Tag: arsimit

  • Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në gjimnazet me më shumë se 900 nxënës

    Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në gjimnazet me më shumë se 900 nxënës

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    I. Në vendimin nr.600, datë 9.10.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
    Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:“1. Miratimin e shërbimit të sigurisë publike në institucionet e arsimit parauniversitar, si më poshtë vijon:
    a) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 (tetëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;
    b) Institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 350 (treqind e pesëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;
    c) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 (nëntëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie;
    ç) Institucionet e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 (shtatëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie.
    Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit.”.
    Në pikën 2, pas fjalëve “… institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, …” shtohen “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, …”.Në fund të pikës 3 shtohen fjalët “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.”.Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:“5. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit, konkurrimit dhe shpallja e rezultateve të konkurrimit përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional.”.
    Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:“7. Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.”.
    II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

    Top Channel

  • Siguria në Shkolla, 1 oficer sigurie për institucionet arsimore deri në 700 nxënës

    Siguria në Shkolla, 1 oficer sigurie për institucionet arsimore deri në 700 nxënës

    Qeveria ”Rama 3” ka marrë sot vendimin me miratimin edhe të VKM-së për ndryshimet në rritjen e sigurisë publike në shkolla dhe kriteret. Në shkollat që kanë kapacitet nga 80 deri në 700 nxënës, do të ketë të paktën 1 oficer policie me shërbim sigurie, kurse në ato me më shumë se 700, do të shërbejnë 2 oficerë sigurie. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave u mor vendimi”, theksohet në këtë VKM.
    Sipas këtij vendimi, institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 nxënës, do të kenë 1 oficer sigurie. Kurse shkollat e arsimit bazë ose të bashkuara, që kanë mbi 350 nxënës, po më 1 oficer sigurie. Shkollat e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 nxënës, do të kenë 2 oficerë sigurie dhe po kështu shkollat e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 nxënës.

    “Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit”, theksohet në VKM.
    Pagesat e oficerëve të sigurisë sipas vendimit, do të mbulohen nga Ministria e Arsimit. “Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional”, thuhet në vendim.
    Për zbatimin e VKM-së ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, teksa hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Ndarja nga jeta e Menduh Dërguti/ Berisha: Nderim për mbështetësin e orëve të para dhe intelektualin e mirënjohur të Shkodrës

    Ndarja nga jeta e Menduh Dërguti/ Berisha: Nderim për mbështetësin e orëve të para dhe intelektualin e mirënjohur të Shkodrës

    Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të arsimit shqiptar dhe ish-deputeti i PD, Menduh Dërguti. Në mesazhin e tij të ngushëllimit Berisha shprehet se, “Prof.Dr Menduh Dërguti autor i dhjetra teksteve dhe artikujve në fushën e arsimit dhe historisë i kushtoi jetën e tij, karrierën 60 vjeçare, arsimit në Shqipëri. Ai dha një kontribut si arsimtar, pedagog, rektor i Universitetit të Shkodrës, por  edhe si Kryetar i Komisionit të Arsimit dhe Shkencës në Kuvendin Popullor.”

    Mesazhi i ngushëllimit:

    Miq, Prof.Dr Menduh Dërguti, një personalitet i shquar i arsimit shqiptar, mbështetës i orëve të para të Partisë Demokratike, përfaqësues i qytetarëve të Shkodrës në dy legjislatura si deputet i Partisë Demokratike, intelektual i mirënjohur i Shkodrës, prind dhe qytetar shembullor, mbylli sytë përgjithmonë. 

    Prof.Dr Menduh Dërguti autor i dhjetra teksteve dhe artikujve në fushën e arsimit dhe historisë i kushtoi jetën e tij, karrierën 60 vjeçare, arsimit në Shqipëri. Ai dha një kontribut si arsimtar, pedagog, rektor i Universitetit të Shkodrës, por  edhe si Kryetar i Komisionit të Arsimit dhe Shkencës në Kuvendin Popullor. 

    Duke shprehur nderimin tim të madh dhe mirënjohjen e thellë për veprën dhe kontributin e çmuar të Prof.Dr Menduh Dergutit, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmëve, miqve e qytetarëve të shkodrës për humbjen e rëndë. I lutem Zotit që shpirti i mirë i Prof.Dr Menduh Dërguti të gjejë paqen e merituar. Amin! #sb

  • 450 shkolla të reja?”/ Dështimi i arsimit dhe gënjeshtrat elektorale të Edi Ramës

    450 shkolla të reja?”/ Dështimi i arsimit dhe gënjeshtrat elektorale të Edi Ramës

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi në nisje të fushatës elektorale se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla.

    “Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës që sot hyjnë dhe dalin në shkolla që nuk kanë asgjë mangut, jo të gjitha shkollave në Bashkimin Europian, por shkollave më të mira në Bashkimin Europian”, deklaroi kryeministri gjatë një prezantimi publik.

    Në vështrim të parë, ky pohim krijon përshtypjen e një transformimi rrënjësor të infrastrukturës arsimore publike. Por siç ndodh shpesh me shifrat, ato kanë nevojë për një themel të fortë. Kur Faktoje kërkoi informacion nga Ministria e Arsimit për të konfirmuar deklaratën e Kryeministrit, tabloja që doli ishte dukshëm më pak “e çimentuar”.

    Çfarë tregojnë të dhënat

    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit në vitin 2013, numri total i institucioneve publike të arsimit parauniversitar ishte 1,741. Në vitin 2023, ky numër kishte rënë në 1,378. Kjo do të thotë një ulje prej 363 shkollash në dhjetë vitet e fundit. Pra, jo një rritje dhe sigurisht jo ndërtim i 450 shkollave të reja.

    Sa i përket universiteteve publike, ato kanë mbetur pikërisht po aq sa më parë: 15. As një më shumë, as një më pak. Arsimi i lartë, duket, nuk ka qenë në axhendën e ndërtimit.

    Është e rëndësishme të shpjegojmë se kur qeveria thotë “shkolla të ndërtuara”, në rastin më të mirë nënkupton shkolla që janë shembur dhe rindërtuar nga e para. Në rastin më të keq flet për suvatime muresh dhe sistemime oborresh apo palestrash.

    Sipas të dhënave të marra nga Ministria e Arsimit dhe të përpunuara nga Faktoje, nga viti 2014 deri në 2024, janë rindërtuar ose zgjeruar 43 shkolla. Rreth 3 në vit, një ritëm që të kujton më shumë riparimet sezonale sesa një revolucion arsimor.

    Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë bërë ndërhyrje të ndryshme në 245 shkolla të tjera, që përfshijnë punime të brendshme, rikonstruksione fasadash, etj. Nga këto, 68 përfshijnë edhe fusha sportive ose palestra. Në 43 shkolla, është ndërhyrë vetëm në fusha sportive.

    Në total, nëse i llogarisim të gjitha ndërhyrjet, qoftë edhe ato që prekin vetëm oborret apo palestrat, shifra shkon në 331. Këtu vlen të theksohet se një pjesë e mirë e ndërhyrjeve janë kryer në të njëjtat shkolla, pra 331 janë ndërhyrjet në shkolla, jo 331 shkolla të ndryshme ku janë kryer punime.

    Në lojë hyn edhe Programi i Rindërtimit, i nisur pas tërmetit të vitit 2019. Në kuadër të tij janë rindërtuar apo rehabilituar 125 shkolla, por 43 prej tyre janë ndërtuar nga BE përmes programit EU4Schools dhe vetëm 82 nga vetë qeveria shqiptare.

    E vetmja mënyrë për të arritur shifrën 450 që dha kryeministi është nëse marrim me bujari maksimale çdo ndërhyrje si dëshmi të “ndërtimit të shkollave”, gjë që zhvesh propagandën elektorale të kryeministrit.

    Po nxënësit?

    Një tjetër fakt që zbulohet nga shifrat e Ministrisë së Arsimit është se numri i nxënësve është në rënie të lirë.

    Në arsimin bazë dhe atë të mesëm të lartë të përgjithshëm, nga 501,693 nxënës në vitin shkollor 2013–2014, në vitin 2022–2023 pati vetëm 267,275 nxënës. Thuajse është përgjysmuar numri i nxënësve në 10 vjet.

    Përfundim

    Çfarë përfaqëson, atëherë, shifra 450? Më shumë një slogan, një numër që tingëllon bukur në podium, por jo një realitet të dokumentuar, as një arritje të mbështetur në fakte.

    Si përfundim, deklarata e Kryeministrit duket se enkas ngatërron mirëmbajtjen me ndërtimin, domosdoshmërinë me iniciativën, shpresën me betonin.

    “Në mandatin e katërt, këtij gjerdani do t’i shtohen edhe 200 shkolla të reja”, premtoi kryeministri Rama në vijim të deklaratës. Kjo mbetet për t’u parë, por nisur nga të dhënat e vetë Ministrisë së Arsimit, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla do ta kategorizojmë si të pavërtetë./ Jona Plumbi / Faktoje.al /

  • Dështimi në arsim/ Gënjeshtrat e trasha të Edi Ramës

    Dështimi në arsim/ Gënjeshtrat e trasha të Edi Ramës

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi në nisje të fushatës elektorale se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla.
    “Ne kemi ndërtuar 450 shkolla, nga të cilat kanë përfituar 200 mijë nxënës që sot hyjnë dhe dalin në shkolla që nuk kanë asgjë mangut, jo të gjitha shkollave në Bashkimin Europian, por shkollave më të mira në Bashkimin Europian”, deklaroi kryeministri gjatë një prezantimi publik.
    Në vështrim të parë, ky pohim krijon përshtypjen e një transformimi rrënjësor të infrastrukturës arsimore publike. Por siç ndodh shpesh me shifrat, ato kanë nevojë për një themel të fortë. Kur Faktoje kërkoi informacion nga Ministria e Arsimit për të konfirmuar deklaratën e Kryeministrit, tabloja që doli ishte dukshëm më pak “e çimentuar”.
    Çfarë tregojnë të dhënat
    Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Arsimit në vitin 2013, numri total i institucioneve publike të arsimit parauniversitar ishte 1,741. Në vitin 2023, ky numër kishte rënë në 1,378. Kjo do të thotë një ulje prej 363 shkollash në dhjetë vitet e fundit. Pra, jo një rritje dhe sigurisht jo ndërtim i 450 shkollave të reja.

    Sa i përket universiteteve publike, ato kanë mbetur pikërisht po aq sa më parë: 15. As një më shumë, as një më pak. Arsimi i lartë, duket, nuk ka qenë në axhendën e ndërtimit.
    Është e rëndësishme të shpjegojmë se kur qeveria thotë “shkolla të ndërtuara”, në rastin më të mirë nënkupton shkolla që janë shembur dhe rindërtuar nga e para. Në rastin më të keq flet për suvatime muresh dhe sistemime oborresh apo palestrash.
    Sipas të dhënave të marra nga Ministria e Arsimit dhe të përpunuara nga Faktoje, nga viti 2014 deri në 2024, janë rindërtuar ose zgjeruar 43 shkolla. Rreth 3 në vit, një ritëm që të kujton më shumë riparimet sezonale sesa një revolucion arsimor.
    Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë bërë ndërhyrje të ndryshme në 245 shkolla të tjera, që përfshijnë punime të brendshme, rikonstruksione fasadash, etj. Nga këto, 68 përfshijnë edhe fusha sportive ose palestra. Në 43 shkolla, është ndërhyrë vetëm në fusha sportive.
    Në total, nëse i llogarisim të gjitha ndërhyrjet, qoftë edhe ato që prekin vetëm oborret apo palestrat, shifra shkon në 331. Këtu vlen të theksohet se një pjesë e mirë e ndërhyrjeve janë kryer në të njëjtat shkolla, pra 331 janë ndërhyrjet në shkolla, jo 331 shkolla të ndryshme ku janë kryer punime.
    Në lojë hyn edhe Programi i Rindërtimit, i nisur pas tërmetit të vitit 2019. Në kuadër të tij janë rindërtuar apo rehabilituar 125 shkolla, por 43 prej tyre janë ndërtuar nga BE përmes programit EU4Schools dhe vetëm 82 nga vetë qeveria shqiptare.

    E vetmja mënyrë për të arritur shifrën 450 që dha kryeministi është nëse marrim me bujari maksimale çdo ndërhyrje si dëshmi të “ndërtimit të shkollave”, gjë që zhvesh propagandën elektorale të kryeministrit.
    Po nxënësit?
    Një tjetër fakt që zbulohet nga shifrat e Ministrisë së Arsimit është se numri i nxënësve është në rënie të lirë.
    Në arsimin bazë dhe atë të mesëm të lartë të përgjithshëm, nga 501,693 nxënës në vitin shkollor 2013–2014, në vitin 2022–2023 pati vetëm 267,275 nxënës. Thuajse është përgjysmuar numri i nxënësve në 10 vjet.

    Përfundim
    Çfarë përfaqëson, atëherë, shifra 450? Më shumë një slogan, një numër që tingëllon bukur në podium, por jo një realitet të dokumentuar, as një arritje të mbështetur në fakte.
    Si përfundim, deklarata e Kryeministrit duket se enkas ngatërron mirëmbajtjen me ndërtimin, domosdoshmërinë me iniciativën, shpresën me betonin.
    “Në mandatin e katërt, këtij gjerdani do t’i shtohen edhe 200 shkolla të reja”, premtoi kryeministri Rama në vijim të deklaratës. Kjo mbetet për t’u parë, por nisur nga të dhënat e vetë Ministrisë së Arsimit, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se qeveria e tij ka ndërtuar 450 shkolla do ta kategorizojmë si të pavërtetë.
    / Faktoje.al /

  • Personalitet i arsimit dhe jetës publike shqiptare, mbahen homazhet për Menduh Dërgutin në Shkodër

    Personalitet i arsimit dhe jetës publike shqiptare, mbahen homazhet për Menduh Dërgutin në Shkodër

    Në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aty ku ai kontribuoi për dekada me radhë, u zhvilluan homazhet në nderim të Prof. Menduh Dërgutit, një prej personaliteteve më të ndritura të arsimit dhe jetës publike shqiptare.

    Politikanë, pedagogë, studentë, intelektualë dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit një njeriu që la gjurmë për Shkodrën dhe Shqipërinë.
    Prof. Dërguti nuk ishte vetëm një udhëheqës akademik. Në një periudhë vendimtare për vendin, siç ishin fillimet e demokracisë, ai shërbeu për dy legjislatura si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Për dy ish-deputetët Romeo Gurakuqi dhe Gezim Luli, ai është një model i rrallë i politikanit, për të cilin Shqipëria ka sot nevojë.
    Në arsim, Prof. Dërguti kontribuoi me përkushtim si studiues, pedagog, autor tekstesh dhe redaktor shkencor, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore.

    Top Channel

  • Tre mandatet e Edi Ramës me premtimet e pambajtura e shkatërrimin e arsimit/ Xhixho: Vota në 11 maj për ringritjen e arsimit, uljen e taksave e rritjen e mirqënies

    Tre mandatet e Edi Ramës me premtimet e pambajtura e shkatërrimin e arsimit/ Xhixho: Vota në 11 maj për ringritjen e arsimit, uljen e taksave e rritjen e mirqënies

    Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Znj. Erisa Xhixho

    Të nderuar qytetarë,Qeveria e Edi Ramës e mbyll mandatin e tretë me shumë premtime të pambajtura dhe një sistem arsimor të rrënuar. Më lejoni të ndalem në disa prej tyre:

    Buxheti – Në vitin 2013, kur mori pushtetin, Edi Rama premtoi buxhetimin e arsimit në masën 5% e PBB. Ky është mashtrimi më i madh që mund t’u bëhej prindërve, mësuesve, pedagogëve dhe të rinjve shqiptarë. Dymbëdhjetë vjet më pas, buxheti është në nivelin 2.4%, më i ulëti në rajon. Renditemi të fundit pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

    Arsimi profesional – Në vitin 2017, qeveria premtoi shkolla profesionale në çdo bashki. Mashtrim! Nga 61 bashki që ka vendi, sot shkolla profesionale kanë vetëm 19 prej tyre.

    Shkolla qendër komunitare – Në vitin 2015, Edi Rama prezantoi projektin “Shkolla qendër komunitare”. Tjetër mashtrim. Nuk ia dolën kurrë të bëjnë të funksionojë trekëndëshin shkollë-familje-komunitet dhe rastet e rënda të ndodhura në shkollat e vendit vitet e fundit e provojnë se ky projekt ka dështuar.

    Kampusi universitar i Tiranës – Në vitin 2019, Edi Rama premtoi përfundimin e kampusit universitar brenda mandatit të dytë të Lalit. Mashtrim tjetër. Vijojmë të jemi i vetmi vend ende pa kampus universitar.

    Mësimi me turne – Prej vitit 2017 është premtuar se do t’i jepet fund mësimit me turne. Mashtrim! Ende sot pas 8 vitesh, shkollat e Tiranës janë të mbingarkuara dhe mësimi zhvillohet me turne.Arsimi është rrënuar sepse qeveria nuk e ka pasur kurrë prioritet. Qindra shkolla të mbyllura e mijëra të rinj që kanë emigruar në kërkim të shpresës janë prova më e qartë e këtij rrënimi.

    Programi ynë për nxitjen e arsimit, i integruar në programin qeverisës të Aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i japë zgjidhje kësaj situate.

    Ne sot jemi një hap përpara. Sepse kemi zgjidhjen, por kemi edhe besimin e shqiptarëve. Ne do ta ringremë arsimin në Shqipëri:

    Duke dyfishuar buxhetin e arsimit në 5%, sa mesatarja europiane, duke dyfishuar pagat e mësuesve, për t’i çuar në 1500 euro.

    Duke financuar inovacionin mbi mesataren e Bashkimit Europian.

    Duke dhënë kuponin 250 euro për çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re. Qytetarët paguajnë taksa dhe shërbimin duhet ta marrin ose të kompensohen në mënyrë që ta përdorin në arsim privat.

    Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.

    Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.

    Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.

    Kurrikulat do t’i nënshtrohen një reformimi të thellë nga ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik, për të formuar të rinj me mendim kritik.

    Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.

    Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave në bizneset start-up.

    Për t’u rikthyer dinjitetin mësuesve dhe për të motivuar të rinjtë të ndjekin degët e mësuesisë, duhet vepruar sot urgjentisht!

    Vota më 11 maj është votë për të ndëshkuar ata që nuk mbajtën premtimet dhe mbështetje për programin tonë për të ringritur arsimin, për të ulur taksat, për të rritur mirëqenien dhe për ta shndërruar Shqipërinë në vend prodhues dhe fuqi eksportuese.

  • Izraeli urdhëron mbylljen e gjashtë shkollave të OKB-së në Jerusalemin Lindor

    Izraeli urdhëron mbylljen e gjashtë shkollave të OKB-së në Jerusalemin Lindor

    Forcat izraelite bastisën gjashtë shkolla të Kombeve të Bashkuara në Jerusalemin Lindor, duke i urdhëruar ato të mbyllen brenda 30 ditëve, sipas UNRWA, agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë dhe Ministrisë izraelite të Arsimit.

    Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, përafërsisht 800 studentë do të ndikohen drejtpërdrejt nga urdhrat e mbylljes dhe mund të mos jenë në gjendje të përfundojnë vitin shkollor. Shkollat ​​e drejtuara nga agjencia u shërbejnë palestinezëve në zonat e pushtuara nga Izraeli, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gazën.

    Ministria e Arsimit e Izraelit tha në një deklaratë se prindërit kërkuan të regjistronin fëmijët e tyre në shkolla të tjera. Stafi profesional në Ministrinë e Arsimit vazhdon të mbështesë kuadrin arsimor për çdo student.

    Në Tetor, parlamenti i Izraelit miratoi një ligj që ndalonte UNRWA-n nga aktiviteti brenda Izraelit dhe revokonte traktatin e vitit 1967 që e lejonte agjencinë të kryente misionin e saj.

  • Vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025/ Ministrja Manastirliu: Angazhimi i madh i nxënësve, do të jetë rezultati i rradhës

    Vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025/ Ministrja Manastirliu: Angazhimi i madh i nxënësve, do të jetë rezultati i rradhës

    Gjatë një takimi me mësuesit në gjimnazin “Sami Frashëri”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u shpreh se janë marrë masat që ky testim të pasqyrojë realisht nivelin e përgjithshëm të arsimit në Shqipëri, punën e të gjithë mësuesve, si dhe arritjet dhe kompetencat e fituara nga nxënësit.Ka nisur sot testimi ndërkombëtar PISA 2025, që do të zhvillohet në 160 shkolla të vendit, ku marrin pjesë 6,330 nxënës 15-vjeçarë, për vlerësimin e njohurive dhe kompetencave të tyre në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë, vlerësim që do të zhvillohet online.
    “Ne kemi punuar gjatë gjithë vitit sepse duam që ky vlerësim dhe testim për ne të jetë një testim realist dhe të tregojë vërtetë ato kontribute dhe vlera të arsimit shqiptar. Është një vlerësim që pasqyron nivelin e arsimit në vend, punën e të gjithë mësuesve dhe arritjet dhe kompetencat e fituara nga nxënësit e moshës 15 vjeçare.”,- tha Manastirliu. Ministrja e Arsimit ka vlerësuar rëndësinë e këtij testimi, teksa tha se përgatitjet për të janë kryer për nxënësit, mësuesit dhe infrastrukturën e duhur.
    “Unë jam e bindur që angazhimi i madh i nxënësve dhe mësuesve do të na bëjë ne te kemi rezultate të mira në rezultatin e radhës, tashmë jemi të përgatitur me mësuesit, me infrastrukturën e duhur sepse testimi është online për të tre degët”, – tha Ministrja Manstirliu.Qëllimi i testit PISA (Programme for International Student Assessment) është të vlerësojë se sa mirë janë të përgatitur nxënësit 15-vjeçarë (zakonisht në klasën e 9-të ose të 10-të) në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë, në kontekstin për të përballuar sfidat reale të jetës. Testimi do të zhvillohet sipas një kalendari në dy javët në vijim në shkollat në të gjithë vendin. Përgatitjet për testimin PISA kanë nisur prej 1 viti, me trajnimin e mësuesve, ku janë trajnuar 1000 mësues si dhe realizimin e testeve prove për nxënësit.
    Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hartuar dhe po zbaton një plan të detajuar për përmirësimin e rezultateve në PISA 2025, i cili përfshin: analiza të thelluara të rezultateve të mëparshme, trajnime periodike për mësuesit në fushat kyçe, si dhe zhvillimin e materialeve mbështetëse për mësimdhënie.

  • Nis vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025, Manastirliu: Plan masash për trajnimin e mësuesve dhe përgatitjen e nxënësve

    Nis vlerësimi ndërkombëtar PISA 2025, Manastirliu: Plan masash për trajnimin e mësuesve dhe përgatitjen e nxënësve

    Ka nisur sot testimi ndërkombëtar PISA 2025, që do të zhvillohet në 160 shkolla të vendit, ku marrin pjesë 6,330 nxënës 15-vjeçarë, për vlerësimin e njohurive dhe kompetencave të tyre në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë, vlerësim që do të zhvillohet online.Gjatë një takimi me mësuesit në gjimnazin “Sami Frashëri”, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, u shpreh se janë marrë masat që ky testim të pasqyrojë realisht nivelin e përgjithshëm të arsimit në Shqipëri, punën e të gjithë mësuesve, si dhe arritjet dhe kompetencat e fituara nga nxënësit.
    “Ne kemi punuar gjatë gjithë vitit sepse duam që ky vlerësim dhe testim për ne të jetë një testim realist dhe të tregojë vërtetë ato kontribute dhe vlera të arsimit shqiptar. Është një vlerësim që pasqyron nivelin e arsimit në vend, punën e të gjithë mësuesve dhe arritjet dhe kompetencat e fituara nga nxënësit e moshës 15 vjeçare.”,- tha Manastirliu.Ministrja e Arsimit ka vlerësuar rëndësinë e këtij testimi, teksa tha se përgatitjet për të janë kryer për nxënësit, mësuesit dhe infrastrukturën e duhur.“Unë jam e bindur që angazhimi i madh i nxënësve dhe mësuesve do të na bëjë ne te kemi rezultate të mira në rezultatin e radhës, tashmë jemi të përgatitur me mësuesit, me infrastrukturën e duhur sepse testimi është online për të tre degët”, tha Ministrja Manstirliu.

    Qëllimi i testit PISA (Programme for International Student Assessment) është të vlerësojë se sa mirë janë të përgatitur nxënësit 15-vjeçarë (zakonisht në klasën e 9-të ose të 10-të) në lexim, lëndët shkencore dhe matematikë, në kontekstin për të përballuar sfidat reale të jetës. Testimi do të zhvillohet sipas një kalendari në dy javët në vijim në shkollat në të gjithë vendin.Përgatitjet për testimin PISA kanë nisur prej 1 viti, me trajnimin e mësuesve, ku janë trajnuar 1000 mësues si dhe realizimin e testeve prove për nxënësit. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka hartuar dhe po zbaton një plan të detajuar për përmirësimin e rezultateve në PISA 2025, i cili përfshin: analiza të thelluara të rezultateve të mëparshme, trajnime periodike për mësuesit në fushat kyçe, si dhe zhvillimin e materialeve mbështetëse për mësimdhënie.