Tag: ashtu

  • Buxheti 2026/ Rama: Ja sa do të jetë rritja për çdo kategori

    Buxheti 2026/ Rama: Ja sa do të jetë rritja për çdo kategori

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të fillojë indeksimi i pagave te punonjësit në shtet, praktikë që deri tani ndiqej vetëm për pensionistët.

    Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë zbuloi kategoritë që do të përfitojnë.
    Po ashtu do të ketë përfitime në bazë të përllogaritjes vjetore të punës në sektorët e Shëndetësisë dhe policisë.
    “Ka një tjetër lajm shumë të mirë në projekt-buxhetin 2026, i cili është fillimi i praktikës së indeksimit vjetor, edhe për pagat e punonjësve të sektorit publik, qoftë në nivel qendror, qoftë nivel vendor, të cilat do të korrektohen çdo vit në bazë të inflacionit.
    Kjo është një politikë e re pagash, që e kombinuar me rritjen e përgjithshme si rezultat i rritjes së pagës minimale për të gjithë, i shton gati 100 milionë euro, qysh në vitin e parë 2026, shumës që mandati i katërt do të vërë në dispozicion të rritjes së fuqisë blerëse të të gjitha kategorive shoqërore.
    Kështu konkretisht:
    10600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, protokollistë, arkivistë, magazinierë do të përfitojë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lekë të reja në muaj.
    Për specialistët e administratës publike rritja do të jetë 5 mijë lekë të reja.
    Mësuesit do të përfitojnë pagë, 3 mijë lekë të reja më shumë në muaj.
    Për herë të parë në sektorin e shëndetësisë, përveç indeksimit vjetor, do të fillojë edhe llogaritja e vjetërsisë në punë, që do të thotë si mesatare për mjekët e përgjithshëm nga 131.700 lekë në 143.500 lekë të reja në muaj.
    Për mjekët në spitale nga 174 mijë lekë në 186 mijë lekë të reja në muaj.
    Për infermierët nga 87 mijë lekë në 92.500 lekë në muaj.
    Po ashtu, edhe për punonjësit e policisë së shtetit, përveç indeksimit, do të ketë rritje për vjetërsinë në punë, e cila për gradat më të ulëta përkthehet në një rritje mesatare me 5 mijë lekë të reja në muaj.
    E thënë ndryshe, për një punonjës me vjetërsi mesatare 15 vjet, sipas gradave pagat rriten si më poshtë:
    Për inspektorët e thjeshtë nga 80.500 lekë të reja në 84.500 lekë të reja, plus shtesa për kushtet e punës dhe ushqimit, që e çon pagën mesatarisht në 100 mijë lekë të reja.
    Për nënkomisaret, paga do të rritet nga 95.500 në 101 mijë lekë të reja, e cila me shtesën për kushtet e punës dhe po ashtu, për ushqimin shkon në 116 mijë lekë të reja.
    Për komisarët nga 105 mijë në 110.600 dhe me shtesën për kushtet e punës, plus për ushqimin, shkon në 125.600 lekë të reja.
    Dhe për drejtuesit e thjeshtë, nga 130.500, paga do të shkojë 141.450 lekë të reja, që me shtesën dhe me ushqimin bëhet mesatarisht 156.450 lekë të reja.
    Janë të gjitha lajme të mira për të gjitha këto kategori, sepse tani Shqipëria është në një nivel tjetër dhe ky fakt do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve tanë, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, të njerëzve që jetojnë me punë. Sepse ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate për Shqipërinë 2030, meritojnë çdo vit e më shumë dhe do të kenë çdo vit e më shumë.
    Këta jemi ne, ky jam unë, kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh Rama.

  • Poezi nga Dhimitri Pojanaku: Ode grave

    Poezi nga Dhimitri Pojanaku: Ode grave

    Dhimitri Pojanaku: Ode grave

    Ashtu, aty!T’i puthim nga bishti i syrit tek thoi i vogël, i artë,Mos na rrënohet një fije mrekullia e parë e botës.Ashtu, aty!Ngulur shtratit të tyreSi rrapi buzë lugine.Kur duhet,Mbushur të jemiSi degë më degë,Si gjeth mbi gjeth,Sa qielli prekur, të dridhet.Kur duhet të shuhemi pa gjurmë,Pa hi,Sa palca e qirinjve të tërbohet zilie.Ashtu, aty!Kur duhet fuqishëm të jemiSi mal mbi mal palosur,Sa gjer në eshtër të shuajnë etjen brigjet,Kur duhet,Shtuf,Të vetshkërmohemi,Sa rëra të lajthitet.Ashtu,Aty.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DHIMITRI POJANAKU: KUR TË VISH

    Kur të vish këtë herë pranverë,Të pret ajo gonxhja e kopshtit timQë vjet,Nuk çeli dot.Ndoshta nga gëzimi i tepërt,Nga ndonjë dhimbje e vjetër,Po të pret…Është ajo gonxhja që rrinte vetëmnë qoshen e djathtë të kopshtit,Të kujtohet?!

    ObserverKult

  • Analiza/ A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

    Analiza/ A do të funksionojë plani 12-pikësh i BE-së për Ukrainën?

    Me samitin e propozuar mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Budapest që duket se është shtyrë, shtetet evropiane sërish po tentojnë ta bëjnë veten të rëndësishme në çdo zgjidhje të mundshme të luftës në Ukrainë.

    Një nga përpjekjet e fundit është një plan 12-pikësh, që është iniciuar nga Finlanda. Ky plan ka qarkulluar në kryeqytetet evropiane javët e fundit. Dokumenti nuk është një marrëveshje e gatshme paqeje, gjë që bëhet e qartë përmes titullit provizor: “Elementet për paqe në Ukrainë”.
    Ky plan po ashtu nuk është diskutuar në nivelet më të larta të BE-së dhe nuk është mbështetur zyrtarisht nga asnjë shtet. Përkundrazi, është diçka që është punuar në Koalicionin e Vullnetit, një grup prej më shumë se 20 shtetesh që e mbështesin Ukrainën, që nga pranvera.
    Dymbëdhjetë pikat janë strukturuar në dy faza: e para “armëpushimi” dhe e dyta “negociatat”. Qasja “fillimisht armëpushim” është diçka që shumica e shteteve evropiane kanë kërkuar që kur administrata Trump nisi të bisedonte me Kremlinin. Në dokument thuhet se një armëpushim i tillë “do të fillojë 24 orë pasi palët ta kenë pranuar këtë plan” dhe se një linjë kontakti “do të ngrihet në momentin që nis armëpushimi”.
    Faza e parë
    Duke pranuar rolin udhëheqës të SHBA-së në bisedime, plani po ashtu sugjeron që monitorimi i armëpushimi të nisë “menjëherë nën udhëheqjen amerikane, duke përdorur satelitë, dronë dhe mjete të tjera të teknologjisë”.
    Po ashtu, gjatë fazës së armëpushimit, plani është që Ukraina dhe Rusia të pajtohen për një pakt “kundër agresionit”, që do të thotë se përderisa Moska do të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës, Kievi po ashtu duhet të përmbahet nga përpjekjet për të rimarrë territoret nën kontrollin rus në rajonet ukrainase sikurse Krimea, Donbasi, Hersoni dhe Zaporizhja përmes mjeteve ushtarake.
    Sa i përket centralit bërthamor që gjendet në Zaporizhja, është propozuar ideja që ai të transferohet nga kontrolli rus në një palë të tretë, të paidentifikuar, dhe të nisin negociatat për ta kthyer sërish nën kontrollin e Ukrainës.
    Sipas planit do të ketë edhe “masa për ndërtimin e besimit”, që parashohin “që sanksione të caktuara dhe simbolike të hiqen pasi armëpushimi të ketë zgjatur për një numër të caktuar ditësh”. Një tjetër ide është që Rusia do të mirëpritet sërish në organizata ndërkombëtare. Edhe pse kjo gjë nuk është specifikuar qartë, mund të nënkuptohet se bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, nga e cila Rusia u përjashtua më 2022, si dhe për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
    Gjithashtu, propozohet që gjatë fazës së armëpushimit të krijohet një “Bord i Paqes”, që do të kryesohet nga Trumpi, për të mbikëqyrur zbatimin e një plani eventual të paqes – ide që duket se është marrë nga plani 20-pikësh për paqe në Gazë.
    Faza e dytë
    Faza e dytë-negociatat – fillimisht përfshijnë një armëpushim. Në tekst thuhet se “negociatat do të nisin për një vijë finale të kontaktit, e cila do të mbetet në fuqi derisa palët të pajtohen për qeverisjen e përhershme të territoreve të pushtuara”.
    Kjo fazë përfshin edhe krijimin e zonave të sigurisë përreth vijës së kontaktit, ku nuk do të lejohen aktivitetet ushtarake si dhe monitorimi nga një mision civil shumëkombësh në të dyja anët e vijës.
    Garancitë e sigurisë, për të cilat Koalicioni i Vullnetit ka punuar për muaj të tërë, janë në pikën e 8-të, megjithëse nuk jepen detaje të tjera.
    Pika e 9-të është më kundërthënësja, pasi ka të bëjë me një dialog të nivelit të lartë mes Kievit dhe Moskës për të “rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe respektin për diversitetin gjuhësor, kulturor dhe fetar”.
    Zyrtarët nga shtetet lindore të BE-së, me të cilat ka kontaktuar Radio Evropa e Lirë, besojnë se kjo pikë e planit forcon pretendimet ruse, shpesh të cilësuara si të pabaza, se rusishtfolësit në Ukrainë janë diskriminuar dhe kanë nevojë për mbrojtje nga Moska.
    Pika pasuese është po ashtu e debatueshme nga shumë qeveri evropiane pasi përmend “nisjen e negociatave për qeverisjen e përhershme të territoreve të pushtuara”. Kjo bie ndesh me qëndrimet “maksimaliste” të shumë kryeqendrave të BE-së, sipas të cilave, Ukraina nuk duhet të heqë dorë nga asnjë centimetër territor dhe se integriteti territorial i saj është kyç.
    Pika e parafundit e planit lidhet me rindërtimin dhe parashikon krijimin e një fondi për Ukrainën. Asetet e ngrira ruse thuhet se mund të përdoren për këtë fond.
    Në fund, dokumenti përmend heqjen graduale të sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhje me zbatimin e planit. Këtu thuhet se Ukraina dhe Rusia do të nisin një proces për t’u pajtuar mbi kompensimin e dëmeve të luftës, me asetet e ngrira ruse në Perëndim, që kapin vlerën e mbi 200 miliardë eurove, të cilat mund të kthehen sapo të arrihet një marrëveshje mes Kievit dhe Moskës. Plani përfshin edhe një mekanizëm që do të rikthente në mënyrë automatike të gjitha sanksionet dhe masat izoluese në rast se Ukraina sulmohet sërish.
    Sa gjasa ka ky plan të funksionojë? “Ndoshta jo shumë”, pranon një zyrtar evropian që foli në kushte anonimiteti. Dhe ndonëse disa nga ta ende mendojnë se SHBA-ja mund të jetë e interesuar për të paktën disa aspekte të propozimeve, pak kush beson se Rusia do të pajtohet. Siç u shpreh një diplomat evropian: “Mund të kemi një plan me 12 pika, por nuk do të ketë paqe – ky është plani njëpikësh i Putinit”./ REL

    Top Channel

  • Homazhe në Pallatin e Kongreseve në nderim të Fatos Nanos

    Homazhe në Pallatin e Kongreseve në nderim të Fatos Nanos

    Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur sot homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Në ceremoninë shtetërore të nderimit për Fatos Nanon, po zhvillojnë homazhe dhe vendosin kurora me lule qytetarë dhe personalitete nga fusha të ndryshme, ndërkohë që në vijim, nga ora 11:15-11:45, u zhvilluan homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të trupit diplomatik.
    Në homazhe morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ministrja e Brendshme Albana Koçiu si dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar.
    Po ashtu homazhe zhvilluan edhe ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe personalitete me kontribute ne këtë forcë politike.
    Në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, në Pallatin e Kongreseve zhvilluan po ashtu homazhe edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
    Të pranishëm në homazhe ishin edhe deputetë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, si Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka, si dhe politikanë të tjerë nga opozita, si Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, apo Fatmir Mediu i Partisë Republikane, po ashtu dhe ish kreu i PD, Lulzim Basha. Në homazhe morën pjesë dhe drejtues të pushtetit lokal. Po ashtu të pranishëm në homazhe ishin edhe kryekomisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror.
    Po ashtu në homazhe mori pjesë dhe ish-presidenti Alfred Moisiu, si dhe ish-presidenti Bamir Topi.
    Në homazhe parakaluan dhe politikanë nga rajoni, si kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, apo Ali Ahmeti i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut.
    Ndërkohë përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, akademikë, artistë, gazetarë e përfaqësues të fushave të ndryshme ishin të pranishëm në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe kaluan me radhë për të kryer nderimet e fundit në kujtim të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Në një prononcim për mediet, pas homazheve, ish-kryeparlamentari Ruçi u shpreh se Fatos Nano ishte themeluesi dhe reformuesi i PS-së. “Nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vite t’i kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet, pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike, si asnjë forcë tjetër politike simotër në Evropën lindore. Do të mbahet mend si i pari që tezën se ai tha që kur erdhi në pushtet për të krijuar shtet, e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet, duke i hapur rrugën dy djemve të rinj të PS-së për tu bërë kryeministrá”, tha Ruçi.
    Në një prononcim për mediet pas homazheve, deputeti socialist Erion Braçe vlerësoi rolin e Fatos Nanos në reformimin e Partisë Socialiste. Braçe tha se Nano nuk i mohoi askujt mundësinë për t’u rritur, zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS-së.
    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh për mediet e Fatos Nano do të kujtohet si një figurë politike kyçe e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.
    Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30, ndërsa në përfundim të ceremonisë në orën 12:05, trupi i pajetë i Nanos do të niset drejt banesës së fundit, në Sharrë.
    Në respekt për kontributin e Fatos Nanos në jetën publike dhe politike të vendit, 2 nëntori është shpallur edhe ditë zie kombëtare.
    Të gjithë flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtizë, ndërsa në orën 12:00 do të ndalojë çdo aktivitet për të mbajtur një minutë heshtje.
    Fatos Nano ndërroi jetë në 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, në një prej spitaleve private të kryeqytetit, ku po kurohej prej 24 ditësh.
    Pesë herë Kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano do të mbahet mend si një lider historik i së majtës shqiptare, vizionar për Shqipërinë dhe një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit.

  • Surprizë nga paketa fiskale, Qeveria zbardh listën: Këta sektorë nuk do paguajnë taksa deri në 2029

    Surprizë nga paketa fiskale, Qeveria zbardh listën: Këta sektorë nuk do paguajnë taksa deri në 2029

    Ndërkohë që qeveria po bën një analizë të detajuar të përjashtimeve nga tatimet dhe taksat, ku disa ndryshime do të reflektohen në paketën fiskale 2026, disa sektorë të ekonomisë, nuk do të preken dhe do të vijojnë të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të qeverisë deri në vitin 2029.
    Konkretisht, tatimfitimi për agrotuzimin, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, për t’iu përgjigjur edhe fluksit në rritje të turistëve por edhe interesit të tyre për të eksploruar rajone të ndryshme dhe produkte lokale, do të jetë në nivelin 5% deri në vitin 2029.
    Po ashtu, me këtë normë tatimore, do të trajtohen edhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, me qëllim nxitjen e iniciativave të tilla në funksion të zhvillimi të bujqësië, fuqizimit të fermerëve, prodhimit të qendrueshm dhe rritjes së eksporteve.
    Industria automotive, me qëllim zhvillimin e saj në vendin tonë dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, do të trajtohet sërish me përparësi deri në vitin 2029, duke u tatuar me 5 %.
    Në funksion të zhvillimit të turizmit elitar dhe tërheqjen e markave të njohura të hoteleve në vendin tonë, strukturat akomoduese (hotele, resorte me 4 dhe 5 yje) do të vazhdojnë të jenë të përjashtuara totalisht nga tatimi mbi të ardhurat.
    Po ashtu,  individët tregtarë, të vetëpunësuarit dhe entitetet me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, deri në vitin 2029 do të jenë të përjashtuar nga tatimi, me qëllim zgjerimin e aktiviteteve tregtare në vend.
    Por, pavarësisht se të vetëpunësuarit nuk tatohen mbi fitimin, për të shmangur skemat e devijimeve, për ata që kanë një numër të kufizuar klientësh, norma tatimore mund të shkojë deri 23 %.
    Udhëzimi i fundit i Financave që prek këtë kategori, i cili përfshin deklarimet nga 1 Janari 2025, detajon se “nëse një i vetëpunësuar, 80 % të të  ardhurave të fituara i siguron nga 1 klient i vetëm, apo 90 % të të ardhurave të fituara nga më pak se 3 klientë, për qëllime të llogaritjes së detyrimit tatimor mbi të ardhurat neto vjetore të tij (të  ardhura të faturuara minus shpenzimet e  zbritshme të biznesit), do të aplikohen normat e  tatimit mbi të ardhurat nga punësimi të cilat janë 13-23 %  (pas zbritjeve tatimore).
    Po ashtu kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni privat zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi (deri në nivelin e pagës minimale). Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me aktivet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit gjatë administrimit nga shoqëria administruese.
    Ndërkohë aktualisht  të përjashtar nga tatim fitimi, por ende nuk dihet nëse do të vazhdojë ky regjim, janë personat juridikë që ushtrojnë vetëm veprimtari të karakterit fetar, humanitar, bamirës, shkencor apo edukativ, pasuria apo fitimi i të cilëve nuk përdoret për përfitimin e organizuesve; Shtëpitë filmike të prodhimit kinematografik, të licencuara dhe të subvencionuar.

  • “Krisje e madhe” mes Real Madrid dhe Vinicius Junior, 5 gjigantët e Europës po “përgjojnë pas derës”

    “Krisje e madhe” mes Real Madrid dhe Vinicius Junior, 5 gjigantët e Europës po “përgjojnë pas derës”

    30 Tetor 2025

    19:58

    Telesport

    Edhe pse Vinicius Junior kërkoi falje publike për gjestin e shëmtuar në momentin e zëvendësimit në “El Clasico”, situata mes tij dhe drejtuesve të klubit madrilen është e nderë.
    Palët kanë kohë që po punojnë për një rinovim të kontratës e cila skadon në qershor të vitit 2027, por firma nuk po vjen ende për disa arsye. Së pari, Vinicius Junior dhe drejtuesit e “Los Blancos” nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për detajet ekonomike. Së dyti, sjellja e brazilianit në fushë dhe jashtë saj, është po ashtu një problem i madh.
    Në anën tjetër, janë të paktën 5 klube të mëdha që po ndjekin situatën me vëmendje dhe interesohen për një transferim të mundshëm të brazilianit. PSG, Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe Manchester City po “presin pas dere” dhe janë të gatshme të bëjnë një ofertë për Vinicius Junior.
    PSG e sheh Vinicius Junior si një mundësi e mirë për të forcuar akoma edhe më shumë sulmin. Luis Enrique e ka shprehur publikisht admirimin për sulmuesin brazilian. Bayern Munich e sheh Vinicius Junior si një përforcim ideal për sulmin, sidomos në rast largimi të Harry Kane.
    Tri klubet e Premier League janë po ashtu të gatshme të “trondisin” merkaton dhe të forcojnë ekipin me një lojtar të klaibrit botëror si Vinicius Junior.

  • Kenneth Patchen: “Ajo që doja të dija është”

    Kenneth Patchen: “Ajo që doja të dija është”

    Ajo që doja të dija ështëSe njerëzit e vendosur në tokëNuk janë aq të armatosur me armëDjallëzore për vrasje të pakuptimtëSa që është një pemë ose një lumë apo një lindje dielli

    Pse e tolerojmë këtë!Pse vazhdojmë t’i lejojmë këta kopilë të çorodisinDhe baltosin çdo gjëPër të cilat ne jemi këtu!

    “Lufta është e keqe.” Dakord–Sigurisht, të gjithë e pranojmë.Ama çka do të thuash për “paqen” e tyre?Është një e “keqe” më e paktë, eh-Kur mund t’i dallosh!

    Pse i lejojmë këta mashtrues dhe falsifikuesTë ikin nga kjo rrëmujë e neveritshme?A është kjo mënyra se si duhet të jetojnë njerëzit?Ajo që duhet të bëjmë ështëT’i përzëmë këta kopila-Të gjithë! Të gjithë të mallkuarit!

    Bëjeni jetën të përshtatshme për qeniet njerëzore!Jo për atë që këta kopilë të fëlliqurDëshirojnë të jetë!Jo ashtu siç është-Jo ashtu siç ka qenë gjithmonë,Dhe unë do të vazhdoj të jem,Për sa kohë që këta morra të ndyrë e të rremëTë kenë fjalën-Zoti im! e kujt është kjo botë!

    Përktheu: Fadil Bajraj

    Lexo edhe:

    GERALD LOCKLIN: POEZI PATRIOTIKE

  • Matthaus “shenjtëron” Kane: Revolucionarizoi rolin e qendërsulmuesit, ashtu si Neuer të portierit

    Matthaus “shenjtëron” Kane: Revolucionarizoi rolin e qendërsulmuesit, ashtu si Neuer të portierit

    Lothar Matthäus lavdëron Harry Kane, që po kalon një formë të jashtëzakonshme. Aktualisht, anglezi ka performancë më të mirë se Erling Haaland dhe Kylian Mbappé. Ish-kampioni gjerman thekson se Kane nuk është thjesht golashënues, por një lojtar i plotë: mund të shënojë, të krijojë lojë, të driblojë dhe të mbrojë, duke ri-interpretuar rolin e sulmuesit qendror.
    Matthäus kujton episode kyçe nga ndeshja e fundit kundër Dortmundit, si ndërhyrja në zonë në minutën e 88-të, vlerëson aftësitë e pasimit dhe gjuajtjet e gjata mbi 50 metra, tipare që rrallë shihen te rivalët më të famshëm: “Kane ka përparuar, sepse tani vepron si një mendimtar i lirë, me liri që ndoshta nuk e kishte nën drejtimin e Tuchel”.
    Sipas Matthäus, kapiteni anglez mund ta fitojë “Topin e Artë” vitin e ardhshëm, nëse vazhdon performancat e larta dhe Bayerni arrin rezultate të rëndësishme ekipore. Matthäus e krahason Kane me Manuel Neuer, duke thënë se sulmuesi anglez ka rindërtuar rolin e sulmuesit qendror, ashtu si Neuer të portierit. Për të ardhmen, Matthäus sugjeron rinovimin e menjëhershëm të kontratës së Kane, deri më 2027, duke e konsideruar model profesional, pa skandale jashtë fushës, me mentalitet fitues dhe përkushtim ndaj futbollit.

  • Brukseli hap rrugën për trupa në Ukrainë: BE gati të trajnojë ushtarë ukrainas në vend, nëse nis armëpushimi

    Brukseli hap rrugën për trupa në Ukrainë: BE gati të trajnojë ushtarë ukrainas në vend, nëse nis armëpushimi

    Bashkimi Evropian pranë ofrimit të trajnimit të trupave ukrainase brenda Ukrainës dhe t’i zgjerojë format e tjera të mbështetjes – përfshirë monitorimin e kufijve, ndihmën për veteranët e luftës dhe forcimin e sigurisë kibernetike të Ukrainës.

    Brukseli po ashtu po e shqyrton krijimin e pozicioneve në Ukrainë në rast të një armëpushimi në të ardhmen.

    Kështu thuhet sipas rishikimeve strategjike, që i ka parë Radio Evropa e Lirë, të dy misioneve të BE-së që merren me Ukrainën: Misioni Këshillues i BE-së (EUAM) që fokusohet në forcimin e sigurisë të sektorit civil, dhe Misioni i BE-së për Mbështetje Ushtarake (EUMAM), që deri më tani ka trajnuar 80.000 ushtarë ukrainas në territorin e BE-së.

    Këto rishikime vijnë në kohën kur BE-ja ende po punon lidhur me atë se çfarë garancish të sigurisë mund t’i ofrojë Kievit në rast se ndalet lufta.

    Në dokumente thuhet se Rusia “vazhdon ta ketë objektiv të saj riformësimin e rendit të sigurisë evropiane” dhe se “agresioni ushtarak dhe qasja e Moskës ndaj procesit diplomatik tregojnë se qëllimi i saj përfundimtar për të nënshtruar Ukrainën nuk ka ndryshuar”.

    Dislokimi i trupave në Ukrainë – që nga shumë vende konsiderohet si garancia më e madhe e sigurisë – mbetet një vendim i secilit shtet, por misionet trajnuese të BE-së i mundësojnë Brukselit që t’i ofrojë Kievit mbështetje të gjerë.

    Ndryshimi i mandatit të EUMAM-it dhe EUAM-it kërkon unanimitet, megjithatë në dy dokumentet thuhet se ky unanimitet po kërkohet.

    Pesëmbëdhjetë brigada luftarake janë trajnuar në 18 shtetet anëtare të BE-së, duke ofruar 1.750 module të ndryshme trajnimi, përfshirë stërvitje me avionët F-16 dhe Mirage – të gjitha këto janë kryer me një buxhet relativisht modest prej 360 milionë eurosh.

    Kievi, megjithatë, vazhdimisht ka bërë thirrje që disa nga trajnimet të mbahen në tokën ukrainase. Po ashtu, Ukraina synon që të rrisë numrin e ushtarëve të trajnuar nga 4.000 deri në 20.000 në muaj.

    Në rishikimin strategjik të EUMAM-i thuhet se tri qendra trajnuese veçse janë ngritur në pjesën perëndimore të Ukrainës, por asnjëra prej tyre nuk është plotësisht operacionale për shkak të mungesës së infrastrukturës adekuate dhe trajnerëve të kualifikuar nga jashtë.

    Në tekst përmenden disa mangësi për shkak të mungesës së pranisë së misionit të BE-së në terren në Ukrainë, siç janë barra logjistike dhe rreziku që trupat ukrainase duhet të ndërmarrin për të udhëtuar larg vijës së frontit për t’u trajnuar.

    Po ashtu, në dokument thuhet se “trajnimi në territorin e BE-së, në një mjedis paqësor, e pengon përdorimin e sistemeve UAV [fluturakeve pa pilot, të njohura edhe si dronë] dhe pajisjeve luftarake elektronike, që janë përdorur gjerësisht në këtë konflikt”. Aty thuhet se ekziston rreziku që trupat që nuk janë të BE-së të shkojnë në Ukrainë për të ofruar trajnime, nëse Brukseli heziton.

    Megjithatë, në dokument thuhet se zhvendosja e disa ose të gjitha pjesëve të EUMAM-it në Ukrainë do të “nënkuptonte që një armëpushim ose ndonjë formë e marrëveshjes së përkohshme duhet të jetë në fuqi”. Po ashtu, në tekst shkruan se dislokimi duhet të “koordinohet me një kontribut të SHBA-së ose një mbështetje nga ana e saj për garancitë e sigurisë”.

    Për të mundësuar një dislokim të shpejtë në Ukrainë – që në fakt do të nënkuptonte një ndryshim në mandatin e misionit – rishikimi strategjik propozon një proces me dy hapa: së pari, të bihet dakord për drejtimin e ri strategjik dhe të rishikohet plani i misionit tani dhe së dyti të votohen dhe miratohen ndryshimet e nevojshme sapo kushtet në terren të lejojnë.

    Përgatitja e Ukrainës për anëtarësim në BE
    Teksa EUMAM-i është një mision relativisht i ri dhe nuk është i pranishëm brenda Ukrainës, EUAM-i ka qenë i vendosur në disa qytete ukrainase që pas “Revolucionit të Dinjitetit” më 2014, që solli në pushtet në Kiev forcat proevropiane pas rrëzimit të presidentit prorus, Viktor Yanukovych.

    Ky mision ka vazhduar të qëndrojë në Ukrainë edhe pas nisjes së pushtimit, edhe pse ka qenë i detyruar të largohet nga zyrat në Harkiv dhe Mariupol për shkak të luftës.

    Afër 400 anëtarë të misionit aktualisht punojnë së bashku me pjesëtarët e sektorëve civilë të sigurisë, sikurse Policia, Garda Kombëtare, zyra e Prokurorit të Shtetit dhe Rojet shtetërore të Kufirit.

    Qëllimi kryesor mbetet ende që të punohet në reformimin e këtyre institucioneve në mënyrë që ato të kenë standardet e njëjta me të BE-së sa i përket mbikëqyrjes civile dhe qeverisjes, me qëllim përgatitjen e vendit për anëtarësim eventual në bllokun evropian.

    Por, rishikimi strategjik i EUAM-it po ashtu sugjeron fusha të reja për misionin, sikurse mbështetja e aftësisë së Ukrainës për të monitoruar kufijtë e saj me Rusinë dhe Bjellorusinë, si dhe të jetë i pranishëm në çdo linjë kontakti në të ardhmen, në rast të një armëpushimi.

    Ide të tjera të reja, bazuar në nevojat dhe kërkesat e Kievit, përfshijnë ndihmë në sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Sipas dokumentit, gjatë vitit të kaluar janë ndaluar gati 600 persona të lidhur me Rusinë për aktivitete subversive në Ukrainë.

    Brukseli ka treguar gatishmëri për të ndihmuar në riintegrimin e veteranëve të luftës në sektorët e sigurisë civile dhe mbrojtjes civile./REL

  • Partitë presin balotazhin/ Një javë nga zgjedhjet në Kosovë, Drenasi mbylli garën në raundin e parë, në Prishtinë e…

    Partitë presin balotazhin/ Një javë nga zgjedhjet në Kosovë, Drenasi mbylli garën në raundin e parë, në Prishtinë e…

    Të dielën e javës së kaluar qytetarët e vendit iu drejtuan kutive për herë të dytë brenda vitit. Për dallim nga 9 shkurti, ku ata zgjodhën të preferuarit e tyre për nivelin qendrore, me 12 tetor, qytetarët zgjodhën liderët në nivel komunal. Megjithatë, e diela nuk mjaftoi për shumë komuna që t’i zgjedhën qysh në raundin e parë kryetarët, kësisoj, ata me 9 nëntor do të votojnë sërish për udhëheqësit komunalë.
    NË këto zgjedhje, vëmendjen kryesore e morën tri komuna, ajo e Prishtinës, Mitrovicës së Jugut dhe Drenasi.
    Përderisa në këtë të fundit gara përfundoi ditën e diel, pasi që Ramiz Lladrovci fitoi kundër kandidatëve të tjerë, në Prishtinë dhe Mitrovicën Jugore, gara ende s’ka përfunduar.
    Në Mitrovicë gara ende është e hapur. Atje Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur nga vendi i dytë në pozitën e parë me gjithsejtë 15 mijë e 745 vota apo 47.97 %
    Ndërsa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri është i dyti me 15 mijë e 629 vota, apo 47, 61%.
    Këto rezultate përfshijnë numërimin e votave nga vendvotimet si dhe ato me postë, por jo edhe ato me kusht ato të personave me nevoja me nevoja të veçanta.
    Edhe në Prishtinë, ku do të ketë po ashtu balotazh, gara është po ashtu e ngushtë.
    Atje ku gara tashmë zhvillohet mes Përparim Ramës, nga Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe Hajrullah Çekut nga Lëvizja Vetëvendosje, diferenca mes tyre në vota është e vogël.
    Për momentin, Rama ka 33.76% ose 33,141 Vota, ndërsa Çeku ka 32.96% ose 32,351 Vota.
    Përveç Mitrovicës e Prishtinës, në balotazh ndër tjerash shkojnë edhe komuna si Prizreni, Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Vitia, Klina e Peja.
    Megjithatë, ka edhe komuna të tjera që përveç Drenasit, po ashtu nuk do të shkojnë në balotazh. Komuna si Skenderaj, ku fitues është shpallur Sami Lushtaku nga PDK. Istogu ku fitues është Ilir Ferati nga LDK. Podujeva, ku fitues është Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosja. Ferizaj me Agim Aliun nga PDK. Lipjan, ku ka fituar Imri Ahmeti nga LDK. Malisheva ku fitues është Ekrem Kastrati nga NISMA.