Tag: asanit

  • VIDEO/ E majta dhe rrjeta! Shikoni super golin e Jasir Asanit te Esteghal, dhuron spektakël

    VIDEO/ E majta dhe rrjeta! Shikoni super golin e Jasir Asanit te Esteghal, dhuron spektakël

    Jasir Asani vazhdon me golat e shënuar te Esteghali, pavarësisht mungesës së aktivizimit në Kombëtare. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në takimin e Esteghal kundër Mes Rafsanjan.
    Për momentin rezultati është në shifrat 1-0 dhe goli i vetëm ka ardhur nga këmbët e Asanit. Pasi ka hyrë nga krahu i majtë, Asani ka gjetur bukur cepin e rrjetës duke befasuar tërësisht portierin kundërshtar që priste goditjen në këndin tjetër të portës, por edhe shokët e ekipit. /Sport Ekspres/

  • Debutim i pabesueshëm i Jasir Asanit, tifozët në Iran i këndojnë shqiptarit në stadium

    Debutim i pabesueshëm i Jasir Asanit, tifozët në Iran i këndojnë shqiptarit në stadium

    Jasir Asani i ka çmendur tifozët e Esteghal! Shumë lajme kishin qarkulluar për transferimin e këtij futbollisti në kohët e fundit dhe këtë herë ndodhi lëvizja, Asani kaloi nga Gëangju te Esteghali. Shumë ekipe kishin shprehur interesim për Asanin, por askush nuk ishte kaq i fiksuar për të marrë shërbimet e këtij lojtari sa në Iran. Esteghal, ekipi më i suksesshëm në Iran dhe më i vjetër, e kërkoi me ngulm.Kur qarkulluan lajmet, 20.000 komente pushtuan profilin e Asanit në Instagram duke i kërkuar që të vinte dhe duke iu lutur se në Iran nuk kishte luftë.
    Kjo pasi në mediat iraniane thuhej se pengesa e vetme për këtë kalim ishte frika nga lufta e Jasirit. Transferimi u krye dhe debutimi erdhi në ndeshjen e djeshme ku Esteghali barazoi me Zob Ahan në shifrat 3-3. Në një stadium me afro 80.000 tifozë, e gjithë arena ishte e mbushur dhe tifozët e Esteghal dhuruan sërish spektakël.
    Futbolli në këtë vend ka një përjetim anormal dhe e sigurt është se për Asanin do të ketë shumë emocione një 90 minutësh pasi pjesëmarrja e spektaktorëve atje është e frikshme. Por ajo që ka habitur padyshim Asanin ishte mënyra sesi u sollën tifozët me të që në ndeshjen e parë.
    Në debutimin e tij, atje ku hyri në minutën e 45, tifozët e Esteghal filluan që të këndonin emrin e Jasir Asanit. Një surprizë e papritur dhe shumë e këndshme që ka lënë padyshim të impresionuar lojtarin e Shqipërisë. Ndërkohë tifozët në Iran kishin vetëm një gabim të vogël në shqiptimin e emrin të Jasirit duke e thirrur në Jaser. /Sport Ekspres/?

  • Klubi iranian nuk pret përfundimin e kontratës, merr vendimin për Jasir Asanin

    Klubi iranian nuk pret përfundimin e kontratës, merr vendimin për Jasir Asanin

    Jasir Asani do të vazhdojë karrierën në Iran. Transferimi do të ndodhë që këtë verë, pa pritur janarin, siç ishte thënë më parë.
    Klubi i Esteghlal ka vendosur të paguajë 1 milion dollarë, për ta marrë menjëherë nga Gwangju.
    Asanit i përfundonte kontrata në fund të vitit dhe mund të lëvizte falas, por klubi iranian ka nxituar, duke paguar një shumë të majme për ta marrë në ekip.
    Kështu mbyllet aventura e Asanit në Korenë e Jugut, e cila është shoqëruar nga ulje-ngritje të shumta.

  • “River Plate” i Iranit do Jasir Asanin, 15.000 tifozë çudisin shqiptarin, i luten të firmosi me ta

    “River Plate” i Iranit do Jasir Asanin, 15.000 tifozë çudisin shqiptarin, i luten të firmosi me ta

    Jasir Asani mbetet ende në merkato dhe nuk është larguar nga Gëangju. Emri i futbollistit shqiptar është përfolur në disa ekipe, por edhe për shkak të qëndresës që ka bërë skuadra koreane, Jasir Asani nuk është larguar. Ndërkohë në orët e fundit ka qarkulluar lajmi se Asani do t’i bashkangjitet një ekip nga Irani, Esteghal.
    Kjo është një prej ekipeve nga më të mëdhatë në Iran dhe ka një stadium me kapacitet prej thuajse 80.000 vëndesh. Esteghali është një ekip që i përafrohet stilit të River Plate për nga mënyra sesi përjetohet një ndeshje futbolli, me stadiumin e stërmbushur dhe me njerëzit që e përjetojnë ndeshjen, më shumë sesa një lojë, duke ofruar pamje të rralla. Një lajm i dalë në mediat iraniane ka bërë që Instagrami i Jasir Asanit të shpërthejë si kurrë më parë papritur.
    Futbollisti shqiptar është çuditur dhe ka mbetur pa fjalë kur pa se në një fotografi të postuar në Instagram ishin rreth 15.500 komente të bëra. Një fotografi normale nga stërvitja, ndërsa një numër i tillë reagimesh dhe komentesh nuk kishin ardhur as kurrë Jasir Asani ishte heroi i Shqipërisë me golat e shënuara kundër Cekisë dhe Polonisë. Nga 15.500 komente, vetëm 500 prej tyre ishin shqiptarë, ndërsa 15.000 komente vinin nga tifozët e Esteghalit në Iran.?Shumë prej tyre kishin përdorur Google Translate dhe nëpërmjet saj lanë disa komente në gjuhën shqipe në profilin e Asanit. Ata i kërkonin Jasir Asanit që të nënshkruante për Esteghalin dhe i garantonin se në vendin e tyre nuk ka luftë, por është një vend në paqe dhe pa konflikt.
    Kjo e detyroi edhe Jasir Asanin që të mbyll komentet për pak kohë pasi profili i tij është pushtuar me një numër të madh reagimesh të njerëzve nga Irani që kërkojnë firmën e tij. Ndërkohë në mediat iraniane është theksuar se problemi për këtë kalim të Asanit është pikërisht fakti se Irani ndodhet shpesh në një histori konfliktesh si në rastin e fundit me Izraelin dhe për këtë arsye, Asani nuk dëshiron që të shkojë atje. Kështu tifozët e Estghalit janë bashkuar dhe kërkojnë që ta bindin vetë futbollistin shqiptar duke i garantuar paqen dhe se nuk do t’i cënohet siguria e tij në Iran.
    Gjithashtu edhe trajneri i Esteghal po mundet të bëjë gjithçka që të bind lojtarin e Shqipërisë për ta marrë si përforcim në merkaton e verës. Tani vendimi mbetet në duart e Asanit, por e sigurisht është që më një reagim të tillë të njerëzve në profilin e shqiptarit, nëse ky kalim do të ndodhte, një pritje e madhe dhe e çmendur do të bëhej për lojtarin kuqezi. /Sport Ekspres/