Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi, ka reaguar për Report Tv pas apelit publik të studiuesit Auron Tare për frenimin e rrethimit me asfalt të Rrugës historike Egnatia.
Sipas vizionit të kryebashkiakut, konturimi me asfalt i Rrugës Egnatia e bën atë të pavdekshme.
Ai i konsideron keqdashëse kritikat dhe thotë se që përveç shfrytëzimit për turizëm, rruga përdoret edhe nga banorët e zonës.
“Aty kanë qenë të gjithë në gjithë këto vite dhe nuk e kanë përmendur asnjëherë Peqinin kur ishte i mbuluar nga ferrat dhe kur as nuk njihej si vend. Sot që në punojmë ngrihen e bëjnë vërejtje.Keqdashës s’na lënë të bëjmë punën, ne po i nxjerrim në pah vlerat arkitekturore.Unë i kam kërkuar edhe Auronit ndihmë dhe mbështetje për të ruajtur arkelolgjinë e zonës madje kam trokitur në çdo institucion. Peqini nuk ka pasur vëmendje asnjëherë.Tani me asfaltin, a kam bërë mirë a kam bërtë keq s’e di. Asfalti aty është dhe hiqet, por e mbron rrugën dhe e bën të pavdekshme. Unë kam menduar që rruga të shfrytëzohet edhe për turizëm por të kenë akses edhe banorët aty, sepse ajo është zonë e banueshme.Aty është një urë mbi 2400-vjeçare e kemi ruajtur se është gati në të shembur. kemi bërë thirrje që të mirëmbahet”, deklaroi Maçi për Report Tv.
Tag: asfalt
-

Rrethimi i Rrugës Egnatia me asfalt, kryebashkiaku i Peqinit s’pranon kritikat: Rruga shfrytëzohet edhe nga banorët e zonës
-

Berisha: 4500 aktivitete të ndaluara u zhvilluan në 4 muaj të periudhës zgjedhore
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar sot qeverinë se ka përdorur fondet publike për qëllime elektorale.
Në një konferencë për media, Berisha denoncoi gjithashtu zhvillimin e 4500 aktiviteteve të paligjshme gjatë katër muajve të fushatës zgjedhore, për të cilat tha se janë dokumentuar dhe dorëzuar në SPAK, por sipas tij, “nuk janë parë” nga prokurori Altin Dumani.
Berisha:
Përsa kohë që shteti dhe partia do të jenë një, ky është standardi i këtij regjimi, i kësaj diktature autoritare. U përket shqiptarë, do jenë shqiptarët dhe opozita ata të cilët para se të votojnë do të ju tregojnë vendin, do të krijojnë një qeveri që do të përgatisë zgjedhje dhe nuk do mund të përdorë një qindarkë të vetme për të ndikuar në mënyrë të pandershme, të njëanshme tek zgjedhësit shqiptarë.
Një qindarkë të vetme nga taskat e tyre.
Kjo është e vetmja zgjidhje.
Është e rëndësishme që çdo shqiptar ta dijë që u përdorën miliarda e miliarda nga buxheti i shteti vetëm e vetëm për të ndikuar tek vota e shqiptarëve, për partinë e krimit.
Me 3 maj, Emiriana Sako alias Gjushi me pantallona promovon përfundimin e rrugës ‘Perandori Hadrian’ në Spitallë, bashkia Durrës.
Ja ku e keni, për Troplinin thotë nuk ka fakte, Altin Troplini thotë se nuk ekzistojnë faktet.
tendera elektroalë të denoncuar nga PD.
Maj 2025-Procedurë tenderi e paligjshme gjatë periudhës zgjedhore-Tender i OST në Fier (zona e Ministres Lubi Balluku.
Maj 2025-Asfalt elektoral në Xhafzotaj, nga Lubia e Durrësit apo Gjushi me pantallona, Bashkia Durrës.
Maj 2025-Projekt asfaltimi elektoral i paligjshëm nga TEG drejt Mulletit, Bashkia Tiranë.
Por të gjitha këto nuk janë prova për Altin Troplinin, që është dhe ai pas Edi Ramës, krimineli kryesor në farsën elektorale 11 maj 2025.
6 Maj 2025-Asfalt elektoral në Urën e Farkës, Bashkia Tiranë (vetëm 5 ditë para zgjedhjeve).
6 Maj 2025-Asfalt elektoral gjatë periudhës së fushatës në Xhafzotaj, Bashkia Shijak
6 Maj 2025 – Asfalt elektoral në Paskuqan, Bashkia Kamëz – denoncuar nga kandidatja e PD-ASHM, Albana Vokshi.
Këto nuk janë prova për Altin Troplinin, kriminel kryesor pas Edi Ramës, në farsën elektorale 11 maj 2025.
Ju i patë vetë këtu, me qindra e qindra prova e dokumente zyrtare të pakundërshtueshme. Dhe një njeri i papërgjegjshëm, i inkriminuar gjer në palcë merr përsipër të mashtrojë publikisht shqiptarët dhe të thotë se paditë nuk kanë patur prova.
7 Maj 2025-Asfalt elektoral në Paskuqan, Bashkia Kamëz-denoncuar nga kandidatja e PD-ASHM, Albana Vokshi.
7 Maj 2025-Asfalt elektoral në Paskuqan, Bashkia Kamëz-denoncuar nga kandidatja e PD-ASHM, Albana Vokshi.
5–10 Maj 2025-Punime të paligjshme asfalti dhe abuzim me funksionin publik për përfitim elektoral-Bashkia Belsh
8 Maj 2025-Krim elektoral dhe investim i paligjshëm rrugor në Dovolan, Bashkia Dibër.
10 maj, nesër ishin zgjedhjet.
Ermiriana Sako me 10 Maj 2025, asfalt elektoral në Arapaj, Bashkia Durrës. E sheh gjithë bota si krim elektoral, por Altin Troplini nuk e konsideron të tillë.
10 Maj 2025-Asfalt elektoral i shtruar në Bashkinë Durrës
10 Maj 2025-Punime asfaltimi elektoral në Ardenicë, Kolonjë (Lushnjë). Lubi Balluku, por edhe këtë nuk e sheh dot Altin Troplini.
10 Maj 2025, në kohën e pushimit, paqes elektorale, në Elbasan asfalt elektoral nga Nesti Angoni alias Mazniku.
Kriminel elektoral, i sheh të gjithë, por nuk e sheh Altin Troplini për faktin se ai e njeh si Nesti Angoni dhe e dyta nuk mund të njohë krimin elektoral.
Kjo ishte një ekspoze e zgjatur.
10 Maj 2025-Dita e heshtjes zgjedhore: Punime në vazhdim për asfalt elektoral në Priskë, Bashkia Tiranë
Maj 2025-Dita e heshtjes zgjedhore: Punime asfaltimi elektoral në Priskë, Bashkia Tiranë
Maj–Qershor 2025-Asfalt elektoral dhe ndërtime të paligjshme të lejuara në këmbim të votave në Tapizë (Krujë) dhe Kënetë (Durrës)
Kjo është lista e dhjetëra denoncimeve të bëra nga PD ndaj të cilave institucionet zyrtare nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim. Ishte tek KQZ-ja.
Kurse këto janë në Skapin e partisë, që të gjitha me dhjetëra me dokumentet që ju patë, por të gjitha këto Altin Troplini i shpall si mungesë provash dhe dokumentesh.
Ju siç e shifni, dhe shqiptarët e mësuan, se për të manipuluar farsën elektorale të 11 majit 2025, narkoshteti, narkoqeveria përdori qindra e qindra, mos dhe miliardë euro në tendera, prokurorime rrugës, objektesh të përditshme për të ndikuar zgjedhësit.
Ne zgjodhëm këto nga lista e 4500 aktiviteteve të ndaluara të zhvilluara në 4 muajt e periudhës elektorale që sipas nenit 91 pika 3 e Kodit Zgjedhor nuk mund të zhvilloheshin se janë të paligjshme. -

Berisha: 4500 aktivitete të ndaluara u zhvilluar gjatë 4 muajve të periudhës zgjedhore. Dokumentet janë në Spakin e partisë, por Altin Troplini nuk i sheh
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, akuzoi qeverinë për manipulim masiv të zgjedhjeve të 11 majit, përmes 4500 aktiviteteve të paligjshme gjatë periudhës zgjedhore. Ai deklaroi se këto veprime përfshijnë tendera, asfaltime dhe investime publike me qëllim blerjen e votës, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
Berisha tha se dokumentet janë dorëzuar në SPAK, por u shpreh se prokurori Altin Troplini “refuzon t’i shohë”, duke e akuzuar si bashkëpunëtor në atë që ai e quajti “farsë elektorale”.
Fjala e tij:
Është e rëndësishme që çdo shqiptar ta dijë që u përdorën miliarda e miliarda nga buxheti i shteti vetëm e vetëm për të ndikuar tek vota e shqiptarëve, për partinë e krimit.
Me 3 maj, Emiriana Sako alias Gjushi me pantallona promovon përfundimin e rrugës ‘Perandori Hadrian’ në Spitallë, bashkia Durrës.
Ja ku e keni, për Troplinin thotë nuk ka fakte, Altin Troplini thotë se nuk ekzistojnë faktet.
tendera elektroalë të denoncuar nga PD.
Maj 2025-Procedurë tenderi e paligjshme gjatë periudhës zgjedhore-Tender i OST në Fier (zona e Ministres Lubi Balluku.
Maj 2025-Asfalt elektoral në Xhafzotaj, nga Lubia e Durrësit apo Gjushi me pantallona, Bashkia Durrës.
Maj 2025-Projekt asfaltimi elektoral i paligjshëm nga TEG drejt Mulletit, Bashkia Tiranë.
Por të gjitha këto nuk janë prova për Altin Troplinin, që është dhe ai pas Edi Ramës, krimineli kryesor në farsën elektorale 11 maj 2025.
6 Maj 2025-Asfalt elektoral në Urën e Farkës, Bashkia Tiranë (vetëm 5 ditë para zgjedhjeve).
6 Maj 2025-Asfalt elektoral gjatë periudhës së fushatës në Xhafzotaj, Bashkia Shijak
6 Maj 2025 – Asfalt elektoral në Paskuqan, Bashkia Kamëz – denoncuar nga kandidatja e PD-ASHM, Albana Vokshi.
Këto nuk janë prova për Altin Troplinin, kriminel kryesor pas Edi Ramës, në farsën elektorale 11 maj 2025.
Ju i patë vetë këtu, me qindra e qindra prova e dokumente zyrtare të pakundërshtueshme. Dhe një njeri i papërgjegjshëm, i inkriminuar gjer në palcë merr përsipër të mashtrojë publikisht shqiptarët dhe të thotë se paditë nuk kanë patur prova.
7 Maj 2025-Asfalt elektoral në Paskuqan, Bashkia Kamëz-denoncuar nga kandidatja e PD-ASHM, Albana Vokshi.
7 Maj 2025-Asfalt elektoral në Paskuqan, Bashkia Kamëz-denoncuar nga kandidatja e PD-ASHM, Albana Vokshi.
5–10 Maj 2025-Punime të paligjshme asfalti dhe abuzim me funksionin publik për përfitim elektoral-Bashkia Belsh
8 Maj 2025-Krim elektoral dhe investim i paligjshëm rrugor në Dovolan, Bashkia Dibër.
10 maj, nesër ishin zgjedhjet.
Ermiriana Sako me 10 Maj 2025, asfalt elektoral në Arapaj, Bashkia Durrës. E sheh gjithë bota si krim elektoral, por Altin Troplini nuk e konsideron të tillë.
10 Maj 2025-Asfalt elektoral i shtruar në Bashkinë Durrës
10 Maj 2025-Punime asfaltimi elektoral në Ardenicë, Kolonjë (Lushnjë). Lubi Balluku, por edhe këtë nuk e sheh dot Altin Troplini.
10 Maj 2025, në kohën e pushimit, paqes elektorale, në Elbasan asfalt elektoral nga Nesti Angoni alias Mazniku.
Kriminel elektoral, i sheh të gjithë, por nuk e sheh Altin Troplini për faktin se ai e njeh si Nesti Angoni dhe e dyta nuk mund të njohë krimin elektoral.
Kjo ishte një ekspoze e zgjatur.
10 Maj 2025-Dita e heshtjes zgjedhore: Punime në vazhdim për asfalt elektoral në Priskë, Bashkia Tiranë
Maj 2025-Dita e heshtjes zgjedhore: Punime asfaltimi elektoral në Priskë, Bashkia Tiranë
Maj–Qershor 2025-Asfalt elektoral dhe ndërtime të paligjshme të lejuara në këmbim të votave në Tapizë (Krujë) dhe Kënetë (Durrës)
Kjo është lista e dhjetëra denoncimeve të bëra nga PD ndaj të cilave institucionet zyrtare nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim. Ishte tek KQZ-ja.
Kurse këto janë në Skapin e partisë, që të gjitha me dhjetëra me dokumentet që ju patë, por të gjitha këto Altin Troplini i shpall si mungesë provash dhe dokumentesh.
Ju siç e shifni, dhe shqiptarët e mësuan, se për të manipuluar farsën elektorale të 11 majit 2025, narkoshteti, narkoqeveria përdori qindra e qindra, mos dhe miliardë euro në tendera, prokurorime rrugës, objektesh të përditshme për të ndikuar zgjedhësit.
Ne zgjodhëm këto nga lista e 4500 aktiviteteve të ndaluara të zhvilluara në 4 muajt e periudhës elektorale që sipas nenit 91 pika 3 e Kodit Zgjedhor nuk mund të zhvilloheshin se janë të paligjshme. -

Çuka në harresë: Asfalt i dëmtuar, trotuare të rrezikshme dhe plehra kudo – VIDEO
Çuka në harresë: Asfalt i dëmtuar, trotuare të rrezikshme dhe plehra kudo
Përshëndetje Saranda Web
Unë jam banore në fshatin Çukë. Përveç problemeve të vazhdueshme me energjinë elektrike, përballemi edhe me gjendjen shumë të keqe të rrugëve brenda fshatit dhe ndotjen nga mbeturinat. Unë kaloj çdo ditë në këto rrugë për të çuar fëmijën në kopsht, dhe kjo situatë ka shumë vite që vazhdon pa asnjë ndërhyrje.
Kërkojmë që të merren masa për pastrimin e rrugëve dhe heqjen e tubave të ujit që janë lënë në mes të rrugës. Gjithashtu, trotuari përgjatë rrugës kryesore që të çon drejt Sarandës dhe Ksamilit është i dëmtuar dhe i rrezikshëm për këmbësorët.
Është për të ardhur keq që një fshat si Çuka, ku kalon gjysma e turistëve që vizitojnë zonën, lihet në këtë gjendje.
Ju faleminderit nëse e publikoni këtë shqetësim.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”
Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar katër udhër-ndalime, bazuar në një procedim penal për të goditur një rast të krimit zgjedhor në zonën e Belshit.
Procedimi penal ëshë regjistruar bazuar në një denoncim të kandidatit të PD-së në Qarkun e Elbasanit, Dritan Cani më 4 Maj, i cili e tregonte me video se kompania “Vëllezërit Hysa” po shtronte asfalt vetëm 7 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sipas Canit, asfalti po shtrohej në lagjen e kryetarit të Partisë Socialiste të Belshit.
“Në datë 05.05.2025, ora 08:30, nga këqyrja në rrjetin social “Facebook”, është shfaqur postim “Asfalt elektoral në Belsh”, në video dallohet një kamion me mbishkrimin “Vëllezërit Hysa” dhe mbrapa saj një mjet që shtron asfalt. Në këmbë gjendet kandidati i një koalicioni zgjedhor shtetasi Dritan Cani. Ky shtetas në video mes të tjerash relaton se: “I bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Belsh, që pse shtrohet ky asfalt tani, një javë para zgjedhjeve”.
Në kuadër të këtij procedimi janë kryer disa veprime hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja dhesocialistrimi i dokumentacionit mbi punimet në rrugë (praktika e mbajtur nga ana e Bashkisë Belsh dhe nga subjekti “Vëllezërit Hysa” shpk), administrim i deklarimeve të personave që kanë dijeni rreth veprës penale.
Në tërësi të veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente, rezulton se ka dyshime të arsyeshme që punonjës të IMT Bashkia Belsh kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që subjekti “Vëllezërit Hysa” shpk të shtrojnë pa projekt rrugë të brendshme në qytetin e Belshit, të dyshuara të kryera në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e datës 11.05.2025.
Nga ana e subjektit “Vëllezërit Hysa” shpk është kryer vepra penale e “Ndërtimit të paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Organi i akuzës bën me dije se nga 4 urdhër-ndalimet e lëshuara prej saj, nga ana e Policisë janë ekzekutuar vetëm dy prej tyre për shtetasit F.M. dhe L.H.
Ndërkohë, masat e ndalimit nuk janë ekzekutuar për shtetasit Besnik Hysa dhe Dhiogjen Kristo, të cilët janë administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa” shpk. Ata janë shpallur në kërkim nga Policia, teksa Prokuroria thotë se janë ushtruar kontrolle vendesh.
Pronarë të kompanisë “Vëllezërit Hysa” shpk rezultojnë shtetasi Flutura Hysa me 40% të aksioneve, si edhe shtetasit Kujtim dhe Besnik Hysa me nga 30% të aksioneve secili.
DENONCIMI I KANDIDATIT DRITAN CANI -

VIDEO/ Asfalt elektoral në Ardenicë të Kolonjës, Lushnje
Në fshatin Ardenicë të Kolonjës, Lushnjë, ka filluar hedhja e asfaltit në një aksion që ka ngjallur shqetësime për përdorimin e këtij projekti si “asfalt elektoral”.
Sipas videos të ardhur në redaksinë ‘Syri Net’ punimet po zhvillohen në prag të periudhës zgjedhore, si një mjet elektoral i përdorur nga qeveria Rama për të fituar mbështetje nga banorët e zonës.
-

Prokuroria ndalon 4 punonjës të IMT/ Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh në funksion të fushatës elektorale
Për veprën penale të “Shpërdorim detyre”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Moskallëzim i krimit”, Prokuroria e Elbasanit ka proceduar penalisht 4 persona.
Sipas komunikatës zyrtare për mediat, nga një vëzhgim në rrjetin social “Facebook”, është shfaqur postim “Asfalt elektoral në Belsh”, në video dallohet një kamion me mbishkrimin “V. H.” dhe mbrapa saj një mjet që shtron asfalt.
Në kuadër të këtij procedimi janë kryer disa veprime hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja dhe sekuestrimi i dokumentacionit mbi punimet në rrugë (praktika e mbajtur nga ana e Bashkisë Belsh dhe nga subjekti “V.H” shpk), administrim i deklarimeve të personave që kanë dijeni rreth veprës penale. Në këmbë gjendet kandidati i një koalicioni zgjedhor shtetasi D.C.
Ky shtetas në video mes të tjerash relaton se: “I bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë Belsh, që pse shtrohet ky asfalt tani, një javë para zgjedhjeve”. Në tërësi të veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente, rezulton se ka dyshime të arsyeshme që punonjës të IMT Bashkia Belsh kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që subjekti “V.H” shpk të shtrojnë pa projekt rrugë të brendshme në qytetin e Belshit, të dyshuara të kryera në funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e datës 11.05.2025.
Nga ana e subjektit “V.H.” shpk është kryer vepra penale e “Ndërtimit të paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal. Sa me sipër në datë 10.05.2025 nga Prokurori i çështjes është urdhëruar ndalimi i të dyshuarve për një krim shtetasve F.M., L.H., Dh.K. dhe B.H. Nga policia gjyqësore është ekzekutuar ndalimi për dy shtetas, jane ushtruar kontrolle vendesh si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy shtetave Dh.K. dhe B.H. -

“Dhjetëra mln euro për asfalt elektoral”/Vokshi: Rriten rastet e blerjes së votës!
Albana Vokshi, deputetja e Partisë Demokratike ka ngritur sot akuza të rënda lidhur me fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste, duke deklaruar se blerja e votës është përshkallëzuar që nga muaji mars dhe ka marrë përmasa shqetësuese në zonat rurale dhe të varfra të vendit.
Sipas deputetes së PD, blerja e votës është realizuar përmes pagesave në para, ndihmave ushqimore dhe premtimeve për punësime në administratë.
Ajo shtoi se rrjeti i patronazhimit është riaktivizuar dhe se mijëra punonjës të administratës publike janë angazhuar në fushatën e PS-së, shpeshherë nën presion apo kundër vullnetit të tyre.
Deputetja Vokshi theksoi gjithashtu se dhjetëra milionë euro janë shpenzuar për tendera që i cilësoi si “asfalt elektoral” dhe punime pa standarde, të cilat, sipas saj, janë denoncuar në SPAK dhe në prokuroritë në rrethe.
“Është përshkallëzuar blerja e votës që nga marsi. Janë përdorur pagesa para, ndihma ushqimore, premtime për punësime. Raste të tilla më shumë kanë ndodhur në zonat rurale dhe të varfra. Rrjeti i patronazhimit është aktivizuar, puna e tyre është intensifikuar. Mijëra punonjës të administratës janë mobilizuar me hir apo pahir në fushatën e PS. Dhjetëra milionë euro janë shpenzuar për tendera të quajtura asfalt elektoral dhe punime pa standarde që i kemi denoncuar edhe në SPAK sapo prokurori në rrethe”, tha ajo. -

Asfalt elektoral në Klos/ Çollaku denoncon ‘live’: Mjetet e rënda kanë zbarkuar në fshat, s’ka as tabelë e as…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, ka denoncuar live në SYRI TV, investimet elektorale që po bëhen në fshatrat e Klosit.
Në edicionin e mesditës në SYRI TV, Çollaku denoncoi si autoritetet lokale shtrojnë rrugën e fshatit Suç, njësia administrative e Klosit, e cila për vite të tëra ka qenë në gjendje të mjeruar dhe se sot, atje kanë zbarkuar mjetet e rëndë.
Kandidati i PD tha se ka lajmëruar policinë, e cila pritet të mbërrijë në vendngjarje dhe të kryejë verifikimet përkatëse.
Basir Çollaku: Unë jam në Klos. Ashtu siç e shihni janë makinat e bashkisë Klos duke bërë një investim, për të cilin nuk ka as tabelë e as të dhëna zyrtare për çfarë po punohet.
Sigurisht që është ofertë elektorale për të penguar ndryshimin dhe vullnetin e qytetarëve. Aktualisht kam njoftuar edhe shërbimet e Policisë së Shtetit të Komisariatit të njësisë vendore, Mat. Pres reagimin e tyre. Më thanë që kanë vënë në lëvizje mjete për të ardhur e për të parë se çfarë po ndodh.
Tashmë kjo është bërë përditshmëri dhe janë bërë shumë intensive në këto kohë elektorale.
Policia dhe prokuroria na kanë thënë së paku, që nee do të kryejmë veprimet procedurale për të parë nëse praktikat e autoriteteve lokale i kanë miratuar fondet më herët dhe nëse janë ligjore.
Kjo është përgatitja e fazës së parë që e përgatisin për ta shtruar me asfalt.
Unë jam në pritje të mbërritjes së forcave policore. -

“Asfalt për votë”/ Berisha akuza ndaj Sakos: Gjushi me fustan nuk pyet për ligjin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast në rrjetet sociale për kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako. Denoncimi i tij ka të bëjë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku sipas Berishës, Sako është duke shtruar rrugët me asfalt elektoral në qytetin bregdetar.
Kreu i opozitës ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakes, duke thënë se ajo është duke shkelur ligjin dhe shoreh se Sako dhe bashkëpunëtorët e saj do të mbajnë përgjegjësi njësoj si ish-zyrtarët e tjerë të denoncuar për terror elektoral.
Postimi i plotë:
Asfalt për Votë! Kriminelja elektorale Sako (Gjushi me fustan) nuk pyet për ligjin dhe vazhdon me krimin: Asfalt për votë! Dënoj me forcën më të madhe krimin elektoral të saj për të cilin e siguroj se pas 11 majt do trajtohet njëlloj si Gjushi, Visi i Pojës, Hajri dhe Agasi, terrorist elektoral!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Zoti Berisha partia socialiste bashkia e Durrësit, filluan asfaltin electoral në ShënVlash Durrës per vota, po bejn çdo gjë për te fitura po këtë rradhe do humbin si kurrë më parë, rroftë partia Demokratike.