Tag: artan

  • GJKKO urdhëroi SPAK të niste hetimet për Olta Xhaçkën, Apeli i Posaçëm e rrëzon

    GJKKO urdhëroi SPAK të niste hetimet për Olta Xhaçkën, Apeli i Posaçëm e rrëzon

    Olta Xhaçka

    TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë për deputeten e Partisë Socialiste, Olta Xhaçkën. Ishte shkalla e parë, ajo që i bëri kërkesë Strukturës së Posaçme që të regjistronte procedim penal për ish-ministren Xhaçka, pas kallëzimit të bërë nga eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri.  Pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, Prokuroria ka ankimuar vendimin në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Sipas SPAK, asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiskuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë subjekti i posaçëm Olta Xhaçka. 
    KOMUNIKIM PËR MEDIAN
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 14.05.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 90 akti, datë 08.04.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “1. Pranimin e ankimit të bërë nga ankuesi Dh.A.B. 2. Detyrimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për regjistrimin e procedimit penal dhe për vazhdimin e hetimeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 186 287 të Kodit Penal, mbi parashtrimin e kallëzimit penal nr. 181, datë 04.09.2023, sipas pikës 42 të këtij vendimi. 3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 10 (dhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.”
    Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
    – Shfuqizimin e vendimit nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.– Rrëzimin e ankimit të ankuesit Dh.A.B., me objekt “Shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. 22920/1 Prot., datë 27.12.2024 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për veprën penale të kallëzuar dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse”.

    Dosja në fjalë lidhet me dhënien e një prone e cila sipas Belerit është tjetërsuar dhe më pas i është shitur Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Beleri akuzon në kallëzimin e tij, kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, Artan Gaçin dhe ZRVPP Vlorë për falsifikimin që i dha 5512 metra katrorë tokë, familjes Foto Pavllo Mëhilli. Kjo pronë e cila është tokë truall, u regjistrua në ATMP si tokë bujqësore dhe më pas iu shit Artan Gaçit. Pas kallëzimit të ngritur SPAK ka vendosur nën sekuestro tokën në Dhërmi dhe ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai akuzohet për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre.
    Në lidhje me këtë çështje, dyshohet se bashkëshorti i Xhaçkës, Gaçi ka ndikuar tek regjistrimi në Kadastrën e Vlorës, pasi rezulton se është bërë pronari me letra i tokës ku do të ndërtohej resorti “Dreamades Luxury Suites” nga kompania e kunatës së Xhaçkës, e cila tashmë pezulloi kompaninë, duke ia blerë pronën Stavri Mëhillit. Pronësina e tokës nuk ka ende një zgjidhje nga drejtësia, ndërsa askush nuk është dënuar ende, pavarësisht akzuave të ngritura ndaj disa zyrtarëve. Deri më tani është marrë nën akuzë ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, pasi hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Bashkinë e Himarës, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqeje prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, babai i Stavri Mëhillit.
    Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gaçin. Gjithashtu, kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”. Nga ana tjetër, është shpallur në kërkim edhe Stavri Mëhilli, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale. Opozita nga ana tjetër kërkon që të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës, duke argumentuar se ajo, nëpërmjet bashkëshortit Artan Gaçi, ka përfituar të mira publike, në kundërshtim me Kushtetutën./ZËRI

  • Afera e pronave në Himarë/ SPAK dhe Iliriana Olldashi e Apelit ‘amnistojnë’ Xhaçkën dhe bashkëshortin: Nuk do hetohen

    Afera e pronave në Himarë/ SPAK dhe Iliriana Olldashi e Apelit ‘amnistojnë’ Xhaçkën dhe bashkëshortin: Nuk do hetohen

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë, e cila kishte urdhëruar regjistrimin e procedimit penal dhe nisjen e hetimeve ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.
    Apeli pranoi ankimimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke vendosur mosfillimin e hetimeve dhe duke rrëzuar kërkesën e bërë nga Fredi Beleri.
    Sipas vendimit të shpallur sot nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, Apeli:

    Shfuqizoi vendimin nr. 58, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

    Rrëzoi ankimimin e ankuesit Dh.A.B. (Fredi Beleri), me objekt shfuqizimin e shkresës së Prokurorisë së Posaçme që kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal.

    Vendimi i shkallës së parë, tashmë i shfuqizuar, kishte pranuar ankesën e Fredi Belerit dhe detyronte SPAK-un të regjistronte hetim penal për veprat “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, bazuar në kallëzimin penal nr. 181, datë 04.09.2023.
    Me vendimin e sotëm, Apeli i jep të drejtë SPAK-ut, duke vendosur që nuk do të regjistrohet hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj për aferën e pronave në Himarë.
    Më herët gjatë vitit, GJKKO dënoi me 2 vjet e 20 ditë burg ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me dokumentet e pronësisë së tokës që përfundoi më pas në pronësinë e Artan Gaçit.
    Goro u akuzua se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve, prona të zotëruara nga një shoqëri e Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili fitoi statusin e investitorit strategjik. Për këto pasuri që u sekuestruan më parë me kërkesë të SPAK, u vendos konfiskimi dhe kalimi i tyre për llogari të shtetit.
    Lexo edhe:
    GJKKO urdhëron SPAK: Regjistroni kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

  • Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi, ka video…

    Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi, ka video…

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Anëtarë të grupit të Laert Haxhiut, shtyhet gjyqi për Artan Tafanin dhe pjesëtarëve të tjerë

    Anëtarë të grupit të Laert Haxhiut, shtyhet gjyqi për Artan Tafanin dhe pjesëtarëve të tjerë

    Laert Haxhiu dhe Artan Tafani

    TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën e parë gjyqësore kundër Artan Tafanit dhe personave të tjerë, që janë anëtarë të grupit të Laert Haxhiut. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 21 maj, pasi u shty sot për shkak të mungesës së tre avokatëve mbrojtës të të pandehurve.
    GJKKO ka marrë si të pandehur: Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej; Enriko Xhahysa. Ata akuzohen për një sërë ngjarjesh kriminale, bashkë me Laert Haxhiun.

    Ky grup i strukturuar kriminal akuzohet se ka kryer veprat penale si më poshtë:
    1- “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më datë 05.04.2021 në Lushnjë;
    2- “shkatërrimi i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më datë 29.05.2021, ora 02:15, lagjia “Gafurr Muço”, pallati Nr.4, Lushnjë;
    3- “vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21.15, në Tepelenë;
    4- “vrasje me paramendim” e ndodhur më datë 02.06.2021, me viktimë Fridman Xhaferraj, trupi i të cilit u gjet i pajetë më datë 13.06.2021, tek rezervuari i Gjançit, në Korçë;
    5- “vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Alban Semaku (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në lagjen Çezme, Peqin, më datë 17.10.2021;
    6- “vrasje për gjakmarrje” me viktimë Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;
    7- “vjedhje me armë” e automjetit të Gëzim Çepele, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë karburant-bar-restorant Palmanova,Tiranë;
    8- “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të Kujtim Meta, e kryer për interes, e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje;
    9- “shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bashkim Rajku e Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës;
    10- “shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje;
    11- “shkatërrim i pronës me eksploziv” sërish në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku, ngjarje e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje;
    12- “vjedhje me armë” e automjetit në pronësi të Marjus Zejneli, e ndodhur më datë 22.02.2023, në Sallmone, Shijak (Durrës);
    13- “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të Genci Hidës në Lushnjë, në periudhën prill-maj 2023;
    14- “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në mjedise të hapura për publikun;
    15- “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’në sasi të mëdha;
    Krahas pjesëtarëve të grupit kriminal të përshkruar më sipër, hetimi ka provuar përfshirjen në kryerjen e krimeve edhe të të pandehurve si më poshtë:
    I pandehuri Bujar Abedini, akuzohet për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”, e ndodhur më datë 01.06.2021, rreth orës 21:15, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Çajup Selimi;
    I pandehuri Mariglen Topuzi, akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e kryer në dëm të Fridman Xhaferraj, më datë 02.06.2021, trupi i të cilit u gjet më pas (datë 13.06.2021) tek rezervuari i Gjançit;
    I pandehuri Idriz Manej akuzohet për veprën penale “moskallëzimi i krimit’’, i vrasjes së Fridman Xhaferaj, ndodhur më datë 02.06.2021 në Korçë, trupi i të cilit u nxorr pas disa ditësh nga rezervuari i Gjançit;
    I pandehuri Enriko Xhahysa, akuzohet si bashkëpunëtor me Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Laert Haxhiu etj persona të paidentifikuar, në vrasjen për gjakmarrje në dëm të Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;
    I pandehuri Bledar Berberi akuzohet dhe për “mbajtje pa leje e ofrim për shitje të armëve e municionit’’, para ngjarjes së datë 27.12.2021, në Gjocaj, Peqin, ku u vra Albi (Dijonist) Bashaliu;
    I pandehuri Artan (Marjus) Tafani akuzohet për kryerjen i vetëm të veprave penale “vjedhje me armë” e pikës së këmbimit valutor, në pronësi të Shezai Çobo, në rrugën Tom Plezha, Astir, Tiranë, më datë 24.06.2023 dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”, në mjedise të hapura për publikun, në rastin arrestimit të Artan (Marjus) Tafani, më datë 24.09.2023, tek Hotel “Rio”, në autostradën Lushnje-Fier, lagjia Saver.
    Është dokumentuar se aktiviteti kriminal i këtij grupimi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur dhe arrestohet në Greqi, drejtuesi dhe organizatori i këtij grupimi kriminal, Laert Haxhiu – personi ndaj të cilit vijojnë hetimet, pas ekstradimit të tij nga Greqia. Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupimi kriminal,  ku bënin pjesë edhe të akuzuarit; Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini, e filloi ndërmarrjen e akteve kriminale ndaj jetës, shëndetit dhe pronës së viktimave të krimeve, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, të ndodhur vite më parë dhe pas arrestimit lidhjeve të tij të ngushta shoqërore, shtetasve Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
    I drejtuar dhe e organizuar nga Laert Haxhiu, grupimi i tij kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave, të cilët i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij. Aktet kriminale të këtij grupimi të strukturuar nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve të supozuar, por dhe shkatërrimin e pronës së tyre si dhe akte vjedhjeje të pronës me përdorim të armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit e Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera të lartpërmendura janë organizuar, shtyrë dhe ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive.
    Hetimet ndaj Laert Haxhiut dhe të tjerë personave nën hetim, si dhe për persona të paidentifikuar, vijojnë në kuadër të proçedimit penal nr.227 i viti 2023.  
    “Masakra e Lushnjes” ka ndodhur në shtator të vitit 2017. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe më pas, pas një procesi të gjatë gjyqësor në vendin fqinjë u ekstradua në Shqipëri./ZËRI

  • SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

    SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 6 maj me konkluzionet në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Lezhës, Artan Hajredinaj. Ashtu si gjatë parashtrimeve, edhe në fillim të seancës për bisedimet përfundimtare, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se subjekti me shpjegimet dhe provat e dorëzuara nuk arrin të vërtetojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Sipas Brahos, gjyqtari Hajredinaj gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë. Ai kërkoi gjithashtu, konsiderimin e disa gjetjeve për pasurinë dhe profesionalizmin në vlerësimin tërësor, në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

    Qëndrimet e Brahos u kundërshtuan nga Hajredinaj nëpërmjet përfaqësues së tij ligjore, avokates Romina Zano. Ajo konstatoi se shkaqet e ankimit në kriterin e pasurisë lidhen me aspekte formale të deklarimit dhe me të ardhura të krijuara përpara fillimit të ushtrimit të detyrës nga subjekti. Sipas Zanos, këto elemente nuk mund të cenojnë besueshmërinë e subjektit. Ajo theksoi se verifikimi i pasurive duhej të ishte interpretuar prej Komisionerit nën dritën e ligjit dhe praktikës së Kolegjit, duke konsideruar dhe parimet e proporcionalitetit dhe drejtësisë materiale, prej nga arihet në përfundimin se Hajredinat arrin nivel të besueshëm.
    Gjyqtari Artan Hajredinaj u konfirmua në detyrë më 19 mars 2024, pasi Komisioni i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e tij për konstatimet e hetimit paraprak lidhur me pamundësi financiare në krijimin e pasurive e mbulimin e shpenzimeve, si dhe dyshimet e ngritura për fshehjen e një apartamenti.
    Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e KPK për Hajredinajn duke ngritur shkaqe në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit dhe vlerësoi se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm.
    Para se të emërohej si gjyqtar në vitin 2007, Hajredinaj ka punuar si noter dhe përmbarues. Ai e ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Tropojës në vitet 2007-2016, ndërsa gjatë nëntë viteve të fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

  • “Hajdutë të pafytyrë”/Sherri në çift për 150 mijë euro: Fisin Alibeaj s’e shkel dot

    “Hajdutë të pafytyrë”/Sherri në çift për 150 mijë euro: Fisin Alibeaj s’e shkel dot

    Në vitin 2009, Mirela dhe Artani kanë blerë një pronë dykatëshe në Vlorë, ku kati i parë ëhtë 65 metra katrorë dhe i dyti  88. Arsyeja që i ka sjellë nga Italia në “Shihemi në Gjyq” është se çifti ka paguar 150 mijë euro për katin e parë, duke  përfshirë edhe  mobilimin dhe pjesa tjetër është paguar nga vëllai i Mirelës, Festimi. Edhe në deklaratën noteriale që Eni Çobani lexon në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai ka pranuar se kati i parë është paguar nga Artani.
    Sot, në certifikatën e pronësisë, figuron që gjithçka është në emër të Festimit. Artani thotë se e shoqja  ka dalë gjithnjë garant për familjen e saj, ai i ka ndihmuar duke i strehuar  në shtëpi por gjithçka ka marrë ka qenë mashtrimi dhe mosmirënjohja.
    Ai i referohet fisit të së shoqes si njerëz “hajdutë” dhe “mosmirënjohës”, kurse Mirela merr ‘zjarr’ dhe i kërkon të mbajë gojën kur flet për ta.
    Artan: Këta janë një bandë hajdutësh nga i pari tek i fundit, e para është e ëma.
    Mirela: Shiko, nënën time mos e zër hajdute ti se është plakë e shkreta!
    Ardit Gjebrea: Mamanë e saj pse e fut në këtë?
    Mirela: Po të ishte babai im gjallë nuk arrinim në këtë pikë neve!
    Eni Çobani: E thotë sepse nëna mund të ndikonte te fëmijët e saj,  prandaj thotë për nënën. Por sigurisht që nëna nuk ka bërë ndonjë veprim.
    Artan: Nëna jote sot, më fal z. Ardit, po nuk pate pas shpatullave njerëz pa lyrë e pa fytyrë që të  mbështesin…
    Mirela: Këto fjalë, kontrolloje veten kur flet kështu ti se ai është fisi Alibeaj! Nuk mund ta shkelësh fisin Alibeaj kollaj ti! Kuptove apo jo? Një çikë me kujdes kur flet! Kontrolloje një çikë trurin!
    Ardit Gjebrea: Ja ta dëgjojmë pak bashkëshortin!
    Artan: Po nuk pate pas krahëve njerëz pa lyrë e pa fytyrë  që të mbështesin fëmijët e tyre o në të drejtën, o në të gabuarën, nuk arrin dot robi aty sa të vjedhë 150 mijë euro! Nuk arrin kurrë! Duhet të kesh nga  mbrapa persona të tillë! Këta nuk janë vetëm persona hajdutë! Hajdut e kanë për profesion! Këta janë më tepër, janë më keq!
    Mirela: Ore kontrollohu një çikë kur flet!
    Artan: Mosmirënjohësi në rangun e poshtërsisë është më keq se hajduti!
    Gjatë seancës, u përmend sesi Artani ka pranuar që në shtëpinë e tij në Itali të qëndrojë kunati tjetër, Iliri për 15 vjet. Në këtë pikë, ai sqaron më mirë rrethanat ku janë gjendur. Çifti kishte një shtëpi me dy dhoma e kuzhinë, ku në këtë të fundit jetonte kunati. Më vonë, u shtua edhe bashëkëshortja e tij me fëmijët. Sot  asnjëri nuk flet me ta dhe Artanit i dhemb mosmirënjohja, ndërsa Mirela edhe pse ia njeh ndihmën, sërish nuk tërhiqet nga e saja pavarësisht  se nuk flet me vëllain.
    Artan: Unë ato 15 vite edhe ia fal, në kuptimin që ke ndenjur tek unë, okej. Gjëja që më rëndon në fund fare është mosmirënjohja! Si mundesh ti more i pafytyrë, si del ti para pasqyrës more i pafytyrë?
    Mirela: Kujt i thua i pafytyrë ti ore? Kontrollo njëherë trurin kur flet, kontrolloje njëherë! I pafytyrë thotë!
    Artan: Për vëllain tënd!
    Mirela: Vëllai, po vëllai është gjaku im!
    Artani hap krahët.
    Eni Çobani: Flet me Ilirin sot?
    Mirela: Jo, nuk më flet por unë vëllain nuk e hedh poshtë, sido që të jetë! Vëllain e kam vëlla!

  • “I fluturojnë” 150 mijë euro/Ultimatumi i Artanit: Lekët, pronën ose 2 litra benzinë

    “I fluturojnë” 150 mijë euro/Ultimatumi i Artanit: Lekët, pronën ose 2 litra benzinë

    Në pjesën e dytë të “Shihemi në Gjyq”, u mundësua  një lidhje telefonike me vëllain e Mirelës, Festimin,  i cili nuk pranoi të fliste duke thënë se janë në betejë ligjore për pronën në Vlorë.
    Megjithatë, ai pretendon se deklarata noteriale e paraqitur në studion e së “Dielës  Shqiptare” në Tv Klan ka gabime, ndonëse s’ka asnjë dokument që ta kundërshtojë. Edhe Mirela konfirmon që ajo e Artani kanë paguar 150 mijë euro për pronën dykatëshe që sot figuron në emrin e Festimit dhe bashkëshortes së tij.
    I lënduar nga fakti që Mirela në asnjë moment nuk ka shprehur qëndrim përkrahës ndaj tij, Artani shpreh zhgënjimin e thellë që ndien.
    Artan: Unë kam pasur të bëj për fatin tim të keq me një bandë profesionistësh hajdutë dhe mashtrues! Duke filluar që nga e ëma, ua thashë edhe njëherë, i vëllai, Ilirit që po flisnim…unë ia kam bërë hallall 15  vjet…
    Mirela: Ta ka shkruar pronën!
    Artan: S’i bëj gjërat që tjetri të më përulet. E keqja qëndron tek ajo që sot nuk  pranon as lekët, pse? Se do të mbajë vëllain? Çfarë kuptimi ka?
    Mirela thotë se tani ka hyrë kunata në mes, gruaja  e Festimit e cila edhe gjatë telefonatës dëgjohej që udhëzonte të shoqin. Kunata pretendon se çifti kanë dhënë vetëm  30 mijë euro. Nga e gjithë situata e krijuar, Artani i bën të qartë Mirelës se ç’do të pasojë nëse çështja nuk zgjidhet.
    “Edhe një gjë të fundit. Mirësia ime ka mbaruar! Sidomos për këta njerëz se ka njerëz të mirë plot. Duhet të keni parasysh, nuk  ka gjykatë që vendos për mua. Mua, në fund fare, o lekët,  o pronën, o 2 litra benzinë! Lekët, pronën ose 2  litra benzinë! Në fund e ke llogarinë me mua!”
    Artani ndan ndjesitë e tij për  mosmirënjohjen që ka marrë nga familja e së shoqes të cilët i ka ndihmuar në momente të vështira. Fjalët e tij ‘acarojnë’ Mirelën që edhe pse është gabim, çka ia provon edhe  votimi i publikut që përkrahu unanimisht Artanin, mbron fisin.
    Artan: Imagjino të bësh gjithë këto që kam bërë unë gjithë jetën time për këta. Nuk është se s’kam bërë për vëllanë tim, normale, për nënën, për gjithë njerëzit e mi, të bësh gjithë këtë për njerëzit e kësaj, nuk e di sesi mund ta kem bërë, ndoshta nga budallallëku, ku di unë…
    Eni Çobani: Jo, e ke bërë nga dashuria, nga respekti, pa diskutim.
    Artan: Dua të imagjinoni vetëm një gjë: si mund të ndihem unë brenda vetes sime që kam marrë këta njerëz që ishin duke shtypur morra.
    Mirela: Ore fisin Alibeaj nuk e ul dot ti! Fisin Alibeaj nuk e ul dot, more vesh apo jo?
    Artan: Si duhet të ndihem unë? Çfarë duhet të them dhe çfarë duhet të bëj unë?

  • Degradon sherri, burri shtyn gruan: Fikeni diskun e prishur

    Degradon sherri, burri shtyn gruan: Fikeni diskun e prishur

    Mirela dhe Artani, bashkëshortët që kanë ardhur nga Italia në “Shihemi në Gjyq” janë në prag divorci.  Sipas asaj që shpjegohet në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, shkak është bërë një pronë e  blerë në Vlorë nga Mirela dhe vëllai i saj, Festimi.
    Rezulton se pronar i saj është vetëm Festimi dhe Mirela ka dalë garant për vëllain. Kjo ka shkaktuar konfliktin mes çiftit pasi Artani e akuzon të shoqen se ka bashkëpunuar me Festimin. Acarimi i toneve  bën që ata t’i kujtojnë njëri-tjetrit veprat që kanë bërë gjatë jetës.
    Artani thotë se vjehrra e tij s’e përkrah, edhe pse njërin nga kunetërit e ka mbajtur në shtëpi për 15 vjet. Mirela kundërpërgjigjet se ajo ka mbajtur nënën e tij për 20 vjet.
    Artan: Kjo ka dalë garant  për çdo gjë! Këtë gjë bëje burrë se jam garant unë! Më thuaj po ose jo: nëna jote ta pranon që është dyqani im sot? Po apo jo?
    Mirela: Nëna ime do të mbajë djalin, s’do të mbajë dhëndrin! Do të mbajë nga djali!
    Eni Çobani: Moj zonjë ç’është kjo gjë që përdor ti tani?
    Mirela: Do të mbajë djalin znj. Eni, s’do të mbajë dhëndrin!
    Eni Çobani: Moj zonjë, do të mbajë të vërtetën! Jo djalin apo dhëndrin, të vërtetën!
    Mirela: Nuk e thotë të vërtetën!
    Eni Çobani: Nëna juaj?
    Mirela: Nëna ime nuk e thotë!
    Eni Çobani: Pse, për ç’arsye?
    Mirela: Sepse ajo thotë nuk i di llogaritë, nuk e di sa keni paguar!
    Artan: Okej, e hoqëm nënën këtej. Vëllai i Gjermanisë që ka ndenjur 15 vjet tek unë, ka ngrënë dhe ka pirë, i ka çuar nëna ime kapuçinon te koka, e pranon?
    Mirela: Avash ti se unë po bëj 20 vjet që po mbaj nënën tënde në shtëpi në Itali! 20 vjet po i çoj kafenë te  koka!
    Artani shtyn bashkëshorten dhe më pas vijon duke i kujtuar edhe sesi është kujdesur edhe për të atin e saj të sëmurë, por sot nuk e ndien të shpërblyer mirësinë e tij.
    Mirela: Ore e komandon dot veten tënde ti? Me kë po flet ti?
    Artan: Atje! (E shtyn sërish).
    Ardit Gjebrea: Jo me dorë, të lutem!
    Eni Çobani: Ore, 20 vjet kë ke mbajtur?
    Mirela: Nënën e tij!
    Eni Çobani: Po 15 vjet kë ke mbajtur?
    Mirela: Vëllanë tim!
    Eni Çobani: Po ç’është kjo, hotel e ke pasur shtëpinë ti?
    Mirela: Motra e mban vëllain se në emigrim është jeta e vështirë!
    Eni Çobani: Po e mban, por jo 15 vjet!
    Mirela: Edhe 20 vjet do ta mbaja se e kam vëlla, motra nuk e hedh vëllanë poshtë! Edhe vëllait tënd i jam  përgjigjur unë, kam qenë krah i djathtë për ty!
    Artan: Fikeni një çikë këtë disk të prishur, fikeni një çikë! Okej se po e mbajmë Ilirin…
    Eni Çobani: Iliri është vëllai tjetër?
    Artan: Iliri është vëllai tjetër.
    Eni Çobani: Që ka jetuar me ju.
    Artan: Se unë u martova me të gjithë këta, mora vëllanë e kësaj 15 vjet në shtëpi, mora dhe të atin e kësaj për ta mbajtur deri në grahmën e fundit atje….
    Mirela: Babain tim mos e zër me gojë se babai im erdhi për sëmundje, për hall dhe erdhi te djali, pavarësisht se unë isha vajza dhe do t’i përgjigjesha deri në fund babait!
    Eni Çobani: Po mirë, përgjigjju babait deri në fund, por ai po thotë që të tërë të tutë kanë jetuar me ju!
    Artan: Përgjigjju babait deri në fund, nuk të tha kush jo, por më thoni ku kam arritur unë sot që ju kam bërë vetëm mirë juve?

  • Bashkëshortët kthehen në armiq: Liro garazhin se po rri si mbretëreshë

    Bashkëshortët kthehen në armiq: Liro garazhin se po rri si mbretëreshë

    Konflikti i radhës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, zhvillohet  mes dy bashkëshortëve, Mirelës dhe Artanit që vijnë nga Italia. Në insertin e saj, Mirela shprehet se burri nuk e njeh punën e saj 20-vjeçare për shtëpinë.
    “Për ça janë këta burra sot? Unë jam nëna e shtëpisë, kam punuar 20  vjet në atë shtëpi. Pasuria nuk është vetëm e atyre është edhe e gruas dhe nëna është shtylla e shtëpisë dhe ai duhet të më njohë për punët që kam bërë unë që kam vazhduar deri më sot.”
    Kur hyn në studio, Mirela flet e përlotur për akuzat e bashkëshortit.
    Mirela: Çfarë kujtojnë që janë këta burra sot moj znj. Eni? Burri po bën një vit që më ka nxjerrë nga shtëpia sepse kemi blerë një pronë me vëllain tim, Festim Agim Alibeaj.
    Eni Çobani: E keni marrë ju me vëllain dhe keni përjashtuar burrin?
    Mirela: Po. Po, kemi blerë një pronë dhe unë e  kam garantuar burrin sepse nuk e imagjinoja kurrë që do të arrinim në këtë pikë ku kemi arritur.
    Ndërkohë, sipas fjalëve të Artanit në insert, martesa me Mirelën është fshirë nga jeta e tij.
    “Zonja që më ka thirrur sot është e fshirë nga jeta ime, përfundimisht! Do t’ia them edhe sot. Me atë  nuk kam asnjë lidhje nga sot e tutje. Këtu mbyllet gjithçka! Kam ardhur vetëm për respekt të këtij televizioni,  këtij institucioni këtu.”
    Edhe kur hyn në studio, Artani kërkon mos ta shohë me sy bashkëshorten e 30 viteve. Përballja e tyre zbulon se çifti ka arritur deri në pikën sa të ndahen edhe fizikisht sepse prej 1 viti, Mirela jeton në garazh, të cilin Artani i kërkon ta lirojë.
    Artan: A është e mundur të mos kem një përballje, nuk dua ta shoh këtë person?
    Ardit Gjebrea: Po ti mos  e shih…
    Mirela: Kë nuk do të shohësh ti? O zotëri, kë nuk do të shohësh ti? Po unë jam gruaja jote, jam nëna e kalamajve të tu!
    Artan: Ke qenë gruaja ime, mbaj mend ç’ke qenë me mua!
    Mirela: Si nuk jam gruaja jote?! Kush jam atëherë?
    Artan: Nuk je askush për mua!
    Mirela: Si mund t’i hedhësh poshtë 30 vjet martesë ti?
    Artan: A është e mundur mos ta shikoj këtë person?
    Eni Çobani: Si mos ta shikosh, po e ke këtu në seancë! Ku qëndron ti sot moj zonjë që thotë ai që nuk dua ta shikoj fare?
    Mirela: Unë po bëj një vit që po fle në garazh se më ka nxjerrë nga shtëpia!
    Artan: Dhe duhet të lirosh garazhin se duhet të shkojë makina!
    Mirela: Më akuzon që unë kam bashkëpunuar me vëllain tim që i kam vjedhur pronën atij, nuk është e vërtetë!
    Artan: Liro garazhin! Liro garazhin menjëherë se atje je si mbretëreshë në garazh! Duhet ta lirosh!

  • “Ju nuk duhet të flini natën…”, Manja sherr me analistin: S’jemi në kohën e Saliut

    “Ju nuk duhet të flini natën…”, Manja sherr me analistin: S’jemi në kohën e Saliut

    Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në një studio televizive. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata.
    Ulsi Manja: Në fund të vitit 2026, vakancat plotësohen.
    Artan Hoxha: Pra në 2026-ën do vini ku kemi qenë në 2015-ën. Dosjet kanë shkuar 200 mijë, pyetja është si do pastrohen pastaj? Si do bëhet?
    Ulsi Manja: Ka masa ligjore që shumë shpejt do t’i kemi në Parlament.
    Artan Hoxha: Pra, më shpejt do hyjmë në Europë se sa do pakësojmë 200 mijë dosje. Pse s’ja delegojmë çështjen Gjykatës Europiane dhe biem rehat?! S’kemi gjyqësor në Shqipëri…
    Ulsi Manja: Më falni, ju thoni që një çështje e krimit të organizuar të ndiqet me “arrest shtëpie”?!
    Artan Hoxha: Është çështje kulture dhe strukture sepse ky sistem drejtësie është ngritur për të arritur suksesin e meritës së prangave, para se të gjenden provat.
    Më pas, për faktin se Shqipëria ka një numër shumë të lartë të personave në paraburgim. Analisti iu drejtua ministrit duke i thënë se ai duhet të “zhbëjë një balancë primitive” që lidhet me mënyrën si veprojnë institucionet e drejtësisë. Ndërsa për Manjën, kjo është një mendësi komuniste.
    Artan Hoxha: Po si mund të rrijë ministri i Drejtësisë kur vendi i vet është i vetmi vend në Europë, nuk e di në botë, që ka të paraburgosur dyfishin e të burgosurve?! Një ministër Drejtësie s’duhet të flejë natën! Ju thoni që unë s’kam ç’a t’i bëj se drejtësia është e pavarur. Duhet të lëvizni gjithçka që të lëvizë kjo kulturë inkuizitore dhe jo drejtësie.
    Ulsi Manja: Jam i qetë se për sa kohë drejtësia e re respekton afatet proceduriale sipas Kodit të Procedurës Penale, unë jam i qetë. Unë s’ndërhyj te drejtësia.
    Artan Hoxha: Ta marrë vesh edhe populli se si ministri nuk e vret mendjen ta ndryshojë këtë balancë primitive.
    Ulsi Manja: Mentaliteti jot është komunist!!
    Artan Hoxha: Jo ore! Kjo është drejtësi komuniste dhe ju s’duhet të flini dhe ta ndryshoni!
    Ulsi Manja: Se jemi në kohën e Saliut që i mbanin gjykatësit e prokurorët në paradhomë. Standardet i ka vendosur drejtësia.