Shorti i Play Off të Botërorit ra dhe Shqipëria do të përballet kundër Polonisë. Polonia na ngjall kujtimet e vjetra të Jasir Asanit, të super golit të tij. Moderatori i emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”, Altin Sulçe, është tërësisht i habitur me vendimet e Silvinjos në lidhje me Jasir Asanin.
“E mundëm Poloninë me Asanin, që e bëri golin nga hëna në tokë. Ka mbi 5 ndeshje që Asani nuk luan fare me Shqipërinë. Nuk paska të drejtë fare Asani të luajë një minutë? Pse e merr në Kombëtare pastaj? Ishte super në kualifikuese, pastaj ka bërë ndeshje jo të mira dhe më vonë ishte një diskutim që pse e fut Asanin kur nuk luan mirë, tani që Asani po bën shumë gola me klubin, nuk aktivizohet. A nuk ka të drejtë Asani me gjithë ato gola të futet një minutë me Andorrën”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/?
Tag: asani
-

“Përse e merr kot në Kombëtare?”, gazetari habitet me Silvinjon: Nuk ka të drejtë Jasir Asani të luajë një minutë te Shqipëria…
-

Triumfi ndaj Polonisë, Shqipëria i ka “heronjtë”. Llogaritë e kuqezinjve për transfertë
Pasditen e së enjtes, në Zyrih të Zvicrës u hodh shorti për “Play Off”-in e Kupës së Botës, aty ku kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinale. Nëse Shqipëria kalon, në finale do të ketë fituesin e çiftit Ukrainë- Suedi. Natyrisht që për Shqipërinë kjo është një ndeshje shumë delikate dhe e vështirë, vështirësi që rritet edhe më shumë për vetë faktin se kuqezinjtë do të luajnë në Varshavë, për vetë faktin se renditeshin në vazon e tretë, atë të jo-favoritëve.
Por, megjithatë Shqipëria di si fitohet ndaj Polonisë dhe përtej historisë që në 15 ndeshje ka humbur 10 prej tyre, në sfidën e fundit të zhvilluar në Tiranë, skuadra jonë fitoi me rezultatin 2- 0. Kjo fitore i dha një ndihmë të madhe kuqezinjve për të siguruar kualifikimin në Europian. Sakaq, lojtarët që kanë qenë të gatshëm dhe që kanë ndihmuar ekipin tonë për të marrë një fitore në Tiranë, janë ende pjesë e skuadrës sonë, ndërkohë që disa të tjerë nuk janë grumbulluar. Asani dhe Daku ishin vendimtarë me golat e shënuar, lojtarë të cilët në këto kualifikuese nuk morën shumë minuta por ishin pjesë e skuadrës. Më poshtë, është edhe skuadra me të cilën kuqezinjtë janë përballur në sfidën e fundit të luajtur në “Air Albania”.FORMACIONI- Në shtatorin e vitit 2023, Shqipëria kishte një nga ndeshjet më të vështira dhe njëkohësisht më të rëndësishme kualifikuese për në Europian ku do të përballej me Poloninë. Kuqezinjtë vinin në këtë ndeshje nga një barazim shumë i rëndësishëm në transfertë kundër Republikës Çeke, barazim ky që nuk e lejoi Çekinë që të shkëputej nga skuadra jonë. Në Tiranë, Shqipëria bëri mrekullinë duke e mundur Poloninë me rezultatin 2-0, ku fillimisht ishte Jasir Asani ai që shënoi një kryevepër nga distanca e më pas Mirlind Daku me “dhunë” arriti të shënonte golin e dytë që i dha qetësi Shqipërisë.
Në atë sfidë, ishte titullar Cikalleshi, i vetmi lojtar nga formacioni titullar që sot nuk është më pjesë e skuadrës pasi vendosi të tërhiqej nga Kombëtarja. Në portë, luante Strakosha që bënte një paraqitje të mirë, ndërsa mbrojtja i besohej Hysajt në të djathtë, e Mitajt nga e majta. Në qendër, Ismajli dhe Gjimshiti plotësuan mbylljen hermetike. Në mesfushë, ishin Ramadani, Bajrami, Asllani e Asani që ndihmonin dyshen e sulmit të përbërë nga Cikalleshi e Uzuni. Asani ishte autor goli teksa Daku aktivizohej në të dytën duke zënë vendin e Cikalleshit dhe vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë, shënoi golin e dytë për skuadrën tonë.
POLONIA- Nga ana tjetër, Polonia ishte pa mungesa dhe në fushë zbritën yjet e skuadrës. Kështu, porta iu besua Sheznit që asokohe aktivizohej me Juventusin. Në mesfushën me katër, ishin Berezinski në të djathtë e Kivior në të majtë. Në qendër, u vendosën Bednarek dhe Kedziora. Në mesfushë, Polonia kishte Kash, Kryshoviak, Zielinskin e Kaminskin, ndërkohë që para tyre aktivizohej Zymanski që ndihmonte Levandovskin që në fakt, u mbyll mjaft mirë nga Kombëtarja jonë. -

Humb vendin e titullarit te kombëtarja/ Asani shënon dy gola në Iran
Jasir Asani e çon në tetë numrin e golave të shënuar me Esteghlal, klub me të cilin u bashkua në verë.
Edhe pse te Kombëtarja shqiptare ka humbur vendin e titullarit, Jasir Asani po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin iranian. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut për Esteghlal, duke shënuar dy gola dhe duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 2-1 ndaj Padyab në fazën e 1/16-ve të Kupës së Iranit.
Padyab kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të me golin e Yousefit, por Esteghlal nuk u dorëzua. Asani mori përgjegjësinë në momente vendimtare, duke barazuar rezultatin në minutën e 89-të me një penallti të realizuar saktë dhe duke çuar ndeshjen në kohën shtesë.
Në minutën e 102-të, sulmuesi shqiptar realizoi sërish, këtë herë nga një goditje dënimi, e cila u devijua dhe përfundoi në rrjetë, duke kompletuar përmbysjen dhe duke siguruar kualifikimin e Esteghlalit për në fazën e 1/8-ve.
Me këtë dopietë, Asani arrin në kuotën e tetë gola me fanellën e skuadrës iraniane, ku u transferua në fund të merkatos së verës. -

Analizat ndërkombëtare, Shqipëria 10% shanse kualifikimi në Botëror, Kosova 20%
Adriatik BALLA
Shqipëria dhe Kosova do të luajnë në “play-off” dhe kanë shpresë të kualifikohen për herë të parë në historinë e futbollit të tyre në fazën finale të një Kupe Bote. Shanset janë të mira, por vështirësia është e madhe. Këtë e pranojnë edhe analistët e huaj që bëjnë deduksione të bazuara në cilësitë e lojtarëve që kanë në përbërje. Kosova ka një sulm më të mirë se Shqipëria, gjë kjo e vërtetuar me golat e shumtë që shënojnë Muriqi, Asllani, Zhegrova e të tjerë. Kosova ka gjithashtu portierë që luajnë në top-liga europiane dhe me klube të njohura. Kosova ka dhe një mesfushë cilësore me lojtarë të talentuar dhe një trajner që tani ia mori dorën skuadrën dhe ka pasur rezultate në ngjitje. Thënë ndryshe, nisur nga brumi i grupit, cilësitë e ndeshjeve të fundit dhe pritshmëritë nga kontigjenti që ka në dispozicion, Kosova ka dyfishin e shanseve krahasuar me Shqipërinë që të shkojë në Botëror. kuptohet, ka dhe më keq se Shqipëria, pasi vende si Bosnja, Irlanda e Suedia kanë më pak shanse se Shqipëria për kualifikim. Por analiza është me tregues teorik. Në futboll asnjëherë si dihet.
Vlerësimi i “We Global Football”
“We Global Football” ka bërë parashikimet për skuadrat që do të luajnë në play off-in e Botërorit. Sipas ekspertëve të statistikave për Grupin B të rrugëtimit drejt Kupës së Botës 2026, Shqipëria ka një probabilitet prej vetëm 10% për të kaluar në fazën tjetër. Ukraina udhëheq me shanset më të larta, 42.6%, ndërsa Polonia dhe Suedia kanë probabilitete respektive 26.3% dhe 21.1%. Në të njëjtën kohë, Kosova, e cila do të luaj kundër Sllovakisë në këtë grup, është e vlerësuar me shanse më të larta për t’u kualifikuar, duke treguar se sfidat e ardhshme do të jenë shumë të vështira për të dy kombëtaret. Kosova ka 42% gjasa për kualifikim në finalet e playoff-it kurse vetëm 20% për të siguruar një biletë për Kupën e Botës 2026. Analistët theksojnë se, megjithëse shanset janë të ulëta, çdo ndeshje do të jetë vendimtare dhe rezultatet e papritura nuk përjashtohen.
Asani vijon me gola në kampionatin iranian
Jasir Asani ka ndjekur nga pankina të dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë, ato ndaj Andorrës dhe Anglisë, pasi nuk është preferuar asnjë minutë nga trajneri Silvinjo. Por sapo është kthyer në Iran, sulmuesi është kthyer të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola dhe të jetë vendimtar. Sot, skuadra e Esteghlal ku bën pjesë, luante në Hazfi Cup përballë Padyab dhe skuadra e Asanit e pa veten në vështirësi, pasi ishte në disavantazh në pjesën më të madhe të takimit. Për të shmangur eliminimin e parakohshëm mendoi Asani, me një penallti në minutën e 90 të ndeshjes që barazoi shfirat në 1-1. Pas penalltisë plasi sherri, pasi Asani e festoi duke ngacmuar një kundërshtar me të cilin kishte pasur përplasje gjatë gjithë sfidës dhe lojtarët e stafi i ekipit mik e sulmuan. Por në fund gjithçka u zgjidh me një karton të verdhë dhe ndeshja vazhdoi me shtesa. Në fundin e shtesës së parë, Asani ishte ai i cili zgjidhi takimin për ekipin e tij, me një goditje dënimi e cila përfundoi në rrjetë i dha suksesin 2-1 ekipit të tij që kaloi në turin tjetër. -

VIDEO/ Polonia në short dhe Jasir Asani e feston me 2 gola dhe njëri nga distanca, nis “të qajë” në festim
Jasir Asani ka shënuar dy gola për Esteghalin në ditën e sotme. Pavarësisht se nuk po preferohet nga Silvinjo, me Esteghalin futbollisti shqiptar ndodhet në një super formë prej kohësh. Ai u aktivizua në pjesën e dytë pas udhëtimit dhe mungesës me ekipin për shkak të ndeshjeve të Shqipërisë. Në ditën e djeshme Polonia u mësua se do të ishte në gjysmëfinale ndaj Shqipërisë, një kundërshtar që Asani i shënoi nga distanca në të kaluarën.
Kështu Asani e festoi shortin duke realizuar dy gola sot me Esteghlan, për të fituar 2-1 ndaj Padyab në ndeshjen e Kupës. Në fillim Asani shënoi nga penalltia dhe më pas me një goditje dënimi të devijuar, ndërsa topi shkoi në rrjetë. Në fund Asani dha spektakël edhe në festim “duke qarë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Dyshja Asani-Daku në stol, mesazh i qartë nga Silvinjo
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, insiston se ekipi aktual është i gjithi “krijim” i tij dhe ndihmësve më të afërt, Doriva dhe Zabaleta, siç e shprehu qartësisht pas ndeshjes së fundit në eliminatore ndaj Anglisë. Dhe në këtë Kombëtare, është përcaktuar edhe hierarkia e qartë e disa lojtarëve, ku bie në sy se tashmë Jasir Asani dhe Mirlind Daku nuk kanë një rol domethënës në planet e trajnerit.
Në dy ndeshjet e fundit, të dy ishin të gatshëm në stol. Por si ndaj Andorrës, ashtu edhe përballë Anglisë, Asani dhe Daku nuk e panë fushën e lojës për asnjë minutë, pasi trajneri bëri zgjedhje të tjera, edhe pse kishte zëvendësime në dispozicion.
Asani e nisi edicionin si titullar, për t’u zëvendësuar në minutën e 78 të ndeshjes së parë ndaj Anglisë në “Uembli”. Që atëherë, trajneri duket se ka humbur besimin te futbollisti duke mos i rezervuar më asnjë minutë në kualifikuese anësorit i cili me golat e tij ishte një emrat kryesorë që ccuan Shqipërinë drejt Euro 2024.
Daku, nga ana tjetër, nuk ka qenë kurrë titullar me Shqpërinë në këto eliminatore, ku ka luajtur në 4 ndeshje duke qëndruar vetëm pak minuta në fushë. Në total, 59 minuta të cilat të shpërndara në 4 sfida, e shohin atë shumë larg asaj që mund të cilësohet aktivizim i rregullt apo efikas.
Me pak fjalë, roli i tyre në Shqipërinë e Silvinjos është ndjeshëm i reduktuar dhe fakti që të dy mbetën në stol në sfidat vendimtare të nëntorit, jep një sinjal të qartë se trajneri ka ndryshuar këndvështrimin ndaj tyre gjatë këtyre viti, me pasoja që mund të ndjehen në grumbullimin e marsit. -

4 gola dhe 1 asist në 5 ndeshjet e fundit! Jasir Asani duket i rilindur te Esteghal, shifrat flasin për shqiptarin
Që pas ndeshjes së fundit miqësore të Shqipërisë me Jordaninë, Jasir Asani duket i rilindur te Esteghali. Ai mund të quhet si një prej lojtarëve të Kombëtares më produktiv që pas ndeshjeve të fundit të tetorit.
Katër gola të realizuar dhe një asist në pesë ndeshjet e fundit tregojnë qartësisht dominimin te Esteghal. Për më tepër në të gjitha rastet, Asani ka luajtur për më shumë sesa 70 minuta, duke marrë ngarkesën e duhur fizike. /Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Pasim me saktësi të përsosur, Jasir Asani jep asist në Champions-in e Azisë
Jasir Asani është përshtatur në mënyrën e duhur në skuadrën e tij të re iraniane. Lojtari shqiptar po gëzon një formë pozitive , duke qenë edhe protagonist me asiste dhe gola. Së fundmi Asani ka dhënë asist mbrëmjen e sotme në përballjen kundër Al Vehdatit, e cila ishte e vlefshme për javën e 4-t Ligën e Kampionëve 2 të Azisë.
Pasimi i anësorit të krahut të djathtë ishte i përsosur, pët t’ja bërë edhe më të lehtë Ahmadit. Ky fundit tundi rrjetën në minutën e 38, duke vulosur shifrat përfundimtare në 1-1. /Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Asani në versionin e “kamarierit”, dhuron asist në Champions
Esteghal barazoi 1-1 ndaj Al Wehdat në Champions të Azisë. Për skuadrën iraniane të Esteghlal, protagonist ishte sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani, i cili dhuroi asist te goli i vetëm i skuadrës.
Në minutën e 38-të, një krosim i Asanit u shfrytëzua në maksimum nga Ahmadi, i cili dërgoi topin në rrjetë.Jasir Asani tregon se është në formë, në prag të ndeshjeve Kualifikuese të Botërorit, ndaj Andorrës dhe Anglisë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Asani “pushton” Iranin, gol dhe festë si C.Ronaldo (VIDEO)
5 gola dhe 1 assist në 9 ndeshje. Jasir Asani bën “ligjin” në Iran, me “sallaksin” kuqezi që vijon formën fantastike duke gjetur sërish rrugën e rrjetës edhe në kampionat. Në javën e 9-të, në sfidën kundër Aluminium Arak, Asani fitoi një 11-metërsh në minutën e 17-të. Po vetë nga pika e bardhë, sulmuesi kuqezi u tregua i saktë duke kaluar Esteghlal në avantazh.
Festa e tij si C.Ronaldo ishte një tjetër gjetje që solli festë në shkallët e stadiumit. Në pak javë, Asani është kthyer në lider absolut jo vetëm për ekipin e tij, por dhe në Iran, teksa me 5 gola ndodhet vetëm një gol larg golashënuesit më të mirë të kampionatit.Në fund, ekipi i tij doli me 3 pikë pas suksesit 3-1, një fitore që i dhuroi kreun e klasifikimit në kuotën e 16 pikëve, një më shume se Sepahan.
()