Tag: asambleja

  • SHBA hoqi nga lista e zezë Millorad Dodik, DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska patën rol kyç…

    SHBA hoqi nga lista e zezë Millorad Dodik, DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska patën rol kyç…

    Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.
    Sanksionet ndaj tij, anëtarëve të familjes së tij, kompanive dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, u hoqën të mërkurën.
    DASH theksoi në një përgjigje për REL-in se veprimet e Asamblesë së entitetit serb të Bosnjës “duhet të ndihmojnë në përmirësimin e stabilitetit në Bosnjë dhe të mundësojnë një partneritet me Shtetet e Bashkuara të bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe prosperitet”.
    “Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aktorë politikë në të gjithë Bosnjën për të vendosur prioritete të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.
    Përveç Dodikut – të cilit iu hoq mandati si president i entitetit serb pas dënimit me burgim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje – nga lista e zezë amerikane u hoqën edhe anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zheljka Cvijanoviq.
    Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse i hoqi ata nga lista e sanksioneve në njoftimin e saj të mërkurën.
    Çfarë vendimesh mori Asambleja e Republikës Sërpska?
    Më 18 tetor, Asambleja e Përgjithshme e entitetit serb e miratoi një ligj për shfuqizimin e ligjeve që tashmë ishin shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.
    Ato përfshijnë Ligjin për Pronën e Paluajtshme të Përdorur për Funksionimin e Autoriteteve Publike, Ligji për Moszbatimin e Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska, Ligji për Ndalimin e Aktiviteteve të Institucioneve Jashtëkushtetuese të Bosnjës, Ligji për Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës Sërpska dhe Ligji për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska.
    Dodiku ishte dënuar nga gjykata e Bosnjës për nënshkrimin e një ligji që bënte thirrje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës në entitetin e udhëhequr nga ai.
    Përveç dënimit më një vjet burgim, të cilin e zëvendësoi më vonë me gjobë, Dodikut iu ndalua edhe ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet.
    Asambleja e Përgjithshme gjithashtu i beri të pavlefshme 12 konkluzione parlamentare të dhjetorit 2024, të cilat disa ambasada perëndimore i përshkruan në një deklaratë të përbashkët si “qëndrime kundër marrëveshjes së Dejtonit”.
    Asambleja gjithashtu e emëroi Ana Trishiq-Babiq, ish-këshilltaren e Dodikut, si presidente në detyrë të Republikës Sërpska.

  • OKB miraton rezolutën për Palestinën, Shqipëria abstenon

    OKB miraton rezolutën për Palestinën, Shqipëria abstenon

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që rikthen në fokus zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, në një kohë kur tensionet në Gaza dhe Bregun Perëndimor janë në rritje.
    E njohur si “Deklarata e Nju Jorkut”, dokumenti 7-faqësh u miratua me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë SHBA dhe Izraelin, dhe 12 abstenime, ndër të cilat edhe Shqipëria.
    Rezoluta, e propozuar nga Franca dhe Arabia Saudite, bën thirrje për një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme, të bazuar në krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit. Ajo i kërkon Hamasit të lirojë të gjithë pengjet dhe të dorëzojë kontrollin e Gazës tek Autoriteti Palestinez, si hap drejt formimit të një shteti sovran.

    Ministria e Jashtme e Palestinës përshëndeti dokumentin dhe kërkoi përshpejtimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund “okupimit kolonial izraelit” dhe për të garantuar të drejtat e popullit palestinez.

    Votimi vjen vetëm një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “nuk do të ketë kurrë një shtet palestinez”, ndërsa miratoi një plan për zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor  një veprim që komuniteti ndërkombëtar e sheh si pengesë serioze ndaj paqes.
    Reagimi izraelit ndaj rezolutës ishte i ashpër. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein, e quajti dokumentin “të turpshëm” dhe tha se “Asambleja e Përgjithshme është kthyer në një cirk politik të shkëputur nga realiteti”, duke kritikuar faktin që rezoluta nuk e cilëson Hamasin si organizatë terroriste.
    Ndërkohë, bombardimet në Rripin e Gazës vazhduan edhe të premten, në të njëjtën ditë kur u votua rezoluta, me të paktën 59 të vrarë si pasojë e ofensivës izraelite.
    Rezoluta pritet të jetë në qendër të diskutimeve gjatë një samiti të posaçëm të OKB-së më 22 shtator, i cili do të mbahet në Nju Jork dhe do të bashkëkryesohet nga Franca dhe Arabia Saudite. Gjatë këtij takimi, pritet që disa vende – përfshirë Francën, Spanjën, Norvegjinë, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar – të njohin zyrtarisht shtetin palestinez, duke iu bashkuar tashmë 146 vendeve që e kanë bërë këtë.
    /vizionplus.tv

  • Shqipëria abstenon në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën me dy shtetet Izrael dhe Palestinë. SHBA voton kundër dokumentit

    Shqipëria abstenon në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën me dy shtetet Izrael dhe Palestinë. SHBA voton kundër dokumentit

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re zgjidhjes me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës, pa përfshirjen e Hamasit.

    Teksti u miratua me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë Izraelin dhe aleatin e tij kryesor, Shtetet e Bashkuara dhe 12 abstenime. Ai dënon qartë Hamasin dhe kërkon dorëzimin e armëve të tij.
    Shqipëria ka mbajtur një pozicion neutral gjatë këtij votimi duke abstenuar.
    Edhe pse Izraeli ka kritikuar organet e OKB-së për gati dy vjet për mungesën e dënimit të sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, deklarata e paraqitur nga Franca dhe Arabia Saudite nuk lë asnjë paqartësi.
    E quajtur zyrtarisht “Deklarata e Nju Jorkut mbi Zgjidhjen Paqësore të Çështjes së Palestinës dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete”, teksti thotë se “Hamas duhet të lirojë të gjithë pengjet” dhe se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënon “sulmet e kryera nga Hamasi ndaj civilëve më 7 tetor.”Ajo gjithashtu bën thirrje për “veprim kolektiv për t’i dhënë fund luftës në Gaza, për të arritur një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez, bazuar në zbatimin efektiv të zgjidhjes me dy shtete.”
    Deklarata, e cila tashmë ishte mbështetur nga Liga Arabe dhe u bashkë-nënshkrua në korrik nga 17 shtete anëtare të OKB-së, përfshirë disa vende arabe, synon gjithashtu të përjashtojë plotësisht Hamasin nga udhëheqja në Gaza.
    “Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez, me angazhimin dhe mbështetjen ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një shteti palestinez sovran dhe të pavarur,” thuhet në deklaratë.
    Nënkryetari palestinez Hussein al-Sheikh e mirëpriti vendimin, duke thënë se rezoluta “shpreh vullnetin ndërkombëtar për të mbështetur të drejtat e popullit tonë dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të okupimit dhe arritjes së shtetit tonë të pavarur.”
    Ndërkohë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme izraelite, Oren Marmorstein, e dënoi votimin, duke shkruar në X se Izraeli “e hedh poshtë kategorikisht” deklaratën, duke e quajtur atë dëshmi se Asambleja e Përgjithshme ishte shndërruar në “një cirk politik i shkëputur nga realiteti.”
    “Mburojë ndaj kritikave”
    Votimi i paraprin një samiti të ardhshëm të OKB-së të bashkëkryesuar nga Rijadi dhe Parisi më 22 shtator në Nju Jork, ku presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar të njohë zyrtarisht shtetin palestinez.
    “Fakti që Asambleja e Përgjithshme më në fund mbështet një tekst që dënon drejtpërdrejt Hamasin është domethënës,” edhe nëse “izraelitët do të thonë se është shumë pak, shumë vonë,” tha Richard Gowan, drejtor i OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, për AFP.“Tani të paktën shtetet që mbështesin palestinezët mund t’i kundërpërgjigjen akuzave izraelite se ata në mënyrë të tërthortë miratojnë Hamasin,” shtoi ai, duke thënë se kjo “ofron një mburojë ndaj kritikave izraelite.”
    Përveç Macron-it, disa liderë të tjerë kanë shpallur synimin e tyre për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez gjatë samitit të OKB-së.Këto gjeste shihen si një mënyrë për të rritur presionin mbi Izraelin që t’i japë fund luftës në Gaza, e cila u shkaktua nga sulmet e Hamasit më 7 tetor 2023.
    Deklarata e Nju Jorkut përfshin diskutime mbi “dërgimin e një misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizimi” në rajonin e shkatërruar nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me synimin për të mbështetur popullsinë civile palestineze.
    Rreth tre të katërtat e 193 shteteve anëtare të OKB-së e njohin shtetin palestinez, të shpallur në vitin 1988 nga udhëheqja palestineze në mërgim. Megjithatë, dy vjet luftë kanë shkatërruar Rripin e Gazës, përveç zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe dëshirës së shprehur nga zyrtarët izraelitë për të aneksuar territorin.
    Kjo bën që shumë të frikësohen se ekzistenca e një shteti palestinez të pavarur së shpejti do të bëhet e pamundur. “Ne do ta përmbushim premtimin tonë që nuk do të ketë shtet palestinez,” u zotua kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të enjten.
    Ndërkohë, presidenti palestinez Mahmoud Abbas mund të pengohet të vizitojë Nju Jorkun për samitin e OKB-së pasi autoritetet amerikane thanë se do t’i refuzojnë një vizë.

    Top Channel

  • OKB: Asambleja e Përgjithshme jep “dritën jeshile” për zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme

    OKB: Asambleja e Përgjithshme jep “dritën jeshile” për zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese një deklaratë që bënte thirrje për “hapa konkretë drejt një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve.
    Rezoluta u miratua me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime, pak para një takimi të udhëheqësve nga e gjithë bota.
    Deklarata erdhi pas një konference ndërkombëtare të OKB-së në korrik, të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca.

    Ndërkohë që SHBA-të dhe Izraeli e bojkotuan këtë ngjarje.

  • Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

    Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

    Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur atë një rezolutë “të turpshme” që inkurajon Hamasin të vazhdojë luftën.
    “Edhe një herë, është vërtetuar se sa shumë Asambleja e Përgjithshme është një cirk politik i shkëputur nga realiteti: në dhjetëra klauzola të deklaratës së miratuar nga kjo rezolutë, nuk ka asnjë përmendje që Hamasi është një organizatë terroriste”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein, në një postim në rrjetin social ‘X’.
    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot me shumicë dërrmuese një deklaratë që përshkruan “hapa të prekshëm, të kufizuar në kohë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve, përpara një takimi të udhëheqësve nga e gjithë bota.
    Deklarata shtatëfaqëshe është rezultat i një konference ndërkombëtare të mbajtur në OKB në korrik — të organizuar nga Arabia Saudite dhe Franca mbi konfliktin e gjatë. SHBA-të dhe Izraeli ishin kunder.
    Zëvendëspresidenti palestinez foli për një “hap të rëndësishëm drejt përfundimit të pushtimit”, ndërsa ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, iu përgjigj duke i bërë thirrje Izraelit të “dëgjojë zërin e arsyes” dhe “mesazhin që jehoi në mënyrë të papërmbajtshme në këtë Asamble”.
    Qëllimi i deklaratës së Nju Jorkut është t’i japë jetë të re zgjidhjes me dy shtete, izraelite dhe palestineze, duke përjashtuar padyshim Hamasin.

  • Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për shtetin palestinez, Hamasi përjashtohet

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për shtetin palestinez, Hamasi përjashtohet

    Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë këtë të premte një rezolutë të propozuar nga Franca dhe Arabia Saudite, e cila synon ringjalljen e zgjidhjes me dy shtete midis Izraelit dhe palestinezëve, duke përjashtuar Hamasin nga procesi politik.
    Dokumenti përfshin dënimin e sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, kërkon lirimin e të gjithë pengjeve dhe bën thirrje për përfundimin e luftës në Gaza. Në deklaratë theksohet se Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në territor dhe të dorëzojë armët tek Autoriteti Palestinez, me mbështetje ndërkombëtare, si hap drejt krijimit të një shteti sovran dhe të pavarur palestinez.

    Rezoluta kërkon gjithashtu “veprim kolektiv për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të arritur një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez, bazuar në zbatimin efektiv të zgjidhjes me dy shtete”.

    Qeveria e Izraelit ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e një shteti palestinez dhe ka kritikuar OKB-në për fokusin ndaj veprimeve të saj, duke akuzuar organizatën për mungesë dënimi të Hamasit. Tel Avivi e ka cilësuar njohjen e mundshme të shtetit palestinez si një “çmim për terrorin”.

    Votimi i sotëm i paraprin një samiti ndërkombëtar në Nju Jork më 22 shtator, të bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, ku presidenti francez Emmanuel Macron ka premtuar se Parisi do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez. Disa vende të tjera kanë shprehur qëndrime të ngjashme.

  • Asambleja, si tava me kokën e Veliajt

    Asambleja, si tava me kokën e Veliajt

    Nga Luçiano Boçi
    Koka e prerë e Erion Veliajt u transferua nga SPAK tek asambleja e PS-së.
    Mbartësi i tavës vetë Rama.
    Një rakordim perfekt si shortet e dosjeve ndaj opozitës që i bien në dorë vetëm Irena Gjokës.
    Kush mendon sot se Drejtësia nuk komandohet deti në detaje banale nga PS, ose nuk kupton, ose është i marrë.
    Lotët “e dhimbjes” të kandidates për kokën e Erionit shpërthyen si betimet “për kokën e mamit”
    “Unë do e drejtoj më mirë se koka e Erionit bashkinë” – duket sikur thoshin.
    Entuziazmi i Ramës për kokën e Erionit ishte i dukshëm, i mbuluar me pompozitet dhe njeherazi i shoqëruar me jargët e servilëve për timonierin “e fortë’ që kanë në krie.
    Tek e fundit koka e Erionit me sa ngjan me një pranueshmëri në eter dhe nga vetë koka, po kërkon të shpëtojë kokën e Ramës.
    Zoti i mëshiroftë!

  • Pak orë nga prezantimi i qeverisë së re “Rama 4”, pritshmëritë nga Asambleja e PS-së

    Pak orë nga prezantimi i qeverisë së re “Rama 4”, pritshmëritë nga Asambleja e PS-së

    Të gjithë sytë janë sot nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e cila mblidhet paraditen e kësaj të enjte në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri Edi Rama pritet të shpallë publikisht emrat e ministrave që do të përbëjnë kabinetin e tij të katërt qeverisës, pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.
    Rama pritet të paraqesë edhe vizionin për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, me prioritetet kryesore të përqendruara tek reformat për integrimin evropian, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.
    Gjatë Asamblesë, është parashikuar edhe një hapësirë për diskutime pas fjalës së kryeministrit.
    Ndërkohë, të premten më 12 shtator do të zhvillohet seanca e parë e legjislaturës së re, pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
    Në këtë seancë, 140 deputetët e rinj do të betohen për të ushtruar mandatin e tyre në përputhje me Kushtetutën.
    Pas konstituimit të Parlamentit, Edi Rama do të dorëzojë zyrtarisht tek Presidenti listën e ministrave të propozuar. Kreu i shtetit ka në dispozicion 7 ditë për dekretimin e tyre, ndërsa më pas, brenda 10 ditëve, emrat kalojnë për votim në Kuvend, në të njëjtën seancë ku kryeministri do të prezantojë edhe programin politik të qeverisë së re.

  • Nesër Asambleja e PS-së/ Gazetari zbulon prapaskenat: Ja çfarë surprizash priten në kabinetin Rama 4

    Nesër Asambleja e PS-së/ Gazetari zbulon prapaskenat: Ja çfarë surprizash priten në kabinetin Rama 4

    Nesër do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ku pritet të shpallen emrat e kabinetit të ri qeveritar, Rama 4. Këto ditë kanë qarkulluar shumë emra për ata që do të marrin poste nëpër ministri dhe për ata që mund të largohen nga qeveria.Gazetari Bekim Bici, i ftuar në një emision televiziv, paralajmëroi se nesër do të ketë surpriza nga kryeministri Edi Rama. “Një gjë është e sigurt: do të ketë sërish surpriza nga zoti Rama, mbase edhe të qëllimshme, për të provokuar dhe matur pulsin e publikut,” tha Bici, duke shtuar se disa emra mund të jenë thjesht për të testuar opinionin dhe për të parë se kush mund të marrë më vonë poste të rëndësishme.Ai theksoi se, lidhur me emrat që përfliten, Rama mund të stepet nëse dikush përflitet për keq, madje edhe nëse ka planifikuar një emërim. Synimi kryesor i kryeministrit, sipas gazetarit, është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian në vitin 2029, gjë që kërkon ministra me profil teknik dhe profesionistë të fushave përkatëse.“Për këtë arsye, do t’i duhen ministra më shumë teknikë sesa ministra politikë. Duhet që të jenë profesionistë të fushave përkatëse, që nga Ministria e Kulturës, Bujqësisë, apo të gjitha ministritë e tjera,” shtoi Bici.
    “Këta emra shërbejnë për të kuptuar nëse vlejnë për t’u besuar më saktë ose për t’u vendosur në pozicione të caktuara në të ardhmen. Nuk është gjithmonë vendim i Ramës personal; ka edhe njerëz pranë tij që mund të hedhin emra të tjerë në qarkullim, madje edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike, të cilët janë shprehur të gatshëm për të marrë poste ministeriale.”Asambleja e nesërme pritet të zbulojë jo vetëm emrat e kabinetit, por edhe linjat kryesore të qeverisë së re dhe strategjinë e Ramës për qeverisjen në katër vitet e ardhshme.

  • Rrëzohet kryeministri francez, Bayrou humb votëbesimin/ Asambleja vendos me 364 vota pro

    Rrëzohet kryeministri francez, Bayrou humb votëbesimin/ Asambleja vendos me 364 vota pro

    Kryeministri i Francës, François Bayrou, ka humbur votën e besimit që vetë kërkoi ndaj qeverisë së tij, duke çuar në rrëzimin e ekzekutivit që drejtonte.
    Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar me 364 vota pro dhe 194 kundër për ta shkarkuar atë nga detyra dhe për të rrëzuar qeverinë e tij të pakicës.