Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me tarifat e shpallura nga Donald Trump.Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, Rama tha se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me këtë çështje.
Sipas tij, qasja e qeverisë shqiptare, është e thjeshtë dhe komode duke parë edhe vetë volumin e tregtisë së vendit me SHBA-në.“Unë nuk kam asnjë koment për këtë. Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me këtë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe në një farë mënyre komode për pozicionin tonë për vetë volumin e tregtisë që ne kemi me SHBA. Në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura nga Salla Ovale nuk kemi asnjë arsye të kemi asnjë shqetësim”, tha Rama.
Në mbyllje të konferencës, Rama foli për marrëveshjen e nënshkruar sot, ku parashikoi rikthimin e hekurudhave në Shqipëri.
“Jemi duke u përgatitur intensivisht për samitin më 16 Maj ku do vijnë të gjithë udhëheqësit e kontintetit demokratik europian. Përgjegjësi e madhe si aktorë në këtë rajon që është gjithnjë e më i rëndësishëm për BE-në.
Së dyti dua të them që nënshkrimi që u bë është pjesë e një programi masiv investimesh në infrastrukturën hekurudhore dhe kjo është arsyeja që ky 5 vjeçar që na ndan nga mbyllja e kësaj dekade, do jetë njëkohësisht një 5 vjeçar kur do rikthehehn hekurudhat në Shqipëri dhe kjo është një nga shumë arsyet për të besuar dhe luftuar që ne të anëtarësohemi në BE. Sepse falë kësaj marrëdhënieje ne jemi sot në gjendje të kryejmë një sërë investimesh që përndryshe do ishin të pamundura për ne.
BE s’është vetëm çështje investimesh, por në radhë të parë është çështje liri, barazie para ligjit. Në këto vitet e fundit ne jemi duke bërë një ushtrim të panjohur më parë, falë reformës në drejtësi. Ne kur kemi nisur këtë rrugëtim kemi qenë në të njëjtat kushte ekonomike e sociale si Iraku e Afganistani, që kanë provuar të bëjnë demokraci. Ne ishim Koreja e Veriut në këtë kontinent dhe nëse sot jemi këtu ku jemi, ka vetëm një arsye. Ne kemi BE-në!”, përfundoi ai.
Tag: arsye
-

“Tarifa e Trump ndaj Shqipërisë, asnjë arsye për t’u shqetësuar”/ Rama: Në 5 vitet e ardhshme do rikthehen hekurudhat në Shqipëri
-

Tarifat e SHBA-së për Shqipërinë/ Rama: Nuk ka arsye për shqetësim, jemi komod
Në një deklaratë të tij, Kryeministri Edi Rama theksoi se Bashkimi Europian nuk ka ndikim në përzgjedhjen e fituesve të zgjedhjeve në Shqipëri, duke theksuar se ky është një proces që përcaktohet nga qytetarët e vendit. Ai shtoi se në 11 maj, shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre, ndërsa për sa i përket politikave të reja dhe tarifave, Rama nënvizoi se pozita e Shqipërisë është komode, duke pasur parasysh marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara. Sipas tij, vendi nuk ka arsye për të pasur shqetësime në lidhje me këto zhvillime, duke theksuar se politika e Shqipërisë është e qartë dhe nuk është e varur nga faktorë të jashtëm.
“BE nuk vendos se kush fiton zgjedhjet në Shqipëri. Por nuk ka forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Nuk është BE ajo që e përcakton. Në 11 maj, do thoni ato që do thonë ehdhe qytetarët. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat, është e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë, për volumin e tregtisë që kemi me SHBA. Ne nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim”, theksoi ai. -

10 arsye pse një prind nuk duhet të votojë Ogerta Manastirliun në 11 maj
Ogerta Manastirliu vazhdon të përdorë postin e saj për të bërë propagandë për Partinë Socialiste. Së fundmi, ministrja e Arsimit shpërndau 10 arsye pse duhet votuar për PS-në. Ndaj këtyre postimeve ka reaguar edhe drejtuesi i “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, i cili tregon 10 arsyet pse kjo ministre nuk duhet votuar.
Reagimi
1. Sepse nxënësit shqiptarë u renditën të fundit në botë në testin PISA.2. Sepse ajo qeshi dhe “lau duart”, kur në dyert e shkollës ‘Fan Noli’ u vra i ndjeri Martin Cani.
3. Sepse u çoi drejtorin trafikant droge nxënësve të shkollës Jan Kukuzeli.
4. Sepse u krijua grup i strukturuar në UBT ku vetëm një blender u ble 2000 euro.
5. Sepse lejoi akreditimin e Wisdom në këmbim të një çante Louis Vuitton.
6. Sepse 7 pedagogë të Elbasanit rropën studentët nga paratë duke shitur notën edhe me 1 thes patatesh.
7. Sepse “Mbesa e Ramës” mashtroi qindra nxënës nën dijeninë e zv. Ministres, duke përdorur Ambasadën Amerikane.
8. Sepse mbështeti dhe amnistoi plagjiaturat e Rektorit të UT dhe Dekanes së FDUT.
9. Sepse u mori peng diplomën studentëve të mjekësisë.
10. Sepse shkollat i ktheu në shtëpi bari, magazina, gjellëtore dhe hambarë. -

Lot gëzimi dhe krenarie, ushtarët e rinj: Do t’i shërbejnë atdheut
Kosova E Premte, 28 Mars 2025 20:57
Lotët e gëzimit, ndjenjat e krenarisë e mbrojtjes së atdheut kapluan sot familjarët e rekrutëve të rinj që dhanë betimin e tyre se me nder dhe përkushtim do t’i shërbejnë atdheut. Gjithashtu edhe vetë ushtarët e rinj shprehën gatishmërinë për t’i shërbyer Kosovës me vendosmëri.
“Dita e sotme është shumë ndjenjë e veçantë për arsye se kemi zgjedh profesionin më fisnik, e kemi zgjedhur uniformën të FSK-së.Këto 9 janë mund të them se kanë qenë sfiduese, por kanë qenë edhe të mira për arsye se kemi mësuar shumë gjëra, për arsye se kalimi nga jeta civile në ushtarake nuk është aspak e lehtë.
Kemi mësuar shumë gjëra për mbijetesës dhe gjëra që jeta civile nuk ua mëson… Frymëzimi im kryesisht fillon prej familjes, unë vij nga një familje, vetëm emrin e kam të dëshmorit”, tha ai.
-

Pensionistët që kanë futur njerëz me qira në banesën ku jetojnë vetë do të taksohen
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Pensionistët, të cilët për arsye ekonomike kanë futur qiraxhinj në banesën e tyre do të paguajnë tatim nëse të ardhurat nga qiraja tejkalojnë shumën 50 mijë lekë në vit. Tatimet kanë sqaruar përmes një rubrike të posaçme pyetje-përgjigjesh se individët që kanë të ardhura qiraje mbi 50 mijë lekë në vit janë të detyruar të plotësojnë deklaratën individuale vjetore të të ardhurave.
Pyetje: Jam një pesionist që në banesën time në vitin 2025, për arsye ekonomike, jeton dhe shoku im i cili më paguan dhe 5 mijë lekë në muaj. A kam detyrimin të deklaroj DIVA dhe paguaj detyrime tatimore?
Përgjigje: Duke qenë se e ardhura vjetore është mbi 50,000 lekë dhe për këtë të ardhur individi nuk është tatuar, lind detyrimi që individi pensionist duhet të deklarojë dhe paguajë tatimin 15% mbi të ardhurat e përfituara, duke dorëzuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave të DIVA 2025.
Ndryshimet e njëpasnjëshme në ligjin e procedurave tatimore dhe ato të ligjeve të tjera fiskale kanë krijuar një lëmsh burokratik, por edhe konfuzion duke i lënë shumë qytetarë të paqartë, se kur dhe çfarë duhet të deklarojnë.
Për këtë arsye, Tatimet kanë publikuar një material të gjatë me pyetje përgjigje sqaruese se kush ka detyrim për deklarim dhe pagesë taksash, sipas situatave të ndryshme./KAPITAL -

Emrat/ Kandidatët për deputetë që japin dorëheqjen në KQZ
Pa nisur ende fushata zyrtarisht, shtatë kandidatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e dorëheqjes nga gara për zgjedhjet e 11 Majit.
Në dokumentin e tyre të dorëheqjes ata kanë kanë paraqitur si shkak kryesor për këtë vendim “arsyet shëndetësore”. Ndërsa, një prej tyre ka pasur arsye familjare të cilat e kanë bërë që të marrë këtë vendim.
Kandidatët që janë tërhequr janë tre nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, dy kandidatë nga PSD , një nga Partia Mundësia, një tjetër e “Lëvizjes Bashkë”.
Kandidatët që janë tërhequr:
1-Averdi Syla-“Nisma Shqipëria Bëhet”, për arsye shëndetësore
2-Hyda Kuci-PSD, për arsye shëndetësore
3-Joan Sotir-Nisma Shqipëria Bëhet, për arsye shëndetësore
4-Daniela Alite-PSD, për arsye shëndetësore
5-Xhilda Boçari-Lëvizja Bashkë, për arsye shëndetësore
6-Fadil Bekaj-Partia Mundësia
7- Edi Piring- ADR, për arsye familjare. -

“Sëmuren” kandidatët e partive të vogla, japin dorëheqjen 7 prej tyre
Shtatë kandidatë për deputetë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve duke u tërhequr nga gara për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Në dokumentet e depozituara në KQZ, kandidatët kanë paraqitur si shkak për dorëheqjen arsyet shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë “Mundësia” të Agron Shehajt nuk pranon të ndërprisë punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore.
Kandidatët e tjerë që janë dorëhequr janë 3 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, një në Kukës e një në Berat, dy të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit në Berat dhe në Durrës dhe një i ADR së Edmond Stojkut në Korçë.
Kandidatët që kanë dorëzuar dorëheqjen në KQZ
1- Averdi Syla,- “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Kukës – arsye shëndetësore2- Hyda Kuci, – PSD Berat – arsye shëndetësore3- Joan Sotir, – “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore4- Daniela Alite – PSD Durrës – arsye shëndetësore5- Xhilda Boçari, – “Lëvizja Bashkë” Korçë – arsye shëndetësore6- Fadil Bekaj, – Partia Mundësia, Fier – mësues7- Edi Piring e ADR, Korçë – arsye familjare
-

”Sëmuren” kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ
Më 11 maj janë zgjedhjet parlamentare dhe kandidatët janë mësuar. Shtatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në KQZ duke u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 11 majit. Shkak kryesor kanë paraqitur arsye shëndetësore, ndërsa një kandidat i Partisë ”Mundësia” të Agron Shehajt nuk pranoi të ndërpriste punën e tij si mësues, gjatë periudhës zgjedhore.
Kandidatët që janë dorëhequr janë 3 të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, një në Kukës e një në Berat, 2 të Partisë Social Demokrate të Tom Doshit në Berat dhe në Durrës, një e ADR së Edmond Stojkut në Korçë.Kandidatët që dorëzuan dorëheqjen në KQZ
1- Averdi Syla,- “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Kukës – arsye shëndetësore2- Hyda Kuci, – PSD Berat – arsye shëndetësore3- Joan Sotir, – “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, Korçë,- arsye shëndetësore4- Daniela Alite – PSD Durrës – arsye shëndetësore5- Xhilda Boçari, – ‘Lëvizja Bashkë” Korçë – arsye shëndetësore6- Fadil Bekaj, – Partia Mundësia, Fier – mësues7- Edi Piring e ADR, Korçë – arsye familjare
