Tag: arsyeja

  • Afro 6 milion shikime, fotoja e Sarës shpërthen në internet

    Afro 6 milion shikime, fotoja e Sarës shpërthen në internet

    Showbiz E Mërkurë, 27 Gusht 2025 16:27
    Sara Hoxha postoi në Instagram një foto ku në trupin e saj kishte vendosur një iriq deti, duke shkruar: “E kam gjetur truprojen e Nemo-s”. Mirëpo, imazhi i shkrepur nga lart nuk të jipte ndjesinë që ajo ishte iriq deti dhe kjo duket të ketë qenë arsyeja që kjo fotografi të bëhej virale.
    Në më pak se tre ditë, ajo ka regjistruar 5.7 milionë shikime, e duke e ndarë këtë storyn e saj, Sara ka shkruar: “Mirëmëngjes. Çfarë po ndodh këtu? Dua ta dijë dhe unë”. Nuk i munguan përgjigjet: “Duket si qime barku në pamje të parë, kjo është arsyeja” – shkruhej në njërin prej tyre, teksa tjetri shtoi: “Kanë se menduar se është lesh kërthize.

    Për ta sqaruar dhe njëherë këtë fotografi Sara i ftoi ndjekësit ta rishikojnë me kujdes: “Zmadhojeni për të parë një iriq deti”, ndërsa në një story tjetër nxorri vetëm pamjen e iriqit duke e kthyer në deti.

  • Sali Berisha paraqitet në SPAK, ja arsyeja

    Sali Berisha paraqitet në SPAK, ja arsyeja

    Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si pjesë e angazhimeve procedurale që lidhen me hetimet në vijim.
    Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.
    Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

  • Kolo Muani refuzon dy klubet angleze, arsyeja quhet Juventus

    Kolo Muani refuzon dy klubet angleze, arsyeja quhet Juventus

    10 Gusht 2025

    11:29

    Telesport

    Randal Kolo Muani do të shkëputet përfundimisht nga Paris Saint-Germain.
    Francezi nuk është i kënaqur me rolin e tij aktual dhe dëshiron një sfidë të re. 26-vjeçari do vetëm Juventusin, ku ka shanse perfekte për të qenë protagonist i ekipit.
    Sipas mediave italiane, ai është i gatshëm të rikthehet në Torino. Madje, ka një marrëveshje mes palëve për kontratë që vlen deri në vitin 2030.
    Kolo Muani këto javë ka refuzuar oferta nga Arabia Saudite, nga Tottenham Hottspur dhe Newcastle. PSG kërkon 45 milionë euro për shitjen e tij. Jucentusi nuk e përballon, por priten zhvillime.

  • Lille nuk e merr Edon Zhegrovën me vete në përgatitjet për sezonin e ri, zbulohet arsyeja që la jashtë shqiptarin

    Lille nuk e merr Edon Zhegrovën me vete në përgatitjet për sezonin e ri, zbulohet arsyeja që la jashtë shqiptarin

    Edon Zhegrova ka kaluar një dëmtim të rëndë nga i cili ngeli për shumë gjatë jashtë fushës së blertë. Një dëmtim që erdhi në momentin më të keq, kur shqiptari po shkëlqente dhe po shënonte gola të rëndësishëm në Champions League.
    Ndërkohë Lille po përgatitet për sezonin e ri dhe nuk e ka marrë shqiptarin me vete. Mediat franceze bëjnë të ditura se arsyeja e kësaj mungese është fakti se Zhegrova kërkon të largohet dhe klubi francez mendon se në një moment kur Edoni qëndron me mendje larg klubit, stërvitja me Lille në këtë moment do të ishte absurde. /Sport Ekspres/

  • “U impresionova nga Igli Tare”! Modriç tregon pse zgjodhi Milanin, arsyeja ishte drejtori sportiv shqiptar

    “U impresionova nga Igli Tare”! Modriç tregon pse zgjodhi Milanin, arsyeja ishte drejtori sportiv shqiptar

    Igli Tare e ka filluar mbarë punën e tij te Milani. Kjo aventurë e shqiptarit do të marrë përgjigjet dhe njëkohësisht përgjegjësitë e mëdha kur të nis sezoni në Serinë A, pasi pritshmëritë për Milanin janë gjithmonë të nivelit të lartë. Në një prononcim për Milan Tv, Modric, një nga afrimet e Tares, tregoi se arsyeja pse erdhi te kuqezinjtë ishte pikërisht shqiptari.
    “Kisha disa oferta të tjera, por kur më telefonoi Milani, ishte e qartë për mua. E doja që në fillim. Gjithashtu u impresionova nga fakti që drejtori sportiv Igli Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin dhe gjithçka rreth Milanit”, tha Modric. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • “Të fitojë arsyeja, jo forca”, reagon Kisha Katolike pas përplasjeve në Theth: Dënojmë çdo formë dhune

    “Të fitojë arsyeja, jo forca”, reagon Kisha Katolike pas përplasjeve në Theth: Dënojmë çdo formë dhune

    Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ditën e fundit teksa ka patur përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët e IKMT, pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë.
    Me anë të Arqipeshkëvit Xhovani Peraxhine të Metropolisë Shkodër-Pult, Kisha Katolike shprehet e shqetësuar për ngjarjet që kulmuan sot me një banor që hodhi molotov në një urë druri, teksa nga ana tjetër policia po kryen aksion për gjetjen dhe kapjen e tij, gjë që u pa dhe nga pamjet ku efektivët po krehnin zonën me kallashnikov.

    Më tej Arqipeshkëvi thekson se duhet të mbizotërojë paqja dhe arsyeja, ndërsa fton të gjithë të ruajnë qetësinë. Së fundmi, shton se themelore është mbrojtja e mjedisit, si dhuratë e çmuar nga Zoti, e cila duhet mbrojtur me punë dhe përkushtim.
    ARQIPESHKEVIA METROPOLITANE
    SHKODËR-PULT
    Prot. N 63/2025
    Shkodër, 11.07.2025
    DEKLARATË
    Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë.
    Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.
    Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.
    Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.
    Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë.
     
     
     

  • Deputeti i PD-së, Flamur Noka paraqitet në SPAK, arsyeja…

    Deputeti i PD-së, Flamur Noka paraqitet në SPAK, arsyeja…

    Deputeti i PD-së, Flamur Noka është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.
    Nuk dihen ende arsyet e thërritjes në Prokurorinë e Posaçme të deputetit demokrat. Gjithashtu në momentin e mbërritjes në SPAK, Noka ka shkëmbyer fjalë me gazetarët. Deputeti është drejtuar duke thënë: “Ku i keni të tjerët”.