Tag: ashpërsohet

  • Ashpërsohet moti në Ballkan, Bosnja bllokohet nga bora

    Ashpërsohet moti në Ballkan, Bosnja bllokohet nga bora

    Një valë moti të ashpër, me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, po godet Ballkanin.

    Borë e madhe ka rënë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në Sarajevë dhe në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe në Kroaci, Serbi dhe pjesë të tjera të rajonit.

    Në kryeqytetin boshnjak, mediat rajonale raportuan se trafiku ishte i paralizuar për orë të tëra, me ekipe punëtorësh borëpastruese të vendosura për të pastruar rrugët nga bora dhe akulli, shkruan Klankosova.tv.

    Shumë qytete në të gjithë Kroacinë kanë luftuar me reshjet e dëborës, përfshirë përgjatë bregdetit dalmat.

    Shira të rrëmbyeshëm janë regjistruar ditët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ku disa lumenj kanë dalë nga shtrati, duke lënë dhjetëra komunitete të përmbytura dhe të izoluara.

    Situatë me të reshura të rrëmbyeshme ka mbretëruar edhe në Kosovë ditëve të fundit, sidomos të matën e javës që po lëmë pas.

    Ndërkaq, sipas IHMK-së, mot i paqëndrueshëm pritet të mbretërojë edhe ditëve në vijim, ku janë paralajmëruar edhe vërshime të mundshme në zona të caktuara.

  • “Të ashpërsohet ligji”/ Daja i viktimës, 17-vjeçar në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

    “Të ashpërsohet ligji”/ Daja i viktimës, 17-vjeçar në Vlorë: Nuk është aksident, por vrasje me dashje

    Daja i Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë, deklaroi për mediat se të afërmit e viktimës kërkojnë që të ashpërsohet ligji, pasi për ta “nuk është aksident, por vrasje me dashje”.
    “Ne kërkojmë nga drejtësia që të ashpërsohet ligji, pasi për ne nuk është aksident, por vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km/h, të jesh i papërgjegjshëm, të jesh i pirë… nuk kemi fjalë”, u shpreh daja i Leandros.
    “Kërkojmë që të ashpërsohet ligji dhe të mos mbetet në burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për ne është vrasje me dashje”, shtoi daja i viktimës.

  • Daja e 17-vjeçarit në Vlorë: Të ashpërsohet ligji, nuk ishte aksident por vr@sje

    Daja e 17-vjeçarit në Vlorë: Të ashpërsohet ligji, nuk ishte aksident por vr@sje

    Leandro Shametaj është 17 vjeçari që u aksidentua për vdekje në Vlorë.
    Këtë të enjte Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin që i mori jetën të riut.

    Daja i të ndjerit tha për mediat se të afërmit e viktimës kërkojnë që të ashpërsohet ligji, pasi për ta nuk është aksident, por vrasje me dashje.

    ”Ne kërkojmë nga drejtësia që të ashpërsohet ligji, pasi për ne nuk është aksident, por vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km/h, të jesh i papërgjegjshëm, të jesh i pirë nuk kemi fjalë”, u shpreh daja i Leandros. ”Kërkojmë që të ashpërsohet ligji dhe të mos mbetet në burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për ne është vrasje me dashje”.

  • Gjykata la në burg shoferin që shkaktoi vdekjen e 17-vjeçarit, familjarët e Leandro Shametajt: Të ashpërsohet ligji, është vrasje me dashje

    Gjykata la në burg shoferin që shkaktoi vdekjen e 17-vjeçarit, familjarët e Leandro Shametajt: Të ashpërsohet ligji, është vrasje me dashje

    Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 32-vjeçarin Hajri Bajramaj që shkaktoi aksidentin që i mori jetën 17 vjeçarit, Leandro Shametaj.
    Familjarët e të ndjerit kërkojnë ashpërsim të ligjit, pasi sipas tyre nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, por vrasje me dashje.

    Daja i 17-vjeçarit, në një prononcim për korrespodentin e Top Channel, Mikel Marsi, është shprehur “Ne kërkojmë nga drejtësia që, vërtetë ai ka marrë atë çka meriton, por në kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj.Nuk ishte një aksident, por për ne është një vrasje me dashje.
    Në momentin që ecën me 200 km/h në bulevard dhe të rezultosh i dehur, nuk ka fjalë për ne… Nuk arrijmë dot ta besojmë këtë gjë. Kërkojmë që të ashpërsohet ligji, nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, është vrasje me dashje”.

  • “Nuk është aksident, por vrasje me dashje”, daja i viktimës në Vlorë: Të ashpërsohet ligji

    “Nuk është aksident, por vrasje me dashje”, daja i viktimës në Vlorë: Të ashpërsohet ligji

    Daja i Leandro Shametajt, 17-vjeçarit që u aksidentua për vdekje në Vlorë, deklaroi për mediat se të afërmit e viktimës kërkojnë që të ashpërsohet ligji, pasi për ta “nuk është aksident, por vrasje me dashje”.
    “Ne kërkojmë nga drejtësia që të ashpërsohet ligji, pasi për ne nuk është aksident, por vrasje me dashje. Të ecësh në bulevard me 200 km/h, të jesh i papërgjegjshëm, të jesh i pirë… nuk kemi fjalë”, u shpreh daja i Leandros, shkruan A2.
    “Kërkojmë që të ashpërsohet ligji dhe të mos mbetet në burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Për ne është vrasje me dashje”, shtoi daja i viktimës.

  • “Të ashpërsohet rregullorja e Kuvendit”, Petraj paralajmëron: Berisha ka të njëjtin skenar si në…

    “Të ashpërsohet rregullorja e Kuvendit”, Petraj paralajmëron: Berisha ka të njëjtin skenar si në…

    Kolegji Zgjedhor përmbylli këtë të enjte të gjitha përpjekjet e Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berisha për të mosnjohur dhe delegjitimuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Vendimi i Kolegjit vjen mes një klime të tensionuar politike dhe paralajmërimeve për një sesion të ri parlamentar të ngarkuar me përplasje dhe destabilitet. Avokati Edmond Petraj, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se veprimet e opozitës po shkojnë në kundërshtim me interesin kombëtar dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Sipas tij, PD duhet të reflektojë dhe të tregojë një qasje më konstruktive, në një kohë kur qeveria vijon të mbajë shumicën parlamentare dhe kontrollin politik.
    “Kërkojnë që të godasin grup-kapitujt. PD-së nuk i intereson që ne kemi 40 vjet që po presim anëtarësimin në BE. Nuk u intereson rrugëtimi europian i Shqipërisë. E vetmja gjë që mund të bëjë PD, është një bashkëpunim dhe të tregojë që nuk është kundër anëtarësimit, sepse të gjitha vendet e tjera mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e ri europian.
    Megjithatë pritet që të shikojmë sesionin e ri parlamentar, i cili ka për të qenë një kaos. Do të shohim të njëjtën skenë si herën e parë, që digjeshin karrige. Duhet që të ashpërsohet rregullorja e Kuvendit. Sepse do të kemi një situatë shumë të tensionuar. Në kushtet që jemi e vetmja lëvizje e lezetshme që ka bërë PD është Berisha, por kjo nuk mjafton që ata të vijnë në pushtet.
    Ata nuk hapen si parti. Nëse ata do të kishin një program dhe zëra që premtojnë, gjithçka do të ishte shumë ndryshe. Mbetet për t’u parë, por Rama i ka të gjitha numrat”, tha avokati Petraj.