Tag: asani

  • Asani shkëlqen në Champions, zgjidhet në formacionin më të mirë

    Asani shkëlqen në Champions, zgjidhet në formacionin më të mirë

    Jasir Asani është rikthyer të bëjë protagonistin në Champions League aziatike, këtë herë me fanellën e Esteghlal. Sallaksi kuqezi gjeti golin e tij të parë në këtë turne duke i dhuruar skuadrës iraniane një 3 pikësh në xhiron e dytë në Champions.
    Në fund të ndeshjes, Asani u vlerësua nga “SofaScore” me notën 9,1 duke u shpallur lojtari më i mirë. Jo vetëm kaq, SofaScore, faqja e specializuar për statistikat bëri publike edhe formacionin më të mirë të turit të dytë në Champions League aziatike.

    Asani
    Ashtu siç pritej, Asani është bërë pjesë e formacionit më të mirë të këtij raundi.
    ()

  • Jasir Asani ruan traditën e golave edhe në Iran, gola me peshë në Champions aziatik

    Jasir Asani ruan traditën e golave edhe në Iran, gola me peshë në Champions aziatik

    Adriatik BALLA
    Në Itali luan kontigjenti kryesor i lojtarëve të përfaqësueses tonë, ndërkohë që nuk janë të paktë dhe ata që luajnë jashtë Europës dhe kanë performancë të mirë. Padyshim që trajneri Silvinjo e ka besuar modulin e tij të lojës dhe ambiciet që ka në krye të pankinës së Shqipërisë tek grupi i lojtarëve që luajnë kryesisht në Europë. Jashtë Europës vijnë më të paktë, kryesisht lojtarë që kanë pasur më herët një peshë në grup. Nga femrat po spikat Riolo Xhemailaj në Zvicër.
    Asani po shkëlqen në Champions të Azisë
    Në Azi nuk luajnë shumë lojtarë shqiptarë, por ata pak që janë kanë të dhëna shumë të mira dhe janë protagonistë me ekipet e tyre. Jasir Asani po e vazhdon shkëlqimin. Ylli shqiptar e gjeti golin në Ligën e Kampionëve të Azisë derisa e ndihmoi ekipin e tij Esteghlal në fitoren 2:0 ndaj Al Vehdat nga Jordania. Përfaqësuesi Kuqezi e realizoi golin e dytë dhe të qetësisë për ekipin iranian, i cili i mori tri pikë në këtë sfidë. 30-vjeçari kishte realizuar pak ditë më parë në kampionatin iranian, ndërsa tash e gjeti golin e parë edhe në Championsin aziatik me Esteghalin. Në total, ai i ka shënuar katër gola me ekipin iranian, tre në kampionat dhe një në Champions. Anësori shqiptar kishte shkëlqyer edhe në Korenë e Jugut, ndërsa tash të njëjtën gjë po e bën edhe në Iran. E në Kombëtaren shqiptare e ka humbur vendin e titullarit kohëve të fundit.
    Talenti/ Roko Vata shënon sërish në Angli,
    Roko Vata është bërë përsëri protagonisti kryesor me fanellën e Uotford, klubit ku aktivizohet prej dy sezonesh. Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka shënuar sot golin që i dha tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Uatford në Championship, duke mundur me përmbysje Uest Bromuiç. Miqtë shënuan të parët, e më pas vendasit barazuan shifrat. Momenti i Vatës do të vinte në pjesën e dytë, kur një gjuajtje e tij e fortë në hyrje të zonës, solli goli e përmbysjes përfundimtare 2-1.
    Futboll femra/ Riola Xhemaili merr elozhe nga trajnerja e saj zvicerane
    Trajnerja e Zvicrës në futboll, Pia Sundhage, e ka vlerësuar lart mesfushorin Riola Xhemaili. Ajo të enjten në konferencën për media, ka thënë se Xhemaili ka zhvilluar përgatitje të mira. Zvicra të premten e luan ndeshjen e parë miqësore kundër Kanadasë, kurse pas katër ditësh ndaj Skocisë. “Le të shohim nëse ajo luan nesër. Ne kemi idetë tona dhe do të shohim nëse ato funksionojnë. Por mund t’u them se Riola është stërvitur shumë mirë”, ka thënë Sundhage. Me selektoren e Zvicrës në konferencë u paraqit edhe Xhemaili. Futbollistja e PSV Eindhovenit, ka folur për paraqitjen pozitive të Zvicrës në Evropian. Zvicra ishte nikoqire e Evropianit që u mbajt verën e këtij viti. Zvicra u ndal nga Spanja në çerekfinale. “Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ishte një ndjenjë lumturie. Qëndron me mua përgjithmonë. Këto janë momentet që dëshiron t’i përjetosh si futbolliste”, është shprehur ajo. Është hera e parë e Zvicrës që grumbullohet pas Evropianit. Xhemaili ka theksuar se te PSV-ja ka kthyer dashurinë për futbollin. “Thjesht e kam rikthyer dashurinë për futbollin. Pata një kohë të vështirë në Volfsburg’, ka shtuar Xhemaili. 22-vjeçarja për Zvicrën ka shënuar shtatë gola në 34 ndeshje.

  • Realizoi gol në Champions të Azisë, Asani: Mbështetje e madhe, vazhdojmë kështu

    Realizoi gol në Champions të Azisë, Asani: Mbështetje e madhe, vazhdojmë kështu

    Jasir Asani ishte protagonist në fitoren 2-0 të Esteglal ndaj Al Wehdat në Champions të Azisë. Sulmuesi kuqezi, ia doli që të lërë gjurmë, duke shënuar një gol. Pas ndeshjes, Asani nuk ka hezituar të bëjë një postim në rrjetet sociale.
    “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, le të vazhdojmë kështu”, ka shkruar lojtari i Kombëtares.

    AlbaniaWeb.net BalkanWeb

  • VIDEO/ Asani protagonist, realizon gol në Champions e Azisë

    VIDEO/ Asani protagonist, realizon gol në Champions e Azisë

    Jasir Asani protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol me fanellën e Esteglal, në ndeshjen e Champions të Azisë, ndaj Al Wehdat.
    Asani dërgoi topin në rrjetë në minutën e 44-të, duke përkthyer në gol një asist të Munir El Hadadi.

    Lojtari i kombëtares ka realizuar deri më tani 4 gola me fanellën e ekipit Iranian, skuadër në të cilën u transferua nga Gwangju.

    ©

  • Asani protagonist, gjen rrugën e rrjetës në Champions-in e Azisë

    Asani protagonist, gjen rrugën e rrjetës në Champions-in e Azisë

    Jasir Asani protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol me fanellën e Esteglal, në ndeshjen e Champions të Azisë, ndaj Al Wehdat.
    Asani dërgoi topin në rrjetë në minutën e 44-të, duke përkthyer në gol një asist të Munir El Hadadi.
    Lojtari i kombëtares ka realizuar deri më tani 4 gola me fanellën e ekipit Iranian, skuadër në të cilën u transferua nga Gwangju.

  • VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në Champions League-n e Azisë, gjuajtja që përfundoi në portë

    VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në Champions League-n e Azisë, gjuajtja që përfundoi në portë

    Jasir Asani ka realizuar një gol në Champions League e Azisë. Futbollisti shqiptar ka realizuar në takimin mes Esteghal dhe Al ëedhat. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 2-0 dhe goli i dytë ka ardhur nga Asani.
    Ndaj ekipit jordanez, Asani gjeti cepin e rrjetës, duke goditur saktësisht pas një krosimi të bukur nga e majta. Një moment shumë i mirë ky për lojtarin e Kombëtares në Iran. /Sport Ekspres/

  • Mediat italiane bëjnë llogaritë e “axurrëve” dhe  i tremben Kosovës, Asani tjetër gol në Iran

    Mediat italiane bëjnë llogaritë e “axurrëve” dhe i tremben Kosovës, Asani tjetër gol në Iran

    Shqipëria dhe Kosova reg jistruan fitore të rëndë sishme pak ditë më parë, njëra kundër Serbisë e tjetra kundër Suedisë. Secila me pozita të forcuara në grupet e saj kualifikuese në Botërorin 2026, por që ende kanë rrugë për të bërë drejt kualifikimit, ku së pari u mbetet detyrë të sigurojnë pjesëmarrjen në “play-off”. Nga ana tjetër, ky sukses i fundit i përfaqësueseve shqiptare në eliminatoret e Kupës së Botës ka sjellë forcim të pozitave në ranglistën e FIFA-s, e kjo do të thotë shumë për futbollin tonë kombëtar.
    Kosova duket se ka më shumë kualitete të rinj, sidomos në mesfushë e në sulm, kurse Shqipëria ka një mbrojtje të fortë që jep siguri, por i duhet të punojë më shumë me sulmin. Sidoqoftë, Broja po rikthehet dhe pak nga pak po e merr veten dhe Manaj shpërthen edhe atëherë kur nuk e pret. Daku e Uzuni japin shpirtin në fushë kur e do puna. Sa i takon Kosovës, ajo ka një kon tigjent shumë cilësor, me lojtarë që luajnë në ligat e forta dhe elementë të rinj të perspektivës, por edhe një sulmues veteran si “Pirati” Vedat Muriqi që ka peshë në skuadër.
    Pozitat e Kosovës, Italia e trembur Mediumi Italian
    “Foot ball-Italia” ka shkruar të premten për kundërshtarët e mund shëm të Italisë në “play-off”-in kualifikues për Kupën e Botës 2026, nëse “azzurrët” mbesin në vendin e dytë në grupin kuali fikues. Italianët kanë përmen dur kundërshtarë të ndryshëm, por vëmendje të veçantë në shkrimin e publikuar i kanë kushtuar edhe “Dardanëve” të udhëhequr nga përzgjedhësi Franko Foda. “Kosova është një tjetër kundërshtare potenciale e “play-off”-it pas fitores së madhe 1:0 ndaj Suedisë në ndeshjen e fundit kualifikuese. Rezultati ka bërë që Kosova të mbetet në vendin e dytë të Grupit B, me tri pikë prapa Zvicrës, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje.
    Nëse Kosova e shmang disfatën në vizitën te Sllovenia në ndeshjen e ardhshme kualifikuese, do ta siguronte vendin e dytë në grup. Kosova ka dy fitore ndaj Suedisë, shtetit që synonte kualifikimin direkt për në Botëror. Suedia e ka Aleksander Isakun dhe Viktor Xhiokeresin në sulm, por ata nuk arritën ta thyejnë mbrojtjen e bashkuar të Kosovës. “play off”-i kundër Italisë do t’i ofronte Kosovës një tjetër mundësi për ta mposhtur njërën prej vendeve më të mëdha të futbollit në botë dhe do të ishte marrëzi të nënvlerësoheshin shanset e saj”, ka shkruar “Football-Italia”.
    Jasir Asani bëhet protagonist në Iran, vjen goli i tretë
    Sulmuesi Jasir Asani e ka realizuar golin e tretë këtë edi cion në elitën e futbollit iranian. Asani të premten ia siguroi fitoren skuadrës së Esteghlalit. Esteghlali në kuadër të xhiros së shtatë e mposhti në shtëpi 1:0 skuadrën Mes Rafsanjan. Reprezentuesi i Shqipërisë, Asani, golin e fitores e realizoi në minutën e 11-të. Ai luajti deri në minutën e 89-të. 30-vjeçari Asani krahas tri golave të shënuar ka kontribuar edhe me një asistim. Sulmuesi i krahut ishte i ftuar për ndeshjet që Shqipëria i luajti ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Ndaj Serbisë qëndroi në stol, kurse në ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë luajti vetëm në pjesën e parë.

  • Asani rikthehet te goli në kampionat pas ndeshjeve kombëtare

    Asani rikthehet te goli në kampionat pas ndeshjeve kombëtare

    Pas grumbullimit me Kombëtaren shqiptare, ku luajti vetëm një pjesë loje në miqësoren ndaj Jordanisë, Jasir Asani është rikthyer menjëherë në formë me klubin e tij në Iran.
    Sulmuesi shqiptar ka lënë menjëherë shenjë në kampionatin iranian, duke realizuar një gol të bukur për skuadrën e Esteghlal.
    Në ndeshjen ndaj Mes Rafsanjanit, Asanit i mjaftuan vetëm 11 minuta për të zhbllokuar rezultatin.

    Ai mori topin në krahun e djathtë të sulmit dhe, me një gjuajtje precize me të majtën drejt shtyllës së parë, mposhti portierin kundërshtar, duke kaluar në epërsi ekipin e tij.
    Ky ishte goli i tretë për Asanin në kampionat që prej transferimit të tij te Esteghlal pak javë më parë.
    Forma e tij e mirë dhe efikasiteti para portës po e kthejnë sulmuesin shqiptar në një nga pikat më të forta të skuadrës iraniane.

  • VIDEO/ E majta dhe rrjeta! Shikoni super golin e Jasir Asanit te Esteghal, dhuron spektakël

    VIDEO/ E majta dhe rrjeta! Shikoni super golin e Jasir Asanit te Esteghal, dhuron spektakël

    Jasir Asani vazhdon me golat e shënuar te Esteghali, pavarësisht mungesës së aktivizimit në Kombëtare. Futbollisti shqiptar ka tundur rrjetën në takimin e Esteghal kundër Mes Rafsanjan.
    Për momentin rezultati është në shifrat 1-0 dhe goli i vetëm ka ardhur nga këmbët e Asanit. Pasi ka hyrë nga krahu i majtë, Asani ka gjetur bukur cepin e rrjetës duke befasuar tërësisht portierin kundërshtar që priste goditjen në këndin tjetër të portës, por edhe shokët e ekipit. /Sport Ekspres/

  • LIVE Shqipëri-Jordani/ Vijon pjesa e dytë, kuqezinjtë kërkojnë golin. Sylvinho kryen tre zëvendësime

    LIVE Shqipëri-Jordani/ Vijon pjesa e dytë, kuqezinjtë kërkojnë golin. Sylvinho kryen tre zëvendësime

    Shqipëria 1-1 Jordania 
    Shqipëria pret Jordaninë në miqësoren, e cila luhet në “Air Albania”, me fillim nga ora 19.00. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, të të dyja skuadrave. 
    Si Sylvinho, ashtu edhe homologu Jamal Sellami kanë ndarë mendjen për titullarët. 
    Ashtu siç pritej, tekniku i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime, përderisa bëhet fjalë për një test miqësor. 
    Shqipëria: Dajsinani, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Shehu, Bajrami, Asani, Hoxha, Daku. 
    Jordania: Abulaila, Sadeh, Nasib, Al Hourani, Abualnadi, Abu Hashish, Al Tamari, Al Rashdan, Al Quraishi, Alnaimat, Olwan. 
    Minutë pas minute: 
    61′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Daku dhe në vendin e tij futet Broja.
    52′ Bajrami provon nga një goditje dënimi shumë afër, por tentativa e tij ndalet në mur.
    46′ Tre zëvendësime te Shqipëria. Largohen Asani, Shehu dhe Gjimshiti, në vendet e tyre futen Gripshi, Ramadani dhe Cake.
    46- Nis e dyta. 
    45- Mbyllet fraksioni. 
    44- Barazohen shifrat. Bajrami fut një top në zonë dhe ka autogol,  Abualnadi detyrohet të shënojë në portën e tij. 
     27- Al Rashdan ndëshkon Shqipërinë, shënon me kokë. Gjithçka nis nga goditja e këndit, asist Tamari. 
    17- Gabim te Shqipëria pas një topi të kthyer keq. Dajsinani bën heroin duke i mohuar golin jordanezëve. Tamari nuk realizon dot, i vetëm para portierit. 
    15- Asani tenton nga distanca, pret portieri. 
    7- Topi i gjatë për Olwan, nuk e mbërrin dot. Jordania qarkullon topin. 
    5- Provon Jordania me Al Rashda, pa rezultat. Nuk kordinohet si duhet mesfushori. 
    3- Shqipëria e rrezikshme nga  goditja e dënimit. I vëmendshëm portieri, në duar e ka topin. 
     1- Nis ndeshja.