Tag: arteta

  • Arteta: Fitorja më përmbysje në shtesë tregon se sa shumë Arsenal e dëshiron titullin

    Arteta: Fitorja më përmbysje në shtesë tregon se sa shumë Arsenal e dëshiron titullin

    30 Shtator 2025

    10:51

    Telesport

    Arsenal fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Newcastle në ndeshjen e fundit në Premier League, sukses që erdhi në kohën shtesë. Duke iu rikthyer këtij sukesi, trajneri Mikel Arteta vlerëson shpirtin e skuadrës.
    “Skuadra ime e dëshiron atë titull më shumë se kushto dhe kjo fitore, mënyra se si ata luftuan ndaj Newcastle e tregon këtë gjë. Jam i bindur për këtë gjë”, deklaroi Arteta në prag të ndeshjes së radhës në Champions.
    “Ka momente në sezon dhe padyshim me fillimin që patëm dhe ndeshjet e vështira që kaluam, patëm mundësinë ta ngushtonim atë diferencë. Fitorja ndaj Newcastle, në atë stadium të vështirë, tregon se sa shumë skuadra e dëshiron atë titull”, shtoi Arteta.

  • “Fitore spekakolare”, Arteta në delir pas suksesit ndaj Newcastle

    “Fitore spekakolare”, Arteta në delir pas suksesit ndaj Newcastle

    Arsenal bën të madhin në transfertë, triumfon 2-1 përballë Newcastle, një fitore në frymën e fundit, një sukses me përmbysje, që i lejon të ndjek nga pranë Liverpool-n kryesues. Kjo ishte një fundjave perfekte për “Topçinjtë”, në një kohë kur të kuqtë pësuan humbjen e parë sezonale. Me 13 pikë në 6 javë, Arsenal renditet në vendin e dytë, -2 pikë nga kreu.
    Newcastle ishte dominues në fraksionin e parë, me “qymyrxhinjtë” që ushtruan një presion asfiksues në zonë e Arsenal. Pas disa përpjekjeve, në minutën e 34-të, Woltemade me një goditje të saktë me kokë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, kaloi Newcastle në avantazh. Në fraksionin e dytë, Arteta përforcoi fazën sulmuese duke hedhur në fushë Martinelin dhe Merinon. Në minutën e 84-ët, Merino me kokë rikthehu Arsenalin në lojë duke barazuar shifrat në 1-1. “Topçinjtë” nuk u mjaftuan me kaq, por në limite, në minutën e 96-të, Gabriel, sërish me kokë, përmbysi rezultatin në 2-1 duke i dhuruar Arsenal-it një fitore të madhe në një transfertë delikate.

    I emocionuar pas këtij suksesi u shfaq trajneri Arteta: “Është një krenari. Mendoj se e merituam fitoren, për atë që dhamë, për rastet që krijuam, për paraqitjen e bërë. Ishte një sukses në mënyrë spektakolare, e merituam”, u shpreh Artata.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Henry ka një mesazh shumë thelbësor në favor të trajnerit Arteta

    Henry ka një mesazh shumë thelbësor në favor të trajnerit Arteta

    28 Shtator 2025

    10:12

    Telesport

    Legjenda Thierry Henry ka mbështetur fuqishëm Mikel Artetën, duke theksuar se trajneri spanjoll është në rrugën e duhur për të sjellë lavdinë e shumëpritur në “Emirates Stadium”.
    “Është vetëm fillimi i sezonit, nuk ka arsye për panik. Liverpool shkoi pesë pikë përpara, por është shumë herët”.
    “A mendoj se Arteta po bën një punë të shkëlqyer? Po. A mendoj se duhet të largohet? Jo. A besoj se Arsenali mund të fitojë titullin? Po”, ka deklaruar Henry.

  • Lista e gjatë e të dëmtuarve, Arteta zbulon gjendjen e lojtarëve para ndeshjes me Newcastle

    Lista e gjatë e të dëmtuarve, Arteta zbulon gjendjen e lojtarëve para ndeshjes me Newcastle

    26 Shtator 2025

    10:39

    Telesport

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur për gjendjen e disa prej lojtarëve të dëmtuar në prag të ndeshjes që “topçinjtë” do të luajnë të dielën ndaj Newcastle.
    I pari në listën e të dëmtuarve është Noni Madueke: “Duket sikur do të jetë jashtë për disa javë. Duket sikur do të duhet ta skanojmë përsëri javën tjetër. Ai ndjeu diçka në fillim të ndeshjes, në pjesën e parë ishte shumë e dhimbshme”.
    Më tej, Arteta foli për gjendjen e Piero Hincapie: “Ai mori një dëmtim të vogël në ijë. Duhet ta vlerësojmë atë në ditët e ardhshme se si po shkon. Ka pasur një ndryshim të ngarkesës, ai nuk ka pasur vërtet një parasezon. Duhet të shohim javën tjetër se si është. Mendoj se do të jetë një dëmtim afatshkurtër”.
    “Kai Havertz? Me Kain e dimë se do të duhen muaj, nuk e di nëse janë javë sepse është Kai. Ai është një ekzemplar i ndryshëm. Shpresojmë që të kthehet e të kthehet për një kohë të gjatë. Deri më tani, po përparon shumë mirë“, shtoi Arteta.
    Në fund, një përditësim i gjendjes së Martin Odegaard: “Pa ndërhyrje kirurgjikale. Ai është ende shumë mirë. Ai tashmë është stërvitur. Do të jetë çështje ditësh që të rikthehet në fushë“.

  • Arteta ka frikë nga Alonso, po blindon lojtarin më të rëndësishëm të Arsenalit

    Arteta ka frikë nga Alonso, po blindon lojtarin më të rëndësishëm të Arsenalit

    24 Shtator 2025

    17:08

    Telesport

    Arsenali është i vetëdijshëm për “ofensivën” madrilene që po vjen për qendërmbrojtësin William Saliba, por trjaneri Mikel Arteta do bëjë gjithçka për ta penguar francezin të transferohet te Rela Madrid.
    Tekniku e sheh atë si një nga shtyllat kryesore të Arsenalit, në mos më i rëndësishmi.
    Klubi londinez planifikon t’i ofrojë atij një kontratë të re me rritje të ndjeshme page, duke qenë se fundi i kontratës aktuale po vjen shpejt (2027).
    Real Madrid, ndërkohë, në verë do të provojë dy mbrojtës me parametra zero, Ibrahima Konaté dhe Dayot Upamecano.

  • Arteta: Arsenal nuk është ekip mbrojtës, kemi skuadrën me sulmuese në Premier League

    Arteta: Arsenal nuk është ekip mbrojtës, kemi skuadrën me sulmuese në Premier League

    Mikel Arteta është kundërpërgjigjur ndaj komenteve të bëra nga Roy Keane, i cili tha se skuadra e Arsenal është shumë mbrojtëse. Pas barazimit 1-1 të së dielës me Man City, analisti i Sky Sports i bëri thirrje Arteta të marrë më shumë rreziqe, pasi nuk po tregon aftësitë e duhura.
    Gjithsesi, trajneri spanjoll i “topçinjve” iu kundërpërgjigj komenteve për ekipin e tij që është mbrojtës, duke shtuar: “Nëse shikoni lojtarët që kemi, duke filluar nga portiere, ne jemi një ekip sulmues”.
    “Ne kemi portierin më sulmues në Ligë deri tani. Qendërmbrojtësit, njëri prej tyre, është më sulmuesi. Dy mbrojtësit e krahut, nëse shikoni çdo statistikë, flasinq artë për aftësitë e tyre sulmuese. Shikoni Zubimendi që luan atje në rolin e mesfushorit mbrojtës”, shtoi Arteta.
    “Ne luajmë me një lojtar në krahun e djathtë, mesfushor sulmues, i cili luajti si numër 9 vitin e kaluar. Sa sulmues është ky? Një numër 9 që luan në mesfushë? Nuk e kam parë kurrë këtë në Ligë. Dhe pastaj tre lojtarë sulmues që janë shumë, shumë sulmues”, deklaroi spanjolli.
    Në fund, Arteta tha: “Ne kemi cilësi të ndryshme nga lojtarët sulmues, disa prej tyre më të talentuar në fusha të caktuara sesa të tjerët në lidhje me lojën që luajmë. Por ne jemi shumë të mirë”.

  • Arsenali sfidon Bilbaon, Arteta: Ndeshja mund të vendoset nga detajet, duhet kujdes

    Arsenali sfidon Bilbaon, Arteta: Ndeshja mund të vendoset nga detajet, duhet kujdes

    Arsenal do të përballet me Bilbaon, në përballjen e vlefshme për Champions League. Në prag të këtij takimi, tregoi këndvështrimin e tij në konferencë trajneri i anglezëve, Arteta.
    “Kjo është historia që kemi dhe që duam ta ndryshojmë menjëherë. Duam të bëjmë më mirë çdo ditë, më pas, gjithçka përcaktohet nga detajet. Nuk është kaq e thjeshtë të fitosh.”

    Kthimi në vendlindje
    “Kanë kaluar 20 vjet që kur dola nga Real Sociedadi si lojtar, dhe e gjithë familja ime vjen këtu kur vizitojmë vendlindjen. Atmosfera e futbollit ndihet që në momentin që arrin. Nuk kam qenë kurrë në ‘San Mamés’-in e ri dhe mezi pres të përjetoj atë që ndodh në këtë stadium.”
    Pep Guardiola
    “Ai gjithmonë ka qenë mbrojtësi im, por më thoshte: ‘Duhet të fluturosh’. Gjithmonë më dha besim dhe siguri… për të më thënë: ‘Duhet të shkoje dhe ta bësh. Duhet ta bësh tek Arsenali’. Dhe ai e dinte si ndihesha këtu.”
    Elozhe nga Ernesto Valverde
    “Trajneri i Athletic Bilbaos tha sot se Mikel Arteta është një nga trajnerët më të mirë në botë. Nuk e kisha dëgjuar më parë, por për mua Ernesto është një referencë. Ai ka 20 vjet në këtë profesion dhe kudo që shkon lë gjurmë në dy drejtime: sukseset sportive dhe sjelljen, humanitetin e tij. E bën gjithçka me një natyrshmëri që, sipas mendimit tim, e dallon nga shumë trajnerë të tjerë në botë. E falënderoj shumë për atë që tha.”
    Nico Williams dhe oferta e mundshme e Arsenalit
    “Nuk mund të them asgjë për këtë. Mund të them vetëm se Nico është një lojtar fantastik dhe po e shijojnë çdo javë këtu dhe në përfaqësuese. Nuk mund të shtoj më shumë.”
    © BalkanWeb

  • Arteta: Merkato fantastike, kishte ardhur koha që të rifreskonim skuadrën

    Arteta: Merkato fantastike, kishte ardhur koha që të rifreskonim skuadrën

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, i ka thënë “Sky Sports Neës” se është i kënaqur me merkaton e kryer këtë verë nga klubi i tij. Ai vlerëson sidomos drejtorin sportiv Andrea Berta, që ka bërë një punë fantastike.
    “Topçinjtë” bënë nënshkrimin e tyre të shtatë të verës kur konfirmuan mbërritjen prej 67.5 milionë eurosh të Eberechi Eze nga Crystal Palace fundjavën e kaluar. “Jam shumë i lumtur me merkaton” tha Arteta.
    “Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë verës. Natyrisht, janë larguar edhe disa lojtarë të mëdhenj. Disa lojtarë ishin ende të lënduar për një kohë të gjatë. Pra, më pëlqeu shumë ajo që kemi bërë në merkato”, deklaroi trajneri spanjoll.
    Më tej, ai shtoi: “Vlerësoj lojtarët e ardhur, personalitetet që kemi rekrutuar, mënyra se si kemi rritur cilësinë dhe thellësinë e skuadrës në të njëjtën kohë dhe veçanërisht mënyra se si ata janë lidhur dhe bashkëpunuar me ekipin”.
    “Mendoj se kishte ardhur koha për të rifreskuar ekipin. Ne e kërkuam këtë dhe vepruam. Klubi ishte shumë agresiv, shumë i vendosur. Andrea ka bërë një punë fantastike me stafin e tij dhe jam shumë, shumë i kënaqur me rezultatin“, tha Arteta.

  • Arteta zbulon telefonatën: Eze më pyeti “a kam shanse të vij tek ju?”

    Arteta zbulon telefonatën: Eze më pyeti “a kam shanse të vij tek ju?”

    24 Gusht 2025

    12:15

    Telesport

    Mikel Arteta ka zbuluar telefonatën vendimtare që vulosi transferimin e Ebereche Eze tek Arsenali.
    Vetë trajneri i Topçinjve ka konfirmuar se mesfushori ofensiv e kishte telefonuar spanjollin si një përpjekje të fundit për të mësuar nëse transferimi tek ata ishte ende i mundur.
    Po të mos merrte një përgjigje pozitive, Eze sot do të ishte duke luajtur te Tottenham, sepse kishte arritur një akord verbal.
    Në fund, Arsenali u tregua mjaftueshëm i shkathët dhe e bleu.

  • Arteta për Gyokeres: Do të fillojë të shënojë shpesh, po e ndihmojmë me adaptimin

    Arteta për Gyokeres: Do të fillojë të shënojë shpesh, po e ndihmojmë me adaptimin

    23 Gusht 2025

    12:22

    Alfred Lleshi

    “Duhet t’i menaxhojmë stërvitjet në funksion të tij. Mendoj se do të jemi jashtëzakonisht të lumtur kur të fillojë ta fusë topin në rrjetë shumë shpesh. Kemi një përgjegjësi të madhe për ta ndihmuar të kuptojë si duam të luajë”. Këto janë fjalët e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, për zhvillimin e sulmuesit Viktor Gyokeres.
    Sulmuesi suedez ka ardhur nga Sporting Lisbona, pas statistikash të mahnitshme finalizuese në sezonet e kaluara. Ai debutoi zyrtarisht si “topçi” kundër Manchester United fundjavën e kaluar. Edhe pse nuk shkëlqeu, i ndihmoi shokët e skuadrës të siguruan fitoren.
    Sot, në orën 18:30, “Gunners” do të ndeshen me Leeds. Për sulmuesin skandinav kjo përballje mund të jetë mundësia e duhur për t’u çliruar dhe “takuar” me golin.