Tag: arsimit

  • Asnjë surprizë! Ndodh sërish, publikohen në rrjet fotot e provimit të maturës, ministria: Nuk cënon procesin!

    Asnjë surprizë! Ndodh sërish, publikohen në rrjet fotot e provimit të maturës, ministria: Nuk cënon procesin!

    Asnjë surprizë! Ndodh sërish, publikohen në rrjet fotot e provimit të maturës, ministria: Nuk cënon procesin!
    REAGIMI I MINISTRISË:
    Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore
    Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë publikun e gjerë se provimi i gjuhës së huaj, i Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në transparencë të plotë, sipas rregullores në fuqi duke garantuar standardet më të larta të testimit për 27 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë. Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë opinionin publik se provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025, gjuha e huaj, po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës, në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore. Akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës së lëndës gjuhë e huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe nuk mund të hedhë poshtë punën e palodhur të mijëra mësuesve, administratorëve dhe punonjësve të strukturave arsimore në të gjithë vendin, që kanë punuar prej muajsh me përkushtim për mbarëvajtjen e këtij procesi.
    Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se çdo përpjekje për të prishur mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të trajtohet me rigorozitet, sipas rregullores në fuqi.
    Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet me standardet më të mira, duke i dhënë mundësi maturantëve të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e përfituara gjatë viteteve të studimit. Këto standarde janë garantuar nga strukturat arsimore në çdo hallkë të procesit: Nga hartimi i testeve me profesionalizëm dhe siguri të plotë, deri te përgatitja dhe certifikimi i personelit administrativ. Janë kryer konsultimet në shkolla, testet model të shpërndara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që në muajin janar, zhvillimi i para-testeve në shkolla si dhe mbështetja psikologjike për përballimin e stresit të provimeve, si masa që kanë shoqëruar përgatitjen për Maturën 2025.
    Kemi forcuar vit pas viti edhe elementët teknikë të kontrollit, përfshirë kamerat e sigurisë, rregullat për hyrje-daljet dhe standardet e administrimit, duke synuar një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për çdo nxënës. Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, prioritet mbetet suksesi i çdo maturanti dhe e drejta e gjithësecilit për të zhvilluar provimin në kushte të barabarta. Për këtë arsye, angazhimi ynë do të vijojë i pandalshëm për të garantuar një proces të drejtë dhe të ndershëm.

  • Publikimi i tezës së Anglishtes, reagon Ministria e Arsimit: Akt i shëmtuar fotografimi, por nuk cenon provimin

    Publikimi i tezës së Anglishtes, reagon Ministria e Arsimit: Akt i shëmtuar fotografimi, por nuk cenon provimin

    Ministria e Arsimit reagon pasi teza e anglishtes qarkulloi në rrjete sociale pas 20 minutash pas provimit.Duke e quajtur akt të shëmtuar MAS tha se publikimi i tezës nuk cënon procesin, ndërsa provimi po zhvillohet me standarde të larta.Deklarata e plotë:
    Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë publikun e gjerë se provimi i gjuhës së huaj, i Maturës Shtetërore 2025, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në transparencë të plotë, sipas rregullores në fuqi duke garantuar standardet më të larta të testimit për 27 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë.
    Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë opinionin publik se provimi i parë i Maturës Shtetërore 2025, gjuha e huaj, po zhvillohet sipas standardeve më të larta të sigurisë dhe transparencës, në përputhje me Rregulloren e Maturës Shtetërore.
    Akti i shëmtuar i fotografimit dhe publikimit të tezës së provimit të maturës së lëndës gjuhë e huaj, pasi ka nisur provimi, nuk ndikon aspak në proces dhe nuk mund të hedhë poshtë punën e palodhur të mijëra mësuesve, administratorëve dhe punonjësve të strukturave arsimore në të gjithë vendin, që kanë punuar prej muajsh me përkushtim për mbarëvajtjen e këtij procesi.
    Ministria e Arsimit dhe Sportit dënon me forcë çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë dhe integritetin e Maturës Shtetërore, duke theksuar se çdo përpjekje për të prishur mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të trajtohet me rigorozitet, sipas rregullores në fuqi.
    Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron se provimi po zhvillohet me standardet më të mira, duke i dhënë mundësi maturantëve të tregojnë aftësitë dhe kompetencat e përfituara gjatë viteteve të studimit.
    Këto standarde janë garantuar nga strukturat arsimore në çdo hallkë të procesit: Nga hartimi i testeve me profesionalizëm dhe siguri të plotë, deri te përgatitja dhe certifikimi i personelit administrativ. Janë kryer konsultimet në shkolla, testet model të shpërndara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që në muajin janar, zhvillimi i para-testeve në shkolla si dhe mbështetja psikologjike për përballimin e stresit të provimeve, si masa që kanë shoqëruar përgatitjen për Maturën 2025.
    Kemi forcuar vit pas viti edhe elementët teknikë të kontrollit, përfshirë kamerat e sigurisë, rregullat për hyrje-daljet dhe standardet e administrimit, duke synuar një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për çdo nxënës.

  • Përplasje në Komision/Ngjarja në Gramsh, Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari të bëjë sqarim publik

    Përplasje në Komision/Ngjarja në Gramsh, Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari të bëjë sqarim publik

    Në fokus të diskutimit ishin ngjarja në shkollën e Gramshit si dhe procesi i maturës shtetërore. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi ditën sotme mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 11 Majit në vijim të punëve në Kuvendin e Shqipërisë.
    Kryetarja e komisionit dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkoi mbajtjen e një dëgjese publike për të sqaruar të dyja çështjet, veçanërisht çështjen e Gramshit, ku ajo mendon se Ministria e Arsimit ka përgjegjësi lidhur ngjarjen. Ndërsa nga mazhoranca, deputetja Evis Kushi u shpreh dakord për marrjen e informacionit të plotë lidhur me incidentin në Gramsh.
    ‘Ministria e Arsimit ka përgjegjësi për ngjarjen e Gramshit. Edhe për çështjen e Gramshit dhe për maturën shtetërore unë mendoj se duhet të caktojmë një dëgjesë që të japë shpjegimet e duhura për të dyja çështjet. Ministrja duhet të vijë në Komision. Duhet të kërkojmë përgjegjësi siç na takon, sepse jemi këtu për të garantuar më të mirën, sidomos në interes të fëmijëve, dhe jo për t’i bërë fresk pushtetit që rritet në mënyrë jo proporcionale dhe jo logjike.’-tha Zhupa.
    Nga ana tjetër, deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ish-ministre e Arsimit, u shpreh se ndan shqetësimin mbi rastin e Gramshit, duke e konsideruar një çështje me ndjeshmëri të lartë publike.
    ‘Shumë shkurt, unë desha të bashkohem me ju për shqetësimin në ngjarjen e Gramshit. Padyshim që është një ngjarje e rëndë që të gjithëve na shqetëson, sepse shëndeti i fëmijëve tanë është parësor. Mendoj se duhet të marrim informacion të plotë mbi ngjarjen. Ende nuk dihet nëse janë bërë publike plotësisht arsyet dhe shkaktarët.’- tha Kushi.

  • Shqipëria ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azi!

    Shqipëria ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azi!

    Universitet

    TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore. Alarmi vjen nga Banka Botërore, e cila thekson se vendi ynë, ashtu si edhe rajoni ku bën pjesë, përballet me sfida të thella në sistemin universitar.
    Sipas raportit, mungesa e financimit, kurrikulat e vjetruara dhe ndikimi i politikës dhe interesave private janë ndër arsyet kryesore që po cënojnë cilësinë akademike në universitetet shqiptare.
    Universitetet pa investime moderne dhe pa lidhje me tregun e punës po përgatisin të rinj të papërgatitur për realitetin ekonomik. Po ashtu, infrastruktura e dobët dhe mungesa e kërkimit shkencor po e thellojnë më tej hendekun me vendet e zhvilluara.
    Në raport ngrihet shqetësimi për rënien e përparimit ndërbrezor, duke theksuar se fëmijët sot kanë më pak gjasa të jenë më të arsimuar se prindërit e tyre – një sinjal i qartë regresi.
    Banka Botërore paralajmëron se nëse nuk merren masa urgjente për përmirësimin e arsimit të lartë dhe lidhjen e tij me tregun e punës, vende si Shqipëria nuk do të mund të arrijnë statusin e një shteti me të ardhura të larta brenda një apo dy brezash.
    Krahas Shqipërisë, në listën e vendeve me performancë të dobët në arsim janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia dhe Azerbajxhani.
    Banka Botërore kërkon reforma në financim, kurrikula, infrastrukturë dhe depolitizimin e arsimit për të kthyer universitetet në qendra të vërteta dijesh dhe zhvillimi.
    Marrë nga Euronews

  • Arsimit duhet t’i rikthehet identiteti!

    Arsimit duhet t’i rikthehet identiteti!

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • Raporti i BB: Shqipëria mes vendeve me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azi

    Raporti i BB: Shqipëria mes vendeve me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azi

    Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore. Alarmi vjen nga Banka Botërore, e cila thekson se vendi ynë, ashtu si edhe rajoni ku bën pjesë, përballet me sfida të thella në sistemin universitar.
    Sipas raportit, mungesa e financimit, kurrikulat e vjetruara dhe ndikimi i politikës dhe interesave private janë ndër arsyet kryesore që po cënojnë cilësinë akademike në universitetet shqiptare.
    Universitetet pa investime moderne dhe pa lidhje me tregun e punës po përgatisin të rinj të papërgatitur për realitetin ekonomik. Po ashtu, infrastruktura e dobët dhe mungesa e kërkimit shkencor po e thellojnë më tej hendekun me vendet e zhvilluara.
    Në raport ngrihet shqetësimi për rënien e përparimit ndërbrezor, duke theksuar se fëmijët sot kanë më pak gjasa të jenë më të arsimuar se prindërit e tyre – një sinjal i qartë regresi.
    Banka Botërore paralajmëron se nëse nuk merren masa urgjente për përmirësimin e arsimit të lartë dhe lidhjen e tij me tregun e punës, vende si Shqipëria nuk do të mund të arrijnë statusin e një shteti me të ardhura të larta brenda një apo dy brezash.
    Krahas Shqipërisë, në listën e vendeve me performancë të dobët në arsim janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia dhe Azerbajxhani.
    Banka Botërore kërkon reforma në financim, kurrikula, infrastrukturë dhe depolitizimin e arsimit për të kthyer universitetet në qendra të vërteta dijesh dhe zhvillimi.

  • Ndahet nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi

    Ndahet nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi

    Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë së ASHSH.Akad. emeritus Bardhyl Golemi është një personalitet me dije dhe kontribute të rralla në teoritë e elektroteknikës, me njohuri të thella në nënfushat të modernitetit postindustrial, si bioelektromagnetizmi dhe impaktet në shëndetin njerëzor dhe depistimi elektromagnetik në kushtet e popullatës së Shqipërisë.E shtrirë në më shumë se shtatë dekada, veprimtaria e akademik emeritus Bardhyl Golemit ishte gjithnjë në kërkim të risive shkencore dhe në ndërthurje të dijeve tradicionale me disiplinat moderne.Bardhyl Golemi kreu gjimnazin në Vlorë. Ndoqi studimet dhe u diplomua në Institutin e Lartë Politeknik të Tiranës. Filloi punën po aty si pedagog i lëndës elektroteknika teorike, për të cilën hartoi dhe tekstin përkatës (1964–1966). Ndoqi një specializim në Shkollën e Lartë të Elektricitetit në Paris (1972).Bardhyl Golemi ka botuar veprën e plotë: “Bazat teorike të elektroteknikës” në tri pjesë, 1999–2002 (ripunim i zgjeruar teorik dhe metodik i tekstit të v. 1964–1966) dhe monografitë: “Lëkundjet në transformatorët e tensionit” (1984), “Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri” (1987, bashkautor), “LTL: Fusha elektromagnetike dhe shëndeti” (2004), “Shkolla shqiptare e elektroteknikës” (2005, bashkautor), tekstin “Sinteza e qarqeve elektrike” (1982), si dhe dhjetëra artikuj shkencorë e studimorë në fushën e elektro-teknikës dhe të problemeve të arsimit e të shkencës.Ka dhënë cikle të plota ligjëratash për 10 vjet në Universitetin e Prishtinës. Bardhyl Golemi ka qenë zv.ministër i Arsimit (1980–1991), kryetar i Këshillit Kombëtar të UNESCO-s (1982–1991), sekretar i Kolegjiumit të Ministrisë së Arsimit (1983–1992), anëtar i Senatit të UT dhe UP; sekretar shkencor i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike të ASHSH (1976–1980).Është dekoruar me Urdhrin “Flamuri i Kuq i Punës” i kl. II; ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.Në vitin 2021, akad. Bardhyl Golemi u shpall fitues i “Çmimit të karrierës” nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë me me motivacionin: “Personalitet me veprimtari intelektuale universitare dhe akademike gjurmëlënëse brenda dhe jashtë vendit për mbi gjashtë dekada; anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë nga viti 1999; i shquar për studimet e tij themeluese me rëndësi bazale në fushën e inxhinierisë elektrike dhe elektronike”./ ATA/

  • Nga punë aktive në pension, Nora Malaj: Legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë

    Nga punë aktive në pension, Nora Malaj: Legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë

    Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan propozoi ndryshime konkrete në legjislacionin shqiptar për të lejuar integrimin aktiv të pensionistëve në jetën sociale dhe arsimore të vendit.  Malaj theksoi rëndësinë që figura me përvojë dhe autoritet moral të mbeten të angazhuar në shërbim të komunitetit, pavarësisht daljes në pension.
    Sipas saj, aktualisht vendi jonë përballet me krizë në fushën e arsimit, veçanërisht për mësues pas shkolle. Në këtë kuadër, Malaj propozon një model ku pensionistët me përvojë në arsim të angazhohen për disa orë në ditë, jo me orar të plotë dhe të shpërblehen për kontributin e tyre.
    “Njeriu në punët drejtuese duhet të jetë menaxher dhe vizionar. Unë kam në stafin akademik në fakultetin ku punoj, aty kemi profesor Përparim Kavon, që është një personalitet, profesor Paskal Milon që është po ashtu një personalitet… këta janë njerëz pa moshë. Me këtë i riu, jo vetëm që rri, por rri me gojë hapur dhe merr atë që quhet farë e vlerës së njeriut. Për këtë arsye unë mendoj që legjislacioni shqiptar duhet të ndryshojë dhe si mund të ndryshojë. Ne kemi një problem shumë të madh me sigurimin shoqëror dhe me daljen në pension të njerëzve, duhen bërë disa rregullime fare të vogla. Për shembull ne kemi krizë për mësues ose kemi krizë për mësues pas shkolle, të gjithë prindërit vrapojnë sepse bëjnë nga disa punë dhe fëmijët kanë nevojë për përkujdese.
    Kjo do të thotë që të marrësh një zonjë, e cila ka mbaruar sistemin e arsimit, ka dalë në pension, por është shumë e aftë, ka të gjitha aftësitë për të menaxhuar 3-4 fëmijë, të cilëve ajo mund t’u mësojë gjëra jashtë shkolle për t’ua bërë atraktive. Është një shoqëruese, por në aspektin pedagogjik. Është një metodiste e mirë, e mënyrës së si mund të sillet fëmija, si duhet të reagojë me prindin. Nëse politikat bëhen sociale, ne mund të rregullojmë aq bukur raportin saqë në fund të ditës, duhet të kuptojmë një gjë, që askush nuk do të ngelet këtu dhe askush nuk do të ngelet me pasuritë shumë të mëdha këtu. Edhe ata që do i trashëgojnë i kanë të dhuruara nuk i kanë të fituara, puna është që për aq kohë sa jemi në këtë vend, tokësorë, ta bëjmë punën tonë duke dhënë dinjitet. Nuk ka gjë më të rëndë se sa të shohësh prindër të shpërfytyruar në aspektin emocional, që nuk gëzojnë asgjë dhe që papritur gjenden në atë që quhet kurthi i pleqërisë. Është kurthi më i rëndë, i trishtë, i fundit të njeriut. Prandaj them që ka ardhur momenti ta shikojmë këtë gjë me dashamirësi dhe të bëjmë disa ndryshime ligjore.”
    Malaj gjithashtu apelon që këto figura të shquara dhe me një kontribut të jashtë zakonshëm për shoqërinë tonë të mos përjashtohen nga tregu i punës, por të përfshihen në mënyrë të strukturuar dhe të taksohen në aspektin e sigurimeve shoqërore, në mënyrë që përfitimet të jenë reciproke: për shtetin, për individin dhe për shoqërinë.
    “T’u japim shansin gjithë atyre pensionistëve që kanë dalë në pension, por që janë personalitete , që japin kontribute, le t’i lejojnë që të punojnë, të mos bëjnë punë 8 orë, por 4 orë dhe të jetë një pagesë që plotëson pensionet e tyre, por ndërkohë institucioni apo ndërmarrja përfitimin e ka të jashtëzakonshëm. Ndërkohë le të taksohen edhe në kuptimin e sigurimeve shoqërore, që ata nuk i përfitojnë më, por le t’i marrë shteti. Kjo do ishte një kontribut i jashtëzakonshëm dhe do e bënte qeverinë më pak agresive, më pak bulliste, më pak gjuhë seksiste dhe dhunuese dhe më shumë pa e pasur frikë moshimin.”/tvklan.al
     
     

  • Rezultati i 11 majit në Elbasan/ Alizoti: Qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës

    Rezultati i 11 majit në Elbasan/ Alizoti: Qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës

    Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Tomor Alizoti ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

    Në rrjetet sociale, ai falënderuar qytetarët që votuan opozitën, si dhe hedh akuza për intimidim dhe blerje votash nga qeveria.

    SIpas tij, qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës. 

    Postimi i plotë: 

    Dua të falenderoj nga zemra dhe ti përulem të gjithë atyre që besuan dhe tejkaluan presionin, duke zgjedhur Partinë Demokratike. Personalisht i ndihem borxhli të gjithë qytetarëve të qarkut të Elbasanit. Si atyre demokratëve që nuk morën nga zgjedhjet atë që prisnin, por edhe atyre jo demokratëve që u trajtuan si kavje nga bandat dhe zyrtarët e Elbasanit.

    Edhe pse përgjegjësia e PD-së për intimidimin, dhunën, blerjen nuk është direkte, sërisht unë ndjehem i prekur që qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës.
    Heronj të vërtetë janë ata mijëra demokratë që nuk u trembën nga pushteti në simbiozë me krimin. Faleminderit vajzave dhe djemve, komisionerëve e numëruesve të PD-së. Ju qëndruat ndaj, trafikantëve, administratës më të korruptuar. Ne nuk e harrojmë kurrë, opozita është qëndrim ndaj së keqes. Ju jam mirënjohës.

     

  • Programi i bursave të AADF për studentët shqiptarë, Manastirliu: Mbështetje për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend

    Programi i bursave të AADF për studentët shqiptarë, Manastirliu: Mbështetje për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend

    Është prezantuar sot Programi i ri i Bursave i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një nismë e rëndësishme që synon të forcojë arsimin e lartë në Shqipëri dhe të krijojë mundësi reale për të rinjtë shqiptarë që të ndjekin studimet, si brenda vendit ashtu edhe në universitete të njohura ndërkombëtare.Ky program është ndërtuar mbi dy shtylla kryesore, nga njëra anë, një program kombëtar bursash që ofron mbështetje për studentët e nivelit bachelor në Shqipëri, në universitetet që ofrojnë programe të përbashkëta, diploma të dyfishta ose ndërkombëtare dhe nga ana tjetër, mbështetja për studentët që ndjekin studime master në universitetet e renditura në vendet e para në SHBA.
    Në ceremoninë e prezantimit ishin të pranishëm, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, bashkëdrejtorët ekzekutivë të AADF-së, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, studentë dhe pedagogë.
    Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rolin transformues që ky program pritet të ketë në sistemin arsimor shqiptar dhe ndikimin e tij afatgjatë në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.
    “Kjo nismë përputhet në mënyrë të përkryer me vizionin strategjik të qeverisë shqiptare për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe forcimin e ekselencës akademike në vendin tonë. Ky program është krijuar për të ofruar mbështetje për studentët shqiptarë që zgjedhin të ndjekin studimet në universitetet shqiptare që ofrojnë programe dhe diploma të dyfishta, si dhe ata që aspirojnë të vazhdojnë studimet në nivelin master. Duke mundësuar akses në programe me cilësi të lartë të njohura ndërkombëtarisht, ne po fuqizojmë gjeneratën e ardhshme të liderëve dhe inovatorëve të së nesërmes”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
    Tre partnerët e parë të përfshirë në këtë nismë janë Instituti i Teknologjisë Rochester (RIT) Albania, Kolegji i Europës në Tiranë dhe Shkolla Holberton Albania. Ministrja Manastirliu tha se këto institucione përfaqësojnë standardet e ekselencës:
    “Dëshiroj të përgëzoj tre institucionet e para që janë kualifikuar në këtë skemë bursash: Instituti i Teknologjisë Rochester, Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe Akademia Holberton. Këto institucione përfaqësojnë standardet e ekselencës që ne synojmë në sistemin tonë të arsimit të lartë ku secili sjell një model unik të mësimdhënies, një këndvështrim ndërkombëtar dhe aftësinë për të përgatitur studentët për një fuqi punëtore globale”.Michael Granoff, Drejtues i Bordit të Fonacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) u shpreh:
    “Ne tani do të mirëpresim studentët e parë në këtë program dhe imagjinoj dhe shpresoj se kur të ritakohemi vite më vonë, edhe me më shumë partnerë që do të tërheqim tek kjo nismë, duke bashkëpunuar me një grup të madh studentësh që do të kontribuojnë për të ardhmen e Shqipërisë”.Në fund, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ndërkombëtarizimi i universiteteve tona është një prioritet i qeverisë shqiptare për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë që të ndjekin studimet brenda vendit:
    “Qeveria shqiptare e ka prioritet kombëtar ndërkombëtarizimin e arsimit. Ne jemi të përkushtuar të krijojmë më shumë mundësi për programe të përbashkëta për diploma të dyfishta dhe partneritete të forta me institucionet kryesore ndërkombëtare. Ky angazhim reflektohet në disa momente si: hapja e kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, që shënoi një pikë kthese në bashkëpunimin akademik mes Shqipërisë dhe institucioneve të BE-së; nisja e kampusit të Universitetit Kombëtar të Arsimit në Distancë (UNED) të Spanjës në Gjirokastër, që zgjeron aksesin në mësimin në distancë dhe ekselencën akademike; si dhe ngritja në të ardhmen e një kampusi të ri të Universitetit të Teknologjisë së Compiègne të Francës (UTC) dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Këto nuk janë nisma të izoluara. Këto janë pjesë e një vizioni më të gjerë për të ngritur cilësinë e arsimit në Shqipëri, për të nxitur inovacionin dhe për të siguruar që studentët shqiptarë të kenë akses në programe të klasit botëror pa u larguar nga vendi. Ekselenca në arsim nuk është një luks, është një domosdoshmëri për rininë tonë, për ekonominë tonë dhe për të ardhmen tonë edhe si anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu e cila duke falenderuar Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për këtë program, deklaroi se në ditët në vijim do të ndajë shumë nga ato që po bëhen për rritjen dhe ngritjen e nivelit të sistemit arsimor në Shqipëri. Objektivi është që vendi ynë të kthehet në një pol të rëndësishëm arsimor për rajonin, në fushën e arsimit të lartë dhe të kërkimit shkencor.