Tag: artistët

  • Margarita Xhepa, artistja që bëri epokë

    Margarita Xhepa, artistja që bëri epokë

    Nga Kastriot Kotoni

    Arti shqiptar i kultivuar e ka jetën e tij shumë të shkurtër dhe ai ka ecur nëpër shtigje të pashkelura, jo vetëm për shkaqet historike, por edhe mentale. Në këtë dorëzim të fatit të tij, arti pa femrën shqiptare ishte i cunguar përpara viteve 1930. Historia e përfshirjes së femrës shqiptare në art fillon me artin muzikor, ku mund të përmendim Tefta Tashko Koçon, Lola Gjokën, Jorgjie Trujën. Arti skenik dhe dramaturgjik megjithë që kishte kohë që lëvrohej, rolet e femrave i luanin burrat. Artisti shqiptar erdhi nga një lëvizje e gjerë amatore si nevojë shpirtërore e popullit shqiptar edhe pas vitit 1944. U NGRITËN INSTITUCIONET E PARA ARTISTIKE NË MËNYRË INSTITUCIONALE.

    U krijua “Teatri Popullor” me një frymë të re emancipuese ku në sajë të një konkurence u evidentuan artistet e ardhshme që i vunë themelet gjinisë së teatrit dhe filmit në Shqipëri. E tillë ishte edhe vajza nga qyteti i Lushnjës Margarita Xhepa e cila luajti në krah të artisteve Violeta Manushi, Marie Logoreci, Drita Pelingu, Antoneta Papavli, Besa Imami, Liza Vorfi, Roza Anagnosti, Yllka Mujo, etj…artistët si Loro Kovaçi, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Prokop Mima, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Lazër Filipi, Kujtim Spahivogli, Robert Ndrenika, Agim Qiriaqi, Andon Çezari, Fatos Haxhiraj, etj…i kanë dhënë jetën e tyre artit shqiptar. Këta artistë nuk e gjetën shtruar rrugën e tyre drejt artit, as tapet të kuq nuk kishin parë, por vunë talentin, dijet dhe vullnetin e tyre në shërbim të përmbushjes shpirtërore të spektatorit shqiptarë që aq shumë i çmonte.

    Ata artistë ishin prindër, nëna dhe anvisa, baballarë që duhej të kryenin edhe shërbimet familjare, jo si artistët në botën perëndimore. Duhej të dilnin në skenë edhe kur kishin mort në shtëpitë e tyre ose të të afërmëve. Punë dhe sakrifica të panumërta.

    Margarita Xhepa e pohonte vetë: jam një grua, si të gjitha gratë shqiptare, me problemet e mbingarkesat që të afron jeta e përditshme. Pasi gruaja jonë është e ngarkuar, e lodhur, që harron veten e saj. Sepse gruaja shqiptare është gruaja e sakrificës, padyshim është më e lodhura, më e vuajtura në familje dhe në shoqëri. Si nënë jam e lumtur. Kam rritur tre fëmijë, me shumë mundim. Por tashti jam e kënaqur, pasi fëmijët e mi janë bërë të zotët e vetes dhe për shoqërinë, unë lumturohem, sepse nuk më shkoi mundi dhe sakrifica dëm. Dhe kjo është dhurata më e madhe që i bëhet nënës, kur i sheh fëmijët e saj të rritur, të edukuar, të zotë në profesionet e tyre duke qenë vetvetja. Si artiste në skenë kam qenë e mbingarkuar duke luajtur në teatër, si në komedi, tragjedi, drama, në kinematografi nëpër filma dhe jam ndjerë e respektuar nga artëdashësit shqiptar. Unë kam rilindur nga duatrokitjet e ngrohta të spektatorit shqiptar. U rrita me besimin e regjizorëve tanë të talentuar të cilët më besonin role të cilët më rrisnin përgjegjësinë dhe përkushtimin, më nxitën dashurinë për profesionin tim si aktore.

    Pasi arti si profesion ka kënaqësinë që të ngjit në majë, dhe lum kush punon për të ngjitur këto maja. Ndër të tjera Margarit Xhepa në shumë biseda dhe intervista në media të ndryshme insiston në trajtimin që u bëhet artistëve nga shteti. Më tej ajo me shqetësimin intelektual, diku është shprehur: Artistët tanë në Shqipëri janë nga kontigjenti më i persekutuar nga vetë shteti shqiptar, me rroga skandaloze dhe pensione qesharake që s’na dalin as për kafetë që pijmë në pushim të provave. Dhe kjo është varfëria profesionale e një shteti të pakonsoliduar kurrë, që nuk mendon, jo vetëm për artistët, por edhe në shumë fusha të tjera shumë të rëndësishme, si shëndetësia, arsimi, duke krijuar kështu mundësinë e korrupsionit të llahtarshëm. Ka artistë që nuk kanë një shtëpi ku të fusin kokën, kurse politikanët kanë nga dy tre vila. Është e dhimshme.  Megjithëse ne artistët mbijetojmë në xhunglat e padrejtësive, të nëpërkëmbjes së shtetit të djeshëm dhe të sotëm, që na diskretiton me ndarje dhe fshirje personalitetesh, ne kemi punuar me pasion dhe kemi fisnikëruar shpirtin e shoqërisë shqiptare.

    Gjithë jetën e shkrinë, rininë e tyre me vetmohim e sakrificë për të bërë art të vërtetë. Kurrë nuk e trajtoj artin e interpretimit si biznes. I kam rënë Shqipërisë pashë më pashë, realiteti shqiptar përjeton në çdo kohë tragjedi të tilla, siç kanë shkruar Naimi, Mjeda , Fishta, e Migjeni. Më dhemb shpirti për popullin tim që është i destinuar të vuaj përgjithnjë mungesën e një shteti të fuqishëm ligjor, që të jetë në shërbim të qytetarëve të tij. Shpesh më ftojnë në promovime librash poet e krijues të ndryshëm. Jam munduar që artit t’i jap shpirt, nga shpirti im.

    Margarita Xhepa studioi në Liceun Artistik dega dramë Aleksandër Moisiu në Tiranë. Margarit Xhepa luajti për herë të parë në Teatrin Popullor të Tiranës në vitin 1951 më rolin e shërbyeses, në një dramë ruse “Makar Dubrov”. Më pas vazhdoi me dramën “Zëri i Amerikës”. Në vitin 1952-1957 (aktore Estradën e profesioniste të Tiranës). “Majlinda” Teatrin Popullor, “Në anën tjetër”, “Trimi i mirë me shokë shumë”, Trgjedia “Hamleti”, “Mbreti Lir”, “Rikardi i tretë”, “Dhelpra dhe rrushtë”, “Romeo e Zhuljeta” Shekspir, “Helenën” nga Çehov, “Cuca e Maleve”, “Lumi i vdekur”, “Kush e solli Doruntinën”, “Përballë vetes”, “Xhaxha Vanja”, “Vizita e inspektorit”, “Marçela”; “Arturo Ui” “Streha e të harruarve” etj… Në kinematografi ajo fillon me filmin “Vitet e para” në vitin 1964, Tokë e Përgjakur, “Dimi i fundit”, “Koncert në vitin 1936”, “Vitet e pritjes”, “Dora e ngrohtë”, “Apasionata”, “Dollia e dasmës sime”; “Pranvera s’erdhi vetëm”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Militanti”, “Misioni përtej Detit”, “Gabimi im”, “Ne dhe Lenini”, “Mirupafshim” me regjizorin grek Jorgo Koras, etj… filmi i fundit i saj i cili mori pjesë në festivalin ndërkombëtar Dea ishte “Vdekja le të presë”.Një sukses tjetër i saj ishte pjesëmarrja në Teatrin e Athinës me “Elektra të Sofokliut në rolin e Dados, me regjizorin e mirnjohur grek , Dhimitër Mavriqo. Ajo kishte titujt Artiste e popullit, Mjeshtre e madhe, Nderi i Kombit tituli Gjergj Kastrioti dhe ishte fituese e “Actor of Europë 2021”, për interpretimin e rolit të Mëmës tek shfaqja “Kush e solli Doruntinën”. Ajo bashkëpunoi me regjizorët më të mëdhenj shqiptarë, Kristaq Dhamo, Dhimitër Anagnosti, Sajmir Kumbaro, Esat Mysliu në 40 filma dhe Sokrat Miho, Kujtim Spahivogli, Pirro Mani Mihallaq Luarasi etj…në 150 role në teatër . U nda nga jeta në moshën 91 vjeçare një ditë pas festimit të ditëlindjes së saj më 2 prill të 1934-tës.

    Margarita Xhepa dhe kolegët e saj të cilët nuk janë më në këtë botë, të cilëve u ndritë shpirti bënë epokë me artin e tyre. Në kujtesën e spektatorit shqiptar ata kanë lënë gjurmë të thella të pashlyeshme, kanë edukuar breza me ndjenjën e së bukurës dhe kanë fiksuar me artin e tyre historinë e jetës shpirtërore shqiptare.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NË KUJTIM TË MIKES DHE POETESHËS PA NJË TË DYTË SE VETVETJA, LINDITA AHMETIT

  • DJ Khaled zbulon pse nuk u fut në grindjet Drake-Future-Rick Ross

    DJ Khaled zbulon pse nuk u fut në grindjet Drake-Future-Rick Ross

    DJ Khaled, 49 vjeç, ka folur publikisht për vendimin e tij për të mos u përfshirë në grindjet mes reperëve Drake, Future dhe Rick Ross. Në një intervistë për Joe & Jada të enjten, 11 shtator, moguli i muzikës theksoi se lidhjet e tij me të tre artistët janë të forta dhe se ai nuk do të merrte pjesë në energji negative ose urrejtje.
    “I dashuroj Drake, Rick Ross dhe Future. Nuk ndjeva se duhet të futesha në atë energji. Ka dy lloje energjie ku nuk futem: urrejtje,” tha Khaled. Kur Joe e pyeti se si përballet me urrejtjen, Khaled përgjigjej shkurt: “Nuk e bëj.”
    Ai e përshkroi shumicën e grindjeve si keqkuptime dhe probleme komunikimi dhe shprehu shpresën se “dashuria” mund t’i bashkonte reperët dhe t’i ndihmonte të zgjidhnin mosmarrëveshjet. “Shumë prej këtyre gjërave janë keqkuptime dhe mungesë komunikimi. Kur bëhet fjalë për DJ Khaled, unë do të jem ai që përpiqem t’i rregulloj gjërat,” shtoi ai, duke theksuar se marrëdhëniet e tij me të tre artistët janë si marrëdhënie vëllazërore.
    Khaled, i njohur për bashkëpunimet e tij të shumta me Drake, Rick Ross dhe Future gjatë viteve, zgjodhi të qëndronte jashtë dramat muzikore që shpesh shfaqen në industrinë e hip-hop-it. Ai përfundoi duke thënë se do të donte të “shuarte grindjen”, duke nënvizuar rëndësinë e respektit dhe dashurisë mes artistëve.
    Grindjet e fundit kanë parë Drake, Rick Ross dhe Future të publikojnë këngë që synojnë njëri-tjetrin, ndërsa DJ Khaled ka preferuar të mbajë marrëdhënie të mira dhe neutrale me të gjithë.

  • Pse e zemëroi artistja, Vaçe Zela, ish-Sigurimin e Shtetit gjatë turneut në Greqi?

    Pse e zemëroi artistja, Vaçe Zela, ish-Sigurimin e Shtetit gjatë turneut në Greqi?

    “Pallati i madh i Kulturës”, mban titullin dosja e ish-Sigurimit të Shtetit për artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit, dosja mban numrin 126 dhe aty renditen informacione për bashkëpuntorët brenda këtij pallati.

    Si e survejuan ata Vaçe Zelën, Çesk Zadenë, Krajkën e Gurakuqin. Si u hap Dosja 2b për “babain” e muzikës shqiptare dhe ku fshihej zyra prej nga survejohej e dëmtohej Krajka.

    Përballja e çiftit Krajka në Presidencë me Fadil Paçramin, çfarë do t’u thoshte ai artistëve. Emisioni “Vetting” zbuloi kohë më parë përplasjet e Vaçe Zelës me operativët e Sigurimit në udhëtimet e Ansamblit Kombëtar jashtë Shqipërisë si dhe presioni që u bëhej nga agjentët e Sigurimit të Shtetit artistëve të mëdhenj.

    Shqiptarët në Greqi ose emigrantët ekonomikë, siç quhen në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit, “Pallati i Madh i Kulturës”, shfaqen të përmalluar për vendin, gjuhën dhe patriotët e tyre. Në takimet me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve, gjatë viteve ‘70, disa të arratisur kërkojnë gjatë këtyre turneve të dinë për familjarët e tyre duke theksuar vazhdimisht se “s’kanë asnjë qëllim të keq, veç të marrin ndonjë haber për ta”, por operativët ishin gjithmonë aty për t’i larguar.

    Në raportim përmendet emigranti Dh.T. nga Labova e Gjirokastrës, i cili jo vetëm që i shoqëron artistët tanë në shfaqje, por u blen edhe bileta shqiptarëve e grekëve që t’u tregojë një copëz Shqipërie në skenë. Në fund të takimit, ai i rrëfen grupit shqiptar të artistëve, dëshirën e tij të madhe për t’u kthyer qoftë dhe një herë në vend të tij, e të mos ndahet nga kjo jetë pa e shkelë tokën amë.

    Kritikat që shoqëronin artistët gjatë këtyre udhëtimeve ishin nga më absurdet, dëshira për të rrëmbyer një gotë uzo, për të porositur në hotel një shampo, apo për të bërë një shëtitje në orët e vona konsideroheshin deri edhe si akte fa shiste.

    Nga më rebelët e grupit, që nuk u falnin lehtësisht operativëve të sigurimit grimat e pakta të lirisë, ishin Vaçe Zela dhe Besim Zekthi. Por, agjentura ua kthen “haraçin”, duke i kritikuar në raportet e tyre për udhëtimin në Greqi të dhjetorit të të 77-ës e qëndrimin e zgjatur me përkthyesin K.G, ky i fundit siç ata theksojnë në dosje do të mundohej t’u merrte informacione në tym dhe ndonëse kishte tentuar t’i ofronte këngëtares një dhuratë ajo nuk kishte pranuar./27.al

    Lexo edhe:

    Vaçe Zela: Kur bjen fyelli, çiftelia…(teksti dhe kënga)

    ObserverKult

  • “Shtëpi” thirrja që fton artistët vizuel që jetojnë dhe punojnë në Kosovë 

    “Shtëpi” thirrja që fton artistët vizuel që jetojnë dhe punojnë në Kosovë 

    Galeria Kombëtare ka hap një thirrje për artistët vizuel që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, e që kanë mundësi për një rezidencë që tejkalon edhe Kosovën. 

    KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e kësaj thirrje. 

    Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) dhe Cité internationale des arts kanë kënaqësinë të ju njoftojnë rreth “Shtëpi,” një program të dedikuar për artistët vizualë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

    Tre artistë do të përzgjidhen përmes kësaj thirrjeje të hapur nga një juri profesionistësh. Puna e tyre do të prezantohet në një ekspozitë grupore në GKK – QAFA (Dhjetor 2025 – Shkurt 2026). Më pas, ata do të marrin pjesë në një rezidencë tre-mujore në Paris në pranverën e vitit 2026, me mbështetje profesionale dhe mundësi për t’u lidhur me skenën artistike franceze.

    Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2025!

    Detajet e plota dhe formularin e aplikimit mund t’i gjeni në vegzën më poshte

    https://ëëë.citedesartsparis.net/…/ngk-x-cite…/ KultPlus.com 

  • Çmimi i MTV VMA 2025: A paguhen artistët për fitoren apo për performancën?

    Çmimi i MTV VMA 2025: A paguhen artistët për fitoren apo për performancën?

    Cmimet e Muzikës Video MTV (VMA) kanë qenë prej kohësh një nga ngjarjet më të pritura në botën e argëtimit, duke tërhequr miliona shikues për të parë yjet më të mëdhenj të muzikës të mblidhen për të festuar sukseset e tyre. Nga performancat e përpunuara skenike te veshjet mahnitëse, VMA-të janë çimentuar si një fenomen kulturor. Por, mes trofeve vezulluese të personazheve të hënës dhe momenteve të paharrueshme, një pyetje mbetet: A largohen artistët që fitojnë ose performojnë në VMA me një pagë që i përshtatet famës së tyre?
    Çuditërisht, pavarësisht madhështisë së eventit, artistët që fitojnë një VMA nuk marrin asnjë çmim të drejtpërdrejtë financiar për triumfin e tyre. Trofeu i lakmuar “Moon Personi” , dikur i quajtur “Moonman”, është një simbol njohjeje dhe jo një shpërblim financiar. Kjo statujë e artë astronauti përfaqëson ditët e hershme të MTV-së, por pavarësisht gjithë vlerës së saj simbolike, nuk vjen me një pagë të majme të bashkangjitur. Në vend të kësaj, artistët shpesh motivohen nga prestigji dhe ekspozimi që fitimi i një VMA sjell në karrierën e tyre.
    Për shumë muzikantë, mundësia për të performuar në VMA është po aq e lakmuar sa fitimi i një çmimi. Megjithatë, ashtu si në Oscar ose Golden Globes, pagesa për interpretuesit në VMA nuk është pikërisht marramendëse. Nuk është e pazakontë që interpretuesit e shfaqjeve të mëdha të çmimeve të fitojnë më pak se sa mund të pritet, duke marrë parasysh spektaklin dhe vlerën e prodhimit të këtyre shfaqjeve. Zakonisht, kompensimi për interpretuesit mbulohet nga minimumet sindikale SAG-AFTRA , të cilat ofrojnë një kornizë bazë për pagesën, por shpesh i lënë artistët të largohen me shumë më pak sesa vlera e perceptuar e pjesëmarrjes së tyre.
    Në fakt, ka pasur raste të shumta kur artistëve u është kërkuar të performojnë falas ose me një çmim dukshëm më të ulët në këmbim të ekspozimit që marrin nga performanca në njërën nga skenat më të shquara të industrisë. Ndërsa kjo mund të tingëllojë tronditëse, shpesh justifikohet nga mundësia e jashtëzakonshme promovuese që ofrojnë VMA-të. Performancat gjatë eventit janë zakonisht disa nga momentet më të shikuara të natës, dhe zhurma në mediat sociale e gjeneruar nga një performancë e shquar mund t’i japë karrierës së një artisti një shtysë të konsiderueshme.
    Megjithatë, vlera e një performance në VMA nuk qëndron te fitimi i menjëhershëm financiar, por te dyert që hapen më pas. Në fund të fundit, të qenit pjesë e një performance të paharrueshme në VMA ka potencialin të gjenerojë transmetime, shitje dhe kërkesë për bileta që tejkalojnë shumë atë që një artist mund të jetë paguar për vetë natën. Është një veprim strategjik, që u lejon artistëve të arrijnë audienca më të gjera dhe të forcojnë vendin e tyre në industrinë e muzikës.
    Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se eventi nuk kursen në kostot e prodhimit. Buxhetet për performancat në VMA janë shpesh të mëdha, me MTV që mbulon gjithçka, nga dizajnet e skenografisë deri te efektet speciale. Artistët inkurajohen të shtyjnë kufijtë e krijimtarisë, duke e ditur se do të kenë mbështetjen e ekipeve të prodhimit të nivelit të lartë për ta sjellë vizionin e tyre në jetë. Në një farë mënyre, ky është një shpërblim në vetvete – aftësia për të ekzekutuar një performancë ambicioze që do të ishte e vështirë të arrihej pa burimet e një eventi kaq të madh.
    Ndërkohë që yjet mund të mos largohen me para të majme, të qenit prezantues ose të performuar në VMA ofron diçka shumë më të vlefshme: një shans për të bërë histori. Ndikimi kulturor i një momenti të paharrueshëm në atë skenë mund të zgjasë më shumë se çdo shpërblim monetar. Është një investim në markën dhe trashëgiminë e një artisti, një mënyrë për të qëndruar në sy të publikut shumë kohë pas përfundimit të ndarjes së çmimeve.

  • Check-In Festival në Gjirokastër, artistët më në zë të momentit elektrizojnë skenën

    Check-In Festival në Gjirokastër, artistët më në zë të momentit elektrizojnë skenën

    Muzika, aventura dhe tradita u ndërthuren në një eksperiencë të paharrueshme.

    Edicioni i pestë i Check-In Festival u rikthye në qytetin e Gjirokastrës për dy net me radhë, me energji dhe surpriza të reja.

    Shumë qytetarë u bashkuan për të kënduar dhe kërcyer nën tingujt e muzikës live, që u performua nga artistët më në zë të momentit, Ahmet Kilic, Johkoba, Alban Skënderaj, Tayna dhe Ledri Vula.

    Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ndau pamje nga koncerti dhe performance e këngëtarëve të cilët elektrizuan skenën./atsh/KultPlus.com

  •  Julian Kazazi: Sezoni i ri artistik i gjen institucionet e artit me probleme strukturore e financime të pamjaftueshme

     Julian Kazazi: Sezoni i ri artistik i gjen institucionet e artit me probleme strukturore e financime të pamjaftueshme

    Infrastruktura e amortizuar, financime të pamjaftueshme apo dhe kushte pune që shpesh nuk përputhen me standardet ndërkombëtare janë disa prej problemeve, që shprehin artistët me nisjen e sezonit të ri artistik. Artisti Julian Kazazi, i cili dhe më parë ka reaguar për problemet me të cilat përballen artistët në aktivitetin e tyre thotë se sezoni i ri artistik 2025-2026 i gjen institucionet kombëtare të artit me një potencial të madh krijues, por të mbërthyer nga problemet e njëjta strukturore që përsëriten prej vitesh. Artisti Julian Kazazi njëkohësisht dhe president i SPAKMSH  në intervistën për gazetën “SOT” ndërsa rendit disa nga problemet thotë se është e dhimbshme që artistët ende flasin për mungesë hapësirash dinjitoze, mungesë pajisjesh bazike, probleme me pagesat, etj.
    Artisti Julian Kazazi njëkohësish dhe president i sindikatës së pavarur që përfshin artistët thotë se përballë problemeve shumë talente të reja largohen, sepse nuk shohin perspektivë dhe kjo krijon boshllëk në brezat e ardhshëm të artit. Kazazi shprehet se problemi thelbësor është mungesa e një ministrie të mirëfilltë të Punës, ku artistët të mund të ankohen për shkeljet e të drejtave të tyre. Artisti Julian Kazazi thotë se ata si sindikatë kanë paraqitur kërkesa të përsëritura ndër vite, fillimisht pranë Ministrisë së Kulturës dhe sot pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), që lidhen me kontratat e punës, sigurimet shoqërore, trajtimin dinjitoz të artistëve, përmirësimin e infrastrukturës etj,  por shumica e këtyre kërkesave kanë marrë vetëm përgjigje formale ose janë lënë pezull në plane strategjike pa afate të qarta. Ndër të tjera, Julian Kazazi ndalet dhe te aktiviteti i tij si artist, ku thotë se në sezonin e ri do të jetë i angazhuar në projektet e Cirkut Kombëtar, duke marrë pjesë në shfaqje të ndryshme, si në rolin e iluzionistit ashtu edhe në bashkëpunime me artistë të tjerë të trupës. Për artistët shprehet ai çdo premierë është një sfidë për t’i dhuruar publikut diçka të re, emocionuese dhe me nivel profesional sa më të lartë.
    – Për institucionet kombëtare të artit në vend nis sezoni i ri artistik 2025-2026. Por duke qenë se ju jeni dhe kreu i sindikatës së pavarur që përfshin artistët, me sa jeni në dijeni si i gjen ky sezon i ri artistik institucionet e artit? Për ju duke qenë edhe vetë artist, ku janë problemet?
    Si përfaqësues i sindikatës sezoni i ri artistik 2025-2026 i gjen institucionet kombëtare të artit me një potencial të madh krijues, por të mbërthyer nga problemet e njëjta strukturore që përsëriten prej vitesh. Financimet janë ende të pamjaftueshme, infrastruktura në disa institucione është e amortizuar, ndërsa mungesa e strategjive afatgjata për zhvillimin e artit e bën të vështirë që artistët të ndihen të mbështetur. Shumë prej tyre përballen me kontrata të pasigurta, pagesa të ulëta dhe kushte pune që shpesh nuk përputhen me standardet ndërkombëtare. Si artist nga ana personale, e përjetoj çdo ditë këtë realitet. Artistët punojnë me pasion, shpesh duke investuar edhe nga të ardhurat e tyre për të realizuar projekte. Megjithatë, është e dhimbshme që pas kaq dekadash histori, ende flasim për mungesë hapësirash dinjitoze, për mungesë pajisjesh bazike, për vonesa në pagesa. Shumë talente të reja largohen, sepse nuk shohin perspektivë. Kjo krijon boshllëk në brezat e ardhshëm të artit.
    -Ju keni reaguar herë pas here për problemet e artistëve, por dhe ky sezon e gjen Cirkun Kombëtar ende pa çadrën e tij, ndërsa po vijon aktiviteti artistik në salla teatri e më tej. Çfarë kërkoni për cirkun, pasi herë pas here dhe artistë të ndryshëm kanë shprehur shqetësimin ?
    Si sindikatë është e pafalshme që Cirkun Kombëtar, institucioni me mbi 65 vite histori dhe një ambasador i vërtetë i kulturës sonë, ky sezon e gjen ende pa një çadër funksionale. Artistët e cirkut janë të detyruar të japin shfaqje në salla teatri, ku mungon dimensioni i lirisë, i hapësirës dhe i magjisë që ofron vetëm çadra. Kjo është një padrejtësi e madhe jo vetëm ndaj artistëve, por edhe ndaj publikut, veçanërisht fëmijëve, të cilët e njohin cirkun si artin e mrekullisë dhe të spektaklit. Si artist e them me dhimbje se cirku nuk është thjesht një shfaqje, është një mënyrë e të jetuarit artin. Pa çadër, artistët ndihen sikur performojnë jashtë shtëpisë së tyre, sikur i është mohuar identiteti. Kërkesa jonë nuk është luks, por domosdoshmëri: rikthimi i çadrës së cirkut si hapësirë e përhershme, moderne, e sigurt, që u jep artistëve kushtet për të krijuar dhe publikut mundësinë për të përjetuar artin në formën e tij të plotë. Ne kërkojmë nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse një plan konkret, me afate të qarta, për rikthimin e çadrës. Jo premtime të pafundme, jo shtyrje, por një zgjidhje reale dhe afatgjatë që i kthen Cirkut Kombëtar shtëpinë e tij natyrale.
    -Ju keni bërë me dije edhe më parë kërkesat tuaja në drejtim të Ministrisë së Kulturës e në vijim dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Deri tani çfarë ka ndodhur?
    Si sindikatë ne kemi paraqitur kërkesa të përsëritura ndër vite, fillimisht pranë Ministrisë së Kulturës dhe sot pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), që lidhen me çështje thelbësore: kontratat e punës, sigurimet shoqërore, trajtimin dinjitoz të artistëve, rritjen e pagave, përmirësimin e infrastrukturës dhe të kushteve të punës. Shumica e këtyre kërkesave kanë marrë vetëm përgjigje formale ose janë lënë pezull në plane strategjike pa afate të qarta. Problemi thelbësor është një nga boshllëqet më të mëdha, mungesa e një ministrie të mirëfilltë të Punës ku artistët të mund të ankohen për shkeljet e të drejtave të tyre. Aktualisht, institucionet e artit janë të gjitha nën varësinë e MEKI-t. Kjo do të thotë që artistët janë të detyruar të ankohen tek i njëjti institucion që u jep pagën, vendos mbi buxhetet dhe drejton politikat. Në këto kushte, është pothuajse e pamundur që të ketë një zgjidhje reale dhe të paanshme të problemeve. Si artist dhe qytetar, ky konflikt interesi e paralizon çdo përpjekje për drejtësi. Artistët shpesh hezitojnë të ankohen nga frika e hakmarrjes institucionale, ndërsa sindikatat përballen me mure të mbyllura. Prandaj, një zgjidhje e qëndrueshme është ndarja e qartë e kompetencave që mbrojtja e të drejtave të punonjësve të artit të mos jetë në dorën e të njëjtës ministri që i administron dhe i financon.
    -Ju si artist prej vitesh zhvilloni aktivitetin tuaj, por keni reaguar edhe për probleme të artistëve në rrethe. Sot artistët nuk kanë dhe një status të artistit, që dhe ju vetë e keni përsëritur herë pas here. Mungesa e tij çfarë sjell?
    Si artist prej vitesh e shoh dhe e ndiej se sa e rëndësishme do të ishte një Status i Artistit. Sot, mungesa e tij e lë artistin shqiptar në një boshllëk ligjor dhe social. Ne japim kontribut kulturor e shoqëror, por jemi të pambrojtur,  as si profesionistë të lirë, as si punonjës të rregullt. Disa pasoja konkrete për mungesën e Statusit të Artistit janë: Pasiguri juridike dhe sociale: kontrata të pasigurta, shpesh afatshkurtra; Mungesë sigurimesh të qëndrueshme: shumë artistë nuk kanë pension të garantuar ose sigurime shëndetësore të rregullta; Mospërfshirje në politikat publike: shteti nuk i njeh artistët si kategori profesionale më vete; Braktisja e profesionit dhe emigrimi: shumë të rinj largohen jashtë sepse nuk shohin të ardhme këtu. Krahasimi me vendet e BE-së: Në shumicën e vendeve evropiane, Statusi i Artistit ekziston prej dekadash.
    Ai garanton: të drejta të veçanta për sigurime dhe pensione, duke marrë parasysh natyrën e veçantë të punës artistike (p.sh. në Francë ekziston, në Itali dhe Gjermani ka skema të posaçme sigurimesh); mbështetje financiare në periudha kur artisti nuk ka angazhime, sepse arti nuk është punë me orar klasik; mundësi të barabarta për pjesëmarrje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Si sindikatë, në Shqipëri, mungesa e këtij statusi e lë artistin të vetëm përballë pasigurisë. Ne e kemi ngritur këtë çështje vazhdimisht me institucionet. Ky nuk është një luks, por një domosdoshmëri për të garantuar që arti të zhvillohet dhe artisti të jetojë me dinjitet nga puna e tij. Pa Statusin e Artistit, çdo strategji kulturore mbetet vetëm një dokument në letër. Shqipëria nuk mund të flasë për integrim kulturor në BE pa vendosur fillimisht bazat që i mbrojnë ata që e krijojnë artin.
    -Në aktivitetin tuaj artistik, ku do jenë në vijim angazhimet tuaja si artist në Cirkun Kombëtar ?
    Edhe pse mbaj detyrën e kryetarit të sindikatës, arti mbetet pjesa më e pandarë e jetës sime. Në sezonin e ri do të jem i angazhuar në projektet e Cirkut Kombëtar, duke marrë pjesë në shfaqje të ndryshme, si në rolin e iluzionistit ashtu edhe në bashkëpunime me artistë të tjerë të trupës. Për ne, çdo premierë është një sfidë për t’i dhuruar publikut diçka të re, emocionuese dhe me nivel profesional sa më të lartë. Si pjesë e Cirkut Kombëtar edhe pse mungesa e çadrës mbetet një plagë e madhe, ne do të vijojmë aktivitetin në skenat ku na krijohet mundësia. Do të punojmë për t’i sjellë publikut shfaqje të reja, duke ruajtur traditën e cirkut shqiptar dhe duke e kombinuar atë me forma moderne të artit skenik. Jam i bindur se arti është mënyra më e fortë për të mbajtur gjallë shpresën dhe për të treguar se pavarësisht vështirësive, artistët nuk dorëzohen. Angazhimi im është të jem në skenë, pranë kolegëve dhe publikut, duke sjellë magjinë e artit edhe në kushte të vështira.
    Intervistoi: Julia Vrapi

  • GKK dhe ‘Cité internationale des arts’ ofrojnë mundësi të reja për artistët kosovar

    GKK dhe ‘Cité internationale des arts’ ofrojnë mundësi të reja për artistët kosovar

    Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) dhe Cité internationale des arts (Parisi) njoftojnë rreth programit të ri të rezidencave për artistë të të gjitha disiplinave që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Ky partneritet i ri trevjeçar që synon të mbështesë shkëmbimet ndërkombëtare të artistëve me bazë në Kosovë, të zgjerojë rrjetet e tyre profesionale dhe artistike, si dhe të zhvillojnë tutje praktikat e tyre përmes mbështetjes për prodhim të veprave.

    Tre artistë do të përzgjidhen përmes aplikimeve në thirrjen e hapur, të cilat do të shqyrtohen nga një juri e përbërë nga profesionistë të fushës së artit dhe kulturës bashkëkohore. Programi do të zhvillohet në dy faza: një ekspozitë grupore në GKK QAFA në Prishtinë (10 dhjetor 2025 – 9 shkurt 2026), e pasuar nga një rezidencë tre mujore që mbulon të gjitha shpenzimet në Cité internationale des arts në Paris në mars 2026.

    Rezidenca do t’u ofrojë secilit artist një studio të mobiluar për të jetuar dhe punuar në lagjen Marais, bursë mujore, mbështetje profesionale dhe mundësi rrjetëzimi, si dhe mbulim të shpenzimeve të udhëtimit dhe sigurimit. 

    Në GKK QAFA, tre artistët do të prezantojnë punë të reja ose punë në zhvillim, të mbështetura me honorare artistike, buxhete prodhimi dhe këshillim kuratorial. Ekspozita do të kurohet nga Hana Halilaj, kuratore në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

    Programi është i hapur për artistë me kombësi kosovare, që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, me së paku tre vite përvojë profesionale në fushën e arteve. Aplikuesit duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në gjuhën angleze ose frënge. Pranohen edhe aplikime nga duo ose kolektivet, me një grant të dhënë për çdo propozim.

    Ky program përfaqëson një vazhdimësi të angazhimit të Galerisë Kombëtare të Kosovës në mbështetje të skenës së artit vizual në vend. Ai është pjesë e ndryshimeve strukturore të ndërmarra vitet e fundit, të cilat kanë synuar ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe krijimin e hapësirave të reja për zhvillimin e skenës artistike, me një fokus të veçantë tek artistët e rinj.

    Afatet kryesore:

    Afati i aplikimit: 4 – 30 shtator 2025 (deri në mesnatë, GMT +1)Shpallja e rezultateve: Java e dytë e tetorit 2025Periudha e rezidencës: Mars 2026 (3muaj)/ KultPlus.com

  • Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë

    Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë

    Naun Shundi, një nga figurat më të dashura të teatrit dhe regjisë shqiptare, sot po lufton me sëmundjen më të rëndë. Ndodhet në një spital në Francë, ku po merr mjekim të specializuar, por përballja e tij nuk është vetëm me sëmundjen. Është edhe me heshtjen e një vendi që i ka duartrokitur aktorët e tij për dekada, por i harron në momentet më të vështira.
    Vajza e tij, Rea Shundi, reagoi e tronditur publikisht, duke akuzuar Teatrin Kombëtar, institucionin ku i ati dha shpirt dhe jetë mbi 46 vite, për indiferencën e plotë.

    “Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i ndjeshëm. Kjo nuk ndodhi me institucionin ku babi im i dha frymë dhe jetë shumë personazheve. Teatri Kombëtar. Në kohën kur solidariteti ishte dhe është nga gjithkush, nga institucioni ku babi im i dha jetë për më shumë se 46 vite, hesht. As dy rreshta tekst. Sa trishtim!”, shkroi ajo.

    Ndërkohë, familja e tij është detyruar të hapë një llogari në “Gofundme” për të mbledhur fondet e mjekimit, sepse shpenzimet janë të papërballueshme. Ky fakt i hidhur na vendos përballë një realiteti të pashmangshëm: në Shqipëri, artistët që i dhanë shpirt kulturës, në pleqëri ose në sëmundje, mbeten vetëm.
    Dhe nuk është hera e parë. Vetëm pak kohë më parë u mësua se Tinka Kurti, “zonja e madhe” e skenës dhe kinemasë shqiptare, një ikonë me mbi 260 role në teatër dhe 95 role në film, ndodhet sot në një shtëpi pleqsh. Një aktore që ndërtoi historinë e artit shqiptar, që na dha figura të paharrueshme dhe na mësoi ç’është shpirti, është sot e harruar nga shteti.
    Por Tinka dhe Shundi nuk janë të vetmit. Historia shqiptare është e mbushur me artistë që u larguan nga kjo botë në harresë, pa një falënderim, pa një titull, pa një shenjë mirënjohjeje. Kujtojmë Sandër Prosin, gjeniun e skenës që u shua pa asnjë nderim institucional. Kujtojmë Ndrek Lucën, që i dha zemër humorit dhe tragjikes, por që në fund u la i harruar. Lista është e gjatë dhe e dhimbshme: Margarita Xhepa, që edhe pse një ikonë e artit, shpesh është përdorur më shumë për propagandë sesa është mbështetur; Dhimitër Orgocka, që u shua në vetmi; Marie Logoreci, që sot përmendet vetëm në fjalime ceremoniale, por që gjatë jetës së saj nuk mori kujdesin që meritonte.
    Ky është modeli i një shteti që i përdor artistët për festivale, për propagandë, për ceremoni, por nuk i qëndron pranë kur kanë më shumë nevojë. Një shtet që ndan dekorata pas vdekjes, por nuk ofron as minimumin e respektit gjallë. Një shtet që organizon homazhe me kurora lulesh, por nuk paguan as barnat e tyre kur jetojnë.
    Kjo është fytyra e vërtetë e turpit tonë. Ne i kemi lënë artistët të varrosen gjallë në harresë dhe në mjerim. Dhe kur vdesin, mbajmë fjalime të bukura, qajmë lot publikë dhe e përdorim kujtimin e tyre për të bërë politikë.
    Rasti i Naun Shundit është një thirrje e fortë: sa artistë të tjerë do të lëmë të ikin në këtë mënyrë? Sa Tinka të tjera do të përfundojnë në azile, sa Sandër Prosi të tjerë do të vdesin të harruar, sa herë do të përsërisim të njëjtin turp?
    Sepse një komb që nuk i respekton artistët gjallë, është një komb që ka varrosur shpirtin e vet!

  • Shkodra ndizet me “Dua Fest” – Artistët më të dashur shqiptarë performojnë pranë Kalasë së Rozafës

    Shkodra ndizet me “Dua Fest” – Artistët më të dashur shqiptarë performojnë pranë Kalasë së Rozafës

    Mbrëmjet e 8 dhe 9 gushtit e kthejnë Shkodrën në kryeqendrën e muzikës live, me festivalin “Dua Fest”, një ngjarje artistike që premton energji të jashtëzakonshme dhe emocione të paharrueshme.

    Nën qiellin e hapur dhe pranë mureve të lashta të Kalasë së Rozafës, festivali sjell në skenë artistët më të dashur dhe më të suksesshëm të muzikës shqiptare, si Shkodra Elektronike, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj, si dhe emra të tjerë të njohur të skenës moderne.

    “Dua Fest po vjen për të ndezur qytetin. Emrat më të mëdhenj të muzikës, performanca elektrizuese dhe energji që nuk harrohen”, kanë premtuar organizatorët.

    Në listën e performuesve përfshihen edhe DJ Hermes, DJ Irgen, Eri Dee, Grupi Burn dhe Hektor Jubani, të cilët do të sjellin ritme të ndryshme për një publik të gjerë.

    Qëllimi i festivalit është të bashkojë muzikën me historinë dhe emocionet, duke promovuar Shkodrën jo vetëm si qendër kulturore, por edhe si një destinacion modern për evente muzikore të nivelit të lartë.

    “Dua Fest” po pritet me entuziazëm nga publiku dhe pritet të jetë një ndër eventet më të suksesshme të verës në Shqipëri./KultPlus.com