Tag: artan

  • Artan Gj. Hasani: Është dashuri…

    Artan Gj. Hasani: Është dashuri…

    Ju ftojmë të lexoni poezinë “Është dashuri” të poetit Artan Gj. Hasani!

    …kur merr frymë me mushkërinë e tjetritdhe loti i huaj faqes tënde rrjedh…

    …kur nata e tij të ndriçon mëngjesindhe ç’ka shpirti i tij vështrimi yt nxjerr…

    …kur gjak’ i tij përflak zemrën tëndedhe sytë e tu qerpikët e tij kanë…

    …kur prekja të vjen nga tingujt e një këngedhe duart e tua të tuat më s’janë…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FLUTUR MUSTAFA: DHE VARRI DO FLASË!

  • Artan Fuga: Po të mos ishte Kosova, këtu do të hante njeriu, njeriun

    Artan Fuga: Po të mos ishte Kosova, këtu do të hante njeriu, njeriun

    Rroftë Kosova!

    Nga Artan Fuga

    Dy gjëra, njërën nuk e kuptoj, tjetrën e kuptoj.

    Nuk kuptoj se përse shumica e medias te ne janë të pozicionuara sikur do të kënaqeshin shumë dhe do të fërkonin barkun sikur iniciativa e Z. Trump për paqe me Rusinë të dështonte!

    A thua sikur janë lobi të industrisë së armatimit që shet armë për ata që vriten me njeri tjetrin atje dhe kanë frikë se paqja do t’u lejë stok kallashnikovë të pashitur!

    Pse bëjnë si gjinkalla në vapë, shplajnë trutë e publikut?

    Ajo që kuptoj është se përse durrsakët e mirë u bëjnë aq hyzmet kosovarëve në plazh.

    Pa kosovarët në plazh pothuajse nuk do të kishte këmbë turisti dhe berberët, shitësit e pajisjeve elektrike, shitësit e rrobave të vjetra, shitësit e pispilive, pulave të pjekura, të byreqeve, shitësit e gjerdanëve me flori turk, të brekëve të detit, shitësit e kosit, dhallës, akulloreve, ata të nderuar që vertisin çelësa dhomash me qira në rrugë, këpucarë, lavazhuesit e qerreve, etj., do të detyroheshin të mbyllnin dyqanet duke iu vënë qepenën!

    Hyzmeqarë dakord, por kjo është jeta!

    Të jem si këta, taksën e kalimit të trarit të kosovarëve për të ardhur këtu, ja u paguanin këta me qejf atyre!

    Ndonjëherë mendoj, ç’do bënin këta po të mos ishte pavarësuar Kosova ? Do të hante njeriu njeriun këtu!

    Dursaku i mënçur dhe i butë, ngado të ketë ardhur dhe vendosur këtu, e di shumë mirë.

    Po ju e dini?

    Po e dini, uleni një çikë delirin!

    Do të thoni ju çfarë lidhje ka lufta në Ukrainë me pushuesit nga Kosova në Durrës, Golem, Qerret, Mali i Robit ?

    Ka dhe shumë madje, por kur ta kuptojnë disa elita politiko-mediatike do të jetë aq vonë sa të vish të lahesh në Durrës në mes të janarit!/ KultPlus.com

  • Artur Bashimi vritet në mes të Athinës! E shkuara e errët-Si u ekzekutua për ‘Pusin e Mezinit’ kryekomisari Artan Cuku

    Artur Bashimi vritet në mes të Athinës! E shkuara e errët-Si u ekzekutua për ‘Pusin e Mezinit’ kryekomisari Artan Cuku

    Bledar Jambelli, Artan Cuku dhe Artur Bashimi

    TIRANË-Ekzekutimi me plumb në kokë i 47-vjeçarit Artur Bashimi i ndodhur në vendin fqinj, Greqi do të rikthente edhe njëherë vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku në 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit në Tiranë. Lidhjet familjare dhe ato miqësore, kanë vendosur hetuesit para verifikimeve nëse ekzekutimi i Artur Bashimit ka lidhje me aktivitetin kriminal në Shqipëri.
    Viktima është vëllai i Marsel Bashimit, i njohur ndryshe me mbiemrat Shkurtaj dhe Gozhita dhe mik i Bledar Jambelli, të dy të akuzuar në Shqipëri për vrasjen e komisarit të policisë Artan Cuku.
    Por si u vra kryekomisari dhe roli i secilit në krim?
    Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli. Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit, kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Kristaq Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.
    Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Motivi që mendohet të ketë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”. 
    Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.
    Pas vrasjes, i akuzuar kryesor u largua për në Greqi. Bledar Jambelli është arrestuar në shtetin fqinjë dhe aktualisht ndodhet në burg në Greqi për një ngjarje të vitit 2022, ku mbetën të plagosur pesë persona, ndërsa vendndodhja e Kristaq Lecit nuk dihet. 
    Pasditen e 22 janarit 2022, Bledar Jambelli, Marsel Bashimi, Kristaq Leci, dhe dy persona të panjohur, i janë bashkuar një grupi, me qëllim që të takoheshin me dy shqiptarë në furrën në Vuola, ndoshta për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre financiare. Dy shqiptarët (viktima) shoqëroheshin nga tre të huaj dhe tre grekë, të cilët i ndiqnin duke lëvizur me tre automjete. Të gjithë shqiptarët janë ulur në kafenenë e Vuolës, në një tavolinë jashtë, ku kanë biseduar për arsyen e takimit. Në diskutim e sipër Marsel Bashimi ka goditur me grusht kundërshtarin e tij shqiptar dhe gjithçka ka agravuar në përdorimin e thikave dhe armëve duke regjistruar 5 të plagosur./ZËRI

  • Artur Bashimi vritet në mes të Athinës! E shkuara e errët-Si u ekzektua për ‘Pusin e Mezinit’ kryekomisari Artan Cuku

    Artur Bashimi vritet në mes të Athinës! E shkuara e errët-Si u ekzektua për ‘Pusin e Mezinit’ kryekomisari Artan Cuku

  • Pse shqiptarët mbanin flokë të gjatë dhe kësula prej leshi?

    Pse shqiptarët mbanin flokë të gjatë dhe kësula prej leshi?

    Që arbnorët kanë qenë një popull origjinal në fund të mesjetës, atëherë kur po lindte Europa e Re, kjo nuk ha shume diskutim”, – thotë Artan Shkreli. Sipas tij, origjinalë në shumë pikëpamje, ata ndaheshin në mjaft pika prej fqinjëve të tyre jugorë e veriorë dhe pavarësisht ndërlidhjeve të paevitueshme me ta, në shumë aspekte, shfaqeshin ndonjëhere me afër me popujt matanë detit se me këta fqinjë të vjetër./Konica.al

    Artan Shkreli shkruan se dukja i tyre i bënte ata të dallueshëm menjëherë. Shumë autorë të asaj kohë për shembull, sa për të ndaluar në një anë të saj, i përshkruajnë me flokë të gjatë dhe u kushtonin vëmendje të posaçme. Po aq e veçantë ishte mbi kryet e tyre dhe kësula prej leshi me strehë, e njohur si “albanais”.

    Duket se ka qenë e rëndësishme për ta të dalloheshin prej të huajve të shumtë, që shpesh jetonin në territoret arbënore, kryesisht në vijën bregdetare.

    Artan Shkreli shkruan se flokët e gjatë pra përshkruhen jo vetëm nga të huajt por edhe nga “Kronika” e vetë Gjon Muzakës i cili e quan Teodor Muzakën me apelativin “këshetësi”, e për të cilin saktëson se: “kështu i mbante ai flokët, dhe që në gjuhën “albanesca” kuptimi i fjalës “chiscetisi” do të thotë gërshetesi (origj. trezze)”./Konica.al

    Sipas Artan Shkrelit veç faktit interesant nga pikëpamja gjuhësore (termi është gegnisht, gjë që tregon se njëfarë varieteti gegë është përdorur në Mesjetë deri thellë në zonat e Beratit e Vlorës) mësojmë për një zakon që në Europën e kohës e kishin veç vikingët dhe normanët aty pranë (Itali e jugut). Do patur parasysh dhe se, sipas përshkrimeve të autorëve antikë me një formë të ngjashme i mbanin flokët edhe një pjesë e fiseve iliro-kelte.

    Shkreli, shkruan se në rrjedhë të kohërave fjala “këshetës” u bor, por jo zakoni, i cili ndonëse përjashtimor, rezistoi në fiset e veriut deri në kohërat moderne të fundshek XIX, sikur te ky i riosh i bukur nga Dukagjini dalë në vitin 1885.

    Një fakt i mrekullueshëm trashedental ky dhe vështirësisht i kontestueshëm./Konica.al

  • Artan Fuga: Ore a martohen më shqiptarët a jo?

    Artan Fuga: Ore a martohen më shqiptarët a jo?

    Artan Fuga thotë se sot, shqiptarët më shumë po ndahen, se po martohen.

    “Herë pas here pyes veten me habi: Ore a martohen më shqiptarët?

    Nuk dëgjoj më orkestra dasmash nëpër lokale!

    Dikur i urreja, më dukesh si zhurmë që shoqëria i impononte çifteve për të mos u ndarë më vonë, por tani kam uri për atë daulle e saze dasmash.

    Ore, më duket se nuk martohet më njeri me saze.

    Ose nuk martohet më fare.

    Lëre synet që nuk shoh më të bëhet kush.

    Se habitem! Kur nuk martohen, si ndahen? Se divorce ka pafund”, shkruan ai.

  • ”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

    ”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

    Drafti i Kodit të ri Penal, është lexuar edhe nga akademiku Artan Fuga. Burg nëse ndikon me komente gjykatën apo nxjerr sekrete hetimore, janë disa nga risitë e propozuara për Kodin e ri Penal. Për të ka rrezik që shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës.
    ”Në shumë nene më shumë mbrohet shteti se qytetari. Sigurisht duhet mbrojtur shteti, kryeministri, presidenti. Por duhet të përcaktohet nga dallon kritika nga denigrimi? Përndryshe rrezikohet që të gjithë shoqërisë t’i mbyllet goja, gazetarit t’i mbyllet goja, kritikës, opozitës apo një qytetari të thjeshtë t’i mbyllet goja. Nuk pashë asnjë nen të mbrojë të drejtën për t’u informuar. Të quajë vepra penale ato veprime që rrezikojnë e pengojnë gazetarin, censurojnë median”, thotë akademiku Artan Fuga për Top Channel.

    Drafti i ndryshimeve të Kodit Penal, aktualisht në fazë konsultimi publik, është kritikuar ashpër nga akademiku Artan Fuga edhe për formulimet e paqarta dhe përdorimin e gjuhës metaforike që sipas tij bie ndesh me precizitetin që ka ligji. ”Teksti është i mbushur me metafora poetike dhe prozaike të cilat nuk janë koncepte ligjore dhe, duke qenë të tilla, ato mund të interpretohen si një fizarmonikë, si një llastik. Kjo do të krijojë probleme pafund. P.sh. thuhet: ndëshkohet përdhosja e kombit. Çdo gjë mund të quhet përdhosje, edhe një kritikë. Ose thuhet: pamjet e një personi që e bëjnë të neveritet nga opinioni. Çfarë do të thotë kjo? Zgjatje e proceseve gjyqësore, subjektivizëm”.

    Një tjetër çështje që e sheh me shqetësim është ndëshkimi i individëve që publikojnë të dhëna sensitive, si një cenim i lirisë së informacionit, nën alibinë e pengimit të drejtësisë. ”Ka pafund publikues anonimë. Sot jetojmë në kohën e web-it. Nuk jetojmë në kohën e gazetës Zëri i Popullit. Publikuesi kush është? Pronari i medias? Ai që mban platformën? Është gazetari që mban përgjegjësi? Apo të gjithë këta? Nxjerrja e një sekreti mund të pengojë drejtësinë, por edhe mund ta ndihmojë, sepse merret sikur gazetari është armik i drejtësisë”.

  • “Nuk më bind as dosja e SPAK dhe as avokatët e Veliajt”, Artan Hoxha: Mbrojtja ka qenë e dobët dhe jo këmbëngulëse

    “Nuk më bind as dosja e SPAK dhe as avokatët e Veliajt”, Artan Hoxha: Mbrojtja ka qenë e dobët dhe jo këmbëngulëse

    Analisti Artan Hoxha shprehet skeptik për dosjen e Prokurorisë së Posaçme në drejtim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Sipas tij, materiali fillestar i paraqitur prej SPAK-ut, nuk ishte mbushamendës.
    Ndërkohë për Hoxhën, edhe mbrojtja e Veliajt ka qenë jo këmbëngulëse dhe është treguar e dobët në raport me rrëzimin e argumentave të Prokurorisë së Posaçme.
    Unë mendoj që Veliajn do ta shohim në dy aspekte: në raportin e tij me sistemin e drejtësisë dhe në raportin e tij politik. Këto dyja duhen parë së bashku. Duke i ndarë dhe duke i bashkuar, sepse janë dhe të pandarshme. Atë që pamë në rastin Veliaj është se SPAK i ka qëndruar hipotezës fillestare, në llojet e veprave penale të pretenduara. Mua ai material fillestar i SPAK-ut nuk ma ka mbushur mendjen, që është plotësuar dyshimi i arsyeshëm për veprat e korrupsionit pasiv kombinuar me korrupsionin aktiv të atyre që kanë dhënë, sipas SPAK-ut, para.
    Ai material jo bindës, nga një anë, nuk është rrëzuar me një temporitëm dhe këmbëngulje nga ekipi i Veliajt. Kur krahasoj se si dilnin në mënyrë sistematike avoketët e zotit Berisha, me shumë siguri dhe me kundër argumenta ndaj argumentave të SPAK-ut dhe shoh edhe se si kanë reaguar avoketërit e zotit Veliaj, shoh edhe këtu dobësi”, u shpreh Hoxha

  • “Nuk më bind as dosja e SPAK dhe as avokatët e Erion Veliajt”, Artan Hoxha: Mbrojtja ka qenë e dobët dhe jo këmbëngulëse

    “Nuk më bind as dosja e SPAK dhe as avokatët e Erion Veliajt”, Artan Hoxha: Mbrojtja ka qenë e dobët dhe jo këmbëngulëse

    Analisti Artan Hoxha shprehet skeptik për dosjen e Prokurorisë së Posaçme në drejtim të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Sipas tij, materiali fillestar i paraqitur prej SPAK-ut, nuk ishte mbushamendës.
    Ndërkohë për Hoxhën, edhe mbrojtja e Veliajt ka qenë jo këmbëngulëse dhe është treguar e dobët në raport me rrëzimin e argumentave të Prokurorisë së Posaçme.
    “Unë mendoj që Veliajn do ta shohim në dy aspekte: në raportin e tij me sistemin e drejtësisë dhe në raportin e tij politik. Këto dyja duhen parë së bashku. Duke i ndarë dhe duke i bashkuar, sepse janë dhe të pandarshme. Atë që pamë në rastin Veliaj është se SPAK i ka qëndruar hipotezës fillestare, në llojet e veprave penale të pretenduara. Mua ai material fillestar i SPAK-ut nuk ma ka mbushur mendjen, që është plotësuar dyshimi i arsyeshëm për veprat e korrupsionit pasiv kombinuar me korrupsionin aktiv të atyre që kanë dhënë, sipas SPAK-ut, para. Ai material jo bindës, nga një anë, nuk është rrëzuar me një temporitëm dhe këmbëngulje nga ekipi i Veliajt. Kur krahasoj se si dilnin në mënyrë sistematike avoketët e zotit Berisha, me shumë siguri dhe me kundër argumenta ndaj argumentave të SPAK-ut dhe shoh edhe se si kanë reaguar avoketërit e zotit Veliaj, shoh edhe këtu dobësi”, u shpreh Hoxha, i ftuar në “Debat nga Alba Alishani” në ekranin e A2CNN.

  • Artan Gjyzel Hasani: Amore mio I love you shumë

    Artan Gjyzel Hasani: Amore mio I love you shumë

    do t’i harrojmë të gjitha gjuhët, e dashur,të vjetrattë vdekurattë rejat që shpikëmdhe nuk do të besojmë në asgjëas në Zotas te njëri-tjetripër herë të parë dashuria e të gjithëvedo të jetë e askujtsi dielli…por hënës së vjedhur nga poetëtsa herë të ketë ftohtë tek unëvetmia jote do t’i këndojëme fare pak fjalëkëngën e sajamore mio I love you shumëdhe jehonë e heshtjesnga të tjera kohë dhe vendedo të më bëjë përsëri të besojse në të vërtetëZoti është Zonjëdhe ka fytyrën tënde…

    (nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ARTAN GJYZEL HASANI: O GRUA E BUKUR!

    një kopsë e zbërthyer në këmishën e qiellitdhe diellit i merret fryma mes gjinjve të tu…

    …sa herë që ti hap buzëtxhindet dalin nga shishjabota harron dy dëshirat e tjeradhe qiejt lëkunden…

    sa herë që ti gëlltiteshburrat e qytetit zvogëlohendhe hija jote mbars me hiret e tuacigaret që nuk dinë ku t’i shkundin…

    sa herë që kohën vret me nevend varri për të nuk ka…

    në orën e madhe të retinës tëndeakrepat dëshmojnë vetminë tonë…

    por dikur mund të të mbarohen vështrimet,dhe… o Zot…ajo ditë mos ardhtë kurrë,bëje të jetë natë…

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ARTAN GJYZEL HASANI: UNË DASHUROVA ME ZEMËR, ZEMRA IME

    Poezi nga Artan Gjyzel Hasani

    vërtet…sa gjëra të çmendura bëmëe sa të tjera na mbetën pa bërë…shumë fjalë të ëmbla pëshpëritëme sa të tjera muzgjeve nuk i thamë…sa prekje magjishëm ëndërruame sa mbeten për një tjetër herë…sa puthje mërmëritëse morëme sa të tjera kurrë nuk i dhamë…dhe ja ku jemi sonte në Darkën e Funditnë dukje gjakftohtë e të qetëlotët fshehur në grykëti nga kryqe dhimbjesh zbriturdhe unë, siç thua, Juda yt…te vargu im pa semaforku heshtjet e të tjerëvedikur aksidentoheshin lehte…qëndrojmë sontegjykojmëkerkojmëmes kupës dhe lëngut cili paska vlerë…

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult