Mikel Arteta ka mundësinë të bëjë atë që Arsene Wenger nuk e arriti në stolin e Arsenalit. Të martën në mbrëmje, “topçinjtë” do të presin PSG për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa trajneri i ekipit anglez ka deklaruar në konferencën për shtyp: “Një mundësi e pabesueshme, jemi këtu për t’i bërë njerëzit të lumtur”.
Më pas, ai u ndal te disa informacione specifike lidhur me formën e disa lojtarëve: “E dimë situatën e Mikel (Merino) dhe Ben (White), fatkeqësisht humbëm Thomas (Partey). Ben dhe Mikel kanë mundur të stërviten, do të shohim nëse do të jenë në gjendje ta nisin titullarë. Calafiori nuk ka mundur të stërvitet”.
Mundësia është e jashtëzakonshme, pasi në dy ndeshje, Arsenali luan për finalen. Dhe entuziazmi është i madh: “Po, e ndjen kudo entuziazmin në klubin tonë, është diçka unike. Jemi plot energji dhe entuziazëm, mezi presim të luajmë. Është një histori e bukur, por duam më shumë”.
A ka mundësi që kjo të jetë nata më e mirë e tij në karrierë: “Po, besoj se po, që nga momenti që kam përjetuar gjithçka, edhe si lojtar. Shpresojmë që të jetë edhe më mirë. Arsenali favorit? Nëse e shohim nga historia, do të thoja jo, sepse asnjëherë nuk e kemi fituar dot Champions League”.
Një koment i fundit mbi Rice, investimi më i madh i klubit, mbi 100 milionë euro: “Shpresojmë që, duke fituar shumë trofe bashkë, të mund ta justifikojmë këtë shifër. Besoj se ka bërë disa hapa përpara”.
Tag: arteta
-

Arteta nuk e fsheh entuziasmin: Duam më shumë se kaq, ta fitojmë Ligën e Kampionëve
-

“Duam më shumë se kundër Realit”, Arteta do ndihmën e tifozerisë: Ta kthejmë stadiumin në diçka që nuk e kemi parë kurrë
Arsenali do të presë mbrëmjen e nesërme PSG-në në Londër. Skuadrat do të përballen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Mikel Arteta ka kërkuar ndihmën e tifozëve për të mposhtur parisenët. Trajneri i Arsenalit ka deklaruar në konferencë për shtyp se tifozeria duhet të mobilizohet më shumë se sa bëri kundër Realit të Madridit. Sipas tij, në stadium duhet të mbizotërojë një atmosferë si kurrë më parë.
“Ne po bëjmë histori dhe duam më shumë. Duam më shumë nga tifozët (sesa kundër Madridit). Nuk po e ekzagjeroj. Sillni këpucët tuaja, tutat, bluzat, le të luajmë bashkë çdo top. Doni që të bëjmë diçka speciale? Ai vend (stadiumi) duhet të jetë diçka që nuk e kemi parë më herët. Me shumë mundësi është një nga ndeshjet më të mëdha që “Emirates” ka parë që kur e kemi ndërtuar”, ka deklaruar ndër të tjera Mikel Arteta./Sport Ekspres/ -

Arteta: Kemi luajtur nën standardin tonë dhe i falëm dy pikë kundërshtarit
24 Prill 2025
9:01
Telesport
Arsenal barazoi 2-2 në fushën e tij ndaj Crystal Palace në Premier League, një rezultat që ka zhgënjyer trajnerin Mikel Arteta, që synonte tri pikët përballë tifozëve në “Emirates”.
“Jemi të gjithë të zhgënjyer me rezultatin dhe performancën. Nuk gjetëm konsistencë të mjaftueshme në veprime për të dominuar plotësisht lojën”, tha Arteta.
Më tej, ai shtoi: “Ne dhuruam topa dhe ishim larg standardeve tona në lojën mbrojtëse. Kur nuk je në më të mirën tënde, por po fiton 2-1, nuk mund të falësh një gol të tillë siç bëmë ne”.
“Kjo është pjesë e futbollit dhe na kushtoi dy pikë. Kishte shumë aspekte të lojës në të cilat duhet të kishim bërë më mirë. Loja ishte gjithmonë në ajër që kundërshtarët t’ju lëndonin dhe ata kishin cilësinë për ta bërë këtë”, tha Arteta.
Në fund, trajneri spanjoll komentoi: “Ata ishin shumë të organizuar dhe meritojnë përgëzimet tona, por ne duhet të jemi kritikë ndaj vetes. Është e dëmshme, por ne duhet të pranojmë se mund të ndodhë”. -

Rrëfehet Arteta: Para ndeshjes me Real telefonova Pep, nëse jam këtu është falë tij
22 Prill 2025
12:56
Telesport
Arsenal eliminoi Real Madrid nga gara në Champions League, duke i fituar të dyja sfidat çerekfinale me kampionët në fuqi.
“Topçinjtë” do të luajnë nesër në kampionat ndaj Crystal Palace në kampionat, ku nuk kanë më shanse të fitojnë titullin.
Ndaj, trajneri Mikel Arteta kërkon të falënderoj dikë për suksesin e madh në Europë, trajnerin Pep Guardiola. “E telefonova Pep në mëngjes, para së të luaja ndeshjen e kthimit në Madrid”, tha spanjolli.
“Nëse jam këtu është edhe falë tij. Ai ishte frymëzimi im si trajner dhe si lojtar dhe kam kaluar katër vjet me të. Nëse jam këtu është falë tij“, tha Arteta.
Mikel Arteta ka qenë ndihmësi i Pep Guardiola, fillimisht në stolin e Barcelonës dhe më pas në pankinën e Manchester City. -

Mikel Arteta: Pas suksesit me Realin, telefonova Guardiolën, ai më ka ndihmuar të vij deri këtu
Adriatik BALLA
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili eliminoi mbrëmjen e dy ditëve më parë Realin e Madridit nga Champions League, është për momentin tekniku më i përfolur në futbollin evropian. Suksesin e tij askush s’e priste. “Gunners” i fituan të dyja ndeshjet çerekfinale me “Los Blancos”, fillimisht 3:0 në “Emirates Stadium” dhe mbrëmë 2:1 në “Santiago Bernabeu” për ta prerë biletën për në gjysmëfinale. Por Arteta kreditet për këtë arritjen e këtij niveli ia kalon mentorit të tij të dikurshëm, Pep Guardiola, nga i cili ka mësuar shumë. Në fakt, vite më parë Arteta ishte ndihmës i Guardiolës në Mançester Siti dhe prej aty nisi gjithçka në një karrierë që mund të jetë shumë e suksesshme si trajner për ish-futbollistin spanjoll.
“E thirra në mëngjes Pep Guardiolën. Nëse jam këtu, në këtë nivel, jam falë tij”, nënvizoi ai. Më tej komentoi në detaje për këtë ndihmë që ka marrë nga ish-tekniku i Barcelonës. “Është falë Pep, në një masë të madhe. Si lojtar dhe si trajner, ai ka qenë një inspirim për mua. Ai është personi që ka vendosur të vë bast në mua, që më përfshiu si trajner të dytë. I përjetova dhe shijova katër vjet të mrekullueshëm me të në Mançester Siti dhe më duhet të jem mirënjohës, do të jem gjithmonë falënderues ndaj tij pasi në të kundërtën nuk do të isha këtu në këtë nivel fantastik”, vijoi Arteta. Suksesin e skuadrës së Arsenalit ndaj Realit Arteta e komentoi menjëherë pas takimit, duke thënë se ndihej i emocionuar nga kualifikimi në gjysmëfinale i skuadrës së tij. “Është njëra prej netët më të mira në karrierën time futbollistike. Kemi luajtur kundër një skuadre me një histori madhështore. Ishte një pikë inspirimi për të gjithë ne në këtë kompeticion. Të arrish ta fitosh lojën në mënyrën se si e bëmë ne, mendoj se duhet të jemi mjaft krenarë me veten”, deklaroi trajneri spanjoll për “TNT Sports” pas lojës.
“Është mjaft e vështirë. Pas 2-3 minutësh e kupton se në këtë stadium mund të ndodh gjithçka. Fatmirësisht shumë gjëra shkuan në favorin tonë. Në përgjithësi e bëmë atë që është dashur ta bënim për ta fituar lojën. Historia e jonë në këtë kompeticion është e shkurtër. Është hera e tretë në historinë tonë që e bëjmë atë që e kemi bërë tashmë dhe duhet të rinisim gjithçka prej këtu”, nënvizoi tutje Arteta. Ai foli edhe për përballjen gjysmëfinale me PSG, përmes së cilës “Topçinjtë” synojnë ta arrijnë finalen e madhe. “E pashë ndeshjen të martën mbrëma, ishte një lojë e çmendur. E njoh mjaft mirë trajnerin Enrike, por ta shijojmë njëherë këtë natë”, përfundoi Arteta. -

Arteta: Isha gati ta merrja me shpulla Saka pasi humbi penalltinë
17 Prill 2025
10:00
Telesport
Arsenal shkoi në gjysmëfinalet e Champions League pasi eliminoi Real Madrid, por për “topçinjtë” nuk ishte një përballje e lehtë. Sidomos pasi skuadra londineze humbi një penallti me Bukayo Saka në pjesën e parë.
Kur kujton këtë episode, trajneri Mikel Arteta humbet kontrollin: “Kur Saka humbi atë penallti isha gati të hyja në fushë dhe ta merrja me shpulla. Ai e mori atë vendim, por unë isha i shqetësuar se çfarë mund të ndodhte mendërisht”.
“Gjithsesi, ne fituam dhe Saka më pas shënoi një gol në pjesën e dytë. U kualifikuam dhe meritë për këtë ka edhe ai, pasi luajmë në grup dhe Saka dha ndihmesën e tij të madhe. Rëndësi ka kualifikimi”, tha Arteta. -

Arteta: Gjysmëfinale historike, nuk ishte e lehtë të luanim në “Bernabeu”
17 Prill 2025
8:33
Alfred Lleshi
Pas fitores 2-1 ndaj Real Madridit dhe arritjes në gjysmëfinale të Champions League, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, foli për “Sky Sport”: “Jemi shumë të lumtur, kjo është gjysmëfinalja e tretë në historinë e klubit tonë.
Për mënyrën si erdhi, është një arritje shumë e rëndësishme. Nuk ishte e lehtë të luanim në Madrid, por ia dolëm edhe në aspektin mendor dhe emocional. Pas 16 vitesh, kualifikimi në gjysmëfinale të Champions League është një sukses i madh”.
Disa fjalë edhe për kundërshtarin në raundin tjetër: “PSG është në formën më të mirë në Europë për momentin, por ne jemi shumë të lumtur që do të luajmë kundër tyre”. -

“Jam këtu falë Pep Guardiolës, e mora në telefon”! Arteta: Anceloti më tha pas ndeshjes se uron që Arsenali të fitojë Champions League
Arsenali ka eliminuar Real Madridin nga Champions League. Topcinjtë kanë arritur që të fitojnë të dy ndeshjet, teksa as magjia e Santiago Bernabeu nuk mjaftoi për përmbysjen e famshme. Menjëherë pas ndeshjes, Arteta doli në konferencën për shtyp dhe u shpreh se kolegu i tij, Anceloti, kishte uruar që të ishte Arsenali fituesi i këtij kompeticioni.
“Është një nga netët më të rëndësishme të karrierës time. Po mendoj për gruan time, për fëmijët e mi dhe për familjen time, sepse ata e kishin dëgjuar gjatë gjithë javës se cfarë mund të ndodh në këtë stadium. Dhe jam shumë i lumtur për njerëzit që erdhën për të na parë ne, ka shumë uri në këtë klub. Anceloti më tha se shpreson që Arsenali të fitojë Champions League. Unë jam këtu falë Pep Guardiolës, e mora në telefon këtë mëngjes, i jam gjithmonë falënderues”, tha Arteta. /Sport Ekspres/ -

U dëmtua në kampionat, Arteta rrezikon të luajë pa mesfushorin titullar ndaj Real Madrid
14 Prill 2025
12:26
Telesport
Pas fitores 3-0 në “Emirates” në çerekfinalen e parë të Champions League ndaj Real Madrid skuadra e Arsenal përgatitet për sfidën e kthimit në “Bernabeu”.
Sipas informacioneve që vijnë nga Londra, trajneri Mikel Arteta rrezikon të mos ketë në dispozicion Thomas Partey, autorin e golit në barazimin 1-1 ndaj Brentford fundjavën e kaluar në kampionat.
Partey, i cili të shtunën luajti si një mbrojtës i improvizuar i djathtë, është vënë në dyshim nga Arteta, pasi u zëvendësua i dëmtuar 20 minuta nga fundi. “Nuk e dimë nëse do të luajë”, tha Arteta.
“Presim një vendim përfundimtar nga mjekët që po e monitorojnë dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat. Ai ndjeu diçka, kështu që ne nuk donim të rrezikonim”, shtoi Arteta.
Mungesa e mundshme e Partey mund të krijojë një dhimbje koke për Artetën pasi Jorginho nuk ishte në gjendje të vazhdonte kur ai pësoi një lëndim në brinjë. -

As Rice dhe as Saka, Arteta vlerëson një tjetër yll të Arsenal-it pas fitores ndaj Real-it
9 Prill 2025
14:57
Telesport
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lavdëruar shumë mbrojtësin Jakub Kiwior pas fitores 3-0 të në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League ndaj Real Madridit.
Declan Rice shënoi me dy goditje dënimi në pjesën e dytë përpara se Mikel Merino të trefishonte avantazhin në minutën e 75-të të ndeshjes.
Arsenali, i cili humbi mbrojtësin Gabriel Magalhaes për shkak të një dëmtimi në kofshë në fillim të këtij prilli, luajti me Kiwior në krah Saliba-s në sistemin 4-3-3.
Arteta tha për polakun:
“Ka qenë një sezon ku na është dashur të përshtatemi. Ne kaluam shumë gjëra, humbëm ndoshta edhe mbrojtësin tonë më të mirë për katër muaj, dhe Jakub hyn dhe bën paraqitjet që po bën.
“Nuk është rastësi. Mënyra se si ata stërviten, mënyra se si ata aplikojnë veten dhe mënyra se si ata e ndihmojnë njëri-tjetrin mendoj se prodhon ato momente”.
Deri më tani këtë sezon, ish-mbrojtësi i Spezias ka luajtur në 20 ndeshje në total për Topçinjtë. Ai ka ndihmuar skuadrën e tij të mbajë portën e paprekur në shtatë ndeshje dhe ka dhënë dy asiste në 1255 minuta.