praktikat e mëhershme janë kundërkushtetuese. “Problemi aktual i Kuvendit ose i moskontiuuimit të Kuvendit të Republiëks nuk është një problem kushtetues e ligjor por është një problem politik e që vjen si rrjedhojë e mungesës së vullnetit të subjekteve politike, me theks të veçantë të subjektit më të madh politik që ka dal fitues në zgjedhjet e fundit që ta konstituuojë Kuvendin dhe që të gjejë një zgjidhje apo një kompromis me partitë e tjera fillimisht që mandej ai kompromis të pasojë me zgjidhje”, tha Kolshi. -

Ndryshon Kodi Etik për mësuesit, rregulla të reja për veshjen dhe sjelljen
Të gjithë mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar do të duhet të respektojnë një sërë rregullash të reja të sjelljes, si në mjediset e shkollës ashtu edhe jashtë saj. Ministria e Arsimit ka hartuar Kodin e ri të Etikës, i cili përcakton standarde të qarta për integritetin, përgjegjshmërinë dhe sjelljen e personelit mësimor, përfshirë edhe përdorimin e rrjeteve sociale.
Sipas këtij Kodi, mësuesit duhet të tregohen të kujdesshëm në paraqitjet e tyre publike, duke u siguruar që postimet, fotot apo videot të jenë në përputhje me etikën profesionale dhe të mos cënojnë imazhin e edukatorit.
“Praktikat më të mira evropiane tregojnë se një kornizë e qartë etike ndihmon mësuesit të përballen me sfidat profesionale me integritet, veçanërisht në një realitet arsimor që ndryshon me shpejtësi për shkak të teknologjisë. Mësuesi duhet të ruajë gjithmonë figurën e tij si model edukues, si brenda ashtu edhe jashtë shkollës, të nxisë sjellje të përgjegjshme dhe të edukojë nxënësit për përdorimin e sigurt të platformave online”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Arsimit.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe veshjes në punë. Mësuesit duhet të paraqiten me pamje të rregullt, të pastër dhe profesionale, duke shmangur aksesoret që bien në sy apo shkaktojnë zhurmë.
“Stolitë dhe elementet shtesë në veshje duhet të jenë të thjeshta e të përshtatshme për mjedisin shkollor, duke evituar bizhuteritë e mëdha, me ngjyra të forta ose që prodhojnë tinguj, pasi mund të shpërqendrojnë nxënësit gjatë mësimit”, përcaktohet në Kodin e Etikës.
Po ashtu, neni 5 i dokumentit thekson se mësuesit duhet të respektojnë privatësinë dhe dinjitetin e nxënësve, duke shërbyer si model i sjelljes dhe i zgjidhjes paqësore të konflikteve. Mësuesit me përvojë, sipas këtij Kodi, kanë gjithashtu detyrimin të mbështesin dhe udhëzojnë kolegët e rinj në procesin arsimor. -

Edna O’Brien: Goja e shpellës
Josephine Edna O’Brien (1930 – 2024), prozatore, poete, dramaturge irlandeze.
GOJA E SHPELLËS
Nga Edna O’Brien
Kishte dy udhë që çonin në fshat. Unë e zgjodha atë më të thyerën që dilte më afër shpinë së bjeshkës se sa detit. Ishte një distancë e pluhurtë pa anë të kufizara mirë e një rruge të mbuluar me gurë. Gurët që kanë rënë nga shkrepi marrin një nuancë kërcënuese të së kuqes kur çahen në gjysmë. Në sipërfaqen e shkëmbit duket të jenë të hirtë. Aty-këtu në fytyrën e tij të hirtë dhe të kuqe ka ca grumbuj pemësh. Të përcëlluara në verë, të shkundura nga erërat në dimër, sidoqoftë ato mbijetojnë ashtu pa u zgjeruar as pa u zvogëluar.
Në një grumbull të tillë blertësie, tamam përposh shkrepit, pashë një vajzë q[ po qëndronte në këmbë. Nisi të shtrçngonte nagdalë lidhëset e çorapeve. Nuk mbahej mirë në këmbë, ngase kur po tërhiqte kilotat e humbi baraspeshën më shumë se njëherë. Futi fundin e saj nga koka dhe në fund trikon që dukej se kishte një mori pullash. Kur u avita, ajo u largua. Një vajzë e re në një triko ngjyrë gështenje dhe me një fund të zi. Ishte rreth të të njëzetave. Papritur dhe pa i lënë ta kuptonte u ktheva për në shtëpi, ashtu që t’i lija përshtypjen se thjesht kisha qenë duke bërë një shëtitje. Qesharakësia e kësaj gjëje më goditi posa u ktheva përsëri dhe shkova drejt skenës së sekretit të saj. Po dridhesha, por udhëtimet e tilla duhet të përmbushen.
Çfarë shoku të kuptosh se aty nuk ishte në pritë asgjë, asnjë njeri, asnjë kafshë. Pesha e trupit të saj i kishte bërë shkurret të mos ngriheshin lart. Shkova me mendjen se mund të kisht eqëndruar aty e shtrirë për bukur një kohë. Mandej pashë se edhe ajo po kthehej aty. A mos kishte harruar ndonjë gjë? A mos donte të më kërkonte ndonjë nder? Pse po ngutej? Nuk mund ta shihja fytyrën e saj, kishte ulur kokën. U ktheva dhe këtë hera ngarenda rrugës private që çonte te shtëpia ime e marrë me qira. Pse po vrapoj, pse po dridhem, pse po tutem? Ngase ajo është një grua dhe e tillë jam edhe unë. Ngase, ngase? Nuk e di.
Kur mbërrita në oborr i kërkova shërbëtores që po bënte kokrrën e qejfit të zgjidhte qenin. Mandej u ula para derës dhe prita. Pema në lulëzim dukej bukur dramatike, petalet e saj bollekshëm të trëndafilta, aroma e saj ngulfatshëm e ëmbël. E vetmja pemë në lulëzim. Shërbëtorja ime më kishte paralajmëruar rreth këtyre luleve të veçanta; madje ajo edhe e kishte marrë mundin të përdorte fjalorin për të më bërë përshtypje – Venodno, helm, petale të helmta. Megjithatë e kisha lëvizur tavolinën që të ishte sa më afër asaj peme dhe e kishim përforcuar duke i vënë kartonë të pakove të cigareve përfund dy këmbëve. I thashë shërbëtores të rregullonte një vend për dy veta. Po ashtu vendosa se çka duhej të hanim, sado që normalisht nuk e bëj një gjë të tillë, me qëllim që t’u jap ditëve ca elemente befasie. Kërkova që njëkohësisht të sillte verë në tavolinë dhe po ashtu edhe nga ato biskotat e mbuluara me sheqer që mund të zhyten në verë të bardhë dhe të thithen gjersa t’u shteret ëmbëlsia, pastaj prapë të zhyten dhe rithithen, pafundësisht.
Do ta pëlqente shtëpinë. Është e thjeshtë, pavarësisht se është e madhe. Një shtëpi e bardhë me kanata dritaresh të bardha dhe një dritare gjysmërrethore prej guri mbi secilën prej tri hyrjeve në përdhese. Një orë diellore, një kullë, një kishëz. Muret dhe tavanet ishin të lyera me një të kaltër të butë, të kombinuar me detin dhe qiellin, kishin një efekt të çuditshëm halucinant thua se deti dhe qielli po lëviznin drejt derës. Kishte harta në vend të pikturave. Rreth poçave kishte guaska të trëndafilta që përgjatë viteve ishin ciflosur paksa, por kjo veç sa e bënte më të theksuar informalitetin e vendit.
Darka do të na merrte bukur kohë. Petalet do të binin nga pemët, ca sosh do të ngecnin në tavolinën e gurtë, që ta zbukuronin. Fiqtë, ëndshmërisht të ftohtë, do të shërbeheshin në pjata të gjera. Do t’i provonim me gishtërinj. Kështu do të dinim se cili prej tyre, pasi ta shtypnim, do të mund të dilte i kënaqshëm. Ajo, duke qenë e këtij vendi, mund të ishte më eksperte se sa unë. Njëra prej nesh do t’i kafshonte me tepër lakmi dhe kësodore do të shihnim se si farat, të qullëta, të shkapërderdhura, të lëngshme dhe të bukurado të na vërshonin mbi mjekër. Do ta pastroja mjekrën me dorë. Do të bëja çmos që ajo të ndihej rehat. Do ta dehja, po të dilte nevoja. Në fillim do flisja unë, po pastaj do të tregohesha e mëdyshur që t’i lija rastin asaj të fliste.
U ndërrova me një veshje të portokalltë dhe e vura një gjerdan të gjatë të përbërë prej një larmie guaskash. Qeni ishte ende i zgjidhur me qëllim që të më paralajmëronte. Në lehjen e parë do ta merrja dhe do ta lidhja mbrapa shtëpisë ku nuk do të dëgjoheshin as kuitjet e tij.
U ula në tarracë. Dielli po perëndonte. U ula në një karrige tjetër që të përfitoja prej tij. Bulkthët kishin nisur poteren e tyre të pandërprerë, gati mekanike, dhe hardhucat filluan të shfaqeshin nga mbrapa hartave. Diçka nga lëvizjet e tyre të shkathëta, si tinëzare, ma kujtuan atë, por në atë moment gjithçka ma kujtonte atë. Ra një heshtje e tillë sa dukej se sekondat po e mbanin shënim kalimin e vet. Dëgjoheshin vetëm bulkthat dhe, në distancë, tringëllimat e zileve të deleve, më ëndërrimore se sa blegërima. Në distancë, po ashtu, dritat e shtëpive, sinjalizonin besnikërisht. Një palë shortse të varura në një varëse nisën të valëviteshin me puhinë e parë dhe sa fort e mirëprita këtë, duke e ditur se po e kumtonte natën. Ajo po priste të errej, terrin mbështjellës, bashkëfajtoren e dashur të mëkateve.
Shërbëtorja ime priste pa më rënë në sy. Nuk mund ta shihja, por isha e vetëdijshme për praninë e saj në mënyrën se si jemi nganjëherë për pëshpëritësin përbri. Më irritonte. Mund të dëgjoja teksa ngrinte ose lëshonte një pjatë dhe e dija se po e bënte vetë e vetëm që të tërhiqte vëmendjen time. Më duhej po ashtu të luftoja me erën e supës së thjerrëzave. Era, sado e kënaqshme, dukej asgjë më shumë se sa një marifet për t’i përshpejtuar gjërat dhe kjo ishte e pamundshme. Ngase, sipas hamendësimit tim, posa të filloja të haja, mundësia që ajo të më dilte para syve ishte e përjashtuar. Më duhej të prisja.
Orët që pasuan patën një ecuri të padurueshme, të parashikueshme dhe të tmerrshme – eca, u ula në karrige të ndryshme, ndeza cigare pas cigareje të cilat i fikja menjëherë, nuk iu ndava gotës së pijës. Në momente të caktuara nuk e mbaja në mend shkakun e trazimit tim, por pastaj duke e kujtuar atë në tesha të zeza dhe sytë e ulur, prapë drithërohesha nga kënaqësia e mikpritjes së saj. Përreth limanit, shtyllat e shumta të dritave u ndezën, duke i përvijuar qytetet dhe fshatrat që kishin qenë të padukshme në dritën e diellit. Përsosëmria e yjeve ishte e neveritshme.
Më në fund erdhi ushqimi i qenit dhe ai e hëngri ashtu siç e ha rëndom, te këmbët e mia. Kur ena e zbrazur rrëshqiti mbi gurët e lëmuar – sherri i ngathtësisë sime – dhe hëna e plotë aq poshtë, aq e kuqe, aq çuditërisht mikpritëse, u shfaq përmbi pisha, ndava mendjen të filloja, duke e marrë pecetën nga kutia dhe duke e shpalosur ngadalë dhe në mënyrë ceremoniale në prehërin tim. E pranoj se ato pak sekonda besimi im ishte i thellë dhe shpresa ime më e fortë se kurrë më parë.
Ushqimi e kishte humbur shijen. Piva tepër.
Të nesërmen dola nëpër fshat, por e mora rrugën e detit. Prej atëherë nuk e kam marrë udhën e shkrepit. Shpesh kam dashur ta bëj këtë, posaçërisht pas punës kur e di se cili do të jetë itinerari im: do të mbledh letrat, do të pi një pernod në bar ku kolonelët në pension luajnë me letra, do të ulem dhe do të flas me ta kuturu. Prej kohësh e kemi pranuar padobishmërinë tonë ndaj njëri-tjetrit. Njerëz të rinj zor se vijnë.
Ishte një piktor australian, të cilin e kisha ftuar për darkë, duke ndarë mendjen se ishte joshës. Ai u bë i ofenziv pas ca gotash dhe nisi të fliste për atë se sa keq ishin pararaqitur burrat e vendit të tij. Isha më shumë e trishtuar se sa e pakënaqur dhe na u desh, tok me shërbëtoren, ta çonim në shtëpi.
Të dielave dhe ditëve të festave vajzat dalin në grup prej rreth njëzet vetave, me duart përreth njëra-tjetrës, trupat e humbur në rrobat e zeza të gjera. Asnjëra prej tyre nuk më shikon, sado që tashmë jam e njohur këtu. Ajo duhet të më njohë. Prapëseprapë ajo kurrë nuk më jep asnjë shenjë se kush është. Në momentet e mia më optimiste, ma ka ëndja të mendoj se ajo rri atje, duke pritur që të shkoj ta kërkoj. Megjithatë, prore e gjej veten duke e marrë udhën e detit edhe pse krejt dëshpërimisht dëshiroj të shkoj udhës tjetër.
/ Edna O’Brien, ‘The Love Object’, Little, Brown and Company, 2015
/Përkhtimi: Gazeta Express/ KultPlus.com
