Tag: arteta

  • Trajneri Arteta i beson çelësat e mbrojtjes: Ky do të jetë viti i tij tek Arsenal

    Trajneri Arteta i beson çelësat e mbrojtjes: Ky do të jetë viti i tij tek Arsenal

    21 Korrik 2025

    11:05

    Telesport

    Pas disa sezonesh në vendin e dytë, skuadra e Arsenal kërkon të bëjë hapin e madhe dhe të fitojë Premier League. Dhe për t’ia dalë mbanë, trajneri Mikel Arteta shpreson shumë te mbrojtësi italian Riccardo Calafiori.
    Pas një sezoni debutues me ulje-ngritje edhe për shkak dëmtimi, 23-vjeçari synon që këtë vit të jetë protagonist absolut. I bindur për këtë gjë është trajneri spanjoll, që shprehet i gatshëm t’i japë më shumë besim.
    “Sezoni i kaluar ishte i pari i tij në Premier League dhe ishte një sezon i mirë. Ai ishte një nga transferimet më të mira edhe pse pati probleme fizike pas ndeshjeve që luajti me kombëtaren e Italisë. Janë gjëra që ndodhin”, tha Arteta.
    Më tej, trajneri i Arsenal komentoi: “Me stilin e tij të lojës dhe intensitetin e tij, ai i jep energji ekipit dhe shpresojmë që ai të vazhdojë të përmirësohet këtë sezon dhe të jetë gjithashtu më me fat në aspektin e dëmtimeve“.

  • Arteta apel klubit: Zgjidhni sa më shpejt “çështjen Gyokeres”, palët diskutime për çmimin

    Arteta apel klubit: Zgjidhni sa më shpejt “çështjen Gyokeres”, palët diskutime për çmimin

    9 Korrik 2025

    12:29

    Telesport

    Transferimi i Viktor Gyokeres tek Arsenal nuk ka për të qenë aq i lehtë sa mendohej javën e kaluar, kur u tha se sulmuesi i Sporting Lisbonë ishte pranë kalimit në Premier League.
    Mësohet se Sporting i ka thënë drejtuesve të Arsenal se dëshiron 70 milionë euro plus 10 milionë euro në bonuse për Gyokeres. Lajmi është konfirmuar sot nga e përditshmja “The Guardian”.
    Kampionët portugezë thuhet se kanë refuzuar një ofertë nga “Topçinjtë” për sulmuesin me vlerë 65 milionë euro plus 15 milionë euro bonuse për ndërkombëtarin suedez.
    Pretendohet se pas një mosmarrëveshjeje që ka zgjatur me javë, klubet janë në dialog konstruktiv dhe afër përfundimit të sagës, me trajnerin e Arsenal, Mikel Arteta, që dëshiron që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt.
    Arsenali është i inkurajuar edhe nga dëshira e lojtarit për t’u bashkuar, me kushtet personale që nuk pritet të jenë problem. Gyokeres ka rënë dakord për pagën e tij me klubin e Londrës veriore.
    Gyokeres do të kthehet në Sporting për para-sezonin të premten pasi klubi i dha atij leje për të shtyrë kthimin e tij. Megjithatë, nuk ka siguri se ai do të kthehet fare.

  • Arteta: Nuk kam asnjë pendesë, Arsenal dha gjithçka në luftën për titull në Premier

    Arteta: Nuk kam asnjë pendesë, Arsenal dha gjithçka në luftën për titull në Premier

    27 Maj 2025

    11:43

    Telesport

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, pranoi se nuk kishte “asgjë tjetër për të shtrydhur” nga skuadra e tij, pasi ata përfunduan në vendin e dytë në Premier League, për të tretin sezon radhazi.
    Arteta konfirmoi se planet e transferimit të disa lojtarëve për ta bërë realitet ëndrrën janë aktivizuar, për t’i dhënë fund pritjes 21-vjeçare për titullin. “Topçinjtë” e mbyllën sezonin me një fitore 2-1 ndaj Southampton.
    Problem këtë sezon ishte numri i golave ​​të shënuar në kampionat, 69, që është më i vogël se ai i një viti më parë (91 gola). Golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë sezon ishte Kai Havertz me 9 gola.
    “Nuk kam asnjë pendesë. Nuk kisha se çfarë t’i merrja më shumë se kaq këtij ekipi. Nuk ka asnjë pikë më shumë djerse për të dhënë. Shpresojmë që tifozët të vlerësojnë se ku jemi dhe ku e kemi sjellë këtë klub futbolli në këto vite”, tha Arteta.
    “Ne do të kemi shumë kohë për të menduar, për të analizuar atë që ndodhi në sezon, për të mësuar prej tij. Për të marrë gjërat pozitive që ka bërë skuadra dhe të mendojmë se si mund të shkojmë tani në atë përqindje të vogël që mungon”, tha Arteta.

  • Arteta takim me klubin për merkaton: Duhet të jemi shumë të zgjuar me vendimet që marrim

    Arteta takim me klubin për merkaton: Duhet të jemi shumë të zgjuar me vendimet që marrim

    20 Maj 2025

    11:50

    Telesport

    Pasi siguroi matematikisht një vend në Champions League skuadra er Arsenal ka nisur nga puna për të përforcuar grupin me element cilësorë. Presidenti Josh Kroenke, drejtori sportive Andrea Berta dhe trajneri Mikel Arteta janë takuar dhe kanë biseduar për merkaton e verës.
    “Ne planifikojmë të investojmë për të fituar dhe për të bërë më mirë sezonin e ardhshëm. Jemi të kënaqur që kemi drejtorin tonë sportiv i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë. Ai është pjesë e një skuadre të unifikuar dhe të forte, i qartë në atë që duhet të bëjë për ekipin”, tha Mikel Arteta.
    “Ne të gjithë duam të njëjtën gjë. Ne jemi po aq të uritur për sukses sa të tjerët dhe kjo vlen për të gjithë ata që punojnë për klubin. Kjo nuk është diçka e re. Pronarët gjithmonë mbështesin ekipin, klubin, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe nuk do të jetë ndryshe në verë”, shtoi trajneri i Arsenal.
    Më tej, trajneri spanjoll tha: “Duhet të jemi shumë të zgjuar me vendimet që marrim. Natyrisht ne kemi nevojë për lojtarë, sepse skuadra është shumë e shkurtër dhe po humbasim katër ose pesë lojtarë që i mbarojnë kontratat apo huazimet e tyre. Ndaj duhet të punojmë me kujdes”.

  • Arteta: Kishim të tjera ëndrra në fillim të sezonit, tani po planifikojmë buxhetin për të ardhmen

    Arteta: Kishim të tjera ëndrra në fillim të sezonit, tani po planifikojmë buxhetin për të ardhmen

    Mikel Arteta pranoi se ëndërronte të ngrinte trofeun e Premier League këtë sezon, por për të tretin vit me radhë, “topçinjtë” duhet të kënaqen me vendin e dytë. Londinezët fituan 1-0 ndaj Newcastle në sfidën e fundit.
    Duke folur për “Sky Sports”, trajneri i Arsenal tha: “Në fillimin e sezonit, nëse do të më duhej ta vizualizoja fundit,, do të kishte qenë duke luajtur ndeshjen e fundit në “Emirates”, në fushën tonë, para tifozëve tanë dhe duke ngritur trofeun e Premier League”.
    “Kjo ishte ajo që kisha në mendje. Tani, me gjithçka që kemi kaluar në 11 muajt e fundit, mendoj se të gjithë mund ta mbajmë kokën lart edhe pse titulli mbetet ende një objektiv kryesor për ne”, shtoi Arteta.
    Duke folur për buxhetin që do të ketë në dispozicion në merkato, ai tha: “Buxheti është njësoj sikur organizoni dasmën tuaj. E planifikoni me gruan tuaj dhe i jepni një buxhet maksimal. Nuk shpenzoni kurrë më pak, por përfundoni duke shpenzuar gjithnjë e më shumë. Kur ndërtoni një shtëpi është gjithmonë më shumë”.
    Topçinjtë pritet të jenë mjaft aktivë në merkaton e verës në forcimin e zonave kyçe të skuadrës. I pari është Martin Zubimendi nga Real Sociedad, me të cilin është rënë dakord. Më pas do të jetë radha e qendërsulmuesit dhe emri i Gyokeres duket të jetë i preferuari.

  • Arteta: Jemi krijuar për të fituar trofe por kemi bërë një hap prapa në Premier League

    Arteta: Jemi krijuar për të fituar trofe por kemi bërë një hap prapa në Premier League

    12 Maj 2025

    11:00

    Telesport

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka mbetur pjesërisht i kënaqur nga barazimi 2-2 që skuadra e tij arrit ndaj kampionëve të saposhpallur të Liverpool. Ata ruajnë vendin e dytë në renditjen e Premier League, por me 2 ndeshje ende për t’u luajtur rivalët janë afruar shumë.
    “Në Champions League kemi bërë një paraqitje më të mirë, sepse kemi shkuar deri në gjysmëfinale, por jo aty ku duam sepse donim ta fitonim atë. Ndërsa në Premier League kemi bërë një hap prapa. Me pikët që kemi krijuar, është e qartë se nuk kemi bërë aq mirë sa sezonin e kaluar”, tha Arteta.
    “Me sasinë e pikëve që kemi fituar gjatë sezoneve të fundit ne mund të kishim fituar dy Premier League, por nuk ia kemi dalë mbanë. Ne nuk jemi afër titullit. Ne po ofrojmë paraqitje dhe numra që na afrojnë shumë titullin. Na duhet pak fat, të bëjmë më mirë dhe të shpresojmë që askush të mos bëjë më mirë se ne”, shtoi Arteta.

  • “Nuk kishte ekip më të mirë se ne në Champions”, Arteta pas eleminimit: Lojtari i ndeshjes për PSG-në ka qenë portieri

    “Nuk kishte ekip më të mirë se ne në Champions”, Arteta pas eleminimit: Lojtari i ndeshjes për PSG-në ka qenë portieri

    Arsenali ka ndërprerë rrugëtimin në Ligën e Kampionëve në fazën gjysmëfinale. “Topçinjtë” u mposhtën sërish nga PSG-ja, këtë herë me rezultatin 2-1. Por Mikel Arteta nuk pajtohet me rezultatin që prodhoi fusha e lojës. Ai ka deklaruar për “TNT Sports” pas ndeshjes se Arsenali ishte ekipi më i mirë në Ligën e Kampionëve.
    “Nuk mendoj se ka pasur një ekip më të mirë në këtë kompeticion, me aq sa kam parë unë. Meritonim shumë më shumë në të dyja ndeshjet. Portieri i tyre ishte lojtari i ndeshjes në të dy ndeshjet. Me të gjitha ato dëmtime që kishim, erdhëm këtu në gjendjen më të keqe të mundshme. Duhet të vinim të gjithë në formë, me minuta të plota. Por erdhëm këtu në një kontekst krejt të ndryshëm dhe përsëri bëmë atë paraqitje. Kjo më jep shumë pozitivitet për të ardhmen. Por sot jam i mërzitur”, ka deklaruar Mikel Arteta./Sport Ekspres/

  • Arsenali në “tapet”, Arteta nuk dorëzohet: Shkojmë për fitore në Paris, kualifikimi është ende 50 me 50

    Arsenali në “tapet”, Arteta nuk dorëzohet: Shkojmë për fitore në Paris, kualifikimi është ende 50 me 50

    Arsenali nuk ia doli dot. Goli i Merinos u anulua për pozicion jashtë loje dhe PSG e fitoi 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Vendosi goli vendimtar i Dembélé pas vetëm 4 minutash lojë. Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta foli për mikrofonat e “Amazon Prime”:
    “Jam i zhgënjyer nga rezultati, dhamë shumë në këtë ndeshje. Në 10-15 minutat e para patëm vështirësi për të gjetur ritmin dhe për të dominuar. Është zhgënjyese që nuk arritëm të marrim të paktën një barazim”.
    Për golin e PSG-së, Arteta u shpreh: “Ky është gjithmonë rreziku, meritë ishte e tyre. Ditën të dalin nga një situatë e vështirë. Kishim 7 lojtarë pas topit dhe ata ishin cinikë, ndonjëherë duhet thjesht të pranosh talentin individual”.
    Për golin e anuluar të Merinos dhe rastet e humbura: “Milimetrat vendosën në atë pozicion jashtë loje. Aksioni i Martinellit në situatën një kundër një? E ka bërë edhe më parë. Trossard gjithashtu në një kundër një dhe Donnarumma bën pritjen. Këto janë diferencat, ky është niveli”.
    Për mungesën e Thomas Partey: “Mendoj se Declan (Rice) dhe Mikel (Merino) ishin të jashtëzakonshëm. Partey na jep opsione ndryshe, na jep fleksibilitet për ta ndryshuar ndeshjen. Ishte vetëm gjsyëmfinalja e parë, kemi ende një mundësi të madhe për të shkuar në finale”.
    Më pas, për “Canal+”, Arteta shtoi: “Meritonim më shumë, është vetëm fundi i gjysmëfinales së parë. Këtë e thashë edhe pas ndeshjes me Real Madridin. Duhet të shkojmë në Paris dhe të fitojmë. Do ta shohim ndeshjen dhe do të përpiqemi të përmirësohemi në disa aspekte. Kualifikimi është ende 50 me 50”.

  • “Harrojeni, është e pamundur”, Arteta e pranon hapur: Nuk mund ta dominosh dot PSG-në

    “Harrojeni, është e pamundur”, Arteta e pranon hapur: Nuk mund ta dominosh dot PSG-në

    Mikel Arteta ka folur për mediat pas humbjes minimale 0-1 kundër PSG-së në shtëpi. Trajneri i Arsenalit ka thënë se është e pamundur ta dominosh PSG-në gjatë gjithë lojës. Ai ka vënë theksin te fakti se parisienët kanë mundur disa nga ekipet më të mira të Premier Ligës, duke treguar kështu nivelin e madh të saj. Arteta e ka bërë të qartë se “topçinjtë” duhet të bëjnë diçka të veçantë në Paris në mënyrë që të shkojnë në finale.
    “Nuk mundesh ta dominosh! Kjo është njëra nga skuadrat më të mira, që ka mundur të gjitha ekipet angleze, ekipet më të mira në këtë vend. Nuk mund ta dominosh këtë skuadër për 95 minuta. E pamundur. Harrojeni.
    Është pjesa e parë dhe kemi një shans të madh për të qenë në finale. Nëse dëshiron të jesh në finalen e Ligës së Kampionëve, atëherë duhet të bësh diçka të veçantë. Kështu, ne na duhet të bëjmë diçka të veçantë në Paris”, ka deklaruar Mikel Arteta./Sport Ekspres/

  • Arteta iu “lutet” tifozëve të Arsenal-it për sfidën e sotme: Dua diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë

    Arteta iu “lutet” tifozëve të Arsenal-it për sfidën e sotme: Dua diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë

    29 Prill 2025

    20:14

    Telesport

    Arsenal do të përballet me PSG-në në “Emirates”, në sfidën e parë të gjysmëfinales së Champions League. Sigurisht që stadiumi do jetë i tejmbushur sonte dhe janë shitur të gjitha biletat, por Mikel Arteta iu ka kërkuar tifozëve londinezë të krijojnë një atmosferë që kurrë nuk është parë më parë në “Emirates”.
    “Shpresoj që secili që vjen në ‘Emirates’ te ketë një energji të veçnatë dhe ta percejllë atë dhe të tjerët që janë përreth në stadium. Sot duhet të bëni diçka të veçantë, ky vend duhet të jetë i veçantë, diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë.
    Ky është momenti për të treguar se këta jemi në si skuadër, sonte duhet të tregojmë se ku janë limitet tona dhe sa larg jemi ne në gjendje të shkojmë”, përfundoi Arteta.