Për të gjithë të interesuarit për studimet në Europë, panairi ‘Study in Europe’ mbërrin në Tiranë më 11 tetor në Hotel Rogner, duke ofruar informacion të detajuar dhe mundësi për takime direkte me institucionet europiane të arsimit të lartë.Ky panair ka për qëllim të ofrojë informacion të hollësishëm për studentët e rinj shqiptarë që janë të interesuar të vazhdojnë studimet jashtë vendit. Ngjarja u mundëson vizitorëve të takojnë drejtpërdrejt përfaqësues të institucioneve europiane të arsimit të lartë, si dhe agjencive kombëtare përgjegjëse për mobilitetin dhe bursat studimore.Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues të më shumë se 40 institucioneve të arsimit të lartë nga 15 vende, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe agjencive kombëtare. Vizitorët do të kenë mundësinë të marrin informacion të detajuar mbi sistemet europiane të arsimit të lartë, institucionet, programet e studimit dhe kërkimit, si dhe mundësitë për bursa studimi.Vendet pjesëmarrëse janë: Austri, Belgjikë, Kroaci, Estoni, Francë, Gjermani, Hungari, Itali, Irlandë, Letoni, Maltë, Portugali, Rumani, Slloveni dhe Spanjë.Gjatë panairit, secili vend do të prezantojë sistemin e tij të arsimit të lartë, mundësitë për studim dhe financim, si dhe përfitimet e programeve ndërkombëtare si Erasmus+. Ngjarja është një mundësi unike për të eksploruar rrugët e studimit dhe për të marrë këshilla nga ekspertët dhe përfaqësuesit e institucioneve europiane.Organizatorët e ngjarjes ftojnë studentët, profesionistët e rinj, përfaqësuesit e universiteteve, nxënësit e shkollave të mesme dhe prindërit e tyre të marrin pjesë në panairin ‘Study in Europe’, që do të mbahet nga ora 11:00 deri në 18:00, të shtunën më 11 tetor 2025, në Hotel Rogner, Tiranë. Pjesëmarrja është falas, ndërsa regjistrimi për vizitorët mund të bëhet përmes këtij link-u: Regjistrohu këtu.Informacione të mëtejshme janë gjithashtu të disponueshme përmes këtyre lidhjeve:Web: https://studyineuropefairs.eu/exhibitions/detail/34/Facebook: https://www.facebook.com/StudyInEurope.WelcomeInstagram: https://www.instagram.com/studyineurope.welcome Rreth ‘Study in Europe’:Kjo ngjarje organizohet në kuadër të iniciativës ‘Study in Europe’, e financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ‘Study in Europe’ po zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Campus France (organizata kryesore, Francë), DAAD (Gjermani), Nuffic (Holandë), Këshilli i Arsimit dhe Rinisë i Estonisë (Harno, Estoni), Academic Cooperation Association (ACA, Belgjikë) dhe DZS (Republika Çeke). Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: arsimit
-

Të diplomuarit shqiptarë mbeten me pagat më të ulëta në kontinent, gati sa gjysma e Serbisë
Shqipëria renditet në fund të Europës për të ardhurat neto vjetore mediane të të diplomuarve universitarë. Një i diplomuar fiton mesatarisht vetëm 4,348 euro në vit, gati sa gjysma e nivelit të Serbisë.Nga ana tjetër diferenca e të ardhurave sipas nivelit të arsimit është ndër më të lartat në Europë. Një person me diplomë universitare në Shqipëri fiton mesatarisht mbi dyfishin e atij me arsim të ulët (+108%) dhe 54% më shumë se një individ me arsim të mesëm.EuropëNë BE, personat me arsim të lartë fitojnë mesatarisht 38% më shumë se ata me nivel të mesëm arsimimi dhe 68% më shumë se ata me nivel të ulët arsimimi. Këto shifra ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Europën, me variacione rajonale.Marrja e vetëm një viti shtesë arsimimi mund të rrisë të ardhurat e një personi me rreth 7% në Europë, sipas raportit të Komisionit Europian Investing in Education 2025.Prandaj, është e natyrshme që në të gjitha 36 vendet europiane, të diplomuarit universitarë fitojnë vazhdimisht më shumë se ata me arsim të mesëm ose të ulët.Por, deri në çfarë mase ndikon niveli i arsimit në të ardhurat nëpër Europë?Sipas Eurostat, të ardhurat neto mediane të disponueshme në BE, të përshtatura sipas madhësisë së familjes, ishin 21,644 euro në vitin 2024. Ky tregues i referohet totalit të të ardhurave familjare, pas tatimeve dhe zbritjeve të tjera, që janë të disponueshme për shpenzim ose kursim. Ai përfshin të ardhurat nga puna, investimet dhe përfitimet sociale në para.“Të diplomuarit fitojnë 38% më shumë se ata me arsim të mesëm”Këto të ardhura neto vjetore mediane ndryshojnë ndjeshëm sipas nivelit arsimor: 17,517 euro për ata me arsim të ulët, 21,401 euro për ata me arsim të mesëm dhe 29,490 euro për ata me arsim të lartë. Kjo do të thotë se të diplomuarit universitarë në BE fitojnë 38% më shumë se ata me arsim të mesëm dhe 68% më shumë se ata me arsim të ulët.Arsimi klasifikohet në tre nivele sipas ISCED*:I ulët (0–2): parashkollor, fillor dhe cikël i ulët i arsimit të mesëmI mesëm (3–4): cikël i lartë i arsimit të mesëm dhe pas-sekondar jo universitarI lartë (5–8): arsimi i lartë, përfshirë diplomat universitareHendeku i të ardhurave midis arsimit të lartë (terciar) dhe atij të mesëm varion nga 6% në Islandë deri në 62% në Turqi. Ndër vendet anëtare të BE-së, diferenca luhatet nga 15% në Austri deri në 57% në Lituani.Trendet rajonale: Europa Lindore kundrejt NordikutPërparësia në të ardhura e punonjësve me arsim të lartë ndaj atyre me arsim të mesëm ndjek një model rajonal. Në përgjithësi, hendeku i të ardhurave është më i madh në Europën Lindore dhe në disa pjesë të Europës Juglindore, më i vogël në vendet nordike dhe mesatar në Europën Perëndimore.Përveç Turqisë (62%) dhe Lituanisë (57%), diferenca të mëdha shfaqen në Shqipëri (54%), Rumani (51%), Bullgari dhe Mal të Zi (nga 48% secila), Letoni (44%) dhe Serbi (40%). Në këto vende, një diplomë universitare ofron një përparësi të ndjeshme në të ardhura.Në vendet nordike dhe në disa pjesë të Europës Qendrore, hendeku i të ardhurave të lidhura me arsimin është relativisht i vogël. Ai arrin në 6% në Islandë, 9% në Norvegji, 16% në Suedi, 19% në Danimarkë dhe 15% në Austri.Në pesë ekonomitë më të mëdha të Europës, hendeku i të ardhurave midis atyre me arsim të lartë dhe atyre me arsim të mesëm është i moderuar dhe afër mesatares së Eurozonës (31%).Në Itali dhe Gjermani, hendeku arrin në 30%, Mbretëria e Bashkuar regjistron një diferencë prej 33%, ndërsa Franca dhe Spanja shënojnë nga 34%. Hendek më i madh: Arsim i lartë kundrejt arsimit të ulëtNë BE, duke krahasuar të ardhurat neto vjetore mediane, hendeku midis arsimit të lartë dhe atij të ulët shkon në 68%, kundrejt 38% për krahasimin arsim i lartë–arsim i mesëm.Ndër vendet e BE-së, hendeku nga niveli i ulët në të lartë varion nga 29% në Danimarkë deri në 178% në Bullgari. Kur përfshihen 36 vende, diferencat më të ulëta shihen në Islandë (14%) dhe Norvegji (24%).Edhe pse raportet dhe renditjet sipas vendeve ndryshojnë, modeli rajonal i vërejtur në krahasimin arsim i lartë–arsim i mesëm mbetet kryesisht i njëjtë edhe për rastin arsim i lartë–arsim i ulët.Në shtatë vende, të diplomuarit universitarë fitojnë të paktën dyfishin e atyre me arsim të ulët: Bullgari (+178%), Rumani (+148%), Serbi (+114%), Turqi (+111%), Shqipëri (+108%), Maqedonia e Veriut (+106%) dhe Mali i Zi (+100%).Këto vende gjithashtu kanë tendencë të kenë disa nga pagat minimale më të ulëta në Europë.Hendeku është nën 50% në tetë vende: Islandë (14%), Norvegji (24%), Danimarkë (29%), Finlandë (36%), Holandë (41%), Suedi dhe Slloveni (nga 48% secila), si dhe Austri (49%).Hendeku më i madh në vendet me të ardhura të ulëtaNë përgjithësi, lidhja është mesatare, por vendet me të ardhura më të ulëta priren të kenë hendekë më të mëdhenj.Për shembull, ndër personat me arsim të lartë (terciar), 10 vendet me të ardhurat neto vjetore mediane më të ulëta janë: Shqipëria (4,348 €), Maqedonia e Veriut (4,919 €), Mali i Zi (6,429 €), Turqia (7,542 €), Serbia (8,598 €), Hungaria (11,580 €), Sllovakia (11,752 €), Rumania (12,463 €), Bullgaria (12,569 €) dhe Greqia (14,166 €)./ E.Zito *International Standard Classification of Education (Klasifikimi Ndërkombëtar Standard i Arsimit).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Zv. ministrja e Arsimit dhe drejtoresha firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore
Me fillimin e shkollës nxënësit kanë në duar librat, teksa që prej marsit ka dalë urdhri për përzgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e katalogut të teksteve shkollore.
Por nga hulumtimi i Top Channel zbulohet një konflikt i pastër interesi në arsim, zyrtarë publikë që janë autorë teksti.
Orjana Osmani që ka urdhëruar organizimin e këtij procesi në rolin e zëvendësministres, rezulton të ketë firmosur edhe për vetë emrin e saj në listën e teksteve shkollore, si autore teksti e letërsisë së klasës së 11.
Apo edhe Rezarta Alla zbatuesja e urdhrit në pozicionin e drejtoreshës së përgjithshme të arsimit parauniversitar, është një nga hartueset e gjuhës shqipe të klasave të 12.
Pranvera Janku nga Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës thotë: “Jo kudo bëhet përzgjedhja e tekstit të duhur. Autorë që nuk e kanë merituar të jenë prezent në shkolla kanë fituar. Nuk e ka përzgjedhur tekstin vetë mësuesi, por ka ardhur me orientim nga lart. Mësuesit nuk janë shumë të kënaqur me përzgjedhjen që bëhet me ndikim si rezultat i pozicioneve që kanë. Vijnë zëra që e thonë, këtë kemi përzgjedhur se këtë na kanë thënë. Kështu i bëjnë dëm procesit mësimor’.
Pranvera Janku me përvojë 35 vjeçare si mësuese në sistemin arsimor publik, tashmë pjesë e Federatës së Arsimit tregon se komisionet lëndore shpesh janë fiktive dhe presioni ndaj stafit pedagogjik është i madh.
“Procedura është kjo: ngrihet komisioni, vetë mësuesit që japin atë lëndë, por është me vota. Unë jam në bazë shoh se kush libër fiton, dhe kam parë shumë libra që nuk janë në nivelin e duhur”, shton Janku.
Ligji për parandalimin e konfliktit të interesave ndalon funksionarët publikë që të marrin përfitime nga angazhime private në vendimarrjet ku ata kanë rol ose ndikim. Në këto rrethana, autorësia e tekstit sjell përfitim ekonomik dhe reputacion, kur drejtimi apo mbikqyrja e strukturës që ka rol në politikat dhe standardet e shkollave janë në duart e zyrtarëve të lartë drejtues që janë po pjesë e katalogut shkollorë.
“Nuk është e drejtë, kjo lind korrupsionin në arsim. Megjithëse ekziston një ligj, por që të zbatohet ligji shoqëria duhet të jetë zgjuar. Mësuesit po ashtu. Ministria e arsimit duhet ti evidentojë këto raste dhe nuk ka pse të marrin ato libra që nuk ju pëlqejnë”, shprehet Janku.
Ekspertët vlerësojnë se zgjidhja është konkurrenca në treg pa ushtruar presione në përzgjedhjen e teksteve, që të rritet cilësia e mësimdhënies./ TCH -

Belinda Balluku prezanton ministrat e Bujqësisë, Arsimit dhe Mjedisit
Aktualitet Kryesore E Shtunë, 20 Shtator 2025 19:33
“Kabineti i ri qeveritar është gati për të nisur zyrtarisht nga puna. Në Ministrinë e Arsimit, Bujqësisë dhe atë të Mjedisit prezantova ministrat që do të drejtojnë këto sektorë, me bindjen se kanë vizionin dhe përkushtimin e duhur për të çuar përpara punët e nisura. Suksese të gjithëve. Gati për këtë mandat të ri qeverisës me energji dhe objektiv madhor e të qartë për të çuar Shqipërinë në familjen e madhe europiane”- shkruan Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturë dhe e Energjitikës.
-

Vdekja që po shokon Italinë- Paolo i dha fund jetës pas bullizmit në shkollë, e quanin ‘vajzë e vogël’
viktima
ITALI- Vetëvrasja e katërmbëdhjetëvjeçarit Paolo Mendico, i cili jetonte në një provincë rreth 100 km larg Romës, ka shkaktuar tronditje te opinion publik në Itali. 14-vjeçari, i dha fund jetës në dhomën e tij të gjumit, pak minuta pasi iu kishte dërguar një mesazh në celular shokëve të tij të klasës.
“Në shkollë, më ruani një vend në rreshtin e parë”, shkroi adoleshenti.
Sipas anëtarëve të familjes së tij, Paolo ishte shënjestër e ngacmimeve dhe sulmeve homofobike në shkollë. Në klasë, e quanin “vajzë e vogël” dhe “Paola”. Edhe pse ai ishte një nxënës i mirë, bullizimi ndaj tij ka qenë i vazhdueshëm, dhe nuk mori fund as pas ndërrimit të shkollës.
Vëllai i madh i Paolo Mendicos, në një letër drejtuar Papës Leo XIV , Kryeministrit Giorgia Meloni dhe Ministrit të Arsimit Giuseppe Valditara, bëri thirrje për marrjen e masave të vërteta për të parandaluar vetëvrasjet e mëtejshme të adoleshentëve. “Vdekja e vëllait tim dëshmon për dështimin e shoqërisë sonë”, shkruan Ivan Mendico.”Në funeralin e djalit tim, erdhi vetëm një nga shokët e tij të klasës dhe në të kaluarën kishte mësues që inkurajuan ngacmimin dhe injoruan hapur ankesat tona”, tha nëna e të riut të ndjerë. Mësuesit e tij mohojnë çdo përgjegjësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, por Ministri italian i Arsimit ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm administrativ. Zyra e prokurorit të Cassino po heton gjithashtu këtë rast tragjik, duke u përqendruar në krimin e nxitjes për vetëvrasje.”Problemi i ngacmimit për fat të keq po rritet në të gjithë Evropën, për shkak të përdorimit të mediave sociale. Është një çështje e madhe”, tha kreu i Ministrisë italiane të Arsimit, Valditara. Përfaqësuesit e të gjitha partive politike theksuan rëndësinë kyçe të një reagimi të menjëhershëm nga autoritetet kompetente ndaj çdo sjelljeje të dhunshme kundër adoleshentëve brenda dhe jashtë institucioneve arsimore.
Së fundmi, një studim i kohëve të fundit zbuloi se 19% e fëmijëve të moshës 11 deri në 13 vjeç janë viktima të ngacmimit dhe sulmeve të dhunshme, përfshirë homofobinë. Këto sulme trefishojnë rrezikun e depresionit dhe tendencave vetëvrasëse./ZËRI -

Rregulla në shkolla, këshillat e prindërve me mandat 2-vjeçar dhe më shumë mbështetje psikosociale
Një paketë ndryshimesh duke nisur nga krijimi për herë të parë i kategorive të reja të deri te përforcimi i mbështetjes psikosociale ndaj nxënësve dhe në mënyrën e organizimit të këshillave të prindërve, janë miratuar nga Ministria e Arsimit te Rregullorja për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare.Në Rregulloren “Për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë” janë shtuar dy kategori të reja të institucioneve arsimore parauniversitare, si “shkolla me status të veçantë” dhe “qendër burimore”.“Shkollë me status të veçantë” do të jetë institucioni arsimor parauniversitar publik, i arsimit të orientuar me drejtim artistik dhe sportiv, i cili ka strukturë organizimi, kurrikul dhe mënyrë financimi të ndryshme nga IAPP-të.Ndërsa “Qendër burimore” është institucioni i arsimit special, që ofron arsim special dhe shërbime të veçanta për fëmijët me aftësi të kufizuara.Kurrikula në bazë shkolle është rikonceptuar për të nxitur lëndë dhe module të fokusuara në interesat dhe pasionet e nxënësve, që nuk mbulohen nga kurrikula bërthamë. Kjo jep më shumë hapësirë për zgjedhje, eksperimentim dhe ndjekje të individualitetit të çdo nxënësi.“Kurrikula në arsimin bazë mbështetet në këto dokumente: LAPU, Korniza Kurrikulare e arsimit parauniversitar, nivelet e arritjes, programet lëndore, urdhrat dhe udhëzimet e nxjerra nga ministria përgjegjëse për arsimin. Kurrikula e arsimit bazë është e organizuar në kurrikul bërthamë dhe kurrikul në bazë shkolle. Kurrikula në bazë shkolle është pjesë e kurrikulës së përgjithshme, zgjidhet nga shkolla dhe zhvillohet brenda kohës së planifikuar në planin mësimor, në përputhje me interesat, me nevojat e nxënësve dhe me mundësitë e shkollës”, përcaktohet në pikat shtesë të ndryshimeve.Planet vjetore dhe të periudhave të mësimit janë shpallur dokumente zyrtare dhe objekt monitorimi. Po ashtu, është riformuluar mënyra e vlerësimit të nxënësve, duke u fokusuar te nxitja për përmirësim dhe zhvillimi i nocioneve të të nxënit, përmes: vlerësimit të vazhduar, testeve përmbledhëse dhe projekteve kurrikulare.Përmes krijimit dhe fuqizimit të Njësisë së Shërbimit Psikosocial (NJSHPS), ndryshimet në rregullore rrisin ndjeshëm rolin e psikologëve dhe punonjësve socialë në shkolla. Përcaktohen qartë: detyrat e tyre, mënyra e bashkëpunimit me institucionet e mbrojtjes së fëmijëve, raportimi i rasteve të fëmijëve në rrezik apo me vështirësi sociale dhe emocionale.Po ashtu sipas ndryshimeve të miratuara, risi do të jetë që Njësia e Shërbimit Psikosocial me miratim të drejtorit të shkollës, akseson sipas rastit kamerat dhe sistemet e sigurisë së institucionit, për të realizuar detyrat e tij funksionale.Ndryshime ka edhe në mënyrën e organizimit të këshillave të prindërve, të cilët nga tani do të kenë mandat dyvjeçar, ndërprerë automatikisht nëse fëmija i tyre nuk ndjek më shkollën.Ndryshimet janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë menjëherë në fuqi dhe janë të detyrueshme për të gjitha institucionet arsimore parauniversitare publike dhe për organet përgjegjëse për administrimin e tyre.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Përse dështoi ushqimi në shkolla? Ristani “ia hedh topin” ministrisë
Viti i ri shkollor nisi, por në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë ushqim në shkolla, projekt i prezantuar nga kryetari tashmë në burg, Erion Veliaj nuk u realizua.
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kreu i partisë Nisma Thurje kërkoi sqarim nga kryetarja në detyrë Anuela Ristani.
“Kur do të kënë fëmijët ushqim në shkolla? Sipas kryetarit në burg tha se nuk ka ushqim në shkolla se ai është arrestuar”, u shpreh Shabani.
Duke iu përgjigjur, Ristani tha se ministria e Arsimit synon që programi të shtrihet në të gjithë vendin dhe jo vetëm në bashkinë e Tiranës.
“Ne kemi pasur një komunikim me ministrinë e Arsimit në lidhje me kompetencat që ka. Bashkia është përgjegjëse vetëm për infrastrukturën fizike. Nga komunikimi i fundit ministria na ka thënë që është një program që do ta bëjmë mbi bazë kombëtare. I gjithë programi i ushqimit në shkolla duhet bërë në bashkëpunim me kapacitete që ka ministria e Arsimit. Është dicka që nuk bëhet vetëm nga bashkia”, deklaroi Ristani. -

Sot është Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arsimit nga Sulmet
Sot është Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arsimit nga Sulmet.
Arsimi është një e drejtë themelore e njeriut dhe një shtytës thelbësor për arritjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Sipas raportimeve të Kombeve të Bashkuara, fatkeqësisht, kjo e drejtë vazhdon të sulmohet, veçanërisht në zonat e prekura nga konflikti. Në botë ka raste të sulmeve dhe raste të përdorimit ushtarak të shkollave dhe universiteteve. Studentë dhe pedagogë vriten, rrëmbehen, arrestohen apo plagosen në mënyrë arbitrare. Shumica e viktimave janë gra dhe vajza.
Gjatë vitit të kaluar, pati një rritje prej 44% të sulmeve në shkolla, duke çuar në vdekjen, rrëmbimin dhe traumën e mijëra nxënësve dhe mësuesve. Këto shkelje kërcënojnë jo vetëm jetën individuale, por të ardhmen e të gjithë komuniteteve.
OKB-ja vazhdon të avokojë për akses të sigurt në arsim, duke u kërkuar vendeve të investojnë në sisteme arsimore elastike dhe të zbatojnë plotësisht Deklaratën e Shkollave të Sigurta.
Për të shënuar këtë ditë, UNESCO dhe partnerët do të organizojnë një ngjarje të nivelit të lartë në Gjenevë nën temën “Sfidimi i Narrativave, Riformësimi i Veprimit”.
ObserverKult
Lexo edhe:
Ndërpritet shfaqja e filmit në gjuhën shqipe në Podgoricë/ Reagojnë organizatat joqeveritare


