Tag: artisti

  • G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok

    G Bani përjashtohet nga festivali në Drenas pas deklaratës së tij në TikTok

    Deklarata e fundit e G Bani në rrjetin social TikTok ka sjellë pasoja të menjëhershme për të. Në një video të postuar së fundmi, artisti u shpreh se “po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-n”, fjalë që kanë nxitur reagime të forta në publik dhe sidomos nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas.
    Pas kësaj deklarate, organizatorët kanë bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se performanca e planifikuar e G Banit për mbrëmjen e nesërme është anuluar. Ata e konsideruan gjuhën e përdorur nga artisti si “të papranueshme, fyese dhe pa etikë”, duke theksuar se nuk ka vend për qëndrime të tilla në një ngjarje që synon bashkimin dhe respektin mes shqiptarëve kudo që ndodhen.
    Në reagimin e tyre, organizatorët nënvizuan se “Muaji i Mërgatës” është një festë që promovon vlerat e respektit, dashurisë për kulturën dhe përfshirjes, dhe çdo akt që bie ndesh me këto parime nuk tolerohet.
    Vetë G Bani ka reaguar pas anulimit të koncertit duke sqaruar se komentet e tij ishin të drejtuara vetëm ndaj ndjekësve që e kishin ofenduar personalisht, dhe jo ndaj qytetarëve të Kosovës në tërësi. Megjithatë, për organizatorët e festivalit, kjo deklaratë nuk mjaftoi për të zbutur situatën.

  • Instalacioni “Uncovered Layers” nga artisti Sead Kazanxhiu do të bëhet pjesë e koleksionit të muzeut të Casamassellas  

    Instalacioni “Uncovered Layers” nga artisti Sead Kazanxhiu do të bëhet pjesë e koleksionit të muzeut të Casamassellas  

    Instalacioni “Uncovered Layers” nga artisti Sead Kazanxhiu është rezultat i një kërkimi të gjatë mbi shtresëzimet historike dhe kulturore të Salentos në Itali, zhvilluar gjatë rezidencës së tij artistike në Cijaru. Instalacioni “Uncovered Layers” (2025) nga artisti Kazanxhiu do të bëhet edhe pjesë e koleksionit të muzeut të Casamassellas në Otranto. “Uncovered Layers” (2025) është një mozaik vertikal i gdhendur në gurin e Leçes, ku elementët e shenjtë dhe profan ndërthuren, duke përfaqësuar përzierjen kulturore që historikisht ka banuar në këtë rajon. Në kuadër të festivalit Caloma kuruar nga Ciraju u prezantua dhe instalacioni nga Kazanxhiu. Në materialin rreth veprës së Sead Kazanxhiut thuhet se ai frymëzohet nga strukturat e thjeshta prej tullash që përdorin ullishtarët për të mbrojtur degët e ullinjve: forma arkaike që bëhen metafora për kujdesin dhe transmetimin kulturor.
    “Vepra është e vendosur në pyjet e Fondacionit Le Costantine, duke e shndërruar vendin në një gjeografi emocionale që shtrihet nëpër Luginën e Idros, Otranto dhe Casamassella. Këtu, vizitori ftohet të lexojë gjurmët e kohës si pjesë të gjallë të një kulture në transformim”, thuhet rreth veprës. Në vijim në tekstin rreth punës së artistit   thuhet se përmes “Uncovered Layers”, Kazanxhiu bëhet një arkeolog që, si Michel Foucault në Arkeologjia e Dijes (1969), zbulon dhe ekspozon rregullat dhe strukturat themelore që formësojnë diskursin dhe të menduarit në një kontekst historik të caktuar. I lindur në Fier dhe pjesëtar i komunitetit rom shqiptar, artisti Sead Kazanxhiu është i njohur në aktivitetin e tij artistik, ku këtë herë vepra  e tij do të bëhet edhe pjesë e një muzeu.
     

  • Artisti eksploron trashëgiminë toksike të minierave në ‘malet e zeza’ të Zambisë, duke e kthyer në art

    Artisti eksploron trashëgiminë toksike të minierave në ‘malet e zeza’ të Zambisë, duke e kthyer në art

    “Malet e zeza” famëkeqe të Zambisë, grumbuj të mëdhenj mbetjesh minerare që shëmtojnë horizontin e rajonit Copperbelt, janë jashtëzakonisht personale për Stary Mwaba, një nga artistët pamorë më të njohur të vendit.

    “Kur ishim fëmijë, e quanim ‘mu danger’,  që do të thotë ‘në rrezik’,” thotë Mwaba.

    “‘Mali i zi’ ishte ai vend ku nuk duhej të shkoje,” thotë piktori, i cili ka lindur dhe jetuar në Copperbelt deri në moshën 18-vjeçare.

    “Por ne gjithsesi futeshim fshehurazi, për të mbledhur fruta të egra që, për çudi, arrinin të rriteshin atje,” kujton artisti.

    Sot, të rinjtë që shkojnë drejt “mu danger” janë në kërkim të copëzave të xeheve të bakrit mes mbetjeve të gurta të këtyre grumbujve të lartë, trashëgimi toksike e një shekulli prodhimi industrial minerar në Zambi, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të bakrit dhe kobaltit.

    Ata hapin tunele të thella dhe dredha-dredha dhe nxjerrin gurë për t’i shitur kryesisht blerësve kinezë, të cilët më pas nxjerrin bakrin.

    Është një punë e vështirë, e rrezikshme, shpesh e paligjshme dhe ndonjëherë fatale. Por mund të jetë edhe fitimprurëse dhe në një rajon ku papunësia tek të rinjtë është rreth 45%, për disa të rinj është mënyra e vetme për të mbijetuar.

    Vepra më e fundit e Mwabas e ekspozuar këtë muaj në Muzeun Kombëtar të Lusakës rrëfen historinë e të rinjve që punojnë në malin e zi në qytetin Kitwe dhe kap ritmet e jetës mes banorëve të lagjes Wusakile.

    Ata punojnë për drejtues bandash të njohur si “jerabos”, një formë e deformuar e fjalës “jail boys”, që nënkupton perceptimin e tyre si kriminelë.

    Artisti ka pikturuar një seri portretesh të mëdha, duke përdorur gazeta të vjetra si kanavacë. Ai pret artikuj që i tërheqin vëmendjen, të cilat i quan “rrëfime të mëdha”, dhe i ngjit në një letër bazë.

    Ai përdor një hekur saldimi për të djegur disa nga fjalët dhe për të krijuar një seri vrimash në rrëfimet. Pastaj derdh bojë për të krijuar portretet, apo siç i quan ai, “rrëfime të vogla”.

    “I marr këto rrëfime të mëdha, dhe krijoj vrima në mënyrë që të mos mund t’i kuptosh më. Pastaj i imponoj imazhet e njerëzve që njoh mbi to, për të treguar që rrëfimet e vogla, rrëfimet e njerëzve të zakonshëm kanë gjithashtu rëndësi,” shpjegon Mwaba. “Ata kanë histori që janë të rëndësishme dhe që janë pjesë e historisë më të madhe.”/BBC/KultPlus.com

  • Të pikturosh me gjilpërën e artistit, Jani Barxo sjell copëza të natyrës me qëndisje

    Të pikturosh me gjilpërën e artistit, Jani Barxo sjell copëza të natyrës me qëndisje

    Prej më shumë se 40 vitesh, artisti Jani Barxo realizon punime në qëndisjen e aplikuar duke sjellë copëza të natyrës dhe peizazheve të qytetit të Gjirokastrës.

    Tashmë në moshën 73-vjeçare, ndërsa kujton fillesat artistike shprehet se me këtë lloj arti ka lidhur jetën e tij.

    “Një portret i Princ Vidit që e kishim në muzeun e Kulturës Popullore, e cila qe qëndisur në mënyrë të përkryer dhe ajo më bëri që ti hyj këtij zanati por si qëndisje ka humbur pothuajse”, tha Jani Barxo, artist.

    Punimet artistike të Janit i gjen ngado në muzeumet e qytetit, galerinë e arteve ndërsa në vite ka çelur disa ekspozita.

    “Ka të veçantë sepse ështe pak e vështirë sepse tonet nuk i gjen dot, e punoj një herë në tempera pastaj aplikacioni e bëj në qëndisje në beze, dhe tonet janë pak të vështira për tu gjetur, atë ton që do ti, një gri vetëm kur ta vendosësh në beze atëherë e shikon se çfarë toni është, e thjeshtë është, metodën e kemi nga e kaluara, nga gratë sesi qëndisej quhet qëndisje me mbushje jo me gjilpërë”, shtoi artisti.

    Teksa është rikthyer në Gjirokastër, në këto ditë vere, punimet i prezanton për turistët duke marrë vlerësimet e tyre

    “Tani unë dal vetëm pak ditë këtu që vij të pushoj në Gjirokastër, dhe marr mundimin të nxjerr dhe këto, fjalën “beatiful” e dëgjoj pothuajse shpesh nga të gjithë edhe shqiptarë që thonë: të lumshin duart, shumë të bukura por edhe nga të huajt, këtë “beatiful” e kam dëgjuar shumë herë”, thekson Jani Barxo.

    Gjirokastra në vite ka krijuar një traditë të veçantë përsa i përket arteve të amplikuar me emra artistësh që spikasin brenda dhe jashtë vendit./euronews/ KultPlus.com

  • Vincent van Gogh, artisti që shiti vetëm një pikturë sa ishte gjallë

    Vincent van Gogh, artisti që shiti vetëm një pikturë sa ishte gjallë

    Lindi në mars të vitit 1853 në një familje tregtarësh arti dhe predikuesish fetarë, i riu Vincent van Gogh filloi karrierën mbi këtë traditë. Pra, Van Goghu fillimisht qe tregtar arti e predikues, dhe do të duhej t’i mbushte 27 vjet, kur nisi të pikturonte.

    Pasioni i madh për pikturën dhe zelli për punë bëri që artisti i ri në moshë të realizojë gjatë një dekade rreth 2100 vepra artistike, duke përfshirë me qindra piktura me ngjyra vaji. Siç duket, pikturimi për artistin 27-vjeçar ishte mjeti i vetëm për t’u shkëputur nga turbulencat jetësore që e përcollën vazhdimisht.

    Në tetor të vitit 1864, kur Van Goghu ishte 11 vjeç, prindërit e tij e dërguan në një shkollë në qytetin Zevenbergen të Holandës, ku i duhej të jetonte në një konvikt larg shtëpisë, krejtësisht i vetmuar dhe i përmalluar për familjen.

    Aty ndoqi kurse për artin, dhe njohuritë që përfitoi, i përdori shumë vjet më vonë nëpër veprat e tij artistike.

    Dy vjet më pas, prindërit e transferuan në një shkollë tjetër në qytetin Tilburg, por Van Goghu e ndërpreu shkollimin pa e mbaruar dhe iu desh të ecë mbi tetë orë për t’u kthyer në shtëpi, për shkak se dëshironte të qëndronte aty së bashku me familjen e tij.

    Van Goghu kishte disa halla dhe xhaxhallarë, ndër të cilët më së shumti njihet Xhaxhai Vincent (Xha Centi), që ndikoi më së shumti në jetën e artistit.

    Xha Centi ishte ortak në një ndërmarrje të madhe tregtare të artit në Hagë, i cili me aftësitë e tij biznesore çmohej e respektohej mjaft shumë nga të tjerët. Xha Centi dhe gruaja e tij nuk kishin fëmijë, andaj ai u interesua për të riun Van Gogh duke e parë si adekuat për ta punësuar në ndërmarrjen tregtare.

    Ashtu ndodhi. Van Goghu u punësua në firmën e xhaxhait, por për shkak se ishte njeri i ndrojtur dhe kishte sjellje jo të hijshme, nuk shërbeu mirë aty. Kjo e dëshpëroi xhaxhain e tij, i cili priti shumë nga nipi.

    Sidoqoftë, kjo gjë bëri që ta largonte atë nga puna, madje edhe nga qyteti i Hagës, për shkak se rebelimi i të riut mund ta prishte imazhin e Xhaxha Vincentit. Prapë se prapë raportet e tyre nuk u përkeqësuan – ata kontaktonin me njëri-tjetrin herë pas here.

    Pas largimit nga puna, Van Goghu ishte zhvendosur në Londër, në qytetin e shpallur si më të popullarizuarin dhe më kaotikun të asaj kohe. Artisti i ri, që nuk mund të shoqërohej me askënd, aty ndjehej shumë i vetmuar dhe nuk ambientohej aspak me rutinën e re londineze.

    Meqenëse jeta në Londër nuk i bëri aspak përshtypje, Van Goghu u largua për t’u kthyer te familja e tij. Aty kaloi një pjesë tjetër të jetës, por Van Goghu ishte në një gjendje të keqe mendore.

    Nëna e tij ishte rrëzuar dhe kishte thyer brinjët, me ç’rast atij iu desh që të kujdesej shumë për të. Babai, me të cilin rrokej vazhdimisht për ateizmin që Van Goghu proklamonte, i vdiq nga një goditje në tru.

    Motrat e tij e akuzonin atë që ishte vrasësi. I frikësuar nga familja që mund t’i bënin ndonjë komplot, Van Goghu u largua për të mos u kthyer më kurrë aty.

    Pas kësaj ngjarjeje, fillon pjesa më prodhuese e artistit holandez, kur shpërngulet në Francë dhe takohet me artistin e famshëm francez Paul Gauguin në qytetin Arles. Van Goghu e respektonte dhe e cilësonte si lider Paul Gauguin.

    Artisti holandez, Vincent van Gogh, së bashku me Paul Gauguinin, janë ndër pionierët e postimpresionizmit, rrymë artistike kjo që u zhvillua gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX. Në fakt artistët postimpresionistë u ngriten kundër impresionistëve duke hedhur poshtë metodën e pikturimit të natyrës në mënyrë spontane.

    Miqësia e Van Goghut dhe Paul Gauguinit zgjati vetëm 63 ditë, për shkak të konfrontimeve që artistët kishin me njëri-tjetrin herë pas here dhe aktit bizar të Van Goghut, i cili këputi veshin e vet me brisk.Van Goghu, përveç çrregullimeve mendore, agresivitetit dhe halucinacioneve, ishte prekur edhe nga sëmundja e sifilizit, për shkak se gjatë qëndrimit në Paris vizitonte shumë shpesh prostitutat me të cilat bënte marrëdhënie seksuale dhe i përdorte si model për pikturim.

    Të gjitha këto përvoja jetësore, e kishin dërrmuar postimpresionistin holandez, që ishte në një gjendje shumë të rëndë fizike dhe financiare. Pikturat që bënte nuk mund t’i shiste assesi. Kush do të blinte diçka nga një njeri me pamje skeleti të mbuluar me një lëkurë të hollë, me vesh të këputur dhe dhëmb të prishur e të rënë?

    Dhe, mbi të gjitha Van Goghu ishte arrogant dhe tejet i ngathët në komunikim me njerëzit. Kjo gjë e dëshpëronte edhe më shumë artistin, që nuk arrinte të fitonte asgjë nga puna që e bënte me aq shumë kënaqësi.

    “The Red Vineyard”

    Në fillim të vitit 1890 ishte piktura “The Red Vineyard”, të cilën Vincent Van Gogh arriti ta shes në Belgjikë për 400 franga belge. Ajo mbetet si piktura e vetme që artisti holandez e shiti sa ishte gjallë.

    Në korrik të po këtij viti, qiradhënësi hyri në dhomë dhe e gjeti Vincent Van Goghun të plagosur me një plumb në stomak. Van Goghu nuk mundi t’i përballojë këtij plumbi dhe vdiq 30 orë më pas në moshën 37-vjeçare. Vdekja e tij mbeti e mistershme, për shkak se në agoninë e vdekjes ai pëshpëriste se e kishte plagosur veten, por nga hulumtimet dyshohet se ishte qëlluar nga distanca.

    100 vjet pas vdekjes, më 1990, piktura e tij “Portrait of Dr. Gachet” u shit për 82.5 milion dollarë amerikan. Po të ndodhte kjo gjë sa ishte gjallë, a do të merrte kahe tjetër jeta e dhimbshme e artistit gjenial?

    “Portrait of Dr. Gachet”

    F. Meholli-(fjala.al)

    ObserverKult

    =======

    Lexo edhe:

    LASGUSH PORADECI: S’ISH DASHURI, PO FSHEHTËSI…

  • Tualet floriri dhe një banane 6 milionë $/ Kush është artisti që ka “tronditur” botën?

    Tualet floriri dhe një banane 6 milionë $/ Kush është artisti që ka “tronditur” botën?

    Në vjeshtën e vitit 2019, një mbrëmje e ftohtë e mjegullt, tipike për Britaninë, asgjë nuk dukej se do të prishte qetësinë në Pallatin Blenheim në Oxfordshire. Askush nuk i vuri re ata që hynë me qëllimin për të vjedhur një objekt të vetëm… një tualet i gjithi prej ari i ideuar nga Maurizio Cattelan, 7 vjet para asaj nate dhe që disa njerëz ia kishin vënë syrin.

    “Tualeti i artë”, i bërë nga 103 kilogramë ar 18 karatësh, ishte i ekspozuar fillimisht në Muzeun Guggenheim në Nju Jork dhe më pas ishte vendosur rregullisht në tualetet e tij për përdorim! Më shumë se 100 mijë vizitorë “përdorën” veprën e Cattelan, e cila mban titullin “Amerika” dhe që më pas artisti heretik e huazoi për një ekspozitë në një galeri.

    Në rrethana që nuk u zbardhën kurrë, tualeti u vodh dhe tashmë 5 vjet pas ngjarjes nuk dihet asgjë për fatin e tij. Nuk janë të paktë ata që janë të bindur se hajdutët e kanë shkrirë për të bërë, me shumë gjasa, shufra ari.

    Pak ditë më parë një banane e ngjitur me shirit në mur u shit për mbi 6 milionë dollarë dhe u ble nga një biznesmen i pasur kinez, Justin Sun, i cili e hëngri atë para gazetarëve dhe influencerëve! Ishte sigurisht kafshimi më i shtrenjtë i jetës së tij, por edhe një triumf personal i heretikut të artit italian.

    Artisti 64-vjeçar nga Padova e Italisë, djali i një kamionisti dhe një pastrueseje, u konsiderua nga shumë njerëz si një shakaxhi i keq kur filloi të prezantonte veprat e tij për publikun. Nuk ishin të paktë ata që menduan se ai e kaloi kufirin, kur paraqiti Papa Gjon Palin të shtrirë në dysheme, të goditur nga një meteorit!

    Megjithatë ai vazhdoi sipas mënyrës së tij, kjo edhe për shkak se koleksionistë të mëdhenj iu afruan dhe filluan ta mbështesin. Banania e tij e famshme, u prezantua për herë të parë në Art Basel në Miami në vitin 2019 duke shkaktuar një reagim të fortë. Shumë shpejt një koleg i artistit mendoi se ishte një ide e mirë t’ia hante punën!

    Fatmirësisht kishte një banane rezervë që ishte blerë. Kjo ndodhi edhe 2 herë të tjera më pas. Të parat u shitën 120 mijë dollarë ndërsa e fundit theu çdo parashikim me 6 milionët e saj.

    ObserverKult

    —————————

    Lexo edhe:

    Kush ishte Juda, “tradhtari” më i madh në histori/ Puthja fatale…

  • Artisti i bie kornos me këmbë, Felix Klieser mrekullon publikun në Katedralen “Shën Luçia” në Durrës

    Artisti i bie kornos me këmbë, Felix Klieser mrekullon publikun në Katedralen “Shën Luçia” në Durrës

    Një mbrëmje muzikore i dha atmosferë mjediseve të Katedrales “Shën Lucia” në Durrës, ku publiku përjetoi një performancë të rrallë nga artisti i njohur gjerman, Felix Klieser, në instrumentin e kornos, i shoqëruar në piano nga pianistja kosovare Lirika Pula Kasapolli.

    E veçanta e koncertit ishte se artisti gjerman e realizoi pjesën jo me duar, por me këmbë.
    Pjesë e repertorit ishin disa nga kompozitorët më të njohur të muzikës klasike, si Schumann, Glière, Haydn, Strauss dhe Beethoven.

    Felix Kleiser, i njohur jo vetëm për virtuozitetin por edhe për historinë e tij frymëzuese, solli në skenë një interpretim të jashtëzakonshëm që u duartrokit gjatë nga të pranishmit.
    Vetë artisti, i vlerësuar me një sërë çmimesh në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës, tha se ndihej i lumtur që mori pjesë në Festivalin e XX Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës.
    “Kam qenë në Tiranë disa  vite më parë dhe së fundmi mora një ftesë për të ardhur në Durrës dhe thashë pse jo. Nuk e dija që koncerti do të luhej në kishë, ndonjëherë është e vështirë të luash në mjedise të tilla, por është ide shumë e mirë dhe këtu më pëlqeu shumë ambienti, akustika ishte e mrekullueshme gjithashtu. Pashë shumë njerëz entuziastë në këtë koncert dhe më vjen mirë që e shijuan atë”, tha Klieser.
    Ky koncert ishte një dëshmi tjetër e fuqisë që ka muzika për të bashkuar kultura dhe për të sjellë art të vërtetë në zemrën e qytetit bregdetar./vizionplus.tv

  • Zbulohet piktura që Putin i dhuroi Trump-it

    Zbulohet piktura që Putin i dhuroi Trump-it

    Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar Donald Trump-it një portret misterioz në muajin mars, një dhuratë që tashmë është zbuluar publikisht nga vetë artisti. Portreti, i krijuar nga piktori i njohur rus Nikas Safronov, paraqet ish-presidentin amerikan duke ngritur grushtin lart në skenë, me gjak në fytyrë dhe një plagë të dukshme, një moment pas atentatit të dështuar ndaj tij në Butler, Pennsylvania në korrik të vitit 2024.Safronov, i cili ka portretizuar më parë figura botërore si Papa Françesku, Narendra Modi dhe Kim Jong Un, tha për CNN se ishte kontaktuar nga persona të paidentifikuar që e ftuan të pikturonte Trump-in “siç e shihte ai vetë”. Ai nuk kishte dijeni të plotë për porositësit, por dyshonte se pas tyre qëndronte Kremlini. “Më vonë më telefonoi vetë Putin dhe më tha se portreti ishte një hap i rëndësishëm për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në”, rrëfen artisti.
    Sipas Safronovit, ai vendosi të mos kërkojë pagesë për veprën, duke e konsideruar dhuratën si një gjest miqësor mes dy kombeve. Portreti, i përshkruar si “një vepër e bukur” nga ndërmjetësi i Trump-it, Steve Witkoff, e preku emocionalisht presidentin amerikan.Piktura tani ndodhet në Shtëpinë e Bardhë, pasi portreti zyrtar i Barack Obamës u zhvendos nga aty. Imazhi dramatik i Trump-it me grushtin lart dhe fytyrën e përgjakur u përdor si një simbol force dhe trimërie në fushatën e tij presidenciale.
    Kremlini nuk ka dhënë ende një koment zyrtar lidhur me këtë histori.

  • Artisti indian realizon portretin e Papa Françeskut në rërë

    Artisti indian realizon portretin e Papa Françeskut në rërë

    Katolikët në vendin më të populluar në botë po vajtojnë vdekjen e Papa Françeskut me mesha dhe takime lutjesh.Në shtetin e Odishës, një artist i njohur përdori tetë tonë metrikë rërë për të skalitur një imazh të Papa Françeskut në një plazh në Purif.
    “Sot është një humbje e madhe në mbarë botën,” tha artisti Sudarsan Pattnaik.Një 25-vjeçar nga Delhi tha se Papa e bëri të ndihej i vlerësuar si një anëtar i ri i Kishës Katolike.
    “Ai është Papa i parë që flet për inteligjencën artificiale, ndryshimet klimatike, martesat e të njëjtit seks dhe shumë më tepër”, tha Dass. “Ndërsa kohët po ndryshojnë vazhdimisht, kisha duhej të ndryshonte dhe ai e mori atë ndryshim kokë më kokë.”
    Percival Holt, 31 vjeç, nga Mumbai, kaloi kohë me Papa Françeskun ndërsa punonte në Sinodin për Rininë në Vatikan.
    Ai e përshkroi atë si “një person shumë të përulur që vinte shpesh në tryezën tonë dhe bisedonte me ne”.
    India shpalli tre ditë zie shtetërore, në të cilën flamujt kombëtarë do të valëviten në gjysmështizë./Opinion.al
     

  • Gjon’s Tears rikthehet në Eurovision 2025 si i ftuar special në Basel të Zvicrës

    Gjon’s Tears rikthehet në Eurovision 2025 si i ftuar special në Basel të Zvicrës

    Artisti shqiptar nga Zvicra, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin skenik “Gjon’s Tears”, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij si i ftuar special në “Eurovision 2025”, që këtë vit do të mbahet në qytetin Basel. Kjo ngjarje është veçanërisht e rëndësishme për Zvicrën, e cila rikthehet si mikpritëse e festivalit pas afro katër dekadash.Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë momente nga provat për performancën e tij speciale që do të prezantohet gjatë një prej netëve të festivalit më të madh evropian të muzikës.Festivali i “Eurovision 2025” do të zhvillohet më 13, 15 dhe 17 maj, ndërsa pjesëmarrja e Gjon’s Tears ka ngjallur entuziazëm të madh te fansat, të cilët e kujtojnë si një nga artistët më të pëlqyer të edicionit të vitit 2021, kur përfaqësoi Zvicrën dhe arriti vendin e tretë me këngën “Tout l’univers”.Për shqiptarët, prania e tij në këtë ngjarje mbetet një moment krenarie, ndërsa për Zvicrën, një rikthim festiv dhe simbolik në qendër të vëmendjes së skenës evropiane.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Artisti shqiptar nga Zvicra, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin skenik “Gjon’s Tears”, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij si i ftuar special në “Eurovision 2025”, që këtë vit do të mbahet në qytetin Basel. Kjo ngjarje është veçanërisht e rëndësishme për Zvicrën, e cila rikthehet si mikpritëse e festivalit pas afro katër dekadash.Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka ndarë momente nga provat për performancën e tij speciale që do të prezantohet gjatë një prej netëve të festivalit më të madh evropian të muzikës.Festivali i “Eurovision 2025” do të zhvillohet më 13, 15 dhe 17 maj, ndërsa pjesëmarrja e Gjon’s Tears ka ngjallur entuziazëm të madh te fansat, të cilët e kujtojnë si një nga artistët më të pëlqyer të edicionit të vitit 2021, kur përfaqësoi Zvicrën dhe arriti vendin e tretë me këngën “Tout l’univers”.Për shqiptarët, prania e tij në këtë ngjarje mbetet një moment krenarie, ndërsa për Zvicrën, një rikthim festiv dhe simbolik në qendër të vëmendjes së skenës evropiane.