Tag: artist

  • Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun, Luli do më mungojë se është artist

    Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun, Luli do më mungojë se është artist

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ka ironizuar programet elektorale të partive të reja gjatë takimit me qytetarët e Skraparit këtë të mërkurë.
    Në fjalën e tij Rama tha se premtimet e forcave të reja të kujtojnë firmat piramidale të 97-ës që ta bëjnë detin kos për të kapur një mandat në parlament.
    Ndërsa thumboi edhe Lulzim Bashën, për të cilin tha se do t’i mungojë parlamentit  në katër vitet e ardhshme pasi ai është artist, është i vetmi koalicion me një parti.

    “Janë dhe disa zogj të vegjël që kanë dalë. Ata mua më heqin mallin e Sugdes, Vehbiut dhe Rrapush Xhaferrit. Ata ta bëjnë detin kos. Jepu votën atyre dhe këtu s’do ketë më asnjë problem. Aman jepuni votën që të kapin ata ndoonjë vend në parlament. Thonë që ne jemi të rinj, të rinj ata kanë vetëm moshën. Shihni si fusin në listë edhe krushqit. Përveç atyre është edhe Luli. Luli të paktën është koalicioni tek pullë. Kur e pyesin sa i madh është ai koalicion, thotë hyni në internet dhe këroni. Ai do na mungojë se është artist”, tha Rama.

  • Ish-banorja e Big Brother që kandidon për Berishën: Rama organizator ahengjesh që s’ka një shok për të pirë kafe

    Ish-banorja e Big Brother që kandidon për Berishën: Rama organizator ahengjesh që s’ka një shok për të pirë kafe

    Aktorja Julia Ilirjani, kandidate për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike i është përgjigjur përmes një videoje në rrjete sociale kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se më shumë ka nxjerrë kandidatë Big Brother në listat e kënetës, se sa Primaret e zhvilluara brenda selisë blu.
    Julia Ilirjani i kërkon Ramës që të mos merret me listat e Partisë Demokratike dhe me asnjë artist.
    “Organizatori i ahengjeve në emisionin e vet ka thënë që aleanca e PD-së e ka mbushur listën me personazhe të Big Brother.
    Ne jemi dy apo tre që kemi qenë në atë format, por ky kryeartisti e di që në Big Brother futen njerëzit që janë marrë me art në jetën e tyre?
    Në Big Brother ne jemi futuar si artista dhe unë e di që ti ke një urrejtje patologjike për artistët. E di që arti jonë i vogël të duket ordiner sepse ti je në majat e larta në universit, je një naltmadhni, një super artist, edhe Picaso të ka lakmi. Na lër ne të bëjmë artin tonë të vogël dhe politikën tonë siç dimë ne.
    Pritëm të na e bëje ti Shqipërinë por ti nuk ke kohë zemra. Ti do bësh ahengje, do flasësh në rrjete sociale se s’ke punë. Kafen e mëngjesit me kë ta pish? Shokë nuk ke, servilat s’do që t’i shohësh që në mëngjes.
    Lëri artistët të bëjnë atë që dinë, të bëjnë atë që munden me shpirt dhe me zemër. Mos u merr me Big Brother, as me listat e PD dhe as me listat e të tjerëve. Se listën tënde e qave, si artist që je, nuk ke futur asnjë artist se atë fushë e mbulon ti.
    Je i ngarkuar këtë periudhë se ke shumë ahengje për të bërë. Të fala gastorëve. Mos harro ë! Paçim”, shprehet aktorja Ilirjani.

  • “Të fala gaztorëve”/ Aktorja i kthehet Ramës: Ne jemi artista, por ti na urren se të dukemi ordinerë

    “Të fala gaztorëve”/ Aktorja i kthehet Ramës: Ne jemi artista, por ti na urren se të dukemi ordinerë

    Aktorja Julia Ilirjani, kandidate për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike i është përgjigjur përmes një videoje në rrjete sociale kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se më shumë ka nxjerrë kandidatë Big Brother në listat e kënetës, se sa Primaret e zhvilluara brenda selisë blu.
    Julia Ilirjani i kërkon Ramës që të mos merret me listat e Partisë Demokratike dhe me asnjë artist.
    “Organizatori i ahengjeve në emisionin e vet ka thënë që aleanca e PD-së e ka mbushur listën me personazhe të Big Brother.

    Ne jemi dy apo tre që kemi qenë në atë format, por ky kryeartisti e di që në Big Brother futen njerëzit që janë marrë me art në jetën e tyre?

    Në Big Brother ne jemi ftuar si artista dhe unë e di që ti ke një urrejtje patologjike për artistët. E di që arti jonë i vogël të duket ordiner sepse ti je në majat e larta të universit, je një naltmadhni, një super artist, edhe Picaso të ka lakmi. Na lër ne të bëjmë artin tonë të vogël dhe politikën tonë siç dimë ne.