Tag: arsyet

  • Infarkti kardiak po prek gjithnjë e më shumë të rinj, kardiologu shpjegon arsyet

    Infarkti kardiak po prek gjithnjë e më shumë të rinj, kardiologu shpjegon arsyet

    Infarkti i miokardit po prek gjithnjë e më shumë të rinjtë, ku kardiologu Elton Qeli paralajmëroi se po rritet shqetësueshëm numri i sëmundjeve kardiovaskulare në vend. Po pse ndodh kjo?
    Në një intervistë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, kardiologu Qeli theksoi se faktorët që kontribuojnë janë të shumtë: hipertensioni, diabeti, pirja e duhanit, mbipesha, nivelet e larta të yndyrave në gjak, por edhe stresi, i cili po ndikon veçanërisht tek moshat e reja. Faktorët gjenetikë dhe përdorimi i substancave narkotike gjithashtu rrisin rrezikun.
    “Ka një rritje të frikshme të prevalencës së sëmundje kardiovaskulare në popullsinë shqiptare por në mënyrë të veçantë edhe tek moshat e reja. Shkak pse është rritur kjo prevalencë përveç hipertensionit, diabetit, duhan pirja, mbipesha, yndyrat në gjak, shohim se një nga arsyet që mund të ndikojë është edhe stresi. Kjo është një nga arsyet që shpjegon rastet në moshat e reja. Një arsye tjetër janë edhe faktorët gjenetik. Një rol të rëndësishëm në kohët kur jetojmë është edhe përdorimi i substancave narkotike te moshat e reja”, tha mjeku.
    Kardiologu nënvizoi se mënyra jo e shëndetshme e jetesës, sidomos konsumimi i fast food-eve, po shkakton shfaqjen e diabetit, hipertensionit dhe problemeve me yndyrat në gjak që mund të çojnë deri te infarkti kardiak në moshë të re.
    “Mënyra jo e shëndetshme të jetesës ka të bëjë edhe mënyra e ushqyerjes ku moshat e reja konsumojnë shpesh fast food-e dhe krijojnë probleme të shfaqjes më herët të diabetit, hipertensionit, yndyrave në gjak të larta deri në infarkt kardiak në moshë të re”, u shpreh ai.
    Simptomat më të zakonshme të infarktit janë dhimbja e gjoksit dhe vështirësia në frymëmarrje, por në disa raste ai mund të shfaqet papritur pa paralajmërim.
    “Një nga simptomat e infarktit është dhimbja e gjoksit, mbajtja e frymës, por ka edhe raste që ajo shfaqet papritur pa pasur asnjëherë shqetësim apo simptoma kardiake. Kush ka simptomat e para duhet të mos i neglizhojë ato dhe të drejtohet te mjeku. Popullata duhet t’i nënshtrohet kontrolleve periodike, sidomos që në moshë të re duhet ti fillojë edhe tata persona që kanë familjarë me sëmundje kardiovaskulare, diabeti apo hipertension.  Menaxhimi i stresit dhe një ushqyerje e shëndetshme janë kryesore për të shmangur problemet me shëndetin në përgjithësi dhe me zemrën”, tha mjeku.

  • Nga kapsllëku tek mëlçia e dhjamosur: 4 arsyet pse duhet të përdorni karafil

    Nga kapsllëku tek mëlçia e dhjamosur: 4 arsyet pse duhet të përdorni karafil

    Sa e sa fara karafili keni gjetur në dollapin e gjyshes?
    Këto të fundit përdoreshin për t’u dhënë aromë karakteristike veshjeve, por nëse për vite me rradhë “e keni urryer” kur të mësoni vetitë e kësaj erëze,do të kuptoni sa të drejtë kanë patur gjyshet me ato 100 përdorimet që i gjenin thumbave të karafilit.
    Forcon sistemin imunitar: Prekeni çdo vit nga gripi dhe viruset e ndryshme në qarkullim?
    Mos ua lini fajin personave që keni pranë, por sistemit të dobët imunitar i cili nuk përballon dot veprimin e radikaleve të lira dhe alergjenëve të ndryshëm që gjenden në ajër.
    Mos u shqetësoni, çdo gjë ka zgjidhje edhe hapi i parë që duhet të bëni është të ndryshoni regjimin e të ngrënit.
    Shtoni në dietën tuaj karafil të thatë, i cili ndonëse në madhësi fare të vogël ka një veprim të jashtëzakonshëm në rritjen e qelizave të bardha të gjakut, falë përmbajtjes së tij në vitaminë C.
    Nga problemet me kapsllëkun tek mëlçia e dhjamosur, 4 arsyet
    Përmirëson tretjen: Të gjithëve na ndodh që një moment të caktuar të jetës sonë të kemi probleme me sistemin tretës.
    Shkaqet e këtij problemi janë nga më të ndryshme si stresi, intoleranca ushqimore, ushqimet fast food ose pikante, mungesa e aktivitetit fizik etj, por mos u shqetësoni karafili ju vjen në ndihmë.
    Ai është një minierë e vërtetë fibrash dhe enzimash të tretshme, që parandalojnë kapsllëkun dhe përmirësojnë punën e zorrës së trashë.
    Në këtë rast këshillohet që karafilin ta konsumoni në trajtë pluhuri, të shoqëuar me mjaltë.
    Nga problemet me kapsllëkun tek mëlçia e dhjamosur, 4 arsyet
    Detoksikon mëlçinë: Mëlçia është organi i dytë më i madh në trupin e njeriut, funksioni kryesor i të cilës është filtrimi i toksinave të ndryshme që hyjnë në organizëm. Përveç funksionit detoksikues, mëlçia bën të mundur sintezën e të gjitha ilaçeve që marrim.Karafili ka në përmbajtjen e tij eugenol, një substancë shumë e rëndësishme që çhelmon mëlçinë.
    Nga problemet me kapsllëkun tek mëlçia e dhjamosur, 4 arsyet
    Qetëson dhimbjen e dhëmbëve: Dhimbja e dhëmbit është padyshim një nga dhimbjet më të padurueshme që thuajse të gjithë e njihni. Në shumicën e rasteve ajo ndodh gjatë natës, kështu që është e pamundur të shkoni tek stomatologu, mirëpo me ndihmën e disa trukeve të thjeshta do të mund ta qetësoni derisa derisa të merrni mjekimin e specializuar. Karafili njihet për vetitë e shumta antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjet e ndryshme. Merrni pak karafil, përtypeni për 5 sekonda dhe vendoseni në dhëmbin apo dhëmballën që ju shqetëson derisa dhimbja të pushojë.

  • Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

    Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

    Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga flakët në lagjen ‘Kala’ të Elbasanit ndërsa arsyet e zjarrit ende nuk dihen.

    Përfshihet nga flaket një shtëpi e pabanuar ne lagjen Kala të Elbasanit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
    Ndërhyrja e zjarrfikëseve shumë e vështirë për shkak të rrugicave të ngushta të lagjes Kala.
    E gjithë puna e zjarrfikëseve po përqendrohet për të shpëtuar banesat e tjera ngjitur.

    Top Channel

  • Ardit Bido i kërkon Athinës listën e shqiptarëve të padëshiruar

    Ardit Bido i kërkon Athinës listën e shqiptarëve të padëshiruar

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas ndalimit në kufi të gazetarit Artan Hoxha nga autoritetet greke, duke kërkuar zyrtarisht nga Greqia publikimin e listës së shqiptarëve të cilëve u është ndaluar hyrja në territorin grek, si dhe arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtyre vendimeve.
    Bido ka njoftuar se i është drejtuar me një letër zyrtare Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Ambasadës Greke në Tiranë, ku kërkon transparencë për një çështje që, sipas tij, ka krijuar prej vitesh pasiguri për shumë qytetarë shqiptarë.
    Sipas deputetit socialist, shpallja “non grata” e gazetarit Hoxha dhe raste të tjera të ngjashme ngrenë pikëpyetje të forta mbi procedurat e ndjekura nga autoritetet greke. Ai thekson se është koha që Athina të sqarojë publikisht kriteret, procedurat dhe arsyet që çojnë në vendime të tilla.
    “Sot, i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për të kërkuar publikimin e listës së personave shqiptarë që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këtë vendim. Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë në çdo procedurë që lidhet me lëvizjen e tyre të lirë. Kjo çështje ka krijuar prej vitesh pasiguri dhe është koha që të sqarohet zyrtarisht”,shkruan Bido.

    Më tej ai shton se ka kërkuar listën zyrtare të personave ndaj të cilëve është vendosur masa e ndalimit të hyrjes, së bashku me arsyet ligjore; ose, nëse emrat nuk mund të publikohen deputeti kërkon numrin e përgjithshëm të rasteve, kategoritë e arsyeve ligjore dhe procedurën e ndjekur.
    Gazetari investigativ Artan Hoxha u ndalua së fundmi në kufi dhe u shpall i padëshiruar nga autoritetet greke, çka ka ngritur debat të gjerë publik dhe reagime të shumta nga komuniteti i medias dhe politika shqiptare.
    Sipas Bidos, ky vendim dhe raste të tjera të ngjashme kërkojnë transparencë të menjëhershme për të shmangur abuzimet, konfuzionin dhe për të garantuar trajtim të barabartë të shtetasve shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë.

  • Deputeti Ardit Bido kërkesë zyrtare Athinës: Jepni arsyet pse ndaloni shqiptarët në kufi

    Deputeti Ardit Bido kërkesë zyrtare Athinës: Jepni arsyet pse ndaloni shqiptarët në kufi

    Ndalimet e raportuara në kufirin shqiptaro-grek kanë sjellë reagimin e deputetit të Kuvendit, Ardit Bido, i cili ka kërkuar sot zyrtarisht transparencë nga autoritetet greke. Bido i është drejtuar me letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës Greke në Tiranë, duke kërkuar që të bëhet publik informacioni mbi listën e shtetasve shqiptarë të cilëve u ndalohet hyrja në Greqi, si dhe arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtij vendimi.
    Sipas tij, kjo çështje ka shkaktuar prej vitesh pasiguri tek qytetarët shqiptarë, të cilët shpesh udhëtojnë drejt Greqisë për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme. Bido thekson se qytetarët meritojnë “transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë”.

    Reagimi i plote:

    Ndalimet në kufirin shqiptaro🇦🇱-grek nuk mbeten pa përgjigje!

    Sot, i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për të kërkuar publikimin e listës së personave shqiptarë që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këtë vendim.

    ⁉️Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë në çdo procedurë që lidhet me lëvizjen e tyre të lirë. Kjo çështje ka krijuar prej vitesh pasiguri dhe është koha që të sqarohet zyrtarisht.

    📌Më poshtë, letra ime zyrtare:

    Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë
    Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë

    Kërkesë për publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek

    I nderuar Ministër,
    I nderuar Ambasador,

    Me anë të kësaj letre ju drejtohem në mënyrë zyrtare për një çështje që ka rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

    Prej vitesh në opinionin publik shqiptar përflitet se ekziston një listë shtetasish shqiptarë ndaj të cilëve autoritetet greke kanë vendosur masën të ndalimit të hyrjes në territorin grek. Mungesa e informacionit zyrtar ka krijuar pasiguri dhe shqetësim, sidomos te qytetarët që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme.

    Për këtë arsye, ju kërkoj që të bëni të ditur:

    1. Listën zyrtare të personave ndaj të cilëve është vendosur masa e ndalimit të hyrjes, së bashku me arsyet ligjore përkatëse; ose, nëse publikimi i emrave nuk lejohet,

    2. Numrin e përgjithshëm të rasteve, kategoritë e arsyeve ligjore dhe procedurën që ndiqet për vendosjen e kësaj mase.

    Transparenca mbi këtë çështje i shërben qytetarëve, forcon besimin midis institucioneve dhe ndihmon në shmangien e çdo keqkuptimi.

    Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Greqisë, mbetem në pritje të një përgjigjeje zyrtare.

    Me respekt,
    Ardit Bido
    Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
    Qarku Vlorë

  • Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me…

    Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me…

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë nga PD pasditen e së hënës.
    Në një emision televiziv, Alimehmeti sqaroi se Këshilli Kombëtar nuk është thirrur dhe nuk është konsultuar për këtë nismë. Ai theksoi se aktiviteti i së martës nuk kishte karakter proteste.
    “U la një mundësi për të folur deputetët që me sa duket kanë vështirësi të mëdha brenda Parlamentit. Nuk mund të quhet protestë”, tha ai.
    Sipas tij, formati i foltores pritet të zhvillohet çdo javë dhe nuk përbën një reagim të mirëfilltë politik. Alimehmeti nënvizoi se Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me aksionin dhe se informacioni i ardhur tek anëtarët e tij ishte se bëhej fjalë për një platformë diskutimi mes deputetëve dhe qytetarëve.
    “Unë jam pro protestave të qëndrueshme, me kuptim. Kjo nuk ishte e tillë, thjesht një foltore”, tha Alimehmeti.
    Ai shtoi se partia ka nevojë për analiza serioze për zgjedhjet, të cilat OSBE/ODIHR i ka cilësuar të pabarabarta. Alimehmeti theksoi se protesta e madhe kombëtare do të lajmërohet javët në vijim.
    “Presim javën tjetër për më shumë”, deklaroi ai.

  • Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk u pyet për aksionin

    Mungoi në protestën e PD, Alimehmeti zbulon arsyet: Këshilli Kombëtar nuk u pyet për aksionin

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë nga PD pasditen e së hënës. Në Off the Record në A2 CNN me Andrea Dangllin, Alimehmeti sqaroi se Këshilli Kombëtar nuk është thirrur dhe nuk është konsultuar për këtë nismë. 
    Ai theksoi se aktiviteti i së martës nuk kishte karakter proteste: “U la një mundësi për të folur deputetët që me sa duket kanë vështirësi të mëdha brenda Parlamentit. Nuk mund të quhet protestë.” Sipas tij, formati i foltores pritet të zhvillohet çdo javë dhe nuk përbën një reagim të mirëfilltë politik. 
    Alimehmeti nënvizoi se Këshilli Kombëtar nuk ka diskutuar asgjë lidhur me aksionin dhe se informacioni i ardhur tek anëtarët e tij ishte se bëhej fjalë për një platformë diskutimi mes deputetëve dhe qytetarëve. “Unë jam pro protestave të qëndrueshme, me kuptim. Kjo nuk ishte e tillë, thjesht një foltore.” 
    Ai shtoi se partia ka nevojë për analiza serioze për zgjedhjet, të cilat OSBE/ODIHR i ka cilësuar të pabarabarta. 
    Alimehmeti theksoi se protesta e madhe kombëtare do të lajmërohet javët në vijim. “Presim javën tjetër për më shumë,” deklaroi ai. 
     

  • Ç’po ndodh me monedhat? Ekspertja ‘skanon’ euron: Ja arsyet e rënies së saj në tregun shqiptar

    Ç’po ndodh me monedhat? Ekspertja ‘skanon’ euron: Ja arsyet e rënies së saj në tregun shqiptar

    Ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj në një intervistë foli mbi situatën e këmbimit të monedhave të huaja në Shqipëri. Për sa kohë, tha ajo, kemi këtë situatë do të thotë që kemi monedhën tonë të fortë dhe që ka kërkesë, por dhe se kjo është tregues që kemi në sasi të mëdha të monedhave të huaja në qarkullim.
    “Në Shqipëri kemi një kurs këmbimi i cili që është në këtë rast i vendosur, i lirë. Pra nuk kemi një kurs fiks në raport mes lekut dhe monedhave të huaja, gjë e cila do ta bënte të pandikuar pastaj efektin që mund të sillnin kërkesa ose oferta në treg.
    Duke qenë se ky treg është i luhatshëm, në këtë rast kursi i përgjigjet ofertës. Duke qenë se kemi një kurs negativ të euros dhe një forcim të vazhdueshëm të lekut automatikisht kjo do të thotë në radhë të parë që ne kemi një ofertë më të madhe, apo një sasi shumë më të madhe eurosh në qarkullim se sa vetë tregu e kërkon dhe se sa vetë tregu e tërheq. Nëse do flisnim për arsyet, atëherë ato do t’i ndaja në dy pjesë. E para, janë ato që do t’i quaja arsyet formale apo zyrtare. Dhe së dyti, arsyet jo formale dhe jozyrtare.
    Arsyet zyrtare janë që keni investime të mëdha të huaja në euro dhe këtu kam parasysh investimet në sasi të mëdha në pasuri të paluajtshme. Pra, nuk kemi hapje vendesh të reja pune që kjo para të ketë qarkulluar, përkundrazi është ngurtësuar. Së dyti, kemi nivel të lartë të remitancave, janë mbi 530 milionë euro në vetëm 6 muaj, që kuptohet që tejkalohet në nivel të madh parash. Dhe së treti, kemi një qarkullim më të madh të euros në treg, ku ne kemi këtë hyrje.
    Kur flasim pastaj për arsyet jo formale, së pari është të pasurit e euros në treg në rrugë joformale, që nënkuptohet para në dorë të padeklaruara. Nëse tregu e përthith këtë para informale, kryesisht flasim në këtë rast në sektorin e ndërtimit apo turizmit, ku ka nivel të lartë të informalitetit, dhe të qënurit prezent në treg është një arsye e fortë e këtij kursi të ulët të euros. Nga kjo situatë grupet më të mëdha të interesit që humbasin nga kjo situatë janë kompanitë e eksporteve, pasi ata e shesin mallin e tyre në euro, por e blejnë në lekë.
    Fituesit në këtë rast, janë ata qytetarë që mund të kenë kredi të marra me euro; janë ata qytetarë që duan të blejnë lekë e blejnë në euro shpenzojnë më pak lekë”, theksoi ndër të tjera ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj.

  • Pushteti i injorantëve, Balluku mesazh për turqit: Na pushtoni siç bënë sulltanët tuaj

    Pushteti i injorantëve, Balluku mesazh për turqit: Na pushtoni siç bënë sulltanët tuaj

    Një deklaratë e paprecedentë e zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka shkaktuar një skandal gjatë fjalimit të saj në samitin e biznesit me investitorë turq në Tiranë. Në përpjekje për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, Balluku befasoi dje të pranishmit duke lavdëruar sulltanët osmanë – pushtuesit e dikurshëm të Shqipërisë – dhe duke i marrë ata si shembull frymëzimi për sipërmarrësit e sotëm turq. “Arsyet pse një sipërmarrje turke duhet të vijë të investojë në Shqipëri… nuk kanë ndryshuar shumë nga arsyet pse Bajaziti, Murati, Mehmeti, Fatihu, donin të instaloheshin në Shqipëri,” tha Balluku, duke shkaktuar tronditje dhe reagime të ashpra për glorifikimin e figurave që simbolizojnë pesë shekuj pushtim e robëri.
    “Ju uroj mirëseardhjen dhe siguroj veçanërisht ata që kanë vizituar për herë të parë Tiranën që duhet të jenë pak ndër ju se në këto pak ditë që do të qëndroni në Tiranë apo do të vizitoni Shqipërinë, padyshim do të bini në dashuri me këtë vend dhe do ta keni të vështirë të shkëputeni. Ky samit ekonomik është jo vetëm një platformë për të diskutuar investimet, por edhe një pasqyrë e gjallë e marrëdhënieve të ngushta që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Turqisë. Partneriteti mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi besimin dhe vizionin e përbashkët për zhvillim dhe stabilitet në rajon.
    Sot jam këtu për të forcuar më tej këto ura bashkëpunimi, për të eksploruar mundësi të reja investimi dhe për t’i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve tona ekonomike. Arsyet pse një sipërmarrje turke duhet të vijë të investojë në Shqipëri pa dashur ta blasfemoj historinë me këtë krahasim nuk kanë ndryshuar shumë nga arsyet pse Bajaziti, Murati, Mehmeti, Fatihu, donin të instaloheshin në Shqipëri. Shqipëria ka një treg dinamik që sjell avantazhe të pakrahasueshme për të gjithë ata që investojnë paratë në këto 28 mijë kilometra katrorë. Ne jemi një vend i vogël në hartë për nga sipërfaqja, por i madh në mundësi. Por bizneset turke, investitorët turq, e kanë zbuluar këtë që në rastin e parë kur Shqipëria hapi dyert në vitet ’90”, deklaroi dje Balluku.

  • E la jashtë kombëtares, polemika mes Neymar dhe Ancelotti, trajneri zbulon arsyen e përjashtimit

    E la jashtë kombëtares, polemika mes Neymar dhe Ancelotti, trajneri zbulon arsyen e përjashtimit

    4 Shtator 2025

    12:56

    Telesport

    Trajneri Carlo Ancelotti sqaroi arsyet e përjashtimit të Neymar, duke kundërshtuar një deklaratë të mëparshme nga Federata Braziliane e Futbollit që e kishte lidhur përjashtimin e sulmuesit të Santos me gjendjen e pamjaftueshme fizike.
    “Vendimi im bazohet në atë që ai po bën dhe performancat e tij, lëndimet nuk kanë të bëjnë fare me këtë. Fakti mbetet se vlera e tij teknike nuk është vënë kurrë në dyshim“, tha Ancelotti për mediat braziliane.
    Kontradiktat mes trajnerit Italian dhe sulmuesit filluan pas ndeshjes Santos-Fluminense, kur Neymar deklaroi se ishte fizikisht i aftë, duke fajësuar në mënyrë implicite Seleção-n se nuk ishte e qartë në lidhje me arsyet e përjashtimit të tij.
    Tani do t’i takojë Ancelotti ta menaxhojë më së miri këtë situatë delikate, duke pasur parasysh rëndësinë që Neymar ka pasur në rotacionin e ekipit brazilian për vite me radhë.