Tag: arsimit

  • Meta bën bilancin e arsimit dhe tregon çfarë ofron PL: Pagat e mësuesve i çojmë në 1500 euro

    Meta bën bilancin e arsimit dhe tregon çfarë ofron PL: Pagat e mësuesve i çojmë në 1500 euro

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta edhe pse në burg, në Facebook-un e tij aktiviteti zgjedhor vijon. Këtë herë është folur për situatën e arsimit në vend dhe se çfarë ofron Partia e Lirisë. ”Pagat e mësuesve do të shkojnë në 1500 euro në krye të mandatit. Pagat për pedagogët do të shkojnë në 2000 euro. Numri i nxënësve në klasa do të reduktohet në 25, nga 40 që është sot në shumë shkolla. Do të dixhitalizohet thellësisht sistemi arsimor”,-janë disa nga pikat që premton PL-ja.
    Postimi i plotë

    Arsimi shqiptar po përjeton ditët më të këqia të tij për shkak të narkoqeverisjes, që ka bërë gjithçka për të shembur themelet e tij dhe për të instaluar padijen dhe injorancën me qëllimin e vetëm të mbajtjes së pushtetit. Analfabetizmi qoftë i plotë, qoftë ai funksinal, pra i mijra të rinjve që marrin dëftesa por që realisht nuk kanë as njohuritë minimale është shtuar në mënyrë kritike.
    Qeveria e Edi Ramës e ka rrënuar arsimin, sepse e ka përbuzur gjatë tre mandateve qeverisëse. Nga premtimi i 2013-s për buxhetimin e arsimit në mesataren e BE-së, sot jemi ende në nivelin 2.4%, më i ulëti në rajon. Jemi të fundit pas Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Mësuesit sot janë të keqpaguar dhe shkolla po braktiset. Mësuesia sot nuk shihet si një profesion që të garanton një jetë dinjitoze. Degët e mësuesisë tkurren me shpejtësi dhe vendi rrezikon të mbetet pa mësues brenda pak vitesh.
    Dhjetra shkolla mbyllen çdo fillim viti shkollor nëpër rrethe, ndërsa në Tiranë mësimi bëhet ende me turne. Nuk mbështetet kërkimi shkencor dhe nuk incentivohen talentet. Arsimi është në gjëndjen më të mjeruar që ka njohur ndonjëherë vendi. Dinjiteti i mësuesit është nëpërkëmbur nga qeveria e Edi Ramës, duke mos u vlerësuar për kontributin e jashtëzakonshëm në edukimin e brezit të ri e duke u kthyer në një ushtar që shpërndan postimet e Kryeministrit. Një situatë e tillë dramatike mund ta ndryshojë vetëm opozita shqiptare dhe me “PD-ASHM”:
    -Buxheti i arsimit do të dyfishohet për të shkuar në 5% të PBB.
    ● Pagat e mësuesve do të shkojnë në 1500 euro në krye të mandatit.● Pagat për pedagogët do të shkojnë në 2000 euro● Numri i nxënësve në klasa do të reduktohet në 25, nga 40 që është sot në shumë shkolla● Do të dixhitalizohet thellësisht sistemi arsimor● Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.● Do të shpërndahen kupona 250 euro për çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re.● Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.● Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.● Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.● Kurrikulat do t’i nënshtrohen një reformimi të thellë nga ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik, për të formuar të rinj me mendim kritik.● Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.● Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave në bizneset start-upVOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

  • Fondacioni Europian i Trajnimeve: Të rinjtë shqiptarë, të sabotuar nga sistemi arsimor dhe tregu i lirë!

    Fondacioni Europian i Trajnimeve: Të rinjtë shqiptarë, të sabotuar nga sistemi arsimor dhe tregu i lirë!

    Teksa Shqipëria ka mjaftueshëm institucione të arsimit të lartë, si në sektorin publik dhe atë privat, ka ende një mospërputhje të konsiderueshme midis nevojave të arsimit dhe sektorit të biznesit, referon Fondacioni Europian i Trajnimeve (ETF) i cili vuri theksin se disa sektorë kanë shumë nevoja të mëdha të paplotësuara me kualifikime specifike.
    ETF, një ent që operon nën ombrellën e Komisionit Europian, vlerësoi së fundmi se institucionet arsimore në Shqipëri, jo vetëm nuk arrijnë t’i pajisin të rinjtë me aftësi praktike dhe specifike për tregun aktual të punës, por nuk arrijnë të ushqejnë as interesat e studentëve.
    Më tej, ETF referon se sistemi arsimor shqiptar nuk ofron edukim adekuat për sipërmarrjen, por për më tepër nuk përfshin as sipërmarrësit për të zbatuar kurrikulat në aftësi dhe kompetenca për shkak të një qasjeje të vjetruar pedagogjike në arsimin e lartë.
    Për më tepër Shqipëria ka mundësi të kufizuara për mësime praktike dhe mungesë kapacitetesh për zhvillimin e arsimit profesional përmes ofrimit të praktikave. Për shkak të këtyre mangësive, Shqipëria përballet aktualisht me mungesë të zhvillimit profesional në të gjitha nivelet dhe me pjesëmarrje të ulet te të rinjve në biznes.
    ETF vë në dukje një qëndrim negativ kulturor ndaj dështimit që pengon zhvillimin e sipërmarrjes tek të rinjtë. Shumë sipërmarrës të rinj në Shqipëri përfundojnë duke emigruar në Perëndim Europë ose SHBA, duke dëmtuar kështu zhvillimin e ekosistemit të sipërmarrjes në grup-moshat e reja.
    Barrierat institucionale dhe korrupsioni kanë krijuar një mjedis rregullator të paparashikueshëm për të rinjtë sipërmarrës. Të rinjtë shqiptarë gjithashtu nuk kanë akses në financim dhe investime. Sektori privat luan një rol të kufizuar me korporata të mëdha që nuk investojnë në mënyrë adekuate, bashkëpunojnë ose mbështesin te rinjtë.
    Nuk ka programe publike të dedikuara për të rinjtë dhe produktet financiare janë të kushtueshme për grup-moshën. Ka disa programe nga Organizata Jo Qeveritare, por janë të pamjaftueshme dhe shpesh me destinacion që nuk nxisin sipërmarrjen tek të rinjtë./ Monitor

  • Rinia shqiptare e sabotuar nga sistemi arsimor dhe tregu i lirë

    Rinia shqiptare e sabotuar nga sistemi arsimor dhe tregu i lirë

    Teksa Shqipëria ka një bollëk institucionesh të arsimit të lartë, si në sektorin publik dhe atë privat, ka ende një mospërputhje të konsiderueshme midis nevojave të arsimit dhe sektorit të biznesit, referon Fondacioni Europian i Trajnimeve (ETF) i cili vuri theksin se disa sektorë kanë shumë nevoja të mëdha të paplotësuara me kualifikime specifike.
    ETF një ent që operon nën ombrellën e Komisionit Europian vlerësoi së fundmi se institucionet arsimore në Shqipëri, jo vetëm nuk arrijnë t’i pajisin të rinjtë me aftësi praktike dhe specifike për tregun aktual të punës, por nuk arrijnë të ushqejnë as interesat e studentëve.
    Më tej ETF referon se sistemi arsimor shqiptar nuk ofron edukim adekuat për sipërmarrjen, por për më tepër nuk përfshin as sipërmarrësit për të zbatuar kurrikulat në aftësi dhe kompetenca për shkak të një qasjeje të vjetruar pedagogjike në arsimin e lartë.
    Për më tepër Shqipëria ka mundësi të kufizuara për mësime praktike dhe mungesë kapacitetesh për zhvillimin e arsimit profesional përmes ofrimit të praktikave.
    Për shkak të këtyre mangësive Shqipëria përballet aktualisht me mungesë të zhvillimit profesional në të gjitha nivelet dhe me pjesëmarrje të ulet te të rinjve në biznes.
    ETF vë në dukje një qëndrim negativ kulturor ndaj dështimit që pengon zhvillimin e sipërmarrjes tek të rinjtë. Shumë sipërmarrës të rinj në Shqipëri përfundojnë duke emigruar në Perëndim Europë ose SHBA, duke dëmtuar kështu zhvillimin e ekosistemit të sipërmarrjes në grup-moshat e reja.
    Barrierat institucionale dhe korrupsioni kanë krijuar një mjedis rregullator të paparashikueshëm për të rinjtë sipërmarrës.
    Të rinjtë shqiptarë gjithashtu nuk kanë akses në financim dhe investime. Sektori privat luan një rol të kufizuar me korporata të mëdha që nuk investojnë në mënyrë adekuate, bashkëpunojnë ose mbështesin te rinjtë.
    Nuk ka programe publike të dedikuara për të rinjtë dhe produktet financiare janë të kushtueshme për grup-moshën. Ka disa programe nga Organizata Jo Qeveritare, por janë të pamjaftueshme dhe shpesh me destinacion që nuk nxisin sipërmarrjen tek të rinjtë.
    /Monitor.al/

  • Dita botërore e Tokës, Manastirliu: Zgjerojmë programin “Toka në shkolla”

    Dita botërore e Tokës, Manastirliu: Zgjerojmë programin “Toka në shkolla”

    Në kuadër të Ditës Botërore të Tokës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte në gjimnazin “Luan Hajdaraga” në Tiranë, ku është shtrirë programi edukativ “Toka në shkolla”.
    Ky program synon të afrojë të rinjtë me natyrën, duke promovuar vlerat e një jete të shëndetshme dhe respektin ndaj mjedisit.

    Në këtë ditë të rëndësishme ndërgjegjësimi për mbrojtjen e planetit tonë, Ministrja Manastirliu theksoi se është e rëndësishme edukimi i nxënësve që në shkollë për rëndësinë e ruajtjes së tokës si shtëpia jonë e përbashkët.
    “Shkolla juaj dhe të gjitha shkollat në vend janë të dedikuara për të shfrytëzuar në mënyrë sa më efektive ambientet e jashtme, duke krijuar mundësinë e laboratorëve të pemtarisë brenda shkollës. Kjo është një mundësi për nxënësit që, përmes territorit të shkollës, të njihen më mirë me natyrën, me mjedisin, me mbjelljen e bimëve, me mënyrën se si kujdesesh për bimët dhe të kuptojnë të gjithë ciklin nga toka deri në tryezë.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
    Gjimnazi “Luan Hajdaraga”, një ndër shkollat më të reja të ndërtuara në kryeqytet, përfaqëson një model të arsimit bashkëkohor. I pajisur me një kopësht të madh, shkolla ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e praktikave të mësimit në natyrë. Kopshtet e shkollës përdoren tashmë si laboratorë natyrorë për biologjinë, shkencat, matematikën dhe edukimin mjedisor, duke e pasuruar ndjeshëm përvojën e nxënësve.
    Ministrja Manastirliu u ndal edhe te vlera e mësimit praktik në natyrë:
    “Për të ruajtur mjedisin, për t’u kujdesur për mjedisin dhe gjithashtu edhe për t’ju dhënë vlera pikërisht atyre pasurive tona sikurse është toka, mjedisi, natyra, por nga ana tjetër edhe për të mësuar më shumë sepse ku ka më mirë sesa ato që i mësoni në libra të mundeni që t’i zhvilloni edhe në praktikë. Dhe kjo është vlera e vërtetë e këtyre projekteve.”
    Përveç anës edukative, “Toka në shkolla” ka një ndikim praktik dhe social, duke i mësuar të rinjtë të kultivojnë tokën dhe të kuptojnë ciklet e jetës në natyrë.
    Nëpërmjet këtyre programeve, Ministria synon të rikthejë vëmendjen e të rinjve tek vlerat e qëndrueshme dhe të krijojë një lidhje të qëndrueshme mes tyre dhe natyrës.

  • Nju Jorku zgjedh ideologjinë majtiste para nxënësve

    Nju Jorku zgjedh ideologjinë majtiste para nxënësve

    Kritikët thonë se zyrtarët e shkollave publike të Nju Jorkut vënë në plan të parë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen (DEI), duke i vendosur madje edhe përpara arsimit akademik të mirëfilltë. Duke sfiduar urdhrin e administratës Trump për të ndalur DEI-n ose për të humbur 2 miliardë dollarë nga fondet federale, ata duken sikur duan të vërtetojnë pikërisht akuzat e kritikëve.

    Në një deklaratë javën e kaluar, zyrtarët e shkollave publike në Nju Jork refuzuan të përmbushnin kërkesën dhe të konfirmonin se DEI është mbyllur. Daniel Morton-Bentley, këshilltar dhe zëvendës komisioner në Departamentin e Arsimit të shtetit, argumentoi se administrata Trump nuk ka bazë ligjore për të ndërprerë financimin federal pa një proces administrativ.

    “E kuptojmë që administrata aktuale kërkon të censurojë gjithçka që ajo e konsideron si ‘diversitet, barazi dhe përfshirje’,” tha Morton-Bentley në një letër drejtuar Departamentit të Arsimit. “Por nuk ka ligje federale apo shtetërore që ndalojnë parimet e DEI-t.”

    Deklarata ishte një përgjigje ndaj një urdhri të datës 14 shkurt nga Departamenti i Arsimit, që u kërkonte shkollave K-12 në të gjithë vendin të konfirmonin përputhshmërinë me Titullin VI të Aktit për të Drejtat Civile, i cili ndalon diskriminimin bazuar në racë, ngjyrë ose origjinë kombëtare. Sfida e Nju Jorkut e vë sistemin shkollor të qytetit në rrezik të humbjes së fondeve federale, që përbëjnë afërsisht 5% të buxhetit të arsimit.

    Pretendimi i shtetit se parimet e DEI-t janë në përputhje me Aktin për të Drejtat Civile është i dyshimtë.

    Programi pilot “Diversitet në pranime” i qytetit të Nju Jorkut është një shembull klasik i shkeljes së Titullit VI, pasi përqendrimi në rritjen e regjistrimit të nxënësve afro-amerikanë dhe latinë shkon në dëm të grupeve të tjera racore. Vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2023 për çështjen “Nxënësit për pranime të drejta kundër Harvardit” vendosi se përdorimi i racës në pranime shkelte klauzolën e mbrojtjes së barabartë të Amendamentit të 14-të dhe, për rrjedhojë, edhe Titullin VI. Kjo krijoi një precedent që pranimi bazuar në racë është diskriminues. Programi DIA dhe përpjekje të ngjashme të zakonshme në nismat DEI duhet të ndalen në mënyrë që Nju Jorku të jetë në përputhje me ligjin.

    Programet DEI, siç mund të vërtetojë shumica, pesë vjet pas “ndërgjegjësimit racor” të vitit 2020, shkelin detyrimin e Titullit VI për mosdiskriminim në mënyra të ndryshme dhe minojnë parimet thelbësore të Aktit për të Drejtat Civile. Materiali promovon stereotipizimin, dhe kërkimet sugjerojnë se ai përkeqëson tensionet racore. Njerëzit të paraprogramuar me narrativat DEI, veçanërisht ato që lidhen me “shtypjen sistemike”, janë më të prirur të bëjnë akuza të pabaza për diskriminim. Në vend që të promovojnë pajtim dhe harmoni racore, iniciativat DEI gjenerojnë dhe amplifikojnë përçarje, pa të cilat industria e DEI-t nuk do të ekzistonte. Praktikuesit e DEI-t janë bërë të korruptuar, me interesa të lidhura që veprojnë kundër vendit dhe fëmijëve të tyre.

    Të mësosh mendjet e reja të shohin çdo situatë përmes një lente racore, dhe më keq akoma, të kategorizojnë njerëzit si “shtypës” apo “të shtypur”, mbjell pakënaqësi dhe paranojë. Kjo me shumë gjasë shkel Titullin VI duke krijuar atmosfera të ngarkuara me tension racor që dëmtojnë nxënësit. Pesë vjet ishin kohë e mjaftueshme për të parë nëse programe të tilla mund të rishpiknin dhe përmirësonin marrëdhëniet shoqërore në frymën e Aktit për të Drejtat Civile. Tani mund të thuhet me siguri se ato bëjnë të kundërtën.

    Nëse sistemi shkollor i Nju Jorkut vazhdon të kundërshtojë urdhrin ligjor të administratës Trump, do të ndëshkojë nxënësit për të cilët pretendon se kujdeset më shumë. 5% e buxhetit të arsimit në qytetin e Nju Jorkut që mund të humbet, mbështet nxënësit më të brishtë, veçanërisht përmes fondeve të Titullit I që ndihmojnë shkollat me përqindjen më të lartë të nxënësve me të ardhura të ulëta. Këto fonde paguajnë për ndihmës arsimtarë, shërbime për shëndetin mendor, përmirësime teknologjike, programe pas shkollës dhe aktivitete zbavitëse si vallëzim, art dhe muzikë. E gjithë kjo rrezikon të flijohet në altarin e aktivizmit ideologjik.

    Ulja e financimeve ka gjasa të bëjë që më shumë familje të braktisin shkollat publike, veçanërisht në qytetin e Nju Jorkut, që ka parë një rënie prej 11% të regjistrimeve krahasuar me periudhën para COVID-19. Ky është lajm i keq për nxënësit që mbeten në shkolla të dështuara, pasi buxhetet e shkollave bazohen në financimin për çdo nxënës. Kjo do të thotë më pak mësues të rinj, klasa më të mëdha dhe shërbime të reduktuara që normalisht mbulohen nga fondet federale.

    Asnjëra prej këtyre nuk ka rëndësi për aktivistët radikalë që janë në krye të shkollave në Nju Jork. Për ta, ideologjia është më e rëndësishme se arsimi. / Washington Examiner – Syri.net

  • “Mirëqënia dhe siguria e fëmijëve tanë”/ Ministrja e Arsimit Manastirliu njofton rritjen e sigurisë në shkolla

    “Mirëqënia dhe siguria e fëmijëve tanë”/ Ministrja e Arsimit Manastirliu njofton rritjen e sigurisë në shkolla

    Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka bërë një njoftim në rrjetin social, facebook për garancinë dhe sigurinë e fëmijëve në shkolla.
    “Shkollat e arsimit bazë dhe shkollat e bashkuara me 350 nxënës do të kenë 1 oficerë sigurie, nga 600 nxënës që ishte në parë. Shkollat e arsimit të mesëm të lartë me mbi 80 nxënës do të kenë 1 oficer sigurie. Të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme me më shumë se 900 nxënës, do të kenë 2 oficerë sigurie. Shkollat e Arsimit Profesional do të kenë 1 oficer sigurie kur kanë mbi 80 nxënës dhe 2 oficerë sigurie kur kanë mbi 700 nxënës”, tha Ministrja Manastirliu.
    Qeveria ka marrë vendimin e ri për forcimin e sigurisë në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Oficerët e sigurisë do të jenë të pranishëm në më shumë shkolla, duke përfshirë edhe ato profesionale. Për herë të parë shkollat 9-vjeçare me 350 nxënës do të kenë oficerë sigurie, ndërsa shkollat me 900 nxënës do të kenë dy oficerë sigure. Për herë të parë është edhe përfshirja e oficerëve në shkollat e arsimit profesional. Këto masa janë pjesë e Planit të Veprimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për rritjen e sigurisë në shkolla, plan, i cili nisi zbatimin pas konsultimit të gjerë me komunitetin e prindërve në të gjitha shkollat”, përfundon postimi i Ministres.

  • Vendimi i ri i qeverisë, Manastirliu: Rritet numri i oficerëve të sigurisë në shkolla

    Vendimi i ri i qeverisë, Manastirliu: Rritet numri i oficerëve të sigurisë në shkolla

    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe përfshirjen oficerëve të sigurisë edhe në shkollat e arsimit profesional.
    “Shkollat e arsimit bazë dhe shkollat e bashkuara me 350 nxënës do të kenë 1 oficerë sigurie, nga 600 nxënës që ishte në parë.Shkollat e arsimit të mesëm të lartë me mbi 80 nxënës do të kenë 1 oficer sigurie. Të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme me më shumë se 900 nxënës, do të kenë 2 oficerë sigurie. Shkollat e Arsimit Profesional do të kenë 1 oficer sigurie kur kanë mbi 80 nxënës dhe 2 oficerë sigurie kur kanë mbi 700 nxënës”, thotë Ministrja Manastirliu.

    Qeveria ka marrë vendimin e ri për forcimin e sigurisë në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare. Oficerët e sigurisë do të jenë të pranishëm në më shumë shkolla, duke përfshirë edhe ato profesionale. Për herë të parë shkollat 9-vjeçare me 350 nxënës do të kenë oficerë sigurie, ndërsa shkollat me 900 nxënës do të kenë dy oficerë sigure. Për herë të parë është edhe përfshirja e oficerëve në shkollat e arsimit profesional. Këto masa janë pjesë e Planit të Veprimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për rritjen e sigurisë në shkolla, plan, i cili nisi zbatimin pas konsultimit të gjerë me komunitetin e prindërve në të gjitha shkollat.

  • VKM për sigurinë në shkolla: Gjimnazet më shumë se 900 nxënës do të kenë dy oficerë policie

    VKM për sigurinë në shkolla: Gjimnazet më shumë se 900 nxënës do të kenë dy oficerë policie

    VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.600,  DATË 9.10.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E SHËRBIMIT TË SIGURISË PUBLIKE NË INSTITUCIONET E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR DHE TË KRITEREVE PËR OFICERËT E SIGURISË”, TË NDRYSHUAR

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të  nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    I. Në vendimin nr.600, datë 9.10.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “1. Miratimin e shërbimit të sigurisë publike në institucionet e arsimit parauniversitar, si më poshtë vijon:

    a) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 (tetëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie;Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    b) Institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 350 (treqind e pesëdhjetë) nxënës, të kenë 1 (një) oficer sigurie

    c) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 (nëntëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie;

    ç)  Institucionet e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 (shtatëqind) nxënës, të kenë 2 (dy) oficerë sigurie.

    Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit.”.

    Në pikën 2, pas fjalëve “… institucionet e sistemit arsimor parauniversitar, …” shtohen “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, …”.

    Në fund të pikës 3 shtohen fjalët “… të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.”.Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “5. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit, konkurrimit dhe shpallja e rezultateve të konkurrimit përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional.”.

    Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon:

    “7. Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.”.

    II. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Vendimi i ri i qeverisë për oficerët e sigurisë në shkolla e gjimnaze: 1 punonjës për 700 nxënës!

    Vendimi i ri i qeverisë për oficerët e sigurisë në shkolla e gjimnaze: 1 punonjës për 700 nxënës!

    Qeveria ka marrë sot vendimin me miratimin edhe të VKM-së për ndryshimet në rritjen e sigurisë publike në shkolla dhe kriteret.
    Në shkollat që kanë kapacitet nga 80 deri në 700 nxënës, do të ketë të paktën 1 oficer sigurie me shërbim sigurie, kurse në ato me më shumë se 700, do të shërbejnë 2 oficerë sigurie.
    Ky propozim është bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
     
    “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të  nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave u mor vendimi”, theksohet në këtë VKM.

    Sipas këtij vendimi, institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 nxënës, do të kenë 1 oficer sigurie. Kurse shkollat e arsimit bazë ose të bashkuara, që kanë mbi 350 nxënës, po më 1 oficer sigurie.
    Shkollat e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 nxënës, do të kenë 2 oficerë sigurie dhe po kështu shkollat e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 nxënës.
    “Institucionet e arsimit parauniversitar, që përfitojnë shërbim të sigurisë publike, përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin, përveç institucioneve të arsimit të mesëm profesional, të cilat miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional. Shërbimi i sigurisë publike konsiston në monitorimin nga oficeri i sigurisë në institucionet e arsimit parauniversitar, të përcaktuara në këtë vendim, nëpërmjet ndërveprimit të vazhdueshëm të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit”, theksohet në VKM.
    Pagesat e oficerëve të sigurisë sipas vendimit, do të mbulohen nga Ministria e Arsimit.
    “Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional”, thuhet në vendim.
    Për zbatimin e VKM-së ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, teksa hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Oficerët e sigurisë në shkolla e gjimnaze, vendimi i ri i qeverisë

    Oficerët e sigurisë në shkolla e gjimnaze, vendimi i ri i qeverisë

    Qeveria ka miratuar sot ndryshimet lidhur me rritjen e sigurisë publike në shkollat e vendit.Në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se në shkollat që kanë kapacitet nga 80 deri në 700 nxënës, do të ketë të paktën 1 oficer policie me shërbim sigurie, kurse në ato me më shumë se 700, do të shërbejnë 2 oficerë sigurie.
    Vendimi i plotë:Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave vendosi:

    Në vendimin nr.600, datë 9.10.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

    -Miratimin e shërbimit të sigurisë publike në institucionet e arsimit parauniversitar, si më poshtë vijon:a) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të mesëm të orientuar, që kanë mbi 80 nxënës, të kenë 1 oficer sigurie;

    b) Institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 350 nxënës, të kenë 1 oficer sigurie;c) Institucionet e arsimit të mesëm të lartë gjimnaz, institucionet e arsimit të mesëm të orientuar, institucionet e arsimit bazë ose shkollat e bashkuara, që kanë mbi 900 nxënës, të kenë 2 oficerë sigurie;ç) Institucionet e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbi 700 nxënës, të kenë 2 oficerë sigurie.

    Numri i oficerëve të sigurisë dhe shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin. Për institucionet e arsimit të mesëm profesional, shpenzimet përkatëse përballohen brenda numrit total të punonjësve dhe fondeve buxhetore, të miratuara për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.