Tag: asamblenë

  • Gjermania nuk planifikon të njohë një shtet palestinez, Merz: Kushtet për shtetësi nuk janë përmbushur

    Gjermania nuk planifikon të njohë një shtet palestinez, Merz: Kushtet për shtetësi nuk janë përmbushur

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha sot se Gjermania nuk do t’i bashkohet një iniciative nga aleatët perëndimorë për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm në Nju Jork.

    Merz i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez Mike Carney, i cili tha muajin e kaluar se Kanadaja planifikonte të njihte një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Britania.
    “Pozicioni i qeverisë federale është i qartë për njohjen e një shteti palestinez. Kanadaja e di këtë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj iniciative. Ne nuk besojmë se kushtet për shtetësi janë përmbushur në asnjë mënyrë në këtë kohë”, tha Merz.
    Gjermania beson se njohja e një shteti palestinez duhet të jetë një nga hapat e fundit në një zgjidhje me dy shtete në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe krah për krah.
    Në të kundërt, Carney njoftoi në fund të korrikut se vendi i tij do ta njihte Palestinën si shtet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Presidenti francez, Emmanuel Macron gjithashtu planifikon ta bëjë këtë, ndërsa Britania e Madhe e ka kërcënuar Izraelin se do të njohë një shtet palestinez nëse nuk përmbushen kushte të caktuara.
    Carney e justifikoi vendimin e tij duke thënë se perspektivat për një zgjidhje me dy shtete po përkeqësohen gjithnjë e më shumë.

    Top Channel

  • Merz: Gjermania nuk do ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    Merz: Gjermania nuk do ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    Kancelari gjerman Friedrich Merz

    GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të martën se Gjermania nuk do t’i bashkohet një iniciative të aleatëve perëndimorë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.
    Merz foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez Mark Carney, i cili tha muajin e kaluar se Kanadaja planifikonte të njihte shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Britania.
    “Pozicioni i qeverisë federale është i qartë, sa i përket njohjes së mundshme të shtetit të Palestinës”, tha Merz. “Kanadaja e di këtë. Ne nuk do t’i bashkohemi kësaj iniciative. Nuk shohim që kërkesat janë përmbushur.”
    Gjermania e konsideron njohjen e një shteti palestinez si ndër hapat e fundit në një zgjidhje me dy shtete, në të cilën izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe krah për krah.
    Ndërkohë, Carney njoftoi në fund të korrikut se Kanadaja do ta njihte Palestinën si shtet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator. Më herët, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca po planifikon ta njoha Palestinë, ndërsa Britania e Madhe e ka kërcënuar Izraelin se do ta bëjë këtë nëse nuk plotësohen kushte të caktuara./ZËRI

  • Për herë të parë në 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

    Për herë të parë në 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

    Ahmed al-Sharaa

    SIRI-Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, do të flasë muajin e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sharaa do të jetë presidenti i parë sirian që do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme që nga viti i largët, 1967.
    “Sharaa do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ku do të mbajë një fjalim” – tha zyrtari sirian, duke folur në kushte anonimiteti, raportojnë mediat e huaja.
    Në janar, administrata e re shpërndau Parlamentin që ishte dominuar nga Partia Baath e al-Assadit. Në mars, al-Sharaa miratoi një Kushtetutë të përkohshme që vendos një periudhë tranzicioni politik prej pesë vjetësh. Në maj të këtij viti, Sharaa u takua në Riad të Arabisë Saudite me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi se ShBA-ja do t’ia hiqte sanksionet Sirisë.
    Që nga rënia e al-Assadit, udhëheqja e re e Sirisë po synon të njihet ndërkombëtarisht dhe po kërkon mbështetje ekonomike për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga më shumë se një dekadë luftë civile./ZËRI

  • Për herë të parë në 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    Për herë të parë në 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    Ahmed al-Sharaa

    SIRI-Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, do të flasë muajin e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sharaa do të jetë presidenti i parë sirian që do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme që nga viti i largët, 1967.
    “Sharaa do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ku do të mbajë një fjalim” – tha zyrtari sirian, duke folur në kushte anonimiteti, raportojnë mediat e huaja.
     
     

  • Për herë të parë në gati 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    Për herë të parë në gati 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

    Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, do të flasë muajin e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP një zyrtar në Ministrinë e Jashtme të Sirisë.

    Sharaa “do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ku do të mbajë një fjalim” – tha zyrtari sirian, duke folur në kushte anonimiteti, sepse nuk ishinte i autorizuar që të fliste me gazetarë, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

    Më tej, zyrtari shtoi se Sharaa do të jetë presidenti i parë sirian që do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme që nga viti i largët, 1967.

    Rebelët e udhëhequr nga grupi i Sharaas e rrëzuan nga pushteti në dhjetorin e vitit të kaluar ish-presidentin Bashar al-Assad.

    Në maj të këtij viti, Sharaa u takua në Riad të Arabisë Saudite me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi se ShBA-ja do t’ia hiqte sanksionet Sirisë

  • Berisha rikthehet nga pushimet, tregon se si e nxiu Shqipërinë edhe në Asamblenë e OSBE-së: U faktova narkoshtetin

    Berisha rikthehet nga pushimet, tregon se si e nxiu Shqipërinë edhe në Asamblenë e OSBE-së: U faktova narkoshtetin

    Kryetari i partisë Demokratike doli sot në një konferencë për gazetarët, të cilën e kishte kaluar në pauzë prej disa ditësh për shkaqe të panjohura, teksa dha detaje se si e nxiu përsëri Shqipërinë edhe në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Porto të Portugalisë.
    Ai tha se u paraqiti të pranishmëve prova, “fakte, dokumente për farsën elektorale të 11 majit në të vetmin narkoshtet në Europë të ngritur nga Ramaduro”.
    Berisha deklaroi se “Shqipëria është njolla më e zezë në europë” për eksport emigrantësh, teksa kujtoi se qeveria përdori të gjithë shtetin dhe narkoregjimin në fushatën elektorale, me leje ndërtimi, legalizime, licenca kanabisi, koncesione dhe të tjera.
    “Siç e dini, Asambleja Parlamentare të OSBE dhe institucionet e saj, mes të cilave ODIHR, janë të besimit të plotë të vendeve anëtare të OSBE përsa u përket zgjedhjeve, karakterit të zhvillimit të tyre, të drejta apo të padrejta, të barabarta apo të pabarabarta. Dhe unë shfrytëzoj rastin të falenderoj presidentin e grupit parlamentar të PPE-së për mundësinë që më krijoi të bëj ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvillua në Shqipëri më 11 maj. Interesi i anëtarëve të atij grupi ishte i madh. Ne paraqitëm fakte e dokumente se çfarë ishte procesi i Ramaduros, narkoshtetit të parë e të vetëm në Europë. Informuam për angazhimin total të narkoshtetit, të gjitha potencialeve të tij njerëzore, financiare e ekzekutive, për kontrollin e votës së qytetarëve shqiptarë”, tha kreu i PD-së ndër të tjera, teksa u vu re edhe “lëmshi i fjalëve” që bënte herë pas here, duke ngatërruar Asamblenë e SOBE-së me të Parlamentit Evropian disa herë apo shifrat me të cilat denonconte qeverinë.

  • Berisha në Asamblenë e OSBE: Kam vetëm një kërkesë, të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë

    Berisha në Asamblenë e OSBE: Kam vetëm një kërkesë, të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin për zgjedhjet e fundit parlamentare gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së. Në krye të delegacionit të opozitës, Berisha e ka cilësuar procesin e 11 majit 2025 si një farsë elektorale dhe ka bërë thirrje për ndihmën e OSBE-së në rivendosjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.
    Në fjalën e tij, Berisha theksoi se Shqipëria është i vetmi narkoshtet në Europë dhe se pushteti është i përqendruar në duart e një personi, duke e kthyer vendin në një narko-diktaturë ku ligji nuk respektohet. Ai përmendi “dekretin” e Kryeministrit Edi Rama për lejimin e mbjelljes së kanabisit pak para zgjedhjeve dhe lidhjet sipas tij, të karteleve të drogës me qeverinë.
    Berisha gjithashtu denoncoi arrestimin e liderëve të opozitës dhe përdorimin e burimeve shtetërore dhe administrative për përfitime elektorale, duke e shndërruar administratën publike në një rrjet patronazhistësh. Ai shtoi se dita e zgjedhjeve ishte edhe më e keqe, me kartelet e drogës që diktuan rezultatin për 28 deputetë.
    Duke iu drejtuar OSBE-së, Berisha kërkoi mbështetjen e raportit paraprak të ODIHR dhe zbatimin e rekomandimeve të raporteve të fundit të OSBE-ODIHR, të cilat sipas tij kanë mbetur të pazbatuara. Ai theksoi se pa një qeveri teknike, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kërkoi ndihmën e këtij institucioni të nderuar për të siguruar të drejtën e kombit të tij për të votuar i lirë.

  • Bylykbashi tregon për aksionin e PD për 11 Majin në Asamblenë e Partive Popullore Europiane

    Bylykbashi tregon për aksionin e PD për 11 Majin në Asamblenë e Partive Popullore Europiane

    Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi pjesë e delegacionit në asamblenë e partive popullore evropiane, tha se në atje u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonjëherë nga PPE. Ai tha edhe se do të krijohet një mision faktmbledhës për të gjitha farsën elektorale të ndodhur më 11 Maj.
    ”Ata e shprehën shqetësimin që çfarë ishin thënë, ishin bërë. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit, krimi i organizuar në blerje votash, të gjitha këto u futën në rezolutë. Ata miratuan një rezolutë që ishte më e fortë ndonjëherë e miratuar në këtë forum politik.

    Do të organizojnë sa më shpejt një mision fakt mbledhës për të ardhur në Shqipëri, pikërisht për shqetësimet që ata vetë ngritën.
    Ky mision lidhet edhe me raportin përfundimtar të ODIHR, por edhe me proceset e ankimeve që janë bërë për zgjedhjet e 11 majit”.

  • Berisha në Asamblenë e PPE-së: Jemi në situatë të vështirë, Rama manipuloi zgjedhjet e ktheu Shqipërinë në narkoshtet

    Berisha në Asamblenë e PPE-së: Jemi në situatë të vështirë, Rama manipuloi zgjedhjet e ktheu Shqipërinë në narkoshtet

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Berisha në Asamblenë e PPE: Rama dha 138 licenca për kultivim droge

    Berisha në Asamblenë e PPE: Rama dha 138 licenca për kultivim droge

    Nga Brukseli, kreu i PD, Sali Berisha në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane deklaroi se Shqipëria është i vetmi narko shtet në Europë, duke e përshkruar situatën në vend si emergjencë kombëtare.

    “Kartelat e drogës në vendin tim janë, me diferencë, më të fuqishmet në Europë. Pse? Sepse kanë në dorë portet kryesore të vendit. Rruga e heroinës që vjen nga Lindja kalon nga duart e tyre. Ata janë në sipërmarrje të përbashkëta me policinë, prokurorët, ministrat – dhe vetë Kryeministrin. Në zyrën e tij, ai mban një person të quajtur Ergys Agasi, që vepron si koordinatori i kartelit të drogës në shërbim të pushtetit”, tha kreu i PD.
    Sipas Berishës, kryeministri Rama po përfiton nga ligji për kultivimin e kanabisit mjekësor.

    “Zoti Kryeministër i Shqipërisë dha 138 licenca për kultivim droge. Nëse ligji lejon kultivimin për qëllime mjekësore në vetëm 200 hektarë, këtë herë ai dha 29,000 hektarë – një shifër që përkthehet në më shumë se 100 milionë rrënjë kanabis. Një rrënjë ka vlerë nga 500 deri në 1,000 euro. Kjo ishte, pak a shumë, atmosfera në të cilën u zhvilluan këto zgjedhje”, tha Berisha.
    Për zgjedhjet e 11 majit lideri demokrat tha:
    “Në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh kreu i PD.
    Sipas Berishës, jo vetëm që i gjithë shteti u vendos në funksion të zgjedhjeve, por gjatë fushatës qeveria u dhuroi çdo pensionisti, nga 100 euro, ndërsa dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa.