Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Kjo është hera e dytë që Doshi paraqitet në SPAK. Herën e parë ishte më 24 shkurt të këtij viti, ku u pyet për rreth 90 minuta.
Pas daljes nga SPAK, Doshi tha se u pyet për zgjedhjet në Rrgozhinë në 2023, duke shpjeguar se një nga personat që ka takuar gjatë një takimi elektoral ka qenë në përgjim nga SPAK.
I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për çështjen e kryetarit Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, Tom Doshi e pohoi.
Tag: arsyeja
-

Tom Doshi paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja
-

Rama vizitë të papritur në Vlorë, arsyeja mbetet ‘mister’
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur këtë të dielë në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se kreu i qeverisë është ndalur për disa orë në vilat qeveritare pranë zonës së Ujit të Ftohtë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me arsyen e vizitës së tij, ndërsa burime jozyrtare nuk përjashtojnë mundësinë që prania e Ramës në Vlorë lidhet me zhvillimet e fundit politike dhe përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor në Bashkinë e Vlorës.
Partia Socialiste do të garojë në Vlorë me kandidaten Brunilda Mersini, e cila aktualisht mban postin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë. Në Kuvend, karrigen e saj e merr Briseida Cakerri./ZËRI -

E kërkoi Bayern, por Sterling refuzoi. Zbulohet arsyeja bindëse pse sulmuesi anglez nuk pranoi
25 Shtator 2025
19:51
Telesport
“The Athletic” ka zbuluar një tjetër prapaskenë të bujshme të ndodhur në merkaton e fundit. Bayern Munich tentoi në ditën e fundit të merkatos transferimin e Raheem Sterling, por sulmuesi anglez nuk pranoi.
Vincent Kompany kërkoi të forconte sulmin me ish-shokun e tij të skuadrës, në kohën kur luanin të dy te Man. City, por anglezi vendosi të qëndrojë te Chelsea.
Arsyeja pse Sterling refuzoi bavarezët nuk kishte të bënte me paratë, por me familjen e tij. Për sulmuesin, partnerja dhe fëmijët e tij janë stabilizuar dhe përshtatur më së miri në Londër dhe do e kishin të vështirë të bënin të njëjtën gjë në Munich.
Edhe pse Sterling nuk bën pjesë në planet e Enzo Maresca dhe aktualisht stërvitet veçmas grupit, ai është futbollisti më i paguar te Chelsea. -

‘Klienteliste dhe…’, Braçe zbulon pse nuk votoi komisionet e reja parlamentare
Deputeti socialist Erion Braçe nuk votoi 11 komisionet e reja parlamentare në seancën e të martës në Parlament.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se janë dy arsye që nuk pranoi t’i votonte.
Braçe ka treguar se arsyeja e parë lidhet me mungesën e ngritjes së komisionit të dezinformimit. Legjislatura e kaluar pati miratuar në Parlament strategjinë për dezinformimin dhe ndërhyrjet e jashtme, dokumenti i të cilës specifikonte edhe ngritjen e një komisioni parlamentar.
“Lidhet me atë punë që u bë në vitin e fundit të legjislaturës së shkuar këtu në Kuvend për çështjet e dezinformimit, keqinformimit, ndërhyrjeve të huaja keqdashëse në shoqëri dhe në ekonomi. Kjo këtu është strategjia, dokumenti më i mirë që Kuvendi mund të ketë miratuar gjatë legjislaturës së shkuar.
Një strategji e hartuar jo vetëm me ekspertë vendas, por edhe me asistencën e plotë të Komisionit Europian, të Bashkimit Europian, të OSBE edhe të shumë faktorëve të tjerë të rëndësishëm që e kanë prioritet çështjet e dezinformimit, keqinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse. Për një periudhë kohe e kishim dhe ne, u mor me vrull të madh, u thirra unë, duhet ta bësh ti këtë gjë se ti di ta bësh.
Pastaj as ndihmoi kush, as foli kush, as e lexoi kush dhe as e vlerësoi kush punën që u bë dhe dokumentin që u miratua. Por në udhërrëfyesin që shoqëron dokumentin, thuhet qartë dhe është votuar në Kuvend që do të ketë një komision parlamentar pikërisht për këtë çështje. Tani që gjithë puna e bërë, dokumenti po vlejnë si shembull edhe për vende rreth e qark nesh, tani zhduket propozimi, zhduket komisioni”, shprehet ai.
Ndërsa arsyeja e dytë, për deputetin Braçe, lidhet me komisionet e reja, për të cilat thotë se nuk është dakord dhe duken të jenë klienteliste.
“Arsyeja e dytë, patjetër që isha kundër asaj liste komisionesh që m’u duk thuajse e personalizuar dhe klienteliste në kushtet kur parimisht një komision i vlerësuar si i domosdoshëm zhduket nga ajo listë. Unë nuk kisha absolutisht asnjë pretendim personal. Nuk i kërkova kujt, për më tepër atij që vendos për të tilla gjëra që të isha unë kryetari i këtij komisioni apo i ndonjë komisioni tjetër. Unë mendoj që çështja e dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja keqdashëse në shoqëri, ekonomi e zgjedhje, është një çështje që nuk ka ndryshuar. Kjo ishte arsyeja”, shton Braçe. -

“Zvogëlohet ndjeshëm rreziku”/ Federata Serbe reagon pas ndryshimit të stadiumit në ndeshjen me Shqipërinë: Arsyeja…
Federata Serbe e Futbollit ka reaguar pas vendimit për zhvendosjen e ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë nga stadiumi i Beogradit në ‘Duboçica’ të Leskovacit.
Në komunikatën zyrtare, Federata Serbe falenderoi Federatën Shqiptare dhe UEFA-n për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se siguria e lojtarëve, tifozëve dhe stafit organizativ ishte arsyeja kryesore për këtë ndryshim. Federata kujtoi incidentet e vitit 2014 si një shembull të rreziqeve që mund të lindin në këtë duel.
Sipas saj, organizimi në Beograd nuk do të mund të garantonte kushtet e nevojshme të sigurisë, ndërsa stadiumi i Leskovacit ofron një atmosferë pozitive. Ky vendim gjithashtu redukton rrezikun e ndëshkimeve nga FIFA dhe UEFA, duke ruajtur reputacionin e futbollit serb.
Federata serbe theksoi se ky ndryshim u mor pas analizave të detajuara të mundësive organizative për të shmangur incidente dhe për të garantuar një ngjarje sportive të sigurt. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 11 tetor, ndërsa takimi i parë në Tiranë përfundoi në barazim 0-0. Dueli është deçiziv për fatet e Grupit K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Reagimi i plotë:
Me miratimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, UEFA ka miratuar që ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës e planifikuar për 11 tetor në orën 20:45 të luhet në stadiumin ‘Duboçica’ në Leskovac.
Pas ndeshjes kundër Anglisë në Beograd, vendimi për të ndryshuar vendndodhjen u mor bazuar në analiza të hollësishme të të gjitha aspekteve që lidhen me organizimin e një ngjarjeje sportive me rrezik të lartë siç është dueli i ardhshëm me Shqipërinë.
Arsyeja kryesore është siguria. Jo vetëm e tifozëve, por mbi të gjitha e lojtarëve dhe të gjithë aktorëve të tjerë të ndeshjes.
Një takim i tillë mbart nivelin më të lartë të rrezikut dhe kërkon kontroll të plotë, në mënyrë që të parandalohen incidente të tilla si ato që kemi pasur tashmë mundësinë të shohim në duelet midis këtyre dy ekipeve. Të gjithë i kujtojmë mirë ngjarjet dhe pasojat nga Beogradi në vitin 2014.
Federata e Futbollit e Serbisë ka qenë nën vëmendje të veçantë nga organet disiplinore të FIFA-s dhe UEFA-s për një kohë të gjatë për shkak të incidenteve në tribuna, gjë që sjell një rrezik real të ndëshkimeve të rënda, madje edhe pezullimeve më të gjata.
Ndryshimi i vendndodhjes dhe organizimit të ndeshjes në Leskovac zvogëlon ndjeshëm rrezikun e ekseseve të mundshme dhe kështu kontribuon në mbrojtjen e reputacionit të futbollit serb dhe interesave të ekipit kombëtar. Një arsye po aq e rëndësishme është atmosfera në stadiumin ‘Duboçica’ dhe fakti që në të gjitha ndeshjet e mëparshme, publiku në Leskovac i dha mbështetje të pakursyer ekipit tonë kombëtar dhe brohoriti nga minuta e parë deri në minutën e fundit.
Federata e Futbollit të Serbisë shpreh mirënjohjen e saj ndaj UEFA-s dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre konstruktiv në marrjen e këtij vendimi. -

Gjithmonë i uritur? Ja arsyeja që askush s’ta thotë!
Shumë njerëz ankohen se edhe pasi kanë ngrënë, ndihen sërish të uritur. Por pse ndodh kjo? Shkencëtarët thonë se arsyeja lidhet me mënyrën si ushqehemi, hormonet dhe ritmin e jetës moderne.
Sheqeri dhe karbohidratet e rafinuara . Bukët e bardha, ëmbëlsirat dhe pijet me gaz rrisin shpejt sheqerin në gjak, por pas pak minutash ai bie sërish, duke krijuar ndjesinë e urisë.
Stresi dhe pagjumësia. Kortizoli (hormoni i stresit) dhe mungesa e gjumit rrisin prodhimin e grelinës, hormoni që nxit urinë.
Ushqimet e varfra në fibra e proteina. Kur konsumojmë vetëm ushqime të përpunuara pa proteina ose fibra, stomaku zbrazet më shpejt dhe trupi kërkon më shumë ushqim.Dehidratimi. Shpesh mendojmë se kemi uri, por në fakt trupi kërkon ujë.
Ekspertët thonë, nëse jeni gjithmonë të uritur, kontrolloni dietën tuaj, flini më mirë dhe sigurohuni të pini ujë gjatë ditës. Përndryshe, kjo mund të jetë një shenjë që trupi juaj ju paralajmëron për një problem shëndetësor që kërkon vëmendje.
Nëse ndiheni gjithmonë të uritur, nuk jeni vetëm por ndoshta është koha të ndryshoni stilin e jetës.
-

Erdogan: Përgjigje ndaj në të pafeu mizor si Netanyahu!
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se bota myslimane nuk mund të vëzhgojë në heshtje ngjarjet në Palestinë, duke theksuar se, siç tha ai, “zemrat dhe shpirtrat e të gjithë myslimanëve janë me Gazën dhe të shtypurit në të gjithë botën islame”.
Bota myslimane nuk mund të mbetet kurrë një vëzhguese e heshtur e situatës në Palestinë, “përballë një tirani, një të pafeu të quajtur Netanyah”, tha Erdogan.
“Kjo është arsyeja pse, kudo që ka një mysliman në botë, zemra jonë, mendja jonë dhe shpirti ynë janë me ta. Kjo është arsyeja pse i shohim të gjithë myslimanët si pjesë të një trupi, si dhëmbët e një krehri, si tullat e një ndërtese. Kjo është arsyeja pse jemi në Palestinë tani. Kjo është arsyeja pse jemi në Gaza tani. Kjo është arsyeja pse nuk mund të mbetemi kurrë spektatorë të asaj që po ndodh në Palestinë, kësaj ccmendurie të atij jobesimtari mizor të quajtur Netanyahu”, tha Erdogan.
Ai përfundoi duke thënë se askush nuk duhet t’i nënshtrohet pashpresës.
“Ne nuk jemi të dëshpëruar dhe nuk do të biem në dëshpërim. Ne nuk jemi pesimistë dhe nuk do të biem në pesimizëm. Pavarësisht padrejtësive, shtypjes dhe mizorisë në vendet tona, ne kurrë nuk do t’i nënshtrohemi pashpresës”, shtoi Erdogan. /tesheshi.com/ -

Ramazan Rraja lë paraburgimin, zbulohet arsyeja
Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës, nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, ka lënë për disa për disa orë qelitë e paraburgimjt.
Burime pranë burgjeve bënë me dije për A2 se Rraja është lejuar të vizitojë nënën e tij, që ndodhet gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Lëvizja e tij është bërë në masa të forta sigurie. Rraja qëndron në paraburgim prej vitit 2023 si i dyshuar i SPAK në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja në nëntor 2019.

