Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka folur për herë të parë pas ndarjes së papritur të tij nga jeta. Në një deklaratë të ndjerë, ajo shprehu dhimbjen dhe respektin për bashkëshortin e saj.
“Dhe sinqerisht më vjen keq që sot këtu të dal para jush të flas për ndërrimin e jetës së bashkëshortit tim, të një babai të mrekullueshëm, një artisti të mrekullueshëm me shumë virtyte, një artisti shumë modest”, tha ajo.
Selvije tregoi gjithashtu lidhjen e veçantë që kishte me artistin nga Tetova.
“Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si Drita”.
Ajo përmendi edhe djalin e tyre, Roelin, që është vetëm 3 vjeç e gjysmë.
“Ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregojë.
Por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpatin dhe ai është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të ketë gjithçka të mirat”.
Fjalët e Selvijes për jetën dhe kontributin e Kasapit si artist dhe baba, tregojnë dhimbjen e madhe të familjes pas kësaj humbjeje.
Tag: artisti
-

“Nuk e di se si t’i tregoj djalit”/ Pas vdekjes së Shpatit, bashkëshortja e tij flet mes lotësh: Baba i mrekullueshëm
-

‘WC’-ja legjendare prej ari del në ankand në New York me çmim fillestar prej 10 mln $
Shtëpia e ankandeve Sotheby’s njoftoi se më 18 nëntor në Nju Jork do të nxjerrë në shitje një skulpturë nga artisti italian Maurizio Cattelano të quajtur “Amerika” – një tualet plotësisht funksional i bërë prej ari të pastër.
Çmimi fillestar do të përcaktohet sipas vlerës së 101.2 kilogramëve ari nga i cili është bërë vepra, e cila aktualisht arrin në rreth 10 milionë dollarë, sipas shtëpisë së ankandeve, raporton AP.
Kupa dhe cisterna e artë, të përshkruara nga artisti si një koment satirik mbi pasurinë dhe barazinë, janë identike me një të vjedhur nga Pallati Blenheim në Angli në vitin 2019.
Origjinali nuk është gjetur deri më sot dhe policia beson se ndoshta është shitur në copa.
“Amerika” do të jetë në ekspozitë në selinë e re të shtëpisë së ankandeve në ndërtesën Breuer në Nju Jork nga 8 nëntori deri në ditën e ankandit.
Vizitorët do të jenë në gjendje ta shohin atë, por, siç theksohet në njoftim, jo ta përdorin atë.
Catelan njihet për veprat provokuese, përfshirë skulpturën “Komediani” – një banane e ngjitur në mur, e cila u shit në vitin 2024 për 6.2 milionë dollarë, dhe skulpturën e Hitlerit – “Ai”, e cila u shit për 17.2 milionë dollarë.
-

Nga Big Brother VIP në bamirësi: G-Bani rinovon banesa për familjet shqiptare
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G-Bani, ka treguar një anë të re të tij duke nisur një iniciativë humanitare për të ndihmuar familjet shqiptare që jetojnë në kushte të vështira. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, artisti ka ndarë pamje nga gjendja e rënduar e një familjeje dhe ka bërë të ditur se do të angazhohet personalisht për të rinovuar plotësisht banesën e tyre. Iniciativa ka marrë menjëherë vëmendjen dhe përkrahjen e publikut.
Pas publikimit të videos, G-Bani tregoi se ishte përmbytur nga mesazhe në “inbox” nga persona që kërkonin ndihmë për të afërmit e tyre. “Nuk e kam ndjerë kurrë më shumë se tani se sa shumë njerëz kanë nevojë për mbështetje,” shkroi ai.
Artisti bëri apel për ndihmë ndaj ndërtuesve dhe bizneseve që mund të kontribuojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve në skamje. Ai theksoi se ndërtuesi që fillimisht e mbështeti nuk mund të përballojë të gjitha rastet dhe u lut për bashkëpunim të mëtejshëm: “Jam i gatshëm t’i lidh palët për të shmangur çdo hije dyshimi për keqpërdorim të bamirësisë.”
G-Bani gjithashtu nënvizoi se dëshiron të përdorë popullaritetin e tij për qëllime të mira, pavarësisht mungesës së mbështetjes financiare të madhe: “Po të kisha koncerte të mjaftueshme, do ta bëja vetë,” tha ai. Megjithatë, pavarësisht periudhës jo të fortë profesionalisht, artisti synon të lërë pas një gjurmë të vlefshme për njerëzit në nevojë. -

Politika e do artistin jo partner. Jo rival. Por dekor!
Editorial/ Nga Ervin Bejleri
Nuk e di pse, por në këtë vend, artisti nuk është kurrë në qendër të vëmendjes.
Në kohën kur duhej të ishte zëri i shpirtit, është kthyer në zë të sfondit.
Sepse… në Shqipëri, politika e ka dhunuar artin. E ka dashur dhe e do vasal, të bindur. Që të lutet për një fond, për një skenë, a për një projekt.
Politika e do artistin jo partner. Jo rival. Por dekor.
Një dekor në foto duke mbjellë pemë, që poston e riposton kur u duhet dhe hesht kur i kërkohet.
Sepse politika nuk do rivalë. Dhe artisti është rivali më i rrezikshëm për të:
Artisti i zë skenën, pushton mendjet, fiton me fjalë, jo me pushtet.
Dhe kjo i tremb.
Unë vij nga Teatri.
Teatri të bën njeri. Për të ngrënë e për tu shumuar e bëjnë edhe kafshët. Po teatër, jo. Teatri është ushqim i shpirtit. Por ja që politika i shemb edhe Teatrot…
A mund të ndryshojë një artist një qytet? Një vend?
Nuk është se ka ndonjë rregull për këtë.
Sepse kemi parë një aktor që u bë hero në luftë — Zelensky.
Dhe kemi parë një piktor që u bë kryeministër, por që sot drejton një vend me më shumë varfëri, më shumë korrupsion, dhe më pak liri.
Pra, nuk mjafton të vish nga arti. Duhet të kesh brenda dhe të mos e humbasësh shpirtin e artit. Atë që të bën njeri. Empatinë. Ndjeshmërinë. Aftësinë për t’i parë njerëzit jo si spektatorë të suksesit tënd personal, por si bashkëaktorë në këtë qytet.
Tirana na ka mësuar që arti nuk bën dot ndryshim duke lyer fasadat e pallateve. Arti mund të bëjë ndryshim duke përmirësuar jetën, duke zbukuruar shpirtin e atyre që jetojnë brenda atyre mureve, pas atyre fasadave. Atëherë ndoshta mund të bësh një ndryshim të vërtetë.
Një artist në politikë mund të bëjë një ndryshim të madh për mirë, ose një ndryshim të madh për keq.
Pyetja është: Je artist i njerëzve, apo je artist i salloneve?
-

Ora e artit dhe e luksit! Dhurata e Mozzik për veten në 30-vjetorin e lindjes
Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, mbush 30 vjeç më 29 shtator dhe ka zgjedhur ta festojë në mënyrën më luksoze të mundshme. Aktualisht i ndodhur në Zvicër, artisti ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave.
Gramos Aliu, siç quhet me emrin e tij të vërtetë, ka blerë një orë të markës së famshme Richard Mille, e cila karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra në rrjetet sociale, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove, duke e renditur ndër investimet më të shtrenjta të reperit.
Në mesin e fotografive të shpërndara nga vetë Mozzik, ai shihet duke pozuar pranë godinës së Administratës Tatimore të Kosovës. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, pasi vetëm një vit më parë artisti u dënua nga ATK me një gjobë prej gjysmë milioni euro. Për shumëkënd, ky veprim shihet si një lloj ironie ose mesazh i koduar nga ana e tij.
Pavarësisht polemikave që shpesh kanë shoqëruar emrin e tij, Mozzik mbetet një nga emrat më të fuqishëm të skenës muzikore shqiptare. Ai numëron një sërë hitesh që kanë thyer rekorde klikimesh, si dhe bashkëpunime të rëndësishme që e kanë bërë ndër më të kërkuarit në tregun muzikor.
-

Gjiko rrëfen historinë e dashurisë me Elitën: Ishte dashuri me shikim të parë
I ftuar ne ‘S’e luan topi’ ka qenë artisti i njohur Gjiko. Këngëtari ka ndarë me publikun histori të veçanta nga jeta e tij, duke filluar nga fëmijëria, pasioni për muzikën, deri tek krijimi i familjes. Gjiko tregoi se takimi i tij me moderatoren Elita Rudi ishte një moment vendimtar. Ai pranoi se që në intervistën e parë i kishte thënë se ajo do të bëhej gruaja e tij. “Ka qenë dashuri me shikim të parë,” – tha ai, duke shtuar se energjia, humori dhe traditat familjare ishin ato që i bashkuan.
Për këngëtarin, cilësia më e veçantë e bashkëshortes së tij është fakti që nuk lëkund bindjet e saj për askënd. “Kjo e bën një nënë të vendosur dhe një grua me karakter të fortë, gjë që unë e admiroj jashtë mase,” – u shpreh ai.
Në fund të intervistës, Gjiko dha edhe një premtim publik: së shpejti do t’i dedikojë një këngë Elitës. “Ajo e meriton, e meriton gjithë botën,” – tha artisti, duke e përmbyllur bisedën me një deklaratë dashurie.
‘Ishte me të gjitha. Unë si njeri gjithmonë e kam ditur se çfarë dua në jetën time dhe nuk është se kam gabuar ndonjëherë me ndonjë gjë. Me Elitën ka qenë edhe energjia, gjeneza. Në kuptimin që si familje ata janë shumë të mirë, kur përputhet sensi i humorit, aspiratat për jetën dhe tradita familjare atëherë nuk besoj se mund të ketë diçka që të mund të shkojë keq. -

Artisti Naun Shundi ndërpret punën në teatër, shkak problemet shëndetësore! Dërgohet për kurim të specializuar në Francë
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur, Naun Shundi, po përballet me një betejë me shëndetin e tij që e ka detyruar të lërë punën në teatrin që ka themeluar vetë dhe që për të është vetë jeta.
Projekti i radhës i artistit ishte vënia në skenën e veprës “Il commissario daltonico a teatro” (Komisari daltonik). Shfaqja ndërthur humorin, misterin dhe absurdin. Por, përmes një postimi në rrjetet sociale, Teatri Zonja e Bujtinës njoftoi se ky produksion është pezulluar, për shkak të problemeve shëndetësore të regjisorit.
“Për të gjithë ata që dinin se do të nisim punën për një vepër të re, ju themi se për arsye shëndetësore të regjisorit Naun Shundi, nuk do të realizohet ky produksion kaq i dëshiruar për ne si Teatri Zonja e Bujtinës. Shpresojmë shumë që kjo sfidë me shëndetit të kalojë shpejt dhe mirë”, thuhet në postim.
Për kurim të specializuar, artisti i madh shqiptar ndodhet në një spital në Francë, ku trajtimi shoqërohet me kosto të larta financiare e qe deri tani i ka perballuar familja e tij.
Vetëm pak ditë më parë, Teatri Zonja e Bujtinës, i themeluar nga Naun Shundi dhe bashkëshortja e tij, Raimonda Shundi, shënoi 3-vjetorin e krijimit. Përmes nëj videomesazhi për të gjithë artdashësit, regjisori u ndal te rëndësia e teatrit e veçanërisht e krijimeve shqiptare. Vazhdimisht, artisti ka theksuar rëndësinë e ‘të folurit shqip’ në skenat e teatrit në vendin tonë.
“Teatri po i largohet teatrit dhe po afrohet më tepër drejt biznesit, drejt komercialitetit. Është e vërtetë që teatri pa fonde, pa para, nuk bëhet, por ama të jetë qëllimi kryesor i teatrit… ta orientosh drejt parasë, do ta vdesësh! Nuk do të jetë më teatër, do të jetë një shitore që shet mallra pa vlerë. Ju lutem, të heqim dorë nga kjo mani, të përpiqemi të bëjmë teatër sikurse spektatori e meriton. Bëj thirrje që çdokush të luftojë ta mbajë gjallë teatrin dhe ta çojë para. Është një krijesë mijëravjeçare dhe është në turpin tonë, nëse ne e detyrojmë të vdesë”.
Ndërkohë, shfaqja e fundit që vetë Shundi shkroi dhe vuri në skenë ishte monodrama “Njeriu i Pyllit”. Monokomedia tragjike shtron probleme dhe pikëpyetje jo vetëm për njeriun dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, por edhe për çdo gjallesë tjetër. Në të trajtohen probleme të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërmjet të gjitha llojeve, problemeve të luftës njerëzore, probleme të jetës dhe të vdekjes. E në fakt, “Njeriu i Pyllit”, dukej se ishte vetë Shundi, që personazhin e krijuar prej tij e solli në skenë me shumë mjeshtëri.
Në këto çaste të vështira për të dhe familjen, Top Channel, i uron shërim të shpejtë regjisorit të njohur dhe rikthimin në teatrin, ku ka kontribuar për më shumë se 40 vite.Top Channel
-

Kur arti fluturon: Thirrja e Berat Hasanit për Kosovën, nga lartësitë e qiejve
Diellza Gashi
Në një avion mes reve, atje ku horizonti bëhet paqe dhe zhurma shuhet në tingujt e motorëve, një akt i vogël shpërtheu si një dritë e ngrohtë në mes të rutinës. Në vend të një reklame të zakonshme për pushime, shfaqet një skicë. E bardhë dhe e zezë. E heshtur, por e fortë. E vendosur me dorën e një artisti.
Një peizazh i thjeshtë, por tronditës në bukurinë e tij të qetë: një rrugë që futet në një tunel malor, një urë që kapërcen një përrua, shkëmbinj që ngrihen si rojtarë të përjetshëm të natyrës së egër. Dhe mbi të gjitha, një thirrje e vogël, në cepin e sipërm: “Visit Kosovo.”
Sa shumë mund të thotë një fjalë kur del nga një zemër që e do vendin e vet!
Artisti Kosovar, Berat Hasani publikoi në rrjetet sociale artin e tij gjatë një fluturimi, përmes të cilit nuk kërkoi vëmendje, nuk postoi një fushatë, nuk bëri zhurmë. Thjesht zëvendësoi një poster komercial me dashurinë e vet për vendin, të skicuar, të menduar, të dhënë si dhuratë për këdo që do ta shihte. Një veprim që flet me zërin e atyre që nuk harrojnë rrënjët, edhe kur janë lart në qiell.
Kosova, me natyrën e saj të paprekur, me rrugët që përdridhen nëpër male si damarë të gjallë, me urat që lidhin brigje, njerëz, histori shfaqet në këtë skicë si një ftesë, si një kujtim, si një premtim i bukurisë që pret të zbulohet.
Në një botë ku çdo hapësirë është kthyer në vend për të shitur, ky ishte një vend për të ndjerë. Një vend për të kujtuar se arti është ende gjallë, se dashuria për atë që është e jotja, nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, por për gjeste të vogla që digjen si flakë të heshtura në errësirë.
Dikush, diku, do ta shohë këtë skicë dhe do të pyesë: “Ku është kjo?”Dhe ndoshta, vetëm ndoshta, do të zbresë një ditë në tokën e Kosovës. Jo sepse e pa në një reklamë me zbritje, por sepse një artist vendosi ta thërrasë me shpirtin e tij. Berati i Kosovës. Kosova e Beratit…/KultPlus.com
-

G Bani shpallet ”non-grata” në Kosovë, i anulohet edhe koncerti
Showbiz E Premte, 1 Gusht 2025 18:17
G Bani, një nga banorët më të diskutuar të ”Big Brother Albania Vip 4”, është shpallur ”non-grata” në Drenas të Kosovës. Gjithçka erdhi pas një deklarate në TikTok. Artisti në një video ku shprehej i revoltuar ndaj komenteve fyese që kishte marrë, u shpreh ndër të tjera: “Po të dija që janë kaq racistë ndaj meje, nuk do të më ndjente as në ‘99-ën”.
Kjo fjali u konsiderua e papranueshme nga organizatorët e festivalit “Muaji i Mërgatës” në Drenas, të cilët njoftuan anulimin e koncertit të planifikuar për mbrëmjen e nesërme. Në një deklaratë zyrtare, ata shprehën shqetësimin e tyre ndaj gjuhës së përdorur nga artisti.“Si organizatorë të këtij festivali e konsiderojmë të papranueshme gjuhën fyese dhe mungesën e etikës në komunikim. Ky festival tashmë gëzon reputacion të lartë dhe nuk mund të jetë platformë për artistë që shfaqin qëndrime denigruese ndaj qytetarëve tanë”, thuhet në njoftim.
Pas anulimit të koncertit, G Bani reagoi sërish me një video, ku tha se komentet e tij ishin të drejtuara ndaj një grupi ndjekësish që e kishin fyer, dhe jo ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës. Sipas organizatorëve, fjalët e tij e kishin kaluar kufirin e tolerueshëm dhe vendimi për anulim mbetet i pakthyeshëm.
