Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka denoncuar se drejtorë të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit në vend që të ishin në vendin e punës janë përfshirë në fushatën për Tiranën krah Ogerta Manastirliut.
Sipas Këlliçit, kjo është plotësisht në shkelje të Ligjit për Nëpunësin Civil, aq më tepër për drejtuese të nivelit të lartë.
“Në fushatën qeveritare për Bashkinë Tiranë vihen re katër Drejtorë të Përgjithshëm tek Ministria e Arsimit, Mirela Cami, Matilda Shabani, Anisa Subashi dhe Entel Agolli!
Ndërkohë që do duhej të ushtronin detyrat e tyre në shërbim të rritjes së cilësisë së arsimit në vend, drejtoreshat përfshihen në fushatën e ish shefes së tyre Ogerta Manastirliut, si patronazhiste të rëndomta!
Plotësisht në shkelje të Ligjit për Nëpunësin Civil, aq më tepër për drejtuese të nivelit të lartë.
Kjo politikë e mbrapshtë e “partisë mbi Shqipërinë” është arsyeja e qartë e rënies drastike në testin PISA, zbrazjen e klasave të mësimit dhe auditoreve, rrezikun e mbylljes së fakulteteve shkencore dhe performancën e vazhdueshme të ulët të sistemit tonë arsimor.
Personalisht denoncoj me forcë vënien në rresht të administratës për fushatën e Tiranës, nga niveli më i lartë e deri tek ai më i ulët.
Militantizmi, fanatizmi partiak, servilizmi dhe patronazhimi nuk mund të jenë kurrë baza të shëndetshme për një administratë funksionale në shërbim të shtetit dhe shoqërisë.
Ne kërkojmë marrjen e masave urgjente për pezullimin nga detyra dhe madje ndjekjen penale të kujtdo që shkel ligjin ditën për diell.
Historia e keqpërdorimit të administratës publike dhe shndërrimin e saj në një formacion partiak duhet të marrë fund!”, shkruan ndër të tjera Këlliçi.
Tag: arsimit
-

Kush e ka përdorur sistemin arsimor për fushatë? Këlliçi plas ‘bombën’, nxjerr emrat e drejtorëve të përfshirë:Janë 4..
-

“Të merren masa”/ Belind Këlliçi denoncon: Katër drejtorë ministrie në fushatë
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar përfshirjen e drejtuesve të lartë të administratës shtetërore në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste, duke kërkuar reagim dhe masa nga Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha.
Në Komisionin e Ligjeve ku raportoi Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, Këlliçi iu referua një aktiviteti të zhvilluar në zyrën elektorale të PS-së në Njësinë Nr. 9 në Tiranë, ku, sipas tij, katër drejtorë të lartë të Ministrisë së Arsimit janë shfaqur si të deleguar politikë për fitoren e Ogerta Manastirliu.
Në përgjigjen e saj, komisionerja Strakosha u shpreh se nëpunësit civilë kanë të drejtë të marrin pjesë në dëgjesa apo aktivitete politike gjatë kohës së lirë, por nuk mund të shfaqen publikisht duke mbajtur fjalime, të dalin në podium apo të postojnë qëndrime politike në rrjete sociale.
“Ju institucionin e komisionerit e ngatërroni me shërbime inteligjente”, tha Strakosha.
Belind Këlliçi: Unë ju referova zyrës së PS në njësinë 9 dhe ministrit të drejtësisë që thotë këta janë të deleguarit e PS për fitoren e Ogerta Manastirliut. Pra nuk kemi të bëjmë me një dëgjesë apo aktivitet të thjeshtë politik, por kemi të bëjmë me zyrën elektorale të PS në njësinë 9, ku personat në foto janë të deleguar me funksione politike. Është gjëja më e thjeshtë ta kontrolloni. Kjo është flagrante. Dua të di nëse ky denoncim qëndron, a merrni ju masa për pezullimin e nëpunësve të nivelit të lartë. Në këtë foto janë 4 drejtorë të ministrisë së Arsimit, emrat janë Mirela Cami, Matilda Shabani, Anisa Subashi dhe Entel Agolli! Dy drejtorë të Përgjithshëm, një drejtor i Përgjithshëm i Arsimit të Lartë dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtarë të Financimit të Arsimit të Lartë. Ju si komisioner keni ndonjë koment?
Pranvera Strakosha: Për rastin e ministrit të drejtësisë nuk kam dijeni, do ta verifikojmë dhe do të them. Se mund të jenë thjesht një takim elektoral. Ditën e pushimit dhe jashtë orarit zyrtar kanë të drejtë të marrin pjesë në dëgjesa. Nuk kanë të drejtë të dalin publikisht të shprehin mendimin e tyre, dmth të kenë një publik të dalin në podium dhe të flasin apo edhe të postojnë në rrejtët sociale. -

Këlliçi denoncon përfshirjen e drejtoreshave të Arsimit në fushatën elektorale te Manastirliut
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka denoncuar qeverinë, duke akuzuar për përfshirjen e administratës shtetërore në fushatën elektorale.
Në një reagim në rrjete sociale, Këlliçi ka denoncuar se dy drejtoresha të Ministrisë së Arsimit, Mirela Cami dhe Matilda Shabani, po marrin pjesë aktivisht në fushatën e ish-shefes së tyre, Ogerta Manastirliut, duke lënë pas dore detyrat ligjore dhe institucionale që u janë ngarkuar.
Sipas tij, ky është një akt i qartë shkeljeje të Ligjit për Nëpunësin Civil, veçanërisht për drejtues të nivelit të lartë që duhet të jenë politikisht të paanshëm.
“Ndërkohë që do të duhej të punonin për rritjen e cilësisë së arsimit në vend, drejtoreshat janë përfshirë në fushatën e partisë, si patronazhiste të rëndomta. Kjo është një shkelje e pastër e ligjit dhe një tregues se si qeveria e ka kthyer administratën në një shtab elektoral,” – deklaroi Këlliçi.
Ai e cilësoi këtë situatë si pjesë të një politike të dëmshme të “partisë mbi shtetin”, që sipas tij ka sjellë pasoja të rënda për sistemin arsimor shqiptar nga rënia në testet ndërkombëtare PISA, te zbrazja e universiteteve dhe rreziku i mbylljes së fakulteteve shkencore.
Postimi i plotë i Këlliçit:
Fushata për Tiranën: Shkelja e ligjit me të dyja këmbët dhe militantizmi i administratës!Në fushatën qeveritare për Bashkinë Tiranë vihen re dy Drejtoresha të Përgjithshme tek Ministria e Arsimit, Mirela Cami dhe Matilda Shabani!Ndërkohë që do duhej të ushtronin detyrat e tyre në shërbim të rritjes së cilësisë së arsimit në vend, drejtoreshat përfshihen në fushatën e ish shefes së tyre Ogerta Manastirliut, si patronazhiste të rëndomta!Plotësisht në shkelje të Ligjit për Nëpunësin Civil, aq më tepër për drejtuese të nivelit të lartë.Kjo politikë e mbrapshtë e “partisë mbi Shqipërinë” është arsyeja e qartë e rënies drastike në testin PISA, zbrazjen e klasave të mësimit dhe auditoreve, rrezikun e mbylljes së fakulteteve shkencore dhe performancën e vazhdueshme të ulët të sistemit tonë arsimor.Personalisht denoncoj me forcë vënien në rresht të administratës për fushatën e Tiranës, nga niveli më i lartë e deri tek ai më i ulët.Militantizmi, fanatizmi partiak, servilizmi dhe patronazhimi nuk mund të jenë kurrë baza të shëndetshme për një administratë funksionale në shërbim të shtetit dhe shoqërisë.Ne kërkojmë marrjen e masave urgjente për pezullimin nga detyra dhe madje ndjekjen penale të kujtdo që shkel ligjin ditën për diell.Historia e keqpërdorimit të administratës publike dhe shndërrimin e saj në një formacion partiak duhet të marrë fund! -

“Premtimet e qeverisë shqiptare kanë mbetur në letër”, BIRN: Nxënësit e Kukësit udhëtojnë drejt Prizrenit për arsim…
Mungesa e arsimit profesional cilësor në qarkun e Kukësit po i shtyn nxënësit të udhëtojnë drejt Prizrenit në Kosovë për t’u shkolluar, ndërkohë që premtimet e qeverisë shqiptare kanë mbetur rrugës.
Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina për të mbërritur në shkollën profesionale “11 Marsi” të Prizrenit, rreth 55 kilometra në verilindje.
Katërmbëdhjetëvjeçari nga Hasi është nxënës i vitit të parë dhe studion në degën e Mekanikës. Në mungesë të shkollës profesionale në qarkun e Kukësit, ai dhe katër bashkëmoshatarë të tjerë janë detyruar që të regjistrohen në sistemin arsimor të Kosovës.
“Zgjohem në orën 5:30 të mëngjesit. Deri në Kukës më sjell babi me autoveturë. Në Kukës bashkohem me dy shokë të tjerë, ku na pret një autoveturë dhe së bashku udhëtojmë për në Prizren kundrejt një pagese prej 5 euro(vajtje-ardhje),” thotë Rustemi, ndërsa mban veshur uniformën e shkollës.
Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është shkolla më e madhe profesionale në Kosovë dhe frekuentohet nga 1500 nxënës. Ajo ofron mësim në 18 profile të veçanta të orientuara sipas katër drejtimeve kryesore; automekanikë, elektronikë, ndërtimtari si dhe artet e aplikuara.
Ndryshe nga Prizreni në Kosovë, në qarkun e varfër të Kukësit këtej kufirit shanset për arsim profesional janë të kufizuara. Pavarësisht premtimeve të shumta, aktualisht funksionon vetëm një klasë me rreth 40 nxënës të arsimit profesional pranë gjimnazit “Havzi Nela” në degën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, TIK.
Dy degë të tjera të hapura vite më parë përmes ndihmës së ofruar nga organizata gjermane, GIZ, nuk i rezistuan kohës.
Sipas përfaqësuesve të arsimit në Kukës, shkolla profesionale është disavantazhuar, pasi prindërit zgjedhin përgjithësisht gjimnazin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Një tjetër faktor është paragjykimi për cilësinë e diplomës në tregun e punës.
“Arsyeja e mungesës së arsimit profesional në Kukës është tregu i munguar i punës,” i tha BIRN Ylber Çiku, specialist në Zyrën Arsimore të Kukësit.
Pavarësisht rekordeve të ulëta, qeveria synon përmes Ministrisë së Ekonomisë që ta ringjallë arsimin profesional në Kukës. Megjithatë, një projekt i nisur në dhjetor të vitit të kaluar ka mbetur sërish rrugës.
Projekti parashikon rikonstruktimin e shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” përmes një fondi prej 400 mijë eurosh dhe transforimin e saj në një institucion modern për arsimin profesional me një kapacitet të parashikuar prej 300 nxënësish dhe kursantësh.
Por 10 muaj pas një ceremonie përurimi, punimet për rikonstruksionin e shkollës ende nuk kanë filluar.
E pyetur nga BIRN, kompania “INA” që fitoi tenderin ia faturoi vonesën marrjes së lejes së ndërtimit.
“Arsyeja e mosfillimit të punimeve ka qenë leja e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Tashmë leja është miratuar nga AZHT-ja, ku pritet vetëm zbardhja e lejes që do të ndodhë se shpejti për të bërë të mundur fillimin e punimeve,” i tha BIRN Ferdinand Çaushi, pronar I kompanisë.
“Budallallëk i shekullit”
Nxënësit nga Kukësi dhe Hasi, që studiojnë në Qendrën e Kompetencave 11 Marsi në Prizren. Foto: Bashkim Shala.Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren mirëpret nxënës nga Kukësi dhe Hasi në veri të Shqipërisë, sipas një procesi rekrutimi që udhëhiqet nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
Sipas zv.drejtorit për çështjet arsimore, Dashnor Kamberi, kërkesa është shumë e madhe, pasi diplomat e lëshuara nga Qendra e Kompetencës “11 Marsi” njihen edhe në Europë.
Kamberi theksoi gjithashtu se nxënësit nga Shqipëria po hasin një pengesë të panevojshme për t’u regjistruar në shkollën e tyre profesionale, pasi dy vendet nuk njohin ende dëftesat e njëri-tjetrit.
“Është një “budallallëk i shekullit “që Kosova nuk njeh deftesat e nxënësve nga Shqipëria. E njëjta ndodh edhe për deftesat e nxënesve nga Kosova që kërkojnë të studiojnë në Shqipëri, ku kërkohet nostrifikimi, apo validimi I dëftesave në Ministritë e Arsimit respektive,” tha ai, duke e quajtur procesin e validimit mes dy vendeve një procedurë burokratike të panevojshme.
Ndryshe nga Kukësi, ku nxënësit e arsimit profesional kanë qasje të vështirë në tregun e punës, në Kosovë nxënësit paguhen gjatë ushtrimit të praktikës.
Enver Bytyçi, zv.drejtor për marrëdhëniet me biznesin në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” i tha BIRN se programet mësimore janë përshtatur gjithashtu me ato që ndiqen në shkollat profesionale në Gjermani.
“Profilet si automekanik, hidraulik, elektrik janë me programe si në Gjermani dhe diplomat nga kjo shkollë njihen në Gjermani dhe shtetet tjera perëndimore,” thotë ai.
Këto avantazhe duket se i kanë nxitur nxënësit nga Kukësi që të udhëtojnë drejt Prizrenit për të studiuar.
Albrim Ferati, nxënës i vitit të parë i tha BIRN se pas mbarimit të shkollës synonte që të punonte fillimisht në Prizren dhe më pas do të provonte Zvicrën.
“Pas mbarimit të shkollës nuk do kthehem në Kukës, por do punoj në Prizren pasi ka treg pune për specialist të nxemjes qëndrore dhe më pas do provoj për në Zvicër,” tha ai.
Dy bashkëmoshatarë të tij nga Kukësi synojnë gjithashtu që të emigrojnë pas përfundimit të shkollës profesionale.
Drejtuesit e Qendrës së Kompetencës “11 Marsi” kanë shpërndarë së fundmi formularë për marrje burse edhe për nxënësit nga Shqipëria, pavarësisht se shtetësia përbën pengesë për përfitimin e saj.
“Le t’i plotësojnë formularët se ndoshta autoritetet përgjegjëse do të venë dorën në zemër edhe për nxënësit nga Kukësi,” thotë zv.drejtori Kamberi.
Qasja është e ndryshme nga autoritetet arsimore në Kukës.
Nxënësit nga Kukësi që studiojnë në shkollën profesionale të Prizrenit kërkojnë mbështetje financiare nga autoritetet shqiptare, por kjo konsiderohet prej tyre si e pamundur.
“Bursë u akordohet vetëm nxënësve që studiojnë në shkollat profesionale të Shqipërisë, të cilat kanë kapacitete të lira për nxnës që deshirojnë t’I frekuentojnë,” i tha BIRN Albert Muja, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive në Kukës./BIRN -

Qeveria miraton standarde të reja për specializimet në mjekësinë veterinare
Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin, i cili bën ndryshime dhe shtesa në Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë. Ky vendim fut zyrtarisht Standardet e Cilësisë për Programet e Studimeve të Ciklit të Tretë “Specializime Afatgjata” në fushën e Mjekësisë Veterinare.
Vendimi, i cili hyri në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, synon të harmonizojë cilësinë e formimit të specialistëve veterinerë me nevojat aktuale të tregut të punës dhe me standardet evropiane.
Përveç shtimit të standardeve për Mjekësinë Veterinare, vendimi përfshin edhe dy ndryshime të rëndësishme gjenerale. Fjalët “personel efektiv” në të gjitha shtojcat zëvendësohen me “personel akademik me kohë të plotë”, si dhe ndryshohet titulli i shtojcës për të përfshirë shprehimisht “Specializime afatgjata” në fushën e mjekësisë dhe shtohet zyrtarisht shtojca për Mjekësinë Veterinare.
Pikat kryesore të standardeve për mjekësinë veterinare
Standardet e reja përcaktojnë kërkesa rigoroze për institucionet e arsimit të lartë (IAL) që ofrojnë këto programe:
Kohëzgjatja dhe kreditet
Programet duhet të zgjasin jo më pak se 2 vjet akademikë dhe studenti duhet të grumbullojë jo më pak se 120 ECTS.
Pjesa praktike
Programi duhet të përfshijë të paktën 80% aktivitete praktike dhe profesionalizuese, dhe vetëm 20% studime të organizuara teorike.
Personeli akademik
Udhëheqësi i specializantit duhet të jetë personel akademik me kohë të plotë (Profesor, Profesor i Asociuar ose Doktor) me të paktën 10 vjet përvojë profesionale dhe mund të ndjekë maksimumi 3 specializantë.
Pranimi
Kandidatët duhet të kenë përfunduar programin e integruar të ciklit të dytë (Master i Shkencave, 300 ECTS), të kenë kaluar provimin e shtetit dhe i nënshtrohen një konkursi pranimi (ku testimi përbën deri në 70% të pikëve totale).
Sigurimi i cilësisë
IAL-të duhet të përdorin sisteme elektronike antiplagjiaturë, ku niveli i ngjashmërisë së punimit të diplomës nuk duhet të kalojë 30%.
Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave ngarkon Ministrinë e Arsimit, Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij kuadri të përditësuar. -

Zhupa: Skandal në Universitetin e Elbasanit, studentë fiktivë për të mbajtur programet hapur
Këto ditë në media qarkullojnë intervista të grave në moshë që shprehen se janë studente në Universitetin e Elbasanit por nuk dinë as pse, as ku, edhe as si.
Deputetja Ina Zhupa mendon se “ jemi para një skandali në Universitetin e Elbasanit. Duket si një skemë me studentë fiktivë që janë regjistruar për të mbajtur programet studimore të hapura dhe për të siguruar orë pune për pedagogët”
E gjitha kjo sipas Zhupës pavarësisht nëse janë fiktive apo reale, janë një simptomë e degradimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Dhe është një përpjekje e dështuar për të mbuluar plagën e madhe të shpopullimit dhe braktisjes së arsimit nga të rinjtë.
Ina Zhupa kërkon transparencë dhe bën thirrje për shkundje të sistemit arsimor ku paratë publike të investohen për rininë dhe cilësinë e arsimit, jo për mbajtjen artificiale në këmbë të institucioneve.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Në hijen e një skandali në Universitetin e Elbasanit! Rregjistrime fiktive për të mbajtur degët hapur.
Nga raportimet mediatike, disa nga të regjistruarit si “studentë të vitit të parë” janë gra në moshë 53 vjeç e lart, të cilat nuk dinin as emrin e degës ku “studionin” dhe nuk kishin asnjë ide pse ishin regjistruar. Mungesa e artikulimit dhe informacionit me ngjan qartësisht se kemi të bëjmë me një abuzim sistemik dhe jo një rastësi.
Në gjykimin tim ka vend për të investiguar nëse jemi para një skandali në Universitetin e Elbasanit. Duket si një skemë me studentë fiktivë që janë regjistruar për të mbajtur programet studimore të hapura dhe për të siguruar orë pune për pedagogët.
E gjitha kjo, pavarësisht nëse janë fiktive apo reale, janë një simptomë e degradimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Dhe është një përpjekje e dështuar për të mbuluar plagën e madhe të shpopullimit dhe braktisjes së arsimit nga të rinjtë.
Nuk ka më studentë të vërtetë, sepse nuk ka më besim te sistemi. Sepse nuk ka politika reale që e mbajnë rininë këtu.
Kërkoj transparencë të plotë mbi këto raste, që nga dokumentacioni, aplikimi, rregjistrimi dhe pjesmarrja në procesin mësimor. A janë studente reale?!
Duhet një shkundje e sistemit arsimor dhe reforma të thella, ku paratë publike të investohen për rininë dhe cilësinë e arsimit, jo për mbajtjen artificiale në këmbë të institucioneve. -

PD: Arsimi i lartë në kolaps – Universitetet shqiptare po boshatisen, qeveria po e shkatërron në heshtje
Në nisje të vitit të ri akademik, drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka akuzuar qeverinë se po çon arsimin e lartë drejt rrënimit. Në një deklaratë nga selia blu, Sula tha se “universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë”, duke theksuar se “nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet dhe pedagogët nënshtrohen.
Sipas saj, auditorët bosh dhe rënia me 45% e numrit të studentëve brenda një dekade janë dëshmi e një krize të thellë në arsimin universitar. “Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë,” u shpreh Sula, duke fajësuar qeverinë për mungesë standardesh dhe për përdorimin e arsimit për interesa politike.
Drejtuesja e PD-së në fushën e arsimit denoncoi gjithashtu mbylljen e qindra programeve studimore, mes tyre edhe të mësuesisë, duke paralajmëruar pasoja serioze për sistemin parauniversitar. “Rilindja po lë shkollat pa mësues dhe brezat pa edukim të qëndrueshëm,” tha ajo.
Deklarata e plotë e Sulës:
Çelja e vitit të ri akademik, përveçse sjell urime për studentët që për herë të parë ulen në auditorët universitarë, për ata që vijojnë rrugëtimin e tyre akademik, si dhe për pedagogët dhe stafet që kontribuojnë në sistemin e arsimit të lartë, na rikthen në mënyrë të pashmangshme përballë një realitet të hidhur: kriza e thellë dhe e gjithanshme në të cilën ndodhet prej vitesh bota universitare shqiptare.
Zbrazja e universiteteve: Shkatërrimi i heshtur i arsimit të lartë
Auditorët bosh janë pasqyra më e qartë e kësaj krize. Në më pak se një dekadë, numri i studentëve është ulur me 45%. Kjo nuk është vetëm pasojë e rënies demografike, por një shpërbërje e vetë sistemit arsimor.
Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë. Ata largohen, sepse e ardhmja nuk ndërtohet mbi premtime boshe, me diploma që nuk vlejnë, apo mbi institucione të kapura nga interesat politike.
Mësuesia në kolaps, teknologjia si pretekst për mbyllje degësh
Zhvillimi i vrullshëm teknologjik na orienton drejt degëve të informatikës, por kjo nuk përligj mbylljen e rreth 100 programeve studimore mes të cilave janë dhe ato të mësuesisë. Rilindja nuk ka dëshirë ta shohë këtë realitet që po jep pasoja në sistemin parauniversitar, duke lënë shkollat pa mësues dhe brezat pa edukim të qëndrueshëm., ndërsa pa siguruar standarde të universiteteve për studentët shqiptarë propagandon ardhjen e studentëve të huaj.
Mjekësia: peng i barrierave të qeverisë
Vetëm këtë vit, numri i maturantëve që konkurruan për Mjekësi të Përgjithshme ra me 40%, për shkak të barrierave të vendosura nga vetë qeveria. Në vend që të nxisë dhe motivojë të rinjtë të zgjedhin degët jetike për shoqërinë, shteti ngriti barriera ligjore që dekurajojnë dhe penalizojnë studentët të largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit ose në arsimin jopublik
Reforma pa transparencë, akreditim fasadë
Gremisjen e arsimit të lartë ia bëri të qartë edhe Bordi i Akreditimit kryeministrit : Ligji 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është kthyer në një dështim të heshtur. Janë bërë 10 vite nga miratimi i tij dhe ende një pjesë e madhe e akteve nënligjore janë të pazbatueshme.
Më pak se 40% e programeve universitare janë akredituar, ndërsa mbi 40% e pedagogëve nuk kanë gradën shkencore “Doktor” ; 46% e pedagogëve punojnë me kohë të pjesshme. Në këtë realitet, qeveria flet për një fasadë të re ligjore, por pa bërë asnjë analizë serioze për dështimet e dekadës së fundit.
Ndërkombëtarizimi i rremë dhe financimi më i ulët në Europë
Ndërsa propagandohet ndërkombëtarizimi, financimi për kërkimin shkencor në Shqipëri listohet në fund të Europës, sipas të dhënave të EUROSTAT-it që siç shprehen ekspertët e huaj përbën thirrje për ndryshimin e drejtimit strategjik të vendit. Universitetet nuk mund të bëhen qendra ekselence me propagandë, por me investim të qëndrueshëm dhe vizion afatgjatë.
Humbja e autonomisë institucionale dhe e lirive akademike
Autonomia universitare është në rënie të lirë. Universitetet po shndërrohen në zgjatime të rilindjes.
Në Gjirokastër, administratori i universitetit ishte njëherazi koordinator elektoral i Partisë Socialiste, i cili kërkonte foto të votës si “provë besnikërie”.
Në universitetin e Sporteve në mënyrë antiligjore përjashtohen studentët nga e drejta e tyre themelore e sanksionuar ne ligjin e arsimit të lartë për të zgjedhur drejtuesin e fakultetit, duke i zhvilluar zgjedhjet më date 1 tetor, pa filluar ende viti akademik– pasi rektori është i preferuari i partisë në pushtet dhe, edhe pse u publikuan një sërë shkeljesh prej tij, nuk është marrë asnjë masë.
Në Qytetin Studenti, studentët përzihen me forcë nga godinat, ndërkohë që dhomat shpërndahen me akte korruptive.
Sot, pedagogët po perballen me shantazhe dhe presione, duke i përdorur edhe studentët në mënyrë antiligjore, ndërkohë që kanë përballë edhe trysninë nga drejtuesit e institucionit, të cilët të lidhur me pushtetin kanë bërë shndërrimin e tempujve të e dijeve në vatra patronazhimi.
Universitetet nuk kanë nevojë për dekor, por për dinjitet. Universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë. Nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet, kur pedagogët nënshtrohen.
Arsimi i lartë ka nevojë për mbështetje reale e cila nuk është realizuar në asnjë prej treguesve nga kjo qeveri ndaj sot gjendemi në këtë rrënim, prej nga ku nuk është e largët dita që universitetet shqiptare të mbeten vetëm ndërtesa bosh – pa dije, pa të rinj, pa të ardhme.
-

“Universitetet peng të qeverisë”/ Viti i ri akademik, reagon ashpër PD: Auditorët bosh janë pasqyrë e qartë e kësaj…
Me nisjen e vitit të ri akademik, PD në një deklaratë për mediat, sjell situatën aktuale të Universiteteve, që sipas saj janë në një krizë totale.
Deklarata e plotë:
Çelja e vitit të ri akademik, përveçse sjell urime për studentët që për herë të parë ulen në auditorët universitarë, për ata që vijojnë rrugëtimin e tyre akademik, si dhe për pedagogët dhe stafet që kontribuojnë në sistemin e arsimit të lartë, na rikthen në mënyrë të pashmangshme përballë një realitet të hidhur: kriza e thellë dhe e gjithanshme në të cilën ndodhet prej vitesh bota universitare shqiptare.
Zbrazja e universiteteve: Shkatërrimi i heshtur i arsimit të lartë
Auditorët bosh janë pasqyra më e qartë e kësaj krize. Në më pak se një dekadë, numri i studentëve është ulur me 45%. Kjo nuk është vetëm pasojë e rënies demografike, por një shpërbërje e vetë sistemit arsimor.
Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë. Ata largohen, sepse e ardhmja nuk ndërtohet mbi premtime boshe, me diploma që nuk vlejnë, apo mbi institucione të kapura nga interesat politike.
Mësuesia në kolaps, teknologjia si pretekst për mbyllje degësh
Zhvillimi i vrullshëm teknologjik na orienton drejt degëve të informatikës, por kjo nuk përligj mbylljen e rreth 100 programeve studimore mes të cilave janë dhe ato të mësuesisë. Rilindja nuk ka dëshirë ta shohë këtë realitet që po jep pasoja në sistemin parauniversitar, duke lënë shkollat pa mësues dhe brezat pa edukim të qëndrueshëm., ndërsa pa siguruar standarde të universiteteve për studentët shqiptarë propagandon ardhjen e studentëve të huaj.
Mjekësia: peng i barrierave të qeverisë
Vetëm këtë vit, numri i maturantëve që konkurruan për Mjekësi të Përgjithshme ra me 40%, për shkak të barrierave të vendosura nga vetë qeveria. Në vend që të nxisë dhe motivojë të rinjtë të zgjedhin degët jetike për shoqërinë, shteti ngriti barriera ligjore që dekurajojnë dhe penalizojnë studentët të largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit ose në arsimin jopublik
Reforma pa transparencë, akreditim fasadë
Gremisjen e arsimit të lartë ia bëri të qartë edhe Bordi i Akreditimit kryeministrit : Ligji 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është kthyer në një dështim të heshtur. Janë bërë 10 vite nga miratimi i tij dhe ende një pjesë e madhe e akteve nënligjore janë të pazbatueshme.
Më pak se 40% e programeve universitare janë akredituar,
ndërsa mbi 40% e pedagogëve nuk kanë gradën shkencore “Doktor” ; 46% e pedagogëve punojnë me kohë të pjesshme. Në këtë realitet, qeveria flet për një fasadë të re ligjore, por pa bërë asnjë analizë serioze për dështimet e dekadës së fundit.
Ndërkombëtarizimi i rremë dhe financimi më i ulët në Europë
Ndërsa propagandohet ndërkombëtarizimi, financimi për kërkimin shkencor në Shqipëri listohet në fund të Europës, sipas të dhënave të EUROSTAT-it që siç shprehen ekspertët e huaj përbën thirrje për ndryshimin e drejtimit strategjik të vendit. Universitetet nuk mund të bëhen qendra ekselence me propagandë, por me investim të qëndrueshëm dhe vizion afatgjatë.
Humbja e autonomisë institucionale dhe e lirive akademike
Autonomia universitare është në rënie të lirë. Universitetet po shndërrohen në zgjatime të rilindjes.
Në Gjirokastër, administratori i universitetit ishte njëherazi koordinator elektoral i Partisë Socialiste, i cili kërkonte foto të votës si “provë besnikërie”.
Në universitetin e Sporteve në mënyrë antiligjore përjashtohen studentët nga e drejta e tyre themelore e sanksionuar ne ligjin e arsimit të lartë për të zgjedhur drejtuesin e fakultetit, duke i zhvilluar zgjedhjet më date 1 tetor, pa filluar ende viti akademik– pasi rektori është i preferuari i partisë në pushtet dhe, edhe pse u publikuan një sërë shkeljesh prej tij, nuk është marrë asnjë masë.
Në Qytetin Studenti, studentët përzihen me forcë nga godinat, ndërkohë që dhomat shpërndahen me akte korruptive.
Sot, pedagogët po perballen me shantazhe dhe presione, duke i përdorur edhe studentët në mënyrë antiligjore, ndërkohë që kanë përballë edhe trysninë nga drejtuesit e institucionit, të cilët të lidhur me pushtetin kanë bërë shndërrimin e tempujve të e dijeve në vatra patronazhimi.
Universitetet nuk kanë nevojë për dekor, por për dinjitet. Universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë. Nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet, kur pedagogët nënshtrohen.
Arsimi i lartë ka nevojë për mbështetje reale e cila nuk është realizuar në asnjë prej treguesve nga kjo qeveri ndaj sot gjendemi në këtë rrënim, prej nga ku nuk është e largët dita që universitetet shqiptare të mbeten vetëm ndërtesa bosh – pa dije, pa të rinj, pa të ardhme.

