Tag: arteta

  • Arteta: Fitorja në Champions me kaq shumë dëmtime tregon se sa të qëndrueshëm jemi

    Arteta: Fitorja në Champions me kaq shumë dëmtime tregon se sa të qëndrueshëm jemi

    11 Dhjetor 2025

    11:40

    Telesport

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, tha se fitorja 3-0 ndaj Club Brugge të mërkurën në Champions League ishte reagimi i përkryer i skuadrës ndaj humbjes së fundjavës në Premier League (1-2 ndaj Aston Villa. Fitorja mban “topçinjtë” në krye të renditjes në champions me 18 pikë të plota.
    “Kjo është ajo që dëshiron menjëherë pas një humbjeje: Të reagosh dhe të fitosh ndeshjen tjetër. Mënyra se si e realizuam këtë në Champions ishte mjaft pozitive, veçanërisht kur humbëm përsëri dy lojtarë të tjerë”, tha Arteta.
    “Përsëri, pavarësisht dëmtimeve, treguam se sa të qëndrueshëm jemi. Standardet që i vendosëm vetes dhe kapaciteti që ka skuadra për të fituar në mënyra të ndryshme është e mahnitshme. Ndeshja e djeshme mendoj se ishte një shembull i mirë i kësaj”, shtoi Arteta.
    Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Jam shumë i lumtur sepse tani kemi disa lojtarë përsëri në vijën e parë dhe mund të shihni sa më mirë kemi bërë. Jam i lumtur që u rikthye Gabriel Jesus, lojtar me cilësi. Kjo është diçka që ne si skuadër kemi nevojë dhe do të na bëjë më të mirë“.

  • Arsenal perfekt në Champions, Madueke likuidon edhe Brugge, Arteta i sinqertë: Nuk e prisja një ecuri të tillë

    Arsenal perfekt në Champions, Madueke likuidon edhe Brugge, Arteta i sinqertë: Nuk e prisja një ecuri të tillë

    Arsenal është thjesht perfekt në Champions, me djemtë e Artetas që nuk njohin rival në këtë edicion, ekipi i vetëm me pikë të plota, 6 ndeshje 18 pikë, 17 gola të shënuar vetëm 1 i pësuar. “Topçinjtë” kalojnë pa shumë probleme Club Bruges, triumfuan me rezultatin e pastër 0-3 ku Madueke bëri heroin, me sulmuesin anglez qe shënoi një “dopietë” golash.
    Në minutën e 25-të, Madueke realizoi një super gol, ku me një aksion personal të nisur nga mesi i fushës dërgoi topin në trekëndësh. Arsenal nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Madueke e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, i shërbyer në mënyrë perfektë pak mbi vijën fatale. Për të mbyllur llogaritë me belgët mendoi Martinelli, me sulmuesin brazilian që realizoi një gol fantastik në minutën e 56-të.

    Pas këtij goli, Arsenal thjesht menaxhoi pjesën e mbetur të ndeshjes, me Artetën që shijon këtë sukses, edhe pse tregohet i sinqertë teksa theksoi se nuk e priste një ecuri të tillë në Champions: “Jo, nuk e prisja kaq mirë, për më tepër duke parë edhe mungesat e shumta që kemi pasur. Kjo tregon se ekipi mund të përshtatet. Na jep besim për të ardhmen”, u shpreh Arteta.

  • Mediat thonë se Arsenali ka ekip perfekt, por Arteta ka plane të tjera

    Mediat thonë se Arsenali ka ekip perfekt, por Arteta ka plane të tjera

    5 Dhjetor 2025

    17:03

    Telesport

    Mikel Arteta ka bërë të ditur se Arsenali është gati të reagojë në merkaton e janarit, pasi dëmtimet e shpeshta kanë krijuar mungesa të rëndësishme në skuadër. Para ndeshjes kundër Aston Villas, trajneri spanjoll është i shqetësuar për gjendjen fizike të Declan Rice dhe Cristhian Mosquera, të cilët iu shtuan listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar këtë sezon.
    Megjithëse “Topçinjtë” kanë pasur mungesa të shumta, përfshirë Kai Havertz, Gabriel Jesus, Viktor Gyokeres, Martin Odegaard, Gabriel Magalhaes dhe Noni Madueke, ata vazhdojnë të kryesojnë Premier League me pesë pikë avantazh.
    Pavarësisht se klubi shpenzoi mbi 250 milionë paundë në verë për të sjellë tetë lojtarë të rinj, Arteta nuk e përjashton mundësinë e afrimeve të tjera nëse situata e kërkon. Ai thekson se Arsenali duhet të jetë gjithmonë i hapur për të forcuar ose mbrojtur skuadrën, duke qenë se në futboll gjithçka mund të ndryshojë brenda pak ditësh.
    Trajneri theksoi se klubi është në gatishmëri të plotë dhe se do të veprojë menjëherë nëse paraqitet nevoja për ndërhyrje në merkaton dimërore.

  • Arsenal i përgjigjet Man.City, “thyen” 2-0 Brentford në derbi, Arteta: Nuk ishte e lehtë

    Arsenal i përgjigjet Man.City, “thyen” 2-0 Brentford në derbi, Arteta: Nuk ishte e lehtë

    Arsenal i përgjigjet Man.City, me “topçinjtë” që largojnë frikën, triumfojnë 2-0 në derbi përballë Brentford duke ruajtur diferencën prej 5 pikësh me “qytetarët” e Pep Guardiola-s.
    Në “Emirates”, ekipi i Artetas gjeti golin e avantazhit në minutën e 11-të me një aksion fantastik, të finalizuar me kokë nga Merino. Arsenal kishte kontrollin e lojës, tentuan në çdo formë të gjenin edhe golin e dytë, por në ishin dhe me fat ku portieri Raya vuri në jetë një mrekulli të vërtetë teksa devijoi një goditje të fortë me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi.

    Në fraksionin e dytë, “topçinjtë” bombarduan portën e Brentford, ku Calafiori tentoi në dy raste me goditje nga distanca. Më fund, në shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë, Saka gjeti golin e dytë dhe të qetësisë, një sukses 2-0 kënaq trajnerin Arteta:
    “Ndaj Brenford është gjithnjë e vështirë, atyre i mjafton edhe një rivënie fundore për të sjell kaos. Një gol nuk mjafton kurrë për të qëndruar të qetë, por mendoj se e dominuam këtë derbi, krijuam më shumë raste. Në përgjithësi jam i kënaqur pasi kjo nuk ishte një javë e lehtë”, u shpreh Arteta.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Arteta: Nuk është e lehtë të fitosh kur luan çdo tri ditë, kushdo që aktivizohet po paraqitet mirë

    Arteta: Nuk është e lehtë të fitosh kur luan çdo tri ditë, kushdo që aktivizohet po paraqitet mirë

    4 Dhjetor 2025

    8:47

    Telesport

    Arsenal arriti të fitojë 2-0 ndaj Brentford dhe ruajti epërsinë prej pesë pikësh në krye të tabelës ndaj Manchester City. Fitorja në stadiumin “Emirates” u sigurua falë golave ​​të Mikel Merino dhe Bukayo Saka, që hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.
    “Është gjithmonë e vështirë sepse kundër Brentford, një gjuajtje anësore është e gjitha që duhet dhe bëhet kaos dhe aventurë“, tha trajneri i Arsenal, Mikel Arteta. “Një epërsi 1-0 nuk është kurrë e mjaftueshme kundër tyre”, shtoi spanjolli.
    “Mendoj se dominuam ndeshjen dhe krijuam rastet më të mëdha. Në përgjithësi, jam shumë i kënaqur. Me javën që kemi pasur, ku luajmë çdo tre ditë më, pa kohë rikuperimi. Të fitosh kaq shpesh, jam shumë krenar për lojtarët”, tha Arteta.
    “Jam i kënaqur, veçanërisht duke pasur parasysh numrin e lëndimeve që kemi ende. Na mungojnë Saliba, Gabriel dhe dje humbëm Mosquera. Ka qenë një sfidë. Ben White ishte i shkëlqyer dje. Kushdo që ka një mundësi po performon mirë“, përfundoi Arteta.

  • Arteta: I zhgënjyer kur nuk fiton ndaj një ekipi me 10 lojtarë, por ka qenë një javë e vështirë dhe pozitive

    Arteta: I zhgënjyer kur nuk fiton ndaj një ekipi me 10 lojtarë, por ka qenë një javë e vështirë dhe pozitive

    Arsenal mbron kreun e renditjes në Premier League pas barazimit 1-1 ndaj Chelsea, me “blues” që luajtën me 10 lojtarë në pjesën e dytë. Trajneri i “topcinjve”, Mikel Arteta, tha: “Që në fillim mund të ndieje se sa e rëndësishme ishte kjo sfidë. Çdo duel dhe aksion ishte plot energji, sekuenca shumë të shkurtra loje”.
    “Me 10 lojtarë prisnim një ndeshje ndryshe, e planifikuam në pushim, por ata shënuan nga një goditje dënimi. Pastaj, u bë një ndeshje shumë e vështirë për t’u luajtur. Në përgjithësi mendoj se kur nuk fiton me 10 lojtarë për 45 minuta duhet të zhgënjehesh. Por, kur mendon javën që kemi kaluar dhe emrin e kundërshtarit e pranojmë barazimin”, tha Arteta.
    “Ata bënë gjithçka që mundën. Ata nuk kanë luajtur kurrë së bashku, kështu që duhet ta ndërtojmë atë sinergji. Kishte shumë gjëra që ndodhnin para ndeshjes. Kemi pasur një javë të madhe si mendërisht ashtu edhe fizikisht dhe mendoj se në përgjithësi është një javë pozitive, ne dhamë gjithcka“, shtoi trajneri spanjoll.
    Duke i bërë një vlerësimin e tij të javës që u mbyll, ai tha: “Nuk i di fjalët e duhura sepse jam i zhgënjyer padyshim që nuk morëm tre pikët ndaj Chelsea, që luajti 45 minuta me 10 lojtarë. Por, me gjithçka që ndodhi gjatë javës, mendoj se në përgjithësi duhet të jem shumë krenar për atë që ka bërë ekipi.”

  • Arteta: Mundëm ekipin më të mirë në Europë por është ende herët për të folur për trofe

    Arteta: Mundëm ekipin më të mirë në Europë por është ende herët për të folur për trofe

    28 Nëntor 2025

    9:58

    Telesport

    Trajneri Mikel Arteta beson se Arsenal i tij mposhti ekipin më të mirë në Evropë, pasi fitoi 3-1 ndeshjen e me Bayern Munich. Arteta nuk kishte asnjë dyshim për rëndësinë e një fitoreje të merituar ndaj liderëve të Bundesliga.
    “Duhet t’i lavdëroj lojtarët sepse mendoj se patën një ndeshje të jashtëzakonshme kundër, sipas mendimit tim, ekipit më të mirë në Evropë. Individualisht, ne ishim të jashtëzakonshëm për të zgjidhur të gjitha sfidat që këto ekipe sjellin në tavolinë”, tha Arteta.
    “Ata e dinë sa shumë punojmë për t’u përgatitur për çdo ndeshje të vetme. Ne e dimë që diferencat janë shumë të vogla. E filluam javën shumë mirë kundër Spurs, duke fituar me Bayern, një tjetër fitore masive, por kaq”, shtoi spanjolli.
    “Kemi qenë shumë të qëndrueshëm në garë deri më tani, por është vetëm fillimi. Jemi shumë të kënaqur me atë që kemi parë deri më tani. Energjia që krijojmë, ajo që transmeton ekipi, cilësia me të cilën luajmë është e pabesueshme. Dhe duhet ta ruajmë këtë sepse është ende shumë herët”, tha Arteta.

  • Arsenal vijon sezonin perfekt, por Arteta nuk flet për favoritë, Kompany: Champions nuk vendoset tani

    Arsenal vijon sezonin perfekt, por Arteta nuk flet për favoritë, Kompany: Champions nuk vendoset tani

    Në krye të Anglisë, vendi i parë edhe në Champions, pa frikë ky mund të konsiderohet sezoni i Arsenal, të paktën deri më tani, për më tepër që thyen edhe një tabu shumë të madhe, Bayern Munich, një rival historik përballë të cilin nuk njihnin fitore në 10 vitet e fundit. Ky sukses kënaq pafund trajnerin Arteta, por tekniku spanjoll qëndron me “këmbë në tokë”, nuk preferon të flas për favoritë, thjesht shijon këtë fitore të madhe:
    “Më pëlqeu shumë mënyra se si e dominuam këtë takim. Ky sukses pritet t’i jap më shumë besim djemve për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Jam jashtëzakonisht i kënaqur, mendoj se ishim të shkëlqyer. A është ky viti i Arsenal në Champions? Nuk e di, nuk mund ta them pasi janë edhe shumë ndeshje në lojë, thjesht duhet të shijojmë këtë mbrëmje, të festojmë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës në fundjavë”, u shpreh Arteta.

    Pranon atë që dha fusha trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, kjo ishte humbja e parë sezonale, por tani është koha për të reaguar: “Edhe humbja është pjesë e futbollit. Të shohim tani se si do të shkojë pjesa tjetër e Fazës. Champions League nuk vendoset tani, por më duhet ta pranojë se Arsenal ishte ekipi më i mirë”, u shpreh Kompany.
     

  • Arteta: E shijova fitoren ndaj Tottenham, për titullin duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një

    Arteta: E shijova fitoren ndaj Tottenham, për titullin duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një

    Arsenal fitoi 4-1 ndaj Tottenham në derbin londinez, duke u shkëputur 6 pikë në renditje karshi rivalëve. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, për Sky Sports ka deklaruar se është i kënaqur nga paraqitja dhe rezultati që skuiadra e tij arriti në fushë-
    “Duhet të shkosh ndeshje pas ndeshje. Premier League është shumë e vështirë, shikon rezultatet e djeshme dhe të sotme dhe diferencat me të cilat ekipet po fitojnë ndeshjet, është reduktuar shumë. Pra, bëhet gjithnjë e më e vështirë“, tha Arteta..
    Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “E dimë që do të jetë një udhëtim i gjatë, jemi vërtet të emocionuar me atë që po bëjmë dhe duhet ta ruajmë atë vrull.”
    “E shijova çdo minutë të këtij takimi, përgatitja që kur u kthyen nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare, energjia që ndjeva, uria për të luajtur ndeshjen, entuziazmi, gëzimi“, tha Arteta.
    Më tej, ai vijoi: “Dhe kur luan në mënyrën që luajtëm ne dhe të fitosh me golat që shënuam kundër rivalëve tanë, gjithmonë e bën atë një ditë të veçantë“.
    “Ne duam të imponohemi në çdo departament, por fillon me intensitetin, me duelet, duke qenë shumë të saktë sepse hapësira është e kufizuar, ka shumë agresion. Ata janë një ekip vërtet i mirë dhe ne duhet ta meritojmë atë“, shtoi Arteta.
    “Që nga fillimi, ne ishim vërtet të fortë, vërtet intensivë dhe na u desh të ishim të duruar. Por dukeshim dominues dhe shënuam dy gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, ne ruajtëm qëndrueshmërinë dhe edhe pse ka gjëra për të përmirësuar, në përgjithësi ishte një performancë e shkëlqyer”, tha Arteta.

  • Arteta: Ajo që po bën Merino si sulmues është e jashtëzakonshme, presim rikthimin e Havertz

    Arteta: Ajo që po bën Merino si sulmues është e jashtëzakonshme, presim rikthimin e Havertz

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duket se është i kënaqur nga ndikimi i spanjollit Mikel Merino si një sulmues pyke, një “numër 9”. Duke folur për këtë risi, Arteta tha: “Ne kemi gjetur një mënyrë për ta aktivizuar Mikel në tre role të ndryshme këtë sezon dhe ai ka performuar në të gjitha”.
    “Ai pati një kontribut të madh disa ditë më parë me golat e tij, veçanërisht tani që Viktor Gyokeres është i dëmtuar. Është mirë të kesh një lojtar të tillë. Nuk është e natyrshme sepse ai nuk ka luajtur atje në karrierën e tij, por ai është një lojtar kaq inteligjent sa mund të përshtatet në çdo pozicion”, deklaroi Arteta.
    Më tej, Arteta foli edhe për gjendjen e Kai Havertz, i dëmtuar dhe pritet që së shpejti të stërvitet me skuadrën. “Le të shohim se si ai do ta përthithë ngarkesën kur të fillojë të stërvitet me ne. Kur ta ketë bërë këtë, do të duhet ta kemi nën vëzhgim në javët e para për të menaxhuar minutat e tij. Tani kemi këtë problem me gjurin e tij. Do të zgjidhet dhe shpresojmë që ai të kthehet në formën e tij më të mirë”, tha trajneri i Arsenal.
    Në fund, spanjolli u shpreh edhe për përjashtimin e Myles Lewis-Skelly nga skuadra e Anglisë: “Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe mbështetur njëri-tjetrin dhe për të dhënë një perspektivë të mirë të situatës. Në rastin e Myles, ajo që ai ka bërë në moshën e tij është e jashtëzakonshme. Mos shikoni se çfarë po ndodh në një moment, sepse ndoshta ndodh për arsyet e duhura, dhe sot nuk mund ta shihni.”