Sundimtarë talibanë të Afganistanit u refuzuan nga qeveritë e huaja pasi morën pushtetin më 2021, por së voni talibanët kanë korrur disa fitore të mëdha në përpjekjet e tyre diplomatike për të krijuar marrëdhënie ndërkombëtare.
Gjatë kësaj jave, i dërguari i posaçëm indian, Anand Prakash, ishte në Kabul për bisedime me udhëheqës të lartë talibanë, me qëllim forcimin e lidhjeve politike dhe tregtare.
Kjo vizitë u zhvillua pasi ministri i Jashtëm uzbek, Bakhtiyor Saidov, mirëpriti një delegacion të talibanëve në Tashkent, për bisedime lidhur me një lidhje të propozuar për një hekurudhë që do të kalonte përmes Afganistanit.
Dhe, javën e kaluar, talibanët shënuan fitoren më të madhe: Rusia i largoi ata nga lista e organizatave terroriste dhe u pajtua që ambasadorët mund të emërohen në Kabul dhe Moskë.
Ende askush nuk e ka njohur regjimin taliban. Udhëheqësit militantë gjerësisht janë kritikuar për shkelje të të drejtave të njeriut, veçmas të grave dhe vajzave.
Por, gjërat po lëvizin drejt qëllimit kryesor të talibanëve, atë të pranimit të tyre në qarqet ndërkombëtare.
“Ka një ndjenjë në rritje se fuqitë e mëdha po nisin të garojnë me njëra-tjetrën për të njohur një organizatë terroriste”, tha për Current Time të Radios Evropa e Lirë, analisti politik afgan, Fakhim Kukhdomani.
Në janar të vitit 2024, Kina u bë shteti i parë që pranoi një ambasadorë të emëruar nga talibanët. Pekini po ashtu po bisedon me talibanët për projektet në infrastrukturë dhe investime, si pjesë e nismës kineze Brezi dhe Rruga.
Çfarë dëshiron Rusia në Afganistan?
Rusia po ashtu po kërkon që të zhvillojë interesa ekonomike në Afganistan, veçmas në sektorët e mihjes dhe energjisë. Në fakt, Moska e ka mbajtur të hapur ambasadën e saj në Kabul, duke e ulur thjesht në nivel formal misionin diplomatik, pasi talibanët morën pushtetin.
“Shërbimet ruse të inteligjencës asnjëherë nuk i kanë ndërprerë kontaktet me komandantët talibanë”, tha Kukhdomani.
Sa i përket sigurisë, interesi kryesor i Rusisë ka të bëjë me luftimin e grupit Shteti Islamik-Korasan, që mori përgjegjësinë për një sulm terrorist në Rusi në mars të vitit 2024.
Aleksei Zakharov, nga Fondacioni për Kërkime, institut me bazë në Delhi, tha po ashtu se Rusia po ndjek një agjendë ekonomike në Afganistan.
“Përfaqësuesit rusë dhe talibanë pritet që të nënshkruajnë një kontratë për transportin e 50 milionë metra kub të gazit të lëngshëm gjatë KazanForum, që do të mbahet në maj të vitit 2025”, shkroi ai më 28 prill.
Ky gaz i lëngshëm synon të dërgohet në tregjet në Azinë Jugore dhe Juglindore.
“Megjithatë, kapaciteti i rrugës transportuese përmes Afganistanit dhe çështjet e sigurisë mund të kufizojnë zbatimin e marrëveshjes”, shtoi Zakharov.
Mund të ketë probleme të ngjashme me të cilat mund të përballet edhe projekti i hekurudhës, i përmendur më sipër, i cili synon të krijojë një korridor tranziti nga Rusia, përmes Uzbekistanit dhe Afganistanit, për në Pakistan.
Tensionet Indi-Pakistan
Raportet e talibanëve me fqinjët e tyre jugorë janë të tensionuara, teksa Islamabadi akuzon talibanët se strehojnë militantët nga Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP). Ka thënë se ushtria ka vrarë 54 luftëtarë “që kanë tentuar të infiltrohen” përmes kufirit më 27 prill.
Në javët e fundit, Pakistani ka dëbuar afër 100.000 refugjatë afganë, duke i akuzuar se kanë lidhje me terrorizmin dhe kontrabandën e drogës.
Këto tensione i japin një dimension shtesë sigurie përpjekjeve të Indisë për të ngrohur raportet, ndërsa Nju Delhi përballet me Pakistanin pas sulmit vdekjeprurës militant në Kashmir më 22 prill.
“India e ka monitoruar me shumë vëmendje raportin e luhatur mes talibanëve dhe Pakistanit”, tha më 29 prill për Radion Evropa e Lirë, Najib Azar, ligjërues për çështje globale në Universitetin e Uiskonsinit.
“Po përpiqet të mbushë boshllëkun dhe të zbusë ndjenjat antiindiane që Pakistani ka mbjellë në mesin e talibanëve”, shtoi Azar, i cili ishte zëdhënës i Qeverisë afgane, para se talibanët të merrnin pushtetin.
A flasin shtetet perëndimore me talibanët?
Fuqitë perëndimore kanë qenë më të zëshmet në distancimin e tyre nga talibanët, pas tërheqjes së forcave të tyre më 2021. Ato po ashtu kanë qenë më kritiket ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e talibanëve.
Por, edhe në mesin e fuqive perëndimore ka pasur lëvizje.
Në një raport të Qeverisë britanike të publikuar në mars u tha se shteti po ndjek një politikë të angazhimit “të kufizuar dhe pragmatik” me zyrtarët talibanë, përmes Ambasadës britanike në Katar.
Kancelari në ardhje i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka bërë thirrje për bisedime direkte me udhëheqjen talibane për të mundësuar dëbimin e afganëve. Zëdhënësi për politikë të jashtme i partisë të Kristiandemokratëve të Merzit, Juergen Hardt në muajin shkurt deklaroi për Radion Evropa e Lirë se “e vërteta është se ata janë në pushtet”.
“Po ashtu, është çështja e njohjes”, shtoi ai.
“Mendoj se duhet të ketë një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian se si të trajtohet kjo çështje. Jo menjëherë, por ndoshta nën rrethana të posaçme”.
Zyrtarët amerikanë veçse kanë zhvilluar bisedime direkte. Muajin e kaluar, ata u takuan në Kabul për të siguruar lirimin e amerikanëve që mbahen atje. Në këmbim, Uashingtoni hoqi shpërblimet që ofronte për tre anëtarë të rrjetit Hakani, përfshirë për ministrin e Brendshëm të talibanëve.
“Më duket se vendimi final i Moskës për të hequr talibanët nga lista e organizatave terroriste u mor pasi Uashingtoni hoqi shpërblimet”, tha analisti politik afgan, Fakhim Kukhdomani.
Dy amerikanë u liruan. Por, ende ka shumë punë në këtë drejtim, pasi edhe disa të tjerë ende mbahen në Afganistan, teksa SHBA-ja ende i konsideron organizata terroriste talibanët dhe rrjetin Hakani.
Rreziqet për talibanët
Ish-zëdhënësi Najib Azad tha se po ashtu ka rreziqe reale për talibanët, teksa ata tentojnë të krijojnë raporte më të mira me shtete të ndryshme.
“Rreziku qëndron në lejimin e fuqive botërore dhe rajonale që ta shfrytëzojnë Afganistanin si fushëbetejë për rivalitetet e tyre, siç ka qenë rasti në 50 vjetët e fundit”, tha ai.
“Duke pasur parasysh paaftësinë e talibanëve për të balancuar qëndrimin politik me këto fuqi, ata rrezikojnë të bëhen sërish katalizator të paqëndrueshmërisë në rajon”./REL
Tag: ashtu
-

Fuqitë botërore në garë për t’u afruar me talibanët
-

Cloud Fest: 11 ditë feste në zemër të Tiranës
Kur arti bëhet urë lidhëse mes kulturave dhe qytetet kthehen në skena të hapura të krijimtarisë, lindin festivale që frymëzojnë, bashkojnë dhe transformojnë. Cloud Fest, ose ndryshe Festivali i Resë, për të nëntin vit me radhë mbledh artistë nga e gjithë bota në Tiranë. Si çdo vit, Cloud Fest premton përzierjen më të mirë multikulturore, ku ndërthuret arti bashkëkohor me tradicionalin. REJA dhe lulishtja përreth do të jenë hapësirat për teatër fizik, eksperienca audio-vizuale, koncerte, performanca, bashkëbisedime me artistë, kurse kërcimi dhe lojëra urbane. REJA – si një vepër arti dhe jo një hapësirë e mirëfilltë shfaqjesh – bën që ndërhyrjet artistike në të të krijojnë gjithmonë surpriza dhe eksperienca të reja, si për publikun ashtu edhe për artistët.
Cloud Fest: Ndërthur bashkëkohoren me modernen, shqiptaren me botëroren
Për 10 netë radhazi, do të udhëtojmë kulturalisht në vende shumë të afërta dhe po ashtu në shumë të largëta – nga Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit, në vende që kufizohen me Detin Kaspik dhe Malet e Kaukazit, Oqeanin Atlantik dhe Detin Mesdhe, Oqeanin Paqësor dhe Karaibet, Skandinavinë dhe Kanadanë. Mbi 100 artistë nga Azerbajxhani, Meksika, Maroku, Greqia, Turqia, Italia, Franca do të mblidhen në Tiranë për performanca të vallëzimit bashkëkohor, artit të performancës, muzikës, poezisë, bisedave, workshop-eve, prezantimeve, si dhe shfaqjeve festive me ansamble, orkestra, kore dhe DJ.
Tashmë një traditë për qytetin, ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore, por një përvojë unike, e prekshme, që e shndërron Tiranën në një arenë ndërkombëtare të artit dhe dialogut kulturor. Nga data 21 deri më 31 maj 2025, instalacioni “Reja” do të shndërrohet në një epiqendër kulturore, një pikë takimi për të gjithë komunitetin e Tiranës dhe vizitorët e huaj, ku si kalimtarë të rastësishëm ashtu edhe ndjekës besnik do të mblidhen çdo natë për të gjetur jo vetëm argëtim, por edhe për të përjetuar përvoja kulturore – si ato me të cilat janë familjarë, si në rastin e muzikës tradicionale shqiptare, ashtu edhe për eksperienca të para me zhanre dhe kultura të tjera artistike, me të cilat, vit pas viti, njihen dhe kultivojnë shijen artistike.
Një pikëtakim nën Re
Viti 2025 shënon një moment historik për Tiranën, e cila së bashku me Aleksandrinë e Egjiptit do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Në këtë kuadër, Cloud Fest do të shërbejë si një pikëtakim për artistë nga e gjithë zona e Mesdheut, por edhe përtej tij.Ky bashkim kulturor do të jetë një festë, por edhe një mundësi për të ndarë histori, tradita dhe energji krijuese.
Shënojeni datën
Cloud Fest nuk është thjesht një festival, por një përvojë që ju fton të zbuloni, të ndjeni dhe të përjetoni artin në forma të ndryshme. Një rrugëtim që le pas rutinën dhe ju fton të këndoni, kërceni, argëtoheni, e të njihni njerëz e kultura të reja. Në zemër të Tiranës, për 11 ditë, Cloud Fest do të jetë festa që sjell gëzim, energji dhe një frymë ndryshe në qytet.
Reja është vendi dhe Cloud Fest është festa ku duhet të jeni çdo mbrëmje, nga data 21 deri më 31 maj. -

Mary Ponte: Ashtu siç luftojmë për Venezuelën, të luftojmë edhe për Shqipërinë dhe për çdo vend që përballet me regjime të ngjashme
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

VIDEO/ Rama në Gramsh, thirrje demokratëve: Votoni PS, vetëm ne e bëjmë realitet Shqipërinë në BE
Kreu i PS, Edi Rama thotë se në 11 maj shqiptarët kanë mundësinë ose të votojnë PS-në për Shqipërinë në BE, ose të të votojnë për “kënetën”, në gropë. Në një takim elektoral në Gramsh, Rama u bëri thirrje veçanërisht edhe demokratëve që në 11 maj të votojnë PS-në, pasi, siç tha ai, kjo është e vetmja forcë që mund ta anëtarësojë Shqipërinë tani në BE.
”Një fermeri demokrat nga fshati Sulovë i them se bashkë me votën tënde ne do të mund të marrim 300 milionë euro në vit me hyrjen në BE dhe është shumë më e mundur që edhe Sulova të marrë pjesën e vet nga kjo mbështetje”, tha Rama. Po ashtu ftoi prindërit demokratë që në 11 maj të votojnë për pasaportën europiane për fëmijët e tyre.”Prindërve demokratë që vënë në diskutim a t’i japin fëmijëve pasaportën europiane, apo apo të hedhin në “kënetë” votën e tyre, u them se vetëm PS me mua në krye e bën realitet tani Europën dhe bën të mundur që dera mos të mbyllet. Askush tjetër!
Ashtu sikundër shumë socialistë në vitin 1992 votuan PD-në për të mbyllur kapakun e një historie dhe hapur një kapak të ri, sepse nuk kishte zgjedhje tjetër, ashtu tani demokratët duhet të hyjnë bashkë me ne, të mbyllin hundën dhe të votojnë PS-në. Duke mbyllur hundën nuk do t’u duket parfum era e “kënetës”’, tha Rama. Kreu i PS theksoi se në 11 maj shqiptarët duhet të zgjedhin ose të votojnë për interesin kombëtar, ose për hallin e një njeriu të vetëm mbi 80-vjeçar që vazhdon të kërkojë të bëjë çorap Shqipërinë. -

Berisha takim me Kryepeshkopin Joan: U munduan ta fshijnë opozitën, por ajo u ringjall ashtu si Krishti
Kryetari i Partisë Demokratike, ka zhvilluar një vizitë edhe në Kishën Ortodokse Autoqefale në Tiranë, me rastin e Festës së Pashkës.Kryedemokrati u prit nga Kryepeshkopi Joan Pelushi.
Gjatë bisedës me Kryepeshkopin, Berisha bëri një analogji me opozitën shqiptare, që siç tha ai donin ta fshinin nga faqja e dheut, por u ringjall, ashtu si Krishti.Pjesë nga fjala e Berishës:
U përpoqën ta fshijnë dhe opozitën, por u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare
Urimet më të përzemërta, nderimin më të madh Fortlumturisë së Tij, Joani dhe të gjithë klerit ortodoks shqiptar, të gjithë besimtarëve ortodoks të Shqipërisë, këtë ditë ringjallje.
Ringjallja, në një farë mënyre, të duket se ka një djep edhe në Shqipëri.
Ringjallja e Krishtit është ngjarja më e madhe në historinë e qytetërimit perëndimor.
Por edhe ringjallja e besimeve fetare nga këta burra të përkushtuar pafundësisht që i ngritën ato nga shkrumbi, nga hiri i diktaturës dhe i shndërruan sot në institucione të dashura, të respektuara, të fuqishme që japin një ndihmesë shumë të madhe, si në mësimet e shenjta ashtu dhe në shkollimin, në ndihmën e atyre që janë më në nevojë.
Një ndihmë të pazëvendësueshme.
Kështu që, në një mënyrë, historia e tyre është historia e ringjalljes.
Pra, është dëshmi e pavdekësisë.
Në fakt e ka një analogji edhe me opozitën shqiptare.
U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare. -

Rama njofton ndërtimin e tre stadiumeve të rinj, ja në cilat qytete
Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi vizionin e tij për sportin tha se tre stadiume do të ndërtohen me Partnerit Publik Privat. Bëhet fjalë për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe të Durrësit, që tashmë janë në fazën e garave për investitorët.
Po ashtu Rama premtoi edhe transformim të Pallatit të Sportit, me qëllim për të pritur -siç tha ai- finale të nivelit ndërkombëtar.
“Ne kemi çuar përpara tre projektet e reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit që tani janë në fazën e garave për Partnerin Privat, sepse të treja do të zhvillohen me PPP. Ndërkohë ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, që po ashtu do zhvillohet me PPP. Ndërkohë kemi filluar procesin për Pallatin e Sportit që të transformohet në një pallat që të presë finale të nivelit ndërkombëtar.
Besoj që nuk mund të rrime në vend numëro vetëm me një pistë atletike, por duhet të gjejmë rrugë alternative dhe duhet të krijojmë hapësirë edhe për atletikën. Është mbretëresha e sporteve”, tha Rama.
Kryeministri po ashtu tha se tashmë është zgjidhur problemi i kampioneve, të cilët nuk do të enden më rrugëve pasi FA kanë ndërtuar një sistem gradash që i kthen ata në asete.
Kreu i qeverisë premtoi edhe rritje për buxhetin në komitetin olimpik dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.
“Vitin e ardhshëm do ta fillojmë me rritje të buxhetit të komitetit olimpike. Ka ardhur koha që të ulemi dhe të mbyllim edhe çështjen e ligjit te sponsorizimeve. Nuk ka qenë e lehtë për ne nga ana financiare, por sot është e mundur. Më e mira është përpara dhe besoj se kështu është. Nëse sot ne kemi”, deklaroi Rama.
Kryeministri u shpreh se Durrësi do të shndërrohet një kompleks akademish sportive, pasi aty pritet që përveç akademisë së Manchester City të krijohet edhe akademia e tenisit dhe ajo e NBA.
“Nëse sot ne kemi këtu një shembull që nuk mund të imagjinohej deri disa vite më parë të fëmijëve që mësojnë të luajnë në skuadër në një nga shkollat më të famshme të futbollit që është shkolla e Manchester City, shumë shpejt do kemi gjithë infrastrukturën e akademisë dhe shkollës në Durrës ku ashtu siç e kemi dhe biseduar me pronarët dhe drejtuesit teknik të Manchester City do krijojmë një destinacion rajonal për talentet e futbollit.
Jemi duke hedhur hapat për të ndërtuar edhe akademinë e tenisit akademinë e Rafa Nadalit po në Durrës. Kemi filluar edhe diskutimet me NBA për akademinë e NBA. Atyre u pëlqen që akademia të vendoset në Shqipëri. Kanë parë edhe zonën atje. Kështu që Durrësit do ta bëjmë një destinacion të një kompleksi akademish sportive”, deklaroi Rama. -

Nuk ndalen skandalet në RTSH, I pezullohet emisioni Ermal Peçit: Unë nuk do të hesht
Moderatori i njohur, Ermal Peçi, ka konfirmuar largimin e tij nga Radio Televizioni Shqiptar, duke ngritur zërin kundër mënyrës se si është trajtuar programi i tij. Përmes një postimi në Instagram, Peçi ka ndarë zhgënjimin e tij lidhur me pezullimin e emisionit “E Diela Jonë”, i cili sipas tij është ndërprerë papritur dhe në kundërshtim me çdo procedurë ligjore nga drejtuesit aktualë të RTSH-së. Ai nënvizon se ky vendim është marrë pa transparencë dhe pa asnjë komunikim zyrtar.
“Është koha të flas. Jo për dramë, por për të vërtetën,” shkruan Peçi, duke theksuar se programi i tij arriti të ketë ndikim të vërtetë në dy sezone transmetimi, si në ekran ashtu edhe në rrjetet sociale.
Postimi i tij:
Tani është koha për të folur. Faleminderit nga zemra për të gjithë ju që vazhdoni të më shkruani e më pyesni: “Pse u ndërpre programi ‘E Diela Jonë’ në RTSH?” Është koha të ndaj të vërtetën që duhet të dini jo për dramë, por për transparencë. Ju detyrohem. Programi im, i yni, i ndërtuar me pasion, profesionalizëm dhe shumë punë, u pezullua në mënyrë të papritur nga drejtimi aktual i institucionit duke mos respektuar asnjë procedure ligjore. “E Diela Jonë” arriti në dy sezone të kishte një ndikim real jo vetëm në ekran, por edhe në rrjetet sociale, ku shënoi shifra rekord audience.
Këto nuk janë thjesht ndjesi personale: janë të faktuara publikisht në rrjet, ashtu edhe nga analizat mujore të brendshme të RTSH-së. Ishte një sukses që e ndamë bashkë, u përqafua nga publiku me target mosha të ndryshme. U përqafua po ashtu nga artistët dhe figurat publike më të rëndësishme në vend.
Shumë prej tyre erdhën tek unë pas shumë vitesh pa shkelur në studiot e RTSH-së, madje disa për herë të parë, në momentet e tyre më të forta artistike. Megjithatë, mes vendimesh të çuditshme dhe ndikimesh të pashpjeguara, programi u ndërpre. Dua të theksoj: RTSH nuk është pronë private. Është një institucion publik, dhe çdo program aty duhet të ekzistojë për publikun jo të mbyllet mes sezonit.
Unë nuk do të hesht, dhe as nuk do të ndalem. Të gjithë ata që përpiqen të fshehin të vërtetën, le të kujtojnë se drejtësia është ende aty. Dhe do flasë. Shumë më shpejt se sa e mendojnë. Transparenca në një media publike është jo vetëm e nevojshme, por e detyrueshme. Dhe publiku ka të drejtë të dijë arsyet e vërteta të çdo vendimi që prek programet që ndjek, perqafon, shikon dhe klikon. Faleminderit që jeni këtu, me mua! Për ju, për veten time dhe për të gjithë ata që punojnë ndershmërisht, kjo është vetëm një shtysë për të vazhduar më fort. Me më shumë arsye. Me më shumë besim. -

Berisha: Qeveria jonë do të vendosë taksat më të ulëta që ekzistojnë në botë!
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në çeljen e fushatës së PD- ASHM tha se, Qeveria do të vendosë taksat më të ulëta që ekzistojnë në botë! Do e nisim me minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar në nevojë
“Miq, për sa i përket moshës, ju garantoj se ai, nuk e keni njohur ju, por unë e mbaj mend, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit.
Ndaj dhe nuk e di ti, se vjedh gjithë ditën, por forca e burrit matet, fuqia e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij.
Nuk jam kthyer unë për pushtet, jo, jo.
Unë kam qenë në pushtet dhe kam lënë ato që ti nuk i shuan dot.
Nuk jam kthyer unë për para. Jo dhe jo. Shqiptarët e panë se cili ishte vetingu i Sali Berishës.
Nuk jam kthyer unë për luks. Jo dhe jo.
Dije, në moshën time, kur kam ardhur në këtë stad të jetës, këtë eksperiencë, këtë dashuri, këtë respekt që kam për njerëzit, dua t’ua kushtoj atyre, dua t’ua kushtoj fëmijëve të tyre, dua t’ia kushtoj këtij projekti që pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e tyre.
Dua që së bashku me ta, ashtu siç përmbysëm diktaturën e baballarëve të tu, ashtu siç vendosëm tregun dhe demokracinë, ashtu siç anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ashtu siç transformuam Shqipërinë, të ndërtojmë tani Shqipërinë Madhështore, Shqipërinë më të bukur që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre.
Ndaj dhe ne këtë projekt do ta nisim jo me patronazhistët siç e nis, jo me ata ministrat dhe klanin tënd, ata oligarkët që mban përreth dhe plaçkit në mënyrë të pamëshirë këtë vend, por do ta nisim me ata që numërojmë kafshatën, do ta nisim me ata që qajnë me lot mjerimi, do ta nisim me ata 780 mijë burra dhe gra që i ke katandisur si askush tjetër në Europë.
Do vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo të papunë, për çdokënd në ndihmë ekonomike.
Ne jemi partia e rritjes dhe dyfishimit të rrogave dhe pensioneve, ne do i rrisim dhe do i dyfishojmë ato.
Shqipëria e punës, Shqipëria e njerëzve të paguar, Shqipëria e njerëzve që prodhojnë, Shqipëria e njerëzve të suksesit është qëllimi i projektit tonë.
Ndaj dhe unë jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se qeveria do të vendosë mbi ta taksat më të ulëta që ekzistojnë në Europë dhe në botë, në mënyrë që ju me mundin, me djersën tuaj të begatoheni, të mëkëmbeni, të pasuroheni.
Miqtë e tu nuk ka një vend të dytë të pasur si Shqipëria, nuk ka 28 mijë kilometra katrorë që të ketë pasuritë e saj përrallore.
Sot, ato shfrytëzohen nga Edi Rama dhe oligarkët e tij njëlloj si në sistemin më të egër kolonial.
Nesër ato do të kthehen në pasuri për ju, për fëmijët tuaj, për Shqipërinë Madhështore, për Shqipërinë e të ardhmes”, tha Berisha.
-

Komentet e Ramës për moshën e tij: Vitet e mia janë të gjitha bio! Ti me moshë i ngjan gjyshit të Gramoz Ruçit
Gjatë nisjes zyrtare të fushatës elektorale të PD-së, kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama për moshën e tij.Berisha tha se vitet e tij janë bio dhe se me vettingun që ka bërë, tregoi se ai është politikani më i pastër që ka pasur Shqipëria dhe më gjerë.
Pjesë nga fjala e Berishës:Miq, për sa i përket moshës, ju garantoj se ai, nuk e keni njohur ju, por unë e mbaj mend, ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit.
Ndaj dhe nuk e di ti, se vjedh gjithë ditën, por forca e burrit matet, fuqia e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij.
Nuk jam kthyer unë për pushtet, jo, jo. Unë kam qenë në pushtet dhe kam lënë ato që ti nuk i shuan dot. Nuk jam kthyer unë për para. Jo dhe jo. Shqiptarët e panë se cili ishte vetingu i Sali Berishës.
Nuk jam kthyer unë për luks. Jo dhe jo. Dije, në moshën time, kur kam ardhur në këtë stad të jetës, këtë eksperiencë, këtë dashuri, këtë respekt që kam për njerëzit, dua t’ua kushtoj atyre, dua t’ua kushtoj fëmijëve të tyre, dua t’ia kushtoj këtij projekti që pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e tyre.
Dua që së bashku me ta, ashtu siç përmbysëm diktaturën e baballarëve të tu, ashtu siç vendosëm tregun dhe demokracinë, ashtu siç anëtarësuam Shqipërinë në NATO, ashtu siç transformuam Shqipërinë, të ndërtojmë tani Shqipërinë Madhështore, Shqipërinë më të bukur që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre.
Ndaj dhe ne këtë projekt do ta nisim jo me patronazhistët siç e nis, jo me ata ministrat dhe klanin tënd, ata oligarkët që mban përreth dhe plaçkit në mënyrë të pamëshirë këtë vend, por do ta nisim me ata që numërojmë kafshatën, do ta nisim me ata që qajnë me lot mjerimi, do ta nisim me ata 780 mijë burra dhe gra që i ke katandisur si askush tjetër në Europë. -

Guardiola ka një ide të “frikshme”, kërkon “të paprekshmin” e Real Madridit
11 Prill 2025
18:32
Telesport
Federico Valverde është padyshim një nga futbollistët më të mirë jo vetëm te Real Madrid, por në gjithë botën. Uruguiani ka pasur një sezon fantastik, gjë që ka rënë në sy dhe të klubeve të tjera të mëdha.
Aftësia e tij për të luajtur si në mesfushë në disa role ashtu edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, e bëjnë uruguianin të jetë i lakmuar nga të tjerët. Pep Guardiola është aq shumë i “fiksuar” pas Valverdes, saqë iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë ç’të jetë e mundur për të tentuar transferimin e tij në verë.
Guardiola beson se Valverde do të përshtatej në mënyrë të përkryer me stilin e tij të lojës, si për fizikun ashtu edhe për inteligjencën taktike. Tekniku katalanas është i bindur se uruguaiani mund të jetë një aset i paçmuar për të konkurruar në të gjitha frontet sezonin e ardhshëm.