Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kujtoi sot ditët kur themelohej forca e parë politike opozitare në pluralizëm dhe që rrëzoi diktaturën komuniste.
Mes tyre edhe një episod me kryeministrin aktual, Edi Rama, të cilin ai e quajti si fatkeqësinë kombëtare, duke shtuar se PD është parti e instiktit, që e kuptoi 35 vite më parë se kush ishte ky “djaloshi i arteve” që iu afrua PD-së si shumë të rinj të tjerë.
“Është një histori 35 vite më parë, që më së miri tregon se çfarë parti e jashtëzakonshme jemi. Do e ndaj me ju, për t’ju kujtuar vlerat dhe idealet që e kanë bërë PD-në forcën më të suksesshme historike që ka udhëhequr dhe forcën më të palëkundur opozitare që ka parë ndonjëherë edhe Evropa. Shumë të rinj na bashkoheshin në atë kohë, mes tyre edhe një djalë 27 vjeçar i Universitetit të Arteve, e askush nuk do mendonte se ky djalë do kthehej në fatkeqësinë e kombit shqiptarë në shekuj. Ky djalë ishte Edvin Rama, ai nuk rezistoi dot as disa orë te PD. Kjo është forca e PD-së, demokratët kanë instikt të pagabueshëm për ta njohur të mirin dhe të keqin”, tha Berisha gjatë fjalës së tij për ditën e përvjetorit të PD-së.
Kreu i selisë blu renditi edhe misionet e forcës politike, projektet dhe realizimet e saj ndër vitet qeverisëse, ashtu sikurse përballja me regjimin e narkoshtetit të qeverisë “Rama” aktualisht në opozitë.
“Të gjithë mbështetësit tanë janë djem, të rinj, burra e gra që janë bërë bashkë rreth interesit kombëtar e që bënë të mundur që PD t’i dhurojë Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në NATO, liberalizimin e vizave, projekte monumentale si Rruga e Kombit, gazsjellësi transatlantik, tuneli i Elbasanit, rrugë dhe autostrada dhe deri te mosha dixhitale. PD dha kontribut edhe në pavarësinë e Kosovës, PD është parti e kontributeve. Ish-presidenti Bush, ishim këtu të gjithë bashkë kur shpalli pavarësinë e Kosovës, shtetit të dytë shqiptar”, tha ai.
Më tej, lideri i opozitës shprehu bindjen se idealet dhe interesat kombëtare nuk do tradhtoheshin kurrë nga PD, deri në triumfin ndaj narkoshtetit aktual.
“Idealet dhe interesi kombëtar do sjelli triumfin, suksesin dhe rrëzimin e narkoshtetit të parë në Europë. Pa këto ideale dhe interesin kombëtar partia nuk do kishte mbijetuar dot”, tha Berisha në përvjetorin e themelimit të PD-së.
Tag: arteve
-

Berisha sulmon Ramën: Djali i arteve që nuk duronte disa orë në PD, sot fatkeqësia e kombit
-

Berisha kujton kohën kur Rama ishte pjesë e PD: Na u bashkua si pedagog i Arteve, por u kthye në fatkeqësi
Në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka kujtuar vitet e para kur forcës së parë politike pas rënies së sistemit komunist iu bashkua dhe Edi Rama, atëherë pedagog në Akademinë e Arteve.
“Kujtoj kohën kur dikur na u bashkonin djem të rinj, mes tyre dhe një djalë i ri pedagog iArteve, por më vonë ai u shndërrua në fatkeqësi për kombin. Ai ishte Edvin Rama”, tha Berisha.
Më tej, ai kujtoi emra të njerëzve që kanë kontribuar në PD, që nga Azem Hajdari, Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Bujar Nishani, Sokol Olldashi, Gerti Bogdani.
“Ne jemi forca e parë politike në Evropën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO.
Ne jemi partia që rikthyem besimet fetare të shqiptarëve”, tha Berisha. -

Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kujtoi sot ditët kur themelohej forca e parë politike opozitare në pluralizëm dhe që rrëzoi diktaturën komuniste.
Mes tyre edhe një episod me kryeministrin aktual, Edi Rama, të cilin ai e quajti si fatkeqësinë kombëtare, duke shtuar se PD është parti e instiktit, që e kuptoi 35 vite më parë se kush ishte ky “djaloshi i arteve” që iu afrua PD-së si shumë të rinj të tjerë.
“Është një histori 35 vite më parë, që më së miri tregon se çfarë parti e jashtëzakonshme jemi. Do e ndaj me ju, për t’ju kujtuar vlerat dhe idealet që e kanë bërë PD-në forcën më të suksesshme historike që ka udhëhequr dhe forcën më të palëkundur opozitare që ka parë ndonjëherë edhe Evropa. Shumë të rinj na bashkoheshin në atë kohë, mes tyre edhe një djalë 27 vjeçar i Universitetit të Arteve, e askush nuk do mendonte se ky djalë do kthehej në fatkeqësinë e kombit shqiptarë në shekuj. Ky djalë ishte Edvin Rama, ai nuk rezistoi dot as disa orë te PD. Kjo është forca e PD-së, demokratët kanë instikt të pagabueshëm për ta njohur të mirin dhe të keqin”, tha Berisha gjatë fjalës së tij për ditën e përvjetorit të PD-së.
Kreu i selisë blu renditi edhe misionet e forcës politike, projektet dhe realizimet e saj ndër vitet qeverisëse, ashtu sikurse përballja me regjimin e narkoshtetit të qeverisë “Rama” aktualisht në opozitë.
“Të gjithë mbështetësit tanë janë djem, të rinj, burra e gra që janë bërë bashkë rreth interesit kombëtar e që bënë të mundur që PD t’i dhurojë Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, në NATO, liberalizimin e vizave, projekte monumentale si Rruga e Kombit, gazsjellësi transatlantik, tuneli i Elbasanit, rrugë dhe autostrada dhe deri te mosha dixhitale. PD dha kontribut edhe në pavarësinë e Kosovës, PD është parti e kontributeve. Ish-presidenti Bush, ishim këtu të gjithë bashkë kur shpalli pavarësinë e Kosovës, shtetit të dytë shqiptar”, tha ai.
Më tej, lideri i opozitës shprehu bindjen se idealet dhe interesat kombëtare nuk do tradhtoheshin kurrë nga PD, deri në triumfin ndaj narkoshtetit aktual.
“Idealet dhe interesi kombëtar do sjelli triumfin, suksesin dhe rrëzimin e narkoshtetit të parë në Europë. Pa këto ideale dhe interesin kombëtar partia nuk do kishte mbijetuar dot”, tha Berisha në përvjetorin e themelimit të PD-së. -

Fakulteti i Arteve të Bukura në Tiranë dhe Fakulteti i Arteve në Prishtinë me një seri ekspozitash, e para është…
Nga Julia Vrapi
“Komunikim” që vjen me piktura është ekspozita e parë, si pjesë e një serie në vijim që do të hapen në galerinë FAB. Ky dialog viziv mes Fakultetit të Arteve të Bukura në Tiranë dhe Fakultetit të Arteve në Prishtinë i ka fillesat në vitet ’70-të, por këto ditë dhjetori 2025 rinisi tradita me ekspozitën e pedagogut të Pikturës në Fakultetin e Prishtinës, Agron Bytyçi. Përgjatë aktivitetit të tij prof. Agron Bytyçi ka qenë pjesëmarrës në më shumë se 100 ekspozita në vend dhe jashtë, ku këto ditë dhjetori ekspozita e tij personale “Komunikim” u çel në galerinë FAB. Ekspozita që vjen me punime në pikturë dhe e kuruar nga historiani i artit Zef Paci bëhet edhe pjesë e jetës artistike këtë muaj të fundit të vitit në Tiranë, ku po zhvillohen aktivitete të ndryshme.
Galeria FAB shprehet se këto ekspozita të përbashkëta nga bashkëpunimi mes dy fakulteteve do të jenë pjesë e kalendarit të saj vjetor. “Patëm kënaqësinë të ristartonim marrëdhënien historike mes Fakultetit të Arteve të Bukura Tiranë dhe Fakultetit të Arteve në Prishtinë për një seri ekspozitash të përbashkëta, shkëmbimesh eventesh personale dhe ato në nivel studentësh, të cilat në kalendarin vjetor të Galerisë FAB dhe asaj të Fakultetit të Prishtinës shpresojmë të jenë disa nga momentet më entuziaste të këtij dialogu viziv, që i njeh fillesat e veta që në vitet ’70-të të shekullit të kaluar. E rifilluam sot këtë traditë në mënyrën më të mirë me ekspozitën e profesorit të Pikturës së Fakultetit të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e galerisë FAB. Agron Bytyçi është vlerësuar me disa çmime në skenën artistike. Ai është piktor dhe profesor i rregullt në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare në Fakultetin e Arteve të Bukura (1992 – 1996), drejtimi Pikturë, në klasën e prof. Muslim Mulliqit. Në vitin 2000 magjistroj me temën”Mbi Materializimin e Idesë në Pikturë”, nën udhëheqjen e prof. Rexhep Ferrit.
Prirja artistike e autorit lëviz në territorin e surrealizmit
Në hapjen e kësaj ekspozite këto ditë dhjetori ishin të pranishëm autori i saj, kuratori dhe profesorë të dy fakulteteve, studentë të arteve e më gjerë Kuratori i ekspozitës prof. asc. dr. Zef Paci historian arti në tekstin e tij kuratorial shprehet se, prirja artistike e autorit, me anë të simbolikës së çuditshme, me copëzimin e peizazhit të mistershëm, lëviz në territorin e surrealizmit. “Në rininë e tij, gjatë kohës së studimeve akademike, por jo falë tyne, ai asht ndeshë me të e asht ndi i joshun prej tij. Figurativiteti surrealist mund të ketë marrë një shtysë fillestare edhe në reagimin kundërshtues ndaj imponimit të kahut të akademisë, një divergjencë, jo aq e pazakontë në fushën e shkollimit artistik.
Në atë mjedis shkollor ku mbizotnonte tradita abstrakte, studenti-artist ose e përqafon, ose e refuzon dhe zgjedh një rrymë figurative që asht po aq “radikale”. E surrealizmi, në këtë kuptim, bahet për të një formë kundërshtie e rebelimi, dhe një gjuhë për të rifitue imagjinatën vetjake”, shprehet ai ndër të tjera. Prof. asc. dr. Zef Paci më tej thotë se pikturat e Agron Bytyçit, teksa përcjellin një atmosferë të fortë psikologjike, ku qeniet shndërrohen në simbolet e krizave të mbrendshme të njeriut bashkëkohor, përbajnë një alegori moderne të ankthit social. “Aty gjejmë njeriun e shpërbamë që kërkon kuptimin tue ndërthurë introspeksion e pasiguri mbi identitetin, në një botë të bame copash.
Aty ndjehet pësimi i situatave, vuejtja e pamundësisë e jo moralizimi mbi ta, prandaj ai i çon ato simbolikisht në qiell para syve të dikuj. Andrrat nuk janë gjithmonë teatrale por na kujtojnë për aktrimin e ritet e jetës. Figurat e njerëzve nuk janë realiste por bartëse idesh. Për autorin peshon ma randë realiteti psikologjik se ai fizik. Ndoshta, me këto piktura, aludohet se ende gjendena në një andërr e, kur të çohena, asht shpresa se jeta ka me qenë ndryshe”, vijon kuratori. Ekspozita “Komunikim” me piktura vijon dhe për disa ditë për publikun. Ajo do të qëndrojë në galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve në Tiranë deri më datë 22 dhjetor. -

Universiteti i Arteve dhe Accademia di Belle Arti -Catanzaro- Itali një marrëveshje bashkëpunimi për projektet
Bashkëpunimi në projekte në marrëveshjen mes Universitetit të Arteve Tiranë dhe Akademisë së Arteve të Bukura në Catanzaro, Itali. Një delegacion i Universitetit të Arteve, i kryesuar nga rektori prof. dr. Erald Bakalli në datat 24-27 nëntor, me ftesën e drejtorit të Accademia di Belle Arti – Catanzaro – Itali, Arch.
Virgilio Piccari, realizoi një vizitë zyrtare pranë këtij institucioni. Përveç firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e këtij institucioni të arsimit të lartë italian, në kuadër të ndërkombëtarizimit të studimeve dhe të projektit të arteve performuese “PERFORMING” të mbështetur nga fondet PNRR dhe takimeve institucionale me personelin akademik dhe administrativ, delegacioni i UA pati rastin të bëjë takime të nivelit të lartë përfaqësuesve institucionalë, në Lamezia Terme, si me presidenten e ABA Catanzaro, profesoreshën Stefania Mancuso, presidenten e International Cultural Fondation, profesoreshën Giovanna De Sensi, zëvendës presidentin e fondacionit, z. Francesco Sinopoli, drejtorin ekzekutiv të fondacionit, z. Pierfrancesco Pullia, prefektin e qytetit të Lamezia Terme, z. Castrese De Rosa si dhe përfaqësues të Bashkisë së Lamezias, në pozicionin e zëvendës kryetarit të bashkisë, z. Michelangelo Cardamone si dhe të këshilltares për Kulturën, znj. Annalisa Spinelli.
UA njofton se po ashtu, në kuadër të përurimit të rrjetit “Culture Med Hub” me moton “Arti, Shkenca dhe Kreativiteti për Mesdheun”, Fondacioni International Culture Foundation” në bashkëpunim me Accademia di Belle Arti di Catanzaro, më 26 nëntor, në Pallatin “Blasco” u përshkrua vizioni i ICF, për një cikël aktivitetesh kulturore e shkencore me profil të lartë ndërkombëtar që do t’i dedikohen bashkëpunimit euro-mesdhetar, duke vënë qendër idenë e një Mesdheu të aftë të gjenerojë forma novative të njohjes, dialogut dhe rritjes së përbashkët dhe ku traditat dhe vizionet e reja takohen për t’i dhënë formë një gjuhe të përbashkët të së bukurës. Gjatë kësaj vizite u firmosën marrëveshjet mes dy institucioneve artistike, UART dhe ABA Catanzaro, si dhe një marrëveshje e përbashkët mirëkuptimi me ICF, ku veç të tjerëve, firmosën dhe Universiteti i Libanit dhe Universiteti Salah Boubnider Constantine 3 -Algjeri. Gjithashtu u diskutua rreth një projekt – dokumentari të propozuar nga profesoreshat e ABA Catanzaro, Sonia Golemme dhe Simona Caramia, të titulluar “Gjuha e Zemrës” si dhe u vizituan institucionet kulturore të Rajonit të Kalabrisë si Teatri Politeamo Catanzaro, Muzeu i Arteve Catanzaro. -

Videombikëqyrje GKA, që zbulon një dimension të ri të trashëgimisë pamore shqiptare projektohet në fasadën e…
Nga Julia Vrapi
Videombikëqyrje GKA ofroi një këndvështrim të ri mbi fondin tradicional të Galerisë Kombëtare të Arteve. Tirana Art Weekend vijoi këtë vit në mbi 17 hapësira të ndryshme,me platforma të reja artistike, premiera, performanca dhe ekspozita, ku një nga veprat gjatë këtyre ditëve ishte edhe videoinstalacioni më i fundit i artistit të njohur Gentian Shkurti, i projektuar mbi fasadën e saporestauruar të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Duke përdorur kamera mikroskopike, video eksploron teksturat e fshehura dhe gjurmët e kohës në veprat e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, duke zbuluar një dimension të ri të trashëgimisë pamore shqiptare. Nga GKA bëhet me dije se vepra u komisionua nga Rrjeti i Arteve Pamore Shqiptar (AVAN) dhe Galeria Kombëtare e Arteve (GKA) me rastin e Tirana Art Weekend 2025, duke shënuar fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë që mbështet prodhimin artistik dhe dialogun institucional. Fundjavën që lamë pas, fasada e Galerisë Kombëtare të Arteve u transformua në një hapësirë arti me videoinstalacionin site-specific Videombikëqyrje GKA të Gentian Shkurtit, që ofroi një këndvështrim të ri mbi fondin tradicional të galerisë, por si artist ai përgjatë aktivitetit të tij ka marrë pjesë në disa ekspozita ndërkombëtare të rëndësishme, mes tyre edhe nga Qendra Pompidou në Francë. Tirana Art Weekend, i organizuar nga Rrjeti Shqiptar të Arteve Pamore -the Albanian Visual Art Network (AVAN), është një platformë vjetore e bashkëpunimit midis institucioneve, hapësirave të pavarura dhe kolektivave artistike në Shqipëri. Siç është bërë me dije ky edicion i dytë këtë vit shënoi edhe nisjen e një bashkëpunim të përvitshëm nën emërtimin AVAN x GKA: Komisionim Artisti. Përmes kësaj nisme, çdo vit do të komisionohet në bashkëpunim me GKA, një vepër e një artisti shqiptar, e cila i shtohet koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve.
Tirana Art Weekend në vitin e dytë
Tirana Art Weekend këtë vit të dytë solli një program të pasur me ngjarje artistike, ekspozita, performanca dhe takime krijuese. Tirana Art Weekend organizuar nga the Albanian Visual Art Netëork zhvilloi edicionin e parë në vitin 2024 dhe këtë vit zhvilloi edicionin e dytë me një sërë veprimtarish nga 27 deri më 30 nëntor. Artistë, kuratorë, hapësira kulturore dhe dashamirës të arti. Veprimtaritë kryesore këtë vit të Tirana Art Weekend u zhvilluan te selia e Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë, e vendosur në një vilë të restauruar të shekullit të 20, por të tjera vijuan vijojnë në hapësira më tej në Tiranë. Tirana Art Weekend që këtë vit zhvilloi edicionin e dytë me një sërë veprimtarish përgjatë muajit nëntor, synon të kthehet në një traditë që e pasuron jetën kulturore të qytetit dhe nxit zhvillimin e skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri. -

GKA do të hapet vitin që vjen, MAXXI në Romë do të kontribuojë në modernizimin institucional dhe menaxherial
Galerisë Kombëtare e Arteve që është në proces restaurimi do të hapet vitin e ardhshëm. MAXXI – Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI në Romë do të kontribuojë në modernizimin institucional dhe menaxherial, në formimin e profesionistëve të muzeve, etj. Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Galerisë Kombëtare të Arteve dhe MAXXI – Muzeut Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Romë. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja e cilëson të rëndësishëm këtë bashkëpunim. “Ky bashkëpunim i rëndësishëm do të shoqërojë procesin e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë vitin e ardhshëm, duke forcuar misionin e saj kulturor dhe ndërkombëtar.
MAXXI do të jetë një partner strategjik, që do të kontribuojë në modernizimin institucional dhe menaxherial, në formimin e profesionistëve të muzeve, si dhe në zhvillimin e programeve të përbashkëta kulturore dhe kërkimore”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet më tej se ky projekt trevjeçar (2025-2028), është pjesë e vizionit të përbashkët për ta kthyer kulturën në urën më të fortë të dialogut, zhvillimit dhe miqësisë shqiptaro-italiane. Galeria Kombëtare e Arteve siç është bërë me dije më parë do të ketë më shumë hapësira ekspozuese, laborator për restaurimin e veprave dhe zgjerim të hapësirës së ruajtjes së tyre. Galeria Kombëtare e Arteve u mbyll në tetor të vitit 2021 çka solli për shkak të rikonstruksionit të godinës aktuale edhe pezullimin përkohësisht të aktivitetit. -

Gonxhe dhe ministri italian i Kulturës nënshkruajnë projektin që do të ndihmojë në përfundimin e Galerisë Kombëtare të Arteve
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Galerisë Kombëtare të Arteve dhe MAXXI – Muzeut Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Romë.
Ky bashkëpunim i rëndësishëm do të shoqërojë procesin e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë vitin e ardhshëm, duke forcuar misionin e saj kulturor dhe ndërkombëtar.
MAXXI do të jetë një partner strategjik, që do të kontribuojë në modernizimin institucional dhe menaxherial, në formimin e profesionistëve të muzeve, si dhe në zhvillimin e programeve të përbashkëta kulturore dhe kërkimore.
Ky projekt trevjeçar (2025–2028), është pjesë e vizionit të përbashkët për ta kthyer kulturën në urën më të fortë të dialogut, zhvillimit dhe miqësisë shqiptaro-italiane.Top Channel
-

Studentët e Universitetit të Arteve do të kenë mundësi të përdorin fondet filmike të Arkivit për projektet e tyre
Fonde të Arkivit të Filmit do të mund të përdoren dhe nga studentët e Universitetit të Arteve për projektet e tyre. Kjo bëhet e mundur nga bashkëpunimi mes Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit dhe Universitetit të Arteve në Tiranë. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit mirëpriti në ambientet e tij prof. Sadik Spahija, Dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, prof. asc.
Ardian Isufi dhe Ergys Krisiko nga Universiteti i Arteve, për të konkretizuar një marrëveshje bashkëpunimi, që hap horizonte të reja mes artit dhe filmit. Arkivi shprehet se ky bashkëpunim synon të krijojë ura të gjalla mes studentëve dhe trashëgimisë sonë filmike, përmes orëve formuese, kërkimeve në fondin arkivor, projeksioneve dhe ekspozimeve artistike që do të zhvillohen në hapësirat e AQSHF-së. “Studentët e UA do të kenë mundësinë të përdorin fondet filmike të Arkivit për projektet e tyre krijuese, ndërsa AQSHF do të shndërrohet në një hapësirë frymëzimi për artin bashkëkohor.
Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të përbashkët mes trashëgimisë filmike dhe artit të ri shqiptar, ku brezat e rinj krijojnë, eksplorojnë dhe i japin jetë kujtesës vizuale të vendit”, thuhet nga Arkivi Qëndror Shtetëror i Filmit. Arkivi i Filmit i Shqipërisë (AQSHF) gjithashtu është kujdestari ligjor i prodhimit kinematografik shqiptar i filluar nga viti 1947 e në vazhdim, kryesisht i përbërë nga produksionet nga një njësi e vetme shtetërore, Kinostudio “Shqipëria e Re”, e cila filloi aktivitetin e saj në vitin 1952 dhe u mbyll në vitin 1992. AQSHF zhvillon herë pas here dhe aktivitete të ndryshme me në fokus filmat shqiptarë, ku nuk kanë munguar dhe ekspozita me materiale arkivore. -

Punimet në GKA, dyfishim i hapësirave ekspozuese dhe një laborator restaurimi
Punimet për Galerinë Kombëtare të Arteve po vijojnë, ndërsa do të ketë më shumë hapësira ekspozuese nga më parë. Në vijim edhe nga koleksioni i galerisë janë restauruar vepra arti. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se investimi në këtë galeri parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese. “Vijon puna për transformimin epokal te Galerisë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura! Investimi parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar restaurimi dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike”, shprehte ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale.
Ministri Blendi Gonxhja më parë kryer edhe inspektim të punimeve në GKA, ku ka sqaruar gjithashtu se kontrata pati një ndërprerje 1 vjeçare, që rëndoi në afatet e punimeve, por ka pasur dhe disa pjesë të projektit që janë riparë. Galeria Kombëtare e Arteve dhe me ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” të vitit 2018 Muzeu i Arteve të Bukura u mbyll në tetor të vitit 2021 çka solli për shkak të rikonstruksionit të godinës aktuale edhe pezullimin përkohësisht të aktivitetit dhe shërbimi muzeor brenda saj. Ndërtesa e Galerisë Kombëtare të Arteve, e cila ndodhet sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u inaugurua në nëntor të vitit 1974, por tani hapësirat e reja në institucionin më të rëndësishëm në vend për artet pamore do t’u dedikohen ekspozitave, ruajtjes dhe digjitalizimit të veprave të artit, ku pritet dhe të ketë salla të veçanta për skulpturë, pikturë, vizatime dhe qeramikë.