Tag: ashtu

  • Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

    Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

    SPAK ka kryer sërish një goditje të fortë të grupeve kriminale. Këtë herë ka qenë fisi “Rraja” nën objektivën e Prokurorisë së Posacme që ka dalë me një njoftim zyrtar për aksionin e sotëm.
    10 persona kanë rënë në pranga, mes të cilëve dhe djali i ish-deputetit Rraman Rraja, Rexhepi po ashtu dhe familjarët e tij, Gazmir dhe Përparim. Ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë.
    Grupi është zbërthyer nga komunikimet ne SKY për trafikim lëndësh narkotike, ndërsa në studion e Top Story, gazetarja Dorjana Bezat dha detaje të tjera nga ky operacion.
    “Ishte operacion i pritshëm, nga zbërthimi i përgjimeve nga Sky Ecc. Hetimi ka nisur që në janar të vitit 2024, janë nxjerrë kodet dhe janë lidhur me emrat. Ky grup kriminal, një pjesë e tyre kanë qenë përsëritës të kësaj vepre penale. Përdorin disa linja për trafikun, njëra për kokainë nga një port në Holandë, linja e dytë marijuanë, nisja nga Shqipërisë dhe në drejtim të Turqisë.
    Në operacionin e sotëm u sekuestruan 11 celularë, por do të gjurmohen edhe asetet e kontrolluara nga ana e policisë. Është një hetim që pritet të nisë për secilin të arrestuar. Aparatë celularë do të çelin zinxhirë të tjerë hetimi. 1.7 tonë marijuanë shqiptare u dërgua në Gjermani dhe u kap aty. Gjermanët janë të interesuar si funksionon ku rrjet. Sefa mendohet organizatori dhe financieri i gjithë grupit, Rrajat janë po ashtu pjesë aktive këtij grupi”-tha ndër të tjera gazetarja Bezat.

  • Cilat janë qytetet më të ndotura në Shqipëri? Nivele të ‘frikshme’ të dioksidit të karbonit mbi normat në…

    Cilat janë qytetet më të ndotura në Shqipëri? Nivele të ‘frikshme’ të dioksidit të karbonit mbi normat në…

    Aktivisti i mjedisit, Imeldi Sokoli, paralajmëroi rritje shqetësuese të ndotjes së ajrit në disa qytete të vendi tonë.
    Sipas tij, qyteti i Elbasanit shfaq nivele të dyoksidit të karbonit deri në tre herë mbi normat e lejuara, ndërsa dyoksidi i azotit është gjithashtu rreth tri herë mbi normë, duke përshkruar ndikimin e trafikut dhe aktiviteteve industriale.
    Edhe qytete të tjera si Durrësi, Shkodra, Korça dhe Fieri shfaqin vlera mbi normë, duke përfshirë faktorët lokalë që ndikojnë në cilësinë e ajrit.
    “Jo vetëm qyteti i Tiranës ka shfaqur vlera shqetësuese, mund të themi edhe Elbasani është tre herë mbi normë, s ai përket dyoksidit të karbonit, po ashtu edhe dyoksidi i karbonit është shtatë herë mbi normë, që vjen përsëri nga makinat, por këtu mund të kombinohet edhe me aktivitetin industrial që ka Elbasani. Durrësi po ashtu ka vlera mbi normë, por jo shumë mbi normë, sepse ka detin dhe i jep ajrosje qytetit.
    Shkodra po ashtu paraqet vlera shqetësuese, është shqetësues kryesisht në sezonin e verës dhe të pranverës. Korça, jo e habitshme, është gjithmonë pak mbi normë, ose brenda normave të lejuara, mbetet për t’u parë në dimër. Edhe Fieri është po ashtu pak mbi normë. Një rezultat shqetësues është dyoksidi i azotit që është rreth tre herë mbi normë. Mund të jetë edhe impakti nga zona naftëmbajtëse, që mund të japë një ndotje”, u shpreh Sokoli.

  • Kush janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?! Listës i bashkohet edhe Shkodra, Korça…

    Kush janë qytetet më të ndotura në Shqipëri?! Listës i bashkohet edhe Shkodra, Korça…

    I ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, aktivisti i mjedisit, Imeldi Sokoli, paralajmëroi rritje shqetësuese të ndotjes së ajrit në disa qytete të Shqipërisë.

    Sipas tij, qyteti i Elbasanit shfaq nivele të dyoksidit të karbonit deri në tre herë mbi normat e lejuara, ndërsa dyoksidi i azotit është gjithashtu rreth tri herë mbi normë, duke përshkruar ndikimin e trafikut dhe aktiviteteve industriale.

    Edhe qytete të tjera si Durrësi, Shkodra, Korça dhe Fieri shfaqin vlera mbi normë, duke përfshirë faktorët lokalë që ndikojnë në cilësinë e ajrit.

    “Jo vetëm qyteti i Tiranës ka shfaqur vlera shqetësuese, mund të themi edhe Elbasani është tre herë mbi normë, s ai përket dyoksidit të karbonit, po ashtu edhe dyoksidi i karbonit është shtatë herë mbi normë, që vjen përsëri nga makinat, por këtu mund të kombinohet edhe me aktivitetin industrial që ka Elbasani. Durrësi po ashtu ka vlera mbi normë, por jo shumë mbi normë, sepse ka detin dhe i jep ajrosje qytetit.

    Shkodra po ashtu paraqet vlera shqetësuese, është shqetësues kryesisht në sezonin e verës dhe të pranverës. Korça, jo e habitshme, është gjithmonë pak mbi normë, ose brenda normave të lejuara, mbetet për t’u parë në dimër. Edhe Fieri është po ashtu pak mbi normë. Një rezultat shqetësues është dyoksidi i azotit që është rreth tre herë mbi normë. Mund të jetë edhe impakti nga zona naftëmbajtëse, që mund të japë një ndotje”, tha Imeldi Sokoli.

  • “Të lutem më harro” kënga e paharruar nga grupi i njohur “Hareja” (Teksti dhe video)

    “Të lutem më harro” kënga e paharruar nga grupi i njohur “Hareja” (Teksti dhe video)

    Ju ftojmë ta ndiqni këngën “Nuk është ashtu” të kënduar nga Grupi “Hareja “Nuk është ashtu si thua tiÇdo herë diçka do t’më gënjeshE drejta vështirë n’shesh depërtonFjala e rrejshme shpejt kalon…T’kujtohen ato fjalë që aspak si duaQë ti m’i ke thënë e prapë m’i thuaPërse po të pyes, ashtu më shikonE bëhesh sikurse fare s´më kupton…E vërtetë është kjo që tash të thashëE dashura ime, mos u hidhëroTë lutem mos qaj mua më dëgjoDua përgjithmonë t´më harrosh…Çdo herë në fillim bëhesh e shqetësuarE në fund mbetesh e hidhëruarRrugëdalje për këtë e dashur kërkojTjera … unë do të shikoj …

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    SABRI FEJZULLAHU: KUR NJË DITË DO TË KTHEHESH PRAPË TEK UNË (TEKSTI DHE KËNGA)

    “Kush i lanë vitet e mia”, intepreton Sabri Fejzullahu

    Kur një ditë do të kthehesh prapë tek unëmbase i ke humbur t’gjitha n’botë.E përbuzur dhe pa krenariKokëulur e sytë të pikojnë lot.– Kush m’i lanë vitet e mia tash?Kush ma kthen buzëqeshjen që kam humb?Kush mi kthen netët e gjata mu?Shumë vite kaluan, e tash është vonë.Mik të ngushtë tash kam vetminë,ndërsa natën unë e kam vëlla –e dashnore kam pikëlliminmos u kthe, se s’dua me t’pa

    Tekstin e plotë të këngës mund ta shikoni KËTU:

    ObserverKult

  • Edon Zhegrova llogaritet një nga lojtarët më kreativë të Juventusit

    Edon Zhegrova llogaritet një nga lojtarët më kreativë të Juventusit

    Edon Zhegrova ende nuk është lojtar startues te Juventusi. Rrjedhimisht ende nuk është prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës italiane. Por kosovari është prej lojtarëve më atraktivë të “zonjës së vjetër”, me atë që bën me top në fushën e lojës, dhe përfundimisht prej më të ekspozuarve po ashtu. Thuajse nuk kalon ditë që klubi torinez nuk bën ndonjë postim për apo me Zhegrovën.
    Për shembull të premten pasdite postoi një fotografi të Zhegrovës së buzëqeshur, duke paralajmëruar diçka që po vjen. Një fotografi e Zhegrovës është publikuar nga Juventusi në rrjetet sociale edhe të enjten. Përshkrimi i saj ishte: “Kur ai e bën atë shikim… e dini se diçka po vjen”. Po të enjten, Juve publikoi në rrjetet sociale një video me momente “magjike” të Zhegrovës në ndeshjen për kupë ndaj Udinezes. Në ndeshjen e mesjavës 26-vjeçari luajti pak, por kishte momente të shkëlqyera individuale.
    “Edoni në zonë”, ka shkruar Juve, duka ia bashkangjitur postimit një flamur të Kosovës. “Mirë se vini në shfaqjen e Edon Zhegrovës”, ishte shkrimi i Juves në postimin e 3 dhjetorit, në të cilin ishin paraqitur po ashtu momente nga shfaqja e tij në ndeshjen e 2 dhjetorit ndaj Udinezes. Dhe natyrisht kosovari nuk ka munguar në rrjetet sociale të Juves as menjëherë pas ndeshjes për kupë. Thuajse të gjitha komentet, jo vetëm të shqiptarëve, janë që Zhegrova meriton dukshëm më tepër hapësirë se që është duke i dhënë Juventusi.
    Se ndoshta meriton më shumë minuta, ka thënë edhe trajneri i Juves, Luçiano Spaleti, pas ndeshjes së fundit. Postimet për Zhegrovën janë shumë të shikuara e të komentuara dhe kjo mund të jetë tjetër arsye që ai nuk mungon asnjëherë. Miliona shikime ka secila video e Juves me Zhegrovën në të. Por postimet e shpeshta po ashtu dëshmojnë pritjet që klubi i madh italian ka prej lojtarit atraktiv të Kosovës.

  • Ndeshja e parë e Botërorit, skuadrat përballen ashtu si në vitin 2010

    Ndeshja e parë e Botërorit, skuadrat përballen ashtu si në vitin 2010

    Meksikë-Afrikë e Jugut është ndeshja e parë e Botërorit. Ashtu siç u mësua edhe së fundmi zyrtarisht, sfida e parë e këtij kompeticioni do të mbahet mes një vendi organizator dhe një kombëtarje nga Afrika.
    Takimi është parashikuar të luhet me datën 11 qershor, në Mexico City. Ashtu si në 2010-tën ku sfida u mbyll në barazim 1-1, këto dy skuadra do kërkojnë të nisin me “këmbën e mbarë” Botëror.

    Këtë herë, atmosfera do të jetë krejtësisht e ndryshme, me të dy ekipet që do të përballen me njëra-tjetrën në stadiumin ikonik Estadio Azteca, i cili ka mbi 87 mijë ulëse.

  • Adelina Tahiri në lot gjatë homazheve për Shpat Kasapin: Sot, ti po këndon me engjëjt

    Adelina Tahiri në lot gjatë homazheve për Shpat Kasapin: Sot, ti po këndon me engjëjt

    Sot u përcoll për në banesën e fundit, artisti Shpat Kasapi, i cili pak ditë më parë ndërroi jetë pas një arresti kardiak.
    Pjesë e homazheve ishte edhe këngëtarja Adelina Tahiri, e cila nuk i mbajti dot lotët në fjalimin e dhënë për kolegun dhe mikun e saj.
    “Shpat, o vëlla… Mendova se do takohemi diku, të hamë një drekë bashkë, ashtu si më premtove. Kurrë s’e kam menduar se do të vinte ditë që duhej të të thoja lamtumirën e fundit. Kaq herët, aq padrejtësisht. Të paktën të këndonim edhe një herë në tavolinë, ashtu siç dinim ne. Kaq shumë gjëra na ngelën përgjysmë, kaq shumë fjalë na ngelën pa u thënë.
    Pavarësisht emrit tënd të madh, suksesit, talentit dhe gjithçka që ndërtoje me punë, për mua ti do të mbetesh gjithmonë Shpati me zemër të pastër dhe buzëqeshje të bardhë, ashtu siç të njohëm të gjithë, i dashur, i butë, i qetë dhe me plot shpirt. E deshe muzikën me gjithë qenien tënde dhe unë dua të besoj se sot, atje lart ti po këndon me engjëjt, me atë zërin tënd që preke pafund zemra.Të gjithë jemi udhëtar të asaj rruge. Një ditë do vijmë edhe ne. Edhe atë ditë, do këndojmë bashkë, ashtu siç më premtove. Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë të pranishmit”, tha ndër të tjera artistja.

  • Albin Kurti mesazh urimi në ditën e Pavarësisë: Pak kombe në botë e kanë fatin…

    Albin Kurti mesazh urimi në ditën e Pavarësisë: Pak kombe në botë e kanë fatin…

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen me një mesazh për Ditën e Flamurit.
    Urimi i Albin Kurtit:

    Nuk dihet të ketë një tjetër komb në botë që fati i tij të jetë ndërthurur kaq pazgjidhshmërisht me një datë të caktuar ashtu siç gërshetohet data 28 Nëntor me fatin e kombit tonë. Kjo ditë e 28-të e muajit të njëmbëdhjetë vërtet ishte një aksident historik i vitit 1443, por një aksident i këtillë, i përsëritur me kaq ngulm përgjatë historisë, doemos u kthye dhe u bë një shenjë e shenjtë e kalendarit tonë kombëtar. Në këtë datë, mbi Kështjellën e Krujës, u ngrit flamuri kuq e zi i Kastriotëve, që u kthy e u bë edhe flamur yni kombëtar. Kështu nisi rrugëtimi i nëntorëve tanë që erdhën e u lidhën si hallka të një zinxhiri të pashkëputshëm, duke shënuar jo vetëm data kalendari, por edhe rrugën e lirisë sonë.

    Pas shumë shekujsh, më 28 nëntor 1912, ky flamur u ngrit prapë në Vlorën e Labërisë, kur u shpall mëvetësia e Shqipërisë së sotme Administrative. Ky ishte Nëntori ynë i Dytë. Në këtë shpallje u njëmendësua një pjesë e projektit larpamës të Sami Frashërit, i cili kishte paraparë një Shqipëri në kufijtë e përafërt të katër vilajeteve. Ai theksonte qartë që “qëllimi i vetëm i shqiptarëve është të ruajnë Shqipërinë të mos copëtohet prej të huajve, të mbajnë gjuhën e kombësinë e tyre”. Por kjo, për fat të keq, në atë kohë u arrit vetëm pjesërisht. Për më tepër, në kujtimet e tij, në përvjetorin e parë të pavarësisë, në vitin 1913, Luigj Gurakuqi shprehej se “në jetën e kombevet, si edhe në jetën e njerëzve ndodhin hera-herë disa rasa të paprituna, që trazojnë rrjedhën e punëve dhe shkaktojnë disa ngjarje, që as nuk pritej, as nuk shpresohej të ndodhnin. Ashtu kishte ngjarë në vitin 1912, mot i mbushur me mjerime e me pësime, por që, në mes të trazimeve e të ligave të panjohura, kishte sjellë edhe nji send të pashpresuar e të paçmueshëm, dmth. lirinë, bashkimin dhe pavarsinë e Atdheut!”

    Megjithëkëto, historia e nëntorëve tanë nuk mbaron këtu. Në po këtë datë, në vitin 1955, në kullat e Jasharëve në Prekaz lindi Kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari, njeriu që do të vihej në ballë të luftës për lirinë e Kosovës. Po ashtu, më 28 nëntor të vitit 1997, UÇK-ja, për herë të parë, doli publikisht për t’ia bërë me dije botës se ky popull ishte i gatshëm të bënte çdo flijim dhe nuk do të hiqte dorë kurrë nga lufta për liri. Gjithë këto përpjekje, luftëra e flijime të atdhetarëve shqiptarë nëpër shekuj janë kurorëzuar sot me Shqipërinë e pavarur dhe me Kosovën e pavarur.
    Natyrisht, si komb evropian, sytë i kemi të kthyer kah e ardhmja, kah një Nëntor i Tretë, që duhet të vijë nëpërmjet përpjekjeve tona, punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm. Ky Nëntor i Tretë, edhe nëse nuk do të bjerë në këtë ditë, edhe nëse nuk do të jetë muaj i nëntorit, ne mund ta pagëzojmë që sot si 28 Nëntori ynë i Tretë. Atëherë amaneti i të gjithë atdhetarëve shqiptarë, të gjallë e të vdekur, do të përmbushet. Urojmë që kjo ditë të vijë sa më shpejt!
    Vëllezër shqiptarë e motra shqiptare, kudo që gjendeni, mes familjeve e miqve tuaj, në këtë ditë gëzimi e feste:
    Gëzofshi 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!

  • Amarildo Pregapuca: Ti grua e huaj…që të njihja çdo milimetër dikur

    Amarildo Pregapuca: Ti grua e huaj…që të njihja çdo milimetër dikur

    Ti grua e huaj…poezi nga Amarildo Pregapuca

    Sot të pashë…Ishe ashtu e bukur, si dikur…Ose ashtu si dikur e bukur, m’u duke mua…S’të fola…Ashtu si dikur…të ikje, të lashë..

    Dhe ashtu, si dikur, me sy ndoqa…Flokët, supet, hapat…dhe siluetën tek zhdukej…

    U ndjeva i lodhur…ashtu si dikur…E di…?E çuditçme…nuk ndjeva mall…As ti besoj!Ndoshta ngaqë s’lamë asgjë më parë…Asgjë që vlente…për të marrë…

    Dhe të urova fat…ashtu si dikur…Por fat pa emër…Dhe për çdo femër…S’e di pse si etalon, u bëre ti..

    Sot të pashë…Tek hapat hidhje mbi trotuar…Ishe ashtu e bukur si dikur…Ti grua e huaj…që të njihja çdo milimetër…Po…çdo milimetër të ndieja dikur…

    ObserverKult

    —————————-

    Lexo edhe:

    AMARILDO PREGAPUCA: PRA, TANGO FILLO…

  • SONDAZHI: 45.4% e shqiptarëve preferojnë PS. PD-në e duan vetëm 27.0%

    SONDAZHI: 45.4% e shqiptarëve preferojnë PS. PD-në e duan vetëm 27.0%

    Ashtu si në sondazhin e kaluar, goditjet e drejtësisë majtas e djathtas, po ulin besueshmërinë e qytetarëve te partitë e vjetra politike.
    Nga 11 maji, PS ka rënë me 7%, duke rënë poshtë 50%, në 45%. Kurse PD, po ashtu ka rënie me 7%.
    Por nëse për PS nuk ka ndryshuar asgjë, ajo vijon të jetë partia më e mbështetur. PD ka rënë për herë të parë edhe nga vendi i dytë.
    Nga sondazhi del se 27.6% nuk preferon asnjë nga dy partitë e mëdha, kurse PD e preferojnë 27%. “ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”.
    Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1209 banorë të rritur të vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor është +/- 2.7%.