Tag: artan

  • Vrasja në Vlorë/ Artan Hoxha nxjerr detaje: Renato Hoxhaj u vra për informacionet që raportonte

    Vrasja në Vlorë/ Artan Hoxha nxjerr detaje: Renato Hoxhaj u vra për informacionet që raportonte

    Gazetari Artan Hoxha, foli në Euronews Albania lidhur me vrasjen e ndodhur disa ditë më parë ndaj Renato Hoxhajt, në Vlorë. Hoxha tregon se viktima bënte një jetë modeste, ndërsa sa i përket autorit të vrasjes, ai nuk është shfaqur i shqetësuar, pasi rrethanat e vrasjes ishin të atilla. Viktima i pambrojtur me armë, një ngjarje e ndodhur në orën 4:30 të mëngjesit, pa lëvizje dhe pa dëshmitarë.
    “Të dhënat që u dhanë në fillim për Renato Hoxhajn i kemi publikuar dhe ato krijojnë një ide të profilit të autorit, kjo gjë ndikon sepse në momentin që publikohen pamjet, vrasës të tillë ndalojnë aktivitetin e tyre për tu mos ekspozuar më tej.
    Autori nga pamjet shfaqet me atlete sportive, me çorape të bardha, ka operuar në një zonë të Vlorë që nuk ka shumë lëvizje aq më tepër në orën 4:30 të mëngjesit, së dyti viktima ishte i pa armatosur, pra bën që autori të mos e vrasë mendjen. Fakti që u gjet makina kaq shpejt është një element tjetër që tregon se autori nuk është ndjerë i shqetësuar dhe ka pasur një objektiv të lehtë për ta ekzekutuar.
    Pra, ai ka hyrë në orën 4:17 të mëngjesit dhe rishfaqet pastaj në orën 5:25, gati një orë. Ai ka operuar në një zonë që nuk ka patur fare dëshmitarë prandaj është e vështirë për ta identifikuar. Ajo kapelja rrethore që përdor ai, të ndryshon dhe përceptimin, që do të thotë se ti nuk arrin dot ta përceptosh fizionominë e dikujt, ai gjithashtu përdor një maskë covidi, një mënyrë kjo për të gënjyer hetuesit nëse kapet në kamera, duke përdorur një imazh të rremë.
    Problemi në të tilla raste është nëse ti bën gabime kur hyn në skenën e krimit dhe kur del, çfarë mjeti përdor, çfarë bashkpunëtorësh ke, sa mundësi ka që ata të identifikohen apo të bëjnë gabim”, tha gazetari. Më tej, Hoxha shpjegon se mbi këtë çështje janë hedhur dyshimet se viktima punonte si roje-informator për familjen Sinomati në Vlorë dhe sipas gjasave ngjarja ka lidhje me konfliktet mes grupeve rivale.
    “Ajo që nuk përputhet në rastin konkret është përsonaliteti i viktimës, i cili nuk është i spiaktur apo i njohur qoftë dhe nga informacionet policore. Ai bënte një jetë modeste, punonte roje në një kompani ndërtimi në Vlorë, i divorcuar nga bashkëshortja dhe fëmijët.
    Ajo çfarë dinte dhe mund të kishte parë ai, janë kthyer në problem për dikë, dhe kjo është kostoja që ai ka paguar. Nga hetimet, policia e dyshonte pjesën që ai mund të ketë shërbyer si roje për të dhënë informacion. Kjo për shkak se zona ku ai qëndronte si roje, është afër banesës së familjes Sinomati, ku ndodhi një ekzekutim me snajper”, shton Artan Hoxha.

  • SPAK apeloi vendimin për Artan Gaçin dhe Olta Xhaçkën, shtyhet seanca në Apel

    SPAK apeloi vendimin për Artan Gaçin dhe Olta Xhaçkën, shtyhet seanca në Apel

    Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 8 maj shqyrtimin e ankimit të SPAK kundër vendimit që detyron Strukturën e Posaçme të regjistrojë hetim ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit Artan Gaçi.
    Prokuroria e Posaçme kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila më 1 prill 2025 urdhëroi regjistrimin e kallëzimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj çiftit, në lidhje me ndërtimin e një resorti buzë detit, shpallur më herët nga qeveria si “investim strategjik”.

  • Shtyhet seanca për Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin, ja kur do të shqyrtojë çështjen Apeli i Posaçëm

    Shtyhet seanca për Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin, ja kur do të shqyrtojë çështjen Apeli i Posaçëm

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në datën 8 maj 2025 seancën për shqyrtimin e ankimit të SPAK, lidhur me çështjen ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Prokuroria e Posaçme apeloi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila më 1 prill 2025 urdhëroi regjistrimin e kallëzimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj çiftit, në lidhje me ndërtimin e një resorti buzë detit, shpallur më herët nga qeveria si “investim strategjik”.
    Vendimi për hetimin u mor nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, pas ankesës së paraqitur nga Fredi Beleri, i cili akuzon Xhaçkën dhe Gaçin për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, në bashkëpunim. Seanca ishte parashikuar të zhvillohej këtë të premte, më 25 prill, në orën 10:00, por është shtyrë për në fillim të muajit maj.

  • “Më telefonoi nga burgu i Ekuadorit”/ Artan Hoxha: Si e intervistova Dritan Rexhepin

    “Më telefonoi nga burgu i Ekuadorit”/ Artan Hoxha: Si e intervistova Dritan Rexhepin

    Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se si ka arritur të kontaktojë me Dritan Rexhepin, ndërkohë që ai ishte në burg në Ekuador.
    Hoxha tha se në atë kohë emri i tij ishte përmendur si i përfshirë në zhdukjen e Jani Prengës dhe vetë gazetari, kishte dashur ta kontaktonte Dritan Rexhepin. Megjithatë, sipas Hoxhës, edhe vetë Rexhepi kishte dashur të sqaronte rolin e tij në këtë ngjarje.
    Hoxha tha se kishte qene vetë Dritan Rexhepi ai që e kontaktoi fillimisht për të thënë se nuk kishte lidhje me këtë ngjarje e donte të qartësonte familjarët e viktimës.
    “Edhe unë e kam kërkuar atë dhe ai ka kërkuar të flasë me mua. Ai ka qenë në burg me bosat më të mëdhenj të Ekuadorit. Mesa duket ai duhet të ketë përdorur telefonin e dikujt tjetër se mbaj mend që numri ka qenë me prefiks të Ekuadorit. Ai ka folur nga telefoni i ndonjë të dënuari të rëndësishëm atje, ndërsa telefoni që fola unë ishte i të afërmit të tij. Kur fola me të, nuk jemi marrë me debatet e mëparshme por jemi marr vetëm me këtë çështje. Ai më ka thënë që unë ‘dua të sqaroj pozicionin tim, sepse unë nuk jam i përfshirë në këtë histori, kam dënimet e mia, por te kjo histori nuk kam gisht. Dua të qartësoj familjarët e viktimës’.
    Në këtë moment unë i thash që dua të bëjmë një intervistë me ju ku ju të sqaroni shumë pikëpyetje që janë në Shqipëri, shumë akuza që janë ndaj jush dhe midis këtyre të jap mundësinë që të tregosh këtë histori. I kam marrë intervistë shumë të gjatë dhe i kam vënë një kusht të më nis foto nga burgu. Ai më ka nisur foto nga qelia. Unë kërkova vetëm disa elementë sigurie se me kë po flas.
    Ai aty ka bërë një rrëfim që është rrëfimi i parë dhe i fundit i tij. Ajo është një nga intervistat që i janë referuar mediat më të mëdha në botë. Nëse deri në atë moment emri i tij qarkullonte në tre kontinente, u njoh në të gjithë botën. Ai nuk është një Pablo Escobar, por ishte një person që ishte në vendin e duhur dhe kishte kontaktet e duhura. Është një njeri që kur u arrestua për herë të parë ka qenë student i fakultetit juridik. Pjesën tjetër të jetës ky e ka kaluar në burgje”,-tha Artan Hoxha në një intervistë për Euronews.

  • Artan Hoxha: E drejta vonon, por në fund TRIUMFON

    Artan Hoxha: E drejta vonon, por në fund TRIUMFON

    Nga Artan Hoxha
    Jam ende “i nxehtë” nga vendimi i djeshëm për të shkruar qartë dhe saktë mbi atë që ka ndodhur. Urime, Elton! Së pari për ty, për dy djemtë e tu të vegjël, bashkëshorten dhe dy prindërit e moshuar. Më shumë se ty, ata e kanë përjetuar realisht gjithçka që ndodhi. Kanë parë dy herë, brenda një viti, se si t’u bastisën shtëpia, makina, zyra e punës, madje edhe lokali ku pi kafen përditë.

    Uroj që të paktën dy djemtë e tu të mitur ta kenë fshirë sa munden nga kujtesa imazhin e hetuesve që bastisnin sirtarët ku mbanin lodrat, fletoret apo veshjet e tyre. U ndalua babai i tyre në derën e shtëpisë, teksa mbante në duar dy çanta shpine dhe ishte gati t’i çonte në shkollë. Prandaj, shijoje këtë fitore që erdhi si rrufe në qiell të kaltër, në një kohë të zymtë kur sulmet ndaj teje kaluan çdo kufi. Fitorja jote është padyshim një ditë e madhe, jo vetëm për ty, por për gjithë median, sidomos për reporterët e terrenit. Do të mbetet në histori si precedenti “Qyno kundër SPAK”.
    Fatkeqësisht, kjo kauzë që tani u shërben të gjithëve, nuk u mbështet nga kolegët tanë. Na braktisën në atë sallë gjyqi hijerëndë, madje u sulmuam dhe anatemuam si kriminelë. Sulmet ishin poshtë brezit, pa respektuar asnjë kriter profesional, asnjë standard raportimi, pa konfirmuar burimet apo dhënë mundësinë e palës nën akuzë për t’u përgjigjur. Lëre më që askush nuk u shqetësua për parimin e prezumimit të pafajësisë. Situata dukej aq e pashpresë, saqë në atë sallë gjyqi kishte më shumë prokurorë të SPAK-ut dhe të OPDAT-it sesa gazetarë të interesuar – jo për fatin e një kolegu, por për fatin e profesionit që ushtrojnë vetë.
    Gjithsesi, “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”. S’mund të lë pa përmendur kontributin e avokatit Dorian Matlia, i cili është kthyer në një engjëll mbrojtës për gazetarët e terrenit. Puna, mundi, sakrifica dhe lodhja e tij u shpërblyen me një fitore për të gjithë ne. Pa dyshim, befasia e ditës mbetet vendimi historik për median shqiptare, nga trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese.
    Ajo tetëshe gjyqtarësh meriton një nderim të thellë dhe një duartrokitje. ATA nuk mbajtën me hatër askënd, aq më pak të dobëtit përballë SPAK-ut të fuqishëm. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë thjesht bëri detyrën, duke dhënë drejtësi. Por në këtë vend, të bësh detyrën është kthyer prej kohësh në heroizëm. Në fund, Elton. Miku im, disa histori janë tepër të vërteta për t’u treguar.
    Këto fjalë një zyrtar i lartë amerikan do t’ia thoshte gazetarit investigativ Gary Webb, fitues i çmimit Pulitzer, për zbardhjen e përfshirjes së CIA-s në trafikun ndërkombëtar të kokainës, financimin e guerilëve “Kontras” në Nikaragua dhe shitjen e narkotikëve në lagjet e varfra të afro-amerikanëve në Los Anxhelos. Dhe po të mendosh, ai nuk e kishte gabim. Por ne jemi këtu, pikërisht për të treguar ato të vërteta që askush nuk i thotë, duke marrë mbi supe të gjitha kostot që rrjedhin prej tyre.
    Në foton e parë: Në sallën e gjyqit, mbrëmjen e djeshme, me një grusht kolegësh sa gishtat e një dore, duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
    Në foton e dytë: Dy prokurorët e SPAK-ut dhe prokurori amerikan i OPDAT-it, duke dalë nga Gjykata Kushtetuese.

  • Artan Hoxha: Edi Rama banditët dhe kriminelët i ktheu në biznesmenë

    Artan Hoxha: Edi Rama banditët dhe kriminelët i ktheu në biznesmenë

    Artan Hoxha: Edi Rama banditët dhe kriminelët i ktheu në biznesmenë

    Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar Edi Ramën, se banditët dhe kriminelët i ktheu në biznesmenë.

    Duke folur për dokumentarin e realizuar nga ZDF, Artan Hoxha tregoi edhe si autoritetet gjermane kapën 16 ton kokainë një grupi të organizuar kriminal nga Elbasani.

    “Mediat dhe publiku gjerman në vazhdimësi e kanë parë se si Shqipëria ka rrëshqitur drejt një vendi që është kthyer në bazë operacionale të të krimit të organizuar.

    Sot ky dokumentar që ka bërë së fundmi ZDF-ja, është guri kilometrik i një rruge që ka nisur që nga 2013, duke kaluar nga kanabisi, tek heroina, kokaina dhe sot jemi këta që jemi dhe ne kemi gati me qindra të arrestuar për trafik droge atje.

    Madje kemi rastin ekzemplar me autoritetet gjermane, besoj e kuptoni, ku një nga zyrtarët më të lartë të ministrisë së Brendshme, i cili kishte shitur të dhënat që kishin ardhur nga Gjermania për bosët e krimit në Shqipëri.

    E gjithë kjo ekspoze, përfshirë brenda edhe rastet e njëpasnjëshme dëshmon, se kjo ka qenë një industri që është dirigjuar, lejuar dhe kontrolluar, duke u përdorur në fushatë.

    Është një histori që ata nuk e bëjnë thjeshtë, se përgjigja do vijë se ka interferuar opozita dhe e ka bërë për fushatë.

    Jo, është një vijimësi e investigimeve, i historive të publikuara nga mediat gjermane që në fillimin e mandatit e deri 12 vite pas.

    Para 6 vitesh ishim këtu, rruga e re, sot nuk është një rrugë e re. Është një grup nga Elbasani kanë futur vetëm në një ngarkesë 16 ton kokainë.

    Ne nuk jemi në situatën e vendeve të Amerikës Latine, ku kartelet kanë qeverinë e vet, këtu është ende qeveria që i kontrollon dhe i lëshon këta. Është shteti që i kontrollon, i godet kur do, ua rrit presionin në mënyrë që ata të reagojnë dhe të sigurojnë mandatin dhe gjatë mandatit ata sigurojnë leje për të vazhduar aktivitetin e tyre.

    Ne kemi pasur në grupe të strukturuara, tani kemi kaluar në organizata. Nga banditë të thjeshtë, i ktheu në biznesmen, kompani që marrin tendera publik dhe sot ata kanë hyrë dhe janë shkrirë me jetën shoqërore ekonomike të këtij vendi, ku ti nuk e ndan dot qartë se ky mbaron një organizatë dhe ku fillon një kompani biznesi”, tha gazetari Artan Hoxha gjatë bisedës në SYRI TV.

  • VIDEO/ Artan Hoxha: Rama i bëri banditët biznesmenë. Gjermanët i kapën grupit nga Elbasani, 16 ton kokainë

    VIDEO/ Artan Hoxha: Rama i bëri banditët biznesmenë. Gjermanët i kapën grupit nga Elbasani, 16 ton kokainë

     

    Gazetari Artan Hoxha ka akuzuar Edi Ramën, se banditët dhe kriminelët i ktheu në biznesmenë.

    Duke folur për dokumentarin e realizuar nga ZDF në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Hoxha tregoi edhe si autoritetet gjermane kapën 16 ton kokainë një grupi të organizuar kriminal nga Elbasani.

    ‘Mediat dhe publiku gjerman në vazhdimësi e kanë parë se si Shqipëria ka rrëshqitur drejt një vendi që është kthyer në bazë operacionale të të krimit të organizuar.

    Sot ky dokumentar që ka bërë së fundmi ZDF-ja, është guri kilometrik i një rruge që ka nisur që nga 2013, duke kaluar nga kanabisi, tek heroina, kokaina dhe sot jemi këta që jemi dhe ne kemi gati me qindra të arrestuar për trafik droge atje.

    Madje kemi rastin ekzemplar me autoritetet gjermane, besoj e kuptoni, ku një nga zyrtarët më të lartë të ministrisë së Brendshme, i cili kishte shitur të dhënat që kishin ardhur nga Gjermania për bosët e krimit në Shqipëri.

    E gjithë kjo ekspoze, përfshirë brenda edhe rastet e njëpasnjëshme dëshmon, se kjo ka qenë një industri që është dirigjuar, lejuar dhe kontrolluar, duke u përdorur në fushatë.

    Është një histori që ata nuk e bëjnë thjeshtë, se përgjigja do vijë se ka interferuar opozita dhe e ka bërë për fushatë.

    Jo, është një vijimësi e investigimeve, i historive të publikuara nga mediat gjermane që në fillimin e mandatit e deri 12 vite pas.

    Para 6 vitesh ishim këtu, rruga e re, sot nuk është një rrugë e re. Është një grup nga Elbasani kanë futur vetëm në një ngarkesë 16 ton kokainë.

    Ne nuk jemi në situatën e vendeve të Amerikës Latine, ku kartelet kanë qeverinë e vet, këtu është ende qeveria që i kontrollon dhe i lëshon këta. Është shteti që i kontrollon, i godet kur do, ua rrit presionin në mënyrë që ata të reagojnë dhe të sigurojnë mandatin dhe gjatë mandatit ata sigurojnë leje për të vazhduar aktivitetin e tyre.

    Ne kemi pasur në grupe të strukturuara, tani kemi kaluar në organizata. Nga banditë të thjeshtë, i ktheu në biznesmen, kompani që marrin tendera publik dhe sot ata kanë hyrë dhe janë shkrirë me jetën shoqërore ekonomike të këtij vendi, ku ti nuk e ndan dot qartë se ky mbaron një organizatë dhe ku fillon një kompani biznesi’, tha gazetari Artan Hoxha gjatë bisedës në SYRI TV.

     

     

  • “E-mailet e prokurorëve të SPAK nuk u hakëruan”/ Artan Hoxha hedh ‘hije’ dyshimi: Janë publikuar nga brenda

    “E-mailet e prokurorëve të SPAK nuk u hakëruan”/ Artan Hoxha hedh ‘hije’ dyshimi: Janë publikuar nga brenda

    Gazetari Artan Hoxha tha se hakerimi për të cilin bëhet fjalë lidhur me e-mailet e prokurorëve të SPAK, nuk ekziston. Ai tha se është një ndërhyrje e brendshme me qëllimin për të shmangur pasojat që mund të vijnë më pas. Sipas gazetarit, ajo çfarë ka ndodhur, është një vjedhje e të dhënave brenda sistemit. Hoxha shtoi se një nga elementët që ka sjellë një situatë të tillë, është rivaliteti brenda institucionit të SPAK.
    “Flitet për hakerim por nuk ka hakerim. Hakerim është kur ndërhyet nga jashtë në sistem, pra nuk është prekur sistemi nga jashtë. Askush nuk ka hyrë në SPAK. Nëse do të kishte ndodhur kështu , do të kishte justifikim sepse nga jashtë është hakeruar deri te shërbimet më inteligjente që ka bota sot.
    Ka patur përpjekje të tilla por në rastin konkret nuk kemi një sulm të jashtëm ndaj SPAK. Fjala hakerim është futur qëllimisht për të shmangur të gjitha pasojat e tjera që mund të vijnë. Kjo është bërë me qëllimin për t’u spostuar nga ai që është thelbi i vërtetë i kësaj historie. Kemi të bëjmë me një vjedhje të dhënash nga brenda sistemit, nuk ka ndodhur gjë nga jashtë.
    Arsyeja pse është munduar të shmanget pjesa e vjedhjes brenda sistemit, është për të treguar se ka një përplasje mes pjestarëve të SPAK brenda këtij institucioni. Ky është një nga elemementët, për shkak të qëndrimeve të ndryshme që kanë. Pra rivaliteti që po zhvillohet brenda SPAK-ut.
    Ka një hetim të brendshëm duke krijuar dhe këtë problematikë. Materialet që jane vjedhur janë më shumë së ato që kanë dalë. Ata që kanë bërë këtë veprim që i ka nxjerrë të dhënat jashtë, kanë bërë testimin e parë. Kanë dashur që ata t’i çojnë në media, ti publikojnë duke i çuar tek dy gazetarë”, tha Artan Hoxha.

  • “Ajo çështje është e pahetuar”/ Klodiana Lala zbulon ‘pikat e errëta’ të dosjes Xhaçka-Gaçi

    “Ajo çështje është e pahetuar”/ Klodiana Lala zbulon ‘pikat e errëta’ të dosjes Xhaçka-Gaçi

    Gjykata e Posaçme vendosi që SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të hetojë ish ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin Artan Gaçi për një investim në bregdetin jonian. Gazetarja Klodiana Lala, tha se Xhaçka dhe Gaçi nuk janë të pandehur, por ajo renditi disa pika të errëta në këtë dosje që tha se nuk është hetuar.
    “Gjykata nuk ka thënë që të merren të pandehur Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti i PS-së, Artan Gaçi, por e detyron SPAK që të regjistrojë procedim penal për veprat penale të pastrimit rtë parave dhe të falsifikimit të dokumentave për zotin Artan Gaçi dhe dyshimet për shpërdorim detyre për ish-ministren Olta Xhaçka.
    Ajo çështje është e pahetuar për disa aspekte. Nuk është sqaruar nga ana e prokurorisë së Posaçme se Artan Gaçi ka lidhur kontratë paraprake me pjesëtarin e familjes Mëhilli, një vit përpara se prona të regjistrohej në hipotekë dhe nuk na sqaron nëse gjatë kësaj kohe ka patur apo jo rol Artan Gaçi në marrjen e pronës dhe regjistrimin në hipotekë. Nuk na është sqaruar se si është regjistruar kompania dhe lidhjen me ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe se ka patur një interes që kjo pronë të kalonte te përfituesi fundor Artan Gaçi.
    Nuk është sqaruar se çfarë del nga rezultatet e hetimit të celularit të Artan Gaçit, çfarë nga pyetja e personave të përfshirë, kqyrja e telefonit të Jorgo Goros dhe personave të tjerë të arrestuar. Pika tjetër që nuk është sqaruar është çmimi. Është një tokë që është marrë me 21 euro metri katror, ndërkohë që çmimi i tregut në atë zonë nis nga 150 euro dhe pse e ka shitur ky personi pronën kaq lirë në këtë zonë kaq të lakmuar të bregdetit.
    Zonja Xhaçka a e ka deklaruar këtë konfliktin e interesit, nga ajo ortakja që është shtetase amerikane dhe që është kunata e zonjës Xhaçka dhe pse e solli këtu dhe nuk e deklaroi këtë konflikt interesi. Pra këto pikëpytje më bëjnë të dyshoj se kjo çështje nuk është hetuar në gjenezë. Gjykata ka urdhëruar SPAK-un që të rifillojë hetimet, dhe duhet të presim Apelin se çfarë do të thotë për qëndrimin e SPAK se Xhaçka dhe Gaçi nuk janë implikuar”- tha Lala.

  • GJKKO ktheu dosjen në SPAK/ Gazetarja: Xhaçka dhe Gaçi janë kallëzuar për tre vepra

    GJKKO ktheu dosjen në SPAK/ Gazetarja: Xhaçka dhe Gaçi janë kallëzuar për tre vepra

    Gazetarja Ola Xama, zbuloi se përse Prokuroria e Posaçme i kërkoi SPAK-ut hetimin e dosjes së investimit strategjik në Dhërmi nga ish-deputeti Artan Gaçi. Xama në një emision tha se prokurori Ols Dado nuk i mori të pandehur Gaçin dhe Xhaçkën dhe pasi mori vesh këtë, ish-kandidati për kryetar bashkie, Fredi Beleri, depozitoi kallëzim ndaj SPAK. Ajo shtoi se Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin që SPAK të nisë hetimin. Sipas saj ajo që i ka prishur më shumë punë zonjës Xhaçka është intervista që ka dhënë disa muaj më parë në media, ku tha të mos vijë dikush nga mali dhe të në vërë çadrën këtu.
    “Në shtator 2023, Fredi Beleri ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj ish-kryetarit Jorgo Goro, disa punonjësve dhe ministres së Mbrojtjes dhe të Jashtme, Xhaka dhe bashkëshortit Gaçi, që janë kallëzuar për shpërdorim detyre, falsikimi i dokumenteve, pastrimi i produkteve të veprës penale.
    Bëhet fjalë për një tokë që dyshohet se është marrë nëpërmjet falsifikimit dhe zhvendosjes së një tjetër parcele në zonën Perivolo në Gjilekë të Himarës, tokë që më pas, pasi është përfituar përmes letrave të falsifikuara, nga disa banorë të zonës, i është shitur për të ndërtuar hotelin, Artan Gaçit, bashkëshort i ish-ministres Xhaçka. Prokurori ka qenë Ols Dado, që ka hetuar çështjen dhe ka dërguar për gjykim dhe arrestuar zotin Jorgo Goro dhe disa punonjës të bashkisë Himarë dhe kadastrës së Vlorës. Sipas Belerit, Ols Dado nuk është shprehur për procedimin penal ndaj Xhaçkës dhe Artan Gaçit.
    Ka kërkuar një kërkesë dhe ka marrë dijeni se nuk ka patur hetim ndaj tyre. Me këtë ka bërë një ankim në Gjykatën e Posaçme. Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se Ols Dado duhet të kishte hetuar pretendimet e Belerit dhe pasi të konstatonte se nuk janë filluar aktet, duhet të vendoste për mosfillimin e procedimit penal. Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin që SPAK të nisë hetimin. Ajo që i ka prishur më shumë punë zonjës Xhaçka është intervista që ka dhënë disa muaj më parë në media, ku tha të mos vijë dikush nga mali dhe të në vërë çadrën këtu,” tha Xama.