Tag: asgja

  • Arben Prendi: Vashat nguten me u bâ gra!

    Arben Prendi: Vashat nguten me u bâ gra!

    Vashat nguten me u bâ gra!, poezi nga Arben Prendi

    Taka të nalta,Të holla thikë,Plagosin trotuarin.Kalimtarët anojnë kryet të trembun mbrapa.Asgja, asgja, mos u ligështoni.Vashat nguten me u bâ gra!

    Vashat nguten me u bâ gra,Kozmetikë, inxhina, sytjene me gjinj dredharakë,Sjellje perfekte për kryezoja burrash,Sfidë për lutje.E natyrshme a e panatyrshme kjo ngutje?…Nuk e di pse pra,Vashat nguten me u bâ gra?!

    Përqark bubullojnë hapat dhe qeshjet e tyne,Hapa dhe qeshje enkas për gra,Kofshë molisëse, trupa sfungjer, krahë,Lëkundje të prera.

    Vashat nguten me u bâ gra!Trillojnë humbje të rrejshme për lojnat,Kukulla mistrece,Macet bishtdredhme,Xixëllonjat,Kunorat me lulet e vockla të qershive,Në një stinë të papërsëritshme.Kot nguten,e pamëshirshme âsht koha.Ah, sa kanë me u pendue!Ah, sa kanë me u pendue!

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PYETËSORI I PRUSTIT: ARBEN PRENDI

    Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Arben Prendi

    Cila është frika juaj më e madhe?Nuk e di, në të vërtetë. Ndoshta frika se mos vdes i ri dhe i lë fëmijët të vegjël, pa mbështetje dhe përkujdesje.

    Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?Përgjithësisht nuk admiroj askend. Më shumë prirem drejt admirimit të cilësive të veçanta nga njerëz të ndryshëm.

    Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?Me asnjë. Secila qenie njerëzore është unike. Secila është e rëndësishme në vetvete. Rrethana të caktuara në jetë nxjerrin në pah cilësitë e karaktereve njerëzore.

    Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?Ndoshta natyra pak e mbyllur dhe të mos qenit sistematik në veprimtarinë e përditshme.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Pablo Neruda: Të due fort…

    Pablo Neruda: Të due fort…

    Poezi nga Pablo Neruda

    Të dueme gjendjet e mia shpirtnore aq të shumtaqë humorin ma ndryshojnë sa tash e mbaspër çka tashma ti e di aq mirë: për kohën, për jetën, për vdekjen.

    Të dues’bashku me at botë që s’e kuptoj hiçs’bashku me ata njerëz që as i marr vesh fare,s’bashku me dyftyrsinë e shpirtit tim,me mospërputhjen e krejt gjesteve të mia,me pamundsinë e shmangies së fatit,me fshehtësitë e dëshirës,me dykuptimsinë e së vërtetëspse edhe kur të them s’të duetë due fort,madje edhe kur të tradhëtoj, s’të tradhtoj aspakpse n’thellsinë ma të thellë, çoj përpara mendimin,me të dashtë sa ma shumë

    Të due…pa e mendue, njashtu i pandërgjegje,e i papërgjegjshëm n’mënyrën ma spontanenjashtu padashtas, e instinktivisht,njashtu me t’shtyme shpirti, çoroditshëm.pse s’kam asnji arsyetim logjik,as të improvizuemme e ngjizë dashninë që ndiej për ty,që lindi mistershëm prej asgjasë,e me magji s’ka zgjidhë asgja,po që për fat, ca nga ca, pak o hiçe ka përmirësue krejt t’keqen time.

    Të due,të due njashtu si njaj trupi që s’mendon asgja,si njajo zemra që s’arsyeton asgja,si njajo koka që asgja s’përputh.

    Të duenjashtu pa e kuptue as vetë psepa e pyet kurrë vedin pse të due,pa i dhanë asnji randsi faktit pse të due,pa i futë vedit asnji dyshim n’kuptimin pse të due

    Të duethjesht pse të due,pa e ditë as vetë pse të due.

    Përkthye nga Jozef Radi

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    WHITMAN: O KAPITEN, KAPITENI IM!