Adriatik BALLA
Trajneri i Kombëtares Silvinjo është sy e veshë nga lojtarët kuqezi, duke ndjekur në distancë ecurinë e tyre me ekipet ku luajnë por edhe statistikat sportive që ka secili dhe mundësisë që ata të jenë të grumbulluar në kuadër të ndeshjes me Serinë që do të luhet në Tiranë në qershor. Duhet thënë se Silvinjo ka një kontigjent të madh në dispozicion, por Shqipëria nuk ka lojtarë të nivelit shumë të lartë që bëjnë diferencë në top-ligat europiane.
Një pjesë luajnë në elitë, sikurse janë lojtarët që luajnë në Serie A, por kohët e fundit trajnerin e ka “ngrohur” performanca që kanë disa lojtarë shqiptarë në kampionatet e ndryshme europiane por edhe aziatike sikurse ndodh me Bajramin në Portugali apo me Asanin në Korenë e Jugut.
Bajrami shkëlqen në Portugali
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Adrian Bajrami, është bërë sot protagonist me fanellën e Benfikës, me të cilën ka gjetur minuta në Kupën e Portugalisë, për të ndihmuar skuadrën e tij të shkojë në finale. Në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës mes Benfikës dhe Tirsense, ai është rreshtuar si titullar nga trajneri i Benfikës dhe ka lënë shenjë jo vetëm me lojën në qendër të prapavijës, por edhe duke shënuar një nga golat e sfidës. Në minutën e 74-t, pas një goditje nga këndi, Bajrami ishte ai i cili shtyu sferën në rrjetë, duke çuar rezultatin në 2-0 për ekipin e tij, që kishte vendosur në kasafortë gjithçka që në ndeshjen e parë të fituar 5-0.
Asani një hero i Guangju
Jasir Asani i shënoi dy gola ndaj kampionit të Japonisë, Visel Kobes, dhe ia siguroi Guangjusë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve të Azisë. Guangju në Korenë e Jugut më 12 mars fitoi 3:0 dhe avancoi tutje në garën e rëndësishme. Sulmuesi i Shqipërisë ka nëntë gola në Championsin aziatik dhe bashkë me Anderson Lopesin e Jokohamas, janë golashënuesit më të mirë. Të premten prej orës 18:30, Asani dhe Gëangju luajnë në udhëtim tek Al Hilali i Arabisë Saudite, në stadiumin “King Abdullah Sports City”.
Në çerekfinale të garës janë tri skuadra nga Arabia Saudite, dy nga Japonia, dhe një nga Koreja e Jugut, Katari dhe Tajlanda. Trajneri i skuadrës, Le Jung-Hyo, ka folur për kundërshtarin e radhës dhe për ndeshjen në tërësi. “Çdo minutë, çdo sekondë do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Ndeshja ndoshta do të zgjas 100 minuta dhe është shfaqje për ne, për t’i treguar botës se si luajmë. Do të jetë ndeshje për jetë a vdekje. Njëri do të fitojë ndërsa tjetri do të vdes”, ka deklaruar trajneri Le në konferencën për shtyp të enjten. Guangju është skuadër debutuese në këtë garë.
Asllani mund të largohet nga Interi
Kristjan Asllani dhe sulmuesi Taremi pritet të largohen nga Interi në fund të këtij sezoni. Gazetat italiane raportojnë se kjo dyshe do largohen nga skuadra “Nerzazzurri”. Mesfushori shqiptar ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, por për shkak të minutazhit të vogël, pritet të gjejë një skuadër të re gjatë afatit kalimtar. 23-vjeçari tashmë ka shumë oferta në tavolinë, madje edhe nga Premier League. Kurse Mehdi Taremi, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2027, pati shumë ndeshje në dispozicion, por trajneri dhe stafi nuk u ndanë të kënaqur me të. Ai ka shënuar vetëm tri gola.
Tag: asani
-

Bajrami lë gjurmë në Portugali, Asani lojtari më i vlerësuar te Guangju në Kore
-

Shqipëri-Serbi luhet në 25 prill! Koreanët thumbojnë serbët në shqip me Jasir Asanin: Do t’iu pushtoj shqiponja
Shqipëri-Serbi, derbi i madh i Ballkanit do të luhet në datën 7 qershor. Ka ende edhe pak kohë për të mbërritur deri në këtë takim, por një përballje e parë Shqipëri-Serbi do të vijë më afër, pas vetëm pesë ditësh. Më saktësisht kjo ndeshje do të jetë Al Hilal-Gëangju, e vlefshme për çerekfinalen e Champions League të Azisë dhe gjithçka do të vendoset brenda 90 minutash, pa ndeshje kthimi.
Por përse kjo ndeshje shihet si një përballje e parë Shqipëri-Serbi? Te Al Hilal ndodhen dy lojtarë të Serbisë, që për shumëkënd quhen edhe më të mirët e saj, Mitrovic dhe Milinkovic Savic, të dy pjesë titullarë dhe e rëndësishme e Al Hilal. Nga ana tjetër gjendet Jasir Asani, lojtari i Shqipërisë, i cili mban kreun në Champions League e Azisë me golat e shënuar.
Mitrovic dhe Milinkovic Savic kanë pasur përplasje të shumta me trajnerin e Serbisë dhe në shumë ndeshje nuk kanë zgjedhur që të vijnë në Kombëtaren e Serbisë. Por duke parë se ndeshja e qershorit është kundër Shqipërisë, me shumë gjasa, serbët do të bashkohen dhe këta dy lojtarë do të rikthehen me Kombëtaren vetëm për hir të Shqipërisë.
Deri atëherë ka ende kohë, por Jasir Asani mund të marrë fitoren e parë kundër serbëve, përpara atij takimi të 7 qershor. Sot lojtari ynë së bashku me ekipin e Gëangju është nisur për në në Jeddah, atje ku do të zhvillohet edhe ndeshja. Futbollisti shqiptar ka pasur një surprizë të bukur nga tifozët koreanë në aeroportin e Incheonit. Shumë prej tyre kanë shkuar për të përkrahur Asanin si lojtari me më shumë gola në këtë kompeticion dhe kanë kërkuar një autograf prej tij.
Ndërkohë surpriza më e bukur ishte një pankartë e bërë në gjuhën shqipe nga disa tifozë koreanë. E dëgjuat mirë, koreanët kanë mësuar të flasin dhe shkruajnë shqip dhe kjo vetëm në saj të Jasir Asanit. Ata kanë bërë një pankartë duke ngacmuar pak edhe serbët e Al Hilalit, teksa në të shkruhej: “Jasir Asani. Le të dihet se shqiponja e zezë e Shqipërisë ka ardhur për të pushtuar këtë vend”. Një surprizë e bukur që ka sjellë buzëqeshje edhe te Jasir Asani, i cili ka një mbështetje të madhe edhe nga tifozët koreanë, ndërsa sigurisht Milinkovic Savic dhe Mitrovic do t’i japin një motiv shtesë, pa harruar emra të tjerë të frikshëm që ka Al Hilali si Kulibali apo Cancelo. /Sport Ekspres/? -

VIDEO/ Tifozët e Gwangju e takojnë jashtë stadiumit dhe i ulen në gjunjë Jasir Asanit, një tifoz i pastron të majtën
Gwangju e ka nisur këtë sezon të ri në Kore dhe rezultatet janë pozitive për këtë skuadër. Jasir Asani i ka nisur gjithmonë ndeshjet si titullar, por padyshim arritja më e madhe e kësaj skuadre dhe kryesisht e futbollistit shqiptar është Champions League e Azisë. Atje Asani ka shënuar 9 gola duke mbajtur kreun e listës së golashënuesve, ndërsa pas tij vijnë emra të njohur si Mahrez apo Cristiano Ronaldo.
Në fazën me eliminim direkt, Gwangju do të përballet me ekipin që lufton për titull në Arabinë Saudite, Al Hilal, atje ku luan Kulibali, Milinkovic Savic dhe Mitrovic. Ndërkohë në saj të golave fantastikë që Jasir Asani ka shënuar në Champions League, është kthyer në një idhull për tifozët e Gëangju.
Në një video të fundit, shihet se disa tifozë të Gëangju e kanë takuar Jasir Asanin jashtë stadiumit. Ata kanë kërkuar një fotografi nga sulmuesi shqiptar, por nuk janë ndalur vetëm me kaq. Tre prej tyre janë ulur në gjunjë futbollistit tonë, duke iu përulur për emocionet që i ka dhënë dhe golat e bukur që ka bërë nga distanca.
Madje një tifoz është ulur sërish në tokë duke fshirë të majtën e Jasir Asanit për të krijuar një moment që shkaktoi pak ilaritet, pasi është pikërisht e majta e këtij lojtari që i ka ndihmuar jo pak në këtë sezon.?Më pas ishin dy fëmijë të vegjël që duke parë autografet që po kërkonin të tjerë nga lojtari i Gëangju, i janë afruar lojtarit shqiptar për të pasur edhe ata një moment të bukur dhe një kujtim me të. Një sjellje profesionale edhe nga ana e lojtarit shqiptar që nuk ka lënë askënd të pakënaqur dhe i ka plotësuar dëshirat cdo tifozi që ishte i pranishëm aty për të kërkuar një autograf prej tij. /Sport Ekspres/ -

“Mbreti u kthye”! Të gjithë duartrokasin rikthimin e Skënder Gegës te Partizani, e bën edhe Jasir Asani
Të gjithë duartrokasin rikthimin e Skënder Gegës në shtëpi. Si rrallëherë, për të mos thënë asnjëherë më parë, tifozët e Partizanit kanë kaluar në ekstazë vetëm me një njoftim zyrtarizimi në rrjetet sociale.
Atje thuhej se Skënder Gega është trajneri më i ri i skuadrës, ndërsa dorështrëngimi i tij me Gaz Demi, këtë herë dëshmon se nuk do të ketë më një lëshim të lehtë. Partizani ka vuajtur pa Gegën dhe ka eksperimentuar me shumë trajner, por pa gjetur dot qetësinë dhe suksesin e dëshiruar. Menjëherë pas këtij zyrtarizimi, ka reaguar edhe lojtari i Kombëtares dhe njëkohësisht ish i Partizanit, Jasir Asani. “Mbreti u kthye”, shkruan Asani duke iu refuzuar Gegës, trajnerit me të cilin ka punuar më herët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
-

Jasir Asani besnik me Silvinjon edhe kur trajneri e lë në stol, Zhegrova ëndërron dyshe sulmi me Brojën
Adriatik BALLA
Sulmuesi anësor i Kombëtares, Jasir Asani, i është besnik trajnerit Silvinjo edhe kur tekniku brazilian e lë në stol, madje edhe sikur ta dërgojë në tribuna. Kjo pasi Asani sheh te Silvinjo personin që e ftoi në Kombëtare, duke e marrë nga Korea e Jugut dhe duke e veshur kuqezi, ku ai përjetoi me fanellën e përfaqësueses emocione të papara. “Silvinjo me mori nga Korea dhe me dha mundësinë të veshë fanellën kuqezi, nëse ai ma kërkon jo në stol por në tribuna shkojë, emocionin qe ma ka dhëne debutimi me kombëtaren nuk do ma jepte as fitimi i kupës së botës me një kombëtare tjetër, unë nuk jam mosmirënjohës dhe kurrë nuk do refuzoja të dilja në nxemje, siç shpifet nga disa media”, shprehet Asani. Ai luajti ndaj Anglisë, por u la në stol në përballjen ndaj Andorrës në “Air Albania”. Në media u shkrua se Asani ishte i pakënaqur me vendimin e trajnerit Silvinjo.
Zhegrova: Me Brojën do të kisha bërë një dyshe fantastike
Fjalë të mira për përfaqësuesen kuqezi dhe sulmuesin Armando Broja ka dhënë së fundmi edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. Ai është i bindur se bashkë me Brojën do të kishin formuar një dyshe fantastike në fushë dhe që do të bënin shumë gola. Për të do të ishte krejt normale që ai të luante për Shqipërisë, asi Kosova e Shqipëria janë një. “Unë dhe Broja, çfarë dyshe do të kishim qenë bashkë. Nëse do të kishte ekzistuar si mundësi, do luaja si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë, sepse për mua të dyja janë një”, theksoi Zhegrova. Ndërkohë, Lila të premten njoftoi për mungesën e Zhegrovës dhe Ethan Mbapesë. Për yllin kosovar në konferencë për shtyp foli trajneri i Lilës, Bruno Genesio. “Ne kemi shpresuar ta kemi në skuadër Zhegrovën për të dielën. Qartë se nuk prisnim që ai të ishte gati të luante nga fillimi pasi Edoni është jashtë për më shumë se tre muaj. Por në fund gjendja e tij nuk ishte aq e kënaqshme sa ta përfshijmë në skuadër”, tha Genesio. Zhegrova po e vazhdon rehabilitimin gradual në skuadër, ka vazhduar trajneri i Lilës. Zhegrova i është nënshtruar një ndërhyrjeje, por faza e rikuperimit po zgjat më shumë se që pritej. Më 5 prill, Lila luan në udhëtim ndaj Lionit, në kuadër të xhiros së 28-të. Në atë ndeshje Zhegrova mund të përfshihet në skuadër.
Kulolli shkëlqen me Sionin, dëshiron të luajë për Kosovën
32-vjeçari kosovar, Benjamin Kololli po shkëlqen te Sioni në Superligën e Zvicrës, duke rigjetur formën e tij të dikurshme. Pas rikthimit nga Japonia – së pari te Bazeli e pastaj te Sioni – në futbollin zviceran, Kololli tashmë po shkëlqen, duke shënuar gjashtë gola e dy asistime në 14 ndeshje në elitën e futbollit zviceran. Mirëpo, këto statistika duket se nuk e kanë zgjuar interesimin te Kosova për ta rikthyer në kombëtare. Për këtë ka folur vetë Kololli për “Blick”. “Nuk jam dëgjuar kurrë me të. Kështu që gjithë çfarë unë duhet të bëj te Sioni është ta jap më të mirën dhe automatikisht të bëhem qendër e vëmendjes”, ka thënë Kololli. Benjamin Kololli ka 24 paraqitje me kombëtaren e Kosovës, mirëpo nuk është ftuar te kombëtarja dardane që nga viti 2022. Ndeshja e tij e fundit ishte ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve, më 5 qershor 2022. -

“Rri pa gjumë kur bëj një gabim në Kombëtare”! Jasir Asani tregon bisedën e lojtarëve para ndeshjeve: E kemi në kokë, duhet të shkojmë në Botëror
Jasir Asani ishte i ftuar në emisionin Koha Shtesë, atje ku ka folur sa i përket Kombëtares, por edhe gjithçkaje tjetër që është diskutuar në kohët e fundit në lidhje me performancat e tij. Futbollisti i Shqipërisë ka treguar se të njëjtin pasion që e ndajnë tifozët për të shkuar në Botëror, e kanë edhe lojtarët kuqezi. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)?“Kombëtarja si emocion filloi një muaj para për ne. Unë kur gaboj te Kombëtarja, rri pa gjumë, mendoj ku gabova, pse gabova dhe si duhej ta bëja më mirë. Kur vijmë në Kombëtare, ne rrimë të gjithë bashkë si futbollistë, pa asnjë ndasi. Cdo stërvitje ne flasim bashkë, si është më e mira për të gjithë ne. Ëndrra jonë është vetëm Botërori, e kemi futur të gjithë në kokë që duhet të japim shpirtin në fushë vetëm të shkojmë në atë Botëror.
Do ta bëjmë prapë sepse kemi shumë kualitet si ekip, kemi një trajner shumë të mirë dhe presidenti na ka qëndruar afër, ne na takon të mendojmë vetëm për futbollin. Gjatë bisedave flasim vetëm për këtë gjë, për Botërorin, si do të shkojmë atje dhe sesi duhet të paraqitemi në ndeshje, si mund të fitojmë. Flasim për çdo gjë sesi të dalim fitues. E kemi të gjithë në mendje, jo vetëm tifozët, por edhe ne si lojtarë. Vetëm i lutemi Zotit të mos kemi asnjë dëmtim në Kombëtare dhe do ta bëjmë ëndrrën realitet”, tha Asani./ Sport Ekspres/
-

Ekskluzive/ “Nuk jam mosmirënjohës”! Nuk pranoi stolin? Jasir Asani flet për herë të parë: Edhe në tribunë shkoj për Shqipërinë, nga Silvinjo jam këtu
Jasir Asani dhe Nedim Bajrami u kthyen në një temë diskutimi në kohët e fundit. Në Telesport u raportua se të dy futbollistët nuk e kanë pranuar aspak mirë stolin dhe kanë ngritur zërin kundër Silvinjos. Mbi këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga ana e Jasir Asanit në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Asani ka dhënë versionin e tij duke u shprehur se ka qenë gjithmonë aty për Shqipërinë dhe se pranon edhe tribunën pasi për të fanella e Kombëtares, është shumë peshë e rëndë. Gjithashtu Asani thekson se nuk mund të ngrejë zërin as kundër Silvinjos pasi nuk është mosmirënjohës dhe e di se prej këtij trajneri tani është pjesë e Kombëtares. (Emisionin e plot në Koha Shtesë e ndiqni më poshtë)?“I kam dëgjuar këto zëra, unë udhëtoj tre ditë dhe jap shpirtin për fanellën kuqezi dhe të mos dalë në stërvitje, është e pamundur. E shkatërroj jetën time ashtu dhe cdo gjë që kam arritur në futboll. Unë kam qenë i lënduar ndaj Ukrainës dhe i kam thënë Silvinjos: “Dua të luaj, e rrezikoj karrierën time për këtë bluzë”. Unë nuk e bëj kurrë këtë, unë nuk jam mosmirënjohës, kam respekt për atë që ma ka dhënë një dorë. Silvinjo ishte njeriu që më solli te Shqipëria dhe të mos vinte Silvinjo te Shqipëria, unë nuk do të shkoja kurrë në asnjë Kombëtare, do të prisja që një ditë të më vinte ftesa e Shqipërisë ose të mbyllja karrierën. Cdo ditë vijnë mediat në stërvitje dhe unë kam qenë gjithmonë aty. Unë e pranoj edhe stolin dhe tribunën dhe nëse nuk më thërret hic trajneri, unë e dua shumë Shqipërinë”, tha Asani. /Sport Ekspres/
-

“Më mori nga Korea dhe më futi titullar te Shqipëria”! Jasir Asani tregon çfarë bisedoi me Silvinjon pasi e la në stol me Andorrën: Folëm si vëllezër
Jasir Asani dhe Nedim Bajrami u kthyen në një temë diskutimi në kohët e fundit. Në Telesport u raportua se të dy futbollistët nuk e kanë pranuar aspak mirë stolin dhe kanë ngritur zërin kundër Silvinjos. Mbi këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga ana e Jasir Asanit në emisionin Koha Shtesë që transmetohet në Youtube. Asani ka dhënë versionin e tij duke u shprehur se ka qenë gjithmonë aty për Shqipërinë dhe se pranon edhe tribunën pasi për të fanella e Kombëtares, është shumë peshë e rëndë. Gjithashtu Asani thekson se nuk mund të ngrejë zërin as kundër Silvinjos pasi nuk është mosmirënjohës dhe e di se prej këtij trajneri tani është pjesë e Kombëtares. (Linkun e plot të emisionit e gjeni më poshtë)?“I kam dëgjuar këto zëra, unë udhëtoj tre ditë dhe jap shpirtin për fanellën kuqezi dhe të mos dalë në stërvitje, është e pamundur. E shkatërroj jetën time ashtu dhe cdo gjë që kam arritur në futboll. Unë kam qenë i lënduar ndaj Ukrainës dhe i kam thënë Silvinjos: “Dua të luaj, e rrezikoj karrierën time për këtë bluzë”. Unë nuk e bëj kurrë këtë, unë nuk jam mosmirënjohës, kam respekt për atë që ma ka dhënë një dorë. Silvinjo ishte njeriu që më solli te Shqipëria dhe të mos vinte Silvinjo te Shqipëria, unë nuk do të shkoja kurrë në asnjë Kombëtare, do të prisja që një ditë të më vinte ftesa e Shqipërisë ose të mbyllja karrierën. Cdo ditë vijnë mediat në stërvitje dhe unë kam qenë gjithmonë aty. Unë e pranoj edhe stolin dhe tribunën dhe nëse nuk më thërret hic trajneri, unë e dua shumë Shqipërinë.
Raporte më të mira se me Silvinjon, nuk kam pasur me asnjë trajner në këtë botë. Jemi si shok, si vëllezër, për cdo problem që kam pasur edhe te Gëangju vjet, kam folur cdo ditë me stafin e Kombëtares, me doktorët. I kam treguar cdo gjë, edhe problemin më të vogël. Nuk kam qejf që nesër të dal unë keq, pra të jem i dëmtuar dhe të them jam mirë, se futem në ndeshje dhe nuk vrapoj dot, është gjynah pasi i ha hakun dikujt tjetër, një lojtari tjetër. Me Silvinjon kam folur pas ndeshjes me Andorrën dhe kemi folur si shok, si vëllezër. I thashë: “Ti je trajneri, ti je ai që vendos, ti je dhe stafi. Unë jam gati për ty”. Nuk i dal dot mosmirënjohës pasi ai ma dha dorën te Shqipëria, asnjë trajner tjetër para tij nuk e bëri, me ndeshjen e parë që erdha te Shqipëria ndaj Polonisë, Silvinjo më futi direkt titullar ndërkohë që unë luaja në Kore”, tha Asani. /Sport Ekspres/