Tag: artan

  • Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

    Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

    Artan Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare.
    Ish-kreu i Kadastrës mësohet se ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku ndodhej për kurim prej një jave, pas goditjes nga një ishemi cerebrale.
    Një prej figurave më të njohura publike shqiptare, Artan Lame drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.
    Artan Lame ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimise kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.
    Nga viti 1999-2000 ai mbajti postin e Drejtorit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
    Nga viti 2000-2002 ishte nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
    Nga viti 2002-2005 ishte zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
    Prej vitit deri në 2013-2019, Lame ishte Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
    Prej vitit 2019 deri në 2023-n, kur dha dhe dorëheqjen, ai mbajti detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ASHK (Agjencia Shtetërore e Kadastrës).

  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij

    Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij

    Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu, tha në një reagim në rrjetet sociale se Artan Lame ishte një “qytetar ‘par exellence’, historian i apasionuar, zyrtar model dhe një njeri plot energji e dëshirë për jetën”.
    Por Fevziu theksoi se Lame iku i ri në botën tjetër, në kohën kur ishte duke u marrë me pasionin kryesor të tij.
    “Iku kaq i ri, tamam atëherë kur ishte duke notuar në pasionin e tij kryesor, ngritjen e një muzeu për medaljet dhe flamujt, pjesë e koleksionit të tij të rrallë e mahnitës. Kam kaq shumë për të thënë për të, por në këtë moment të parë shokues mund të them vetëm kaq: U prehsh në paqe, Artan”, shkruan Fevziu.
    Një mik i emisionit Opinion, Artan Lame ishte shpesh në studion e gazetarit Blendi Fevziu për të folur jo vetëm për politikën, por edhe për historinë, si njohës shumë i mirë i fushës. Hera e fundit që ishte në këtë studio, ishte rreth një vit më parë, ku foli për historinë mbresëlënëse të rrethinave të Tiranës.
    Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçar si pasojë e një goditjeje nga një ishemi cerebrale. Prej një jave ai ishte dërguar për kurim në një spital në Mynih të Gjermanisë, por nuk mundi ta fitojë dot betejën për jetën.

  • “Shuhet” Artan Lame! Ish-kreu i Kadastrës ndërron jetë pas operacionit në zemër

    “Shuhet” Artan Lame! Ish-kreu i Kadastrës ndërron jetë pas operacionit në zemër

    Artan Lame

    GJERMANI- Shuhet Artan Lame! Ish-kreu i Kadastrës ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Mynih të Gjermanisë, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër…të cilës nuk i mbijetoi dot! Ish-zyrtari i lartë ndërroi jetë pasi doli nga gjendja e komës. Lajmi është konfirmuar nga miq dhe të afërm të Lames. Por ende nuk dihen detaje të tjera, lidhur me sëmundjen e rëndë që i mori jetën në moshën 58-vjeçare. 
    Për ndarjen nga jeta të Lames, pati një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama, një nga miqtë e tij më të ngushtë, i cili i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen e të afërmit të tyre. 
    “I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët,”-shkruan Rama në rrjetet e tij sociale, shoqëruar me një foto të të ndjerit.
    Artan Lame, lindi në Tiranë, në vitin 1967, por ishte me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës. Gjatë jetës ai ka qenë publicist, opinionist por edhe një nga koleksionistët më të shquar në vend. Si një studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimise kulturore shqiptare, ai kishte një koleksion të veçantë, kryesisht me xhaketa të përdorura nga ushtritë e huaja dhe jo vetëm.
    Përtej pasioneve, ku vendin më të madh e zinte historia, Lame ishte gjithashtu një veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror. Ndër vite ai ka mbajtur postet: 1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës; 2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës; 2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit dhe 2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale). Ndërsa nga 2019, ai mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës). Këtë post e la në vitin 2023./ZËRI

  • Ndahet nga jeta ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

    Ndahet nga jeta ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

    Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame.
    Ish-kreu i Kadastrës ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje në zemër në Gjermani.

    Artan Lame lindi në vitin 1967. Ai ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar, studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.
    Funksionet shtetërore që ka mbajtur:
    1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
    2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
    2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
    2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
    2019- 2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).

  • Reagon Kryeministri Rama për ndarjen nga jeta të Artan Lames: Jam pa fjalë!

    Reagon Kryeministri Rama për ndarjen nga jeta të Artan Lames: Jam pa fjalë!

    “I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit e vajzës së tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan kryeministri Edi Rama në një mesazh në rrjetet sociale.
    Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka ndërruar jetë në Gjermani, pas një ndërhyrjeje në zemër.

    Artan Lame lindi në vitin 1967. Ai ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar, studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.
    Funksionet shtetërore që ka mbajtur:
    1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
    2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
    2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
    2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
    2019- 2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).

  • Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare, Artan Lame

    Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare, Artan Lame

    Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare.
    Ai drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.
    Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
    I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik.
     

  • Lamtumirë Artan Lame! Ndahet nga jeta pas një ndërhyrje në zemër studiuesi dhe publicisti i njohur

    Lamtumirë Artan Lame! Ndahet nga jeta pas një ndërhyrje në zemër studiuesi dhe publicisti i njohur

    Artan Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.
    Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.
    Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
    Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.
    Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.
    Kujtojmë se Artan Lame ka qenë një bashkëpunëtor i vyer i revistave ‘Mapo’ dhe ‘Java’ me rubrikën e tij ‘Shqipni e harrueme”.
    Redaksia e JavaNews i shpreh ngushëllimet e thella bashkëshortes dhe familjarëve të tij.

  • “Fatkeqësisht, lajm i befasishëm”, Edi Rama reagon për vdekjen e Lames: Jam pa fjalë…

    “Fatkeqësisht, lajm i befasishëm”, Edi Rama reagon për vdekjen e Lames: Jam pa fjalë…

    Pas lajmit se studiuesi Artan Lame ka nderruar jete ne Mynih pas nje nderhyrje ne zemer, ka ardhur edhe reagimi i Edi Rames.
    Ne rrjete sociale ai shkruan:
    I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët

  • Vrasja e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

    Vrasja e komisarit Artan Cuku, nis gjyqi në mungesë për Bledar Jambellin

    Bledar Jambelli dhe Artan Cuku

    TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës, ka nisur procesi në mungesë ndaj Bledar Jambellit, i cili akuzohet si porositësi i vrasjes së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Gjatë seancës së sotme, Prokuroria paraqiti konkluzionet e saj mbi akuzat ndaj Jambellit. Po sot, u vendos që më datë 3 qershor, në orën 13:30, të zhvillohet seanca për paraqitjen e pretencës. Pasi Prokuroria e Tiranës të ketë dhënë pretencës, avokatët e Jambellit do të bëjnë mbrojtjen e klientit të tyre. Kështu, pasi të dyja palët të kenë bërë pretendimet e tyre, Gjykata do të shpallë vendimin.
    Si ndodhi vrasja e kryekomisarit Artan Cuku? 
    Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli.
    Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.
    Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS. Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.
    Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.
    Por 4 vite më vonë Jambelli nuk harroi të hakmerrej./ZËRI

  • Artan Hoxha: Benet Becit i është komunikuar akuza që përpara zgjedhjeve

    Artan Hoxha: Benet Becit i është komunikuar akuza që përpara zgjedhjeve

    Artan Hoxha

    TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Hoxha tha në “Syri TV”, se kjo nuk është bërë ende publike.
    “Nën akuzë dhe i është komunikuar akuza dhe nuk e di pse nuk ka dalë lajmi, pse nuk e kanë bërë publike SPAK, për kryebashkiakun e Shkodrës. Nuk është bërë publike, ne pamë atje vetëm kryeministrin që i tha atij të Vaut të Dejës: Kristian mos luaj me dy porta.
    Unë di që i është komunikuar akuzë para zgjedhjeve, por nuk është bërë publike, pse? E dinë ata. Ne pamë vetëm atë të Vaut të Dejës, që është propozim i PSD, por i votuar nga socialistët, kur i tha; Kristian mos luaj me dy porta, dhe i vajti SPAK te dera shtëpisë.
    Çfarë pamë ne nga e gjithë kjo histori, nga e gjithë kjo Task Force, të gjithë ketë ingranazhet e këtij vendi, punuan në një drejtim, atë të duhurin, sipas motos së tyre. Dhe prandaj ne sot kemi këtë rezultat, që ka defektet më të mëdha”, tha Hoxha./ZËRI