Tag: arteta

  • Arteta: Mbrojtja jonë ishte fenomenale, në fytyrat e djemve duket qartë ajo që ata duan këtë sezon

    Arteta: Mbrojtja jonë ishte fenomenale, në fytyrat e djemve duket qartë ajo që ata duan këtë sezon

    18 Gusht 2025

    11:33

    Telesport

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta e ka shijuar triumfin 1-0 në “Old Trafford” ndaj Manchester United. Një sukses i vështirë jashtë fushe ndaj një rivali direkt për titull, që në javën e parë në Premier League.
    “Fitore masive. Të shkosh në ndeshjen e parë në Old Trafford me atë atmosferë, mënyrën se si po ndërtojnë vrull, me nënshkrime të reja dhe emocione përreth. Është një ndjenjë e mrekullueshme dhe duhet të jemi vërtet modestë për mënyrën se si fituam”, tha Arteta.
    “Fituam për shkak të mënyrës se si reaguam ndaj gabimeve. Dy gabime të pafat dhe gabime që janë shumë larg standardeve që kemi normalisht dhe ne reaguam vazhdimisht ndaj kësaj. Kjo është arsyeja pse patëm mundësinë të fitonim përsëri këtu”, shtoi Arteta.
    Më tej, spanjolli deklaroi: “Flasim për karakter dhe shpirt. Mënyra se si të gjithë u përpoqën, mbrojtja ishte fenomenale. Ne kemi ndryshuar. Nuk duam ta bëjmë të parashikueshme për kundërshtarin dhe ndeshjet fitohen në të dyja anët”.
    “Unë i shoh fytyrat e lojtarëve dhe ata duan shumë më tepër dhe ne e dimë se jemi shumë më mirë se sa në momente të caktuara. Para se të vija këtu, ishin 18 ose 22 vjet pa fituar në Old Trafford dhe tani kemi fituar shumë herë dhe jemi ende të pakënaqur”, tha Arteta.

  • Arteta: “Old Trafford” është skena perfekte për debutimin e Gyokeres në Premier League

    Arteta: “Old Trafford” është skena perfekte për debutimin e Gyokeres në Premier League

    16 Gusht 2025

    9:53

    Telesport

    Mikel Arteta tha se stadium legjendar “Old Trafford” është “skena perfekte” për Viktor Gyokeres për të bërë debutimin e tij me Arsenal. Sulmuesi suedez ka luajtur në 3 ndeshje me “topcinjtë” që kur erdhi nga Sporting CP këtë verë.
    Ai tani është në radhë për të bërë debutimin e tij në Premier League me fanellën e Arsenal, që udhëton në Old Trafford për t’u përballur me Manchester United.
    “Mendoj se Old Trafford është skena perfekte për të që të tregojë se çfarë mund të bëjë për ekipin dhe shokët e ekipit, për t’u siguruar që ai ta përmbushë këtë mision” tha Arteta.

  • “Odegaard nuk është zgjidhja”, legjenda e Arsenal-it: Ja çfarë duhet të bëjë Arteta për të fituar titullin

    “Odegaard nuk është zgjidhja”, legjenda e Arsenal-it: Ja çfarë duhet të bëjë Arteta për të fituar titullin

    Legjenda e Arsenal-it, Tony Adams, ka ndezur një debat të madh për lidershipin në Emirates, duke këmbëngulur se Mikel Arteta duhet t’ia heqë shiritin e kapitenit Martin Odegaard nëse klubi do të fitojë Premier League.
    Ish-kapiteni i Topçinjve, i cili ngriti fitoi katër kampionate gjatë karrierës së tij të lavdishme, beson se shiriti i kapitenit duhet t’i jepet Declan Rice, një lojtar që ai e sheh si mishërim të një kampioni.
    Arsenali është afruar shumë pranë titullit në sezonet e fundit, duke përfunduar dy herë në vendin e dytë pas Manchester City dhe sezonin e kaluar duke u mposhtur nga Liverpool.
    Pavarësisht shkëlqimit teknik të Odegaard që kur u emërua kapiten në vitin 2022 pas largimeve të Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang, Adams argumenton se ai nuk ka udhëhequr ekipin drejt suksesit.
    Duke folur me autoritetin e dikujt që ka udhëhequr skuadra drejt titullit, Adams i kërkoi Arteta-s të merrte atë që e quajti “një vendim vërtet të rëndësishëm” këtë vit.
    “Ai ka një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë këtë vit dhe për mua nuk e ka bërë ende,” tha Adams. “Vendimi është që Declan Rice të jetë kapiten. Mendoj se Declan është lloji i kapitenit që dua dhe kjo mund ta lirojë Odegaardin për të luajtur me pak më shumë liri.
    “Herë pas here si trajner, duhet të zgjedhësh dikë që të pasqyron ty, që pasqyron klubin e futbollit që mendon se mund të të çojë në nivelin tjetër”.
    Adams madje sugjeroi se Rice mund të pasqyrojë idealet e Artetas – dhe ndoshta t’i tejkalojë ato.
    “Mendoj se ai është më i mirë se Arteta”, tha ai. “Për të fituar kampionate, duhet të jesh një Jurgen Klopp, duhet të jesh një Sir Alex Ferguson. Duhet të udhëheqësh me shembull, duhet të jesh fitues, duhet të vazhdosh punën tënde. Dhe kjo reflektohet te kapiteni yt.
    “Dhe unë e shoh Declan Rice si kapiten, por po i them Arteta-s: ‘Hajde, bëj punën tënde. Është koha jote të jesh një trajner fitues dhe një trajner fantastik, sepse nuk do ta fitosh kampionatin me Odegaard si kapiten’”.
    Rice u transferua nga West Ham për 105 milionë £ dhe është një nga më të mirët në rolin e tij. Adams beson se kombinimi i tij i qëndrueshmërisë, lidershipit dhe vendosmërisë mund të jetë faktori vendimtar për t’i dhuruar Arsenal-it titullin.
    “Ke dikë në ekip që do të luajë çdo ndeshje gjatë gjithë sezonit, kjo do t’i inkurajojë njerëzit të vijnë dhe të hedhin themelet e një ekipi fitues”, vazhdoi ai. “Declan Rice mund ta bëjë këtë, Odegaard jo. Hajde Arteta, bëje kapiten”.

  • “Mënyra sesi e realizoi…” Arteta shprehet shumë i lumtur për Gyokeres

    “Mënyra sesi e realizoi…” Arteta shprehet shumë i lumtur për Gyokeres

    10 Gusht 2025

    14:49

    Telesport

    Viktor Gyokeres shënoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit në fitoren 3-0 ndaj Athletic Bilbaos.
    Sulmuesi suedez shkëlqeu së bashku me Bukayo Saka në këtë ndeshje miqësore. Arsenali dominoi takimin dhe tregoi formë të mirë para fillimit të sezonit të ri.
    Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Gyokeres. Ai theksoi rëndësinë e madhe që ka goli i parë për një sulmues të ri në klub.
    “Goli i parë është gjithmonë shumë i rëndësishëm. Mënyra se si e realizoi ishte fantastike dhe besoj se në vijim do të shohim gjëra fantastike prej tij”.
    Sipas tij, Gyokeres po përshtatet mirë dhe po krijon lidhje pozitive me pjesën tjetër të ofensivës. Tekniku spanjoll është optimist për paraqitjet e ardhshme të sulmuesit.

  • Arteta nuk ngutet me Gyökeres: Po ambientohet çdo ditë, 15-vjeçari Dowman më ka lënë pa fjalë

    Arteta nuk ngutet me Gyökeres: Po ambientohet çdo ditë, 15-vjeçari Dowman më ka lënë pa fjalë

    Pas humbjes 3-2 në miqësoren ndaj Villarrealit, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur në konferencë për shtyp: “A i duhet kohë Gyökeres për t’u ambientuar? E kemi kaluar tashmë atë fazë, sepse mendoj se ishte shumë e rëndësishme për të ta niste si titullar dhe të fillonte të krijonte ndjesi dhe lidhje me skuadrën.
    Është me ne vetëm prej rreth një jave, por kam parë shumë gjëra pozitive dhe vendosmëri, veçanërisht në mënyrën se si sulmonte hapësirat. Në përgjithësi, për shumë lojtarë që nuk kishin minuta, tani kemi më tepër mundësi. Do të jemi gati për të shtunën,  në gjendje shumë më të mirë”.
    Për mungesën e Kai Havertz: “Në stërvitje ndjeu diçka dhe nuk ishte mirë, ndaj vendosëm ta lëmë pushim. Mendoj se do të jetë çështje ditësh, shpresoj që në fundjavë, nëse gjithçka shkon siç duhet, do të jetë në formë”.
    Për Riccardo Calafiori dhe Leandro Trossard: “Të tre lojtarët që kemi humbur gjatë turit janë Big Gabi, Leo dhe Richy. Për të shtunën mendoj se të dy kanë një mundësi, nëse gjithçka zhvillohet siç ka ndodhur në ditët e fundit”.
    Për paraqitjen e Max Dowman, 15-vjeçarit që po shkëlqen: “Vazhdon të më impresionojë, pa asnjë dyshim. Ndikimi që pati edhe në këtë miqësore, efikasiteti që tregon në çdo sulm dhe aksion është i jashtëzakonshëm. E meriton të ketë mundësi. Nëse vazhdon kështu, do të shohim çfarë do të ndodhë”.
    Sa kohë do t’u duhet lojtarëve për t’u mësuar me Gyökeres: “Shpresoj vetëm disa ditë. Çdo ditë në stërvitje ai po merr ndjesi shumë të mira. Po krijon lidhje edhe jashtë fushës, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme. Përsa i përket formës së tij fizike, besoj se nuk ishte stërvitur me skuadrën për dy muaj, kështu që ka bërë pesë apo gjashtë seanca para kësaj ndeshjeje. Mendoj se të shtunën do të hedhë një tjetër hap përpara dhe do të jetë në gjendje më të mirë”.

  • Arteta: I lumtur që më në fund Gyokeres është me ne, jemi të hapur për të tjera transferime

    Arteta: I lumtur që më në fund Gyokeres është me ne, jemi të hapur për të tjera transferime

    28 Korrik 2025

    8:23

    Telesport

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, thotë se është shumë i lumtur që nënshkruan me sulmuesin e ri Viktor Gyokeres. Një përforcim shumë i rëndësishëm për “topçinjtë” që më në fund sigurojnë sulmuesin e shumëkërkuar në këto muaj.
    “Një lojtar me shumë potencial që do të na ndihmojë në arritjen e objektivave. Ne jemi të lumtur që e kemi mes nesh. Shifrat e tij flasin vetë. Tani duhet të gjithë të punojmë për ta ndihmuar që të ëprshtatet sa më shpejt me skuadrën”, tha Arteta.
    Më tej, trajneri spanjoll ka pranuar se të tjerë lojtarë mund të mbërrijnë në “Emirates” këtë verë. “Do të shohim, tregu është ende në vazhdim dhe do të duhet ta balancojmë këtë edhe me skuadrën. Mendoj se do të jemi të hapur për të parë se çfarë ndodh“, tha Arteta.
    Sulmuesi suedez, që kushtoi prej 63.5 milionë euro, është nënshkrimi i gjashtë i Arsenal në këtë merkato. Ndërkohë që, qarkullojnë fjalë edhe për ardhjen e mesfushorit të Crystal Palace, Eberechi Eze.

  • Arsenali zyrtarizon superbomberin, ai mer fanelë legjendare. Arteta entuziast, shpjegon zgjedhjen dhe investimin!

    Arsenali zyrtarizon superbomberin, ai mer fanelë legjendare. Arteta entuziast, shpjegon zgjedhjen dhe investimin!

    Arsenali ka konfirmuar sonte zyrtarisht se Viktor Gyokeres i është bashkuar klubit me një kontratë pesëvjeçare nga Sporting Lisbona.
    Marrëveshja ka vlerë fillestare prej 63.5 milionë euro, me 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Gyokeres do të veshë fanellën me numrin 14, atë që dikur e mbante Thierry Henry, dhe tani do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit në turneun parasezonal në Singapor.
    Arsenali e konsideron Gyokeres si një nga sulmuesit më të kompletuar të futbollit modern, duke vlerësuar te ai forcën fizike, aftësitë teknike dhe inteligjencën taktike.
    Negociatat me Sportingun kanë qenë të gjata dhe janë udhëhequr nga drejtori sportiv Andrea Berta, me përfshirjen e bordit drejtues, stafit të rekrutimit dhe atij juridik në një përpjekje të koordinuar.
    Arsenali e sheh Gyokeres si një sulmues dominues. I fortë me të dyja këmbët, fizik, i aftë të mbajë topin, të ushtrojë presion pa top dhe, më e rëndësishmja, me instinkt natyral për gol.
    Kjo vërtetohet nga 97 gola dhe 28 asistime në vetëm 102 paraqitje gjatë dy sezoneve të fundit.
    Marrëveshja ishte shtyrë deri në momentin kur agjenti i Gyokeres pranoi të hiqte dorë nga një komision 10 për qind që i takonte nga ana e Sportingut, gjë që i bindi portugezët të ulin kërkesën prej 80 milionë eurosh.
    Jemi absolutisht të kënaqur që mirëpresim Viktor Gyokeres në klub. Viktor ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në paraqitjet e tij dhe ka qenë vazhdimisht i gatshëm për ekipin. Kontributi i tij në gola flet vetë”.
    Ai ka shumë cilësi, është i fuqishëm dhe i shpejtë në repartin ofensiv, me statistika të jashtëzakonshme të shënimit, si në nivel klubi ashtu edhe në atë ndërkombëtar
    Ai sjell një instinkt të mprehtë përpara portës, me një përqindje të lartë të realizimit të rasteve, ndërsa lëvizjet e tij inteligjente në zonë e bëjnë një kërcënim të vazhdueshëm”.
    “Jemi të entuziazmuar për gjithçka që Viktor do t’i sjellë skuadrës sonë dhe mezi presim të fillojmë punën me të”, ka thënë Arteta për faqen zyrtare të Arsenalit.

  • Arteta i kënaqur me ardhjen e mbrojtësit 21-vjeçar: Një nënshkrim i rëndësishëm për të ardhmen e Arsenal

    Arteta i kënaqur me ardhjen e mbrojtësit 21-vjeçar: Një nënshkrim i rëndësishëm për të ardhmen e Arsenal

    25 Korrik 2025

    10:46

    Telesport

    Arsenal ka njoftuar nënshkrimin e qendërmbrojtësit Cristhian Mosquera nga Valencia në një marrëveshje me vlerë të paktën 13 milionë stërlina. Mosquera është bashkuar menjëherë me shokët e tij të rinj të ekipit në Singapor, pasi ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare.
    Vetë mbrojtësi, duke folur për këtë transferim tha: “Ka pasur shumë punë të vështirë pas gjithë kësaj. Është një mundësi që erdhi dhe nuk mund ta lija të më kalonte. Po bashkohem me një klub historik dhe të madh. Kur mbërrin këtu me familjen tënde, e ndjen vërtet madhështinë e këtij vendi“.
    I kënaqur me këtë ardhje është edhe trajneri Mikel Arteta: “Si një mbrojtës 21-vjeçar, Cristhian ka performuar vazhdimisht mire, me përvojë të konsiderueshme në La Liga. Ai është një lojtar inteligjent me ritëm të mirë, i cili mund të luajë në qendër dhe në të dyja anët”.
    “Ai është një lojtar i ri me talent dhe potencial të madh, i cili do të përshtatet mirë në skuadrën tonë ndërsa vazhdojmë të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Ne e identifikuam Cristhian si një nga mbrojtësit e rinj më të fortë në futbollin evropian dhe ai është një nënshkrim i rëndësishëm për të ardhmen tonë”, tha Arteta.

  • Arteta mesazh klubit për merkaton dhe i trembet Chelsea: Ja pse shpesh blejmë lojtarë nga ky ekip

    Arteta mesazh klubit për merkaton dhe i trembet Chelsea: Ja pse shpesh blejmë lojtarë nga ky ekip

    22 Korrik 2025

    10:59

    Telesport

    Arsenal, që synon të fitojë Premier League pas përpjekjeve të dështuara në sezonet e fundit, po kërkon disa lojtarë cilësorë nga tregu i transferimeve për të kompletuar skuadrën.
    Trajneri Mikel Arteta, i cili deri më tani ka sjellë në skuadër Kepa, Zubimendi, Norgaard dhe Madueke, nuk është ende i kënaqur: “Ka ende kohë në këtë afat kalimtar veror“, tha trajneri spanjoll.
    “Na mungojnë disa elementë në skuadër“, është mesazhi i fortë dhe i qartë që Arteta jep për menaxhmentin dhe drejtorin e ri sportiv Andrea Berta.
    “Ata kanë punuar shkëlqyeshëm deri më tani dhe kemi kohë për të bërë marrëveshje të tjera. Pse shpesh blejmë lojtarë nga Chelsea? Sepse ata kanë lojtarë të shkëlqyer”, shtoi më tëj Mikel Arteta.
    “Unë e uroj Chelsea për fitimin e Kupës së Botës për klube. Gyokeres? Unë nuk komentoj për lojtarët që nuk janë ende pjesë e skuadrës sonë“, deklaroi trajneri i Arsenal.

  • Arteta i del në krah klubit të Arsenalit për rastin “Partey”, lojtari akuzohet për përdhunim

    Arteta i del në krah klubit të Arsenalit për rastin “Partey”, lojtari akuzohet për përdhunim

    Adriatik BALLA
    Arsenali po vijon merkaton dhe përgatitjet për sezonin e ri. Ecuria në dy vitet e fundit ka qenë e mirë, por klubi kërkon të rritet edhe më tej, për të mundësuar trofe në Angli dhe jashtë saj, pra në kompeticionet e UEFA-s. Me trajnerin Mikel Arteta gjendja është stabilizuar, por trofetë e mëdhenj mungojnë,. Mbi të gjitha mungon titulli në Premier League. Nga ana tjetër, në prag të sezonit të ri në ka shpërthyer një skandal, ku një lojtar akuzohet për përdhunimin e tri femrave dhe klubi është bërë përgjegjës që nuk ka mbajtur qëndrimin e duhur në kohën e duhur. Situata ka prekur edhe trajnerin Arteta, i cili dje mbajti një qëndrim, duke mbrojtur klubin, por sërish ka ngjarje që mund të sjellin vështirësi për Arsenalin. Kështu, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thyer heshtjen për rastin e Thomas Partey, pas akuzave zyrtare për përdhunim që rëndojnë mbi ish-mesfushorin e Topçinjve. Arteta deklaroi se është i bindur se klubi i ka ndjekur të gjitha procedurat siç duhet. Në 4 korrik, Policia Metropolitane konfirmoi se Partey është akuzuar për pesë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual. Konkretisht, dy akuza kanë të bëjnë me një grua, tre të tjera me një grua të dytë, dhe një akuzë për sulm seksual me një të tretë. Ngjarjet e pretenduara thuhet se kanë ndodhur mes viteve 2021 dhe 2022.
    Mesfushori ganez pritet të dalë në gjykatë më 5 gusht në “Uestminster Magistrates’ Court”. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa avokati i tij ka deklaruar për The Athletic: “Ai tashmë mirëpret mundësinë që më në fund të pastrojë emrin e tij.” Parti u arrestua fillimisht në korrik 2022 dhe çështja iu dorëzua Prokurorisë së Kurorës (CPS) në dhjetor 2024. Sipas ligjeve të Mbretërisë së Bashkuar, emri i tij nuk mund të bëhej publik deri në momentin kur u ngritën akuzat zyrtare këtë muaj. Gjatë gjithë kësaj kohe, Partey vazhdoi të luante për Arsenalin, deri në përfundimin e kontratës së tij më 1 korrik 2025. Në një konferencë për shtyp në Singapor, para fillimit të turit parasezonal të Arsenalit në Azi, Arteta u pyet për këtë çështje. Ai tha: “Klubi ka qenë shumë i qartë në deklaratën e tij. Ka shumë çështje ligjore të ndërlikuara, prandaj nuk mund të komentoj më tej.” Kur u pyet nëse është i sigurt që klubi ka ndjekur të gjitha procedurat siç duhet, ai u përgjigj shkurt: “100 për qind.” Në deklaratën zyrtare të Arsenalit pas publikimit të akuzave nga Policia Metropolitane thuhej: “Kontrata e lojtarit përfundoi më 30 qershor. Për shkak të procedurave ligjore në vazhdim, klubi nuk mund të komentojë për këtë rast.”