Tag: arsyeja

  • Papa Françesku do të vizitojë burgun e Romës, zbulohet arsyeja

    Papa Françesku do të vizitojë burgun e Romës, zbulohet arsyeja

    Pasditen e së enjtes, Papa Françesku, do të vizitojë burgun Regina Celli në Romë.

    Arsyeja e vizitës është që Papa t’u dhurojë Ungjillin të burgosurve me të cilët do të takohet.
    Sipas informacioneve të deritanishme, Papa Françesku nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e pagëzimit të nesërm.
    Megjithatë, thuhet se nuk është e pamundur që Papa të bëjë edhe një herë një “surprizë”, siç ka ndodhur shpesh ditët e fundit. Duke pasur parasysh faktin se vitet e fundit ceremonia e legenit është bërë gjithmonë nëpër burgje, ku Papa Françesku donte t’u lante këmbët të burgosurve.

    Top Channel

  • Rihapet dosja e vrasjes së dy shqiptarëve në 1999, njëri prej tyre kishte marrëdhënie me gruan e bosit të bandës

    Rihapet dosja e vrasjes së dy shqiptarëve në 1999, njëri prej tyre kishte marrëdhënie me gruan e bosit të bandës

    Në vitin 1999, dy tregtarë droge u ekzekutuan në Essen-Schonnebeck. Krimi gjakftohtë mbetet i pazbardhur, por çështja po rihapet tashmë pas 26 vitesh.
    Nderi i ‘plagosur’, paratë e përvetësuara të drogës, disa plumba të qëlluara nga afër dy burrave me të cilët bosi i bandës shqiptare mund të ketë kryer më parë pazare fitimprurëse droge, dy vdekje dhe më pas një mur heshtjeje në mjedisin mafioz – këta janë përbërësit e një misteri të dyfishtë vrasjeje, kapitulli i parë i të cilit u hap në 1999-ën, por nuk është lexuar ende në Essen.
    Ende nuk janë dënuar kriminelët që dyshohet se kanë joshur dy shqiptarët Altan B. dhe Alban M. në një pritë më 7 qershor për t’i ekzekutuar me plumba në kokë dhe në trup. Kjo është arsyeja pse dy hetues nga policia e Essen po rihapin tani çështjen. Vrasja nuk skadon kurrë.
    Kjo është arsyeja pse policët në pension Detlef Büttner dhe Michael Detscher po bëjnë një përpjekje tjetër për të arritur atë që skuadra prej 20 anëtarësh e vrasjeve e udhëhequr nga kryeinspektori Klaus Ëelski nuk ishte në gjendje të bënte: të zgjidhte vrasjen e dyfishtë gjakftohtë dhe t’i vendoste organizatorët pas hekurave.
    Krimi
    Është e hënë në mbrëmje rreth orës 23:15. kur një telefonues anonim kontakton policinë e Essen. Pati një të shtëna pas shtëpisë së azilkërkuesve Schonnebeck në Garnbleiche. Disa patrulla radio nxitojnë në vendin e krimit. Në një rreth rrotullimi në rrugë ata hasin një Ford Escort me targa Essen. Në të djathtë dhe në të majtë shtrihen trupat e latë me gjak të shqiptarëve 20 dhe 24 vjeçarë dhe një numër i madh gëzhojash të kalibrit 7.65 milimetra të përdorura rëndom në mjedisin kriminal të asaj kohe.
    Një nga viktimat ende mban çelësin e makinës në dorë, sedilja e shoferit të Fordit është palosur përpara dhe xhaketat e viktimave janë shtrirë në sediljen e pasme. Burrat mund të kenë qenë gati të largoheshin kur u befasuan nga të shtënat fatale.
    Natën e krimit hetuesit arrestuan pesë shqiptarë në zonën e qytetit. Mirëpo, gjatë marrjes në pyetje rezulton se ndaj burrave nuk ka dyshime të arsyeshme. Ata nuk mund ose nuk duan t’i japin policisë ndonjë informacion të mëtejshëm – ndoshta për vetëmbrojtje. Këto marrje në pyetje janë një histori shumë e ndjeshme. Me çdo deklaratë, ata rrezikojnë të inkuadrohen për shpërndarje droge ose të përballen me hakmarrje nga mjedisi si tradhtarë të ekspozuar, tha në atë kohë një oficer i policisë kriminale për
    Hetuesit e vrasjeve e dinë: Dy viktimat e krimit të përgjakshëm kishin disa kohë që kryenin pazaret e tyre të drogës në Essen. Policia i konsideron shqiptarët e Kosovës, disa prej të cilëve kanë trajnime ushtarake, si luftëtarë brutalë të vetmuar, të cilët veprojnë pamëshirshëm ndaj konkurrentëve sa më shumë të shtrëngohet tregu. Thuhet se këta djem nuk kanë asgjë për të humbur pasi kanë ikur nga atdheu i tyre i shkatërruar nga lufta.
    Sipas policisë, fakti që shtëpia e azilkërkuesve në Garnbleiche në veçanti u shndërrua në një qendër të preferuar në vitet 1990 është kryesisht për shkak të vendndodhjes së saj të favorshme. Është një qetësi e mrekullueshme atje gjatë natës, ju mund të dëgjoni çdo makinë patrullimi shumë më shpejt se ajko të kthehet në rrezik.
    Hetimi
    Rihapja e çështjes duket se do të fokusohet në një postë tjetër.
    Mendohet se arsyeja e atentatit është se një prej viktimave kishte krijuar një marrëdhëbie me bashkëshorten e bosit të drogës, i cili në atë kohë ndodhej në burg.
    Bosi duket se dyshonte edhe se viktima kishte përvetësuar shuma të mëdha parash nga pazaret e drogës, arsye këto mëse të mjaftueshme për ta eliminuar.
    Altan B. dhe Alban M. me siguri u thirrën për ekzekutimin e tyre me telefon, pa e ditur se çfarë i priste. Dy persona të armatosur qëlluan ndaj burrave nga një distancë e afërt, një i tretë ishte ulur në një makinë të kuqe në të cilën autorët u larguan pas vrasjes.

  • Kryepeshkopi Joan në podcastin e Ramës: Leximi i Ungjillit më ndryshoi jetën! Vendosa të bëhesha prift kur…

    Kryepeshkopi Joan në podcastin e Ramës: Leximi i Ungjillit më ndryshoi jetën! Vendosa të bëhesha prift kur…

    Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Palushi ishte sot i ftuar në episodi 13 sezoni 4 i podcastit “Flasim”.
    Rama ka zbuluar një detaj nga jeta e Kryepeshkopit, i cili përpara se të bëhej prift ka shërbyer në Psikiatri si infermier.
    Fortlumturia e tij Joan u shpreh se arsyeja se përse zgjodhi të shërbente atje ishte pikërisht frymëzimi që mori nga Ungjilli.
    Pjesë nga diskutimi:
    Edi Rama: Ne kemi njohje shumë të vjetër dhe kemi folur për këto tema duke bërë ecejake mbrëmjeve në rrugën Myslym Shyri deri pas mesnate, flitet për vitet 80 dhe as nuk mendohej që ne do të dilnim në botën e lirë dhe do të kishim lirë të praktikonim fenë.
    Ju kishit një fjali shumë të thjeshtë kumbuese, që unë do të bëhem prift. Faktikisht ndodhi por arsyeja përse e solla këtu është se kurrë nuk patëm mundësi të flisnim me të njëjtën liri, nga vinte ajo siguri?
    Kryepeshkopi Joan: Unë vij nga një familje shumë e madhe dhe jo e krishterë, në atë kohë nuk praktikohej asnjë lloj besimi. Nuk ishte konvertim.Kur lexova për herë të parë Ungjillin, në vitin e 4 të gjimnazit ndodhi diçka thellë brenda meje. Mu kthye sërish gëzimi i fëmijërisë. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Pata fatin të njihesha edhe me njerëz që kishin akses në libra të tilla. Bindja për t’u bërë prift lindi atëherë.

    Edi Rama: Kur ecejakeshim ju punonit infermier në spitalin psikiatrik. E kujtoj shumë mirë thoshin se gjëja më e mirë që bën njeriu është të japë. Mirëpo tek dhënia ka një moment egoizmi në sensin e vetëkënaqësisë që po jep, pra jep por merr në këmbim sensin e lumturisë. Por më thonit kur jep dhe marrësi nuk e di fare se kush je është ndryshe. Psikiatria ishte palestra në mungesë të kishës, ku ju stërvitnit shpirtin
    Joan Palushi: Në fakt kjo ishte edhe arsyeja përse shkova atje, ishte frymëzimi i ungjillit. Familja u çudit fillimisht sepse isha një djalë i ri. Kur shkova dhe pashë atë realitet, nis një dhembshura e madhe për këta njerëz.Ajo që ndjeva herën e parë ishte dhembshuri, aq më tepër kur pashë që atje ishte edhe një person që e kisha njohur e kisha pasur në klasë.Mendja është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Këta njerëz duhet të ndihmohen.

  • “Nuk u bënë socialistë”/ Rama i pergjigjet komenteve: Ja cila është arsyeja pse mu bashkuan të rinjtë e FRPD në betejë

    “Nuk u bënë socialistë”/ Rama i pergjigjet komenteve: Ja cila është arsyeja pse mu bashkuan të rinjtë e FRPD në betejë

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar me serinë “Sy m’sy” ku bashkëbisedon me qytetarët.
    Komentuesi: Pse na i more edhe ata të FRPD?
    Edi Rama: Nuk i mora. Bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe pozitiv vajzash e djemsh të FRPD Vlorë dhe për dikë që ishte zv kryetare e FRPD në shkallë kombëtare. Ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialistë, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Ata do të bëjnë fushatën e tyre jo me PS por më vete. Do të mbështesin mua dhe PS si rrjedhojë, por duke e kërkuar votën e demokratëve dhe të të tjerëve për të mos humbur asnjë minutë në rrugën e anëtarësimit dhe për të marrë pasaportën europiane për Shqipërinë. Ja pse u bënë me mua në këtë betejë. Nëse rrugët do të na qëndrojnë të bashkuar pas kësaj kjo mbetet për t’u parë.