Nga Julia Vrapi
Punët e mbi 50 artistëve nga Kosova janë ekspozuar në Tiranë. Ekspozita që u hap në ditën e parë të shtatorit është një prezantim i artit vizual bashkëkohor të Kosovës. Në ekspozitë shëtitëse me mbi 50 artistë nga Kosova, që vjen e kuruar dhe organizuar nga Kamuran Goranci dhe sjell për publikun, një tjetër manifestim të vlerave artistike të një kombi. Ekspozita u hap në galerinë FAB të Universitetit të Arteve në Tiranë dhe përmban punime në pikturë, skulpturë, etj. Ekspozita këtë shtator bëhet edhe pjesë e jetës artistike në Tiranë, por këtë herë në galerinë FAB të Universitetit të Arteve ajo sjell një prezantim të artit vizual bashkëkohor.
Ekspozita shëtitëse e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës (AAVK) që është një prezantim i gjerë dhe i shumëllojshëm i artit vizual bashkëkohor të Kosovës, ku takohen gjenerata të ndryshme krijuesish në një dialog të pasur artistik u çel me prezencën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës z. Skënder Durmishi, rektorit të Universitetit të Arteve prof. dr. Erald Bakallit, sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës z. Bislim Bislimi, artistëve të ndryshëm dhe pedagogë të arteve. Në tekstin kuratorial rreth ekspozitës thuhet se ky projekt sjell në një hapësirë të vetme përvoja të ndryshme krijimtarie. “Nga artistët me rrugëtim të gjatë e të konsoliduar, deri tek zërat e rinj që kërkojnë gjuhë ë reja shprehjeje. Punët e ekspozuara përmes pikturës, skulpturës, fotografisë dhe formave të tjera bashkëkohore pasqyrojnë jo vetëm arritjet estetike, por edhe historinë kujtesën dhe frymën kërkuese të artit kosovar”, thuhet për këtë ekspozitë.
Ekspozita synon të forcojë urat kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë
Punimet në pikturë apo dhe skulpturë janë vetëm disa prej asaj çfarë prezanton kjo ekspozitë që këtë fillim shtatori u hap në Tiranë. Sipas kuratorit Goranci, në çdo vepër publiku do të gjejë një ndërthurje të kujtesës dhe vizionit për të ardhmen një takim mes traditës dhe eksperimentit, ku arti bëhet dëshmi, pyetje dhe ftesë për dialog. “Këto krijime nuk qëndrojnë të izoluara brenda mureve të galerisë-ato flasin përtej kufijve, duke e bërë artin, një gjuhë universale që bashkon Tiranën me Prishtinën dhe më gjerë. Ekspozita shëtitëse e AAVK-së synon të forcojë urat kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur një hapësirë komunikimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë mes artistëve, institucioneve dhe publikut të gjerë. Galeria FAB, në këtë rast shndërrohet në një vendtakim idesh, ndjesish dhe vizionesh, ku arti nuk është thjesht një pasqyrë e realitetit, por edhe një mjet për të parë botën ndryshe”, vijon më tej teksti kuratorial. Ekspozitat e artit si pjesë e aktiviteteve kulturore në Tiranë janë pjesë e rëndësishme e jetës artistike, artdashësit njihen me prurjet në krijimtari të artistëve, ku dhe kjo që po vijon ditët e saj në galerinë FAB sjell një prezantim i artit vizual bashkëkohor të Kosovës. Por në vijim të aktivitetit artistik, Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës në bashkëpunim me Flori Galery, për nder të 4 Korrikut Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizoi më parë një ekspozitë kolektive me anëtarët e AAVK-së, që u hap në Prishtinë.
Tag: artistëve
-

Ekspozita me punime të mbi 50 artistëve nga Kosova në Tiranë, një prezantim i artit vizual bashkëkohor
-

Lewis Capaldi: Gratë në muzikë përballen me një standard më të lartë se burrat
Lewis Capaldi ka folur hapur për diferencat mes artisteve femra dhe meshkujve në industrinë e muzikës. Në një intervistë për podcastin Creativo më 11 gusht, këngëtari skocez 28-vjeçar theksoi se gratë shpesh përballen me një “shkop më të lartë matës” dhe një analizë më të ashpër në krahasim me kolegët e tyre burra.
Duke diskutuar mbi rikthimin e muzikës pop, ai veçoi emra si Chappell Roan, Sabrina Carpenter dhe Olivia Rodrigo, duke thënë se “janë gratë ato që po e udhëheqin këtë valë të re dhe po krijojnë muzikën më interesante të momentit”.
Capaldi shtoi se performancat e artisteve femra shpesh janë më të menduara dhe më të kompletuara, ndërsa shumë burra, përfshirë edhe vetë atë, mjaftohen me të dalin në skenë me xhinse e një bluzë të thjeshtë. “Një artiste femër nuk do të lejohej të këndonte në skenë me një T-shirt dhe pa bërë kujdes në detaje,” tha ai, duke e cilësuar këtë si të padrejtë.
Ai përmendi se ka përjashtime si Harry Styles, Benson Boone apo Conan Gray, të cilët sjellin më shumë teatralitet në performancat e tyre, por theksoi se përgjithësisht gratë përballen me pritshmëri më të mëdha.
Pas një pauze dyvjeçare për shkak të ankthit dhe sindromës Tourette, Capaldi u rikthye këtë vit në skenë duke surprizuar publikun në Glastonbury 2025. “Është kaq mirë të jem sërish këtu,” tha ai me emocion, duke shtuar se donte të fliste pak për të mos shpërthyer në lot.
Lewis Capaldi ka folur hapur për diferencat mes artisteve femra dhe meshkujve në industrinë e muzikës. Në një intervistë për podcastin Creativo më 11 gusht, këngëtari skocez 28-vjeçar theksoi se gratë shpesh përballen me një “shkop më të lartë matës” dhe një analizë më të ashpër në krahasim me kolegët e tyre burra.
Duke diskutuar mbi rikthimin e muzikës pop, ai veçoi emra si Chappell Roan, Sabrina Carpenter dhe Olivia Rodrigo, duke thënë se “janë gratë ato që po e udhëheqin këtë valë të re dhe po krijojnë muzikën më interesante të momentit”.
Capaldi shtoi se performancat e artisteve femra shpesh janë më të menduara dhe më të kompletuara, ndërsa shumë burra – përfshirë edhe vetë atë – mjaftohen me të dalin në skenë me xhinse e një bluzë të thjeshtë. “Një artiste femër nuk do të lejohej të këndonte në skenë me një T-shirt dhe pa bërë kujdes në detaje,” tha ai, duke e cilësuar këtë si të padrejtë.
Ai përmendi se ka përjashtime si Harry Styles, Benson Boone apo Conan Gray, të cilët sjellin më shumë teatralitet në performancat e tyre, por theksoi se përgjithësisht gratë përballen me pritshmëri më të mëdha.
Pas një pauze dyvjeçare për shkak të ankthit dhe sindromës Tourette, Capaldi u rikthye këtë vit në skenë duke surprizuar publikun në Glastonbury 2025. “Është kaq mirë të jem sërish këtu,” tha ai me emocion, duke shtuar se donte të fliste pak për të mos shpërthyer në lot. -

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, Presidenti Begaj shpreh ngushëllimet: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të regjisorit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.
Në një reagim zyrtar, Begaj, shprehet se plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.
“Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll.
Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!
Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, – u shpreh Presidenti Begaj.Top Channel
-

‘Point of View’, urë krijuese mes artistëve shqiptarë dhe austriakë
Projekti artistik “Point of View” u zhvillua si pjesë e shkëmbimit kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë, një nismë që synon të forcojë lidhjet artistike ndërkombëtare dhe të promovojë krijimtarinë bashkëkohore.
Organizuar nga platforma “Satellite Zone”, e njohur për mbështetjen e ndërveprimit ndërkulturor mes artistëve, ky projekt solli në vëmendje zëra të rinj dhe vizione origjinale nga skena artistike shqiptare.
Dy artistet shqiptare, Inda Sele dhe Kristanja Çene, ishin pjesë e kësaj nisme, duke prezantuar punët e tyre përmes një qasjeje personale dhe eksperimentale.
Veprat e tyre shpalosën perspektiva unike mbi realitetin, identitetin dhe përkatësinë kulturore, duke krijuar një hapësirë të hapur për dialog, reflektim dhe komunikim përmes artit.
“Point of View” nuk ishte vetëm një ekspozitë apo shfaqje, por një takim krijues që theksoi fuqinë e artit për të kapërcyer kufijtë gjeografikë dhe për të ndërtuar ura mes kulturave të ndryshme.
Projekti u mbështet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), si një dëshmi e angazhimit për nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e artit bashkëkohor./atsh/KultPlus.com
-

Nata e serenatave! Pjesë e MIK Festival në Korçë, interpretimet e artistëve korçarë
Me tingujt e serenatave dhe artistë korçarë që iu rikthyen publikut për t’i dhuruar emocione, u mbyll MIK Festival në qytetin e Korçës.
E konceptuar si nata Retro Passion, mbrëmja u zhvillua në lulishten Themistokli Gërmenji. Zërat e artistëve, nën tingujt e kitarës dhe instrumentave të tjerë, u harmonizuan me gjithçka përreth dhe sollën një natë karakteristike korçare.
Për artistët pjesëmarrës, mes të cilëve disa që iu rikthyen skenës pas dekadash, por edhe të rinj që ruajnë këtë traditë, serenata korçare mbetet një aset i çmuar.
Për organizatoren Inva Mula, ky edicion i festivalit solli mbrëmje të veçanta dhe emocione të forta si për publikun ashtu edhe për artistët pjesëmarrës.
Me nostalgjinë e serenatave dhe emocionin e rikthimit në skenë, nata Retro Passion përmbylli me sukses edicionin e sivjetëm të MIK Festival. Një mbrëmje ku muzika, kujtimet dhe dashuria për Korçën u bënë një.Top Channel
-

Artistët:Ekspozita e grupit “Muri” vazhdon rrugëtimin,në punime secili ruan identitetin, formatin dhe mjeshtërinë e vet
Nga Julia Vrapi
Ekspozita e artistëve të grupimit “Muri” vazhdon rrugëtimin e saj me piktura, skulptura, karikatura dhe punime në qeramikë. Artistët që janë pjesë e këtij grupi po vijojnë me ekspozitën e tyre në qytete të ndryshme të vendit me një larmi veprash. Ekspozitën e radhës artistët e grupimit “Muri” e hapën ne galerinë “Edward Lear”.
Kjo është ekspozita e shtatë e këtij grupimi artistësh e kuruar nga Dejan Duhanxhiu, ku janë ekspozuar një larmi veprash të zhanreve të ndryshme, një gërshetim pikturash skulpturash qeramikash dhe karikaturash, të konceptuara si dialog i hapur me publikun. Për veçoritë artistike dhe aktivitetin e grupit “Muri” kryetari i tyre piktori i njohur Adrian Devolli thotë se ekspozita po vijon rrugëtimin e saj, ku niveli artistik është kryesor. “Ekspozita e grupimit të artistëve “Muri” është në vazhdën e rrugëtimit të saj si ekspozitë. Kjo ekspozitë që u hap në galerinë “Edward Lear” të Beratit ka ndryshim krahasuar më ato tjerat më parë.
Autorët vijnë me vepra për mendimin tim, të cilat kanë një evolucion artistik shumë më lart se sa ekspozitat më parë të grupimit “Muri”. Kjo tregon që funksionimi i artistëve në bashkësi sjell vlera të mëdha cilësore. Kjo ndodh sepse çdo autor përpara se të marrë pjesë në ekspozitë, duke e ditur se do përballet me kolegët e tij ka tjetër impenjim, përkushtim. Kjo lloj përgjegjësie bën që vetvetiu vepra e artit në këtë ekspozitë ka tjetër pritshmëri”, thotë piktori Adrian Devolli. Grupimi i artistëve “Muri” ekspozitën e parë e hapi në dhjetor 2021 në Galerinë e Artit Tiranë. Formimi i grupit “Muri” ishte njoftuar më herët dhe pas ekspozitës së parë, të tjera u hapën në vijim të aktivitetit artistik të artistëve.
Artistë që kanë krijuar identitetin e tyre
Në këtë ekspozitë të shatë janë ekspozuar punë nga Leon Çika, Agron Polovina, Llambrini Dena, Adrian Devolli, Arben Meksi, Marjana Goxhabelliu, Idriz Balani, Luan Boriçi, Fatmir Tufina, Fatmir Minga, Violeta Kongo, të ftuar janë Nasuf Myftari dhe Arian Kalari. Anëtar i grupimit të artistëve “Muri” skulptori i njohur Idriz Balani veprat e të cilit janë ekspozuar në këtë galerinë “Edward Lear” në Berat thotë se në këtë ekspozitë janë emra artistësh që kanë krijuar identitetin e tyre.
“Në punime secili ruan identitetin e vet, ruan formatin e vet, mjeshtërinë e vet. Janë emra artistësh që kanë krijuar identitetin, stilin e tyre dhe përmbajtjen dhe secili ka fytyrën e tij. Në këtë ekspozitë secili vjen me punime të reja ose ndoshta edhe me një punë edhe më parë”, thotë skulptori i njohur Idriz Balani, ku ndër punimet e tij në ekspozitë një është për Leon Çikën që u nda nga jeta më 9 janar 2025 dhe një tjetër për piktorin dhe poetin Faslli Haliti i ndarë nga jeta në 16 tetor 2020. Grupimi i artistëve “Muri” vjet hapi në muajin nëntor ekspozitën e gjashtë në Galerinë e Arteve në Vlorë, për të vijuar me ekspozitën e shtatë në galerinë “Edward Lear”. Kjo ekspozitë që u hap më 24 qershor në Berat do të qëndrojë deri në datën 14 korrik.
-

Rikthehet “MIK Festival”, edicioni i tetë do të zhvillohet me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë e ndërkombëtarë
Music International Korça Festival rikthehet këtë korrik në edicionin e tij të tetë me pjesëmarrjen e artistëve të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Për katër ditë rresht, nga data 10-13 korrik, qyteti juglindor do të gjallërohet nga muzika dhe kërcimi.
Do të nisë me një koncert që ndërthur këngët tradicionale shqiptare dhe kineze, krahas Genc Tukiçit, artdashësit do të shijojnë instrumentin erhu nga Guo Gan.
Ndërsa aktiviteti kryesor i takon ditës së dytë, me koncertin homazh kushtuar tenorit Gaqo Çako në 90-vjetorin e lindjes, që rikthen në skenën shqiptare Tatjana Kora Elmazin si dhe nxënësin e tij, Kastriot Tushën.
Mbrëmjen e 12 korrikut, fushat e gjelbëruara të Drenovës do të shndërrohen në një skenë magjike, me shfaqjen e stilit vjenez, dedikuar Johan Strauss në 200-vjetorin e lindjes, me të ftuar special balerinët Eno Peçi dhe Adela Muçollari.
MIK që organizohet për të tetin vit nga Inva Mula në Korçë do të përmbyllet me një mbrëmje të veçantë, ku do të interpretojnë ata që muzikën e kanë pasur gjithnjë pasion, por nuk kanë mundur ta zhvillojnë, ndërsa surpriza më e madhe do të jetë dueti i sopranos me djalin e saj, për të cilin nuk tregon detaje, por fton publikun ta zbulojë gjatë festivalit.
Top Channel
-

“Dy kalorës të arteve pamore”, ekspozohen veprat e Arben Bajos dhe Gazmend Lekës në Luzat
Vepra e dy mjeshtrave të mëdhenj Arben Bajo dhe Gazmend Leka janë ekspozuar në Luzat të Tepelenës. Një galeri e re arti ka gjallëruar jetën e banorëve atje. Ekspozita “Dy kalorës të arteve pamore” u hap në praninë e artistëve të ndryshëm, dashamirësve të artit dhe më gjerë. Piktori Gazmend Leka vlerëson punën që është bërë me këtë galeri arti, ku janë ekspozuar dhe një sërë veprash të tij pjesë e koleksionit “Kalo”. “Unë kam po të njëjtin emocion si në një galeri të madhe jashtë shtetit apo si këtu. Ku ta gjej që në çdo fshat të ketë mundësi që të ekspozohen veprat e artistëve. Arti nuk mund të shpërndahet vetëm në Shkodër, Pogradec, Vlorë, etj. Në Luzat më pritën me shumë dashuri. Ata kishin dashuri të madhe për artistin”, thotë piktori Gazmend Leka.
Fondacioni “Kalo” dhe Bashkia Tepelenë po bashkëpunojnë prej rreth një viti, duke sjell artet pamore në Luzat, ku në vijim ishte dhe ekspozita me veprat e dy artistëve të mirënjohur. Përparim Kalo thotë se galeria “Kalo” ka 7 vepra të skulptorit Arben Bajo përfaqësuese në koleksion, po ashtu sipas tij edhe veprat e Gazmend Lekës e nderojnë dhe fuqizojnë koleksioni, ku janë rreth 50 vepra, piktura mbi pëlhurë, e mbi dru, tematika e të cilës janë një vlerë më vete, tekst i kundrojmë në mjediset ku ato janë vënë. Përparim Kalo shprehet se Arbeni Bajo dhe Gazmend Leka ishin shokë pune, ishin kalorës betejash, se dhe arti është fushë beteje në llojin e vet. “Edhe aty nevojitet një kalë. Secili prej tyre kishte kalin e vet për të dalë fitimtar në betejë.
Për Gazmendin kali qe herë ngjyra e arrirë, herë tema, përmbajtja e veprës, ndërsa kali i Arbenit ishte ngjizja dhe pjekja në perfeksion e trupave, portreteve dhe e çdo gjëje që i shihte syri dhe i prekte dora, gjer në ledhatim”, thotë ai. Dy korifenj i bashkuan në këtë ekspozitë përuruese të galerisë së re, që siç thotë Përparim Kalo i shton vlerat Luzatit të bukur. “Jo thjesht se ata ishin miq dhe krijonin një binom të pandashëm, por edhe sepse punët e tyre rrinë padyshim shumë mirë përkrah njëra- tjetrës, duke i dhënë hijeshi kësaj galerie ngritur mes gurësh, shkëmbinjsh, burrash e grash të forta të kësaj vatre me tradita të vyera”, shprehet Përparim Kalo më tej.
Sipas tij ata janë njerëz sa të fortë po aq edhe të ngrohtë e të dashur madje dashamirës ndaj artit, siç kanë dëshmuar prej një viti duke u bërë promotorë të “LuzatArt”, iniciativë që synon zhvillimin e fshatit përmes artit. Fshati Luzat mirëprit dhe në gusht të një viti më parë grupin e artistëve nga Shqipëria dhe Kosova, që promovuan përmes artit bukuritë dhe vlerat. -

Abaz Hado e Guri Madhi në ekspozitë, veprat e dy artistëve sjellin traditën dhe modernizmin
Ekspozita “Together” është çelur së fundmi në Tiranë, ku artisti Abaz Hado ka sjellë, veç veprave të tij, edhe një pjesë të krijimtarisë së piktorit Guri Madhi. Përmes një paralelizmi kohësh, në këtë hapësirë arti bashkohen pasionet dhe historitë, ku shpaloset një përzierje mes modernizmit dhe traditës dhe reflektohet ndikimi i përvojave që ka pasur secili artist.
Për Abaz Hadon, këto vepra janë një ftesë për reflektim dhe eksplorim, ku çdo vizitor mund të shohë dhe përjetojë një histori të përbashkët përmes syve të dy artistëve që, megjithëse kanë jetuar në kohë të ndryshme, bashkohen për të krijuar një përvojë të jashtëzakonshme.
Ekspozita “Together” mund të vizitohet deri në fund të muajit dhe është një formë homazhi për të risjellë edhe njëherë pranë publikut krijimtarinë e piktorit Guri Madhi. -

Aktorët: Shteti duhet të investojë për teatrin në vend, nuk kemi as status të artistit
Nga Julia Vrapi
Investimi për teatrin në vend, politikat që janë ndjekur apo dhe statusi i artistit janë disa prej shqetësimeve që shprehin artistët. Edhe në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, që u shënua të enjten më 27 mars, aktorët shprehën kritika në drejtim të institucioneve. Në këtë ditë artistët u shprehën për më shumë vëmendje për teatrin në vend, rritje të investimeve, etj. Aktori Ilirian Ali sjell në vëmendje dhe rëndësinë që ka teatri dhe arti në përgjithësi për shoqërinë. “Në këtë Ditë Botërore të Teatrit shteti duhet të kthejë sytë dhe të investojë për teatrin, për aktorët. Bota është qytetëruar dhe emancipuar nga teatri dhe nga arti në përgjithësi. Qeveria dhe shoqëria duhet të kthehet në teatër. Të argëtohet, të mësojë dhe të shikojë jetën.
Të shkëputet nga jeta virale të paktën për dy orë; po ashtu edhe fëmijët, nxënësit , të shikojnë teatër, të shikojnë një ngjarje të mishëruar në personazhe të gjallë”, thotë aktori Ilirian Ali. Një tjetër aktor, Vladimir Doda në Ditën Botërore të Teatrit u shpreh gjithashtu me kritika për çfarë ndodh, duke sjellë në vëmendje se kjo ditë i gjeti aktorët pa status të artistit edhe pse është një kërkesë që po vijon prej vitesh në drejtim të institucioneve. “Situata aktuale është që kemi një ish drejtor të shkarkuar, kemi një festival teatri mbarëkombëtar të anuluar kjo dhe për gjendjen e Teatrit në Kosovë dhe të aktorëve, që është shumë më mirë se në Shqipëri. Sa i përket Shqipërisë nuk kemi ende një status të artistit, nuk kemi një minimum jetik që ka të bëjë me amortizatorët për mbështetjen ekonomike të artistëve, të aktorëve në këtë rast, të artistëve të papunë, ku dhe ata që punojnë me kontratë nuk është se kanë një punë të vazhdueshme”, thotë aktori.
Mungojnë ligje, që do të ndryshonin situatën me probleme
Edhe pse problemet në jetën artistike janë pohuar herë pas here nga artistë të ndryshëm jo vetëm në Tiranë, por edhe nëpër teatrot e tjerë në vendin tonë, aktori Vladimir Doda sjell në vëmendje që ato shfaqje që kanë qenë të suksesshme janë vënë në skenë me regjisorë të huaj. Aktori thotë se këto dy shfaqje janë “Faust” dhe “Vizita”. “Gjendja e teatrit nga ana artistike e cilësisë është që dy shfaqjet më të suksesshme të disa viteve, janë ato me regjinë e Davide Iodice, “Faust” prodhim i Teatrit Kombëtar dhe “Vizita” që është bashkëprodhim mes teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës dhe Sardegna Teatro. Janë regjia e një regjisori shumë të mirë, por italian”, thotë më tej aktori. Për problemet në jetën artistike, aktori Vladimir Doda thekson se duhet përmirësim i kornizës ligjore. Sipas tij po ndodhin skandale me buxhete, mungojnë ligje që do të ndryshonin dhe situatën me probleme që përballen artistët, por sërish heshtet.
“Mua më habit edhe më shumë heshtja e artistëve, aktorëve apo të punonjësve të ambientit teatror sa i përket skandaleve që u zbuluan në bashkinë e Tiranës, por që është një për qindje e madhe për sa i përket buxheti artistik në vend. Duhet që të miratohen ligje që kanë të bëjnë më statusin e artistit, me sponsorizimin për artin, etj, dhe të pastrohet nga njerëz me mendësi të vjetër ose të korruptuar”, thotë aktori Vladimir Doda. Në vijim të kërkesave që kanë pasur artistët ndaj institucioneve, më herët edhe drejtues të Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë (SPASH) kanë shprehur se Ministria e Kulturës nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur artistëve, ku një nga kërkesat e tyre ka qenë dhe përmirësimi i ligjit të artit. 27 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror- INT të UNESCO-s në qershor të vitit 1961, me propozim të Finlandës.