Tag: artistët

  • Teatri Kombëtar feston 80-vjetorin, pa Teatër! Asnjë symbol dhe asnjë gjurmë nga skena teatrore

    Teatri Kombëtar feston 80-vjetorin, pa Teatër! Asnjë symbol dhe asnjë gjurmë nga skena teatrore

    80-vjetori pa teatër, një festë që retushohet nëpër broshura, por që nuk përjetohet mbi skenë. Godina ikonë e Tetarit Kombëtar mbetet jashtë kujtesës zyrtare. Asnjë simbol, asnjë gjurmë në territorin, ku nisi rrugëtimi i artit dramatik në Shqipëri. Ndryshe nga vitet e shkuara kur Erion Veliaj pozonte në eventet artistike, këtë herë ishte Minsitri Blendi Gonxhe, që mori mikrofonin, dhe nuk i kurseu ironitë, se nuk do t’i shfrytëzojë artistët, të cilët i cilësoi si punonjësit e vet për fushatë elektorale.

    Por ndërkohë që zgjodhi fjalët e kujdesshme , ironia ndaj sistemit që ai vetë përfaqëson ishte e pashmangshme, artistët duartrokiten ende pa skenë, pa dinjitet të garantuar dhe pa një status që i mbron.

    Më tej, Indrit Çobani, Drejtori i komanduar i Teatrit Kombëtar  foli për aspiratën për liri dhe të vërtetë që bashkon artistët, ndërsa theksoi se disa kolegë u detyruan të  ndërpresin karrierën nga mungesa e hapësirës për të shprehur këtë të vërtetë.
    Aktoret Luiza Xhuvani dhe Yllka Mujo kujtuan ditët e para kur hyn në Teatër, dhe bashkëpunimet me aktorët e mëdhenj të skenës, ndërsa aktori Ndriçim Xhepa, ngriti një shqetësim të thellë për mungesën e përgatitjes profesionale  të regjisorëve.
    Në këtë përvjetor u prezantua edhe një botim arkivor për shfaqjen “Topazi” të majit 1945, nga ku nisi rrugëtimi i Teatrit Kombëtar. Studiuesja Anxhela Çikopano zbuloi për herë të parë dokumente dhe kritika për zanafillën e institucionit.
    Ndërkohë që gjatë mbrëmjes u fol për reforma, 80-vjetori i Teatrit festohet larg shtëpisë së vet, pa kujtesën e shembjes dhe në heshtjen e institucioneve që nuk e rikthejnë dot skenën kombëtare që iu rrëmbye kombit.

  • Artistët në harresë, Najada Hamza në ‘Odeon’: Shqipëria nuk ka hapësira ekspozuese

    Artistët në harresë, Najada Hamza në ‘Odeon’: Shqipëria nuk ka hapësira ekspozuese

    Mungesa e hapësirave të dedikuara për artin në Shqipëri është kthyer prej kohësh në një shqetësim serioz për komunitetin krijues. Kuratorja, artistja dhe profesoresha Najada Hamza, e ftuar në emisionin “Odeon”, ngre zërin për situatën aktuale të galerive dhe mungesën e infrastrukturës që do të duhej të pasqyronte punën e artistëve të afirmuar dhe atyre të rinj. Në një reflektim të drejtpërdrejtë dhe të ndjerë, ajo kërkon më shumë vëmendje institucionale ndaj artit bashkëkohor.

    Najada Hamza:

    Ky është një territor i hapur. Nuk i drejtojmë apo i kanalizojmë dot pëlqesat. Gjëja që unë mendoj se i mungon realitetit shqiptar, që ta njohë artistin e tij, është hapësira ekspozuese, që artistët të shfaqen. Janë pothuajse zero. Prej vitesh, Tirana nuk ka hapësira. FAB është një galeri e Fakultetit të Arteve Pamore. Është një galeri me misionin që t’u shërbejë studentëve  pra, është pjesë e programit mësimor që studenti, pasi të formohet, të ballafaqohet me audiencën, me publikun. Është një hapësirë që ne përpiqemi të promovojmë artin e ditës nëpërmjet një hapësire që duhet t’u dedikohet kryesisht artistëve të rinj për shkak të nevojave dhe fluksit.

    Shqipëria nuk ka hapësira ekspozuese. Galeria e Arteve është e mbyllur. Muzeu Etnografik nuk ekziston. Muzeu Historik Kombëtar është i mbyllur. E vetmja galeri që qëndron e hapur është galeria FAB dhe ajo kryeministrore dhe nuk ka galeri të tjera. Kështu që publiku, artdashësit, që të njihen me artistët dhe me artistin Ali Oseku, ka nevojë që të ketë hapësira ekspozuese, të ketë projekte që përshfaqin artistët e afirmuar, artistët emergjentë, historinë e artit shqiptar, përmes figurave të rëndësishme të artit shqiptar. Për momentin, nuk e kemi.

  • Opera Gala! Shfaqja që bën bashkë korin, orkestrën dhe trupën e baletit në TKOB

    Opera Gala! Shfaqja që bën bashkë korin, orkestrën dhe trupën e baletit në TKOB

    Mbi 150 artistë do të ngjiten në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në dy mbrëmje GALA.

    E konceptuar si një festë shqiptare mes artistëve dhe publikut, si rrallë herë, kjo shfaqje bën bashkë solistët, korin, orkestrën dhe trupën e baletit, nën regjinë dhe koreografinë e Renato Zanellas e dirigjimin e Sergio Alapont.
    “Është një mënyrë për të celebruar muzikën me të gjithë artistët, me një program shumëngjyrëshe me disa numra muzikor me kompozitor të ndryshëm si Puçini, Strauss, Verdi. Secili shpërfaq idenë e dashurisë në forma të ndryshme”, shprehet  Renato Zanella, regjisor, koreograf.
    “Dua të nënvizoj fjalën gëzim, filli që na lidh së bashku, që lidh artistët me publikun dhe ky koncept nuk duhet të ndodhë vetëm në shtresat e borgjezisë, por dhe në popull. Ai popull që 125 vite më parë ka mbushur sallat ku është bërë muzikë”, tha Sergio Alapont, dirigjent.
    Një spektakël unik, që për dy orë sjell ariet më të dashura të Mozartit, Verdit, Puccinit, Strauss, shoqëruar me koreografitë e përgatitura nga trupa e baleti.
    Në 120 minuta shfaqje, artistët premtojnë të emocionojnë publikun, teksa nuk fshehin gëzimin për këtë bashkëpunim.
    Opera Gala vjen në 17 dhe 18 prill, si ngjarja më e madhe të pranverës në TKOB.

    Top Channel

  • Opera gala/ Shfaqja që bën bashkë korin, orkestrën dhe trupën e baletit në TKOB

    Opera gala/ Shfaqja që bën bashkë korin, orkestrën dhe trupën e baletit në TKOB

    Mbi 150 artistë do të ngjiten në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në dy mbrëmje GALA.

    E konceptuar si një festë shqiptare mes artistëve dhe publikut, si rrallë herë, kjo shfaqje bën bashkë solistët, korin, orkestrën dhe trupën e baletit, nën regjinë dhe koreografinë e Renato Zanellas e dirigjimin e Sergio Alapont.
    “Është një mënyrë për të celebruar muzikën me të gjithë artistët, me një program shumëngjyrëshe me disa numra muzikor me kompozitor të ndryshëm si Puçini, Strauss, Verdi. Secili shpërfaq idenë e dashurisë në forma të ndryshme”, shprehet Zanella.
    “Dua të nënvizoj fjalën gëzim, filli që na lidh së bashku, që lidh artistët me publikun dhe ky koncept nuk duhet të ndodhë vetëm në shtresat e borgjezisë, por dhe në popull. Ai popull që 125 vite më parë ka mbushur sallat ku është bërë muzikë”, thotë Alapont.
    Një spektakël unik, që për dy orë sjell ariet më të dashura të Mozartit, Verdit, Puccinit, Strauss, shoqëruar me koreografitë e përgatitura nga trupa e baleti.
    Në 120 minuta shfaqje, artistët premtojnë të emocionojnë publikun, teksa nuk fshehin gëzimin për këtë bashkëpunim.
    Opera Gala vjen në 17 dhe 18 prill, si ngjarja më e madhe të pranverës në TKOB.

    Top Channel

  • Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Mbeti një nga artistet më të çmuara të Shqipërisë!

    Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Mbeti një nga artistet më të çmuara të Shqipërisë!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjan nga jeta të aktores Margarita XhepaNë konferencën e sotme për mediat, Berisha tha se Xhepa ishte një artiste e papërsëritshme që shndriti në skenë dhe ekran.
    Teksa i shprehu ngushëllimet familjes së saj, kreu i PD theksoi se ajo do të mbetet një nga artistet më të dashura e më të çmuara të Shqipërisë.“Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjitha artdashësve, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa. Është një artiste e papësëritshme që shndriti në qindra role në skenën e teatrit dhe në filma, me një talent të rrallë, me një forcë intelekti të jashtëzakonshëm.
    Mbeti një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë. E ndaj dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës, më të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar”, tha Berisha.

  • “Një nga artistet më të çmuara”/ Reagon Berisha pas ndarjes nga jeta të aktores Margarita Xhepa

    “Një nga artistet më të çmuara”/ Reagon Berisha pas ndarjes nga jeta të aktores Margarita Xhepa

    Kreu i PD Sali Berisha e ka nisur me një minutë heshtje konferencën për shtyp, në nder të ikonës së artit shqiptar, Margarita Xhepa.
    “Një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë. Ndaj me këtë rast duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa me të gjithë miqtë dhe të afërmit, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nder të saj”, tha ai.

  • Hapësira të pakta ekspozuese në Tiranë, artistët e grupimit “Muri” i drejtohen galerive në rrethe 

    Hapësira të pakta ekspozuese në Tiranë, artistët e grupimit “Muri” i drejtohen galerive në rrethe 

    Nga Julia Vrapi
    Artistët e grupimit “Muri” ekspozitën e parë për këtë vit do ta hapin në galerinë e arteve “Edward Lear” në Berat. Hapësirat e pakta ekspozuese  në Tiranë, kanë bërë që artistët e këtij grupimi që prej disa vitesh po vijojnë me ekspozita për artdashësit t’i drejtohen galerive nëpër rrethe. Piktori i njohur Adrian Devolli njëkohësisht dhe kryetar i grupimit artistik “Muri” thotë se në aktivitetin e tyre ekspozimi i veprave në Tiranë është me jo pak vështirësi për shkak të mungesës së sallave.
    “Ekspozita jonë e parë këtë vit do hapet tek galeria “Edward Lear” në Berat. Galeria në Berat është një galeri relativisht shumë e mirë, me ndriçim të mirë, hapësira të mëdha. Ne do jemi në Berat këtë herë me ekspozitën e grupimit të artistëve “Muri”,  sepse në Tiranë nuk ka hapësira, nuk ka salla për ekspozim. Pyesim tek Piramida që ka dy salla atje na thonë janë të zëna. Galeria FAB te Universiteti i Arteve vijon me programin e saj se është e shkollës, Muzeu Historik Kombëtar është në rikonstruksion dhe atje nuk ekspozohet si dikur te sallat, Galeria e Artit Tiranë ka programin e saj”, thotë piktori Adrian Devolli.
    Të gjendur përballë hapësirave të pakta për të ekspozuar veprat e tyre, piktori Devolli thotë se artistët përballen edhe me probleme të tjera me aktivitetin e tyre artistik. Sipas tij, sot mungon për artistët edhe një vlerësim si duhet nga institucionet në vend. “Duke mos pasur mbështetje nga qeveritë, ministritë, artistët ndjehen të fyer, sepse vjen dikush që shet në rrugë në një shtet tjetër dhe këtu i japin edhe tituj. Pra dalim te kritika, sepse lavdërohen njerëz dhe kot. Kemi njerëz në institucione, që nuk kuptojnë çfarë është arti, vlera artistike”, thotë piktori Devolli ndër të tjera.
    Punë të reja në ekspozitë
    Ekspozita në galerinë e Beratit të këtij grupimi artistësh do të hapet në muajin qershor dhe do të qëndrojë dhjetë ditë për artdashësit. Herë pas here në atë galeri hapen ekspozita të ndryshme dhe në vijim të programit të saj do të jenë edhe artistët e grupimit “Muri”. Ekspozitat që hapin artistët e grupimit “Muri” janë me punime të reja që ekspozohen për artdashësit. Piktori Adrian Devolli ndërsa flet për problemet në jetën artistike, sjell në vëmendje mungesën e kritikës profesionale në fushën e artit. “Ne kemi një rregull si grupim artistik që gjithmonë të kemi punë të reja në ekspozitë, sepse kjo na shërben neve vetë si artistë.
    Ne kemi mungesën e kritikës profesionale në fushën e artit që është domosdoshmëri, atëherë do zgjedhësh rrugë, alternativa, që si artist të përballesh me kolegët”, thotë më tej piktori Devolli. Artistë e këtij grupimi artistik kanë hapur dhe më parë ekspozita në galeritë në rrethe, si në Vlorë apo dhe në Fier. Piktori Adrian Devolli thotë se galeritë në rrethe janë shumë mikpritëse. “Tirana pa hapësira ekspozuese, ndaj ne i drejtohemi galerive në rrethe”, vijon piktori Devolli. Grupimi i artistëve “Muri” ekspozitën e parë e hapi në dhjetor 2021 në Galerinë e Artit Tiranë. Formimi i grupit “Muri” ishte njoftuar më herët dhe pas ekspozitës së parë, të tjera u hapën në vijim të aktivitetit artistik të artistëve.

  • Në “Kodrën e Gjashtës” Sarandë do ndërtohet hotel për nomadët dhe artistët, FSHZH 3.8 milionë euro

    Në “Kodrën e Gjashtës” Sarandë do ndërtohet hotel për nomadët dhe artistët, FSHZH 3.8 milionë euro

    Qeveria ka vendosur që në zonën ku sot ndodhet vila qeveritare në Kodrën e Gjashtës në Sarandë të ketë një transformim total duke parashikuar sipas një projekti disa nivele ndërhyrjeje.
    Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi këtë të enjte çeljen e procedurës së prokurimit “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 3 “Poli i Zhvillimit turistik në Sarandë – Faza 1” me një fond limit 378 milionë lekë apo 3.8 milionë euro që ka në fokus këtë transformim. Referuar raportit teknik janë disa ndërhyrje që parashikohen të bëhen në këtë zonë.
    Por cilat janë në fakt ndërhyrjet që parashikohen?
    Niveli 1 Hapësirë rekreacioni
    “Në Nivelin 1 të projektit, është parashikuar krijimi i një hapësire për komunitetin, duke u fokusuar në zhvillimin e zonave rekreative që nxisin relaksimin, argëtimin dhe ndërveprimin social.
    Ky nivel përfshin: Zonat e pushimit, të konceptuara si hapësira të qeta dhe të hijezuara, të rrethuara nga gjelbërim i dendur dhe elemente dekorative natyrore. Këto zona ofrojnë stola dhe mobilje të përshtatshme për relaksim, duke krijuar një ambient ideal për banorët dhe vizitorët që duan të kalojnë kohë në natyrë.
    Këndet e lojërave, të dizajnuara për të qenë të sigurta dhe argëtuese për fëmijët. Pajisjet janë të ndërtuara me materiale të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, duke krijuar një hapësirë që inkurajon aktivitetin fizik dhe socializimin mes të rinjve.
    Pishina publike, një atraksion kryesor i këtij niveli, e cila ofron mundësi për freskim dhe relaks gjatë muajve të ngrohtë. Pishina është projektuar për të plotësuar standardet moderne të sigurisë dhe higjienës, duke u shoqëruar me hapësira ndihmëse si tualete, dushe dhe zona shërbim” përcakton raporti teknik.

    Niveli 2 objekt qeveritar, restorant dhe hotel
    Konkretisht parashikohet funksionaliteti i objektit qeveritar.  Restorant i integruar ne terren.  Hotel si rezidence për artistet dhe vizitores e zonës.
    “Në Nivelin 2 të projektit, fokusi është vendosur në zhvillimin e funksioneve të ndryshme kulturore, sociale, dhe akomoduese, të cilat krijojnë një ekosistem të integruar shërbimesh dhe aktivitetesh.
    Ky nivel është konceptuar për të qenë një qendër dinamike që mbështet krijimtarinë, kulturën dhe ndërveprimin social, duke kombinuar hapësira të brendshme dhe të jashtme të menduara me kujdes. Funksionaliteti i objektit qeveritar: Vila qeveritare do të ruajë identitetin e saj historik, ndërsa transformohet për të përmbushur funksione bashkëkohore.
    Ky objekt do të shërbejë si një pikë referimi dhe një komponent kryesor për ndërthurjen e traditës me modernitetin. Një restorant i vendosur në një mjedis të natyralizuar, i cili ofron përvoja kulinare të lidhura me traditën dhe produktet lokale. Ky hapësirë do të jetë një atraksion i veçantë për vizitorët dhe një pikë takimi për artistët, studentët dhe komunitetin.
    Hoteli: Në këtë zonë do të ndërtohet një strukturë akomoduese me konceptin e apart-hotelit, e cila do të funksionojë si rezidencë për artistët, nomadët digjitalë, studentët dhe turistët. Hapësirat e saj do të jenë të disponueshme gjatë gjithë vitit dhe do të përfshijnë zona të veçanta për aktivitete dhe shërbime outdoor, duke mundësuar relaksim dhe frymëzim kreativ në një ambient unik. Në tërësi, ky nivel përfaqëson zemrën sociale dhe kulturore të projektit, duke krijuar një hapësirë të shumëdimensionale që promovon artin, edukimin dhe përvojat kolektive.

    Niveli 3 shkolla, hapësirë për evente
    “Në Nivelin 3 të projektit, fokusi kryesor është krijimi i një hapësire multifunksionale që i shërben njëkohësisht komunitetit, arsimit dhe aktiviteteve kulturore. Ky nivel është konceptuar për të përmbushur nevojat praktike të komunitetit, duke integruar një infrastrukturë të avancuar dhe elemente të qëndrueshme në dizajn. Funksionaliteti i shkollës 9-vjeçare si institucion arsimor: Në këtë nivel, shkolla 9-vjeçare do të funksionojë si një institucion arsimor i mirëfilltë, me hapësira të pajisura për zhvillimin e procesit mësimor në përputhje me standardet bashkëkohore.
    Shkolla do të ofrojë mjedise moderne dhe të përshtatura për mësimdhënie, duke përfshirë klasa, laboratorë dhe zona për aktivitete jashtëshkollore. Krijimi i një hapësire komunitare për nxënësit e shkollës: Për nxënësit do të krijohet një zonë komunitare që promovon ndërveprimin dhe aktivitetet jashtë mësimit, si klube, projekte kreative dhe lojëra edukative. Kjo hapësirë do të jetë e disponueshme për zhvillimin personal dhe shoqëror të fëmijëve në një mjedis të sigurt dhe frymëzues. Funksionaliteti i parkimit nëntokësor: Një parkim nëntokësor do të ofrojë lehtësi për stafin e shkollës, prindërit dhe vizitorët.
    Kjo infrastrukturë do të ndihmojë në reduktimin e trafikut në sipërfaqet e jashtme, duke çliruar më shumë hapësira për aktivitete rekreative dhe arsimore. Përdorimi i i shufrave të aluminit në formë vertikale dhe formimin e një gridi për krijimin e një strukture të përshtatshme në mbështetje të gjelbërimit vertikal.
    Forma e propozuar do të krijoje efektin vizual të kompozimit natyral të shkëmbinjve. Gjelbërimi vertikal me bimësi kacavjerrëse i propozuar është i përshtatur sipas kahut të drejtimit të objektit me varietetin përkatës.
    Hapësirë për artistët: Një zonë e dedikuar për artistët do të integrohet në këtë nivel, duke ofruar studio krijimi dhe ambiente pune që mbështesin artin dhe frymëzimin. Kjo hapësirë do të inkurajojë bashkëpunimin mes artistëve dhe nxënësve, duke sjellë kulturën më pranë komunitetit.
    Hapësirë për evente promovuese: Një zonë multifunksionale është dizajnuar për të pritur evente të ndryshme promovuese, si ekspozita, konferenca dhe aktivitete komunitare. Kjo hapësirë do të funksionojë si një pikë takimi për njerëzit e interesuar në kulturë, edukim dhe zhvillim komunitar” thuhet në raportin teknik.