Tag: arsyeja

  • SPAK shtyn garën për kreun e BKH, zbulohet arsyeja dhe data e re e caktuar

    SPAK shtyn garën për kreun e BKH, zbulohet arsyeja dhe data e re e caktuar

    SPAK ka shtyrë deri të martën më datë 24 qershor afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH. Shkak është bërë mosdorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë i 11 kandidatëve nga 13 në total.
    Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur. Ndër emrat më të njohur që synojnë kreun e Byrosë Kombëtare të hetimet janë ish-kryepolicët Haki Çako dhe Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH Joni Keta dhe prokurori Andi Pogaçe.

  • Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, zbulohet arsyeja

    Berisha nuk paraqitet në SPAK për masën e sigurisë, zbulohet arsyeja

    Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha, ka anuluar “takimin” e përmuajshëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ai është i detyruar të paraqitet si shkak i masës së vendosur nga GJKKO-ja, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partixani” në Tiranë.

    Arsyeja e mosparaqitjes së tij, sipas gazetarit Edison Vatnikaj, ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore, ku Berisha ka depozituar një vërtetim si i prekur nga vilazat e stinës.

  • Berisha nuk paraqitet në SPAK/ Zbulohet arsyeja e anulimit

    Berisha nuk paraqitet në SPAK/ Zbulohet arsyeja e anulimit

    Kryedemokrati Sali Berisha ka anuluar “takimin” e përmuajshëm në Prokurorinë e Posaçme, ku ai është i detyruar të paraqitet si shkak i masës së vendosur nga GJKKO-ja lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partixani” në Tiranë.
    Arsyeja e mosparaqitjes së tij, sipas gazetarit Edison Vatnikaj, ka të bëjë me gjendjen e tij shëndetësore, ku Berisha ka depozituar një vërtetim si i prekur nga vilazat e stinës.

  • “Nga mllëfi apo paaftësia, por jo nga arsyeja”! Vasil Ruci flet për Silvinjon dhe jep zgjidhjen e suksesit me 5 trajnerë te Shqipëria 

    “Nga mllëfi apo paaftësia, por jo nga arsyeja”! Vasil Ruci flet për Silvinjon dhe jep zgjidhjen e suksesit me 5 trajnerë te Shqipëria 

    Vasil Ruci, figura e shquar e futbollit shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”. Ruci ka dhënë mendimin e tij sa i përket trajnerit Silvinjo dhe njëkohësisht ka folur sa i përket një zgjidhje të kësaj situate duke marrë parasysh suksesin e ndërtuar nga Italia e Mancinit. 
    “Silvinjo nuk arsyetoi kurrë nga arsyeja. Kurrë arsyeton nga mllëfi, nga kokëfortësia apo paaftësia, të con gjithmonë në përfundime të gabuara, duhet të arsyetosh nga arsyeja, kjo i mungoi Silvinjos. Kjo Kombëtare ka histori dhe sakrificë, është histori emigrimesh të shqiptarëve që kanë rritur djemtë e tyre jashtë. Unë mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte që të vendoseshin 5 trajnerë shqiptarë që të mblidheshin, të bisedonin dhe në fund të zgjidhnin vetë një trajnerë për Shqipërinë. Kështu u bë te Italia me Mancinin dhe u arrit ai sukesi i madh, më pas njeriu shfaq egozimin e tij dhe më pas humbi edhe rruga e Mancinit”, tha Vasil Ruci. /Sport Ekspres/ 
     
     ?

  • Interi në heshtje mediatike. Askush nuk foli pas ndeshjes ndaj Lazios, ja arsyeja

    Interi në heshtje mediatike. Askush nuk foli pas ndeshjes ndaj Lazios, ja arsyeja

    Në një javë të parafundit emocionuese, Interi ka shpresuar për parakalim ndaj Napolit, falë barazimit të skuadrës së Antonio Contes në fushën e Parmës. Megjithatë, ndonëse zikaltrit kaluan dy herë në avantazh kundër Lazios, u ndalën në fund nga një penallti e Pedros, që vulosi rezultatin 2-2 në “San Siro”.
    Pas ndeshjes, asnjë përfaqësues i Interit nuk u paraqit për të folur për mediat. Rreth një orë pas përfundimit të sfidës, klubi zyrtarisht shpalli heshtje për shtyp, një vendim që përfshiu të gjithë lojtarët, trajnerin dhe stafin.
    Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, arsyeja e këtij vendimi lidhet me zemërimin e madh të klubit ndaj arbitrimit. Interi është thellësisht i pakënaqur me disa vendime të fundit, duke filluar nga: rasti i diskutueshëm ndaj Bologna, që solli golin e barazimit; mosdhënia e një penalltie për Bisseck ndaj Romës, ku as VAR-i nuk ndërhyri.
    Klubi ka vendosur të heshtë për të mos rrezikuar ndëshkime apo pezullime të mundshme për komentet e nxehta. Kjo heshtje është një formë proteste institucionale, pasi mospajtimi me vendimet arbitrale është i kahershëm dhe ka arritur kulmin pas sfidës me Lazion.

  • “Deshi por s’mundi”, Vangjeli zbulon detajet: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    “Deshi por s’mundi”, Vangjeli zbulon detajet: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar këtë mbrëmje në  një studio televizive, tha se arsyeja se përse PD humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës, ishte se nuk e kishte një front të madh kundrejt kryeministrit.
    “Këtu nuk ka rëndësi sa më i mirë je nga tjetri, por çfarë diference ka tjetri nga ty. Ne nuk do të vazhdojmë të biem dakord sepse merremi me thërrimet dhe jo me thelbin. Shkaku për humbjen e zgjedhjeve është që opozita dhe Berisha si drejtues nuk arriti që të krijonte një front të madh unik kundrejt qeverisjes. Të njëjtin gabim bëri Rama në 2009”, tha Vangjeli.

    “Ftesa ka qenë për frontin, është bërë, ka kërkuar ta bëjë”, ndërhyri Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD.
    “Ok, deshi por nuk mundi dhe penalizohet dhe për faktin se deshi por nuk mundi ta bënte”, iu përgjigj Vangjeli.
     

  • Humbja e thellë e PD, Lorenc Vangjeli: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    Humbja e thellë e PD, Lorenc Vangjeli: Kjo është arsyeja se përse Berisha nuk e mundi Ramën

    Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar këtë mbrëmje në Top Story me Grida Dumën, tha se arsyeja se përse PD humbi në zgjedhje përballë Edi Ramës, ishte se nuk e kishte një front të madh kundrejt kryeministrit.
    “Këtu nuk ka rëndësi sa më i mirë je nga tjetri, por çfarë diference ka tjetri nga ty. Ne nuk do të vazhdojmë të biem dakord sepse merremi me thërrimet dhe jo me thelbin. Shkaku për humbjen e zgjedhjeve është që opozita dhe Berisha si drejtues nuk arriti që të krijonte një front të madh unik kundrejt qeverisjes. Të njëjtin gabim bëri Rama në 2009”, tha Vangjeli.
    “Ftesa ka qenë për frontin, është bërë, ka kërkuar ta bëjë”, ndërhyri Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD.
    “Ok, deshi por nuk mundi dhe penalizohet dhe për faktin se deshi por nuk mundi ta bënte”, iu përgjigj Vangjeli.

  • Gavi: “Kjo është arsyeja pse nuk na donin në finale”

    Gavi: “Kjo është arsyeja pse nuk na donin në finale”

    8 Maj 2025

    10:16

    Telesport

    Vazhdojnë polemikat në Spanjë për arbitrimin e Inter-Barcelona.
    Këtë herë ka qenë Gavi që ka kritikuar vendimet e arbitrit polak Simon Marciniak me një postim të bërë në Instagram:
    “Është shumë e vështirë, veçanërisht duke parë sa afër ishim. Nuk donin që të shkonim në finale sepse ishin të frikësuar nga sezoni që po bëjmë.
    “Nuk ka rëndësi sa vite kanë kaluar pa fituar Champions League, edhe pse e di se është shumë e vështirë dhe do të më pëlqente ta fitoja çdo vit, jam i sigurt se do ta fitojmë dhe do të jemi të gjithë të bashkuar. E di se do të ndodhë”.

  • “Të jap dorëheqjen se Veliaj është në burg?”, Rama: Kjo është arsyeja pse do fitojmë

    “Të jap dorëheqjen se Veliaj është në burg?”, Rama: Kjo është arsyeja pse do fitojmë

    Gjatë rubrikës ‘Sy m’Sy’, një qytetar i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili që prej 10 shkurtit ndodhet në qelinë e paraburgimit.
    Për Ramën, teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksion dhe sipas tij është arsyeja që PD do të fitojë në 11 Maj.
    Ai ironizoi opozitën duke theksuar se proceset hetimore janë shpresa e vetme e kënetës së madhe, por edhe e moçaleve të vogla.
    “Ku u ke parë këto dorëheqjet me asosacion se nuk të kuptoj, e di që tani më kjo historia e proceseve hetimore e gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla.
    Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS.
    Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë, pse nuk ndodhnin më para këto procese, që dikush të hetohej e dënohej. Pse ndodh sot? Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin, fare, hiç, zero, dhe një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekje për të vendosur barazi para ligjit”, tha Rama.