Tag: arsye

  • “E vrava për një arsye të fortë”, Bertil Alliaj dëshmon para policisë për vrasjen e kushëririt të tij

    “E vrava për një arsye të fortë”, Bertil Alliaj dëshmon para policisë për vrasjen e kushëririt të tij

    Dalan & Bertil Alliaj

    VLORË- Pas arrestimit nga policia për vrasjen e ndodhur mbrëmë në Selenicë, Bertil Alliaj është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka pohuar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, pa dhënë detaje të mëtejshme në këtë fazë të hetimeve.
    “I kisha thënë disa herë që duhet të reagonte. E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani,” -mësohet të ketë deklaruar ai përpara oficerëve të policisë.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se i arrestuari, Bertil Alliaj, dyshohet se ka ekzekutuar djalin e xhaxhait të tij Dalan Gjollek Alliaj pas një konflikti të brendshëm familjar. Ai u ndalua nga policia pas rreth pesë orësh arrati, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes./ZËRI

  • Dëshmia e parë e autorit të dyshuar të vrasjes në Gjorm: E vrava për një arsye të fortë, por s’mund ta them

    Dëshmia e parë e autorit të dyshuar të vrasjes në Gjorm: E vrava për një arsye të fortë, por s’mund ta them

    Autori i dyshuar është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka deklaruar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta bëjë publike në këtë fazë. 
    “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte,” – ka thënë ai përpara oficerëve të policisë. 
    Sipas burimeve, autori ka shtuar se ndoshta në një moment tjetër do të jetë gati të tregojë arsyen e vërtetë pas ngjarjes. 
     
     

  • “E vrava për një arsye të fortë, por s’mund ta them”, dëshmia e parë e autorit të dyshuar të vrasjes në Gjorm

    “E vrava për një arsye të fortë, por s’mund ta them”, dëshmia e parë e autorit të dyshuar të vrasjes në Gjorm

    Autori i dyshuar është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka deklaruar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta bëjë publike në këtë fazë.

    “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte,” – ka thënë ai përpara oficerëve të policisë.
    Sipas burimeve, autori ka shtuar se ndoshta në një moment tjetër do të jetë gati të tregojë arsyen e vërtetë pas ngjarjes.

    Top Channel

  • E vrava për një arsye të fortë” – dëshmia e parë e Bertil Alliaj pas arrestimit në Selenicë

    E vrava për një arsye të fortë” – dëshmia e parë e Bertil Alliaj pas arrestimit në Selenicë

    Autori i dyshuar i vrasjes në Selenicë, Bertil Alliaj, është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit menjëherë pas arrestimit të tij. Alliaj, i cili akuzohet për ekzekutimin e kushëririt të tij Dalan Alliaj në fshatin Gjorm të Selenicës, ka dhënë një dëshmi të shkurtër dhe enigmatike, duke pohuar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them tani, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte”, – ka deklaruar ai para oficerëve të policisë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Sipas burimeve hetimore, Bertil Alliaj ka refuzuar të japë më shumë hollësi në këtë fazë, duke shtuar se “ndoshta në një moment tjetër do të jetë gati të tregojë arsyen e vërtetë pas ngjarjes”. Dëshmia e tij e pjesshme ka ngritur më shumë pyetje sesa përgjigje, ndërsa hetuesit po përpiqen të zbardhin motivin e saktë të krimit që tronditi zonën e Selenicës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Vrasja ndodhi në derën e shtëpisë së viktimës në fshatin Gjorm, ku Bertil Alliaj dyshohet se i është afruar kushëririt dhe ka qëlluar ndaj tij me armë zjarri gjashtë herë. 36-vjeçari u transportua menjëherë drejt spitalit të Vlorës, por mbërriti pa shenja jete.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pas ngjarjes, forcat e policisë dhe FNSH organizuan një operacion të gjerë në zonë, duke bërë të mundur arrestimin e autorit pas mesnate. Ai rezulton person me precedentë penalë dhe është një nga autorët e masakrës së Çoles të ndodhur në vitin 2015, ku humbën jetën tre persona: Akil Hasanaj (alias Haki Rakipi), Ardi Velaj dhe Albi Limaj.

  • ‘Të lihet në fuqi shkarkimi i Veliajt dhe dekreti për zgjedhjet’, Këshilli i Ministrave: Vendimi u bazua në ligjin…

    ‘Të lihet në fuqi shkarkimi i Veliajt dhe dekreti për zgjedhjet’, Këshilli i Ministrave: Vendimi u bazua në ligjin…

    Përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave po parashtrojnë argumentet e tyre në lidhje me vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga kryetari i bashkisë së Tiranës. Në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesja Irma Qosja tha se mjafton vetëm fakti i mungesës për afatin 3 muaj  në detyrë për të shkuar te shkarkimi.
    Ajo tha se ligji i qeverisjes vendore nuk ia lejon kryetarit të bashkisë që të mungojë për tre muaj edhe kur ka arsye për këtë, ndryshe nga Kushtetuta që e lejon deputetin ta mbajë mandatin kur ka arsye për mungesën e tij. Kjo sipas saj, se kryetari i bashkisë është organ monokratik me kompetenca ekzekutive. Si rrjedhojë, ajo tha se vendimi për shkarkimin dhe dekretin për zgjedhjet duhet të lihen në fuqi.
    “Pretendimet e  kërkuesit evidentojnë mungesën e kompetencës së gjykatës për këtë çështje se mungesa e tre mujorit nuk është rast i shkeljes së rëndë dhe nuk ka të bëjë me nenin 115 të kushtetutës. Kjo dispozitë nuk parashikon të vetmin rast ku mund të shkarkohet organi i zgjedhur, kryetari i bashkisë. Kjo dispoozitë trajton shkarkimin për shkelje të rëndë si një nga rastet e mundshme të përfundimit të mandatit të parakoshshëm. Rasti kur organi ka kryer një shkelje të rëndë është më i rëndësishmi dhe për këtë arsye kushtetuesbërësi e ka gjykuar që ta rregullojë atë shprehimisht në kushtetutë. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të shkarkohet ose ti përfundojë mandati për arsye të tjera objektive, të cilat mund të mos vijnë si pasojë e shkeljes së në detyrë apo vullnetit të tij, pretendimet e kërkuesit se qëllimi i ligjvënësit ka qenë të detajojë tre raste yë shkeljes së rëndë, nuk qëndron. I referohemi i nenit 62, që ka detajuar tre rastet, shkelje të rënda të kushtetutës e ligjit, dënimin për kryerjen e një vepre penale me vendim të formës së prerë, dhe mosparaqitja në detyrë për 3 muaj. Tre rastet janë paraqitur si alternativa të ndara, dhe shkeljen e rëndë e ka të pasqyruar si thjesht në njërën prej tyre. Nëse do të ishte i vërtetë pohimi i kërkuesit  se edhe këto raste bien brendsa logjikës së shkeljes së rëndë, atëherë ligjvënësi do të kishte ndjekur teknikë tjetër, duke i vendosur këto dy pika si nënndarje të pikës A. Fakti që janë listuar në mënyrë të mëvetshme, tregon se dy rastet e tjera nuk kanë lidhje me shkeljen e rëndë.”, tha ajo.
    Më tej, ajo kërkoi që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për këtë ankimim për shkarkimin.
    “Duhet t’i drejtohet gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe jo gjykatës kushtetuese pasi nuk ka kompetencë për këtë çështje. Në vlerësimin tonë, kërkesa qëndron jashtë sferës së nenit 115 të Kushtetues dhe kërkojmë që gjykata ta shpallë moskompetencën për këtë çështje.”, tha ajo.

  • Kjo është arsyeja pse zgjohesh çdo natë në orën 3 të mëngjesit

    Kjo është arsyeja pse zgjohesh çdo natë në orën 3 të mëngjesit

    Nëse të ka ndodhur të zgjohesh shpesh në mes të natës, rreth orës 3:00, nuk je vetëm. Shkenca thotë se ky fenomen është shumë më i zakonshëm sesa mendojmë, dhe pas tij fshihen arsye biologjike, emocionale dhe mjedisore.

    Ekspertët e gjumit shpjegojnë se rreth orës 3 të mëngjesit, trupi kalon nga faza e gjumit të thellë në një fazë më të lehtë (REM), dhe kjo është periudha kur trupi është më i ndjeshëm ndaj zgjimeve.

    Në këtë moment, temperatura e trupit fillon të ngrihet lehtë, niveli i hormonit të gjumit (melatoninës) bie, ndërsa fillon të rritet kortizoli, hormoni i stresit dhe zgjimit. Kjo përzierje e ndryshimeve hormonale mund të bëjë që shumë njerëz të zgjohen natyrshëm, edhe pa ndonjë arsye të dukshme.

    Arsye të tjera të zakonshme

    Stresi dhe ankthi: Mendimet që na pushtojnë gjatë ditës mund të na “ndjekin” edhe gjatë natës. Trupi reagon ndaj stresit duke prodhuar më shumë kortizol, gjë që e bën gjumin më sipërfaqësor.

    Problemet metabolike: Konsumimi i alkoolit ose ushqimeve të rënda para gjumit mund të ndikojë në nivelin e sheqerit në gjak dhe të shkaktojë zgjim të papritur.

    Mjedisi i gjumit: Ndriçimi i tepërt, temperatura e papërshtatshme ose zhurmat mund të jenë arsye që ndërpresin gjumin në orët e para të mëngjesit.

    Cikli natyror i trupit: Disa studiues besojnë se ora 3 e mëngjesit është “pika më e ulët” e energjisë trupore gjatë natës, dhe për disa trupa është normale të ndodhë një zgjim i shkurtër.

    Çfarë mund të bësh për ta shmangur

    -Ruaj një orar të qëndrueshëm gjumi: Shko në shtrat dhe zgjohu çdo ditë në të njëjtën orë, edhe gjatë fundjavës.

    -Krijo një ambient të qetë: Dhoma duhet të jetë e errët, e freskët dhe pa zhurma.

    -Mos konsumoni ushqime apo alkool vonë në mbrëmje.

    -Kufizo përdorimin e telefonit para gjumit: Drita blu nga ekrani ndikon në prodhimin e melatoninës.

    Nëse zgjohesh dhe nuk mund të riflesh: Mos qëndro duke u përpjekur me forcë të flesh. Çohu, lexo diçka ose dëgjo muzikë relaksuese, dhe kthehu në shtrat vetëm kur të ndihesh sërish për gjumë.

    Nëse kjo ndodh pothuajse çdo natë dhe ndikon në energjinë apo përqendrimin gjatë ditës, mund të kesh çrregullim gjumi ose ndonjë problem shëndetësor (si apne gjumi apo stres të akumuluar). Në këtë rast, është mirë të konsultohesh me një mjek ose specialist të gjumit.

  • PD bashkoi votat me PS për dy Komisionet, Berisha: Me Ramën zgjedhje të lira s’ka, por ne votuam për dy arsye

    PD bashkoi votat me PS për dy Komisionet, Berisha: Me Ramën zgjedhje të lira s’ka, por ne votuam për dy arsye

    PS dhe PD janë kanë bashkuar sot votat dhe kanë votuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, atë të reformës Zgjedhore he territoriale.

    Ai tha se këtë vendim PD e mori për dy arsye.
    “Për dy arsye pranuam ngritjen e komisioneve. Janë seri e pafundme e rekomandimeve të ODIHR. Rekomandimet e drejta t’i kthejmë në ligj ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute shqiptarët nuk do votojnë të lirë me Edi Ramën. Së dyti reforma territoriale ishte një antireformë me standarde pabarazie. Do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi të anulohen”, tha Berisha.

  • PD bashkoi votat me PS për Komisionet/ Berisha: Me Ramën zgjedhje të lira s’ka, por ne votuam për dy arsye

    PD bashkoi votat me PS për Komisionet/ Berisha: Me Ramën zgjedhje të lira s’ka, por ne votuam për dy arsye

    Kreu i PD, Sali Berisha sqaroi në Kuvend se përse u dakordësuan me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve të posaçme, zgjedhores dhe territoriales. Berisha tha se raporti i OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë. Por, Berisha thotë se OSBE-ODIHR tha një sërë rekomandimesh të cilat PD do të punojë për t’i plotësuar, ndonëse sipas tij me Ramën nuk ka zgjedhje të lira. 
    “Ne sot votuam ngritjen e këtyre komisioneve për dy arsye, së pari janë një seri e pafundme e OSBE që ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme. OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi si një farsë të shëmtuar zgjedhore zgjedhjet e 11 majit, në këtë kontekst ne ndihemi të detyruar ndaj tyre që rekomandimet e drejta ti kthejmë në ligj ndonëse deklarojmë që në mënyrë absolute me Edi Ramën shqiptarët s’do votojnë kurrë si qytetarë të lirë. Reforma territoriale ishte një antireformë në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale. Me Ramën nuk ka zgjedhje dhe është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u kthejë shqiptarëve votën, është përpjekje e opozitës ajo çfarë do i kthejë shqiptarëve votën”, tha Berisha. 
     

  • Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare, parlamenti portugez miraton projektligjin e ri

    Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare, parlamenti portugez miraton projektligjin e ri

    Parlamenti i Portugalisë ka miratuar një projektligj të propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Chega, i cili ndalon veshjet që mbulojnë fytyrën për arsye fetare apo gjinore. Ligji ka marrë mbështetjen e partive të qendrës së djathtë, ndërsa është kundërshtuar nga partitë e majta.

    Sipas projektligjit, ndalohet “përdorimi, në hapësirat publike, i veshjeve që mbulojnë ose pengojnë identifikimin e fytyrës”, çka prek drejtpërdrejt gratë që mbajnë burka ose nikab. Nisma ndalon gjithashtu detyrimin e individëve për të mbuluar fytyrën për arsye fetare apo gjinore.
    Megjithatë, ligji përfshin përjashtime të caktuara si për shembull ai nuk do të zbatohet në aeroplanë, ambiente diplomatike dhe konsullore, apo në vende adhurimi. Përjashtohen gjithashtu rastet kur fytyra mbulohet për arsye sigurie, klimatike apo sipas dispozitave të tjera ligjore.
    Projektligji tani do të kalojë për shqyrtim në Komisionin për Çështjet Kushtetuese, të Drejtat, Liritë dhe Garancitë, ku mund të pësojë ndryshime përpara votimit përfundimtar në seancë plenare. Për të hyrë në fuqi, ai duhet të miratohet nga presidenti Marcelo Rebelo de Sousa, i cili ka të drejtën ta kthejë pas ose ta referojë në Gjykatën Kushtetuese.
    Në rast miratimi përfundimtar, ndalimi do të zbatohet në të gjitha hapësirat publike, përfshirë rrugët, shërbimet publike, qendrat tregtare, ngjarjet sportive dhe protestat, me gjoba që variojnë nga 200 deri në 4,000 euro, në varësi të rrethanave.Për më tepër, individët që detyrojnë të tjerët të mbulojnë fytyrën përmes dhunës, kërcënimeve apo shtrëngimit mund të përballen me deri në tre vjet burg ose gjobë.
    Kreu i Chega-s, André Ventura, e justifikoi ligjin me nevojën për të mbrojtur vlerat dhe zakonet portugeze. “Kushdo që vjen në Portugali duhet t’i respektojë traditat e këtij vendi,” deklaroi ai në parlament.
    Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Pedro Delgado Alves, e kritikoi iniciativën si një përpjekje për të nxitur ndasitë dhe urrejtjen ndaj komuniteteve të caktuara fetare. PSD, partia në pushtet, deklaroi se është e hapur për diskutim, por theksoi nevojën për përmirësime të mëtejshme në tekstin e ligjit.
    Nëse miratohet përfundimisht, Portugalia do t’i bashkohet një grupi vendesh evropiane si Franca, Belgjika, Austria dhe Holanda, të cilat kanë ndaluar mbulesat e fytyrës në hapësira publike, në emër të sigurisë dhe integrimit shoqëror.

    Top Channel

  • “Rama këtë e bën për të justifikuar mea culpa-n”/ Protesta për UÇK-në, reagon diplomati: E bën për arsye politike

    “Rama këtë e bën për të justifikuar mea culpa-n”/ Protesta për UÇK-në, reagon diplomati: E bën për arsye politike

    Diplomati Agim Nesho, i ftuar në një studio televizive, komentoi protestën që pritet të zhvillohet sot në mbështetje të liderëve të UÇK-së, duke e cilësuar si një manifestim të drejtë në përkrahje të heronjve të luftës për liri. “Është tepër e qartë, është një manifestim në përkrahje të katër drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të një epopeje të lavdishme. Mungesa e provave dhe zvarritja e gjyqit kanë bërë që opinioni publik shqiptar kudo të reagojë në mënyrë të drejtë për ta mbrojtur këtë epope të kombit tonë,” deklaroi Nesho.
    Sipas tij, protesta e sotme po shfrytëzohet politikisht nga qeveria Rama dhe opozita në Kosovë, por sidomos nga kryeministri Edi Rama, të cilin ai e akuzoi për manipulim politik të situatës. “Asgjë në Shqipëri nuk zhvillohet pa dirigjimin e autokratit shqiptar. Rama e bën këtë për të justifikuar mea culpa-n e tij, pasi në periudhën kur Serbia mblidhte informacione për drejtuesit kryesorë të Kosovës, ai ishte në një dashuri të pajustifikueshme me Vuçiçin,” tha diplomati.
    Nesho kujtoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë të Ramës me presidentin serb në nisma si ndarja e kufijve dhe “Ballkani i Hapur”, të cilat, sipas tij, ishin iniciativa pro-ruse për destabilizimin e rajonit. “Ka pasur një bashkëveprim të madh të Ramës me Vuçiçin, duke anashkaluar qëndrimin që duhej të mbante Shqipëria si një komb i bashkuar ndaj një procesi të padrejtë,” shtoi ai.
    Më tej, diplomati theksoi se Rama po përpiqet të përfitojë politikisht nga kjo çështje për të larguar vëmendjen nga skandalet e korrupsionit që e rrethojnë. “Ai është në një situatë të rënduar politike, akuzohet për korrupsion të jashtëzakonshëm dhe për lidhje me krimin e organizuar, të evidentuara nga mediat më të rëndësishme në botë,” përfundoi Nesho.
    Agim Nesho:
    Është tepër e qartë, është një manifestim në përkrahje të 4 drejtuesve kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të një epopeje të lavdishme dhe këtu duhet ta ndajmë, këtu jemi të gjithë dakord dhe duhet të themi që mungesa e provave dhe zvarritja e gjyqit bën opinionin publik kudo që të jetë i kombit shqiptar të reagojë në një mënyrë të tillë më të drejtë për të mbrojtur atë epope të lavdishme të kombit tonë.”
    Tani, a shfrytëzohet kjo politikisht sidomos nga Partia Demokratike dhe opozita në Kosovë? Sigurisht që po, për disa arsye.Në radhë të parë duhet të kemi parasysh se asgjë në Shqipëri nuk mund të zhvillohet pa dirigjimin e autokratit shqiptar, diktatorit mund ta quaj tani, sepse kapi edhe qelizën e fundit institucionale të shtetit shqiptar, siç ishte Gjykata Kushtetuese. Ranë të gjitha institucionet edhe ku kishte ndonjë zë atje kundër.
    Pse e bën Rama këtë gjë? E bën për disa arsye.
    Rama këtë e bën për të justifikuar mea culpa-n, sepse në periudhën kur mblidhej informacion nga ana e Serbisë për autoritetet kryesore të shtetit të Kosovës — presidentin, kryetarin e Kuvendit, personalitetet e luftës — Rama ishte në një dashuri të pajustifikueshme me Vuçiçin. Ishte në një kohë kur ne kemi parë veprimtari të ethshme, ndalimin e ish-kryeministrit në Francë, i cili u mbajt në një proces gjyqësor i kërkuar nga Interpoli për arsye të kërkesës nga Serbia. Për Haradinajn e kam fjalën.
    Më pas vazhdoi me iniciativat e Vuçiçit që ishin iniciativa pro-ruse për ndarjen e kufijve, më vonë në “Ballkanin e Hapur”.Pra, ka pasur një bashkëveprim të madh të Ramës me Vuçiçin, duke anashkaluar atë përgjegjësi dhe qëndrimin që duhej të mbante Shqipëria e bashkuar si një komb ndaj një procesi të padrejtë, të iniciuar nga rusët për të destabilizuar dhe për t’i dhënë prioritet nacionalizmit serb që “ne duhet të marrim diçka nga Kosova”.
    Së dyti, Rama e bën për arsye politike, sepse është në një situatë tepër të keqe politike brenda vendit, akuzohet jo vetëm për një korrupsion të jashtëzakonshëm, por edhe lidhjen e tij të evidentuar nga shtypi, nga mediat më të rëndësishme në botë, me krimin e organizuar.