Tag: ashtu

  • Të desha, të dua, ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar… kënduar nga Shpresa Gashi (teksti dhe kënga)

    Të desha, të dua, ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar… kënduar nga Shpresa Gashi (teksti dhe kënga)

    “Të desha, të dua…”, dëgjojeni këtë variant kënge të kënduar aq ëmbël nga Shpresa Gashi.

    Teksti

    S’mendonja ta donja,me zemër, si të vegjlit, kaq shumë,Ta shihnja për çdo natë edhe në gjumë,s’mendonja, s’mendonja!

    Kur ishe, larg meje,kujtimi yt o vashë, me ndizte gjinë,E malli veç ma shtonte dashurinë,për shoqen e dashur.

    Të desha, të dua,ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,E dashur, për mua,je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

    Dëgjoje, dëgjoje,se si buçet për ty sot kënga ime!Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,dëgjoje, dëgjoje!

    Me shpirtin e pastër,për mua vetëm ti je e vërteta,Ti sjell pran’ meje gazin që fal jeta,o shoqe e dashur!

    E vitet, do shkojnë,të vegjlit do ta mbushin plot shtëpinë,Tek ti do tregosh për dashurinë,për jetën e lumtur.

    Të desha, të dua,ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar,E dashur, për mua,je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe!

    Dëgjoje, dëgjoje,se si buçet për ty sot kënga ime!Për ty, që i falë kësaj zemre veç gëzime,dëgjoje, dëgjoje!

    ObserverKult

    ——————

    Lexo edhe:

    DASHURI MË DESHE, TË DESHA, MË GËZOVE, MË HIDHËROVE, POR MË MËSOVE…

  • “Pse më sheh ashtu?”/ Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

    “Pse më sheh ashtu?”/ Sherri me thika në Bathore, policia: Konflikt mes të miturve, lëndohen pesë persona

    Një sherr mes të miturish ka ndodhur në Pedonalen e Bathores, Kamëz.

    Pesë persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa dyshohet se janë goditur me mjetë presës (thikë). Të pesë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
    Shkak i sherrit dyshohet të jetë për motive banale, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka thënë “Pse më shesh ashtu?”.
    “Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur.
    Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.”m thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Abilaliaj ikën nga Partizani, Mema largohet nga Pogradeci

    Abilaliaj ikën nga Partizani, Mema largohet nga Pogradeci

    Janë disa emra teknikësh dhe drejtuesish në radhë për të ikur. Së fundi drejtori sportiv i Partizanit Arbër Abilaliaj i shtyrë nga gjëndja aktuale e kryeqytetasëve ka deklaruar divorcin me të kuqtë.

    Po ashtu Ardian Mema lë Pogradecin në Kategori të Parë. Tiranasi i cili vjet bëri goxha mirë me liqenorët teksa skuadra shkoi deri në fazë play off me Tiranën për biletën e fundit Superiore është dorëzuar.

    Megjithatë te lista e gjatë e atyre që janë në fije të perit gjëndën edhe trajneri i Flamurtarit Karlos Garsia dhe ai i Partizanit Mladen Milinkoviç. Po ashtu Shpëtim Duro te Besa apo Stefano Senigaliezi te Laçi. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Nga  përtallja me arorët e Berishës te dronët e Ramës që do rilindin tokat e shkrumbuara

    Nga përtallja me arorët e Berishës te dronët e Ramës që do rilindin tokat e shkrumbuara

    Vite më parë, kur qeveriste Berisha, opozita e atëhershme socialiste do përtallej me idenë e mbjelljes së arorëve, promvuar nga vetë lideri demokrat si inisiativë pyllëzimi dhe ekonomie bashkë. Sot, pasaradhësi i tij hedh idenë e mbjelljeve pyllëzuese me dron, si vijim i një sërë risish prej tyre që provokojnë reagime ironike në publik.
    Në fakt ka qenë vetëm një fjali e vetme e thënë nga Rama në shpalosjen e një strategjie të re në betejën kundër zjarrëve.
    “Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret”, tha kryeministri duke prezantuar kapitullin e ri të mbrojtjes civile përmes transformimit të forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.
    Dhe si për t’u vënë fre gjuhëve konspiratuve që thonë se zjarret e verës që lamë pas ishin të qëllimshme për arsye ndërtim, Rama tha:
    “Ta kenë të qartë të gjithë se djegia nuk të sjell në kushtet që të thuash se nuk ka pemë aty dhe dua të ndërtoj. Për 30 vjet do të ndalohet dhënia e lejes së ndërtimit dhe ai territor do rimbillet. Dhe për këtë jemi duke punuar me Ministrinë e Mbrojtjes për të sjellë edhe dronët mbjellës që janë forcë e re e teknologjisë që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura, gjë për të cilën është përfshirë edhe Ministria e Mjedisit drejtpërdrejt”, tha Rama.
    Ai ceku dhe çështjen më të ndjeshme nga zjarret, dëmshpërblimin, duke premtuar:
    “Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti, do dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë”. /tesheshi.com/

  • Derbi hap ndeshjet e raundit të 6-të, derbi edhe në …pankinë

    Derbi hap ndeshjet e raundit të 6-të, derbi edhe në …pankinë

    Jave 6-të Abissnet Superiore ofron derbin kryeqytetas Partizani- Tirana. Dy të mëdhatë e kryeqytetit në momentin më negativ të përballjeve mes tyre teksa si kurrë më parë si të kuqtë ashtu dhe bardheblutë janë në zonën e fundit të rëndtijes.

    Megjtithatë duket se ka edhe një ‘derbi’ mes trajnerëve respektivë. Milinkoviç vjen pas tri humbjeve radhazi e po ashtu Bordin me dy të tilla radhazi dhe një barazim me Flamurtarin.

    Kjo ndeshje e 179-ta në radhë, zhvillohet në Air Albania” me filim orën 19:00 dhe do t’i paraprijë një jave të nxehtë përpara se skuadrat të ndalin ‘vrullin’ për afro dy javë (Kombëtarja në aksion).

    Vazhdo leximin

  • Robert Papa nxjerr prapaskenat e forta: Soros shumë shpejt i pandehur në SHBA, nëse opozita nuk heqin “mbeturinat” e…

    Robert Papa nxjerr prapaskenat e forta: Soros shumë shpejt i pandehur në SHBA, nëse opozita nuk heqin “mbeturinat” e…

    Elmas Bogdani
    Gazetari dhe analisti i njohur, Robert Papa ka zbuluar prapaskena të forta që lidhen si me zhvillimet e brendshme të opozitës në Shqipëri, ashtu edhe me lëvizjet e administratës Trump në SHBA kundër miliarderit George Soros. Ai paralajmëron se Departamenti Amerikan i Drejtësisë është duke përgatitur aktpadi ndaj Sorosit, i akuzuar për financimin e grupeve të ekstremit të majtë dhe ndikimin e tij politik në mbarë botën. Në këtë kontekst, Papa thekson se opozita shqiptare nuk do të ketë asnjë shans për të fituar garën për Tiranën nëse vazhdon të mbajë në gjirin e saj figura të lidhura me rrjetin e Sorosit. Po ashtu, ai ngre pikëpyetje mbi rolin e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe mënyrën si pozicionohet ndaj qeverisë Rama, duke lënë të kuptohet se nga Uashingtoni po vijnë ditë të vështira për mazhorancën socialiste.
    “Sot, në këtë tetor, fillimisht do të ndalja tek gara e Tiranës, sepse është në fillim. Unë mendoj se duhet të jetë një emërim politik. PD-ja dhe LSI-ja i kanë potencialet: AliMehmeti. Pse jo? Për mua, Adriana Kalaja, Edit Harxhi, mbase dhe Albana Vokshi, për të qenë femër me femër. Por, jo hije apo rrënjë të Sorosit në Shqipëri. Sorosi është një kancer këtu. Unë nuk mund ta imagjinoj dot që opozita të ketë ende hije të Sorosit. Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka filluar të përgatisë çështjen për të marrë të pandehur 95-vjeçarin George Soros (Xhorxh Shorosh). Kështu shqiptohet. Schëartz ka qenë mbiemri i tij. Ai ka një pasuri rreth 7.5 miliardë dollarë, sipas Forbes Magazine.
    Përrallat e tjera që thonë se ka më shumë nuk ekzistojnë, por ka dhënë 15 miliardë dollarë tek grupet e ekstremit të majtë në Amerikë dhe në botë. Rreth 500 milionë ka dhënë për Bidenin dhe ka dhënë shumë për organizatat e fëmijëve. Paratë e gjakësorit, paratë e zeza, kanë dëmtuar shumë Amerikën. Ka financuar prokurorë distriktesh radikalë, si Kim Fox në Çikago, Larry Krasner në Filadelfia, George Gascón në Los Anxhelos, të cilët kanë lejuar që krimi të gëlojë në këto juridiksione. Bill O’Reilly, është ndër të vetmit që për tre dekada ka luftuar ndaj Sorosit. Dhe ai thotë: “Unë nuk e kuptoj përse kjo figurë do të shkatërrojë Amerikën dhe të jetë kaq i butë në politikat e krimit dhe kërkon të vendosë nëpër zyra njerëz që janë kundër kapitalizmit”.
    Mbase kjo nuk është një krim, thotë, por Sorosi ka legjione avokatësh të mirëpaguar që e mbrojnë. Kështu që një referencë kriminale duhet bashkuar, thotë Bill O’Reilly, me mënyra metodike të përpikta. Tashmë, kur Trump kërkon ta shkatërrojë netëork-un e Sorosit, i takon opozitës të bëjë diçka në Shqipëri. Nuk duhet të ketë as në Këshill Kombëtar, as në Kryesi, as deputetë, njerëz që janë sponsorizuar nga Soros. Pikë. Në qoftë se duam të kemi një të djathtë, në qoftë se duam që të shkojmë paralel me platformën e madhe të Trump, Rubios dhe MAGA-s”, tha ndër të tjera Robert Papa.
    Paralajmërimi
    Gazetari e përforcon paralajmërimin e tij duke thënë se Partia Demokratike nuk duhet të hyjë fare në garë për Tiranën nëse nuk ka kandidatë të shkëputur nga lidhjet me Sorosin. Papa thekson se çështja ndaj manjatit është vetëm çështje kohe dhe se pasojat e saj do të rëndojnë edhe mbi qeverinë Rama. “Në qoftë se nuk keni një kandidat për Tiranë, mos hyni fare në zgjedhje. Mos pranoni hije apo mbeturina të Sorosit. Mos guxoni të vendosni kandidaturë për Tiranën (nëse janë të lidhura me Sorosin). Ofendoni ata 500,000 votues besnikë. Unë besoj se PD-ja e ka këtë forcë, ka shumë njerëz. Jo njerëz të lidhur me Sorosin, i cili shumë shpejt, edhe pse 95-vjeçar, do të jetë në bankën e të akuzuarve nga Departamenti i Drejtësisë (që kërkon) Trump. Nuk ka guxuar më parë.
    Dhe në qoftë se fillon e depërton tek paratë e zeza të tij, do ta nxijë më shumë qeverinë e Ramës sesa e nxori raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit”, shprehet gazetari. Në vijim, Robert Papa ndalet tek roli i Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke theksuar ndikimin e madh që ka e Ngarkuara me Punë në raportet me qeverinë dhe opozitën. Ai ngre dyshime mbi mënyrën si po përdoret prania e saj publike, duke e cilësuar si presion indirekt ndaj qeverisë dhe mesazh të qartë se Rama nuk është i preferuar nga Uashingtoni.
    “Natyrisht që Ambasada Amerikane në Tiranë vëzhgon, hulumton. E Ngarkuara me Punë, e cila ka potencën e ambasadorit, është si Presidenti i Amerikës. Ajo kontrollon të gjithë ambasadën. Ashtu si kreu i inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë, po ashtu shefi i stacionit në ambasadë mbulon FBI-në dhe CIA-në. Ata informojnë çdo ditë. Nuk më pëlqen që edhe e Ngarkuara me Punë ka filluar të jetë e dashuruar pas kamerave. Është normale në protokoll që ajo të bëjë takime me ministrat, s’ka pse merr kamerën me vete. A e bën këtë në Gjermani, në Itali, në Poloni apo në Rumani? Jo.
    Natyrisht është një trysni indirekte ndaj qeverisë dhe një njohje ndaj një qeverie që ka vjedhur zgjedhjet. Aq më tepër duhet të jenë transparentë me deklaratë pas takimeve, duke thënë më shumë se çfarë kanë thënë. Dhe në qoftë se dikush, partizan i të majtës, do të gëzohet: ‘Na ka njohur qeverinë”. Ramën se ka takuar ende. Nuk e ul hundën Rama, sepse ajo nuk është ambasadore, nuk është niveli i tij. Apo është mesazhi i qartë që Edvini është i padëshiruar”, shprehet ai.
     

  • Pensionet indeksohen me 2.5 për qind, Ibrahimaj: Vendimi hyn në fuqi nga 1 tetori. Paga minimale, 50 mijë lekë

    Pensionet indeksohen me 2.5 për qind, Ibrahimaj: Vendimi hyn në fuqi nga 1 tetori. Paga minimale, 50 mijë lekë

    Nga 1 tetori, pensionet do të indeksohen me 2.5% ose, thënë ndryshe, rreth 500 lekë më shumë për ata që marrin pension urban dhe rreth 300 lekë më shumë për ata që marrin pension rural.
    “Norma e indeksimit 2.5% pasqyron rritjen e çmimeve për shportën e pensionistëve. Indeksimi është rregullim i pensioneve sa i takon çmimeve, jo rritje. Reforma e pensioneve është në proces, nuk është një vendim që mund të merret shumë shpejt. Ne kemi objektiv rritjen e pensionit minimal dhe atij mesatar”, tha Delina Ibrahimaj, Ministre për Ekonominë dhe Inovacionin.
    Gjatë konferencës, ministrja Delina Ibrahimaj u ndal edhe te rritja e pagës minimale, duke shpjeguar se për biznesin do të ketë një periudhë lehtësimi nga kostot.

    “Paga minimale do të shkojë në 50 mijë lekë, peshë më të ulët të kësaj rritje të shpenzimeve sepse për 18 muaj kostot për këtë rritje për bizneset nuk do të aplikohen. Gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm ne kemi objektiv që paga mesatare të jetë 1000 euro.”
    Ekonomia u rrit me 3.5% gjatë tremujorit të dytë të vitit, një ritëm më i ngadaltë se ai i të njëjtës periudhë të një viti më parë, kur rritja ishte afro 4%.
    “Kërkesa e brendshme ka dhënë kontributin kryesor në rritje, u ndikua si nga konsumi, ashtu edhe nga investimet. U rrit konsumi i familjeve shqiptare, i popullatës. Pagat janë rritur në tremujorin e dytë, importi i ushqimeve tregon rritje. Ka rënie të sektorit të bujqësisë, i ndikuar nga prodhimi blegtoral. Është një sektor që duhet të rrisë produktivitetin, ndaj do të kemi vëmendje të shtuar duke vënë në dispozicion fonde për zhvillimin e kësaj fushe. Industria është paraqitur po ashtu me rënie për shkak të aktivitetit të industrisë nxjerrëse, sepse disa kompani kanë shfaqur ngadalësim.”
    Po ashtu, ministrja njoftoi se së shpejti qeveria do të shpalosë një plan 3-vjeçar për të reduktuar përdorimin e parasë fizike dhe për të luftuar informalitetin.
    /vizionplus.tv

  • Nga greva e urisë te shkarkimi i Begajt e Peleshit/ Detaje nga diskutimi i Grupit të PD

    Nga greva e urisë te shkarkimi i Begajt e Peleshit/ Detaje nga diskutimi i Grupit të PD

    Janë zbardhur detaje nga diskutimet e deputetëve demokratë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Deputetët diskutuan masa radikale për të përballuar situatën e krijuar në parlament.
    Aksioni për radikalizimin e veprimeve, përfshirë grevën e urisë dhe ngujimin në Kuvend, u mbështet nga shumë deputetë, që kërkuan reagime të forta si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit. Në këtë mbledhje, pati kritika ndaj presidentit Bajram Begaj, për rolin e tij në mbështetje të veprimeve të Ramës, si dhe kërkesa për shkarkimin e disa funksionarëve të lartë, përfshirë Niko Peleshin, informon ‘balkanweb’.
    Deputetët theksuan nevojën për të ndërtuar një aksion të koordinuar politik dhe për të përfshirë edhe diasporën në protesta. Kreu i PD Sali Berisha mbështeti kërkesat për përsëritjen e seancës dhe intensifikimin e protestave.
    Debati dhe diskutimi i plotë:
    Diskutimet me dyer të mbyllura në Grupin Parlamentar të PD-së.
    Klevis Balliu: Rama nuk e do debatin se humb dhe siç bëri sot do të bëj gjithë kohës. Ne duhet ta përshkallëzojmë aksionin. Këtu po vdes paralamentarizmi. Ai po shkel kushtetutën, dhe ne na mbetet vetëm një rrugë: të bëhemi gati për radikalizim. Duhet të kemi reagime të forta brënda parlamentit, reagime të forta edhe jashtë parlamentit. Nuk duhet të përjashtojmë asnjë lloj forme përballjeje. Rama ka për qëllim ta shkatërroj parlamentin, parlamentin se do më, se parlamenti është i bezdisshëm dhe ky kryeministër i ka problem denoncimet në parlament se aty e dëgjojnë shqiptarët. Ky do ta përsërisë ngjarjen e sotme në një formë ose tjetër. Ky nuk i sjell deputetët as në televizione, dhe tani nuk do t’i sjellë edhe në parlament. Ky do robotin atje. Dhe vetë nuk do të vi më. Duhet të gjejmë një formë për të reaguar brenda parlamentit dhe nuj duhet të përjashtojmë reagime të forta pa kufizime, qoftë jashtë qoftë brenda.
    Fatmir Mediu: Ne duhet ta ndërtojmë reagimin nëpërmjet diskutimit dhe debatit me njerëzit, dhe kjo kërkon një organizim në të gjithë Shqipërinë
    Përsa i takon marrëdhënieve me partnerët, duhet të flasim me ta duhet të jemi partnerët. Me ta duhet të diskurojmë dhe për ngjarjet e sotme, unë mendoj se duhet t’u kërkojmë takim, e t’u shpjegojmë gjërat. Se nuk mjafton që ata të na shohin nga ballkoni (i parlamentit teksa shihnin seancën të enjten).
    Bledjon Nallbati: Si fillim unë mendoj se duhet të bëjmë një kërkesë për të përsëritur seancën e sotme. Së dyti, nëse qeveria nuk pranon përsëritjen e seancës, duhet që ndërkombëtarëve t’ua bëjmë të qartë, se ne do të kushtëzojmë marrëdhënien tonë me Parlamentin. Ne nuk mund të rrimë si manekinë në Kuvend, teksa Rama na thotë sesi duhet të sillemi, s’jemi aty për shoën e Ramës.
    Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normlaitet me këtë qeveri.
    Saimir Korreshi: Une jam per radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise.
    Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.
    Ina Zhupa: Para një jave kryesia e partise dhe grupi kemi marr vendim per te mos lene asnje hapesire institucionale te pashfrytezuar ne perballjen me Ramen.  Do duhet edhe ne kete rast t’i qendrojme vendimit te marr dhe te shfrytezojme hapesirat institucionale. Ne nuk kishim asnje skenar per ta prishur seancen, ne ishim aty per te fol per interesin publik, te gjithe ishin pergatitur, por u reagua ne mbrojtje te dinjitetit te parlamentit. Por nese i meshojme idese qe po degjoj ketu se meqenese Rama na pamundesoi seancen me te rendesishme, ne tani te vazhdojme me skenarin qe pamundesojme seancat, apo te pershkallezojme situaten, do te duket sikur nisim te njejten rruge qe kemi bere me pare, edhe njerezit mund te mendojne qe edhe kjo sot ishte pjese e skenarit tone per ate rruge, dhe jo arroganca e pushtetit.  Ndaj sugjeroj te niset me kerkesen per ta kthyer parlamentin ne ligjshmeri, duke anulluar kete seance te jashteligjshme dhe riberjen e saj sipas rregullave. Te cojme sa me shpejt dy kerkese padite ne kushtetuese per dekretin e begajt dhe ate per ndryshimin e rregullores. Edhe seancen e ardhshme duhet te jemi te pergatitur per te kerkuar fjalen sipas rregullores dhe per te bere demaskim te plote te shkeljeve dhe per te pasur mundesi me pas te mbrojme interesin e qytetareve.
    Ramadan Lika: Doktor Rama na ka bere favor ditën e sotme. Ju doktor keni 3 muaj që flisni për farsën elektorale, megjithatë Kryesia u mblodh dhe vendosi që ne të hyjmë në Kuvend. Është non sens, edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojmë në parlament. Media dhe elektorati na u vërsulën për këtë gjë. Por sot Rama na ka bërë një favor të madh. Tani ne duhet t’i drejtohemi elektoratit, ose të dorëzojmë mandatet, ose të gjithë bashkë, ne dhe mbështetësit tanë, t’i hyjmë një rruge të pakthim, deri në ikjen e Edi Ramës. Unë këtu nuk jam për rrogën e deputetit. Unë jam i mendimit që për ne të vendosë elektoratit.
    Xhelal Mziu: Duhet të reagojmë si grup parlamentar, i koordinuar më përpara. Nuk duhet të biem pre e lojës së maxhorancës. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi denoncimi e reagimi në Parlament dhe në komisione, për të ngritur frymën dhe për të krijuar një mardhënie partneriteti me faktorin ndërkombëtar dhe ngritjen e shpresës në terren.
    Ivi Kaso: Seancën e sotme Rama e kishte të paramenduar. Mesazhet e shkurtra të tij në 3 min e para, ishin mesazhe që paralajmëronin çfarë do ndodhte. Pastaj nxorri Diellën për provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qartë i Ramës: Unë nuk pyes për parlamentin dhe për asnjeri. Kësaj situate sigurisht që duhet t’i përgjigjemi me një reagim, por reagimi nuk duhet të jetë emocional. Një protestë e vogël dhe e organizuar shpejt, një protestë pa fuqi më shumë na dëmton sesa na jep njëfarë avantazhi në raport me atë çfarë presin njerëzit dhe në raport me gravitetin e situatës. Një protestë e vogël do përdorej nga Rama dhe do demoralizonte njerëz. Mirë do ishte që të ndërthureshin një sër gjestesh, edhe gjeste politike siç është kërkesa për përsëritjen e seancës, siç është edhe mocioni i shkarkimit të Peleshit. Një ide tjetër mund të jetë edhe nisja e proçedurës për shkarkim e Presidentit, pasi Rama duke përdorur atë ka prishur balacat e pushtetit. Strumbullari i senacës së sotme është Bajram Begaj, me dekretimin që i bëri Diellës, të cilën ia la nën përgjegjegjësi Ramës. Prandaj ne duhet t’i japim një mesazh atij se nuk do e tolerojmë më. Roli i Presidentit sot nuk është respektim i Kushtetutës, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit, siç e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputetësh.
    Belind Këlliçi: Sigurisht që jemi përballë një momenti të vështirë. Është një akt i paprecedentë që Rama sot i hoqi të drejtën qytetarëve shqiptar të njihen me programin dhe mbi të gjitha me aferat korruptive dhe denoncimet e opozitës. Ky ishte një kurth i ngritur nga Rama, në të cilin ra opinioni publik, si edhe qytetarët. Ne duhet të nisim një aksion të fortë politik për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët shqiptar, për qeverisjen aktuale, për faktin që është Rama ai që pengon debatin, pengon parlamentarizmin, pengon jetën normale në parlament. Arsyeja se pse ne kemi pranuar mandatet është pikërisht që ne të përdorim sallën e parlamentit për të folur në interes të qytetarëve dhe për hallet e tyre. Do duhet që të kemi një radikalizim të aksionit politik brenda parlamentit dhe jashtë pa përjashtuar këtu qoftë edhe grevën e urisë, apo ngujimin e deputetëve në parlament.
    Agron Gjekmarkaj: Ne duhet të ndjekim rrugën institucionale, politike, edhe të punojmë për sensibilizimin e ambasadorëve. E mbështes kërkesën për ripërsëritjen e seancës së sotme. Por dua të shtoj po ashtu se ne duhet të kërkojmë mocion për shkarkimin e Niko Peleshit, pasi ai ka shkelur hapur Kushtetutën. E dimë që si kemi numrat, por të lemë shenjë. Nga ana tjetër duhet të forcojmë komunikimin me qytetarët dhe me median.
    Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë formumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë.
    Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndêrkombëtarët as me ambasadat.
    Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.
    Sali Berisha: Shumë ide të vyera.
    Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Krytarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën.
    Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.

  • “Të ngujohemi ose të nisim grevë urie”, Gjoni propozon veprime radikale në Kuvend, Korreshi: Njerëzit nuk dalin më…

    “Të ngujohemi ose të nisim grevë urie”, Gjoni propozon veprime radikale në Kuvend, Korreshi: Njerëzit nuk dalin më…

    Osman Stafa ka zbardhur detaje nga diskutimet e deputetëve demokratë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ligjvënësit diskutuan masa radikale për të përballuar situatën e krijuar në Parlament.
    Deputeti Gjin Gjoni tha se është i mendimit për radikalizim të aksionit. “Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri”, tha ai.
    Edhe Saimir Korreshi deklaroi se është për ngujim në parlamentin e Shqipërisë. “Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi”. Korreshi dha mendimin se njerëzit presin nga PD, e nuk dalin më për PD.
    Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri.
    Saimir Korreshi: Une jam per radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise. Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.

  • Aksione radikale deri në grevë urie, çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit

    Aksione radikale deri në grevë urie, çfarë diskutuan deputetët e PD në mbledhjen e Grupit

    Janë zbardhur detaje nga diskutimet e deputetëve demokratë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike një ditë më parë në selinë blu. Ligjvënësit diskutuan masa radikale për të përballuar situatën e krijuar në Parlament.
    Aksioni për radikalizimin e veprimeve, përfshirë grevën e urisë dhe ngujimin në Kuvend, u mbështet nga shumë deputetë, që kërkuan reagime të forta si brenda ashtu edhe jashtë Parlamentit. Në këtë mbledhje, pati kritika ndaj presidentit Bajram Begaj, për rolin e tij në mbështetje të veprimeve të Ramës, si dhe kërkesa për shkarkimin e disa funksionarëve të lartë, përfshirë Niko Peleshin.
    Deputetët theksuan nevojën për të ndërtuar një aksion të koordinuar politik dhe për të përfshirë edhe diasporën në protesta. Kreu i PD Sali Berisha mbështeti kërkesat për përsëritjen e seancës dhe intensifikimin e protestave.
    Diskutimet me dyer të mbyllura në Grupin Parlamentar të PD-së:
    Klevis Balliu: Rama nuk e do debatin se humb dhe siç bëri sot do të bëj gjithë kohës. Ne duhet ta përshkallëzojmë aksionin. Këtu po vdes paralamentarizmi. Ai po shkel kushtetutën, dhe ne na mbetet vetëm një rrugë: të bëhemi gati për radikalizim. Duhet të kemi reagime të forta brënda parlamentit, reagime të forta edhe jashtë parlamentit. Nuk duhet të përjashtojmë asnjë lloj forme përballjeje. Rama ka për qëllim ta shkatërroj parlamentin, parlamentin se do më, se parlamenti është i bezdisshëm dhe ky kryeministër i ka problem denoncimet në parlament se aty e dëgjojnë shqiptarët. Ky do ta përsërisë ngjarjen e sotme në një formë ose tjetër. Ky nuk i sjell deputetët as në televizione, dhe tani nuk do t’i sjellë edhe në parlament. Ky do robotin atje. Dhe vetë nuk do të vi më. Duhet të gjejmë një formë për të reaguar brenda parlamentit dhe nuj duhet të përjashtojmë reagime të forta pa kufizime, qoftë jashtë qoftë brenda.
    Fatmir Mediu: Ne duhet ta ndërtojmë reagimin nëpërmjet diskutimit dhe debatit me njerëzit, dhe kjo kërkon një organizim në të gjithë Shqipërinë.
    Përsa i takon marrëdhënieve me partnerët, duhet të flasim me ta duhet të jemi partnerët. Me ta duhet të diskurojmë dhe për ngjarjet e sotme, unë mendoj se duhet t’u kërkojmë takim, e t’u shpjegojmë gjërat. Se nuk mjafton që ata të na shohin nga ballkoni (i parlamentit teksa shihnin seancën të enjten).
    Bledjon Nallbati: Si fillim unë mendoj se duhet të bëjmë një kërkesë për të përsëritur seancën e sotme. Së dyti, nëse qeveria nuk pranon përsëritjen e seancës, duhet që ndërkombëtarëve t’ua bëjmë të qartë, se ne do të kushtëzojmë marrëdhënien tonë me Parlamentin. Ne nuk mund të rrimë si manekinë në Kuvend, teksa Rama na thotë sesi duhet të sillemi, s’jemi aty për shoën e Ramës.
    Gjin Gjoni: Unë jam për radikalizim të aksionit. Duhet të veprojmë në disa drejtime. Një ide mund të jetë ngujimi në Kuvendin e Shqipërisë, ose greva e urisë. Po ashtu, duhet të punojmë për protesta të forta. Të rrethojmë Kuvendin e Shqipërisë, ashtu edhe Kryesinë e Kuvendit. Diaspora duhet të protestojë gjithashtu përpara ambasadave. Nuk mund të ketë normalitet me këtë qeveri.
    Saimir Korreshi: Une jam per radikalizim te aksionit tone. Jam per ngujim ne Kuvendin e Shqiperise.
    Jam i mendimit për aksion edhe në Kryesinë e Kuvendit. Nëse Peleshi nuk e kthehen vendimin, atëherë ngujohemi. Njerëzit presin nga ne, nuk dalin më për ne.
    Ina Zhupa: Para një jave kryesia e partise dhe grupi kemi marr vendim per te mos lene asnje hapesire institucionale te pashfrytezuar ne perballjen me Ramen. Do duhet edhe ne kete rast t’i qendrojme vendimit te marr dhe te shfrytezojme hapesirat institucionale. Ne nuk kishim asnje skenar per ta prishur seancen, ne ishim aty per te fol per interesin publik, te gjithe ishin pergatitur, por u reagua ne mbrojtje te dinjitetit te parlamentit. Por nese i meshojme idese qe po degjoj ketu se meqenese Rama na pamundesoi seancen me te rendesishme, ne tani te vazhdojme me skenarin qe pamundesojme seancat, apo te pershkallezojme situaten, do te duket sikur nisim te njejten rruge qe kemi bere me pare, edhe njerezit mund te mendojne qe edhe kjo sot ishte pjese e skenarit tone per ate rruge, dhe jo arroganca e pushtetit. Ndaj sugjeroj te niset me kerkesen per ta kthyer parlamentin ne ligjshmeri, duke anulluar kete seance te jashteligjshme dhe riberjen e saj sipas rregullave. Te cojme sa me shpejt dy kerkese padite ne kushtetuese per dekretin e begajt dhe ate per ndryshimin e rregullores. Edhe seancen e ardhshme duhet te jemi te pergatitur per te kerkuar fjalen sipas rregullores dhe per te bere demaskim te plote te shkeljeve dhe per te pasur mundesi me pas te mbrojme interesin e qytetareve.
    Ramadan Lika: Doktor, Rama na ka bere favor ditën e sotme. Ju doktor keni 3 muaj që flisni për farsën elektorale, megjithatë Kryesia u mblodh dhe vendosi që ne të hyjmë në Kuvend. Është non sens, edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojmë në parlament. Media dhe elektorati na u vërsulën për këtë gjë. Por sot Rama na ka bërë një favor të madh. Tani ne duhet t’i drejtohemi elektoratit, ose të dorëzojmë mandatet, ose të gjithë bashkë, ne dhe mbështetësit tanë, t’i hyjmë një rruge të pakthim, deri në ikjen e Edi Ramës. Unë këtu nuk jam për rrogën e deputetit. Unë jam i mendimit që për ne të vendosë elektoratit.
    Xhelal Mziu: Duhet të reagojmë si grup parlamentar, i koordinuar më përpara. Nuk duhet të biem pre e lojës së maxhorancës. Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi denoncimi e reagimi në Parlament dhe në komisione, për të ngritur frymën dhe për të krijuar një mardhënie partneriteti me faktorin ndërkombëtar dhe ngritjen e shpresës në terren.
    Ivi Kaso: Seancën e sotme Rama e kishte të paramenduar. Mesazhet e shkurtra të tij në 3 min e para, ishin mesazhe që paralajmëronin çfarë do ndodhte. Pastaj nxorri Diellën për provokim. Ishte me skenar e gjitha. Mesazhi ishte i qartë i Ramës: Unë nuk pyes për parlamentin dhe për asnjeri. Kësaj situate sigurisht që duhet t’i përgjigjemi me një reagim, por reagimi nuk duhet të jetë emocional. Një protestë e vogël dhe e organizuar shpejt, një protestë pa fuqi më shumë na dëmton sesa na jep njëfarë avantazhi në raport me atë çfarë presin njerëzit dhe në raport me gravitetin e situatës. Një protestë e vogël do përdorej nga Rama dhe do demoralizonte njerëz. Mirë do ishte që të ndërthureshin një sër gjestesh, edhe gjeste politike siç është kërkesa për përsëritjen e seancës, siç është edhe mocioni i shkarkimit të Peleshit. Një ide tjetër mund të jetë edhe nisja e proçedurës për shkarkim e Presidentit, pasi Rama duke përdorur atë ka prishur balacat e pushtetit. Strumbullari i senacës së sotme është Bajram Begaj, me dekretimin që i bëri Diellës, të cilën ia la nën përgjegjegjësi Ramës. Prandaj ne duhet t’i japim një mesazh atij se nuk do e tolerojmë më. Roli i Presidentit sot nuk është respektim i Kushtetutës, por zgjatim i Kryeministrit. Ta nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit, siç e parashikon edhe Kushtetuta, dhe ne i kemi numrat prej 35 deputetësh.
    Belind Këlliçi: Sigurisht që jemi përballë një momenti të vështirë. Është një akt i paprecedentë që Rama sot i hoqi të drejtën qytetarëve shqiptar të njihen me programin dhe mbi të gjitha me aferat korruptive dhe denoncimet e opozitës. Ky ishte një kurth i ngritur nga Rama, në të cilin ra opinioni publik, si edhe qytetarët. Ne duhet të nisim një aksion të fortë politik për të ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët shqiptar, për qeverisjen aktuale, për faktin që është Rama ai që pengon debatin, pengon parlamentarizmin, pengon jetën normale në parlament. Arsyeja se pse ne kemi pranuar mandatet është pikërisht që ne të përdorim sallën e parlamentit për të folur në interes të qytetarëve dhe për hallet e tyre. Do duhet që të kemi një radikalizim të aksionit politik brenda parlamentit dhe jashtë pa përjashtuar këtu qoftë edhe grevën e urisë, apo ngujimin e deputetëve në parlament.
    Agron Gjekmarkaj: Ne duhet të ndjekim rrugën institucionale, politike, edhe të punojmë për sensibilizimin e ambasadorëve. E mbështes kërkesën për ripërsëritjen e seancës së sotme. Por dua të shtoj po ashtu se ne duhet të kërkojmë mocion për shkarkimin e Niko Peleshit, pasi ai ka shkelur hapur Kushtetutën. E dimë që si kemi numrat, por të lemë shenjë. Nga ana tjetër duhet të forcojmë komunikimin me qytetarët dhe me median.
    Tomor Alizoti: Shqipëria sot ka hyrë sot në fazën e diktaturës. Ai ka kapur mediat sot, dhe e jep mesazhin e tij siç dëshiron, ne si kemi mediat, prandaj ne duhet të komunikojmë në terren. Një mikrofon dhe të dalim në rrugë, të ftojmë formumet rinore dhe të bëjmë bisedë të hapur me njerëzit në rrugë.
    Diktaturat nuk janë përmbysur as me ndêrkombëtarët as me ambasadat.
    Ne duhet të marrim vendim afatgjatë politik. Të ngremë njerëzit, t’i bindim, t’u japim shpresë, e pastaj t’i thërrasim në protesta masive.
    Sali Berisha: Shumë ide të vyera.
    Unë mendoj se duhet ta bëjmë kërkesën për përsëritjen e seancës, dhe po ashtu edhe të kërkojmë mocion për shkarkim për Niko Peleshin, pasi ai ka shkelur kushtetutën. Ndërsa e dimë që Begaj s’do veprojë, por ama ne kemi detyrë t’i themi atij që mos t’i thërrasë për betim. Kryetarët e grupeve parlamentare të bëjnë nëpër ambasada e të shpjegojnë situatën.
    Ne duhet të rivitalizojmë edhe degët tona në diasporë, për të zhvilluar protesta përpara Ambasadave, siç është protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kur Kryeministër ishte Fatos Nano.