Tag: arsimit

  • Viti i ri akademik/ Zhupa: Universitet rrezikohen nga Mirela Kumbaro, shkatërroi publiken në interes të oligarkëve!

    Viti i ri akademik/ Zhupa: Universitet rrezikohen nga Mirela Kumbaro, shkatërroi publiken në interes të oligarkëve!

    Deputetja e PD, Ina Zhupa ka uruar studentët e pedagogët në nisje të vitit të ri akademik. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Zhupa, njëkohësisht drejtuese e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, thotë se tashmë në krye të Arsitmit është vënë Mirela Kumbaro, e njohur për shkatërrimin e trashëgimisë kulturoeë në emër të interesave të klientëve.

    Sipas Zhupës, sot univesitetet janë të rrezikuara nga metoda të njëjta, që mund të çojnë në shkatërrimin e publikes, ndërsa bëri thirrje për më shumë transparencë dhe meritokraci në administrimin e arsimit të lartë.

    ‘Si deputete dhe si pedagoge nuk do rresht të kërkuari llogari, të kërkuari buxhete më tē larta për arsimin, mbështetje për studentët, fonde për kërkimin shkencor dhe arsim cilësor që i përgjigjet nevojave të kohës’, u shpreh ligjvënësja demokrate në përmbyllje të reagimit të saj.

    Statusi

    Me nisjen e vitit të ri akademik, dua të uroj studentët dhe pedagogët një fillim të mbarë, me energji të reja dhe shumë suksese!

    Në krye të arsimit është Mirela Kumbaro, e njohur për shkatërrimin e publikes në emër të interesave të klientëve. Metodë që e nisi te kultura ku futi koncesionet në trashëgiminë kulturore dhe e vazhdoi po njëlloj te mjedisi ku zonat e mbrojtura i ktheu në pikat të vogla për oligarkët. Sot univesitetet janë të rrezikuara nga metoda të njëjta që mund të cojnë në shkatërrimin e publikes.

    Ndërkohë problemet e arsimit të lartë vazhdojnë të njëjtat dhe të thelluara vit pas viti:

    Rënia e numrit të studentëve dhe boshatisja e shumë degëve me rëndësi strategjike për vendin;

    Kostoja e papërballueshme e jetesës për studentët, nga qiratë te ushqimi e transporti;

    Infrastrukturë e amortizuar dhe mungesë investimesh në laboratorë, kërkim shkencor dhe digjitalizim;

    Mungesë lidhjeje të fortë midis universiteteve dhe tregut të punës;

    Nevoja për më shumë transparencë dhe meritokraci në administrimin e arsimit të lartë;

    Pedagogë që presin kushte më dinjitoze, pagesa të përshtatshme për detyrën që kryejnë dhe mbështetje për përmirësimin e cilësisë akademike.

    Si deputete dhe si pedagoge nuk do rresht të kërkuari llogari, të kërkuari buxhete më tē larta për arsimin, mbështetje për studentët, fonde për kërkimin shkencor dhe arsim cilësor që i përgjigjet nevojave të kohës.

  • Koha zhbën reformën në arsimin e lartë

    Koha zhbën reformën në arsimin e lartë

    Me gjasë, një tjetër ligji i arsimit të lartë na pret, e paralajmëruar kjo nga ministrja e spao emëruar e Arsimit, Mirela Kumbaro.
    Nga Shkodra ku morri pjesë në ceremoninë e çeljes së vitit të ri akademik, Kumbaro tha se univeristetet sot përballen me sfidën e profilizimit dhe krijimin e programeve të reja.
    “Sot universitetet kanë një sfidë të madhe, profilizimi. Nuk do të thotë vetëm përforcimi i programeve por edhe krijimi i programeve të reja. Me reformën e arsimit të lartë kemi siguruar cilësi, çka do të thotë garanci për të ardhmen”.
    Sipas saj ka ardhur koha të rishikohet ligji për arsimin e lartë për t’ju përgjigjur sfidave të kohës.
    “Pas 2014 ka ardhur koha për të rishikuar ligjin e arsimit të lartë për t’ju përgjigjur sfidave të kohës që jetojmë. Diplomat të vlerësohen globalisht dhe të keni mundësi mobiliteti”, arsyetoi ajo. /tesheshi.com/
     

  • Maratonë mbledhjesh në Kuvend, vendoset sot fati i Peleshit

    Maratonë mbledhjesh në Kuvend, vendoset sot fati i Peleshit

    Dita e sotme është një ditë e ngjeshur për politikën ku do të mblidhen 6 komisione parlamentare dhe Këshilli i Legjislacionit.
    Këshilli i Legjislacionit do të konstituohet në orën 11:00 dhe sipas rendit të ditës,  pritet të shqyrtojë kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
    Në orën 11:00 në Komisionin për Edukimin dhe Shkencën do të zhvillohet seancë dëgjimore me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro për masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor 2025-2026, në sistemin e arsimit parauniversitar.
    Në orën 11:30, në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme do të shqyrtohen dy projektligje: ai për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I-Shqipëri” dhe projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
    Në orën 11:30 në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale do të zhvillojë mbeldhje të përbashkët me Komisionin për të Drejtat e Njeriut. Në këto komisione do të prezantohet raporti veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2024.
    Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën do të bëhet diskutimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, komision për dhënie mendimi.
    Në orën 13:00 Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm do të zhvillojë mbledhje të përbashkët me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. AKEP-i do të raportojë veprimtarinë vjetore për vitin 2024.

  • Shkolla arenë konfliktesh, ekspertët: Masat nuk mjaftojnë pa ndryshim rrënjësor në arsimin shqiptar

    Shkolla arenë konfliktesh, ekspertët: Masat nuk mjaftojnë pa ndryshim rrënjësor në arsimin shqiptar

    Ervin Goci, Migen Qiraxhi dhe Elona Mustafaraj

    TIRANË- Ditën e djeshme u regjistrua një sherr me thika pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz mes nxënësve të kësaj shkolle, ku disa të rinj u konfliktuan për një mosmarrëveshje banale, ku tre prej tyre mbetën të plagosur.
    Duke u nisur nga kjo ngjarje, por edhe nga incidentet e mëparshme që kanë ndodhur brenda dhe jashtë ambienteve shkollore në vend, ku fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete, por po ashtu edhe nga masat e reja që Ministria e Arsimit nxori në fillim të vitit shkollor për parandalimin e ngjarjeve të tilla, ZËRI ka pyetur ekspertët për situatën që sot ndodhet arsimi në Shqipëri, dhe për zgjidhjet që propozon Ministria e Arsimit.
    Duke u nisur nga kjo ngjarje, por edhe nga incidentet e mëparshme që kanë ndodhur brenda dhe jashtë ambienteve shkollore në vend, ku fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete, por po ashtu edhe nga masat e reja që Ministria e Arsimit nxori në fillim të vitit shkollor për parandalimin e ngjarjeve të tilla, ZËRI ka pyetur ekspertët për situatën që sot ndodhet arsimi në Shqipëri, dhe për zgjidhjet që propozon Ministria e Arsimit.
    Së pari, le të dëgjojmë deklaratën e ish‑ministrës, Ogerta Manastirliu, në nisje të vitit të ri shkollor, për masat që Ministria e Arsimit ka publikuar. I pyetur nëse këto masa janë të mjaftueshme për sigurinë e fëmijëve në shkolla, eksperti dhe studiuesi Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare, i cili ka monitoruar dhe publikuar disa herë raporte të ndryshme për gjendjen e arsimit publik në Shqipëri u shpreh se problemi kryesor nuk qëndron vetëm tek masat, por tek strategjia e arsimit dhe kushtet infrastrukturore që shteti po u mundëson fëmijëve.
     “Dhe për hir të së vërtetës, strategjia e arsimit që kjo ministri ka miratuar nuk po shërben si udhërrëfyes kur bëhet fjalë pastaj për sigurinë e të rinjve dhe nxënësve në shkolla. Absolutisht që nuk është vetëm çështje e planit të masave që mund të marrë Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit në një moment të caktuar, 10 ditë përpara fillimit të shkollës. Ajo që ne kemi evidentuar është që infrastruktura arsimore në gjithë këto vite në vendin tonë pamundëson që nxënësit të kenë një jetë të shëndetshme sociale dhe, për pasojë, të jenë edhe të sigurtë nga ana e jetës së tyre. Duhet të themi që nuk ka kaluar vit pa u shënuar humbje jete dhe disa të plagosur në gjithë territorin e vendit, brenda oborreve të shkollave, dhe kjo është alarmuese. Pse ndodh kjo? Sepse struktura në të cilën është futur sistemi ynë arsimor dhe nxënësit tanë sigurisht që nuk plotësojnë një seri kushtesh, e para është infrastruktura. Pra, nëse në një shkollë detyrohesh që të vendosësh fëmijët në klasa të tejmbushura, ai është një tension i shtuar që prodhon konflikt. Nëse nuk ke hyrje‑dalje të qeta, 500 nxënës detyrohen të dalin në një hapësirë prej tre metrash liniar. Kjo, sipas dëshmive të prindërve, prodhon sistematikisht konflikte çdo ditë ku fëmijët detyrohen të dalin nga dyert e tyre.”- shprehet ai.
    Ndërsa për profesorin e Shkencave të Komunikimit dhe Gazetarisë, Ervin Goci, sistemi arsimor në vend është një dështim i madh politik dhe programor, që reflekton më pas në mënyrën se si funksionon shkolla dhe sjellja e nxënësve. Ai shton se sjellja e dhunshme e nxënësve dhe të rinjve vjen edhe si pasojë e kaosit urban dhe sjelljeve që sot promovohen jashtë ambienteve të shkollave.
     “Unë mendoj që është një përzierje mes keqadministrimit, politizimit të administrimit të arsimit dhe mosmbajtjes së përgjegjësisë totale nga ana e drejtuesve, nga ana e njerëzve përgjegjës në sektor, sepse nuk është vetëm ministrja-ministrja- ministrja: ajo patjetër ka përgjegjësi, por në fund fare ky është një dështim i madh politik, programor. Sepse të flasësh për sigurinë në shkolla zakonisht kur ti mendo në emrin “shkollë” ke parasysh që përmirëson pak cilësinë e shkollës, cilësinë e edukimit, kushtet logjistike dhe të gjitha; duke qenë se po flasim që të mos vdesësh, domethënë. Shikoni ku ka shkuar debati, janë bërë shkollat si një lloj kazerme; praktikisht, për mendimin tim, shkolla është rrethuar nga aktivitete të tjera: tregu, pallate që ndërtohen, shërbime pa fund që kalojnë aty; pra në një kuptim, shkolla ka humbur qetësinë që do të duhej të ketë, që kur nxënësi të futet brenda, të jetë i qetë, i përkushtuar për mësim, dhe kemi kthyer ambientin në një mjedis urban kaotik. Ky për mua është problem thelbësor që ka shkolla, dhe zgjidhja duhet parë në raport me këtë. Është një kolapsim i plotë politik, në radhë të parë i qeverisjes, i cili ka prodhuar një dramë që shoqëria shqiptare e ka të vështirë ta përballojë, dhe na takon neve pastaj që të merremi, të arsyetojmë, të flasim për të.”- shprehet petagogu.
    Psikologia Elona Mustafaraj thekson se ky plan masash ndihmon vetëm në parandalimin e ngjarjeve që ndodhin brenda shkollës, por sipas saj është e nevojshme që të krijohen strategji të tjera për të ndërhyrë në mjedisin jashtë shkollës.
     “Këto masa janë patjetër përpjekje për ta bërë shkollën një mjedis të sigurtë, që fëmijët, stafet mësimore, por edhe prindërit të jenë të qetë për atë çka shkolla u ofron fëmijëve: që në radhë të parë është siguria fizike, por patjetër edhe ajo psikologjike dhe emocionale. Megjithatë, unë e konsideroj të nevojshme të ndalem tek marrëdhënia midis familjes dhe shkollës. Këto masa të marra nuk do të thonë që tani përfundimisht po ia ngarkojmë shkollës dhe këtyre aktorëve sigurimin e fëmijëve; por edhe familja duhet të vazhdojë të luajë rolin e vet, edhe shoqëria, komuniteti duhet të vazhdojë të luajë rolin e vet, që fëmijët të ndihen të sigurë. Përpos masave, familja i pajis fëmijët me disa aftësi ose karakteristika që i ndihmojnë të përballen me sjelljet problematike. Kjo nuk do të thotë që sjelljet problematike nuk do të kenë më, qëllimi është që varësitë, bullizmi, agresiviteti, apo përdorimi i substancave të jenë më të pakta, dhe që të kemi mekanizmat e duhur që kur këto sfida të dalin, të mund t’i kapërcejmë. Të gjithë aktorët duhet të vazhdojnë dhe ta ruajnë rolin e tyre edukues: familja përmes edukimit, shkolla përmes mësimit dhe edukimit, dhe shoqëria përmes çdo forme që lidhet me zhvillimet ekonomike, politike, sociale, kulturore.”- u shpreh ajo.
    Të pyetur se cilat janë ndryshimet e nevojshme ose urgjente që duhet të ndodhin në arsimin publik parauniversitar, ekspertët dhanë mendime të ndryshme!
     “Së pari, duhet që të ndërtojmë komunitete; pra, që fëmijët të ndërtohen mes njëri‑tjetrit, të shpenzojnë kohë, kohë që nuk e kanë brenda sistemit të tyre arsimor. Çfarë ndodh me kurrikulën? Sërish, një i ri që përveç se nuk mund të socializohet me bashkëmoshatarët, e ka të pamundur të ndërtojë një kontekst social mbi të cilin ai rritet. Nëse teksti nuk jep kontekst, pra nuk është i vendit dhe të vjen i përkthyer nga anglishtja, nga një tekst që ka kontekstin në Angli, ai e ka të pamundur të ndërtojë një marrëdhënie të shëndetshme me realitetin. Në këtë kuptim, fëmija është i tradhëtuar, qoftë përmes konsumimit të kurrikulave, po aq edhe përmes mungesës së një komunikimi social me bashkëmoshatarët e tij. Çfarë bën kjo? Minimalisht e bën të papërgatitur; maksimalisht, mund të shndërrojë në burim konflikti për çdo familje.”-tha Qiraxhi.
    “Duhet që të bëjmë kapacitete infrastrukturore të mëdha, të ndërtohen shkolla që të mos kenë aq shumë nxënës në klasë; të diversifikohen aktivitetet; të bëhet pak jetë komunitare; të ketë një investim të madh në edukimin dhe mirëqenien e tyre, dhe pastaj flasim bashkë nëse ka më shumë ose nuk ka më shumë dhunë.”- shprehet Goci.
    Ndërsa për psikologen Mustafaraj, të gjithë aktorët duhet të luajnë rolin e tyre edukues me fëmijët dhe të rinjtë, në mënyrë që të mos shënohen më ngjarje të tilla.
    “Çështja është se si t’i mbrojmë fëmijët që, përballë këtyre rreziqeve, të dinë si të reagojnë dhe nëse bëhen pjesë e këtyre proceseve të kenë mekanizmat e duhur për të dalë nga këto sfida. Të gjithë aktorët duhet të vazhdojnë dhe ta ruajnë rolin e tyre: familja me proceset edukuese, shkolla me proceset edukuese dhe mësimdhënëse, dhe shoqëria pastaj për të gjithë elementët e tjerë që lidhen me zhvillimet ekonomike, politike, sociale, kulturore. Duhet t’i pranojmë fëmijët ashtu siç janë, në vetëdijen e potencialit që kanë, karakteristikave që kanë, zhvillimit që kanë. Çështja nuk është vetëm tek të nxënit; çështja është edhe tek sjelljet e mirëpërshtatura, të mësuarit e sjelljeve që i përshtaten shoqërisë, të cilat më pas të ndihmojnë fëmijën që të funksionojë si një individ i rritur.”-shprehet psiskologia Elona Mustafaraj. /ZËRI

  • ‘Përleshja me thika në Kamëz’/ PD: Dhuna dhe vrasjet në gjimnaze tregojnë dështimin e arsimit! Shkollat janë shndërruar në fole rreziku

    ‘Përleshja me thika në Kamëz’/ PD: Dhuna dhe vrasjet në gjimnaze tregojnë dështimin e arsimit! Shkollat janë shndërruar në fole rreziku

    Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, në një deklaratë për mediat, reagoi pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz, ditën e djeshme (2 tetor 2025) ku dy 16-vjeçarë mbetën të plagosur me thikë, duke e cilësuar këtë si një tjetër dëshmi të mungesës totale të sigurisë në shkolla dhe të dështimit të plotë të sistemit arsimor.

    Sula theksoi se jemi në fillim të vitit shkollor dhe brenda pak ditësh janë regjistruar disa ngjarje tragjike që kanë tronditur opinionin publik, përfshirë përleshje mes nxënësve, vetëvrasje dhe tentativa për vetëvrasje për shkak të bullizmit, çka tregon, sipas saj, krizën e thellë morale e institucionale në arsim.

    Ajo akuzoi qeverinë se ndonëse flet për reforma dhe modernizim, nuk është në gjendje të garantojë elementin më bazik jetën dhe sigurinë e fëmijëve brenda dhe jashtë mureve të shkollës.

    “Institucionet arsimore kanë dështuar në përmbushjen e misionit të tyre primar dhe janë shndërruar në garantuese të dhunës, bullizmit, konfliktualitetit, pasi politika prej vitesh e trajton dhunën mes të rinjve si episod të përkohshëm, dhe jo si lëngatë të sistemit e të shoqërisë”- u shpreh Sula.

    Deklarata e plotë:

    Ngjarja shumë e rëndë në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në Kamëz flet për mungesën e sigurisë në shkollë; 16-vjeçarë që përleshen me thika, mes të cilëve 2 janë transportuar në spital me plagë të rënda.

    Jemi në muajin e parë të vitit shkollor, fillim shkolle i tronditur nga:

    – përleshja me thika dje në gjimnazin I. Rugova,

    – vetëvrasja e nxënëses 16 vjeçare e të njëjtit gjimnaz,

    -15-vjeçarja në Sarandë që tentoi të vetëvritej prej bullizmit në shkollë duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit;

    Këto janë ngjarjet e javës së fundit që janë bërë publike, të cilat pa dyshim nuk janë të vetmet.

    Konflikti me pasoja të rënda për jetën e nxënësve flet me zë të lartë për mungesën e parandalimit të dhunës në shkollë, mungesën e shërbimit të psikologut, të oficerit të sigurisë, programeve edukative.

    Sistemi arsimor ka dështuar, ndaj të rinjtë arrijnë deri te dhuna me mjete të ftohta. Programet sociale e edukative janë inekzistente, psikologët mungojnë, 70% e shkollave nuk ofrojnë shërbimin e oficerit të sigurisë, ndërsa oficerët e policisë shpesh ekzistojnë vetëm në letër.

    Institucionet arsimore kanë dështuar në përmbushjen e misionit të tyre primar dhe janë shndërruar në garantuese të dhunës, bullizmit, konfliktualitetit, pasi politika prej vitesh e trajton dhunën mes të rinjve si episod të përkohshëm, dhe jo si lëngatë të sistemit e të shoqërisë.

    Me gjithë zhurmën për kodin e etikës dhe masa ndëshkuese deri në përjashtimin e nxënësit që gjendet me celular në klasë- kjo ngjarje e të tjera të këtyre ditëve i rrëzojnë kokëposhtë deklaratat e bujshme të ministres së arsimit në ditët e para të shkollës, si dhe mburrjet e kryeministrit për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore.

    Fakti që 16-vjeçarë mbajnë thika me vete dhe i përdorin për të zgjidhur konfliktet është pasqyra më e kthjellët e një shoqërie që po e humbet toruan që ushqen tek ta modelin e të fortit, gjuhën e bullizmit e të dhunës.

    Përleshja mes gjimnazistëve provon mungesën e plotë të përgjegjësisë institucionale dhe të vullnetit politik për të njohur dështimet dhe gjëmat e arsimit në kryqendrën e tij, Tiranë. Në nëntor të 2024, Martin Cani u nda nga jeta në rrethanë të ngjashme me të sotmet dhe askush nuk mbajti përgjegjësi, por fajit iu vesh rrjeteve sociale dhe Tik – Tok-ut

    Kjo qeveri – që flet e premton reforma në arsim dhe modernizim, por nuk është në gjendje të sigurojë gjënë më bazike: jetën e adoleshentëve brenda dhe jashtë mureve të shkollës – mashtron dhe ka dështuar.

    Dje ra sërish alarmi për rrezikun e lartë ku gjenden fëmijët tanë, dje ra sërish fasada e programit propagandues për 2025-2029.

  • Skandal me tekstet shkollore? Kumbaro ‘pastron’ Ministrinë e Arsimit, ja kush u shkarkua dhe kush shpëtoi

    Skandal me tekstet shkollore? Kumbaro ‘pastron’ Ministrinë e Arsimit, ja kush u shkarkua dhe kush shpëtoi

    Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.Mësohet se takimi u mbajt në orën 12:30.
    Në mbledhje me ta, ministrja prezantoi edhe drejtoreshën e komanduar të arsimit parauniversitar, mësuesen e anglishtes që ishte zv.drejtore e Akap, Irida Shulku, e cila merr postin pas largimit të Rezarta Allës prej konfliktit të interesit me tekstet shkollore.
    Por në krah të Kumbaros, paradoksalisht qëndron zv.ministrja Orjana Osmani e cila ka firmosur për vetë emrin e saj si autore në tekstin e letërsisë së klasës të 11 të një prej shtëpive botuese, duke shkelur ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit.
    Në foton e siguruar nga Top Channel, është edhe kryetarja e drejtorisë rajonale arsimore të qarkut të Tiranës si dhe drejtoresha e shkollës Servete Maçi, ku u zhvillua takimi.

  • Foto/ Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit

    Foto/ Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit

    Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro, është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.Top Channel mëson se takimi u mbajt në orën 12:30.

    Në mbledhje me ta, ministrja prezantoi edhe drejtoreshën e komanduar të arsimit parauniversitar, mësuesen e anglishtes që ishte zv.drejtore e Akap, Irida Shulku, e cila merr postin pas largimit të Rezarta Allës prej konfliktit të interesit me tekstet shkollore.
    Por në krah të Kumbaros, paradoksalisht qëndron zv.ministrja Orjana Osmani e cila ka firmosur për vetë emrin e saj si autore në tekstin e letërsisë së klasës të 11 të një prej shtëpive botuese, duke shkelur ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit.
    Në foton e siguruar nga Top Channel, është edhe kryetarja e drejtorisë rajonale arsimore të qarkut të Tiranës si dhe drejtoresha e shkollës Servete Maçi, ku u zhvillua takimi.

    Top Channel

  • Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit (FOTO)

    Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit (FOTO)

    Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro, është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.Top Channel mëson se takimi u mbajt në orën 12:30. 
    Në mbledhje me ta, ministrja prezantoi edhe drejtoreshën e komanduar të arsimit parauniversitar, mësuesen e anglishtes që ishte zv.drejtore e Akap, Irida Shulku, e cila merr postin pas largimit të Rezarta Allës prej konfliktit të interesit me tekstet shkollore. 
    Por në krah të Kumbaros, paradoksalisht qëndron zv.ministrja Orjana Osmani e cila ka firmosur për vetë emrin e saj si autore në tekstin e letërsisë së klasës të 11 të një prej shtëpive botuese, duke shkelur ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit. 
    Në foton e siguruar nga Top Channel, është edhe kryetarja e drejtorisë rajonale arsimore të qarkut të Tiranës si dhe drejtoresha e shkollës Servete Maçi, ku u zhvillua takimi. 
     

  • INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë! Ekspertët: Lidhet me mënyrën e…

    INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë! Ekspertët: Lidhet me mënyrën e…

    “Në Shqipëri, vajzat dhe gratë rezultojnë më të arsimuara se burrat. Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Instat, që i referohen vitit akademik 2023/2024, nga 28 mijë studentë të diplomuar rreth 66% ishin vajza, duke shënuar një rritje të vogël krahasuar me një vit më parë.”

    Por cilat janë arsyet që i çojnë vajzat drejt arsimit të lartë?

    “Lidhen kryesisht me perspektivën për të ardhmen. Mendojnë se e ardhmja e tyre ndryshon nëpërmjet shkollimit. Lidhet edhe me mënyrën sesi ka ndryshuar perspektiva e gruas në shoqëri, e cila nuk shihet më si kontribuese vetëm brenda mureve të shtëpisë,” tha sociologia Entela Binjaku.

    Vajzat po dominojnë në hapësirat universitare, ndërsa djemtë po i frekuentojnë më pak. Sipas sociologëve, në dekadat e fundit djemtë gjithnjë e më shumë kanë preferuar rrugë më të shpejta për të siguruar të ardhura.

    “Djemtë parapëlqejnë arsimin profesional dhe e braktisin arsimin e mesëm. Zgjedhin ndonjëherë rrugët e emigrimit ose rrugë më të thjeshta sesa ato të arsimit.”

    Në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm të lartë, gratë përbëjnë shumicën e stafit mësimor, 79% kundrejt 71% të burrave.

    “Kjo ndodh sepse burrat zgjedhin rrugë të tjera që janë më të shpejta për të siguruar të ardhura. Edhe pse janë kryefamiljarë në pjesën më të madhe të rasteve, shkojnë drejt këtyre rrugëve. Në fushën e arsimit ka më shumë gra dhe vajza për shkak se kjo fushë ka qenë më keqpaguar.”

    Sipas INSTAT, vajzat diplomohen më shumë në fushat e biznesit, administrimit dhe ligjit, shëndetit, shkencave sociale dhe gazetarisë. Ndërsa djemtë kryesisht në inxhinieri, prodhim dhe ndërtim, biznes, si dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit.

  • Dorëheqje për të shmangur shkarkimin/ Si tekstet shkollore rrëzuan drejtuesen e AKAP. Lëvizjet e para në Ministrinë e Arsimit

    Dorëheqje për të shmangur shkarkimin/ Si tekstet shkollore rrëzuan drejtuesen e AKAP. Lëvizjet e para në Ministrinë e Arsimit

    Rezarta Alla nuk do të jetë më drejtoresha e përgjithshme në Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar.

    Burime pranë Top Channel bëjnë me dije se ditën e djeshme ajo ka qenë e detyruar për të paraqitur dorëheqjen, për të shmangur shkarkimin pas transmetimit në edicionin informativ në TCH për konfliktin e interesit që kishte duke shitur në pozicionin e drejtueses arsimore tekste shkollore me autorësi të gjuhës shqipe. Por duket se ka shpëtuar nga largimi, zv ministrja Orjana Osmani, e cila
    rezulton të ketë firmosur edhe për vetë emrin e saj në listën e teksteve shkollore, si autore teksti e letërsisë së klasës së 11. Ndërkohë që, ministrja  e arsimit e sapo emëruar, Mirela Kumbaro, mësohet se është ulur në zyrën e re të premten e javës së shkuar, por ende pa lëvizur stafin e sjell nga ministrja e mëparshme Ogerta Manastirliu.
    Ende në fillim të detyrës, do duhet pritur se cilat do të jenë ndryshimet e saj në vijim, nëse do të ketë dorëheqje të tjera apo shkarkime.

    Top Channel